Shansi i dytë, që Meta po i jep Bashës

10 Qershor 2016, 20:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha ka një shans të ri përpara për të marrë kthesën, para se shumica ta dërgojë në parlament draftin e reformës. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, e ka ftuar atë në një takim të ri, ndoshta me praninë e diplomatëve perëndimorë, për të diskutuar shansin e fundit që mund ta mbajë atë ende në lojë si kryetar formal të Partisë Demokratike.

Takimi Meta – Basha duhet marrë seriozisht si shans për opozitën, por dhe personalisht për Lulzim Bashën, për disa arsye.

Arsyeja kryesore është politike. Vetë Basha ka ushqyer opinionin publik me një pritshmëri për aleancë me Ilir Metën, madje duke bërë diversion në shumë ngjarje të dy viteve të fundit. Gjithë skandalet që PD ka sajuar kundër Metës, është përpjekur t’ia faturojë Ramës me shpresën naive se kështu do arrinte një lloj diversioni dhe do të krijonte shanset për një aleancë me Ilir Metën. Kjo e ka zbutur ndjeshëm raportin mes dy partive dhe ka një komunikim informal mes tyre.

Në një farë mënyre, demokratët ja falin Bashës një “po” për Metën, por nuk do t’ia falnin kurrë për Ramën. Dhe kjo nuk është pak.

Fakti që Meta ka bërë një ftesë zyrtare për takim dhe me një konsultim me faktorin ndërkombëtar, e bën më të relaksuar takimin Meta- Basha, se takimin Rama- Basha. Takimi Rama- Basha ishte më shumë nervozizëm politik dhe një përpjekje për të përgjuar njëri- tjetrin kush mund t’ia hidhte, ndërsa në takimin me Metën ndoshta Basha mund të flasë më qetë dhe pa bërë gati fjalim dhe për bisedën dy palëshe. Biles në takimin me Metën nuk ka pse merr dhe dëshmitarë me vete, se Berisha ka besim.

Së dyti, takimi është i vlefshëm dhe për rrugëzgjidhje konkrete dhe të pranueshme për dy palët, nëse Basha vërtet mendon se do të kalojë reformën. Nëse një “Jo” ndaj Ramës e bënte Bashën një farë “heroi” mes demokratëve, një “Jo” ndaj Metës nuk është e njëjta gjë. Ajo i dëshpëron demokratët, pasi ata shpresojnë se së shpejti mund të bëjnë koalicion me njëri- tjetrin dhe nuk duhet ta acarojnë klimën e besimit me njëri- tjetrin.

Së treti, takimi Basha- Meta është dhe një mënyrë që të shikohet nëse Basha ndjehet i trembur nga dalja nga radhët e ndonjë deputeti, apo vazhdon t’i qëndrojë kërcënimit alla “Julius Fuçik” për të vetëdjegur mandatet në rast se tradhton dikush nga ata që i tradhton çdo ditë.

Siç dihet, Ilir Meta ka mundur të rrisë LSI-në dhe ta bëjë atë një parti vendimtare në vend, falë rrjedhjeve të PD-së, sidomos pas vitit 2013, dhe nëse ka një parti që e rrezikon seriozisht t’i marrë sërisht njerëz, është ai.

Ndaj është mirë që ky takim jo vetëm të bëhet, por dhe të shikohet si një test real nëse Basha ka qenë i interesuar për reformën, por nuk e ka lënë Berisha, apo është i interesuar për një shpresë për koalicion me LSI-në dhe mund ta përdorë këtë takim për hedhjen e klimës së besimit.

Partia Socialiste nuk duhet të ndjehet e anashkaluar nga ky takim, por duhet ta inkurajojë atë të kryhet sa më shpejt dhe të provohet nëse ka apo s’ka vullnet përfundimisht tek PD për reformën. Nëse Meta ja del t’i marrë votën për draftin që mbron Venecia, SHBA, BE, PS, dhe LSI, ai padiskutim ka meritat e veta në këtë histori. Nëse nuk ja arrin, ai nuk ka humbur asgjë, por Basha ka humbur një shans që së paku të mbante një derë hapur me LSI dhe për reformën zgjedhore.

Pas kësaj, ai do të përballet me një përpjekje të gjerë të shumicës dhe Perëndimit për të siguruar dy të tretat e votave, dhe ajo do të jetë fundi i tij dhe fatkeqësisht dhe i PD. Ilir Meta po i bën një nder më të madh seç i ka bërë në vitin 2011, kur e bëri me zor kryetar bashkie. Po përpiqet ta bëjë me zor kryetar PD-jë. Po në këtë rast nuk i gjejmë dot vota jashtë kutive për ta bërë kryetar. Duhet të gjejë ai pak kurajo brenda vetes, t’i thotë “Jo” Berishës dhe “Po” reformës. Nëse mundet, natyrisht!

13 komente në “Shansi i dytë, që Meta po i jep Bashës”

  1. vflp says:

    Zoteria 250 milion euro do takohet me zoterine 7%.

    1. kush po i ngre lapidarin enver hoxhes ? l says:

      I pandehuri Lulzim Basha
      mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
      Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha,mbrojtesi i familjes Berisha dhe pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë.
      dosja kriminale e Lulzim Bashës
      1. Shitja e detit, Greqisë
      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
      2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
      Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
      3. 21 Janari
      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
      4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
      19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
      Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
      5. 7 pasaportat e dyshimta
      Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

      6. Reprezaljet në administratë
      Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi komplet stafin e Këshillit Bashkiak deri te pastrues dhe nisi emërimet e reja

      PJESA E DYTE
      zoti mero je bere si kadareja qe hengri heronjte e vet dhe shqiponjat qe fluturonin lart i bera sorra dhe kukuvajka…a qendron akoma te ky artikull me poshte apo ti themi Tik Lalles te veje hekurat

      Lulzim Basha’s Gangster complott and Damir Fazllic (shkruar nga M Baze)
      I personally know Damir Fazllic. I think I met him first time on the same day with Sali Berisha, unless the latter was feigning during that first meet in Washington , January 2005. The American company BG&R contracted him as a specialist for Balkans and he would be part of the team for helping PD electoral campaign in 2005. After contract was signed and it was agreed BG&R would stay by the side of PD, Fazllic asked for a contact person in Tirana. KOP (policy orientation committee) had 2 weeks it was created.

      Lulzim Basha was not that known during the time. While I had his name on the tip of my tongue to give him as the contact person. Fazllic pronounced it almost like me.- He is the one I need, – he said. Wondered where they knew each other, but I had no bad impression. Like 2 people from Balkan emigrating to Europe and Balkan it was no wonder they knew each other. But BG&R left in July. Damir Fazllic, on the contrary deepened his friendship with Lulzim Basha and his brother-in-law, who for a reason always used to stay two steps backwards or open the car door. In September 2005, during the second week of PD coming into power, they were very clear in their plan. They would make money. Damir Fazllic opened 3 companies within 2 days which always had as administrator Lulzim Basha’s brother-in-law, Erion. He sold the 3 of them later: one in Cyprus and 2 partially to a former Partizani football player of Beograd .

      There isn’t much importance on money transfer and fiscal infractions. The worst in all this story is that power moves from Lulzim Basha to Argita and Damir. The advocates she recommends, like Kola or Qeleshi, are the one who wrote the company letters; notary Pustina who works now with Shkelzen is the company notary; Brecani, Berisha’s niece is the company’s accounting expert; Enkelejda Isufi, cousin of Lul Basha brother-in-law is the translator… thus in an endless chain of connections enclosed within a sect which moves from Basha, to Argita and Fazllic flings the whole story of Berisha’s power cupola. By the end of 2005, I had a personal incident with him. Kosovo govt was trying to contract BG&R for lobbying about country’s independence. It was about an amount of $1.5 million. Ibrahim Rugova, who was in his last days of life, couldn’t convince UNMIK for the official payment, while he didn’t accept for underhand payment, like Fazllic proposed. The parties split even inside BG&R. to take control of the situation, Fazllic goes to Beograd and signs an informal agreement with the Serbian deputy Prime Minister, where mentioned that BG&R will lobby for the Serbian govt against Kosovo’s independence. The price was double and terms were lighter.

  2. andromeda says:

    Mero, ia ke fut kot me këto sofizma politike. Shkurt dhe qartë-mos prit që Meta, Basha të bien në ujdi për një reformë në interes të publikut të gjërë. Të dy janë të zhytur në batakun e abuzimeve me pushtetin në qeverisjet e mëparëshme, ndaj ato s’mund të bëjnë autogol dhe të aprovojnë ligje kundër vetes. Unë çuditem se si mund të vazhdohet me jargavisjet e mazhorancës duke i rënë në gjunjë Lulit dhe PD kur rezultati dihet. PD nk e lëshon kontrollin e sistemit të drejtësisë për asnjë kosto. Ato i vënë flakën vendit vetëm të mos dorëzohen para togave të zeza. Takimet e pafundme janë vetëm zvarrisje që pengojnë realizimin e reformës. Mos e përkëdhel më Lulin, o Mero, se bashkë me Saliun përbëjnë forcë e së keqes.

    1. 10000000 HERE TURP USABENATO says:

      artikulli me I dobet I lexuar te gazeta tema.

      nuk Obame apo Rame te shpetoje berishen dhe kulishin bashe nga denimi popullor

      edhe keto pordhet e metes pas rames apo Donald lulin e vocerr nuk e shpetojme

      eshte I urryer jo vetem ky veprim I ndyre I METES POR DHE INTERPRETIMI I DYSHIMTE I MEROS MOS THEMI I PAGUAR

      Me shume se krimi Bash Berishes.
      .me shume se hipokrizia e Don Luse & helmutit gjerman.
      .me shume se tradhetia biblike e Edi Rames
      me shume se ndyresia e Ilir Metes

      ose me ndryshe kush eshte ai bolemadh + e bolevogjel ne amerike qe fshihet sot dhe mbron berishen & mediun me cdo cmim dhe Mero e di…por ka turp ta thote..
      Lexo i nderuar Mero” The Iran–Contra affair 1985-1987 ” ku kishte situata te ngjashme ku jo vetem DIPLLOMACIA DHE CIA ishin implikuar rende por dhe presidenti Reagan kishte pjesen e tij te fajit…
      ________________
      Per hire te se vertetes Gerdeci hodhi ne ere besimin qe kishin shqiptaret te dipllomacia dhe te kjo admistrate amerikane..kjo ka shume rendesi zoti se ti si Enverhoxhofag nuk shikon qe populli rrugeve psheretin,,dhe thone qe ne kohen e xhaxhit ishim mire kur ishim keq..
      Kurse fatale per kombin shqiptar ishte se pas 2 prillit 1991 nuk kishim nje parti demokratike por nje parti antikomuniste qe arriti deri ne genocid karshi kundershtareve pothuaj te vdekur..pra u shendruan ne vampiroide dhe berishen kanibalin e tyre..
      Nuk shikoj kaq tragjik gerdecin ne aspektin shqiptar ne krahesim me ate amerikan…pra shkalla e fajit eshte 90 perqind e amerikaneve dhe 10 perqind e shqiptareve..
      Por ajo qe ben me faj admistraten amerikane,mediat shqiptare +Meron si dhe pordhacin e batutave Edi Rama eshte ky dokumenti i meposhtem..qe ne nje fare menyre eshte dhe shenjterimi Enver Hoxhes:

      Dhe ajo qe eshte me kryesorja:
      Pse nuk egzekutohet kryekrimineli berishe per kete KRIM KUNDER NJERZIMIT

      Urdhrat sekretë të marsit ’97!
      DOKUMENTET
      1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë
      Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 2 mars 1997, i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak, Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:
      “Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.
      Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
      Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari, URDHËROJ:
      Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:
      -Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.
      -Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.
      -Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.
      -Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.
      Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.
      Komandanti i Operacionit/
      Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”
      2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI
      ‘Sekret’
      URDHËR
      Nr. 82, datë 09.03.1997
      TEPËR URGJENT
      RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.
      Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).
      Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.
      09.03.1997
      KOMANDANTI I OPERACIONIT
      Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
      SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
      Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
      3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE
      Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.
      IDEJA E ORGANIZIMIT
      Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.
      OBJEKTIVAT E OPERACIONIT
      Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.
      -Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.
      -Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.
      -Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.
      -Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.
      -Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.
      -Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.
      -Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.
      -Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;
      -Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.
      -Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.
      -Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).
      -Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.
      -Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.
      FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION
      -Tre Brk (Tiranë-Kavajë)
      -Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)
      -Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)
      -Nje Br Xheniere
      -Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)
      -Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)
      -Një Repart Komando (Përmet)
      -Një Repart Logjistike
      -Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).
      Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.
      FAZAT E OPERACIONIT
      FAZA E PARË 1-10.3.1997
      -Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.
      -Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.
      -Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)
      FAZA E DYTË 10-30.3.1997
      -Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse
      -Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona
      (Komanda e Operacionit. Firmat)

      TURP PER USA-BE-NATO QE TOLEROJNE NAZISKININ BERISHOVIQ-BASHIQ
      TURPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP

    2. Sulo says:

      O mondi jo gjith trefletshen per i here o vrare, se do tet laget baruti

  3. Qerimi says:

    Zoti Mero! Aty ku e ka cuar historine Basha i duhet nje rrugedalje. Kjo i eshte afruar si shanc i fundit per te dalur nga ngerci ku hyri vete. Do behen ca rretushime ca propagande dhe do shkojne ta votojne. As Meta nuk e ndryshon dot dhe nuk ben dot kompromis. Thjeshte po i hapin nje porte Bashes te dali dh

  4. dashamires i Meros says:

    Mero pse ore keshtu ke qene ti ?? kete nivel ke pasur dhe une te konsideroja njesh!! Po ti paske rrene shume poshte morr burr i dheut.

  5. Vezhguesi says:

    Ne raste se meta bie dakort per vendet e rezevuara, eshte tradhtia e dyte qe i bene te majtes, e vertetohet plotesishte se do te mbroje veten e tij. Kjo nuk do te jete me reforme drejtesie ,por nje bajge e Saliut hedhur perseri mbi gjyqesorin. Populli te ruaj veten se nuk ka me drejtesi,e pse jo edhe Amerika ia ka me Hile .

  6. Sami says:

    Mire saliut ja dime ku e ka fuqine po ky tjetri qe kakaris dhe hiqet si arbiter mos do te fusi duart ne reforme dhe ta katandisin ate si nje pacavure?
    Ne se ndosh kjo atehere shqiperine e mori lumi. Mero na thuaj ndonje lajm te mire sepse po u duk ky tjetri frike se do dali ndonje gje e mire. Keto dy dite keta horra kane shantazhuar njeri tjetrin me fakte qe ne nuk i dime. Koha eshte sita me e mire. Le te presim. Flm per hapesiren e Temes Mero.

  7. dash says:

    Mero mos i degjo kukuvajkat, je nr. 1 . dhe gjithashtu i them faleminderit komentuesit te mesiperm qe nuk lodhet duke na sjelle faktet shume te rendesishme e dramatike…vazhdo se shqipetaret e Kane memorjen te shkurter

  8. shqip says:

    u kthye gje berisha? mos valle kjo ikja si puna e çausheskut do sjelle zhvillime te reja ne shqup? thirrja per te votuar individualisht , nuk eshte thirrje ndaj deputeteve. kjo shkon fiks per berishen. pas ore e dite maratone takimesh me saliun, ambasadoret e ndane shapin nga sheqeri. po ikja e njeshit jashte shqiperise tregon se ai nuk i ka plotesisht frenat e shqupit ne dore. djegja e mandateve duket se nuk i ka trembur te gjithe ne shqup. kesisoj ky udhetim pikerisht ne kete moment nuk eshte fare rastesor. berisha nuk u largua ne 97en, jo me te largohej tani. fakti mund te jete se nuk eshte me ne listen e te mbrojturve. dhe ndoshta as njeriu i duhur qe mund te vazhdoje interesat e fuqive. rrjedhja e votave do shkaktonte edhe copetim te pd ne fraksione. keshtu qe mbase, mbase…. ky mund te jete momenti i shqiptareve. ftesa e metes nuk behet pa patur garanci takimi. kanalet e kontaktit kane rene dakort paraprakisht. vetem se ne do na servirin mezene me ca garnityra te kuzhines se shqupit. e keshtu reforma do kaloje. do kaloje , po ne do mbetemi aty, te trahanaja.

  9. Radika says:

    Neqerat te magjareve

  10. Takmokja says:

    Po prezenca e vasilit ne takimin me ramen a nuk i mjafton kokmodhit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje