Pritje në shtëpinë e “xhelatit”

30 Qershor 2016, 21:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një prokuror amerikan me origjinë shqiptare çeli pritjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë në “Pallatin e Brigadave”. Ishte i veshur me kostum tradicional shqiptar, në mos gaboj i Tropojës, dhe theksoi se ishte i lumtur që do të shërbente si prokuror i SHBA në Tiranë. Me një shqipe të lavdërueshme, ngarkuar me aksentin amerikan, ai shpjegoi se si ka arritur të bëhet prokuror në SHBA dhe sa krenar ishte që tani shërbente në vendin e origjinës së prindërve të tij.

Ky ishte dhe fjalimi i vetëm i programuar nga Ambasada për të ftuarit. Dhe të ftuarit dihet kush janë: Politikanët kryesorë të vendit, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ose si të thuash, gjithë auditori i reformës për drejtësi.

E gjithë kjo më kujtoi një ngjarje nga kujtimet e Spartak Ngjelës për Bllokun dhe Enver Hoxhën. Bëhej fjalë për Manush Myftiun. Djali i tij, Agimi, ishte një tip liberal mendjehapur, që tallej me Enver Hoxhën dhe ishte nën shoqërinë e njerëzve që flisnin kundër regjimit, përfshi dhe djalin e Mehmet Shehut. Pasi Bashkimi ishte arrestuar, Enveri kishte thirrur për një darkë në shtëpi Manush Myftiun me gruan. Nexhmija i kishte ulur në sallon dhe u kishte thënë se shoku Enver po bënte dush, por vinte për 5 minuta. Dhe u kishte vënë një kasetë me këngë popullore ta dëgjonin. Pasi u këndua një refren, kaseta pushoi dhe filluan të dëgjoheshin dëshmitë e Bashkim Shehut në burg, ku tregonte se shpesh rrinte me Agim Myftiun. Të ftuarve ju tha pështyma në grykë. Pastaj dëshmia pushoi dhe vazhdoi kënga. Në derë u shfaq shoku Enver i qeshur. U ul sikur nuk kishte ndodhur gjë dhe i pyeti si janë me shëndet. Herë pas here i ftonte të hanin dhe i pyeste:

-Si e kam Gimçen?

Nuk e di sa e vërtetë është si skenë, por po citoj kujtimet e Spartak Ngjelës për atë kohë. Por ajo që dukej tek pritja e Ambasadës ishte afërsisht kështu.

Në shesh të gjithë bënin sikur nuk e kishin mendjen tek prokurori që foli dhe që ua zuri pijen në fyt. Sapo mbaroi fjalimin ai, Sali Berisha iku i pari. Bëri kujdes ta shikonin sa më pak njerëz dhe u largua. Pas tij, siç e do rregulli, menjeherë dhe Lulzim Basha.

Ambasadori Lu, i cili shamngu daljen në tribunë, por u nxori para një prokuror, priste i veshur alla kubanezçe në fund të oborrit. Ilir Meta duket haptazi i mërzitur me të për shkak të raporteve të këqija personale. Me siguri konflikti i tyre do të shkojë deri në Uashington. Ka ndodhur kështu dhe me një paraardhës tjetër të zotit Lu. Nuk pranoi ftesën e ambasadorit  të bisedonin pak mënjanë. Ju largua thuajse me mospërfillje. Me sa duket punët mes tyre nuk janë mire prej kohësh dhe beteja mes tyre është në Uashington dhe jo në “Pallat të Brigadave”.

Edi Rama nuk ishte, se gjendet në Stamboll dhe socialistët janë të padukshëm, kur mungon ai.

Të tjerët nuk kishin çfarë bisedonin, përveç humorit që zhbironte origjinën shqiptare të atij prokurorit, që prishi darkën  dhe parashikonin se Berisha deri pasnesër do t’i gjejë doemos ose një dashnore, ose një lidhje të vjetër me Kristaq Ramën, ose me trafikun e drogës këtu.

Nëse do të detyrohesha të jepja përshtypjet nga pritja e Ambasadës, do të thosha se ajo ishte e ftohtë në mes të këtij të nxeheti të qershorit. Por ishte e vërtetë. Ngjante si një pritje në shtëpinë e xhelatit, ku fjalimin e mbante ai që e urrenin të gjithë, por që bëjnë sikur e duan: Prokurori amerikan.

16 komente në “Pritje në shtëpinë e “xhelatit””

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Na eshte merzitur Likja..?!?! Helbete..

    1. rruc bala says:

      po ti o Mjero, a ishe bere mize e fluturoje te ajer te shihje te gjitha keto??

  2. niko says:

    Historia e Metes me Washingtonin eshte e shkruar qarte ne dosjen e droges qe ka DEA(Drug Enforcement Administration).
    Ndersa historia me Shqiptaret eshte e faktuar me ze e me figure.
    https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

  3. Bilali says:

    Do e nise me Bilalin, mero

  4. Olsi says:

    Ia ke fut kot mero.

  5. Pilo Lala says:

    Ngjela flet kodra mbas bregu.
    Enveri te jepte uje ne shoshe.
    Nuk kishte nevoje te bente gjerat padashur, ose rastesisht, se nuk kishte kohe per te humbur.
    Sa per djalin e Myftiut, ne darke pinte dhe bente propagande kunder Enverit, por ne mengjez cohej, shtrengonte koburen, dhe denonte njesoj
    si ata te “egrit”.
    Sado qe te hiqen sikur gjoja kane luftuar sistemin, i hanin frutat sistemit, dhe pastaj e peshtynin.
    Nje fjale i foli Enveri Mehmetit per djalin qe shoqerohej me Kadarene, dhe i biri nuk doli ta takonte 6 muaj, se e hiqnin nga Blloku.
    Keta ishin bythpambuket e Bllokut, baballaret e te cileve ishin luan te luftes kunder Pushtuesve.

  6. xhelal says:

    I madh je Mero!

  7. Tarrasi says:

    Po qe se Reforma, behet vetem per te denuar Berishen e te tjere te inkriminuar, ju kam dhjere me ne Reforme.
    Reforma duhet bere qe te filloje te krijohet shteti i se drejtes qe do ti sherbeje kujdo.
    Ne te kundert, per njerezit e thjeshte, drejtesia do te vazhdoje te jete nje iluzion …

  8. loni says:

    Dridhe Like se na fike

  9. Lennard says:

    Shume interesante.A thue do bahet gja per kete Popull?

  10. Pal says:

    O Tarrasi, po edhe ty mund te ta rrasin, ne se je ne banden e hajduteve qe kane vjedhur kete vend. Reforma duhet te denoje gjithe te
    korruptuarit dhe natyrisht qe ghyqtaret do te mendohen mire e nuk do te bejne pazare me drejtesine.

  11. ALBAN DEGA says:

    Fakte jo vetem mendime

    CFARE NUK DINE PER POLITIKANET TANE !?

    …. Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    GJYSMA E SE KEQES

    Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet sshqiptare!
    Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare..!?
    Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
    Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
    Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka
    PPPSH ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
    Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !

    TREGU NXJERR CDO GJE NE TREG

    Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
    Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
    Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
    Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
    Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!

    E PABESUESHMJA PARA 37 VJETESH…

    Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
    Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete ajo njoftonte se ish- KGB- Ja sovjetike kishte nepermjet Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar nje pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
    E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?

    FOTOT DHE FILMI QE NDRYSHUAN BOTEN

    A keni degjuar per fotografite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
    Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
    Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
    Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
    Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
    Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
    Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!

    PO SOT ?

    Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
    Sot ne hapesire numerojne rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete!
    Pjesa e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se
    Per publikun kjo. Po per institucionet sspeciale?
    Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
    Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
    Te gjithe pergjojne te gjithe!
    Secili pergjon secilin.
    Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
    Dine edhe cka dime ne per vetveten…
    Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
    … Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
    Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te Virgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te Drejtin dhe as te pakorrupturshemin….
    Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
    Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.

    JEMI KU JEMI SEPSE JEMI ATA QE JEMI!

    Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
    E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
    Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
    Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshkat!

    PLASI … JO PESHKU…. PJESHKAT!

    Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e Fatos Nanot, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
    Hajde p… jeshka me lesh!
    Hajde p… jeshka pa lesh!
    Paguan Paria e Tiranes, paguan PPPSH-ja me parate qe ua kane vjedhur, me gjakun qe ua kane derdhur, me lirine e demokracine qe ua kane tredhur, me litarin e impunitetit dhe korrupsionit qe ne qafe ua kane hedhur….!
    Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
    Edhe Nanen e Nanes e te Babes, Memedheun e Atdheun tone te bukur!
    E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!

    1. Arban Trungu says:

      Behet shume zhurme e madhe, sikur kjo reforma ne drejtesi do t’i zgjidhe hallet e dertet e Shqiperise. Kam merakun se do te vije puna si e malit qe u mbars dhe polli nje mi.

      Ne te gjithe ate miriade satelitore e teknologjike, nuk duhet harruar HUMINT, qe ka pas qene dhe eshte i (e) pranishme qe ne kohe te diktatures, te tranzicionit e me tej.

      Nuk po e zgjas, sepse ti Alban i Deges ke aq aftesi per ti kuptuar gjerat.

      PS: Te jep pershtypjen se ke harruar (kuptohet, pa dashje) ate kryeministrin aktual.

  12. prokuror aspirine ,si ekspertizat e FBI per 21 janarin says:

    Mbasi lexova kete editorial te zoti Mero mund te them se eshte shkrimi me I dobet qe kam lexuar pas Gerdecit dhe le ti marrim me rradhe gjerat
    1
    Ky avokati qe po na vjen me kostum kombetar eshte vecse nje aspirine qe po na e dergojne gjasme per te sheruar Kancerin shqiptar metastazat e te cilet filluan ne 2 prill 1992.
    As me shume e as me pak ky avokat po vjen si ekspertizat e FBI per 21 janarin 2011 me te cilen SaliBisha fshiu prapanicen me to.Edhe atehere zoti Mero bente artikuj ‘sensacionale” se gjoja erdhen prangat per vrasesit nazi-berishiste kur ne fakt ato ishin vetem per te shuar ndonje revolte popullore .
    2
    Ka kohe qe Mero po e tregon veten enverofag dhe nqs Spartak Ngjala ka nje fare te drejte te “kryqzoje” enver hoxhes shqiptaret e tjere sidomoa intelektuale miq te Meros qe kane bere palle ne kohen e enverit si kadareja qe kishte privilegje me shume se byroja politike..nuk duhet ta ‘mallkoje” me shume se te burgosurit e Qafe Barit apo te Spacit.Kete e kam dhe per komentuesin ketu lart Alban Dega qe perfqson hordhite e turbo-komunisteve Tropojane qe ne vite 90 nga sume-ferkues te xhaxhi enverit u ben Pit Bulla te rejersonit dhe elez biberit
    3
    Historia qe tregon artikull shkruesi me Agim Myftiun eshte pak ta quajme Harakiri te Takut & Meros.Duke qene se jam pothuajse moshatar me keto Spartakngjelat,Tos lubonjat.agimyftiun,bashkimehmetshehun mund te them se vitet 70 ishin nje epoke qe jo vetem ne Shqiperi por ne gjithe boten pati nje levizje te fuqishme rinore.E thene ndryshe ishin pjekur kushtet qe qe ai brez qe bene Luften e Dyte Boterore duhet ta linin stafeten pasi bota po civilizohej.keshtu qe dhe ne Amerike France Itali krahas modernizimeve te kohe sidomos Televizion ishte nje risi e ri qe solli krahas nje zhvillimi te jashtzakonshem kulturor por dhe nje fare degjenerimi te frikshem.
    Pikerisht kjo situate jo e zakonte erdhi ne Shqiperi ku krahas nje fryme te re boterore sidomos ne aspektin e transmetimeve televizive,kishte dhe nje ambjente mesjetar sidomos ne zonat rurale.
    Vitet 1971-1973 do mbahen mend si vitet e liberalizimit & novatorizmit biles ne fjalimin e Matit 1972 dhe biseda me Agim Meron enver hoxha deklaroi se brezi I luftes dhe ai vete duhet te dilte ne pension dhe ti linin stafeten brezit te ri..deri sa arrti te deklaronte se Jenini rinies te ndegjoje muziken e huaj dhe mos I ndaloni….Pikerisht ne kete hapsire kohe u vu re jo vetem liberalizim por dhe nje fare degradimi.Mbaj mend disa femije te bllokut por dhe bllokmene arrten ne nje fare mosbindje deri dhe ne tallje te renda ndaj enver hoxhes,luftes ncl dhe rindertimit vendit..pra ajo menxyre qe ndodhi ne 1991 do kishte ndodhur ne 1974 sikur enver hioxha ti linte te lire keto takngjelat,gimmyftite,toslubonjat,bashkimshehleret,kadarenjte dhe baballaret e tyre.
    Absolutisht nuk dua te mbroj enverhoxhen por ti themi gjerat sakte per ato qe kemi jetuar dhe menduar atehere dhe sot.

    4
    Sot kur shikojme qe Djalli I Salibishes shkerdheni sillet se kaubojs ,I behen filma holliwwodi ka prona dhe pasuri te pabesueshme ,kur shikojme nje mazhorance qe po ben nje tradheti kriminale qe mori voat popullore per pranga berishe sdhe eshte ky I fundit me lulen e tij qe po merr pushtetin tani afer
    Kur shikojme qe nje ambasador i shtetit me te fuqishem qe po kerkon votat e Reformes si lypes neper rruget e Tiranes..Kur shikojme qe Amerika zyrtare po na dergon kete Avokat si aspirine per te sheruar kancerin berishian..kur shikojme qe Mero & Taku nuk kane cfare ti bejne Djallit Berishe dhe preferojne te ushqehen me kockat e enver hoxhes per cerek shekulli..atehere duhet te nderrojme kerkesen ndaj shtetit amerikan dhe botes perendimore>

    Ju lutem mos na sillni avokate dhe prokurore por na sillni nje vapor me mjeke psikolloge sidomos psikiater pr te vizituar jo vetem qeveritaret dhe deputetet por dhe drejtuesit e mediave duke perfshire dhe Meron.Nuk do benit keq qe ti vizitonit dhe ato zyrtare ne Washington & Bruksel qe merren me shqiperine qe ne vend ti vene Parngat berishes tyre na servirin per 25 vjet kockat e enver hoxhes si vampiroide.

    Pra ju lutem nderkombetare dhe gazetare
    mos na servirni akoma kockat e enverit por vini prangat Sali matherfuckerit ..

    Mos na sillni “ekperte” qe do perfundojne si ekpertizat e FBI te 21 janarit apo si ai eksperti per Kosta Trebicken qe dhe me budallai ne shqiperi e ka kuptuar qe ishte nje “deleted” per te mbrojtur bolet me flori te Xen Berishes

  13. tina teri says:

    MERO, JE ,SHUME ,SHUME ME POSHTE SE KOMENTUESIT, ME MIRE MBYLL GAZETEN E TERHIQU . DI NJE GJE, QE, TY TE KA LENE KOHA PRAPA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje