A e forcon Bashën në PD, përballja me SHBA?

28 Qershor 2016, 21:20Editorial TEMA
A e forcon Bashën në PD, përballja me SHBA?

 

 

Nga Mero Baze

Për herë të parë pas katapultimit të tij në krye të PD, tre vjet më parë, Lulzim Basha është përballur zyrtarisht kundër, me qëndrimin zyrtar të SHBA. Sot ai ka bërë një nga ato gjestet diletante që bëjnë politikanët provincialë, që duan të fshehin prishjen me SHBA, duke i treguar ambasadorit të SHBA në Tiranë, se ai tani e tutje raportet i ka direkt me Uashingtonin dhe jo me ambasadën e SHBA në Tiranë.

Ky qëndrim është i ngjashëm me qëndrimin që Berisha ka mbajtur ndaj çdo ambasadori të SHBA në Tiranë nga viti 1995, me të cilët konfliktohej dhe pastaj hapte fjalë se “kishte ndërhyrë në Uashigton ta hiqnin, se nuk shkonte mirë me të, për arsye personale”.

Lulzim Basha filloi të bëjë të njëjtën gjë shumë shpejt.

Tani pyetja është: A e forcon Bashën përballja kundër me SHBA, apo e dobëson atë?

Që t’i japësh shpjegim këtij trendi proamerikan, ose antiamerikan në PD, duhet të kuptosh çfarë e ka bërë dhe çfarë e mban Bashën në krye të PD. Nëse Lulzim Basha do ishte një i zgjedhur normal në PD, përmes një gare të pranuar dhe demokratike dhe nëse nuk do të ishte defaktorizuar dita ditës nga Berisha si kukull e tij, kjo analizë do kishte kuptim. Pra ne do të ishim duke analizuar tani se a e forcon apo e dobëson Lulzim Bashën përplasja me Uashingtonin.

Problemi real që ka Lulzim Basha tani, është se atij nuk i merret seriozisht as përplasja me Uashingtonin, por i rifaturohet Berishës.

Në gjithë analizat që bëhen në Uashington, Basha vizatohet si çunak nën presionin e Berishës, që nuk bën dot asgjë pa lejen e tij dhe natyrisht, as reformën në drejtësi. Të gjtiha manovrat e tij të deritanishme ishin në këtë funksion.

Nëse Basha do t’ia kishte dalë të kishte formuar një profil pavarësie deri tani, përplasja e tij me Uashingtonin në këto momente do të ishte interesante të analizohej, pasi përmes saj mund të dedektoje frymën “pro”, apo, “antiamerikane” në PD.

Berisha duke qenë një lider sundues në PD, ka mundur të mbajë të bashkuar PD dhe kundër SHBA, duke shpikur skenarë dhe duke ekstremizuar situatën sa herë që ka qenë në rrezik. Basha nuk e ka këtë fuqi. Nëse ai do ishte sot kryetar real i PD dhe do të bënte këtë që bëri kundër SHBA, natyrisht nuk do kishte mbështetje, ose së paku do kishte nja dhjetë deputetë që do t’i thoshin: Nuk kemi më punë me ty në këtë parti.

Fakti që ai nuk është, kryetar real, ka bllokuar këtë proces, dhe të gjithë, përfshi dhe ata që nuk janë dakord me Bashën, e shikojnë atë si veten e tyre, si një prej skllevërve të Berishës brenda PD. Ky është dhe çmimi që të gjithë palët, përfshi dhe SHBA po paguajnë për mbylljen e syve ndaj zgjedhjeve fiktive në PD, dhe ndaj vizitave të ambasadoit Lu në dy zyra brenda ditës, edhe tek Basha edhe tek Berisha. Fjala vjen, unë nuk e di çdo të kishte ndodhur nëse Olldashi do ishte kryetar i PD, por di që do kishim një zyrë kryetari dhe një përgjegjës që do merrte përsipër gjithçka. Kurse tani, të gjithë e shikojnë tani betejën e Bashës me SHBA, si një diktim nga Berisha. Dhe Basha, në vend që të jetë i përçmuar, është i keqardhur në PD.

Është kjo arsyeja që edhe pse Basha formalisht po mban një qëndrim të ashpër kundër SHBA, askush nuk e merr seriozisht dhe brenda PD. Të gjithë e dinë që këtë e bën Berisha. Dhe Berishën e kanë pranuar, edhe si antiamerikan.

 

15 komente në “A e forcon Bashën në PD, përballja me SHBA?”

  1. we people says:

    ARTIKULLSHKRUESI ESHTE LARG NE KOHE DHE HAPSIRE.
    Dyshja kriminale bash-berishe duket qe kane nje mbeshtetje te fuqishme ne Amerike.
    Nuk eshte sekret te thuhet se Republikanet (DINASTIA BUSH) jane berishiste te betuar pasi ca kokrra prej tyre jane “take care” nga berisha kurse Demokratet kane nje perkrahje te vobekte per Edi RAMEN…
    KY NE FAKT ESHTE THELBI I KATASTROFES 25 VJECARE NE SHQIPERI

    NE MINIATURE KJO U DUK NGA VIZITA E ERDOGANIT PARA DY VJETESH NE SHQIPERI I CILI VURI KUSHT PER NDIHMAT…DEBONI GULIN NGA SHQIPERIA ..BIZNESET DHE SHKOLLAT E TIJ…KUR KY I FUNDIT KA PASURI MARRAMENDESE DHE JETON NE AMERIKE..KU JETON DHE FAZLLICI I LULIT NE WASHINGTON DHE NICK GAGE I BERISHES NE NY.
    per kenaqsi te lexuesve te Temes ndiqni tre materiale qe nuk kane nevoje per koment..qe tregon se si thonte nje komentues dje: BERISHA DHE LULJA E TIJ eshte problem i amerikes se sa i shqiperise

    1————————
    Mbështetje për Shqipërinë dhe Kryeministrin në Kongresin Amerikan
    “Kryministër Berisha faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës”
    14 qershor 2013 21:28

    REKLAME “DIRTY JOB” PER BERISHEN NJE JAVE PARA VOTIMEVE TE 23
    Kongresmeni Dana Rohrabacer, përfqësuesi republican i Kalifornise në fjalën e tij kushtuar Shqipërisë shprehu falenderim për vendin tonë dhe kryministrin Berisha që i cilesoi miq besnike te Amerikes.

    Parë në këtë këndvështrim, në gjykimin e Rohrabacher SHBA është mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe Kryministrit Bisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë.
    “Amerika mund te jetë veçanërisht mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë. Kohët e fundit kur SHBA kishte nevojë për vende të gatshëm për t’u ofruar azil anëtarëve të MEK, të bllokuar në Irak, Kryeministri Berisha ra dakord për të pranuar 210 anëtar të atij grupi – shumë më tepër se çfarë ishte i gatshëm të merrte çdo vend tjetër. Ajo ishte një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që ata njerëz nuk do ta harrojnë shpejt. Kryeministrit Berisha iu desh kurajo e vërtetë për të bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta, është e rëndësishme të dimë cilët janë miqtë tanë. Kryministër Berisha faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës”, mbylli fjalimin e tij kongresmeni amerikan
    “”””””””””””””””””””””””””””
    2——————————-
    Hetim pagesës 80 mijë USD për foton e Ramës me Obamën
    17 Qershor 2013 – 11:57
    Kongresmeni amerikan, republikani Dana Rohrabacher dhe miljarderi tropojan Sahit Muja, i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA të nisë hetimet për foton e Edi Ramës me presidentin amerikan, Obama. Gazeta ka zbuluar letrën, e cila është publikuar dhe në website-n e kongresmenit në adresën: http://rohrabacher.house.gov/press-release/rohrabacher-calls-investigation-compromise-federal-election-law-albanian-politician. Sipas kongresmenit, objekt i hetimit duhet të jetë “një komplot i mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet e financimit të fusha
    Tiranë, 17 qershor – Kongresmeni amerikan, republikani Dana Rohrabacher, i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA të nisë hetimet për foton e Edi Ramës me presidentin amerikan, Obama. Gazeta ka zbuluar letrën, e cila është publikuar dhe në website-n e kongresmenit në adresën: http://rohrabacher.house.gov/press-release/rohrabacher-calls-investigation-compromise-federal-election-law-albanian-politician. Sipas kongresmenit, objekt i hetimit duhet të jetë “një komplot i mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet e financimit të fushatës amerikane”. Anëtari i Kongresit të SHBA hedh dyshime për burimin e financimit të dy biletave të blera nga një shqiptar që punon në SHBA si shofer limuzine. “Çështja përfshin blerjet e dy biletave 40000 dollarëshe nga një mbledhje fondesh në San Francisko për Presidentin Barak Obama, të mbajtur më 12 tetor 2012. Këto bileta janë blerë nga Bilal Shehu, një shofer limuzine shqiptar, dhe gruaja e tij. Megjithatë, gruaja e tij nuk mori pjesë në këtë ngjarje. Në vend të saj, bileta është përdorur nga Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste shqiptare. Në këtë rast, Rama pozoi me Presidentin Obama për një foto, të cilën ai tani është duke e përdorur me mashtrim gjatë fushatës së tij zgjedhore, për Kryeministër të Shqipërisë”, thuhet në letër. Ai hedh dyshime mbi burimet e këtij donacioni. “Është e dyshimtë nëse familja Shehu mund të ketë ofruar të paguajnë 80.000 dollarë për të marrë pjesë në një ngjarje të fushatës, apo për të fluturuar nga shtëpia e tyre në Nju Xhersej, për në Kaliforni. Nga erdhën këto para?”, shkruan Rohrabacher. Fotografia ku kreu i PS-së pozon me Presidentin amerikan, po përdoret sipas kongresmenit në fushatë elektorale, ndërsa sipas tij Rama si një shtetas i huaj nuk duhet të ishte donator i fushatës për mbledhjen e fondeve të Barak Obamës. “Shtetasve të huaj si Rama nuk u lejohet të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane dhe kontributet e pastruara të fushatës nëpërmjet dikujt tjetër janë gjithashtu krim. Këto kontribute të dyshimta mund të jenë gjithashtu pjesë e një skeme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, një aleat i NATO-s”, shkruan kongresmeni. Rohrabacher vijon në letrën e tij, duke thënë se me foton e Ramës me Presidentin Obama kemi të bëjmë me një mashtrim. “Nënkuptimi i një marrëdhënie me Presidentin Obama është mashtrim. Nëse është marrë një burim të hollash nga jashtë, për të kryer foton, kjo do të thotë se ligjet në SHBA janë shkelur. Nëse fotografia rezulton se është duke u përdorur për të sugjeruar një marrëdhënie të vazhdueshme, po bëhet një mashtrim mbi popullin e Shqipërisë”, shkruan Rohrabacher.

    Kongresmeni Rohrabacher është kryetar i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit për Europën, Euroazinë dhe kërcënimet e reja.

    3……………………….

    “Zoti Rama njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara Dana Rohrabacher ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë, jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty”- tha kryeministri.
    Kryministri saliBisha ka kërkuar transparencë edhe për paratë me të cilat Rama po ndërton vilën e tij 57 metra të gjatë.
    “Po ndërton një vilë 57 metra të gjatë, një pallat tjetër ke në pajë, s’ke deklaruar një qindarkë, nga vijnë paratë që ndërton vilën 600 mijë euro, nga vijnë paratë që ndërton pallatin 5 katësh. Këto nuk janë personale janë publike, je i detyruar të thuash shqiptarëve nga vijnë paratë. Kam 20 vjet, vijoi më tej kryeministri, dhe me rrogën dhe kursimet e mija kam arritur të blejë një apartament 125 metra katrorë. Kjo më mjafton, por edhe po të mos më mjaftonte, kaq ishin paratë e mija”- theksoi SERBerisha
    edhe nje here berisha & lulja e tij jane probleme te amerikes sepse shqiptaret ne fakt kane pranuar te trajtohen nga miqte nen nivelin e nje kolonie klasike dhe nen nivelin e vilajetave te perandorise osmane…
    e vetmja gje qe kane ne dore shqiptaret dhe sidomos media eshte te pakten te ruajme dinjitetin te thone te verteten..jemi me keq se te pushtuar nga armiqte..se jemi te poshtruar nga miqte…25 vjet nen pushtimin nazi berishist jane me teper se shume..

  2. Ben Dibrani says:

    A ja vlen me analizu Bashen?

  3. LORA says:

    Lojrat me kryetar real apo fiktiv ne stanin shqup-s jane vetem petku (ALIBI)qe fsheh thelbin e perpashkimit solid te asaj bande rreth krim kuserimeve dhe antishqipatrizmit te tyre te pashoq; shtet dhe komb rrenues.
    Vojtja me e madhe e Popullit Shqiptar eshte se kusaro-kriminelet shqup-sa jane dominues ne politike jo si produkt I votbesimit te shqiptareve,por si produkt agjenturash antishqiptare ,i mbylljes totale te syve dhe vesheve te kodosheve ndrkombetare dhe I ca kurvlliqeve te se Majtes.
    Vetem garantimi I shenjterise dhe paprekshmerise se votes sovrane,i nxjerr zgupthi nga skena keta barbare.

  4. andromeda says:

    Shumë gjatë e ke tjerrur, o Mero, punën e Lulit. E vërteta është më e thjeshtë- Luli, si vasal i bindur i sulltanit Sali, është zhytur këmbë e kokë në aferat e pista të qeverisjes 8 vjeçare të PD. Si i tillë fatet e tyre janë të lidhura pazgjidhshmërisht, ndaj Lulin ngado ta vërtisësh, do mbetet sherbetori i bindur i maçokut plak. Nuk mund të bjerë njëri pa e marrë me vete tjetrin.

  5. petrit sula says:

    Si vdiq Olldashi se makina e tij nuk kish asnje te gervishur ?

  6. majlinda says:

    kjo analize do te thote ne fund qe: deputetet e PD-se nuk do e tradhetojne berishen ? dhe bashen do e tradhetonin ? fakt eshte qe basha dhe berisha mendojne njesoj te dy, sepse kane te dy probleme me drejtesine, per pasurite, per krimet qe kane bere, jane njesoj, dhe ne kete rast analiza duhet bere qe pjesa e shendoshe ne PD do duhet me ptajeter ta tradhetoj edhe berishen edhe bashen, nese duan qe ky vend te kete drejtesi, dhe te mos pranojne ne heshtje qe meqenese berisha eshte antiamerikan dhe ata ti shkojne pas kavallit te tij. kjo duhet bere, dhe qellimi i kesaj analize kjo duhet te ishte,

    sot Z Mero, gazeta juaj eshte me artikuj shume te dobet, duke filluar me Lobonjen apo Artur zhejin, ata e kane personale me edi ramen dhe analizat e tyre jane qe te te vuj per te vjell, me fal.

  7. Bedri says:

    Ti Mere flet sikur je gazetar i Washington Post ne Shtepine e Bardhe dhe i di te gjitha gjerat.
    Asgje nuk di ti. Mbeshtetja amerikane per Berishen eshte e pa pare. Kush udheheqes shteti do rikthehej ne pushtet perseri pas asaj qe i ndodhi Berishes ne 1997? Asnje. Ishin amerikanet ata qe e sollen serish ne pushtet. Prit sa te behen zgjedhjet ne Amerike, ishalla fiton Trump dhe flasim bashke pastaj.
    Edhe nje pyetje te fundit kisha une: Kur te vdese Saliu, me cfare do merresh ti o Mere?!

  8. uliksi says:

    analizen tende do ta plotesoj Mero…SHBA mund ta mirekuptoje situaten dhe presionin ne te cilen mund te ndodhet Basha brenda partise se tij, por vetem nje gje nuk mund te fale…Basha nuk mund tja hedhe duke thene “me detyruan te tjeret te dal kunder SHBA”…ekziston edhe instituti i doreheqjes…keshtu qe per sa kohe eshte formalisht (apo edhe de facto) kryetar, pergjegjesia eshte edhe e tij individuale…megjithate ne fund te fundit secili i ben llogarite vete se cfare do te thote te dalesh kunder politikes zyrtare te SHBA dhe cfare pasojash mund te prodhoje kjo…ketu vleresimet jane shume te larmishme dhe pse jo subjektive…per sa kohe qe administrata Obama nuk artikulon ndonje “sanksion” konkret…

  9. QYTETARI OPTIMIST says:

    Nese shqiperia eshte sote ne rrugen per vendosjen e demokracise dhe shtetit ligjor, eshte merite e SHBA, pore klanet pro dhe kunder Berishes, jane evidente. Eshte ky moster, fatkeqesi kombetare , qe po e sjell verdalle, shqiperine dhe shqiptaret, vetem kure te ngordhe ky qen plak, do shpetojne shqiptaret edhe tani qe ska pushtet qeveritar, tek pd, ben ligjin dhe luli eshte kukull. Ben ate qe i thote kriminel berisha. Le te mbajane shprese tek disa konngresmene qe po perendojne dhe qe e kane mbeshtetur berishen, pore dielli nuke zihet me shoshe, se kushe eshte berisha e dine me mire shqiptaret dhe kete dota tregojne edhe ne zgjedhjet e arcme. Ndersa shpresa e lulit qe i kundervihet ambasadorit , te SHBA zotit LU, dota mare pergjigjjen mbas disa ditesh. Prandaj le te vazhdojne te sabotojne e prishin mqesine me Ameriken, se sa dotu vleje lekura. Ketyre antishqiptareve, su behen merak, per demin qe mundet ti sjelle popullit, armiqesia qe po tregojne ndaj qeverise amerikane, demi eshte per popullin, pore diheni o sali krimineli se as ty e as lulit, qe eshte tellalli yt, sdo tja fale populli, nese vazhdoni te kundershtoni, miratimin e rreformes dhe ti kunderviheni SHBA.

  10. Lu + L = Lul udbashi k/m 2017 says:

    Pa u thare mire boja e ketij shkrimi doli sot ‘TRIMI I JUTBINES” dhe tha troc:
    Nuk e rruaj fare dhe nuk leviz nga neni 88.
    Kjo do te thote se reforma e drejtesise eshte nje tragjikomedi qe po luhet keq..
    Eshte nje lloj me votat e hedhura “te gabuara” ne maj 2011 kur mengeperveshuri Arvizi nga nje ane dukej se ishte me Edi ramen ..diten………..KURSE NATEN E DRIDHTE ME LUL UDBASHIN.
    pra po perseriten votimet e Tiranes vecse kete here “miqte” i kane thene LULIT si yll ne ngjitje te kapet pas nenit 88…..HORROR se kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
    Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    RADIOSKOPIA E NJE KRIMINELI PLAY BOY

    Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i ElbasAnit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..
    Zoti Mero ju ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull
    “Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic”
    Duke e lidhur me zhvillimet e sotme nuk e di ai qendroni akoma atyre akuzave apo keni ndryshuar.
    Ne qofte se keni ndryshuar mendim duhet ti kerkoni falje shqiptareve se i keni mashtruar per 8 vjet me rradhe dhe Prokuroria shqiptare por dhe ajo amerikane duhet t’ju marrin te pandehur se keni akuzuar jo vetem qitetarin Basha por dhe “amerikanin” Me origjine serbo-boshnjake Damir Fazllic
    Ne qofte se NUK keni ndryshuar mendim duhet te demaskoni mazhorancen dhe ambasaden amerikane qe po tolerojne nje super kriminel gangsterr dhe po behen pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe politikes shqiptare

  11. Boraku says:

    Nje thenie e vjeter thote; po e lyeve shkopin me m…t nuk ke nga t’a kapesh më,se bëhesh pis; edhe Sala edhe Luli per pak koh,jo shum, nuk do gjejnë më rehat se po tradhetojne interesat kombetare,dhe do ishte mire te hynte ligji “per tradheti te larte ndaj atdheut” ne fuqi se ka mundesi te jen dhe tradhetar,por shum shpejt do te jene te braktisur nga koha dhe populli.Jet te gjate SHQIPERIA DHE USA dhe GJERMANIA dhe bravo i qoftë Donald Lu,shum i sakte dhe kembengules. Tani po hapen themelet e demokracis se vertet dhe me pas do hidhet betoni dhe me radhê ndertimi dhe kompletimi.me beton nenkuptohet prona private siç e ka gjith perendimi dhe jo ai ligji i qelbur 7501 i Saliut. Dhe me vjen per ate Alibeajn se e kam dhe kusheri, e ka gjith fisin te pushkatuar dhe nuk e ngren zërin, duhet te jete i pari per reformen, per pronat,se kan patur gjith fierin te tyre dhe t’a shkaterrojn 7501 komunist

  12. sdf.ghjsdfl;kgsdf says:

    e;orojgtledrgjlksdfmseorghjosidrfgnolskdfnjgl;

  13. fatrmir shehaj says:

    Basha i ka te lidhura kembe e duar dhe nuk flet me mendjen e tij!

  14. pogradeci says:

    po ik o mut, ti mut do bosh analize , mut ti mut basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje