Rama, Meta dhe Basha përballë Perëndimit

7 Korrik 2016, 19:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Po bëhet shumë humor me një deklaratë të Lulzim Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kur ai ju drejtua Kastriot Islamit dhe Oerd Bylykbashit, që t’ia shpjegonin dhe njëherë “si ishte kjo formula e votës së transferueshme”, që kanë rekomanduar SHBA për të tejkaluar krizën e vendeve të rezervuara.

-Ma kanë shpjeguar 20 herë, po se kam kuptuar, tha.

Oerd Bylykbashi ka nisur t’ia shpjegojë me hollësi dhe plot teknikalitete, duke dëshmuar aftësinë e tij dhe padashje, përfshirjen e tij në atë proces.

Pastaj ka ndërhyrë me humor deputeti Patozi dhe i ka thënë mos ta vazhdonte shpjegimin, se pastaj ishte rrezik që deputetët ta kuptonin dhe ta pëlqenin, ndërkohë që ky nuk ishte ai “propozimi që nuk e duam”.

Dhe kjo është miratuar me një të qeshur të re të grupit parlamentar të opozitës, i cili hallin më të madh tani nuk ka se si të gjejë një zgjidhje, po si ti iki zgjidhjes që i kanë vënë përpara, për gjithçka që ka kërkuar.

Ky është dhe thelbi i letrës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në emër të SHBA, ai mbron projektin e ndryshimeve kushtetuese, si shumë i mirë dhe brenda standarteve europiane, dhe garanton se janë konsumuar të gjitha zgjidhjet për kompromis dhe lë të hapur që opozita të pranojë rekomandimin e Komisionit të Vencias, në nenin 88, ku rekomandohet që nëse nuk gjendet kompromis për shumicën e cilësuar, të kalohet në një sistem propocional, që garanton përfaqësimin e opozitës përmes formulave që aplikohen.

Bëhet fjalë për një sistem përzgjedhës me bazë propocionale, që bazohet mbi votën e transferueshme që është aplikuar në disa vende perëndimore.

Është pikërisht kjo formula që nuk kupton Lulzim Basha dhe grupi parlamentar as nuk do ta dëgjojë, kur tenton t’ua shpjegojë përfaqësuesi i tyre në negociata.

Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyruan të mbajnë një qëndrim zyrtar dhe të prerë kundër shpikjes së formulës së vendeve të rezervuara, që po përdorin si sebep për të bllokuar reformën dhe t’iu bëjë thirje deputetëve të votojnë personalisht reformën, duke injoruar qëndrimin politik të partisë.

Tani për reformën nuk ka më pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje as për përmbajtjen e saj dhe mbështetjen e qartë që SHBA dhe BE po i japin.

Tani ka pikëpyetje për tre liderët kryesorë politikë në Shqipëri, Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën, nëse ata kanë fuqinë e duhur politike të orientojnë votën e deputetëve pro reformës.

Edi Rama deri më tani ka mundur të shuajë çdo pakënaqësi kundër reformës brenda grupit parlamentar, të cilat nuk është se mungojnë. Ai nuk i ka bërë rezistencë asnjë propozimi ndërkombëtar dhe ka qenë në të njëjtën gjatësi vale me BE dhe SHBA. Pakënaqësitë brenda PS për reformën ka mundur t’i mbajë larg publikut, duke paguar një çmim politik për to.

Ilir Meta po ashtu është përpjekur të jetë luajal me qëndrimet ndërkombëtare rreth reformës, dhe është investuar gjatë, por pa suskes deri tani, për një kompromis mes PD dhe shumicës për këtë çështje. Ai ka deklaruar qysh në fillim se votat e LSI janë pro reformës, dhe ka ndëshkuar një deputet që ka folur kundër saj. Ai i është referuar gjithnjë konsesusit me opozitën, kur ka garantuar votat e LSI.

Tani që ky konsesus nuk po arrihet, atij do t’i duhet të ripërcaktojë dhe më tej fatin e votave të LSI, në mungesë të konsesusit.

Lulzim Basha ka qenë qysh në fillim kundër reformës, por shpresoi se duke u përfshirë në proces, do të mund ta devijonte atë në favor të tij, dhe të fajësonte shumicën për dështimin. Në finale të procesit, SHBA dhe BE kanë një qëndrim publik zyrtar kundër kushtëzimeve të opozitës, duke humbur kështu objektivin e betejës së tij dhe duke shënuar një rekord historic, që brenda një viti futi zyrtarisht Partinë Demokratike në konflikt me SHBA dhe BE. Tani përballë tij ka dhe një betejë të re, rreshtimin e deputetëve të PD pro tij, apo pro Perëndimit.

Ai ka kërcënuar se nëse mes tij dhe SHBA, deputetët do të zgjedhin SHBA, ai do të djegë mandatet dhe do dalë nga parlamenti. Fakti që dhe pas kësaj SHBA e përsëriti thirrjen e saj, do të thotë se askush nuk është i shqetësuar për kërcënimin e tij.

Tutori i gjatë gjithë këtij procesi në fakt ka qenë Sali Berisha, dhe ky ishte një rast për Bashën, nëse ai do të mund të zgjidhte mes Berishës dhe Perëndimit. Ai zgjodhi Berishën, duke shuar shpresat e një “ylli” në ngjitje. Nëse sot do të ishte kryetar i PD Sokol Olldashi, nuk do të ishim para të njëjtës situatë. Këtu duket dhe pesha e krimit politik të zgjedhjeve të manipuluara brenda partisë. Berisha i dhuroi PD me manipulim, pikërisht për ta pasur në këto ditë të vështira për të. Një parti që zgjodhi me manipulim kryetarin e saj, është e dënuar të vazhdojë të drejtohet duke manipuluar dhe qëndrimet e perëndimit ndaj një çështje kaq të rëndësishme për Shqipërinë.

Kjo është nga ato shanset e rralla që të vijnë për të dëshmuar identitetin tënd si lider në një parti të madhe. Basha u bë një me Berishën për hallin e tij në këtë proces. Dhe ashtu do të trajtohet.

6 komente në “Rama, Meta dhe Basha përballë Perëndimit”

  1. MeteH says:

    SB eshte ne grahmat e fundit politik te tij dhe po djeg dhe Lulin qe nuk po e kupton se PD po e ZEROJNE.Meta po mban sehir dhe nuk i vjen mire qe Rama po fiton pike si avantazh per 2017

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Rama,
      Meta,
      Basha;
      Përballë Perendimit?!
      Me saktë do ish
      Të thoshe;
      Përballë këtij Timit!

  2. Emigranti SHBA. says:

    NJepjese te qyteareve shqiptare i kane mashtruar me gjithefare mafjozelleqesh, derisa e cuan vendin ne kete gjendje. Nese u be antaresimi ne NATO, u hoqen vizat, merita e madhe i takon SHBA, BE, qe kane bere ceshte e undur, qe vendi yne te futet ne rrugen e demokraxise, pore drejtimi i keq i shtetit, coi ne degjenerimin dhe koorupskjonin e drejtesise, ne kriminalizimin e qytetareve shqiptare, prandaj vendi yne rredhitet nder ato vende me demokraci te deformuar, pa demokraci funksjonale dhe varferi te pamerituar. Tani qe SHBA, BE, po bejne ceshte e mundur, per ta bere rreformen ne drejtesi, qe te focojme shtetin ligjore dhe perparmin e vendit, djalli me brire, del kunder Amerikes, BE, vetem, te mosemiratohet rreforma, qe e inicuan, financuan, vetem e vetem te ndihmojne vendin tone, te dale nga gjendja ku eshte sote dhe vendi del vetem atehere kure krijohet nje drejtesi ne sherbim te qytetareve, jo per te vjedhur qtetaret, si derimesot , nje drejtesi qe te deni pushtetaret e rangut te larte qe kane vjedhur e abuzuar me pushtetin. Data 21 Korik, ose dote miratoi rrefmen dhe te jate date historike, ose nese Berisha e Basha, mbajne kete qenddrim, dote damkosen me vulen e turpit, jo vetem si mashtruse, hajdut e tradhetare, pore antishqiptare, anti amerikane, anti evropjane, qe aq shume poulli yne , ka enderuar dhe enderon, te behet si Evropa dhe SHBA. Eshte fate i madh qe nje popull i vogel , si yni, te kete miqe kaq te medhenj, qe investohen, per te bere shtet ligjor, demokratik, me drejtesi te pamvarur, qe te punoi e pamvarur dhe ne sherbim te shtetit dhe qytetareve te saje. Prandaj, jo vetem , sduhet ti humbasim, pore, ti degjojme, te cmojme ndihmen e tyre, si kudo e vecanerisht, tani per miratimin e rreformes ne drejtesi.

  3. -We People (Les Misérables ) says:

    Eshte e pabesueshme qe te gazeta Tema te kete vetem 2 komente per nje problem kaq kardinal si votimi i 21 korrikut..

    Kjo shifer kaq e ulet e komenteve vjen pasi ose zoti Mero ka vene ndonje “sozi ” ti shkruaje editoriale.. ose nuk ka deshire te shkruaje seriozisht per te thene ate qe eshte e verteta reale:

    Gabimi i pare
    qe ben Mero eshte se barazon treshen Rama-Meta-Basha….Nqs ka nje person nga te tre qe e kundershton me fort reformen eshte Lul Krimineli qe cuditerisht nje ambasador i palavdishem (arvizu) i tha yll ne ngjitje edhe pae gjaku ne 21 janar ne bulevaer nuk ishte thare akoma…Me vone shohim qe nje zyrtare e larte (Nuland) kur takoi kete kriminel para ca kohesh i futi dhe nje te puthur ne faqe..kurse sot Donald Lu -ja po i pergherohet Lul Berishes per vota sikur te jene eproret e tij.

    Gabimi i dyte
    qe bene Mero dhe me i rendi eshte se Berisha 1991-2013 dhe Luli 2005-2016 e ne vazhdim jne marioneta te perendimit dhe kjo nuk ka nevoje per argument se e dine te gjithe.Pra votimi i 21 korrikut 2016 nuk eshte votim i ligjevenesve shqiptere..absolutisht ato jane kukulla qe levizen me pult nga anale dipllomatike,sherbime sekrete dhe lobe interesi.Pra me nje fjale votimi i 21 korrikut ve perballe:

    -Dipllomacine amerikane te1991 perballe kesaj te 2016

    Eshte nje perballje te Hillar-it me PS dhe Tramp-eve me Salen

    -dipllomacine amerikane perballe asaj europjane

    -lobin serb & grek ne perendim perballe atij shqiptar (lob i pjerdhur ky yni).

    PER SA KA NDODHUR NGA 1991 E DERI NE DITET E SOTME NE SHQIPERI NGA NJEMILJON MENYRAT E MUNDESHME ESHTE ZGJEDHUR ME E KEQJA E PABESUESHME DHE KJO SI RRJEDHOJE E DIPLLOMACISE EURO-ATLLANTIKE QE PER ARESY STRATEGJIKE I LEVERDIS NJE KOMB SHQIPTAR NE VDEKJE KLINIKE POR I PAVARROSUR.

    eshte koha qe amerika ne 21 korrik 2016 ti japi fund gafave 25 vjecare me Kriminelin saleh berisha dhe Devilin Lul dhe kjo ka pak gjasa te ndodhe.Me shume me kujton ardhjen e ekspertizave te FBI PER 21 JANAR..kur merobaze fluteronte nga gezimi se do arrestohej berisha kur ne fakt ai fshiu bythen me to.

    Konkluzion:

    Berisha eshte nje prodhim “made in udb-cia-asfalia ” i viteve 1990-1992 dhe eshte ne dore te shpikesve te kesaj patente ti japin fund krijeses se tyre monstruoze.Pra berisha pas gerdecit-21 janarit eshte problem i perndimit dhe kryesisht i amerikes qe te mbajne apo me ne loje PINOcetin e tyre dhe nuk eshte problem i parlametit shqiptar apo i mediave ku dhe gazeta Tema po tallet me shqiptaret ashtu si perendimi me Lune e tyre qe kohet e fundit i thone Donald Lul Basha

    1. Vita e Nastës pe Kolkondasi says:

      Të marsha të keqen, ç’më kënaqe! Qënke tëpkënë, kur thonë Korçarët, sikur të ka shfryrë shoku Enver nga hundët.

  4. We People (Les Misérables ) #2 says:

    nuk e di pse zoti mero censuron apo vonon komente qe jane ” te verteta helm te hidhura”.

    le te kemi guximin ta themi hapur:

    votimi i 21 korrikut eshte nej “radio loje” e njejte me majin 2011 ku gjakatari lul basha me ndihmen e mengperveshurin arvizu mori (ja dhuruan) bashkine e Tiranes..eshte e njejta dore qe po na servir kete reforme ne drejtesi ku HEROI KRYESOR po na del ylli ne ngjitje i arviziut

    Ka ardhur koha te pyesim

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BASH-BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

    WATERGATE APO IRANGATE…

    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

    VENECIA NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
    ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…

    GHOST OF VIQIDOL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje