Vendet e rezervuara kanë hyrë në fjalorin politik të Ballkanit, fillimisht në Kosovë, menjëherë pas luftës, kur ndërkombëtarët, në përpjekje për të qetësuar Serbinë, u premtuan atyre “vendet e rezervuara” për serbët e Kosovës në parlament. Kështu, u vendos paraprakisht që parlamenti i Kosovës do të zgjidhte 100 deputetë me zgjedhje të lira nga shqiptarët, kurse 20 vende do t’ua rezervonte pakicave sllave dhe turke, pavarësisht se ato nuk i përfaqësonin ato vota. Për t’i marrë ato 20 vende, mjaftonte që një serb të paraqitej në zgjedhje dhe i kalonin automatikisht mandatet e vendeve të rezervuara.
Edhe pse ishte një padrejtësi e madhe, Kosova e pranoi si opsion, pasi donte të nxiste integrimin e serbëve në parlamentin e Kosovës. U desh “Marrëveshja e Ahtisarit” 10 vite më vonë, që të frenonte me ligj vendet e rezervuara, të cilat në të vërtetë vazhduan dhe pas Ahtisarit, përmes marrëveshjeve politike.
Pas pakicës serbe, Berisha është i dyti që përdori termin “vendet e rezervuara” për Partinë Demokratike në sistemin e drejtësisë. Ky koncept, i cili është një huazim pikë më pikë i konceptit serb për vendet e rezervuara si pakicë e përjetshme në parlamentin e Kosovës, është i dobishëm në rastet kur dikush është përjetësisht pakicë, ndjehet i rrezikuar nga përfaqësimi propocional dhe kërkon një përfaqësim me garanci absolute, që kushtëzojnë institucionet për mosdiskriminimin e tyre. Pra, një lloj pakice bllokuese.
Berisha, që e huazoi nga serbët dhe e futi këtë në jetën politike shqiptare, natyrisht që e bëri me shpresë se do të mund të hedhë në erë reformën në drejtësi. Neni 88, të cilit i referohet Basha, as që e përmend fare konceptin “vende të rezervuara”, por thotë se, nëse dështon marrëveshja për një shumicë të cilësuar (84 vota), të përdoret një sistem propocional që i garanton opozitës ndikim. Ja çfarë thotë neni fjalë për fjalë:
“Nisur nga përgatitjet e draftit final te reformës, Komisioni i Venecias i sugjeron autoriteteve shqiptare t’i kushtojnë vemendje çështjeve si me poshte vijon:
Nëse partite politike, të përfshira në process, nuk bien dakord për shumicen e cilësuar që nevojitet për përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ, KLP, IQC, SQC , ata mund të përdorin një sistem proporcional i cili i garanton opozitës një përfaqësim në këto organe, ose një metodë të përshtatshme e cila do i siguronte opozitës nje fare influence ne procesin e perzgjedhjes”. Ky është neni 88 i rekomandimeve finale të Venecias, dhe siç shikohet, nuk bëhet fjalë askund për vende të rezervuara, por për “… një metodë të përshtatshme, e cila do i siguronte opozitës nje fare influence ne procesin e perzgjedhjes”. Kjo metodë është rekomanduar nga disa propozime që ka bërë Komisioni i reformës, nën ndikimin e SHBA dhe BE, dhe mund të zgjidhet, por fiksimi i Berishës dhe Bashës për të folur për vende të rezervuara, është intresant, pasi ato nuk ekzistojnë as në rekomandimet e Venecias, as në sugjerimet e SHBA dhe BE, përveçse kanë hyrë në fjalorin politik nga pakica serbe e Kosovës.
Një koncept i afërt me vendet e rezervuara, u përdor edhe për shqiptarët e Maqedonisë, në “Marrëveshjen e Ohrit”. Aty u përdor parimi i Badinter-it, konstitucionalistit francez, që njeh shumicën e dyfishtë, pra shmang parimin e propocionalitetit dhe e njeh pakicën si të barabartë me shumicën në marrjen e disa vendimeve. Në thelb, është kjo që kërkon Basha për vendet e rezervuara, por në “Marrëveshjen e Ohrit” bëhët fjalë për vendimet shtetformuese të Maqedonisë dhe simbolet kombëtare, që garantojnë ruajtjen e elementëve shtetformues të pakicës shqiptare, ndërsa në rekomandimet finale të Venecias për ndryshimet kushtetuese të Shqipërisë, flitet për propocionalitet dhe ndikim të opozitës në infrastrukturën joprofesionale të drejtësisë, dhe jo për “vende të rezervuara”. Pra, nuk ka rekomandime që të kushtëzojnë sipas parimit të Badinter-it, dhe as rekomandime për “vende të rezervuara”, si e kanë serbët.
Fakti që Berisha dhe Basha janë prekur nga sindromi i pakicës që vuajnë serbët e Kosovës, tregon dy gjëra. Ose ata ndjehen përjetësisht pakicë në këtë vend dhe duan garanci kushtetuese për t’u trajtuar si pakicë e rrezikuar, ose siç besohet gjerësisht, kanë huazuar nga serbët këtë konceptin e “vendeve të rezervuara”, me shpresë se me këtë e hedhin në erë reformën.
Në rastin e parë, kjo kërkesë nuk ka sens, pasi PD mund të bjerë edhe nën një të tretën e votave në rang vendi, dhe pastaj do të na duhet të ndryshojmë prapë kushtetutën, për ta çuar pakicën bllokuese sipas rezultatit të zgjedhjeve të PD në vite.
Në rastin e dytë, pra për t’u përdorur si sebep për të hedhur në erë reformën, ka kuptim, bile dhe justifkim pse kanë zgjedhur një koncept të serbëve të Kosovës.
Basha ka qenë dhe nëpunës i UNMIK, në atë kohë që eksperimentoheshin për serbët këto parime.
E vërteta është se plot gjëra të kopjuara nga serbët, shpesh herë bëjnë dëm në Tiranë, por kjo është diçka që i bën më shumë dëm PD, dhe atyre që e përdorin, pasi ose i projekton ata si pakica të përjetshme, ose si armiq të përjetshëm të reformës në drejtësi.
Në të dyja rastet, fati që i rezervon Berisha e Bashës PD, është më i keqi i mundshmi.
Nje pis, agjent i thekur i Serbise, s’mund te veproje ndryshe urdherave te ustait. Kjo s’eshte as hera e pare e as e fundit. Turpi u mbetet shqiptareve qe s’po mundin akoma t’i rrefejne vendin
Nqs se ka nje ngjashmeri absolute ne kete histori eshte se Milloshevici ka qene dhe Berisha eshte me te perkedhelurit e perendimit
I pari e pesoi..por njerzit duhet te kuptojne se ishte idiotizmi millosheviqit qe i dha pamvaresine kosoves..duke menduar se tolerimi do vazhdonte.
rreziku me i madh sot eshte qe donald lulja te mos kete sindromin e RAJERSONOVIQIT qe pruri me porosi te beogradit me 3 B ..BUSH-BEJKER-BIBERAJ….DHENDRIN E SERBISE NE KRYE
SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.
Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.
Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.
Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.
Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.
“Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.
Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.
Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serboboshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.
Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliçin) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.
Ja ke fut pordhes eshte pak te thuhet. Vendet e rezervuara i gjen ne disa legjislacione me kombesi homogjene te BE. Per me teper ato jane ne rekomandimet e Venecias. Kuptohet eshte normale te kepusesh mufka kur shkruan perdite.
ERLIND! Drafti i komisionit te Venecias,nuk eshte vetem neni 88,por nje volum i madhe ku pershkruhen rruget dhe percaktohen mjetet per te bere nje reforme te re drejtesie ne shqiperi. Si thua ti,te merret ne konsiderat vetem neni 88 dhe gjithe pjesa tjeter e draftit te hidhet poshte? Jo more ERLIND jo,pd-ke nuk e do kete reforme se ajo sote e ke te kapur drejtesin,pasi i ka emruar vete prokuroret dhe gjykatesi,ku ben ç’ti doje qejfi.Pikerisht kete kapje nuk do populli,dhe nderkombetaret.Prandaj eshte e domesdoshme berja e nje sistemi te ri drejtesie,pasi popullit nuk i zgjidhet asnje gje sot,dhe nuk ka me besim te drejtesia aktuale shume e koruptuar.
Dyshja serbe Berisha -Basha kerkojne vendet e rezervuara ne drejtesi.
SHUME E SAKTE, KETA TE DY NUK E DUAN REFORMEN, DHE MBAJNE PENG EDHE DEPUTETE E PD-SE, PER TE MOS VOTUAR. KETA DY SHARLATAN DHE MASHTRUES JANE FYTYRAT ME TE KEQIA TE KETIJ VENDI, ARMIQ TE BETUAR DHE SPIUNE TE PERJETSHEM, NJE PLAK DHE NJE I RI,
BRAVO JU QOFTE NDERKOMBETAREVE, DHE EDI RAMES
O Mero pd mund te ishte realisht nje force opozitare e djathte nese nuk do ta komandonin ish komunistet dhe ish sigurimsat.Me sa po duket nga veprimet e opozites ata nuk shpresojne me se mund te fitojne ndonjehere zgjedhje dhe shpikin artifica me ngjyrime serbe. Ne cdo vend demokratik opozita nuk resht se parashtruari ide ,zgjidhje alternative , ndersa ketu tek ne mbron gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar dhe super miliardere.
Ka nje zgjidhje te thjeshte fare. Reforma te votohet nga te gjithe shqipetaret me referendum sic eshte shkruar dhe propozuar nga komisioni i venecias pa ndryshuar asgje as pike as presje, po qe se kjo reforme po behet per te ardhmen e popullit shqipetar. Perndryshe per pazare dhe korrupsion politika shqipetare eshte 1 ne bote,te dali dikush te thoje qe seshte e vertete. Boll me lloqe.
ERJON1! Referendumi popullor eshte i mire dhe duhet bere,pasi ai i jep rrugezgjidhje,por ai nuk mund te behet dote se nuk e pranon pd-ke.Per tu bere referendumi duhet 2/3 e votave ne parlament,pra 94 vota,te cilat mazhoranca nuk i ka.Duhet pa tjeter qe te votojne edhe deputetet e pd-ke.Ata nuk e duan referendumin dhe nuk e votojne.Prandaj,zgjidhja me e pershtateshme eshte ajo qe tha PANDELI MAJKO,per zgjedhje te parakohesheme.
Mero ke bere analize brilante. Te pershendes. Por kam nje pyetje, ku e ka te qenit e djathtas kjo PDja sepse me sa di une te jesh I Keta do te thote qe prona te shkoje te i zoti. PD beri kerdine me te vjedhur prona. Ligjeroi grabitjen massive te tokave dhe zhduku dokumentat e tyre. Te pershendes.
Mero dua te hidhem pak tek deklarata e Ilir Floririt sepse nuk me besohet qe po e leshon tani nje deklarate te tille : “Te hedhesh ne Referendum vetem nje c’eshtje qe shumica te kete garanci substanciale kunder opozites, mendoj se kjo eshte si te instalosh diktaturen e shumices ndaj pakices”.
Shume qarte po ndjehesh dhe ti nen presjon dhe pak “qetesisht” I shqetesuar. More kodosh, ne Amerike u kap gjithe Jugu me Veriun ne lufte civile me gjakederdhje qe te imponohej e drejta e shumices. Shumica sipas teje qenka me e papergjeshme se sa pakica ?!?! Ore Shtangist, c’fare te bej SHUMICA E POPULLIT atehere kur pakica nuk do te negocijoj me shumicen ?!?! Apo sipas teje ta leme pakicen te imponoj influencen e saj ndaj shumices !!!! Te negocijojne thua ti ?!?! C’fare te negocijojne me apo ti jepen kompetencat e plota si ato te shumices qe VETE POPULLI E VOTOJ QE TE BENTE QE KUR U ZGJODHEN.. Do kete?!?! Urdhero!! Jo po dua dhe ate.. Urdhero.. Degjo, pa ate une nuk beje kete..Urdhero.. Jo po po nuk e late ashtu sic ishte por ne fjali te artikuluara ndryshe une s’pranoj.. Ahhh u kuptuam..
Ti flet me qetesi dhe dashuri ne emer te PAPERGJEGJESISE..
I jap kredi te medha Ambasadorit Amerikan dhe Ambasadores se BE-se qe me shpejtesi e kuptuan lojen e kungulleshkave dhe e mbyllen kete ceshtje..
T’i kerkojne vendet e rezervuara pakicat etnike, edhe mund te kuptohej aplikimi serb, por mes shqiptareve, ku ca mund te katandise ne 10 perqind ne zgjedhjet parlamentare, eshte shume.
Zoti Baze, po te rishikosh shume komente te mijat, qe kam shkruar ketu, jo shume kohe me pare, japin pikerisht kete risi te politikberjes se PD dhe salehut.
Gjithmone jam nisur nga agresiviteti i serbeve ne Kosove, ku gjithmone kerkojne ate qe smund ta marrin, por qe fatkeqsisht politikanet diletante kosovare, kane rene pre e taktikes serbe.
Ne bisedime serbet shkojne me maksimumin e kerkesave, ndersa kosovaret shkojne me minimumin e kerkesave dhe kur nderkombetaret kerkojne reflektim, serbet japin dicka qe e kane paramenduar se nuk e fitojne, por kosovaret skane cfare te japin, se vete kerkesat e tyre, kane qene minimale.
Kjo taktike serbe e dirigjuar nga ish UDB, eshte zbatuar me sukses ne Shqiperi.
Por heqja nga kodi penal e fjales Tradheti Kombetare, ka rezultuar me tradhetine qe salehu, i ka bere shqiptareve dhe ska ligj qe kete plehre ta coje atje ku e ka vendin.
Berisha Krimineli dhe Basha hajduti duhet te pergjigjen patjeter per zullumet,asnje tolerim plehrave te PD-se.
Plehrat e te gjitha kohrave Sali dhe Luli.