A nuk u vra dhe dikush në Himarë, si Almiri në Kumanovë?

4 Korrik 2016, 19:11Editorial TEMA

Nga Enver Robelli

 

Ka disa ditë që në botën shqiptare mediumet sociale vlojnë me fotografi, me shënime («statuse» në Facebook) dhe me artikuj joprofesional portalesh mbi një rast të rëndë në Kumanovë, ku pas një ngatërrese fillimisht verbale mes një maqedonasi dhe një familjeje shqiptare humbi jetën Almir Aliu. Ai ishte vetëm 4-vjeçar. Çdo jetë e humbur është për t’u pikëlluar. Edhe më shumë duhet të shqetësohemi kur energjia kriminale ua merr jetën fëmijëve. Shqetësuese është që opinioni maqedonas ka reaguar me indiferencë ndaj rastit të rëndë. Madje nuk kanë munguar në rrjetet sociale edhe fjalët raciste ndaj shqiptarëve.

Në këso momentesh vërehet një lloj demonstrimi i homogjenitetit nacional të maqedonasve ndaj shqiptarëve, të cilët trajtohen si «mish i huaj» në këtë shtet, si qytetarë të dorës së dytë dhe jo si hisedarë të barabartë. Këtë klimë urrejtëse ndaj shqiptarëve e ka krijuar sidomos qeveria e Nikolla Gruevskit. Një vit më parë qarqe të afërta me Gruevksin gjetën disa shqiptarë me biografi kriminale për të inskenuar një përleshje të armatosur në Kumanovë me shpresën se do të shpërthejë një konflikt etnik, i cili do t’i shërbente atij për të neutralizuar opozitën që e akuzonte me fakte për përgjim të së paku 20 mijë qytetarëve. Edhe sot një pjesë e madhe e opinionit shqiptar të vrarët pa asnjë nevojë në Kumanovë i konsideron heronj dhe jo njerëz që ranë në një grackë të shërbimeve sekrete.

Sa i përket vdekjes së Almir Aliut duhet thënë se shqetësuese janë edhe reagimet e një pjese të opinionit shqiptar. Rasti deri më tani i është prezantuar publikut pak a shumë kështu: një nacionalist maqedonas ka marrë veturën dhe ka dalë ekstra në qytet për të vrarë shqiptarë. Rastësisht e ka parë familjen fatkeqe shqiptare, e ka shtypur atë me veturë dhe nga lëndimet pastaj ka vdekur Almir Aliu. I treguar kështu ky rast u ka dhënë hov krejt patriotëve të vetëshpallur shqiptarë të Facebookut për të bërë thirrje për mobilizim kombëtar kundër «sllavëve të ndyrë». Një kalemxhi nga Tirana kishte shkruar një tekst patetik me nota pseudopatriotike dhe akuzues ndaj racizmit maqedonas. Është e vërtetë që maqedonasit kultivojnë racizëm ndaj shqiptarëve, por kur kalmexhiu në fjalë pyet nëse vrasësi maqedonas i Almir Aliut është «turk i shartuar», atëherë çfarë është kjo përveç se racizëm? Racizmi nuk luftohet me racizëm.

Mediumet dhe trimat e Facebookut janë koncentruar në përshkrimin e ngjarjes si konflikt mes nacionalizmit maqedonas dhe shqiptarëve si viktima të përhershme. Shqiptarët në Maqedoni vërtet shtypen prej dekadash nga shumica maqedonase, fundja s’kemi parë shtet në Europë në 5 dekadat e fundit, i cili ka vrarë qytetarët e vet vetëm përse kanë kërkuar shkollim universitar, siç ka ndodhur në Maqedoni. Por rasti i Kumanovës duket i papërshtatshëm për lojëra nacionaliste me muskuj dhe zemërim kolektiv nacional. Deri më tani asnjë medium shqiptar nuk ka raportuar në mënyrë profesionale për këtë krim, ndërsa mediumet maqedonase kryesisht kanë heshtur, gjë që nuk e bën skandalin më të vogël. Sot, ndërsa janë publikuar pamjet e sulmit kriminal me veturë, ngjarja duket nën një dritë të re: krimineli maqedonas godet fëmijën, por në vendin e ngjarjes shihen pastaj dy grupe duke u rrahur, është një përleshje mes maqedonasve dhe shqiptarëve, mes dy klaneve pjesërisht familjare. Burimi i këtij konflikti thuhet se ishte një fjalosje në spital. Përse për këtë pjesë të ngjarjes nuk ka informuar në detaje asnjë medium shqiptar? A dihet më shumë se çfarë ka ndodhur para se kamera të regjistrojë pamjet e llahtarshme të shkeljes së Almir Aliut?

Autori i krimit duhet të marrë dënimin e merituar, por gjithashtu është me rëndësi që Almir Aliu të mos keqpërdoret si trofe për manipulim emocional dhe politik. Pikërisht këtë po e bën opozita shqiptare në Maqedoni, e cila financohet edhe nga burime të dyshimta nga Turqia. Almir Aliu është shndërruar në trofe politik për larje hesapesh mes partive politike shqiptare dhe mediumeve të afërta me to. Është e vërtetë që Ali Ahmeti si politikani kryesor shqiptar në Maqedoni bart barrën më të rëndë të përgjegjësisë për zhvillimet negative apo pozitive, por a është serioze që ai të vihet në shënjestër edhe për çdo fjalosje me epilog tragjik mes maqedonasve dhe shqiptarëve? A duhet të ketë edhe përgjegjësi qytetare apo për çdo gjë duhet të akuzohen vetëm politikanët?

Jashtë Maqedonisë jo pak shqiptarë flasin pa ditur gati asgjë për ngjarjen, madje disa tani e shohin momentin e duhur për të treguar se «jemi 10 milionë shqiptarë në Ballkan» dhe «nuk do të lejojmë të na shkelin sllavët e qelbur». Krejt ndryshe ka qenë reagimi i opinionit shqiptar kur në vitin 2010 në Himarë u vra minoritari grek Aristotel Guma. Autoritetet dhe politika shqiptare e dënuan atëbotë vrasjen si një akt të shëmtuar dhe kërkuan vënien përpara drejtësisë të autorëve, por në rrjetet sociale «shqiptarët që vranë grekun e pistë» lavdëroheshin si heronj. Maqedonasi që shkel një fëmijë shqiptar është kriminel, pa fije dyshimi, por përse qenkan patriotë ata shqiptarë që shkelin një grek në Himarë, sado provokator, nacionalist dhe nxitës urrejtjeje të ketë qenë Aristotel Guma?

Bojan Iliq, vrasësi i Almir Aliut, në Kumanovë njihet si delikuent i rrezikshëm, një burim thotë se ka sulmuar edhe policët. Krimi i tij nuk duhet të arsyetohet dhe nuk mund të arsyetohet. Për shumicën sllave ky rast është një test pjekurie: nëse maqedonasit sllavë vazhdojnë të heshtin, ata tregojnë sërish se nuk duan shtet të përbashkët me shqiptarët. Për shqiptarët ky rast shpalos krejt përçarjen që ekziston jo vetëm në spektrin politik shqiptar, por edhe mes vetë qytetarëve. Ky është edhe qëllimi i politikës së Nikolla Gruevskit: dobësimi i faktorit shqiptar duke krijuar rrethana për themelimin e sa më shumë partive shqiptare, duke i shantazhuar politikanët shqiptarë me dosje shërbimesh sekrete dhe afera të tjera dhe duke u lënë hapësirë të lirë veprimi imamëve më radikalë, të cilët të pajisur me pasaporta maqedonase udhëtojnë pa viza kudo në Europën përndimore dhe helmojnë edhe disaporën shqiptare me vokabularin e tyre nxitës.

Kriminaliteti dhe korrupsioni në partitë shqiptare në Maqedoni ka ndikuar që gati asnjë politikan të mos ketë autoritet të duhur në mesin e shqiptarëve. Politikanët e Prishtinës dhe Tiranës Shkupin e shfrytëzojnë vetëm për t’u takuar me ndonjë sekser tenderësh. Kështu ka ardhur puna që autoriteti i vetëm nga Tirana që pritet me entuziazëm nga shqiptarët e Maqedonisë është imami Elvis Naçi. Ky zhvillim duhet ta shqetësojë Ali Ahmetin. Ai ka më shumë përgjegjësi se gazetarët në shërbim të partive politike dhe trimat e Facebookut që hedhin benzinë në zjarr.

Deri më tani me zërin e arsyes kanë folur babai i kriminelit Iliq. Ai i ka kërkuar falje familjes shqiptare, ndërsa Nijazi Aliu, kryefamiljar i familjes Aliu, për Anadolu Agency (AA) ka thënë se familja e tij mbi 100 vite jeton në Kumanovë dhe asnjëherë më parë nuk ka pasur probleme të tilla. Ai duke falënderuar popullin shqiptar për mbështetjen ndaj familjes së tij në këto ditë të vështira, apeloi që rasti i Almirit të mos keqpërdoret në baza nacionaliste. «Mesazhi ynë është të ruhet qetësia, butësia, paqja dhe aq. Ne nuk drejtohemi mbi baza nacionale, nuk duam të hakmerremi për diçka. E vetmja gjë që duam është që drejtësia të dalë në shesh dhe krimineli që ka kryer këtë vepër të dënohet».

34 komente në “A nuk u vra dhe dikush në Himarë, si Almiri në Kumanovë?”

  1. Dani says:

    Politikisht korrekt,e kalove klasen.

    1. “..Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, says:

      Nuk dua ta ofendoj zotin Enver ,megjithese problemin e shtron drejt por rendesia e ketij debati eshte I vogel ne krahasim me menxyren qe ndegjuam sot nga historiani turk Talha Uğurluel gjatë nje vizite në Lezhë tek varri i Skënderbeut ka sharë dhe ofenduar heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeun.
      Ndër të tjera historini turk thotë: “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK” I shoqëruar nga duartrokitjet e njerëzve që e shoqërojnë, historian është shprehur.
      “Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve apo si Skënderbeu tradhetar .
      ———————
      Eshte hera e dyte qe pas 70 vjetesh ndegjoj nje ofendim te perbindshem kombetar.
      Hera e pare ishte kur PERVERSI ARTUR ZHEJI pa ju dridhur qerpikun fton nje ndyresire akoma me monstruz se ky turku dhe pikerisht PAPEN E AGIMIT TE ARTE qe edhe pse ky neonazist ka 100 % gjak shqiptari foli fjalet me te ndyra per kombin shqiptar..per Skenderbeun dhe gjithcka qe lidhej me shqiperine.
      Perversiteti me I madh eshte te intelektualet tane qe nga ai I madhi fare IKMAIL KADARRENA e deri te pasagjeri Erdoganit Edi Rama..q e heshtin ne menyre kriminale per te dy rastet.
      —————————-
      Te nderuar lexues ..eshte ne doren tuaj te besoni qe kam qene me anti-enverist se Mero Baze..Enver Robelli dhe Spartak Ngjela te marre se bashku por sinqerisht duke u ndjere pambarimisht I ofenduar kombetarisht ja kam bere hallall Enver Hoxhes dhe jam ne nje mendje me kete anglezin ketu poshte qe thote

      “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”,
      ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
      Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
      Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
      Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
      Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
      “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
      Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
      Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
      E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
      Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
      Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
      Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
      Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
      Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
      Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
      Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
      Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
      Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”

    2. epiriiiii says:

      Nuk eshte e njejta gje, Nese ti perleshesh me dike moshatar tendin per probleme Sociale ose Raciste, edhe kur ti vret 1 FEMIJE 1 Jo Mekatar 1 Qelize te paster te jetes. jane 2 gjera krejt te ndryshme edhe pse te 2ja jane te dhunshme che jo normale. Shqipare SHKATERROJEN ate Shtet ARTIFICIALE che bashkojuni tokes meme

  2. nardi says:

    Shkrim i drejtë !

  3. ben says:

    Per fat te keq ti o gazetar I perket pakices shqiptare qe ka ngele ne kosove.
    Prit kur te te sulmojne si grek e serb .
    Ne fakt shqiperia 2 armiq ka pasur dhe ka.
    Idiotet dhe mysylmanet!

    1. FAKT says:

      Juve grekve te tille” gjytyrma” ju pelqejne ,sepse ju lepihen juve , ky lloj shqiptari ju pelqen juve ,dhe kete quani shqiptar ,te tille UDB-sha kerkoni qe te perfaqesojne shqiptarine se e keni dhe ju a bejne me te lehte udhen.Fatmiresisht e citove dhe vete qe ky eshte pakice dhe te them te drejten jam nga Shqiperia dhe them lum Kosova qe ky eshte pakice ,sigurisht per ju greket Robelli eshte shqiptar ndersa Adem Jashari jo,kjo eshte e kuptueshme.Nuk keni faj ,jo ,jo hahaaa ,kete lloj shqiptar kerkoni,tek e fundit edhe miqte tuaj te “Beogradit” Esat Toptanin e kane zgjedhur si shqiptarin me te mire te te gjitha kohrave.Sa per argument ky ja ka futur kot ,ne pamje te jashtme dy ngjarjet mund te kene lidhje ,por jo ,disa fakte ti ka shkruar dikush me poshte nese do ti numeroj edhe une….

    2. Centauri.al says:

      Ja ku foli edhe bytha e qelbur e Janullës, ky grekqiri minoritar “ben”, njëri nga tufa e zagarëve të listuar në Kollonën e Pestë greke të Vorio Epirit në Shqipëri, të drejtuar nga koloneli i zi i sherbimeve inteligjente greke, djalli me veladonin e zi, Anastas Janullatosi, i njohur ndër shqiptarët me nick-un Janulla Bythqiri.

      E shikoni sa xhan e ka Enver Robellin ky, bytha e qelbur e Janullës, ky grekqiri minoritar “ben”?
      Dhe të të ketë xhan lukunia e grekqirëve të Janullës, është prova më e pakontestueshme se kujt i shërben Ben Robelli: Shqipëtarëve apo Pansllavizmit dhe Panortodoksisë, Shqipërisë dhe Kosovës apo Vorio Epiririt grek dhe Zajednicës sërbe.
      Le të tundet e të shkundet sa të dojë Enver Robelli, le të rrotullojë sa të dojë gjuhën dhe penën me tautologjira, me krahasime pa sens dhe me argumenta fallco, le të bërtasë sa të dojë se qingji i ngratë është po aq fajtor sa ujku qimezi, shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë e njohin mirë atë dhe ja kanë përcaktuar vëndin në shtyllën e turpit, si parvenyja e qarqeve mediatike të financuara nga lobet serbo-greke ballkanike dhe evropiane. Pseudontelektualizmi dhe elokuenca perverse publicistike e tij janë vënë kryekëput në shërbim të këtyre qarqeve.
      Figura e Enver Robellit, megjithatë, nuk e ka as dinjitetin dhe as integritetin edhe të bariut më të humbur të bjeshkëve tona apo qoftë edhe të një të papuni të zonave urbane shqiptare, pa folur për integritetin dhe dinjitetin edhe të ushtarit më të thjeshtë të UÇK-së, atij që u rreshtua, pa filozofime dhe stërhollime, të hidhte dy pushkë për kauzën e madhe të një Kosove të lirë dhe të një Shqipërie të bashkuar tejpërtej trojeve ku banojnë shqiptarët në Ballkan.

      Pra, Enver Robellin, publicistikën e tij dhe, me gjasë, edhe veprimtarinë e tij politike dhe jo vetëm atë, përveç publicistikës, e njeh me themel dhe mirëfilli opinioni ynë publik dhe, duke e evidentuar atë, siç e thashë më sipër, unë nuk sjell ndonjë kontribut të ri.

      Por ajo që unë dua të evidentoj dhe të sjell me forcë në këto rradhë është fakti dhe pikëpyetja e madhe se, përse këtë Enver Robell dhe të ngjashmit e tij publicistë kosovarë, përveçse lukunia e Janullës, i ka shumë xhan edhe Mero Baze dhe redaksia e gazetë së tij, që e boton rregullisht dhe e vë edhe në editorialet e Tema-s dhe që, nuk ja përton që me shkrime dhe editorialë të vazhdueshëm, të vetë Meros dhe gazetarëve të tij, t’u bëjnë jehonë dhe elozhe po atyre ideve, të njëjtave teza apo opinione, që i bëjnë zemrat e janutollive&co, të dridhen nga gëzimi.

      Me gjasë, nuk është fare rastësi. Është e njëjta çorbë, e gatuar nga e njëjta guzhinë dhe me harxhe të paguara nga të njëjtët afendikonj dhe të njëjtët gospodinë.

      Në 24 Qershor, në editorialin e vet “Tre rreziqet shqiptare nga Brexit”, Mero Baze bën tablonë sinoptike të Shqipërisë pas Brexit-it, njëra nga ato të rradhës së Meros, që të kujtojnë tablotë sinoptike të shokut Enver për rajonin dhe botën. Gjen në këtë tablo çdo gjë që rrezikon Shqipërinë sipas kuzhinës së ustallarëve të Meros, edhe ringjalljen e sovranistëve kundër Bananes Republikë Shqiptare por që të çojnë në autoritarizëm, edhe nazëllimin e islamikëve dhe neo-otomanistëve që që do na tërheqin në Lindje dhe do na shkëpusin nga Perëndimi, por edhe spekulantët folklorikë nacionalistë që rrezikojnë Shqipërinë Londineze duke kërkuar Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë.

      Pra gjen atje të gjitha tezat e propogandës serbo-greke-panortodokse kundër Shqipërisë dhe kundër shqiptarëve.
      Por, as aty dhe as ne ndonjë editorial tjetër të Meros, nuk do të gjeni kurrë se çfarë ka ndodhur me Kishën Autoqefale Shqiptare, se çfarë po kryen Janullatosi ne Jugun Shqiptar, se si po helenizohet ortodoksia shqiptare, se si po shënjohen kufinjtë e pretenduar të Vorio Epirit nga varreza greke dhe kisha greke, se si veprimtaria standarte e shtetit grek ndaj Shqipërisë dominohet nga Magali Idhea dhe se si ndërhyn shteti grek në problemet e brëndëshme të shtetit shqiptar.

      Për Meron dhe gazeten e tij, nuk ka rrezik greko-sllav për Shqipërinë, nuk ka rrezik nga nacionalizmi serbo-grek, historikisht faktori tragjik i fateve të shqiptarëve, por ka rrezik Erdogan, Neo-0toman, rrezik nacionalizmi folklorik shqiptar dhe rrezik nga sovranistët-autoritaristë.

      Mero nuk sheh ujkun që po kafshon rropullitë e vëndit, por vazhdon axhendën e vet të dyshimtë me tabllora sinoptike të supozuara dhe të sponsorizuara.
      Sepse Meroja ne mëson të mos shohim cka mbetur nga Evropa pas Bfrexit-it, por të shohimEvropën që ëndërrojmë.
      Të mos shohim ç’bën Greqia dhe Janullatosi konkretisht me ne, por të shohim Greqinë qe ëndërron Meroja, Janulla dhe urdia e trrolleve të tij në faqet on-line të gazetës Tema.
      Ndërkaq, emigrantët shqiptarë në Greqi, vazhdojnë të tjetërsohen forcerisht në emra, në gjuhë, në religjion dhe në etni.
      Ndërkaq, ortodoksit shqiptarë në Shqipëri, vazhdojnë të helenizohen përditë në kishë, në shpirt dhe në shtëpi.
      Ndërkaq, Kisha Autoqefale Shqiptare vazhdon të marrë fytyrën e uzurpuesit Janulla dhe t’u bjerë këmbanave për Vorio Epirin.

      Na siguron Meroja: Nuk ka rrezik grek për Shqipërinë!

      1. ben says:

        Ti pervecse mysylman je dhe idiot.
        Rasti I pashprese.
        Sot kur nje arab ne mes te tiranes ju foli arabisht per fene e jevgjve vellezerve te tij te nje gjaku nje i semur mendor si puna jote shpalos urejtjen per te vetmen gje te mbetur shqiptare ne shqiperi.
        Ortodoksine!
        Eshte urejtja e gjakut turk qe te flet po zoti nuk te ka dhene mundesine te analizosh veten se te ka bere thjesht qenie pa tru
        Mysylman.

        1. Centauri.al says:

          O zuzari “ben”, grekqiri minoritar që bën kaligrafi në bythën e qelbur të Janullës,
          Mësoje dhe mbaje mënd njëherë e përgjithmonë, ti dhe të gjithë zagarët e tjerë të Janullës që lëvrini si krimba kufomash nëpër faqet e mediave shqiptare:

          Ortodoksia shqiptare, Kisha Autoqefale Shqiptare dhe vëllezërit tanë shqiptarë ortodoksë, janë në themelet e Shtetit
          Shqiptar, janë në gjakun e kombit shqiptar, janë në zemrat tona si visare të shtrenjta, sepse jetë e mot, i kanë dalë
          zot Shqipërisë, kanë lëvruar gjuhën shqipe, u bashkuan rreth Imzot Fan Nolit për të sendërtuar, ndriçuar dhe
          shënjtëruar Kishën Autoqefale Shqiptare dhe u kanë treguar vëndin dhe vënë kufirin tëk thana, dhjakonarëve dhe mitropolitëve të kishës
          greke që me helm dhe me temjan, me thika e jatagan, me çkishërime dhe me rrufjanë u përpoqën pa sukses të
          çbëjnë e të tjetërsojnë nëpërmjet helenizimit thelbin etnik të ortodoksisë shqiptare.
          Ortodoksit shqiptarë bashkuan zemrat, krahët, mëndjet dhe pushkët me vëllezërit e tyre shqiptarë myslimanë,
          bektashinj e katolikë dhe bënë SHQIPËRI!
          Të gjithë bashkë, ata pranuan në gjirin dhe trojet e tyre si vëllezër edhe minoritarët grekë, ndanë bukën, fatin dhe
          historinë me ta, bashkëjetuan dhe mbijetuan me ta.
          Ne shqiptarët, nuk i ngatërrojmë minoritarët vëllezër, paqedashës dhe të drejtë më atë pjesë të minoritarëve
          plehra, spiunë dhe mercenarë të kauzave që duan të coptojnë Shqipërinë, me atë pakicë minoritare ku bën pjesë
          edhe ti more zagar dhe zuzar i Janullës.
          Janullës.

  4. Toni KS says:

    Robell sikur ai djali i vogel te ishte i yti a do te kishe shit pordhe me keso shkrimesh? Sigurisht qe jo. Mos e shfrytezo fatekeqesine e dikujt per te na treguar sa i me i “sofistikuar” je ti ne Zvicerr nga shqiptaret e pervuajtur ne Ballkan.

  5. DIA says:

    Po pse o palle i vihet baras ketyre dy rasteve, po pse o palle kure u eshte mohuar minoritareve ne Shqiperi shkollimi, kur jane rrahur e ndjekur si shqipetaret ne Maqedoni po pse o palle kraheson nje 4 vjecar me nje gomar qe merrte 300eurshat na greket, po si tja bejme ta leme Gumen e cdo shkerdhate te thote cfare te doje, ja e lame die te derguarin e Ciprasit te quaje camet fashiste dhe qeverrine bashkepunetore te fashisteve i kenaqur je urdhero tani kemi qyteterim, sot doli dhe nje turk dhe e quajti heroin kombetar vrases e plackites dhe perseri treguam qyteterim ……………….., neser te shohim cfare do durojme ne emer te qyteterimit………………………,

    1. Tony says:

      Per ty eshte shkruar ky artikull, por je kaq TRAP se qe nuk mund te shikosh posht hudes… Ust kafsh.

  6. andi says:

    ore shoku ke nje gabim trashanik nuk e di nga padituria apo nga keqdashja.ne himare nuk ka greke por shqiptare te greqizuar per interesa personale.nuk mund te krahasosh rastin e himariotit me vrasjen me dashje te nje femije 4 vjecar.

  7. evgjitngrenesi says:

    te gjithe keta lolot e shmidit e sorrosit jane katandisur ne pike te hallit! eshte e kote te merresh me te dhe ca te tjere si puna e robellit. njerez pa shtylle kurrizore qe paguhen vetem per te penguar zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare. sklever, se vetem skllavi nuk ka identitet kombetar. keta mendojne se kane akoma ndikim ne opinionin shqiptar! ik o robell, merr edhe matoshin, lubonjen nanon e bushatin e mbytuni gjekundi. nuk do ti mungoni njeriu

  8. Të fala nga Shkupi says:

    Siduket ke marrë ndonjë euro nga Ali Ahmeti duke zbutur mllefin e shqiptarëve që kanë për Ahmetin. Ore burrë ndoshta e din por nuk tregon se pikërisht Ali Ahmeti është fajtori kryesor për vrasjen e shqiptarëve dhe për nxitjen e urrejtjes ndëretnike në Maqedoni gjatë viteve të tij në pushtet.

  9. kapo says:

    Kur lexoj shkrimet e ketij gazetaruci…me vjen per te vjell…Me mire te mos komentoj…se jo vetem si gazetar por edhe si njeri eshte …i peshtire.

  10. Mirdi says:

    Hajt se do dain patriotet Shqiptare te pellasin tani duke e do te shajne. Ty bravo te qoft

  11. Gjorku says:

    Kètu nè Itali èshtè njè thènje qè vetè italianèt ja kanè ngjeshur vetes. Ata thonè : – “Tutti italiani sono culatoni con i culi dei altri” ! Siç po shkruan duhet tè keshè ndenjur gjatè me ata nè Zvicèr zoti Robelli ! Nè Himarè ka vetèm shqipètarè ku nè mes tè tyre ka dhe tè konvertuar nè grekè e njè nga ata ishte dhe i ndjeri Guma. Paralelizmat ndèrmjet Almirit tè heshtur me duar tè lidhura me prindèrit e tijè duke shètitur dhe Gumès qè krekosej e shante mos na i trego ne shqipètarève, pèr tè tjerat i dinè vetè shqipptarèt po si t’ja bèjmè hallit qè kupa po derdhet e kush s’po e mbledh !!!

  12. arben says:

    Paske qene rote k….. o pseudo gazetar.Ngateron qellimisht nje ngjarje tragjike qe ndodhi dikur ne nje cep te Shqiperise qe quhet Himare ku protagoniste ishin disa te rinj qe sigurisht ishin fajtore per krimin qe kryen dhe per te cilin u denuan me nje vrasje barbare te nje vogelushi krejtesisht te pafajshem ku I vetmi faj ishte se u be viktime e egersise dhe brutalitetit te nacionalizmit sllav .Nese ky krim do te kishte ndodhur ne nje vend europian do te shikoje nje reaksion mbare popullor per denimin e ketij akti te shemtuar.Kurse ti pseudo gazetar perpiqesh te barazosh ato qe jane krejt te ndryshme e pa pike lidhje.

  13. Varthi says:

    Robell,
    Aristotel Guma nuk ishte grek, po shqiptar. Pra, ishte vrasje midis shqiptarësh dhe nuk ke pse e paraqet si përplasje për arsye etnike. Guma-t e Himarës janë shqiptarë. Nuk ka grekë në Himarë, veç në kanë ardhur me pushime. Pranadaj paralelizmi që bën nuk qëndron. Mos shkruaj për diçka që nuk e njeh.

  14. Demi says:

    Aristotel Guma nuk I perkiste minorances greke. Ne Himare nuk ka greke

  15. Tirana says:

    Analize teper korrekte, politikisht, emocjonalisht dhe teper njerezore.
    Injoranti sllav qe goditi Almirin nuk ka asnje dallim nga cobenet e laberise qe goditen Aristotelin.
    Minoritetet jane asete kombetare. Duhen mbrojtur e perkrahur ne cdo moment.

    1. Papa Jani says:

      Ik ere rot kari se jane te thella keto pune. Ik futi noi tas fasule

  16. artur says:

    Ka ndryshim te madh. Nje djal 4 vjecar dhe dhe 30 vjecari. Saktesoj se himariotet nuk jane greke, por ka ca tradhetare. Une jam vete nga ajo zone .mos beni pergjithesime per gjith zonen.

  17. bobi says:

    Ca thua o gazetar nuk jan njelloje te dy keto raste, Aristoteli guma ishte shqiptare i shitur per 300 euro dhe ishte moshe e madhe dhe ndodhi mbas nje sherri. Po informohu pak se ca te drejtea kane minoriteti greke ne shqiperi, ka dhe meshume te drejta dhe se shqiptaret dhe ne kohen e xhaxhit kan jetuar me mire se shqiptaret dhe kan arritur te ishin dhe ministra, ku ne maqedoni deri para vitit 2000 shqiptare nuk kishte ase polica. Po shqiptareve te maqedonise mire tu behet se e paten rastin te ishin ndare mbase lufte dhe nuk donin.

  18. Andon G. says:

    Plehra si Enver gazetari duhen zhdukur nga faqja e dheut per te miren kombetare !

  19. Kulaku says:

    Enver komenti juaj eshte i drejt bindes per ate qe shpreh.problemet e kesaj natyre zgjidhen vetem me dialog mirkuptim dhe pa ekstremisem

  20. SI NUK FOLE NJEHERE PER LUL UDBASHIN ?? says:

    Mbaj lotet e ‘HIDHERIMIT’ zoti RobellI.

    je ke kujtuar aq vone per ATDHETARIZEM sa dukesh qesharak si Blendi Fejziu qe i shpalli lufte Greqise dje dhe i vetmi armatim qe ka ngelur ne Shqiperi jane KOQET E SHKELZEN FUCKBERISHES.

    me then te drejten disa shqiptare te Zvicrres gjithmone me kujtojne GROPEN E HAJDIN SEJDINE qe u desh cerek shekulli te mbyllej.
    ……………………………..

    Ti RROBELL DHE GJITHE GROPE-BERESIT E SHQIPERISE DUKE PERFSHIRE DHE CA AMBASADORE QESHARAKE DUHET TE DINI:

    SE BERISHA DHE LULJA E HELMUAR E TIJ I KANE BERE DEM KOMBIT SHQIPTAR ME SHUME SE GJITHE ARMIQTE NE SHEKUJ TE BRENDSHEM DHE TE JASHTEM DHE MEGJITHATE POLITIKA E “MIQVE NDERKOMBETARE” DHE KETO TOROBELLAT E SHTYPIT BEJNE SIKUR NUK KA NDODHUR GJE

    NJIHUNI ME SKANERIN E GJARPERIT SERB LUL UDBASHI DHE MOS U MERR ME KINKALERINA:

    Kujt I kujtohet Komiteti I Orientimit të Politikave (KOP) I ujkut Berishe qe I perdori sit e perralla e kecave kur lyente kemben me miell te bardhe..
    Ne rolin e KOPilit te 2005 qe erdhi direkt me porosi te serboshnjangloamerikanit Damir Fazllic, A E DINI ROBELL SE KUSH ESHTE LUL UDBASHI ??????
    1….JENI QORR
    2..JENI IDIOT
    3..JENI ANTISHQIPTAR
    4..VAZHDIM I GROPES HAJDIN SEJDISE

    “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL

    A
    -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

    B
    -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

    C
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
    D
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

    E
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

    F
    -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

    G
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

    J
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

    M
    -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

    “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

    -LUL LEGENI
    Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

    LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
    Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

    -LUL MALOKARI
    .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

    LULI KUQ
    Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

    LUL I AMBASADORES
    Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

    .Thjesht qe te behet dekriminalizimi dhe REFORMA NE DREJTESI I pari qe duhet te merret I pandehur nga prokuroria eshte Lubasha & Serberisha qe kane qindra dosje ku me kompletuara eshte ajo e rruges Beograd Durres dhe le te thirren si deshmitare dhe ato ambasadore apo politikane perendimore qe kane afera me keto “dirty job”..

  21. dita says:

    Sa i njeanshem qe eshte ky Roboli,si nje here nuk e permendi ne kete shkrim Ali Ahmetin ,partnerin e N.Gruavskit …

  22. Usa says:

    ..AI ISHTE FEMIJE 4 VJEC PA ASNJE MEKAT NE KET BOTE O GAZETAR…… TE QIFSHA FISIN…..

  23. Potigu says:

    Zoti artikullshkrues!Me vjen keq,qe nuk ke idene se ku ndodhet Himara dhe shkruan per Himaren.Himara nuk eshte minoritet dhe Himariotet nuk jane greker ,por puro shqiptare.Ne nderin tend dhe te gazetes eshte ta pergenjeshtroni kete artikull.

  24. Potigu says:

    Me kete artikull prisni nje dekorste si ju dhe gazeta,nga presidenti grek.

  25. sad says:

    enver robelli kur e keqja ta marri gru e femij pastaj do te flasi per te verteta dhe kur takoj krijuesin do ti kuptoj se cfare ben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje