Një propozim i sinqertë i PD

6 Korrik 2016, 18:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike ka bërë publike më në fund me sinqeritet, shqetësimin e saj kryesor për reformën, që është shmangia e ndërkombëtarëve nga procesi i kontrollit dhe seleksionimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Propozimi i fundit zyrtar i Partisë Demokratike, është një vendim politik “në emër të sovranitetit”, për të mos lejuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian të jenë prezent në procesin e seleksionimit të tyre.

Projekti aktual i reformës për drejtësi, parasheh që Komisioni i Përzgjedhjes së Gjyqtarëve dhe prokurorëve, në atë që quhet procesi i “Vetingut”, të ketë një prezencë ndërkombëtare, dhe një proces paraprak të testimit, për integritetin, edukimin dhe testin e së vërtetës, dhe më pas kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorët që e kalojnë atë, të dalin para Komisionit, dhe të përzgjidhen.

Propozimi i Lulzim Bashës, shmang tërësisht procesin paraprak të drejtuar nga ndërkombëtarët, që teston kandidatët për korrupsion, për raportin me të vërtetën dhe për edukimin e tyre në shkollë, duke ja lënë në dorë Komisionin e Përzgjedhjes, një Komisioni parlamentar të përbërë 50 për qind nga shumica dhe 50 për qind nga opozita.

Ky është një hap më regresiv se vendet e rezervuara, pasi nëse tek vendet e rezervuara, parashikohej që gjyqtarët t’i zgjedhë PD me PS dhe LSI, por pasi të kenë kaluar procesin e verifikimit dhe nga ndërkombëtarët, ky propozim e shmang tërësisht atë, dhe e lë në dorë të vendimit politik të PD, PS dhe LSI, se kush do jenë 12 anëtarët që pastaj do përzgjedhin kandidatët. Pra, në vend të një komisioni të pastër që do filtronte llumin, do të kemi një llum në komision, që do filtrojë të pastërtit.

Pra, propozimi pasqyron krizën reale që ka Partia Demokratike, dhe që ka të bëjë me faktin se ajo kërkon të ketë të drejtën e vetos për të mos u prekur njerëzit e saj në drejtësi dhe për të mbajtur monopolin politik mbi drejtësinë.

Beteja e PD për të mos lejuar ndërkombëtarët në proces, i heq tërësisht besueshmërinë procesit dhe e kthen atë në një regres edhe më të madh për drejtësinë shqiptare, seç është tani.

Ana pozitive e propozimit, është sinqeriteti i PD, që deri tani luftën nuk e ka pasur se mos Partia Socialiste, apo LSI kontrollonte procesin, por kundër SHBA dhe BE, që janë prezente në këtë proces.

Siç është bërë e ditur në rrugë informale, Bashkimi Europian ka ngarkuar Reinard Pribe, ish- zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian, të drejtojë procesin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë që do preken nga reforma, duke zyrtarizuar në një farë mënyre, përfshirjen e Perëndimit në këtë proces.

Propozimi i sotëm i Partisë Demokratike është një vendim zyrtar për të mbajtur larg Perëndimin nga ky proces, duke dëshmuar kështu dhe shqetësimin kryesor që ata kanë nga reforma.

Ky, përveçse është një propozim i papranueshëm, është dhe fyes dhe i rrezikshëm për Shqipërinë, pasi demonstron një qëndrim zyrtar armiqësor ndaj Perëndimit dhe një arrogancë të frikshme për të sakrifikuar Shqipërinë, në emër të ruajtjes së pushtetit të korrupsionit në drejtësi. Biles, kjo do të kthejë në viktima dhe deputetët e PD që po kontaktojnë me ambasadorin Lu apo zyrtarë perëndimorë për këtë çështje, pasi ata deputetë po shikohen si “spiunë” të SHBA në PD, dhe do të përjashtohen nga listat vitin që vjen. Edhe pse ata nuk i kanë dhënë garanci ambasadorit se do të votojnë reformën, ata janë viktimat e para të reformës në drejtësi brenda PD.

Vendimi është dhe një tallje me Perëndimin, pasi dy misionet e këshillimit ligjor, ai i BE, Euralius dhe i SHBA, OPDATE, kanë qenë të angazhuar qysh në fillim në hartimin e reformës, dhe janë të përfshirë në çdo hallkë të saj, që nga nisja, formulimi, retushimi, negociatat, e deri tek hartimi i draftit final.

Të dalësh tani në fund e t’u thuash, “ ikni se këtë punë do ta ndajmë me pazar 6 me 6 pa nevojën tuaj”, dhe ta kesh këtë si propzoim final, do të thotë se ky ka qenë qysh në fillim shkaku i refuzimit të përfshirjes në këtë proces dhe refuzimi i tij i përditshëm, me lloj- lloj sebepesh. Tani që janë para faktit të kryer, nëse duhet të votojnë apo jo, ata po thonë të vëretën e makthit që kanë për refromën: Nuk duan të dorëzojnë fatin e tyre në duart e ndërkombëtarve, në emër të “sovranitetit”. Vetëm se në këtë rast sovranin e kanë kundër dhe nuk po e bëjnë për të mirën e Shqipërisë, por për të zezën e saj.

24 komente në “Një propozim i sinqertë i PD”

  1. MeteH says:

    Ky propozim i PD eshte skandaloz,pasi po kthehen kunder SHBA,BE.Luli po e kthen vehten e tij ne nje LOLO ne doren e SB,i cili nuk po pyet me edhe per PD-ne dhe Luli nuk po e kupton se kerkohet koka e tij ne zgjedhjet e ardheshme,ndersa Rama del i fituar,por nuk duhet te pranoi edhe kete propozim te mjere per kapjen politike 100% nga politika te sistemit te drejtesise..! Po vjen koha qe SB,LB te hane koken e tyre pas dy vjetesh perpelitjesh me propozime absurde..!

    1. aleksander says:

      Ky propozim eshte krejt normal. Ne cdo vend demokratik sovraniteti i takon popullit qe e ushtron permes te zgjedhurve te tij. Kush mendon se te huajt jane me mire le ti hedhin nje sy Kosoves per te kuptuar si do behemi.

      1. I drejti says:

        Propozimi eshte normal per nje vend normal me njerez normale dhe jo per kriminele si Salushi dhe Lulushi.

      2. oldman says:

        Qe nuk duhet lene fati i Drejtesise ne dore te shqiptareve, e kane kuptuar 70% e popullsise (sipas sondazhit te Zaloshnjes).
        Edhe sikur te jete i ekzagjeruar ai sondazh, harrojeni qe nga politikanet e zgjedhur ne Shqiperi do te reformohet Drejtesia.
        Zgjidhja e vetme eshte kontrolli dhe drejtimi nga BE dhe SHBA. Gjithashtu, garanti i cdo reforme ne Shqiperi jane burgosja
        e hajduteve dhe sekuestrimi i pasurive te pa ligjshme per te gjithe kriminelet e ketij populli. Ata qe nuk e kuptojne kete sot,
        do ta vuajne neser femijet e tyre. Ndersa ata qe kundervihen, sigurisht qe jane te rrezikuar nga burgu dhe sekuestrimi.

  2. niko says:

    Nqs Berisha do te kishte marre garancine qe familja e tij nuk do te prekej nuk do i behej vone as per sovranitet,as per zarat e tij ne drejtesi e as per ata ish ministra te tij qe mund te denohen.

  3. izmir says:

    Edhe sa duhet tè vuaj ky popull per te hequr qafe kete llum 25 vjecar , une mendoj se ka ardhur momenti i nje referndumi Ku vet populli tè vendosi per fatin dhe tè ardhemen e femijeve tè sapolindur qe tè mos kene ate fate qe paten femijet e viteve 90

  4. shvejk says:

    Po Definoje ndonjehere mor burre se lodhe koken.

  5. naku says:

    Do qe me e ndershme qe PD te deklaronte:”JEMI TE DHJERE NDAJ NUK E VOTOJME REFORMEN NE DREJTESI”.

  6. koli says:

    mero eshte me pisllik prape, nese sot ata thone 6-6, dmth 6 pd 6 ps+lsi, , pra pd me rreth 30 deputete te kete 6 ps me 68 deputete te kete 4 se do ti lere 2 lsi, dhe nese pd+lsi behen bashke vitin tjeter ps mbetet me 4 pd+lsi behen 8 dhe caktojne gjithshka, Hileja me e madhe eshte se mazhorancat ndryshojne dhe po keshtu gjyqtaret sic ka ndodh deri tani, pra perseri ne dore te politikes

    1. Moni says:

      Bravo Koli. Koment i spikatur. Vetem se prapthi punon mulliri i Salih Berishes.

  7. demokrat i terbur says:

    Edhe bar do hame dhe imperializmit amerikan nuk i dorezohemi .Drejtesia tek ne eshte drejtesia me e drejte se kudo ne azi dhe afrike ( krahasohemi me vendet ne azi qe emertimi i shtetit mbaron me – an- ,dhe me afriken veriore dhe subsahariane ) .Megjithe se shkollimi i gjyqtareve dhe prokuroreve eshte 6 mujor dhe mbi 90 % jane nga nje krahine ne kemi respekt per kete sistem drejtesie. arsyeja e mosarsyes na ben ne shqupsave qe me arsye te mos votojme reformen per drejtesi te pavarur nga politika.

  8. DETARI @ says:

    ky eshte autogoli me i bukur keto 25 vjete i Partise Fashiste Shqiptare[PD ] !
    me ne funde e nxoren koken ….por koken e tyre e kane te sigurte qe do ta hane ……..kete radhe !

  9. Shqiptar says:

    Luli sot refuzoi prezencen Nderkombetare ne pastrimin e Drejtesise.Refuzoi BE-ne dhe SHBA-te ne perfshirjen ne proces.Pyetja qe une gjithmone e kam ne mendje eshte vetem nje..C’fare mendojne Demokratet e Ndershem(nese ka te tille???C’fare duhet te bejme me kete bande qe ka marre peng te ardhmen e femijeve tane??C’fare duhet te bejme me kete bande qe vazhdon te mbaje peng te ardhmen e femijeve tane ne menyre fyese dhe me karshillek kercenues??

  10. antikamunisti says:

    Shqiptaret kane histori dhjetera mije vjecare se jane pasardhes te pellazgut ,kurse amerika nuk ka me teper se 600 vjet histori.Duhet te jemi krenare per historine tone dhe tja kujtojme amerikes dhe evropes (@@rve te vjeter) kete arritje te shqiptareve. E djathta duhet ti thote reformes dhe forcave te majta amerikane dhe europiane “ndalu beg se ka hendek shqiptar ,,

    1. Beny says:

      Pikerisht ketu qendron problemi se disa komuniste te veteshpallur demokrate per interesat e tyre kane mbetur pellazge .shume ka duruar ky popull erdhi dita qe kta pellazget te evolvojne dhe te hapin krahun me hir apo pa hir.

  11. Sherifi says:

    Njelloi si ne kohen e E.Hoxhes, vetem ne kohen e tij, Amerikanet quheshin imperalist dhe europianet borgjezi.

  12. shqip says:

    shum bukur. atehere nese vetingu nuk behet nga nderkombetaret, pse u dashka marre opinioni venecias? ata nuk jane nderkombetare? mqs duan sovranitetin, sipas kryetarit gerhima e shqupit, pse nuk kerkojne terheqjen nga nato? ore bilush, qe ti je nje cope mishi me dy sy kete e dime. te ishte per ty mor kaush, reforma do kishte kaluar me kohe. ai qe e mban peng eshte meta-xa i lsi. ti je i justifikuar . fundja askush nuk thote; ejani, po ju prisja. vendosmini pak ata byzylyket. e njejta gje edhe per korin e shtriganeve te shqupit. pas 21 korrikut lu duhet te hape kutine e pandores. tu thote hapur shqiptareve; une u perpoqa, po ky, ai, ata, nuk e deshen reformen. tani ju zgjidhni, doni ti votoni prape ata qe ju mbajne peng. apo do ti hidhni ne koshin e historise si nje kujtim i keq qe duhet harrar sa me shpejt.

  13. ALBAN DEGA says:

    Opinione SOVRANITETI…

    A MUND TE KETE SOVRANITET PA SHTET!?

    Nje bashkebisedim virtual jo vetem me
    Ambassadorin amerikanNga Alban Dega, Nju Jork

    Faleminderit Zoti Ambasador Donald Lu!
    Faleminderit per sinqeritetin tipik amerikan.
    Faleminderit per kulturen e qyteterimin me te lashte boteror, ate kinez!
    Cdo fjale ne mesazhin tuaj vellazeror e teper miqesor per ne shqiptaret eshte me e vertete se vete e verteta. Kristal !
    Na shkele sovranitetin, kukasin kukuvajkat me kobezeza e me faqezeza jo vetem te politikes antishtet shqiptare.
    Ju na thoni kater te vertetat ne sy…. Kemi shprehjen e mencur filozofike miku i mire ti thote te kater vertetat ne sy!
    Eshte filozofia e popullit tone te lashte gati sa kinezet!
    Eshte ky filozo shume me i lashte se Sokrati qe ka edhe shprehjen tjeter te arte : miku i mire ne dite te veshtire!
    Jo , kukasin kukuvajkat e politikes albanus adversus albanus, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Sovranitet mbi gjithcka.
    Mos na shkel sovranitetin!
    Rrofte sovraniteti! Urra… perpara nga fitorja ne fitorje!
    Ne shqiptaret i themi fitore!
    Ne edhe bar, bile edhe mut hame, por nuk e shesim sovranitetin. Sot kjo eshte moda !
    Dje e per 46 vjet me radhe thoshim nuk i shesim parimet e marksizem- leninizmit.
    Thoshim sepse ashtu na urdheronte me kerbac e pa kulac Qoftelargu ai qe ia hengrem mutin duke e duartrokitur e brohoritur.
    Jo vetem sa qe gjalle por edhe nje pesevjecar pasi u takua me Marksin, sic thone kinezet e mencur, per ata qe kalojne ne ate boten pa vize ku do te shkojme te gjithe!
    Si duket ai vet kurre nuk e kishte lexuar parimin numer nje te Marksit “Para se te merresh me politike a me cdo veprimtari tjeter duhet te mbushish barkun”
    Jo ne shqiptaret jemi perjashtim.
    Jo vetem duartrokisnim por edhe brohorisnim me barkun bosh e duart plot m…
    Sovranitet! Sovranitet! Sovranitet… Urra… Urra … Urra gra- burra e burra- gra!
    Kemi 25 vjet qe duartrokasim e brohoritim per pushtet te sovranit ( popullit ) demokracine!
    Duatrokasim e brohorasim ndersa i vjedhim voten, i vjedhim pasurine, i vjedhim pushtetin sovranit !
    E ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin.
    I vjedhim pushtetin!
    I rrenojme e kalbim shtetin!
    E kemi kthyer Shqiperine ne nje ciflig te nje grushti hajnash e kusaresh, vrasish e vrastaresh…
    As 10 per qind e popullsise zoterojne mbi 75 per qind te pasurive te sovranit e pikerisht ne duhet ti duatrokasim e brohorasim.
    Shesim grate e vajzat, motrat e nuset, nenat e shpirtin e flasim per moral!
    … Jemi eksportuesi me i madh i “mishit te bardhe ” per fryme popullsie ne Evrope!
    Shesim pasurite e nen e mbitokes…
    Shesim Shqiperine e bukur, Shqiperine flori per nje euro per shqiptaret e qindra miliona euro per kusaret qe i durojme akoma!
    Shesim me ose pa para detin flori e arin e zi !
    Shesim e djegim malet perrallore e bjeshket hyjnore !
    Ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin!
    Na kane vjedhur e rrenuar, kalbezuar e degjeneruar shtetin!
    Na japin mesime jo vetem ne, por edhe ju mik i vertete qe na i thua kater te vertetat ne sy, sic thote sovrani!
    E kam fjalen edhe per ish- homologun tend Arvizu kur shpertheu ” It’s the time for action !” E tha , por kujt ia tha!?
    E kam fjalen edhe per pasardhesit tuaj John Withers, Mariza Lino…
    Jo per William Rajersonin qe erdhi ne Shqiperi me syzet e veshet e UDB-es gjakatare serbe dhe kasapit te Milloshevicit….
    Me shume se vlerat e demokracise amerikane ai beri misionarin e makartizmit. Uroj heqjen nga puna te te gjithe ish- komunisteve te thjeshte dhe promovoi ne krye te saj nje komunist enverist fanatik si Sali Berishen, qe e rrenoi si askush me pare shtetin shqiptar… Po paguajme edhe harxhet e tij.
    Nuk na e ka fajin as Cezari e as Pompeu, as Bizanti e as Turku, as Londra e as Berlini, as Beogradi e as Athina… as Moska e askush me shume se vetvetja .
    Meqe e keni permendur turkun po ju kujtoj lexuesve se 7 presidente ose kryeministra, perishire babain e shtetit modern Turk Mustafa Qemal Ataturk, 31 ministra te Jashtem e mijera zyrtare te larte politike e ushtarake te saj kane qene shqiptare ose me prejardhje shqiptare.
    Fajin na e ka me shume se gjitcka Albanus Adversus Albanuis, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Kam vetem nje pyetje jo vetem per Ju i nderuar Zoti Ambasador Donald Lu, si diplomat karriere, por edhe per profesoret e se Drejtes nderkombetare te Tiranes, Prishtines, Tetoves, Podgorices dhe Lugines se Preshesves:
    A mund te kete sovranitet pa shtet!
    Nuk e kam fjalen per shtet prej kartoni e prej korrupsioni.
    E kam fjale per shtet me pushtet te popullit, me popullin e per popullin, domethene sovranin shtylls kryesore e demokracise amerikane dhe sovranitetit te nje shteti.
    E kam fjalen per shtet te se drejtes, per shtet ligjor.
    E kam fjalen per shtet ku cdo qytetar nga me i thjeshti e deri tek kryetari i shtetit te jene te barabarte para ligjit!
    Faleminderit Zoti Ambasador i Shteteve te Bekuara te Amerikes ne Tirane Z. Donald Lu. Eshte emertimi i gjyshit tim te nderuar nga nena Imamit Elez Hoxhe Berisha per Atdheun tone te dyte!
    Kur kryetari I Deges se Brendshme te Tropojes Adil Prishta e thirri per ta keshilluar e paralajmeruar per burgim ai iu pergjigj:
    – Mos ma ndoni veshin… Si fetar qe jam e kam vshtire tu them Shtetet e Bashkueme te Amerikes. E kam ma kollaj tu thom Shtetet e Bekueme te Amerikes… Asht Pune Zoti Jo pulatike ( politike pulash- chicken politics )
    God bless USA and Albania!

    Sent from my iPhone

  14. Artani says:

    Ku e ka sinqeritetin PD o MERO,apo tani qe recikluan edhe arben sefgjinin e famekeqit gazidede….

  15. POSHTe HAJDUTET says:

    thelbi eshte pik per pike si thote MERO, taktika e perdorur eshte tipike e kuzhines MILOSHEVICIANE, vjen nje emisar i larte i USA, keta dalin me propozim, per te krijuar iluzionin e forces konstruktive, e verteta eshte uleritese, keta jane hajdiutet 25 vjecare qe deri dje vodhen pasurite e ketij vendi sot po vjedhin nje gje edhe me te madhe po VJEDHIN TE ARDHMEN tone

  16. QYTETARI OPTIMIST says:

    Qe Sali Berisha, eshte armiku me i madh i shiptareve, kete e deshmojne me qindra raste dhe akuza pubike qe rendoijne mbi te. Pore qe te shkkonte kaqe large, sa te sabortonte rreformen ne drejtesi, me lloji lloji, kleckash e preteksesh, kete sdota besonim. Ky moster , per te ruajtur ndikimin e tje personal, mbi kupolen e drejtesise, po ben cmose te mosemiratoet kjo rreforme, aq e domosdoshme, per demokraine dhe shtetin ligjore, per shqiptaret dhe SHqiperine, qe kjo drejtesi e sales e ka katandisur ne ate gjendje. Me shume kenaqesi e pritem ne, si qytetare marjen ne dore nga nderkombetaret berjen e rreformes, sepse, vete sqeme e sjemi te zote, kjo duket ne ate drejtesi te kooruptuar e te degjeneruar qe kemi sote. Ndihmesa e SHBA, dhe BE, ne financimin dhe pregatitjen teknike me specjalistet perkates dhe pervojen qe kane nga vendet e tyre, eshte ndihmesa me e madhe qe i bejne vendit tone , per te ecur ne rrugen e demokratizimit dhe forcimin e shtetit ligjore. Ne vend qe sala , ti pergezoi qeverine e SHBA, dhe BE, na del me gjithefare teorish regresive thuajse cdo jave, nonjehere dhe brenda dites, ate qe thone ne darke e terheqein ne menjgjes, apo ne fund te javes. Po te ishte kaq i mencur dhe i zoti ky moster , perse drejtesia shqiptare u katandise ne kete gjendje, qe 96 perqind e poullsise brenda e jashte vendit, kerkojne rreformimin e saje. Eshte SHBA, BE, ku duam te shkojme qe kerkojne te na ndihmojne per te dale nga kjo katahure dhe te futemi ne rrugen e duhur, ashtu sikurse jane keto vende. Ku eshte e keqja ketu, kure 25 vjete me pare thirem ; E DUAM SHQIPERINE SI EVROPA DHE PERENDIMI; Ja ku eshte , ne Tirane Evropa dhe Amerika, perse u kundervihet ky mafjoz , hileqare e zullumqare miqeve dhe dshamiresise se tyre, per te na pare me dinjitet dhe prosperitet dhe jo te neperkembur, te varfer e pa dinjitet. Tani Saliu dhe zevendesi i tije , na dalin me nje teori, qe sben gje tjeter , po e le detesine ne gjendjen e meparshme, vetem ndryshon formen e zgjedhjes, se permbajtja eshte ajo, llumi te zgjedhe llumin. Si qytetare i bej thirje SHBA, BE , Mazhorances te mose bien preh e keti propozimi mafjoz te sali berishes, te ushtrojne gjithe mundesite, per ta miratuar rreformen ne drejtesi, ashtu sic eshte pregatitur edhe ne matrialin e ambasades Amerikane , BE, Organizma e shtete te tjera perendimore , qe ja duan te miren popullit tone, ti ndalet dora dhe goja nje te cmeduri, qe karkon te ruaj sundimin mbi drejtesine shqipatare dhe data 21 Korik te jete feste kombetare per miratimin e rreformes. Mja u lejua ky bastard, ta mbaje peng SHqiperine dhe shqiptaret, me lloji lloji prockullash dhe kleckash.

  17. QYTETARI OPTIMIST says:

    Zoti Mero, disa ore me pare kame bere nje koment, ne funksjon te editorjalit tuaj. Nuke e kuptoi, perse redaktoret tuaj ma censurojne. Une shpre opinjonin tim dhe indinjaten si qytetare, lidhur me qendrimin destruktiv te PD, Sali Berishes, dhe tellallit Basha, qe me qellim per ta penguar miratimin e rreformes, cdo jave nxjerin nga nje klecke, apo shpikje sabotuse dhe qesharake. i lutem redaksise, ta postoi opinjonin tim. Me respekt qytetari optimist.

  18. Skupi says:

    Te uroj per punen Mero ! ishalla po ndikon ne vetedisimin e popullit qe akoma ka besimtare te dy gishtave te Saliut ishkomunist qe po te vazhdonte besoj se do hanim bare. sa kuptoj po i vjen era e fundit te demokracise komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje