Lërini të “vetëmbrohen”!

18 Qershor 2016, 18:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Në qershor të vitit 1998, falë Besnik Mustafajt dhe lidhjeve të tij personale në Francë, ku kishte shërbyer si ambasador, Berisha arriti të dalë për herë të parë jashtë Shqipërisë. Mustafaj i kishte rregulluar një axhendë modeste takimesh në Parlament, dhe një takim me një grup senatorësh të përjetshëm, nga ata që kanë nge të të dëgjojnë.

Takimet me administratën ishin të pamundura, për shkak të qëndrimeve tërësisht radikale që Berisha kishte ndaj situatës në Shqipëri.

Ishte koha kur në Shqipëri ishte ngritur Komisioni për Hartimin e Kushtetutës, me mbështetje të fortë ndërkombëtare, dhe kur Berisha nuk e njihte as Komisionin, as projektin e Kushtetutës, dhe as që kishte ndërmend që të bashkëpunonte.

Në takimin me një grup senatorësh, dikush prej tyre pyeti: Përse e refuzon projektkushtetutën e re? Dhe përse nuk merrte pjesë?

Berisha filloi të shpjegohej. Shpjegimi i tij, ishte një përzierje mes autosugjestionit, si një pakicë e rrezikuar dhe vizatimit të projektkushtetutës, si një projekt kundër opozitës në Shqipëri.

“Më lejoni t’u them se bandat e kuqe që janë kthyer në pushtet vranë në Levan, Bujar M.… Bujar M… është një militant i PD që kishte shkruar në saçin e televizionit siglat e PD. Ata i panë siglat dhe shkuan dhe e vranë. E vranë se ai ishte roje shkolle dhe ata donin të shisnin vajzat që shkonin në shkollë, …dhe se kishte shkruar në saçin e TV siglën e PD….”

Përveç meje, që e dija kush ishte viktima e ndjerë, nga kronika e zezë në gazetë, askush tjetër nuk mund të kuptonte ku ishte përgjigjia këtu, lidhur me Kushtetutën. Bëhej fjalë për një vrasje në Levan të Fierit, që PD e shpalli si vrasje politike, pasi viktima kishte qenë votues i PD. Nuk e di ende sot përse u vra, por shpjegimi i Berishës me saçin e TV (në Francë as kuptohej si pajisje çfarë ishte) dhe më tej akoma, lidhja e kësaj vrasjeje me refuzimin e PD për të marrë pjesë në Komisionin e Kushtetutës, i matufepsi më shumë se sa ishin senatorët pleq, shumica mbi 90 vjeç, që u ra në hise të dëgjonin pa ikur nga kjo botë dhe emrin e Bujar M…, vrarë në Levan, se kishte saç me sigla të PD….

Nëse shikon sot sjelljet politike të PD, janë ekzaktësisht të njëjta.

Një qytetar kavajas është konfliktuar për shkak të gruas më Kazazët, dhe konflikti ka degjeneruar në armë, si çdo konflikt që mund të kesh me Kazazët. Kaq mjaftoi që i biri i Sali Berishës, të japë kushtrimin si babai i vet për vetëmbrojtje, dhe këtë ta përsëriste publikisht dhe sekretari i Përgjithshëm i PD.

Më tej akoma, një “kalama bythe” në Këshillin Bashkiak në Tiranë, paska kërcënuar Edi Ramën dhe me fundin e tij fizik me këtë që ka ndodhur në Kavajë. Kjo situatë groteske që bazohet me autosugjestionin që Berisha prodhon si pakicë e rrezikuar, duhet lënë të shfryjë.

I duhet thënë Shkëlzenit, “Mos u vetëpërmba!”

Provo të bësh çfarë mund të bësh tjetër. Kulmi i mospërmbajtjes së tij ka qenë kur varrrosi 26 vetë, përfshi dhe burrin  e tezes, për disa miliona. Kulmi i mospërmbajtjes së tij ishte kur u hyri tokave të bregdetit, dhe duke marrë më qafë shumë të vetëshpallur pronarë, të cilët tani kanë punë me Prokurorinë. Maksimumi i mospërmbajtjes ka qenë natyrisht dhe dashuria e tij e re, që është modeli më i shëmtuar i rinisë shqiptare, duke tentuar t’u imponojë modelin e femrave që quajnë sukses të gjejnë dikë me lekë, për të treguar si prishen ato.

Nuk di çfarë ka si model vetëpërmbajtjeje ky njeri, por fakti që pasi ka vrarë për të vjedhur dhe është sekseri më i famshëm i Shqipërisë, dhe nuk ka turp të dalë rrugëve, mendoj se i kalon të gjithë kufijtë e humbjes së vetëpërmbajtjes. Pra nuk më duket se i ka mbetur gjë tjetër çfarë të bëjë. Por, po qe se ka, mund ta bëjë, nuk duhet penguar.

Po ashtu, nuk di cfarë i ka mbetur pa bërë Arben Ristanit që të mos vetëpërmbahet.

Çfarëdo që ka menduar se bëhet, e ka bërë.

I është dashur të vjedhë vota për Lulin, ka vjedhur. I është dashur t’ju marrë klienteve lekë si gjyqtar, ua ka marrë dhe pikërisht për këtë është arrestuar nga Gazidede dhe është burgosur. I është dashur të mbrojë komunistët dhe djalin e Enver Hoxhës, i ka mbrojtur. S’di çfarë i ka ngel tjetër, por dhe ky nëse ka ndonjë gjë që i ka mbetur merak, le ta bëjë.

Vetëm t’i lënë të qetë Kazazët në Kavajë, se ata kanë hallet e tyre dhe punët e tyre, jo aq të pangatërruara në një qytet ku kanë vrarë, dhe për vite të tëra, kanë pasur probleme që shpresoj t’i kenë mbyllur.

Në zgjedhjet e vitit 2001, kur Luli ishte emigrant dhe nuk e njihte ende Argitën ta bënte udhëheqës, Astrit Patozi për shembull, është dashur të flejë mes njerëzve të armatosur të ruante votat nga një prej tyre, që ishte në kërkim dhe fshihej në Kryevidh. Bëhet fjalë për të plagosurin e djeshëm. Meqë ishte në kërkim për vrasje, në atë kohë po t’i vidhje votat PD, ta falte PS, dhe kështu një nga Kazazët në kërkim trembi gjithë komisionerët e PD dhe ata lanë komisionet vetëm. Prandaj, meqë jeni të rinj në PD dhe nuk e njihni historinë e saj, bëni pak kujdes, se keni miratuar dhe vetë ligjin e dekriminalizimit.

Por pavarësisht këtyre, e kam një kërkesë për këta të shumicës. Kur tipa si Shkëlzeni, Ristani, Basha apo ndonjë karkalec tjetër, ulërasin me pasthirrma të tilla të tipit “Boll më”! “Duhet të vetëmbrohemi”! etj, në rastin e Kazazëve bëni kujdes, se ata nuk kanë nevojë për ndihmën tuaj, por Kavaja ka vite që vetëmbrohet prej tyre. Jo për gjë, por mund të ndodhë ndonjë hata dhe do duket sikur e nxitët ju që nuk duroni dot të “vetëpërmbaheni”!

Por për gjëra të tjera jeni të lirë të “vetëmbroheni”, nga reforma në drejtësi, por jo nga ndonjë rrezik tjetër! Nuk ka gjë me qesharake, se sa kur tre- katër njerëz që takohen çdo ditë me Berishën dhe e pyesin ç’të bëjmë që të mos kalojë reforma, marrin të njëjtën dozë çmendurie si ai dhe autosugjestionohen, sikur janë të rrezikuar dhe nuk mund të votojnë reformën kushtetuese. Kam gjithë jetën që e shikoj këtë skenë tek Berisha, sa herë është para zgjedhjeve të detyruara që i imponohen nga jashtë. Sa herë ka punë me kancelaritë perëndimore, SHBA dhe BE, ai si Haxhi Qamili, gjen strehë tek katundet e Ndroqit dhe Shijakut. Në këtë rast, tek Kavaja.Është e njëjta histori si ajo e Bujar M…, viktimën e ndjerë nga Levani në vitin 1998, që Berisha ua përmendte senatorëve të përjetshëm, ngaqë nuk përgjigjej dot pse nuk e votonte Kushtetutën.

Ndaj mos i merrni seriozisht. Lerini të marrin pistoleta në brez, pazmore, helmeta, dhe çfarë tjetër u duhet që të ndjehen të rrezikuar. Dhe lerini ashtu të presin armikun derisa të harrojnë që janë të rrezikuar! Deri më 7 korrik, kur të kalojë reforma në Kuvend.

18 komente në “Lërini të “vetëmbrohen”!”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Mbajeni bre Zenin
    Se nuk po e mba veni
    Vllain e ArÇitës
    Me syt si peshkaqeni.

    Mbajeni bre Zenin
    Se bëri hatanë
    Martoi kushërirën
    Turpëroi të anë.

    Mbajeni bre Zenin
    Zenin, Zen Jaranin
    Se ka bashku forcat
    Me dopio Ristanin.

    Mbajeni bre Zenin
    Zenin karkalec
    Po e lamë të lirë
    Na bën prap Gërdec.

    P.S.
    Plaseni në burg
    Se i pushon llapa
    Sa herë të falet
    Ja rrasin nga mbrapa!

    1. BigBro says:

      Ha ha ha. Bravo Gopisti.

      1. erlind says:

        Mero avash avash duhet ta lesh gopistin te beje editorialet ne vendin tend. Nivelin e keni njelloj, audiencen po ashtu. Edhe argumentat i keni identik, por Gopisti ta kalon, se i thote me rime. Prandaj bej pak pushim se ka ardhur koha t’u lesh stafeten te rinjve.

    2. tt says:

      Bujar M. nga Levani – demkrat qe shkruante siglen e PD ne sac….

      Mendoni o njerez, 20 vite me pas ka akoma dallkauker te rinj e te vjeter ne moshe qe besojne si Bujar M.

      – vend fatkeq!!!

  2. telefi says:

    Z. Mero,

    kjo shprehja qe ke perdorur “per te treguar se si prishen ato” per ke e ke fjalen se jam pak konfuz…

    Falemnderit per sqarimin
    Telefi

  3. aqif tahipi says:

    Duket qarte se pedeja po hedh ne fushe gjithe arsenalin e rrugacerise dhe hajduteve qe jane anetare te saj per te vonuar reformen ne drejtesi .Ata i tremben si djalli temjanit reformes per drejtesi te pavarur pasi do denohen per krimet ,vjedhjet ,shkaterrimet dhe tradhtine kombetare qe kane bere keto 25 vite.Ata e kuptojne se me servilizmin e tyre pro serbo grek kane derrmuar shpresat e shqiptareve te thjeshte per nje shqiperi te ndershme dhe te zhvilluar. Besoj se thirrjet e tyre per vetembrojtje tentojne autosugjestionimin e anatareve te paket qe ju kane ngelur .Pergjigjja me e sakte per ta eshte duke mos i pjerdhur fare (ose permendja e preshit te lushnjes ).Gjeja qe i terbon me teper eshte ndergjegjesimi i tyre , se shumica derrmuese e shqiptareve i njeh dhe i kupton shume mire frikerat e tyre nga reforma ne drejtesi.

  4. Alban says:

    Mero.Sa per Bujar M. te cilin Berisha e paska marre si shembull,dhe qe nga sa pashe edhe ti sqenke i informuar sakte,shkurtimisht pa ta sqaroj.Bujar M ishte me probleme psikike dhe mbante arme pa leje e duke qelluar ne cdo ambjent duke u bere kercenim per cdo njeri qe konfliktohej.Nga drejtuesi i kohes i pol.Fier qe sjeton me e per etike nuk po ja permend emrin,u kerkua qe ky person te arrestohej.Nese kujtohesh gjate komisionit parlamentar kunder Klosit ky ish drejtues qe nderkohe kishte kaluar me Berishen,ngriti tezen sikur e gjithe ngjarja ishte sajuar nga Klosi,kur ne fakt ai skishte fare dijeni.Ne seance ju ben disa pyetje te cilave sju pergjigj dot dhe dale bllof.Por ska rendesi kjo.Rendesi ka qe gjate operacionit per kapjen e ketij te cekuilibruari u vrane dy police speciale.A ju tha Berisha kete gje senatoreve franceze?

  5. Petriti says:

    Mero bravo per shkrimet qe ben je nje gazetar i shkelqyer

  6. ALBAN DEGA says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: June 6, 2016 at 8:48:13 AM EDT
    To: [email protected]
    Subject: Fwd: CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYEKRIMINELET E SHQIPERISE

    Opinione

    CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?

    – Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !

    – Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
    I Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
    Popullin” ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar nje populli te tere
    1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
    A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
    2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
    A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
    3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
    Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
    4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
    5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
    6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Llalla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
    7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate visites se tij te fundit ketu ne SHBA.
    Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
    Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
    Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, krye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
    Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
    Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
    Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
    Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
    Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
    Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
    E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
    Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
    Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
    Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
    De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
    De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
    Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
    Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
    A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
    Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
    Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
    Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!

    Sent from my iPhone

    1. lexuesi i vemendshen says:

      Boll e vure te njejtin koment 100 here, poshte cdo artikulli. Nuk e lexon njeri.

  7. Bano says:

    Maloku donte te behej si Cari i Rusise por perfundoi ..ri i shqiperise.

  8. shqipe says:

    Nuk jam dakort me ty zoti mero.
    Duhen permbajtur qe cke me te! Gjithe kriminelet e PD duhet te futen ne burg sepse jane rrezik per shoqerine shqiptare.

    1. Xha Telo says:

      shqipe
      Une them se eshte me mire qe gjithe kriminelet e Pd-se ti fusim ne burg,
      ndersa gjithe kriminelet e PS-se ti bejme kryetare Bashkie dhe deputete. Si thua , dakort je besoj.
      “O kasolle, ku na mblodhe”- thote populli.

  9. Arta S. says:

    Mero ky Kazazi, sipas jush paska tentuar ne vitin 2001 t’i vjedhe votat PD-istit ish sekretar funksionar i BRPSH-se se vitit 1990, ish spiun sigurimi me pseudonimin Alfons Ballsha te pakten nga viti 1987. Ju kujtoj z. Mero se po ky Kazaz ne vitin 2000 ka rezikuar jeten per te mbrojtur votat e PD-se, kur skafistet e familjes Kajana rrahen Kryekomunarin Haki Veza te Kryevidhit. Kujtoj se ishte trimeria e Kazazit, qe e tmerroi shjefin e komisaritatit te policise Kavaje, nen/kolonel Kerpacin nga Fushebardha e Adil Caracanit dhe e beri fizikisht t’i mbushte breket ish komandatin Kule (mbiemeri eshte ne shqip jo ne italisht) te batalionit te Kolonjes se Lushnjes, qe na ishte bere goxha polic me grade ne Kavaje. Me vone Kajanat e paguan shtrenjt tentativen per votevjedhje dhe kundershtimin kunder Dr.Lomit, qe u be kryebashkiak i Kavajes ne vitin 2000 me gjithe kundershtimin me arme M.K. dashnores se atehershe dhe te tanishme te Tan Leprit. Kajanave ju kap nje gomone oqeanike ne gjirin e vogel te San Foca-s, sepse arebereshi intelegjent, trim e i pakorruptueshem Giuseppe di Noto ne AMbasaden Italiane ne Tirane as hante bar as shitej per 40 aspra si Doktoresha Anna Poggi apo Dr. Grillo i diteve tona. Z. Mero ne vitin 2001 nuk vidhte vota Kazazi, por ndonje kandidat PD-ist shiste votat e elektoratit te vet per 40 000 USD te “Sadami i Kenetes” ne Durres.
    P.S. Ju luwtem mos ma censuroni komentin se ne te nuk ka asnje fjale fyese!

  10. sazan lazaj says:

    Zoteeeerri Keto thirrje a i degjon prekuroria e leshit.
    Cfar duhet te thone me teper qe te futet ligji ne aktivitet ?
    S’ka shqiptare mos te dije gjemat qe kane bere ne kurrizin tone por mbase erdhi fundi .

  11. Endrit says:

    U be dhe mero baze me shkrujt opinionet e veta. Ti ske asnje mendim tendin o burracak, vetem rri si pordha neper breke. Ik or te qifsha ropt mos ha ndonje dajak tjeter

  12. genti says:

    Paska shkruar artikull “bytha” per kalamajte e pretenduar.

  13. We People (Les Misérables ) says:

    zoti Mero eshte hera e dyte qe po censuroni komente.
    Komentojme akoma ne kete se ka qene symbol I rezistences ndaj kucedres NAZI-BERISHISTE..me gjithese kohet e fundit pothuajse ka kapitulluar par ate se vertetes

    E kam thene shpesh qe berisha eshte kriminel I lindur por eshte I sinqerte dhe viktime e atyre qe e komandojne per cerek shekulli me pult nga mbrapa.

    Berishovic eshte kriminel por jo fajtor

    Fajtori nr1 eshte diplloamcia euroatllantike qe akoma mbron kete fantazem.Dalja disa here e antishqiptarit dhe antiamerikanit Will Rajerson gjasme duke sulmuar berishen me PAMBUK ne vend qe te kerkoje arrestimin e tij e ben ate fajtor

    FAJTORI NR 2 eshte edi rama qe jo vetem ka ulur brekut por shohim se ai qenka bere transeksual I tredhur

    Fajtori nr 3 eshte mentori cerekshekullor ultra-berishian Elez biberaj qe ka komanduar banden kriminale te tropojes dhe e komandon dhe sot.Admistrata amerikane duhet ta investigoje kete anti-amerikan islamik
    ——————-

    PJESA E PARE
    ====================

    “Huffington Post”: Berisha, djalli i keq që u mbrojt nga Uashingtoni

    Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja
    Me librin e tij, “Shqipëria Moderne”, këshilltari i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, ia ka dalë që të nxisë kureshtjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilët duan të dinë më shumë për Shqipërinë postkomuniste të viteve “90-të, si dhe rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndihmën e saj për ngritjen e një sistemi pluralist. Në një intervistë dhënë për “Huffington Post” Fred Abrahams, shprehet se SHBA-të ka bërë një gabim të madh në Shqipëri në fillimet e demokracisë shqiptare. “Një gabim fatal i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”, shprehet Abrahams në intervistën e tij dhënë gazetarit Nick Robins-Early duke vijuar më tej, autori shprehet se Berisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit: i vendosur, njeri që dinte të artikulonte mendimet, i fortë, dhe me njohuri të mira të anglishtes., SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djallin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre. Kam folur me shumë zyrtarë amerikanë në atë kohë dhe ata më thonë Mendoj se ishte një gabim shumë i madh, për shkak se ndikimi i SHBA në Shqipëri ishte shumë i madh dhe ata mund ta mbështesnin Berishën, por mund të hiqnin vija për të kufizuar pushtetin e tij. SHBA nuk e bëri këtë dhe Shqipëria po e vuan akoma këtë gabim sot”, shprehet Abrahams për “Huffington Post”.

    PJESA E DYTE
    ===============================

    Le te shohim PERGJEGJSITE E “TROPOJANEVE” ne shkaterrimin e kombit shqiptar
    Per dijeni tropoja nga nje krahine qe u zhvillua me shume ne kohen e enverit u be zona qe u dogj me shume ne kohen e tropojanit Sali…shikoni vetem moshen en varrezat e tropojes dhe nuk ka nevoje per koment
    Le te kujtojme profecine e Nolit
    Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane
    Elez Biberaj.
    Ne kohen qe njerzit e tij qe u arratisen ne vitet 50 ne Jugosllavi ishte e modes qe per te mos kthyer mbrapa Rankovici duhej qe I arratisuri te vriste ndonje kufitar apo ndonje kuader ushtrie apo partied he ka dyshime qe ka ndodhur dicka e tille.Por ajo qe e ben kete antishqiptarin me te madhe ishte se u be promoter I dekomunistifikimit ten je kufome dhe kurre nuk foli per pajtim kombetar ose investime nga amerika.
    Sali Berisha
    Eshte e kote qe te flasesh per kete monster pasi Athina & Beogradi ate qe nuk e arriten per qindra vjet e arriten duke “kenduar” kunder komunizmit…Nuk ka litar,oqean dhe fuci bitumi te laje krimet e tij.
    Mehmet Elezi.
    Nqs se ka dy gjera qe urrej enver hoxhen eshte se zbuti keto kafshe si Mehmetelezi duek I prure ne tirane..dhe I coi korentin te shpia ne gop te somes deh sot nuk paguajne energjine e xhaxhit.thjeshte nje nga figurat qe emeton ndyresi
    Azem Hajdari
    eshte kryemostra e demokracise se kaloi nga sigurimi shtetit ne banden antishqiptare te elez biberajt dhe me vone ne mafjene droges dhe armatimit..nje felliqeisre qe ershi nga rruga dh u VRA SI QEN RRUGESH.
    Abedin Mulosmani.
    Ne historne e tij “atdhetare” dikush ka shkruar nje hara-kiri per te:””””Ne vitet 60’ kreu nje akt heroic duke prere kabllin e nderlidhjes qe kalonte ne Adriatik midis shqiperise dhe italise ne fund te detit…””” eshte cmenduri te mendosh qe nje person te kryeje kete akt terrorist pa patur mbeshtetje nje shtet te fuqishem..le te kuptohemi..nqs do kishin vrare psh enver hoxhen ose te pakten tentative per atentat do ta quaja hero

    Besnik mulla Mustafa
    Ky kelysh I institutit te marksizem leninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME
    MAL BERISHA.
    Per fat ky eshte nnje aliazh I TROPOJANO-LACJANIT…nuk ka lacjan qe nuk e di se ky ishte nje hafile sigurimi dhe bythlepiresi me I madh I PPSH te asaj kohe…se cfare ka bere duhen rroman ti tregosh..por Fakti qe eshte akoma ambasdor ne Londer qe edhe pse ka poshtruar zyrtarisht kryeministin (fallco) Edi Rama dias here tregon se tropojanet jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi sa te jene gjalle dy “doktorret” Saliu ne Shqiperi dhe Elez biberaj ne Amerike qe jane antishqiptaret me te medhenj ne historine e shqiperise..
    ERZEN BRECANI
    Nuk ka bere vaki ne globin tosor qe nje ushtarak I larte policie te shkruaje keto DELIRIUME
    Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bën thirrje për rrëzimin me dhunë të Edi Ramës, të cilin e quan edhe hitler
    Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë. Ne që dikur studentë të ‘91 shembëm diktaturën enveriste, do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët,” shkruan Breçani
    ALBAN DEGA
    Nje tropojan I amerikarizuar,symbol I atyre qe I lepinin menderen Enver Hoxhes dje dhe jane kthyer ne vampiroide qe hajne veten e tyre,E keqja eshte se ne Amerike nuk e besojne dhe do ngelet nje I kuq “ kinez’I lyer me arome biberesh.
    VELLEZERIT HAXHIA
    me ne krye IZETIN jane bere ca qaramane televizive dhe internet…Kujt I duhen keto deklaratat e tyre se berisha eshte kriminel…..kete e di e gjithe bota dhe vete Obama…puan eshte se keto baby-2 metroshe duhet te organizojne nje SIX NAVY per egzekutimin e perdhunuesit te tyre bashke me NIPAT E HAKLAJVE..dhe jot e qajne si prostitute qe I ka shkerdhyer bossi I tyre

    Ja vlen dhe nje here te themi se kush I beri varrin shqiperise dhe vete tropojes tyre
    Pse duhet arrestuar Sali krimineli ??
    PSE NUK FOLI KURRE ELEZ BIBERAJ PER KETO KRIME HITLERIANE TE BERISHES
    – 4000 mije te vrare ne 1997
    – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
    – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
    – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
    – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
    – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
    – sabotimi I UCK
    – furnizimi me nafte te Milloshevicit
    – shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
    – fronezimi janullatosit
    – lejimi I varrezave te ushtareve gerk sipas vorio epirit
    – genocide ndaj haklajve
    – zhdukja e remzi hoxhes
    Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egekutuar.
    Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??

    Mblidhuni zoti Mero te pakten 10 intelektuale dhe drejtohuni me nje memorandum KONGRESIT AMERIKAN troc fare:

    Zoterinj…vini prangat berishes tuaj..ose na ktheni permendoren e enverit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje