Ndryshimet e forta kushtetuese që synojnë reformën në drejtësi, por dhe paketa e ligjit të dekriminalizimit, në të vërtetë po prodhojnë një Republikë të re, pas asaj që ka prodhuar Kushtetuta e vitit 1998.
Në atë kohë, kur Shqipëria po bëhej për herë të parë me Kushtetutë pas rënies së komunizmit, sjellja e Berishës ndaj “Republikës” së parë pas komunizmit është identike si kjo që po bën sot.
Ai fillimisht refuzoi të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm të Kushtetutës, edhe pse e majta u tregua e kujdesshme dhe vuri në krye të Komisionit dy bashkëkryetarë, Sabri Godon dhe Arben Imamin, njëri republikan e tjetri themelues i PD, që kishte rrëmbyer armët kundër Berishës, një vit më parë.
Ndërkohë që po afronte koha e miratimit në Kuvend, PD refuzonte të bashkëpunonte me Komisionin, qoftë dhe për vërejtjet e saj. Pas presionit ndërkombëtar, Berisha pranoi që në fund të gushtit të ulej në një tryezë me socialistët. Përmes Ilir Rusmailit, PD kishte bërë një sërë vërejtjesh dhe propozime në emër të PD, por në fund u pendua dhe për ato. Duke gjetur si shkak arrestimin e gjashtë ish- zyrtarëve të PD në fund të gushtit , ai bojkotoi tryezën, e shpalli atë Kushtetutë të krimit dhe u bëri thirrje shqiptarëve të mos e votonin Kushtetutën, duke bojktuar referendumin.
Shqiptarët dolën në zgjedhje dhe votuan tërësisht kundër tij. Kjo ishte hera e dytë që ai humbiste në një referendum për Kushtetutën.
Herën e parë në vitin 1994 shqiptarët hodhën poshtë projektin e tij dhe herën e dytë pasi dëgjuan me çfarë ai nuk ishte dakord, votuan pikërisht kundër tij.
Kushtetuta u miratua, jo vetëm pa konsesusin e opozitës, por me kundërshtimin e fortë të saj. E vetmja gjë që mbeti në memorien e shqiptarëve, ishte betimi i Berishës se kur të vinte në pushtet, do ta zhbënte Kushtetutën dhe nuk do ta njihte kurrë, por sapo erdhi në pushtet, jo vetëm që e pranoi Kushtetutën, por dhe e keqpërdori atë sa pati mundësi.
Situata e tanishme dhe fetishizimi i konsesusit të domosdoshëm me PD, është një histori që i jep më shumë rëndësi se sa ka Berishës dhe nuk ka lidhje me opozitën. Berisha nuk është i sigurtë se opozita nuk e do këtë reoformën dhe po përpiqet ta mbajë peng PD, duke kërcënuar. Ai po shantazhon SHBA, BE, dhe çdo personalitet perëndimor që po u bën thirrje deputetëve të PD të votojnë reformën. Sot këtë siklet e ka dhe me ambasadorin Rajerson, i cili është “mëkatari” i mbështetjes së tij në fillimet e veta. SHBA po përdor pikërisht njeriun më të pasulmueshëm nga Berisha, për t’i thënë atij se rrethi është ngushtuar.
Ai e di që shumë deputetë mund ta votojnë atë dhe refuzimi i tij nuk përfaqëson refuzimin e opozitës, për të mos thënë se disa deputetë mezi presin të sigurohen se ai mund të largohet nga politika me këtë. Refuzimi i tij është njësoj si refuzimi i vitit 1998, kur ai përmes refuzimit kërkonte të faktorizohej dhe të përfillej politikisht.
Të njëjtën gjë po bën dhe tani. Ai po shantazhon dhe kërcënon deputetët e opozitës, të mos votojnë projektin në mënyrë individuale, pasi kërkon që të negociojë përmes ndryshimeve kushtetuese, fatin e tij dhe familjes së tij.
Ideja se duhet respektuar Berisha, se prishet konsesusi në këtë rast, është thjesht një qokë për Berishën, por jo për konsesusin dhe për vendin. Kushtetuta e vitit 1998 nuk e pati konsesusin e Berishës, biles pati luftën e tij, por kjo nuk ndryshoi asgjë. Sali Berisha nuk pranon asgjë në këtë vend, po qe se nuk e ka bërë vetë, dhe aq më tepër nuk pranon asgjë të kundërshtarit, pa bërë pazar për pushtetin e tij. I vetmi konseus real për të bërë një reformë kushtetuese, është të mos bësh pazar me Berishën, pra të mos kesh “konsesusin” e tij.
Ai po riciklon gjithë historitë e tij ndaj dy referendumeve kushtetuese që i ka humbur, duke u përpjekur të bëjë pazar me reformën në drejtësi, për llogari të vetes dhe familjes së tij. Sebepet e tij për vende të rezervuara, huazuar nga pakica serbe në Kosovë, në të vërtetë kanë zgjuar të vetmen kërkesë pakicash në vend, atë të PBDNJ, që kërkon vende të rezervuara në emër të grekëve, siç kërkojnë serbët në Kosovë. Ky është i vetmi “nder” që i bëri teza e vendeve të rezervuara procesit, duke na shtuar dhe një problem etnik. Të tjerat, Berisha i ka pazar për vete. Dhe kur vjen puna tek pazaret e Berishës, i vetmi konsesus popullor, është konsesusi për të votuar kundër tij. Kjo është provuar dy herë që kemi tentuar të bëjmë, dhe kemi bërë Kushtetutë. Njësoj është dhe tani. Berisha ka kundër shqiptarët dhe po përpiqet të mbajë peng PD dhe disa deputetë të saj, për të negociuar ai për pazaret e veta. Nuk ka gjë më jo konsesuale, se të vjedhësh fuqinë e opozitës për llogari të Berishës dhe familjes së tij, në emër të konsesusit.
problemi eshte se reformen nuk e do ilir meta. po ta donte, 94 vota behen per nje jave pro draftit te uashingtonit dhe brukselit.
@skrapalli i ndershem.Sakte dhe paster.Jam 100% me ty.
Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
Kabllogrami, Berisha afera me armët
Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
Agjent i UDB
Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
Bombardimi i Vlorës
Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
SHIK-u famëkeq
Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
Zhdukja e Remzi Hoxhës
Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
Trafiku i armëve
Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
Vrasjet e 21 Janarit
21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
Vrasjet e Gërdecit
Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Shitja e detit Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
Skandali me rrugën Durrës-Kukës
Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
Grabitja e SHQUP-it
Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
Zhdukja e Kosta Trebickës
13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
Zhdukja e 1.3 miliard USD
.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
Përplasja me SHBA për SHISH
Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
Shkarkimi i kreut të SHISH
Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
hkarkimi i Ina Ramës
muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
Spastrimet në Ushtri
as kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
Masakra në drejtësi
Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
20 ligje klienteliste
Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
Shitja e Albtelekomit
. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
Fshesa në administratë
Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
Fahri Balliu
15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
Minierat
29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
Presioni ndaj Financial Times
2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
Spotet turistike
Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.
Arben Sefgjini
5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
Largimi i FMN
23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.
Lejet e ndërtimit
26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
Ligji i dosjeve
16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës…vijon
ja ka bo kalca qeverise tete me dy or tej…
Tëre puna është se Like Floriri me bllok në xhep është një me Sali KRIMINELIN.
bejini nje kontroll ketij artikullit se ka shume gabime orthografike.
Kjo qe ke shkruar i ben nder Berishes. Ne 98 nderkombetaret na bene dhurate kete sistem te deshtuar qe duan ta nderrojne sot dhe Berisha nuk e votoi. Sot ofrohet nje tjeter sistem qe do kalbet prej kapjes dhe Berisha ben shume mire qe nuk e voton nje sistem qe e kthen drejtesine ne departament te ekzekutivit.
Rajersoni me sa mbaj mend une, e beri Plakun Vrases pothuajse nje Diktator brenda nates. Dhe ky e perdori ne menyren me brutale fuqia qe ju dha. Automatikisht ju versul aq hapur hesapeve te tij personale dhe krahinore dhe Ambasada Amerikane s’po ndjehej. Opozita po shkelej me kembe dhe asnje reagim nuk doli pikerisht nga Rajersoni. E kishte aleatin e tij me te madh ne ate kohe. Kushtetuta u be ne menyre naïve (e shkelqyer ne permbajtje dhe zbatim) nga Socialistet ne ate kohe duke lene hapesira ligjore ku nje qeverri mund te pyeste: Kush e ka kete kopetence ?!?! Asnji ?? Po e marr une !!! Dhe kur Plaku Vrases doli nga kostumi I presidences me doktorrine te brendshme te sistemit te drejtesise ku nuk I besohej sa e thjeshte ishte qe te kishe nje qeverri dhe zaptoje sistemin e drejtesise. Jane pikerisht ato hapesira ligjore qe ai jo I ka perdorur, por I ka perdhunuar qe ky sistem I ri I drejtesise perpiqet te mbyll.
Tani na del Vangjel Dule ku rastesisht do na thote: Po p’se vetem PD-ja dhe PS-ja do zgjedhi per popullin ?!?! Une jam ne Minorance dhe kemi popullate minorance.. Po perfaqesimi im ne kete Sistem ku eshte ?? Do ankohem ne Konventen e te Drejtave te Njeriut.. Dhe kjo eshte serjoze per imazh.. Futet influenca Greke.. Kjo eshte e papranueshme do thone dhe vazhdon kalvari..
Plaku vrases as s’do tja dije me kush e ka pushtetin e kush do ta marre. I intereson nje gje VETEM. Duke mbajtur duart aty ku I ka, DO TE KETE NJE PENSJON TE QETE (te evitoje krimet qe ka bere) DHE FAMILJEN TA MBAJE ME ATE MEGAPASURI QE I KA DHURUAR.. KAQ…
Mire berisha po meta pse nuk e do reformen e rames
Kontrollo gabimet e tuaja . (Emigrant, the fjalia fillon me shkronje te madhe)
Opinione
THANK YOU US- EU BROTHERS !
– Pavaresia dhe Clirimi i dyte i Shqiperise
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emegjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
Cka i dini deputetet! “Ushtare te Partise dhe Shokut Enver” apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte “urata” nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
Thank You US and EU Brothers!
God bless USA and EU !
Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
E meritojme !
Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
– E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
– E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
“USA…. EU…
We love You
We love You! ”
Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder “Bandes se Gangstereve ” dhe kunder “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun ” te impunitetit e antishtetit.
Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
USA…. EU…
We love You!
We love You !
E pra Shqipëria e vitit 2016 perseri pengmarresja e nje kryekrimineli me dyshtetesi e i implikuar deri sa asnje force dipomatike nuk mund jo vetem ti thote stop por as ti ofrohet per bisedim!Kush eshte fuqia e ketij njeriu perbindesh qe diplomatet e vendit qe e prodhuan e e montuan jo vetem qe nuk mund te bejne demarshe per konsultime por kane djegur karrieren e tyre per kete “burre shteti” me merita qe mbart karriera e tij “agjeturore”,deri sa shkohet deri aty sa atyre qe luftuan e rane per luften ne Kosove tu thuhet stop ,se eshte ky “burre shteti” qe ka kontribuar per pavaresine e Kosoves e çlirimin e Shqiperise nga kthetrat e komunizmit drejt nje paqeje qe mbart vetem kaos,prostitucion e vrasje!Mos valle ka ardhur koha qe edhe emri Shqiperi ka lidhje direkte me kete kryekrim te shqipetareve e ndoshta do te vije koha qe ndonje diplomat radhe te na i permendi?2016 dhe perseri 2026 perseri Sali Berisha dhe Ambasadoret vartes te tije qe nderojne turnet ne Shqiperine e dhjere por krenare!
Mos I ngaterro gjerat mero greket jane pro amerikane, vend i Natos, serbet pro rus dhe anti shqiptar
Reformen nuk e do ilirfloriri sepse eshte pjesmarres ne shume vjedhje, shkatrrime dhe shume pislliqe si pjesemarres ne shume qeveri,si paterice e shume qeverive hajdute.
Reformen nuk e duan politikanet qe i kane lyer duart ne keto 25 vjet ,nuk e duan ata qe jane ne taven e vjedhjes se pasurise kombetare,milioneret e drejtesi qe nje goditje e cekicit kushton nje vile apo miliona e miliona,nuk e duan ata qe perfitojne nga rrumpalla per te vjedh cte mundin ne menyre te pa ligjeshme.
Keta plehra do vazhdojne te tallin bythen me popullin derisa ne te lodhemi dhe te heqim dore nga gjthcka.
DUHET TA KUPTOJE MAZHORANCA QE PO E TEPRON ME LUTJET QE PO I BEHEN NJE KARAGJOZI SI BERISHA DHE LULIT QE I KA IKUR BUZEQESHJA.N.QO,FTE SE MAZHORANCA E KA MBLEDHUR MENDJEN SE DUHET VOTUAR TA COJE ATE NE KUVEND PA E VONUAR ME ,SEPSE BERISHA PRERDITE NXJER NDONJE SEBEP PER TA SHTYRE MOSMIRATIMIN E REFORMES NE KALENDAT GREKE ,SHQIPTARET E KANE HUMBUR DURIMIN,SEPSE CEKANI I DREJTESISE PO JUA DEFORMON KOKEN NGA GODITJET E FUQISHME TE GJYQTAREVE QE DUAN EURO JO LEKE,PRANDAJ I DASHUR KRYEMINISTER BEJA KETE NDER POPULLIT TUAJ TE RASKPITUR.
analize e perkryer.