Apeli i parakohshëm, për votat shtesë për reformën

17 Qershor 2016, 21:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Socialistët duhet të qëndrojnë larg negociatave për të gjetur vota shtesë për reformën në drejtësi, para se të kenë të garantuara votat e tyre dhe të LSI në ditën e votimit. Kushtëzimi i qëndrimeve të LSI me konsesusin, retorika e ndonjë socialisti si Kokëdhima, në të njëtën gjatësi vale dhe heshtja e varrit nga brenda PD, për çdo lëvizje të mundshme kundër qëndrimit të selisë zyrtare, e bëjnë të padobishëm çdo përfshirje të PS në procesin e gjetjes së votave shtesë, pa garantuar ato që janë të sigurta politikisht.

Një sërë drejtuesish të partive të vogla kanë filluar të deklarohen për kushtet e tyre rreth votave që mund të ofrojnë për reformën në drejtësi. Deklarimet dëshmojnë se presioni për të arritur dy të tretat e votave nga faktori ndërkombëtar po funksionon dhe çështja e votimit ‘pro’ është kthyer në një trend pozitiv për ta.

Por, aleati kryesor i Partisë Socialiste, LSI, ka ende një qëndrim të kushtëzuar për votën ‘pro’, që lidhet me gjetjen e konsesusit me opozitën për këtë çështje. LSI ka dhënë dhe ide të tjera për skemën zhbllokuese, siç është interpretimi nga Bruskeli i nenit 88 apo çuarja në referendum, nëse PD nuk pranon të jetë fleksibile, por deri më tani votat e saj janë ende të kushtëzuara nga konsesusi.

Kështu që, përpara se të fillohet që të kërkohen vota nga partitë e vogla dhe nga PD, duhet një herë të unifikohen votat legjitime të shumicës në pushtet, me një numër të qartë dhe përfundimtar. Kur ky qëndrim të jetë i qartë, dhe kur PD, siç po shihet, të mos e japë konsesusin e saj për reformën, atëhere duhet parë nëse brenda PD ka një grup që mbështet reformën politikisht, apo jo.

E rëndësishme më shumë se sa numrat, është arsyetimi që deputetët që do të ndahen me PD për këtë çështje, duhet të ndahen me të politikisht, dhe duhet të shfaqen si përfaqësues të nevojës për shkëputjen e opozitës nga kthetrat e Berishës. Antiamerikanizmi që po nxit Berisha në PD, si një mënyrë për të mbajtur larg votimit të reformës deputetë të saj, mund të jetë një shkak parimor, përse partia që rrëzoi komunizmin me ndihmën e SHBA dhe Evropës, nuk duhet të mbahet peng nga një njeri i inkriminuar në emër të luftës me SHBA dhe Evropën.

Mbi të gjitha, ky nuk është një proces që duhet të nxitet dhe të kontrollohet nga shumica. Opozita zyrtare e Berishës nuk është në konflikt me PS për këtë çështje, por me faktorin ndërkombëtar dhe ndarja, nëse ndodh, duhet të bëhet për shkak të këtij konflikti.

Socialistët duhet të bëjnë kujdes të ruajnë jo vetëm votat e tyre, por dhe retorikën e tyre nga teza ndotëse të këtij mjedisi, siç është qëndrimi i Kokëdhimës. Qëndrimi i tij përafrues me qëndrimin e PD për reformën, është shenjë e frikës që ka ai si politikan nga reforma në drejtësi, dhe shpreson t’i nxjerrë gështenjat nga uji i nxehtë me duart e Berishës. Por për fat ai nuk është më deputet dhe deklaratat e tij, vlejnë vetëm për të treguar se frika nga reforma është më pluraliste, se shpresa prej saj.

Partia Socialiste duhet të ruajë integritetin e votave të saj dhe aleancën me LSI deri në fund të këtij procesi. Nëse LSI i qëndron, siç i ka qëndruar deri tani procedurave të miratimit të reformës, atëhere ajo e ka kryer detyrën e saj. Partitë e vogla që mund ta votojnë reformën, por dhe deputetë të PD, duhet të kenë arsyet dhe problemet e tyre për votën pro, dhe jo arsyet e shumicës në pushtet. PS nuk duhet të bëjë gabimin që bëri PD në vitin 2007, kur Berisha menaxhoi personalisht gjetjen e votave për President, me një përfolje të frikshme financiare dhe me keqpërdorimin e Fatos Nanos, vetëm për të treguar forcë dhe pushtet.

10 komente në “Apeli i parakohshëm, për votat shtesë për reformën”

  1. normali says:

    KJo eshte reforma e shqiptareve per veten e tyre dhe Shqiperine. Kushdo qe te provoje voten kunder, do te jete i pari i akuzuar per krim dhe korrupsion neser, do te jete i pari qe do te hetohet dhe denohet. Mos harroni: vota kunder reformes, eshte vote pro per te futur veten e tij ne burg. Prisni dhe do degjoni.

  2. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: June 6, 2016 at 9:11:32 PM EDT

    ALI KOMIKET E SALI BERISHES NE PANIK !

    – Humben trenin e fundit…”Tre musketieret e Mareshallit te Beogradit ne theqafje..
    – Unionet kriminale te gjykatesve dhe prokuhorave ne hyxhym vetyvrases

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tre musketieret dhe bythelepiresit me te neveritshem te Mareshallit , Lulezim Bashic,Gert Bylykbashic dhe Edi Palo Raki..tic qe serviren corben serbo-ruse te Sali Karaxhicit, sic e kam quajtur tash e 6 vjet me pare, na dolen dje njeri pas tjetrit ne rrjesht numero para kamerave dhe gazetareve.
    Njeri pas tjetrit lexuan cfare u kishte diktuar Mareshalli qe eshte mesuar tu rrase golin ne minuten e 91-te pijaneceve e bytheceve si Fatos Nano… Ardian Hoxheve e co.
    Me shume nga dreqnia se sa nga pleperia, plaku i Vicidolit kishte harruar se perballe nuk kishte ata qe ishte mesuar “tua ngrije buzeqeshjen ne buze”!
    Perballe kishte gjigandet e demokracise boterore SHBA- BE, qe ia rrasin pallen deri ne rruze sic ia bene Sadamit te Bagdadit, Milloshevicit te Beogradit, Mubarakut te Karadakut dhe shembelltyres se tij politike e financiare, shpirterore e familjare Mohamer Kadafit.
    Sapo ai dhe “Banda e tij e Gangstereve”, sapo “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” festuan me fishekzjarre e fanfara lajmin e kapterr Nishanit qe kryeprokuhori i Plepave Adriatik Palla ua dhuroi per ditelindje Shkerdhenit, Argites dhe supermbeses ( edhe Kadafi ka pase nje supermbese favorite ) pasi killeri serial i Plepave Arjan Aliaj kishte garantuar nenshkrimin e urdherit te Sali Kadafit per pezullimin e ” Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Haki Cako”, sapo grushti institucional i tyre kishte hedhur hapat e pare u plasi “bomba” e pordheve te plakut te Vicidolit…
    ” Shqiperia ne rrezik” …. Ne krye te komplotit destabilizues dhe grushtit institucional te shtetit Mareshalli i UDB-es Sali Berisha i pasuar nga Presidenti i Republikes, kapterri i PD-se dhe gardiani i Karaosmaneve Bujar Nishani, nga Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, nga shefi i SHISH-it Visho Ajazi….
    Pas nje heshtje kobzeze per ata qe kishin zgjedhur pikerisht daten ters te tri gjashtave kobzeza 6/6/2016 per pisedimet me shumicen parlamentare, Uashingtoni dhe Brukseli me nje ze, ne nje kohe e me nje qendrim unik shembullor e burrerore shpartallojne keqazi , zgerlaqin me argumente e fakte. me nje qendrim me shqipdashes per Shqiperine e popullin shqiptar se sa ne shqiptaret.
    Te votohet reforma urgjente e jetike per shqiptaret e Shqiperine, Reforma per Drejtesine!
    Sot!
    Neser eshte kurre!

    1. Elton says:

      Ty te duket vetja I menqur. Sa te pafat asht shqipria me njeres si puma jote

  3. BigBro says:

    Ilir Meta zoteria 7% kujton se mund te beje dredhira. Dosja e ketij trafikanti droge eshte e hapur tek DEA amerikane.
    https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

  4. Lennard says:

    Zoti Mero jeni shume i sakte.

  5. Kola says:

    Edhe pse e kuptoj nga c’po zita eshte marre vendimi per perjashtimin e Kokedhimes nga parlamenti, une ate e gjykoj te drejte. Denglat qe ka nise te shese Kokedhima s’jane gje tjeter vec kembanat e frikes se s’do i gezoje pasurite e vjedhura. Tipa te tille banditesh te deklaruar s’duan afruar ne PS, pasi keta vetem ndotin dhe perlyejne.

  6. Petriti says:

    Si gjithmone i perpikte.bravo mero

  7. soni says:

    po c’Kokedhime ziu, ben karshillek tani qe u zbyth edhe si deputet. natyrisht qe ka frike se eshte i perlyer deri ne fyt. ben si interesant duke sfiduar te gjithe. Plehre personazh.

  8. Bredhibut says:

    Jam plotesisht dakord me analizen e Meros
    Veyem se nuk kam asnje pike besimi tek vota e Ilir Metes me ushtarey e tij te hajduterise.
    Sa per qendrimin e Kokdhimes, mendoj se eshte pozitiv per PS-ne e Ramen per tu dhene fund ilyzioneve mbi “ndershmerine ” e Kokdhimes e per ti treguar atij vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje