Gjashtë të diplomuar të Shkollës së Magjistraturës, kanë bërë sot publike një fakt skandaloz. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në kundërshtim me ligjin e Shkollës së Magjistraturës, ka bërë përzgjedhje me short të pesë gjyqtarëve që duhet të emërojë, duke injoruar detyrimin ligjor dhe duke përfshirë në këtë proces dhe vetë presidentin e Republikës.
Për të gjithë ata që duhet ta kuptojnë çfarë ka ndodhur, kur KLD vendos të emërojë magjistratët si gjyqtarë, në bazë të nenit 20 të ligjit për Shkollën e Magjistraturës, duhet të respektojë parimin e klasifikimit cilësor, d.m.th bazuar në pikët që kanë magjistratët, bazuar në rezultatet e tyre. KLD dhe Nishani kanë “rishkruar” një ligj të ri me votimin e tyre në KLD, dhe e kanë hedhur në short për emërimin e magjistratëve.
Pra, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, përfshi dhe “garantin” e Kushtetutës, Bujar Nishani, për interesa tërësisht personale dhe politike, kanë ribërë një ligj të ri me votimin e tyre, duke shkeluar haptazi ligjin në fuqi dhe procedurën e zgjedhjes së gjyqtarëve, që buron nga një detyrim ligjor. Ky detyrim ligjor është zbatuar çdo vit dhe nga kjo KLD dhe nga ky president, pasi i konsideronin gjyqtarë të tyre.
Ndryshimi filloi sivjet, kur KLD dhe Nishani janë nën presionin e betejës për “vendet e rezervuara” në drejtësi dhe ku mendojnë se derisa kanë akoma kontrollin mbi KLD, të bëjnë emërimet e veta, ashtu siç dëshiron PD.
Skandali i dytë i KLD është se deri në këto momente, nuk ka përcaktuar as kuotat e kandidatëve studentë, për gjyqtarë për vitin shkollor 2016- 2017. Duke mos përcaktuar kuotat për studentët magjistratë destinuar për gjyqtarë, KLD në të vërtetë me vetëdije është duke krijuar boshllëk në përgatitjen e gjyqtarëve të rinj, duke lënë Magjistraturën pa studentë në shtator, meqë ajo nuk është më nën kontrollin e Nishanit.
Duke qenë se Shkolla e Magjistraturës me draftin e ri kushtetues, kthehet në një institucion të parashikuar nga Kushtetuta, Nishani dhe KLD e tij aktuale, tentojnë ta zhbëjnë atë, me aq sa kanë mundësi, duke shkelur haptazi ligje që kanë të bëjnë me infrastrukturën juridike në Shqipëri.
Në të dyja rastet, veprimet e shkeljes së ligjit janë haptazi të frymëzuara dhe të udhëhequra konkretisht nga presidenti i Republikës, i cili duket se është dhe ideatori i këtyre shkeljeve. Si për të ilustruar zullumet e tyre, sot Gjykata Kushtetuese urdhëroi rikthimin e ish- kryeprokurores Ina Rama në detyrë, çka i takonte me ligj, por që refuzohet prej katër vitesh nga Bujar Nishani, nën diktatin e Sali Berishës.
Pra, e përbashkëta e gjithë këtyre akteve, është se institucioni më i lartë i drejtësisë dhe presidenti, shkelin haptazi ligjet për interesa politike dhe nga ana tjetër udhëheqin fushatën kundër reformës në drejtësi, duke kërkuar vende të rezervuara.
E spostuar kjo situatë në debatet që bëhen për reformën në drejtësi dhe në këmbënguljen e PD dhe Nishanit për “vendet e rezervuara”, ky gjest është kryearsyeja përse shumica nuk duhet të dorëzohet, për të krijuar vende të rezervuara politikisht. KLD e sotme dhe presidenti, të cilët janë një lloj “rezervati politik i PD”, po dëshmojnë se jo vetëm gjërat që u takojnë, por dhe gjëra që nuk u takojnë, por që mendojnë se i kanë jashtë kontrollit të tyre, po i sabotojnë duke shkelur haptazi ligjin. Ai po bën emërime gjyqtarësh me short, ndërkohë që duhet të zbatojë ligjin dhe të bëjë klasifikimin e tyre sipas ligjit. Po saboton Shkollën e Magjistraturës, duke mos çuar aty kuotat për studentë, vetëm se i mendon ata si njerëz që do të zëvendësojnë ushtarët e tij në drejtësi. Ai shkel haptazi Kushtetutën dhe detyron Gjykatën Kushtetuese të marrë vendim kundër tij, vetëm se e urdhëron Sali Berisha të mos rikthejë në punë ku i takon ish- kryeprokuroren e shkarkuar edhe para përfundimit mandatit, vetëm se tentoi të hetonte krimin e djalit të Berishës në Gërdec dhe pastrimin e parave nga vajza e tij me Fazlliçin.
Dhe të mendosh tani që ky president dhe partia e tij, duke kërkuar vendet e rezervuara, do të jenë luajalë dhe do të bashkëpunojnë për të emëruar dikë me 94 vota për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Emërimeve, është thjesht një iluzion.
Nga pikëpamja ligore, këto shkelje të hapura të ligjit, të diktuara vetë nga presidenti, janë të tilla që ai meriton të shkojë para gjykatës, por nga pikëpamja politike, kur shikon se kush po bllokon reformën në drejtësi në emër të “vendeve të rezevrua”, e kupton se është thjeshtë një betejë për të ruajtur KLD dhe Nishanin si “rezervatin e PD në drejtësi”. Dhe siç dihet, në një rezervat kafshët mbrohen dhe ushqehen për të shërbyer zotërinjve. Përveç rasteve fatkeqe, kur duhen dhe për objekt gjahu.
Si komentuesi Stefani , jane thuajse te gjithe shtazet e PD-se ,
ata jane lumpeni i shqiptareve. A nuk eshte L.Basha nje
felliqesire e tille , qe kerkesave ligjore te Bashkise Tiranes,per
te cdemtuar materjalisht shkaterimet e prones publike , nga
gjasme protestuesit e shqerise civile,
u pergjigjet si rrugac i neveritur , me zhargonet e kastraveceve?!
Kjo qe ka ndoshur duhet ta vere para pergjegjesise president nishani, Parlamenti dhe shumica atje me shumice votash te mund ta shkarkojne kete president loder ne duart e berishes dhe familjes se tij, per shkelje ligji dhe te kushtetutes, kete do duhet ta bej kjo shumice sot ne pushtet/
Presidenti duhet të shkarkohet se ka shkelur kushtetutën, dhe tjetri duhet zgjedhur me REFERENDUM.
Nga Populli.
Boll me këtë president antishqiptar dhe të njëanshëm.
Presidenti duhet të jetë mbi partitë. edhe nëse ka qënë i angazhuar në ndonjë forcë politike, me marrjen e detyrës së presidentit duhet të zbatojë vetëm kushtetutën.
E kanë bërë më parë Mojsiu e Mejdani por këta pd-istat kurrë nuk i qëndruan besnik kushtetutës, vetëm vodhën dhe e kthyen presidencën në fole për interesat e tyre. Të lumtë pena për shkrimin!
Pse nuk ka reagim ligjor nga mazhoranca per keto qelbesilliqet e sakatit Nishani?
Dakord, o Mero, por si t’ia bëjmë ne që kemi një kryeministër i cili, në vend që të bëjë çmos për ta futur reformën në parlament sa më shpejt, merret me ekipin e kombtares, thua se ky u shpall kampion i Europës. Shqiptarët nuk futen në qytetëtimin europian me ceremonira të tilla false e qesharake por duke ndëshkuar ato që kanë abuzuar për vite me rradhë me pushtetin. Dhe këtë gjë ky karagjoz duhet ta kishte bërë qysh në krye të herës. Ky lloj kryeministri po na neveritet përditë e më shumë me show-t e panumërta mediatike për çeshtje fare ordinere.
Ku jane ata te organizatave qe na cane trapin te liqeni per shkuljen e dy pemeve (Qe nuk u shkulen) ?! Pse nuk dalin tani e ta detyrojne ate qe ka zaptuar presidencen te jape doreheqjen??!! Ai ka shkulur gjithe drejtesine nga themelet !
PD gjithmone ka besim se ata qe jane ne pushtet pas tyre jane njerez me dinjitet dhe nuk do meren me futjen ne burg te Nishanit, Berishes & Co.
PS ka pas e do te kete kompleksin e inforioritetit per te kaluaren komuniste.
Paradoksi Shqiptar: Ne PD jane gjithe spiunet e PPSH-se e njerez te nomeklatures; Ne PS jane njerizit qe besojne te nje e ardhme ku e drejta fiton.
Konkluzioni: PD eshte perhere e fituar edhe pse e Pacipe! PS: parti me njerez te frustruar!
Mbyllja: Ikni o Shqiptar sa me shpejt nga ai vend paradoksal. mos beni gaf te merrni armet se fiton gjitnje injoranca e paciperia!
Zgjidje? S’KA
mori vesh e kush s’e mori, nishani masken e çori. se gatuan disa pika, kishin frike nga amerika. por u ngeci nje valvule, u be luli porsi pule. s’jane shkaqe por sebepe , turpin e paçin per vete. lakuriq ne sy te botes, u thartuan si pune e bozes. lufte e ftohte ka filluar, shqupi duket i marruar. me armiq imagjinar, per bunker mbajne nje qilar. mbajne mbledhje , protokolle, deputetet ne llogore. askush nga rreshti te mos dale, se saliu e ka hale. te denon nena parti, si olldashi behesh fli. kalojn vite e dekada, e ky popull tash u msua, paskesh qene e gjate genjeshtra, qelbesirat na mashtruan. europe , dy gishtat lart, ishte motoja shqiptare, hapi pare qe u ndermor, pjestar ne lidhjen arabe. shume mashtruan , shume u tallen, kta bandite te koduar, peng shqiprine ne vite mbajten, ne qeli duhen çuar.
Une nuk e di c’fare votoj ne parim mazhoranca, por ne qoftese kjo shkon ne Parlament, ajo duhet te heqi 2/3-tat si opsjon dhe ta ktheje ne 5/3-at sic ishte. Opozita nuk po bashkepunon keshtu qe pse lini ne fuqi ate qe ajo nuk do te miratoj ?!?! Do jete dhe SHUME E VESHTIRE me vone po u miratua Reforma qe te kryehet me 2/3-ta. Eshte bllokim.. Persa I takon ketij fenomeni me Shkollen e Magjistratures, eshte egzaktesisht ajo qe quhet “VENDET E REZERVUARA”. E gjithe KLD-ja tani jane te zgjedhur politike nga partite (99%Demokratja) dhe ata duke shkelur Kushtetuten bejne zgjedhje per “VENDET E REZERVUARA”.. Hidhet short.. Nuk shihen rezultatet.. Doni VENDE TE REZERVUARA ?!?! Kjo eshte !! Problemi eshte qe as Presidentin dhe as KLD-ja nuk ka kush ti kontrolloj kompetencat qe po thyejn ligjin. Shkelje e hapur e ligjit dhe asnje institucjon ligjor nuk e kontrollon dot ose ta pyes e ti japi shpjegim. Prandaj me Reformen ne Drejtesi asnje klase politike ose asnje I perzgjedhur politik nuk merr dot vendime duke thyer ligjin. Kjo Reforme eshte Amerikane.. Jo Edvin Rama, por kush te doje ta marri pushtetin ne dore neser, me kete reforme askush politikisht nuk I nderhyn dot. Blushi, jam me ty kur thua qe populli duhet ta votoj Presidentin.. Klasa politike duhet cmontuar nga vendimarrjet qe I takojn popullit. Nje president qe zgjidhet nga politika, eshte politik.. Ne draftin e Reformes, fusni qe dhe presidenti te zgjidhet nga populli..
Kishte votuar edhe Yll Manjani si Gjin Gjoni dhe kapter Bujari
From: [email protected]
Date: May 12, 2016 at 1:00:11 PM
BUJAR NISHANI – KRYHAJDUTI I SHQIPERISE
– Pasi e vodhi Presidencen po orvatet te na vjedhe e sakatoje edhe Shqiperine…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Se pari, Mafia politike qe e zgjodhi Bujar Nishani President te Shqiperise e beri me vota te vjedhura e te trafikuara.
Se dyti, Bujar BNishani i ka vjedhur Shqiperise postin e Presidentit te shtetit shqiptar duke vepruar ne cdo hap si President i Partise Demokratike te Shqiperise dhe jo si President i Republiks se Shqiperise.
Se treti, Bujar Nishani ka shperdoruar postin e Presidentit te Republikes se Shqiperise duke e kthyer Presidencen ne nje strehe per militante dhe fanatike te Partise Demokratike te Shqiperise.
Se katerti, sot Bujar Nishani doli hapur kunder Kushtetetues se Republikes se Shqiperise duke u hequr shtetasve te saj, qytetareve te drejten per te protestuar kunder Mafias se sterkorruptuar te drejtesise ne Shqiperise qe eshte kthyer ne nje kancer me qindra metastaza, ne nje kuceder me qindra koke qe po mban peng te dotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.
Se pesti, Bujar Nishani jo vetem orvatet tu heq kete te drejte per protesten paqesore ku nuk u shkel nje fije bari e nuk u demtua as nje krah fluture por edhe rolin dhe funksionin e avoaktit te hajduteve dhe kusareve ne drejtesi qe e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflig , ku edhe vete Nishani ka konaket e tij te trasheguar nga gradat, ofiqet dhe shperblimet e pushtuesve turq per familjen e gruas se tij Karaosmani- Osmani i ZI, dhe sherbimet e saj ndaj Portes se Larte.
Bujar Nishani nuk eshte hajdut… Me qendrimet dhe veprimet e tij ai eshte kthyer ne kryehajdutin e Shqiperise pasi u ka vjedhur dhe po perpiqet te legalizoje me deklarata prej Goodfatheri i Mafias politike shqiptare demokracine, te drejten e shprehjes se lire dhe te drejten e protestes paqesore.
Me rolin e tij prej protektori e tutori te Mafias kusare e vrastere te krye mafiozit Sali Berisha, me mbrojtjen e Shkerdheneve e Argitave, te Gjin Gjoneve dhe Adriatik Llalleve, te Zagarnjoreve e togave te zeza te bera zift nga kusaria dhe vrastaria, te Fullaneve e Ulajve….
Bujar Nishani nuk eshte thjesht hajdut.
Bujar Nishani eshte kryehajduti i Shqiperise.
Deklaratat e tij te sotme jane nje klithme e nje kryehajduti per tu dhene kuraje e nxjerre nga paniku Mafian politike te Berishes dhe Bashes perballe uraganit te Reformes se Drejtesise qe do tu jepte fund hajnise masive, kusarise, banditizmit dhe vrastarise masive te saj dhe vete Nishanit si nje ushtar mjeran i saj.
Cila eshte zgjidhja!?
Kuvendi i Shqiperise me procedure urgjente te shkarkoje nga detyra Bujar Nishani per shkelje flagrante te Kushtetutes dhe rrenim te demokracise shqiptare!.
Pasi e vodhi Presidencen po orvatet te na vjedhe e sakatoje edhe Shqiperine!
Mision i pamundur si per Nishanin edhe per Berishen!
.
Leter pa Zarf per Ambasadorin Lu
” VENDET E ZGJEDHURA” PREJ SHQIPTAREVE…
dhe nje pyetje virtuale per Ju
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Them virtuale sepse Sali Berisha dhe Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre!
Shkruaj virtuale, sepse as kryekryetari i PDSH-se, i Presidences, i Prokurorise se Pergjithshme, i Gjykates SE Larte, I SHISH-it, i Gjykates Kushtetuese, Sali Berisha dhe telalli i tij Lulezim Basha nuk paraqiten asnje e-mail ose deshmi te shkruar per opsionet e Ambasadorit tone te nderuar ne Tirane Z. Donald Lu per Reformen ne Drejtesi.
E sic thonin latinet : Parlam Volam, Scriptum Manent, pra fjalet i merr era, e shkruara mbetet!
Nese i marr si te verteta fjalet e telallit te Berishes, Basha per ” Vendet e Rezervuara “do ju drejtoja me gjithe respektin qe meritoni vetem nje pyetje ambasadorit tone amerikan ne Tirane, Zotit Donal Lu:
A jeni betuar Ju Zoti Ambasador mbi Kushtetuten tone “Ne populli, Me popullin, Per popullin” apo mbi Kushtetuten e Sali, Bujar, Adriatik, Bedri, Visho, Xhezair … Impunitetit:
“Ne Saliu, me Saliun, per Saliun” te kesaj ” Bande te Gangstereve” ( The Times” London- UK ) dhe te ” … Kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” ( The New York Times” USA ), te ” Njeriut Shtet” dhe Zotit Impunitet qe shkruan e Vulos vet Sali Berishes!?
Nese Presidenti i Amerikes ka” vende te Rezervuara” qofte edhe ne Gjykaten ose prokurorine me te fundit te SHBA- se atehere edhe ne Shqiperi le te behet e njejta gje!
Nese ka nje demokraci per SHBA-ne e BE-ne dhe nje demokraci me standarte te tjera ” Good enough for Albania” ( e mire boll per Shqiperine!? ) Zoti Ambasador, shqiptaret e kane zgjedhur ate qysh para 25 vjetesh me kushtrimin plebishitar:
E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
E duam Shqiperine si Ameriken demokratike!
Keto dhe vetem keto jane ” Vendet e Zgjedhura” te shqiptareve!
………..
Faleminderit!
Sent from my iPhone
Dhe mqs ra fjala edhe per kryeministrin tone te nderuar. A e pate o njerez dje ne kryeministri si e lexonte fjalimin e tij edhe ne italisht duke injoruar perkthyesin deri ne ekstrem. Ku ishte ceshtja, qe fjalet e tij nuk ka perkthyes qe ti perktheje, duhet vete origjinali. Cfare perbuzjeje e shemtuar, ka te drejte Andi Bushati kur thote qe ky eshte nje narcizist i semure. Cfare paaftesie, a thua se e kemi zgjedhur kryeminisrin per te perkthyer, per shef protokolli e ku di une se cfare sepse praktikisht ai vec Kryeministrin nuk po ben, sigurisht se po rezulton totalisht i PA AFTE. Cfare ZHGENJIMI ky njeri ……
si komentues I hershem I Temes do kisha deshire te shihja nje artikull qe te bente fjale per 3 VJETORIN E FITORES SE 23 QERSHORIT.
shohim me lemeri se jo vetem kauza NR-1 e votuesve per arrestimin e berishes per krimet e perbindeshme te 21 janarit-gerdeci–remzi hoxhes-4 mije te vraret ne 1997 e mijra krime te tjera. eshte tradhetuar dhe perdhosur..por shohim se eshte berisha qe me pincat e ilir metes dhe Donald luse e kane tredhur ate qe eshte kthyer ne RAMORTJA E RILINDJES
jo vetem kaq por pushteti paralel I berishes si me poshte:
PUSHTETI PARALEL I SALI MONSTRES:
1-PRESIDENTI
2-K/PROKURORI
3-KRYETARI SHIKUT
4-KLD
5-KLSH
6-70% E ADMISTRATES
7-VOA E ELEZ BIBERISHES
8-VATRA
9- GJYKATAT SHQIPTARE
10-DONALD LULUSHI
11-HELMUTI ALEMANIES
12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
14-KALI TROJES ILIR MUTA
15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
tregon se impotenca e edi rames dhe hipokrizia kozmike e Donald luve jane me te keqia se vete krimet e berishes…biles dekriminalizimi I Edi-LU-METES duke I marre doren monstrave 2B eshte me keq se pushtimi nga turqit ne shekullin e 15-te
Gezuar 3 vjetorin e fitores se 23 qershorit 2013 qe u kthye ne menxyren me te madhe per te gjitha kohrat..thjesht nje perdhosje kombetare mbi viktimat dhe jetimet e tyre
GEZUAR 3 VJETORIN ZOTI MERO SE SHQIPERIA NA LA URATEN..
TE KENI TE FORTE EDIRAMEN, DONALD LUL BASHEN DHE ILIRMUTEN SI KALE TROJE
*-urojme ta botoni komentin ose mos ta vononi 2 dite si disa te tjere