Të vrasim "Anjezën" brenda vetes!

21 Qershor 2016, 20:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Anjeza Shabani është realisht një produkt monstruoz i kohës sonë. Një vajzë me ambicie përtej mundësive, që bën gjithçka të arrijë aty ku do. Një kolegu im nga Durrësi ka pasur një përballje të gjatë me të kur punonte si gjoja gazetare tek Ora News. Ishte aq e përkushtuar të përdorej politikisht dhe financiarisht kundër tij dhe familjes së tij, sa për një kohë atij ju kthye në një dramë gati personale qërimi i hesapeve me të.

Pastaj emisioni u mbyll nga pronarët e Tv Orës, dhe i vetmi që i doli për zot, duke e quajtur akt politik mbylljen e emisionit dhe mbetjen pa punë të Anjezës, ishte Sali Berisha, postimi i të cilit është ende në Facebook.

Pastaj Anjeza duket se ka vrapuar pas një biznesi tjetër, këtë radhë sërisht pa licencë. Ka marrë para nga familjarë për t’u edukuar fëmijët, ndërkohë që është një monument i njeriut të pagdhendur dhe të frustruar. Mijëra njerëz në rrjet sot e urrejnë dhe për makinat “Porsche” apo fotot e jetës së saj luksoze, por jam i bindur që dhe ato janë fallse. Ajo nuk është jeta e saj, por ajo çfarë ajo do të duket se është, ajo e cila e çon tek mospasja e një kufiri mes të mirës dhe të keqes dhe për të fituar ca lekë.

Anjeza sot është në duart e drejtësisë, dhe ndoshta këtu mbaron historia e saj.

Nga ana tjetër reagimi dhe histeria ndaj dhunës së saj, ishte gjëja më e dhunshme që kam parë ndonjë herë. E kuptoj që është një rast i mirë, të dukesh e kundërta e saj, të dukesh nënë e mirë, apo baba i revoltuar, e kuptoj që cdo gjë është e pagëlltitëshme në atë që ka bërë, por thirrjet masive për ta vrarë , për ta zhdukur, për t’i hequr mitrën, etj. si këto, tregojnë se mijëra “Anjeza” të tjera flejnë brenda nesh, në mendjen tonë, në përvojën tonë, në historitë tona.

Unë vetë nuk mund të jap një recetë se si duhet sjellur ndaj kësaj monstre dhe jam aq frikacak, sa as videon s’kam guxuar ta shikoj ende, pikërisht se jam si të gjithë ju, që do shpërthej e do them “ajo duhet vrarë”. Por kam një adhurim të pamatë për prindërit e djalit të dhunuar, që ndryshe nga histeria e turmës, kanë gjetur kurajo të faktojnë dhunën dhe të shpëtojnë qindra fëmijë të tjerë, që mund të bëhen viktima të rasteve të ngjashme. Ata janë heronjtë e vërtetë të kësaj drame, që duhen “dekoruar”.

Fakti që ne të tjerëve, gjëja e parë që na shkon në mendje, është ta vrasim, do të thotë se kemi të gjithë nga “një Anjezë” brenda vetes, të cilën duhet të vrasim të parën.

Pastaj pas saj duhet të vrasim indiferencën dhe të reagojmë kur shikojmë që një biznes kaq delikat i nevojshëm, jo vetëm të licensohet, por dhe të paratestohet para linçensimit, vepron pa problem sikur të ishte degë e Cambridge-it në Shqipëri. Dhe nuk është fjala vetëm tek liçensa profesionale, por dhe tek ajo fiskale, tek një sërë letrash që të lidhin me formalitetin në biznese të tilla. Dhe këtu janë përgjegjës që nga ata tatimorët e rrugës që të bezdisin dhe për kokoshka, e deri tek Ministria e Arsimit, që nuk ka një sistem identifikimi të këtyre institucioneve, jo vetëm informale, por dhe shoqërisht të rrezikshme. Të hapësh një kafe pa leje, maksimumi mund të dëmtosh buxhetin e shtetit, por të hapësh një kopësht pa leje, apo një institucion edukimi, të drejtuara nga monstra të tilla, prodhon bomba sociale.

Dikush duhet të përballet me ligjin në zonën ku ajo ka vepruar e palicensuar dhe ky duhet të jetë reagimi i shtetit.

Dikush duhet të përballet me ligjin për dhunën e ushtruar mbi atë fëmijë dhe ajo tani është Anjeza.

Ne të tjerët duhet të përballemi me vetëveten dhe ta shikojmë si mund ta vrasim “çdo Anjezë” që fle brenda nesh, si qelizë e dhunës dhe shoqërisë primitive, nga vijmë. Nëse nuk do ishim të tillë, do kishte shumë pak “Anjeza” mes nesh.

28 komente në “Të vrasim “Anjezën” brenda vetes!”

  1. BigBro says:

    “Anjezat brenda nesh” egzistojne pasi askush nuk pret qe do te kete drejtesi per femijen e dhunuar. Te gjithe presin qe Gjin Gjonet ta falin Anjezen dhe ajo te kthehet perseri ne gjirin e shoqerise shqiptare dhe te vazhdoje ciklin e dhunes ashtu si dhe gjithe kriminelet e tjere te ketij vendi.

    1. xen karaduzi holliwoodit says:

      Me kujtohet nje roman (i vogel) i Mark Twain:
      Princi dhe i varfëri ……………
      qe ben fjale per dy djem të vegjël ëndërrojnë për atë që nuk e kanë; njëri, princi të cilit i mungon liria dhe djali tjetër, i varfër, të cilit i mungon luksi. Të dy këta djem kur takohen, në pallatin luksoz të mbretit, ndërrojnë AKSIDENTALISHT rolet dhe bëjnë jetën e ndryshme nga sa ishin mësuar deri në atë çast ta bënin.
      Këta të dy janë Princi Eduard dhe Tomi i varfër. Dhe nis kështu tregimi i një jete plot aventura por me një fund të lumtur për të dy.
      Libri “Princi dhe djali i varfër” i autorit Mark Tuein është një nga kryeveprat e letërsisë botërore për fëmijë….
      =============
      Edhe ne Shqiperi ndodhi nje fenomen i tille pas 1992 qe nga” pabuksa” ne ato vite sot nuk dine sa para kane…

      Prototipi i kesaj semundje e ke emrin
      Shkerdhen Saleh Berishaj.

      Shikoni veprimet e tij si hapet “bythesh” me femra,me makina te shtrenjta,me makina super lluksoze,me udhetime Las vegas-maldive etj etj qe dhe miljardere brez pas brezi nuk bejne te tilla reklama.
      Kurse Princi Shkerdhen dhe principesha Dasara nuk lene rast pa treguar assetet e tyre qe mbajne eren e gerdecit,rruges kombit,albetrolit dhe mikut te tyre ne washingron fazllici me tom rixhin.
      Ka dokumente te mjaftueshme ( vetem donald luleshi nuk i di) qe ne cdo kohe jo vetem monstres berishe por dhe djallit shkerdhen duhet ti vihen prangat.
      Ne krahun tjeter nje tjeter “princ’ ermal ilir hoxha eshte arrestuar para 17 muajsh dhe nuk ka akuza te provuar per droge ..por vetem nje telefonate nga nje prokuror anonim i helmutit gjermanise
      ==============
      Pra shkurt Anjeza nuk eshte vetem individ por eshte thjesht nje fenomen shqiptar i pas 1992 eshte SHKERDHENBERISHIZIMI i rinise shqiptare qe nga nje parti e punes qe kishim kemi perfunduar te partia e sumes e Xenit.
      Si mund te “vrasim” anjezen brenda nesh ,kur per dite 24/24 ore non stop shohim bolet e Xenit neper TV-ra qe po na shtypin..kur shohim sarajet e tij me te medha se te donald trampit dhe ky donaldi rruges elbasanit i lutet vrasesit te 21 janarit ,gerdecit dhe gjithe shqiperise duke i thene
      Please Killer Sali..oh my friend….give me a hope….bizarre

    2. tuci says:

      ndjehem keq me kete lloj justifikimi. Jam plotesisht ne civilizimin e Z.Mero. Eshte “çeshtje” genetike kjo.

      1. arbereshi says:

        Per cfar civilizimi dhe gjeneze e kini fjalen zoteri, per bashkpunimin me Saliun per te sjelle civilizimin e sotshem keta njerez me gjeneze baritore? Apo u civilizuam sepse nuk rame dakort per interesa te ngushta dhe sot sulmojme njeri tjetrin sepse njeri nga te dy nuk mund te jete i civilizuar panvarsisht se vime nga jeta baritore.

  2. gezim says:

    shkrim shum i qelluar. une personalisht di shume raste ku femija rrihet edhe me ke se ai ne video nga nena e vet.jam i sigurt se shum te tjere jan deshmitare sesi femjet ndeshkohen me dhune ne shoqerine tone. kjo do te thote se ka shume ”anjeza” midis nesh

  3. gezim says:

    shkrim shum i qelluar. une personalisht di shume raste ku femija rrihet edhe me ke se ai ne video nga nena e vet.jam i sigurt se shum te tjere jan deshmitare sesi femjet ndeshkohen me dhune ne shoqerine tone. kjo do te thote se ka shume ”anjeza” midis nesh.esht koha te veprojm ashtu si thote Baze ne kete rast

  4. tetanozi says:

    Thjesht bravo Mero.

  5. aqif tahipi says:

    O Mero per fat te keq ne 25 vite shkerdhatokraci eshte qelbur cdo gje . Kjo karja nuk eshte person i rritur as ne komunizem as ne demokraci ligjore ,por pasqyron rritjen fizike dhe mendore te nje personi ne nje sistem te semure si i joni ,keto 25 vite. Ajo si shume te tjere ,ndoshta jeton ne nje shtepi pa leje , mund te jete produkt rural i implantuar shume keq ne qytet ,mund te kete mbaruar nje shkolle duke e blere diplomen ,ka jetuar brenda sistemit te shkerdhyer mediatik shqiptar .Shteti yne eshte ende me breke neper kembe dhe i pafuqishem per te vene rregull ne cdo qelize.Nuk besoj se do jete rasti i fundit por te pakten ,ky mediatizim do sherbeje per te stepur disi te tjeret qe kompleksin e inferioritetit e shfryjne tek femijet .

  6. Pilo Peposhi says:

    Mero , i sakte, godet perseri ne zemer te problemit! Nje big like!

  7. LORA says:

    Nese reagimi shoqeror te duket i ngjashem me mizorine e anjeza shabanit ,mendoj se je teresisht gabim Mero vellai.
    Ky eshte nje regim klithme I nje shoqerie me shume dhembje ne trup e shpirt ,te futur me perdhune ne nje rreth vicioz dhune 26-vjecare prej inekzistences se ndeshkueshmerise se zullumqareve si dhe prej mosgarantimit te se te drejtes per njerzit korrekte me ligjin.
    Ne sot duhet te bertisnim ne kor per pergjegjesit institucionale te lejimit te ketij kopshti pa licence dhe te moskontrollimit te veprimtarise se tij.Ne sot duhet te refuzonim retoriken mjerane te Ministres se Arsimit .
    Nje ushtri e tere njerzish qe paguhen nga taksat tona per te garantuar normalitetin ne tere spektrin e jetes se qytetareve,ti Mero nuk I permend,,,,por I jep vetes te drejte te gjykosh si histerizem revolten e prinderve,qe e kane perjetuar shume rende kete qe pame.
    Ja pse n’a duhet reformimi qilizme I drejtesise qe ndeshkimi te jete I pameshirshem edhe kunder gjallimit te anjezave mbi trupin dhe ndergjegjen e femijeve te se ardhmes se Kombit tone.
    TUNG.

  8. Kinkel says:

    Shkrim perfekt, arsyetim perfekt, veshtrim objektiv. Kur nuk keni interesa personale politike Ju ktheheni ne nje gazetar super. Kur doni te arrini me cdo cmim qellimin e paracaktuar, gje qe Ju ndodh shpesh, dilni nga vetja. Rezultantja eshte qe Ju jeni nje e keqe e nevojshme.

  9. Itali says:

    PO PSE BERISHEN NE KTE SHKRIM PSE??? Kopshte pa leje vetem ne albanistan ndolli kto gjera.

  10. marsela says:

    Ajo qe me beri Te indinjohem Shum esht heshtja e kolegeve\nenpunesve Te saj. Si mind Te rrinin Te heshtura para nje lloj dhune Te tille? Heshtja, po Na vret cdo dit. Jetojme ne nje shoqeri qe nuk esht me e perber nga persona por nga hije qe s din pse jetojne me ne kte vote e do vdesin pa e ditur pse jetuan….pffff

  11. shemi tuci zyma says:

    jane dy gjera, ku Mero kalon kufirin…
    …..”nje mbret burgosi dhe çpronesoj mbretin tjeter kundershtar. Njeri nga djemte merr leje nga i jati dhe vete ne burg.- Eh, mer qen te isha une si babaj do te te kisha futur te piqeshe ne furre. -eh, mer bir ai soj je.Pak dite me vone shkon djali dyte.-eh mer qen , je me fat, se te isha une do te te benja copash e do ngopeshin qente.-eh mer bir ai soj je. pak dite me vone djali trete i kerkon te jatit ca “groshe”
    Perse i do keto leke , e pyet mbreti. Po ja o mbret do vete dhe une ti hedh nje sy atij mbretit ne burg. Dhe baba mbreti i dha nje qesee ca grosje(leke). Mbushi nje trajse me sende ushqimore dhe hyri ne burg. -Mbret, i tha djali, mos u merzit. Ishte fati yt ky qe mund te ishte dhe i babait tim, por do i lutem babait te te trajtojne me mire. Ketu ke dhe pak gjera per te ngrene….-Mbreti ngriti koken dhe i tha: eh mer bir ti je prej fisi. Pasi degjoj mbreti te tre femijte, ne mbremje ne krevat po priste mbretereshen te futej ne shtrat. Sa po ajo u mbulua, mbreti nxori shpaten nga poshte dhe ja shterngoj ne fyt , ape sa filluan ca pika gjaku, dhe e pyeti: si eshte puna me femijte. Ajo me lot ne sy, po, mbret. te parin e kam me furre pjekesin , kur ti vajte per gjah, te dytin me kasapin , kur ti ishe ne lufte, te tretin e kam me ty. Mbreti, i fal jeten duke i a dhene dy djemte mbrapsht me gjithe prona te mjaftueshme dhe riktheu mbretin kundershtar ne pozicionin e para lufte. Flitet per mbreter te vertete e jo nga ato te improvizuarit.
    Keshtu, i nderuar Mero, pyet nenen mbi sojin tend, me te cilen, jam i teri me ty.

  12. Zhelani. says:

    Ne qe po e lexojme kete artikull ku ka brenda nje filozofi brilande na jepet mundesia te shkundemi.
    Te gjithe kemi ndo cik ” anjeze” ne vetevete. Je I nderuar Z. Mero.

  13. Petro says:

    Hapi i pare: Ministria e Arsimt te shkrije Task Forcen, inekzistence per gjithe territorin e vendit, krijuar nga Tafaj (minister) dhe te rikrijoje prane Drejtorive Arsimore Rajonale sektoret e kontrollit qe kishin ne planin e tyre vjetor kontrollin me shume se dy here te instituconeve ne rajonin e tyre.keshtu keta lloje kopeshtesh, po edhe shkolla 9vjecare apo te mesme kane dale jashte kontrollit shteterore.Zot shpetoje vendin tim nga injorantet qe drejtojne, shpesh here edhe qe vijne nga pakicat kombetare qe nuk e shkruajne gjuhen e nenes, packa se kane nga dy tre doktoratura.Kjo ne arsm quhet tradheti kombetare.

  14. Aziz says:

    Shkrim shum i qelluarr, por une problemin e shiqoj ndryshe, dhe faji bie direkt mbi shtetin thjesht nuk ka shtet, dhe te njerzit shfaqet Anjeza. Pse nuk kishte vrasje 25 vite me pare, pse kishte shtet , vrasesi u ndeshkohte nga shteti, skishte hakmarrje a gjakmarrje u hakmerrte shteti. Po sot te gjithe kemi nga pak prej Anjezes, sepse Anjeza shum shpejt do jete e lire, pa do hape perseri cerdhe femijesh se ska shtet.

  15. Tomorri says:

    Bravo Mero Baze qe sensibilizon publikun,por me shume duhet sensibilizuare ajo qe ne i themi ” Cdrejtesi”

  16. Drenicak says:

    Anjeza per dhune ndaj ati fmije ka pas perkrahjen edhe te kolegeve se po ato te kishin kundershtu Anjeza nuk kish pas guxim me ban sjellje shtazarake.
    Po tregoi nje ngjarje solidariteti ne shtator te vitit 1992 ne Skenderaj te Drenices.
    Ishim ne ne tregun e qytetit vijn dikun mbi 5 polic serb te armatosur deri ne dhemb tentojn ta marrin nje te ri qe i perkiste grupit te pare te UCK por qe ishte te pa armatosur .
    Ne treg ishim mbi 300 veta dhe i rrethekojm policet serb ata pasi e kapin ket djalin detyrohen ta lirojn ngafriga sepse te gjithe shqiotaret ju versulem policve dhe pshtoj fjaloshi.
    Me ket po du me than si ka mundsi qe ajo gruaja qe rrinte ulur nuk reagonte per tja qi nanen Anjezes grusht tutive ket indiferentizem spo e kuptoi.

  17. pro.... says:

    ..te gjithe jemi pjese e formatit “Anjeza..”dhe nuk rregullohet asgje duke analizuar vetem ate ..,Sot shoh,se duke analizuar nga politikane ne foltore..dreqesia shqiptare..dhe te gjitha rrugetimet deri ne te ne ,ne ushqehemi me dhune dhe e perçojme ate ..duhen ndryshime ,por asgje nuk perkon me ate qe duam, sepse nuk kane ndryshuar metodat,nuk ka ndryshar politika, ekonomia,nuk ka ndryshuar ..shpirti…

  18. nje_shqiptar says:

    Shkrim i jashtezakonshem. Nje “must read” per cdo shqiptar. Faleminderit Mero

  19. Lpl. says:

    Nuk kemi Anjeze mbrenda nesh por djallin qe vepron ne qenjen tone ne duhet te luftojme djallin dhe armiku i djallit eshte Zoti eshte Krishti qe sheroj shume njerez nga tundimi i djallit ne akoma se kemi zbuluar kush eshte djalli kur ta zbulojme kush eshte djalli dhe te hyme ne lufte me te atehere çdo mengjed qe dalim nga shtepia do bejme ekzorçizem sepse e kemi zbuluar djallin dhe do mundohemi ta largojme dhe neqoftese jetojme me Krishtin do ta mundim por neqoftese perseri fitojne idhujt pasuria fama dhe sekularizmi do ta humbim betejen dhe ka per te na pushtuar perseri djalli me pasoja me te renda sepse nuk kemi imunitet dhe jemi lehte te manipolushem .Sidomos njerezit e sherbimeve dhe efukimit spitaleve duhet te ndjekin ses ben katekizem si ne Evrope qe ste merr kush ne pune po nuk shfaqe sherbese e perultesi e pervuajteri, kurse ne Shqiperi edhte e kunderta arrogance e kapadai me parat e mia sepse te gjithe pa perjashtim jane te pushtuar nga djalli dhe kjo e ben tragjike punen jane shume raste dhune ne familje institucjone kopshte çerdhe shtepi femijet e tjere athere duhet vaksina qe ilaqi te luftoje djallin se ne smundemi se na ka lodhur nuk munde te kunderpergjigjemi se na ka rene imuniteti dhe ndihma vjen nga Zoti qe ka sjell birin e vete me na çliruar nga djalli Krishtin , nuk ka ilaq tjeter mos u lodhni kot Snjezen e zbuluan kamerat por njeriu duhet ta zbuloje vete se çfare ka ne zemer dhe mos te fshihet ne hipokrizine e tije .

  20. MENDIMI*** says:

    Sa Te Drejt Ka “TFG”!
    Anjeza Eshte Mostra qe Qendron nga Ana Tjeter e Banakut ne Perballjen Tone me te Perditshmen.Por me e keqia eshte se keto sjellje jane ne masen masive ne istitucionet private.E pra, ketu qendron dhe kultura jone si “sunit”.
    Nje shembull i thjesht qe te kuptohemi:
    Kutu edhe per te varrosur njeriun Tend,duhet te Shkelesh mbi Varrezat e eshtrat e te tjerve”qe te arrish tek destinacioni qe te kane caktuar”,
    A ka me gjest c’njerzor se kaq?!
    Po po je i detyruar ,sepse bashtia nuk ka rruge vend ku te ecin njerzit ,ku rrespekti i njerzve “te ikur” duhet te ishte ne MAKSIMUM.
    Ti Mero ben thirrje qe NE mos te sillemi keq me Anjezen?! dmth qe te mos reagojme ne masa ekstreme?!
    Gjene e pare qe duhet te thoshe do ishte:TE GJITHE KUNDRA ANJEZES!
    E dyta:Te gjithe kundra Ministrise se Arsimit!(sepse ketu qendron e gjithe siklecka).
    U BEJ LUTJE E STERLUTJE!TE GJITHE KUNDRA ANJEZES!
    JU LUTEM LEXUSEVE TE TEMA,HARXHONI 1 ORE KOHE NGA DITA JUAJ DHE TE JEMI MIJERA E MIJERA DITEN QE ANJEZA DO BALLAFOQOHET ME GJYKATEN!
    —BEJENI PER INAT TE “TFG”—

  21. "Horri i Bulevardit" says:

    Heroi i vertete i kesaj ngjarjeje te dhimbshme, eshte babai i djalit, qe me vetpermbajtjen e tij, beri ate qe ne sot te denojme fajtorin e vertete. Se nje mospermbajtje e tij, duke e marre ne dore vetgjyqsine, do te bente qe opinioni te denonte babain e pafajshem dhe te ngrihej ne piedestal kjo monster, do te ngriheshin shoqatat e grave dhe do te bertisnin dhuna ndaj gruas e tjera si keto.
    Per kete ai baba meriton respektin, ai eshte heroi, qe nuk u manipulua nga vetgjyqsia, porna tha, Ligji eshte ai qe te jep respektin dhe drejtesine.
    Shkurt ndihmoi ne mosmanipulimin e nje populli.

  22. sami says:

    po Mero je burre i mencur . ,
    me pelqeu shume shkrimi yt dhe gjithmone artikujt Tuaj i lexoj me nje fryme . por shteti duhet te reagoje tashme jo vetem kunder kesaj mostre apo hijene qe ma ka shpifur ne ate programin Alarm me ate te qeshuren histerike vend e pa vend por dhe ndaj atij oficeri policie qe mbulon zonen ne fjale ku banon mostra , atij polici bashkiak , atij administratori bashkiak , atij inspektori tatimor bashkiak dhe rajonal atij oficeri shish e sa e sa struktura te tjera shteterore qe paguan shteti per te mos ndodhur kjo ngjarje qe ka tronditur gjith opinionin publik. Ah Mehmet Sheh cohu dhe shih cfare ndodh une e di se cfare do te bente ai po te ishte gjalle per kete ngjarje…….

  23. A.R. says:

    Jo ka shume anjeza mes nesh, por çdonjeri prej nesh e ka nje anjeze brenda. E bardha dhe e zeza – keto dy polaritete te kunderta gje bashkejetojne ne njeriun qe fle ne hipnozen e thelle kolektive.
    Karl Gustav Jung – zvicerani i mrekullueshem, qe si pak te tjere zbriti ne thellesi te paeksploruara te mendjes njerezore; e nenvizonte me kembengulje kete.
    Kur pergjate gjyqit aspak te ekuilibruar (arbitrar, do te thoja) te Nyrembergut, ky njeri i mençur, nuk ra ne gracken e denimit me urrejtje te zyrtareve te Reich-ut III, shoqeria ne menyre masive iu versul madheshtorit Karl Jung, duke e etiketuar “simpatizant te Nazizmit”. Me vjen per te qeshur. ?
    E paten kuptuar ate njeri te madh aq sa shumica e shqiptareve kane kuptuar ata njerez qe gishtin e vene tek plaga e vertete, qe s’eshte Anjeza Shabani, por shoqeria e pergjumur, e pavetedijshme, e dhunshme shqiptare.

    PS. Klikoni emrin tim! ?

    Andrea Radi

  24. Atros says:

    Pata rrezik dhe hapa videon dhe dy orre pas dridhesha i teri dhe lotet nuk i ndala dot kur pashe gjithe ate dhune mbi nje femije vetem 3 vjetesh.

    O Zot si ka mundesi te ushtrohet dhune fizike dhe psikologjike ne me te pafajshmet qenie qe egzistojne mbi toke Femijet……Zot merr hak per ta!

  25. kush kuceder viqidoli vrau edison durden ?! says:

    Ndalni turrin o trima internet..beni pak pushim dhe mos harroni krimet shteterore qe jane shume here me teper se ky rasti privat

    Kush e vrau femijen Edison Durden ne gerdec ?
    ku eshte tani banda kriminale e berishajve me ne krye heroin e gerdecit shkelzen berisha qe ka bere 1 miljon here me shume krime se anjeza

    shikoni kush eshte banda jo vetem berishajve por dhe banda e drejtesise me shtirgen fatmira hajdari nje cope katnare librazhdi qe po I del ne krah vrasesit te burrit atij fare burri qe erdhi nga rruga dhe u vra si qen rrugesh

    Gjyqtarja Fatmira Hajdari,
    njihet ndryshe si bashkëshortja e heroit ndyresire të demonkracisë të ndjerit Azam Hajgari. Si gjyqtare u emërua pas vdekjes së bashkëshortit dhe ushtron prej vitesh punën e gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Karriera e saj në këtë fushë, është ngritur bazuar në shumë procese penale dhe civile. Ajo njihet edhe si gjyqtare penaliste, por, prej disa kohësh ka kaluar si gjyqtare pranë seksionit civil. Gjatë ushtrimit të detyrës, ka gjykuar shumë procese të rëndësishme, ndër ata rasti “Basha” për afatet e hetimit të dosjes nga prokuroria. Gjykimin dhe pafajësinë e shtetasit Arben Isufi nga Fieri i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, dënimin e Aldo Bares dhe shumë procese të tjera.

    Gjyqtarja Shefkije Demiraj, prej disa vitesh është transferuar si gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, nga ushtrimi i kësaj detyrë në Tropojë. Transferimi i saj është bërë pas vitit 2005 dhe është pjesë e gjyqtarëve penalist të kësaj Gjykate. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, ajo ka qenë kryesuese apo edhe anëtare e trupës gjyqësore, ku janë dënuar disa nga të pandehurit e “bandës” së Lushnjës, dënimin e britanikëve për akuzën e “pedofilisë”. Ndërkohë, njihet edhe si motra e dy vëllezërve të vrarë gjatë vitit 1996-’99 në Tropojë, që dyshohet se i kanë vrarë familja Haklaj.

    Avokatët e familjarëve të viktimave: Vendimi çnjerëzor

    Mbrojtësit ligjor të familjarëve të viktimave të Gërdecit, me anë të një deklarate shprehen dje indinjatën e thellë dhe zhgënjim njëkohësisht për rrëzimin e pa shoqëruar me argumentim ligjor nga ana e Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, të akuzës kryesore ndaj të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit që ishte vrasje në rrethana të cilësuara të 26 personave. “Drejtësia dështoi në mbrojtje të drejtës së jetës, e garantuar kjo, jo vetëm nga Kushtetuta dhe legjislacioni i brendshëm, por edhe nga neni 2 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pas katër vitesh nga tragjedia,, pas 200 seancash nga të cilat rreth 100 dështuan për paaftësi të gjykatës në menaxhimin e pjesëmarrësve; pas marrjes në pyetje të rreth 300 dëshmitarëve; pas shqyrtimit të dhjetramijëra faqesh provash shkresore; pas mbajtjes pezull të opinionit publik për rreth 3 vjet rresht, gjykata e Tiranës zhgënjeu”-thanë avokatët. Sipas tyre, me vendimin e dy ditëve më parë drejtësia shkeli haptazi edhe një standard tjetër, atë të hetimit të plotë e të gjithanshëm për vendosjen përpara përgjegjësisë së autorëve të vrasjes në rrethana të cilësuara të 26 viktimave, mes të cilëve gra dhe fëmijë. “Gjykata nuk ngurroi të dënonte disa të akuzuar për shkatërrimin e pronës nga pakujdesia, ndërkohë që si me dashje indirekte apo edhe nga pakujdesia ishte shkaktuar dhe vrasja e viktimave. Kujtojmë se i njëjti mekanizëm ngarkon përgjegjësinë edhe për humbjen e jetës së viktimave të 15 marsit 2008. Neglizhimi për të argumentuar pafajësinë e të pandehurve për vrasjen e 26 viktimave të Gërdecit jo vetëm që është i kundraligjshëm por edhe çnjerëzor”-thanë avokatët, duke akuzuar Gjykatën, se kurseu dorën e drejtësisë duke mos i prishur të gjykuarve komoditetin e masës me “arrest shtëpie”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje