Një trafikant ende i paarrestuar, në prokurori

10 Korrik 2016, 19:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një skandal që po tenton të mbulohet me gënjeshtra prej Prokurorisë, lidhur me përgjimin e një trafikanti droge, i cili ka pohuar se ka paguar 150 mijë euro, për trasferimin e prokurorit Martini nga Tirana në Shkodër. Pesha më e madhe e skandalit është që Prokuroria ka bërë një deklaratë zyrtare ku gënjen.

Në njoftimin për shtyp që ka shpërndarë ditën e djeshme, Prokuroria  thotë se prokurori Martini ka kërkuar qysh në shtator të shkojë vetë në Shkodër dhe ne e kemi marrë vendimin për ta transferuar atje në dhjetor.

Por historia bëhet me data dhe fakte dhe ato janë kundër Prokurorisë dhe deklaratës së saj.

Pikësëpari prokurori Martini në intervistën që dha në shtyp, shprehu pakënqësinë e tij për emërimin në Shkodër si prokuror i thjeshtë, pasi ai në të vërtetë ka kërkuar të shkojë në Shkodër si Prokuror i rrethit të Shkodrës, meqë ka qenë vendi bosh. Ka një diferencë të thellë nga kërkesa për të lënë Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe për të shkuar në Shkodër si “kryeprokuror” nga fakti që të hiqesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe të shkosh në Shkodër si prokuror i zakonshëm. E para është ngritje në detyrë, e dyta është dënim dhe heqje qafe. Kjo e dyta i ka ndodhur prokurorit Martini dhe e lidhur me deklaratën e trafikantit, rezulton se ai vërtet ka shkuar aty, se është paguar për t’u hequr.

Fakti që zyra e Prokurorisë bën një deklaratë të gënjeshtërt, është shumë e rëndë, pasi është e verifikueshme, që kërkesa e tij e bërë në shtator, nuk është për të shkuar në Shkodër prokuror i thjeshtë por Prokuror i Rrethit, vend i cili ishte bosh.

Këtë pikë zyra e shtypit e Prokurorisë, e ka injoruar dhe spekullon me kërkesën e tij për të mbuluar të vërtetën.

Së dyti shfajësimi i zyrës së prokurorit, se prokurori Martini nuk ka qenë prokuror i çështjes së shtetasit Prendi, nuk lehtëson situatën, pasi Martini është marrë me dosjen e grupit dhe ka qenë problem për ta. Fakti që trafikanti Molla ka lakuar emrin e tij, nuk është rastësi. Por më e rëndë se kaq është fakti që trafikantët e kanë ditur që prokuroria po merrej me ta dhe kanë vazhduar punën nën garancitë e pagesave që kanë bërë dhe ky është fundi i një prokurorie.

Së treti përgjimi është realizuar dy ditë para se Bujar Nishani të firmoste emërimin e tij, por ama në të njëjtën ditë kur vendimi është marrë në Këshillin e Prokurorisë, çka e dëshmon faktin, se trafikanti ka qenë i azhornuar çdo ditë nga Prokuroria, se çfarë po bëhej me kërkesën e tij për të hequr prokurorin Martini.

Fakti që trafikanti e dinte dy ditë para se të firmoste Nishani se prokurori Martini ishte hequr qafe në Shkodër si prokuror i thjeshtë, është një implikim i rëndë dhe ende pa përgjigje nga Prokuroria.

Së fundmi çka është dhe më e penalizueshme për Prokurorinë, edhe pse ajo e ka administruar përgjimin qysh në dhjetor 2015, nuk ka ndërmarrë asnjë hapje hetimesh nga indicia që ka marrë përmes përgjimit. Pra dikush i fuqishëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda apo Prokurorinë e Përgjithshme, ka injoruar indicien e pagesës prej 150 mijë eurosh për transferimin e një kolegu të tyre, dhe nuk ka vepruar.

Pra në tërësi jemi përballë një rasti flagrant të kapjes së Prokurorisë prej krimit, ku kemi dhe vepër kriminale të besueshme të marrjes së një ryshfeti dhe mosveprim për hetim pas indicjes se janë paguar para për të transferuar një prokuror.

Nga pikëpamja ligjore këtu lidhet shkaku me pasojën, lidhet pagesa për transferim dhe dijenia e trafikantit për transferim, para se ai të trasferohej .

Po ashtu ka një nxitim të Prokurorisë për ta rikthyer Martinin në Tiranë, vetëm dy ditë para se të kryhej operacioni për arrestimin e trafikantëve, ku ishin përfshirë dhe shërbime të huaja dhe policia shqiptare çka  bënte të pamundur mbrojtjen e tyre.

Për çudi ky rast ka kaluar në heshtje dhe nga opozita e cila ka shpikur dje, në të njëjtën ditë, si “vepër penale”  mos uljen e Rita Orës në Rinas, se si ka punët mire me Chris Brown dhe ka heshtur për një fakt tronditës që në këtë vend krimi paguan dhe për transferimin e prokurorëve, duke i poshtëruar ata në detyra që nuk i kërkojnë vetë, por që zyra e kryeprokurorit u del zot versionit të trafikantëve.

Nëse Prokuroria do të ishte e pastër në këtë histori, nuk kishte pse bënte deklarata për shtyp, por mund të na njoftonte se për këtë çështje ka nisur qysh në dhjetor një hetim dhe kështu do ishim të sigurtë se ajo nuk ishte e implikuar. Në të vërtetë ajo me deklaratën e saj, i ka bindur të gjithë, se trafikanti nuk ka gënjyer dhe se brenda institucionit të Prokurorisë, dikush ka marrë 150 mijë euro për llogari të krimit kundër një prokurori. Kjo duhet të hetohet sa më shpejt dhe sa më thellë për të qenë të sigurt, se gjithë banda e trafikut të drogës është shkatërruar. Ndryshe koka e saj mbetet në Prokurori, në dispozicion për trafikant të tjerë.

 

14 komente në “Një trafikant ende i paarrestuar, në prokurori”

  1. ARIU says:

    Nuk eshte ky i vetmi rast i dyshimte i prokurorise,por Edi RAMA asnjehere nuk i ka kerkuar llogari atij zyrtatisht ne Kuvend dhe te propozonte shkarkimin nga detyra.Me shume akuza ben shtypi se qeveria.

    1. TT says:

      Edhe ate ka manget te bej rama dhe ja shkaku i rradhes per te mos votuar rreformen ne drejtesi. Jo rama po dhe nje kalama e sheh shum mir kush e administron prokurarin shish dhe nje pjes te mir te gjykatave qe te mos flasim per odjitin qe eshte president. Po kaloi rreforma sic eshte propozuar nga SHBA e BE jo kryeprokurari po as roja te dera nuk kan ku ne te semes te shkojne

    2. DETARI @ says:

      Ti zoti Baze i thua aq mire gjerat qe mua nuk me pelqen te ishe gazetar ,por nji minister ,kryeminister apo president !
      Fuqia intelektuale e jotja per te bere peshimin e problemeve te ndryshme eshte titanike por,kush do te beje hetimin !?
      Prandaj si qershije mbi torte ,dalin tani para reformes te tilla akte kriminale nga te gjitha anet ,por me e renda nga prokuroria , qe tregon dhe kerkon domosdoshmerine e berjes se reformes ne drejtesi urgjent .
      Dhe , a ka mundesi te mos merret parasysh asnji vote e krimineleve te mender PD se !
      Le ta bejne nderkombetaret nji gjykate speciale dhe reforma te behet me vone kur te jete pastruar vendi nga fekalet….

  2. REZI says:

    Akoma s’e ke marrë vesh ti ariu se Edi Rama nuk është Sali berisha që vë dhe heq prokurorë?
    S’ka punë kryeministri me prokurorin, prandaj kërkon që politika të heqë dorë nga drejtësia, që vetëm ligji ti drejtojë në punën e tyre.
    Kryeprokurori duhet ti thërrasë mëndjes e të shohë punën në bazë të ligjit, në të kundërt do dalë e drejta sado vonë të jetë.

    1. Feniks says:

      Po ti o Rezil akoma nuk e ke marre vesh se kryeprokurori vihet dhe hiqet me propozimin e kryeministrit?Kush ta ka thene ty qe politika do heqe dore nga drejtesia?A nuk jane politikane ata qe do t’i caktojne apo shkarkojne keta ne Kuvend?Po presidenti a nuk eshte polotikan?Ne se politika heq dore atehere mos valle keta do t’i caktoje MAFIA?

  3. shabon hunderri says:

    o Mero!
    kshtu esht ne gjith boten.
    edhe n amerik esht normale kjo.
    madje ne ameriken qe po “ngulmon” me sjell drejtsin ne shqipni,ne ate amerik pra njifen histori edhe me famoze kriminale,si psh,bashkpunimi I CIAs me mafjen ne shum raste..
    apo kur bossi I mafjes dhe presidenti I ameriks kishin te njejten dashnore,marlin monron,dhe njeri e pallonte paradite e tjetri masdite,duke ndar turnet e punes,dhe sherbimet secrete amerikane benin sehir,si bicim film porno live.
    kshtuqe as mos prisni qe te rregullohet gjo ne shqipni. do ket vec nji furce boje qe te duket bukur nga jasht godina e drejtsis,si ato pallatet qe lyente ed rama ne tiranen e diktatures..per me mbulu monotonin 50 vjecare…
    mua vet me ka ndodh qe jam ballafaqu me drejtsin ne perndim. vet hetuesi perndimor,nji bythqi I lindur,jo vetem qe e conte hetimin ku ti donte qejfi,por edhe shqeto fare kur vinte rasti qe delnin persona vendas ne hetim thoshte troc “ti kta si njef. ti si ke pa fare” dhe kshtu “thoja un” ne deponime.
    dhe kur erdh fundi ne burg shkonin vec te huaj. kurse vendasit vazhdonin te pinin drog sa me hund ,aq edhe me vagin.(literally kjo).
    esht demokracija ajo qe ben te ket krime edhe ne ate qe duhet te ishte etaloni I te drejtes.
    nese ne tempullin e drejtesis ,ne hetuesi ka korrupsjon dhe krim.,eshte njesoj sikurse te ket ateizem ne Vatikan!!
    edhe ne “gazetarine e pavarur” ka varesi interesash te gjithanshme,pare,politik,prona,miku shoku….
    kshtu esht bota.
    KURV!
    dhe ne kte bot s ka te nershem,por ka kurva dhe kurvar te nershem,te cilet e deklarojn hapur karakurvnin e tyre,si puna e sales ,mesiles dhe kompani,si dhe ka kurv kurvar te pandershem dhe pa karakter. keta jan ata qe nuk e deklarojn shkerdhokurvnimin e tyre por hiqen si te nershem.
    esht si puna e kriminelve. ka qe kan karakter dhe deklarojn se ca kan bo ,ne gjyq, dhe marrin denimin e ikin me mendje top, kta kan nder. e bona per kte arsye. pik
    ka kriminel qe s kan nder dhe s thon ca kan bo. kta hiqen te nershem por jan kriminel.kta perdridhen si pula koteci ne oborr t shtpis…

    1. petrit says:

      O Shabono !
      Ka nje ndryshim te “vogel” midis diktatures enveriste e demokracise alla shqiptare. Ne diktature, te prisnin se bashku me llapen, edhe koken nese do te thoje ndonje gje per ato qe huhasje me hunde, shihje me sy e degjoje me vesh. Kurse ne Shqiperi, demokracine e kane mare jangllesh. Te gjithe bejne gare se kush te shaje e pergojoje tjetrin me shume. Flamurin e mbajne politikanet e mediat e mandej me modelin e saj majmunerojne te gjithe.

  4. katarakti says:

    Kjo eshte qeveri koti. Lartegjatesia e tij duket se nuk ka se me çfare te merret dhe e kalon kohen duke takuar “koka” te medha nderkombetare. I mori votat qe para 3 vjetesh dhe asnje ndryshim nuk beri ne kupolen e shtetit. Edhe nje drejtor radiotelevizioni iu desh 3 vjet qe ta ndrronte. Dhe me kulmi eshte se rri si skuth dhe nuk flet fare dhe nuk spjegohet se perse nuk shkarkon ose denoncon Dhallen, Visho Ajazin, Xhin Xhonet dhe kompani! Me shume denoncon dhe akuzon Mero Baze se ky fare kryeministri. Ndofta eshte pune artisti dhe sportisti. Aq tru ka! Por ndofta eshte edhe me keq! Por nje kryeminister si ky pa nerv, pa guxim, pa ide – nuk i nevojitet Shqiperise. Dhe per me shume as Partise Socialiste. Ndofta vetem Rilindjes. Vota e qershorit te 2013-tes ka vajtur kot.

  5. Toni-G-VL says:

    Motoja e prokurorise ne Shqiperi: ” Ngelem duke pasuruar gjyqtaret, do i mbyllim vete ceshtjet ne vazhdim”
    Sa eshte numri i ceshtjeve te pezulluara dhe te pushuara? Pa fund!
    Zoti befte ndonje mbrekulli per ate vend dhe ata njerez qe kane vendosur ta vazhdojne jeten aty.

  6. Niku says:

    Mszh i rendesishem!
    ”Reforma ne drejtesi do behet ose do behet” jane keto thenie te shpeshta ne parlamet te kodifikuara te kryeministrit Edi RAMA!
    nga burime te sigurta vjen nje mesazh i qarte se nese nuk do te votohet reforma ne drejtesi te gjithe pergjegjesit e saj do te shpallen non grada, presona te padeshiruar per Sh.B.A dhe B.E gjithashtu dhe shum vende te tjra pro perendimore dhe menjehere vendi kalon ne zgjedhje te reja ku do dalin qarte rezultatet ne favor te nje Mazhorance e cila do te kaloje reformen ne drejtesi. mbas zgjedhjeve do behet e qarte e gjithe pasuria e deputeteve , Gjyqtareve dhe familjareve te tyre lidhjet me trafiqet e paligjshme bizneset e tyre te regjistruara me aksionere fiktve ne ndertime ,troje etj, nese nuk do te votohet do te dalin fakte tronditese qe populli i ka degjuar si legjenda por do behen faktike dhe do te quhet( wikilks-alb) dosja shqiptare sekrete, ose plani c”..neser pritet tju behet e qarte te gjithe deputeteve nga zv/ sek
    e departamentit Amerikan Nuland. e gjitha kjo eshte nje perpjekje e ligjshme e SH.B.A. dhe B.E per ti dhene kurajo dhe besim popullit shqiptar te munduar duke mos e lene ne meshre te fatit dhe te politikes se papergjegjshme . e drejta do te vonoje por do te fitoje dhe te gjithe do te therasim;.. long live U.S.A

  7. saja says:

    Sdi ça 5 e them për keto histori se ka apo jo të verteta se vertet mban ere kjo…por nje gje e them me siguri …Anton martini nuk esht naj burr i mire o Merush. …harrove ti qe ishte lidhje e shkurte e Agron Kuliçit ky palo prokuror….qe ne fakt pazarin se ka shum te rende….do vetem 1 mije euro për 1 vit burg.

  8. Zarathustra says:

    Mero, ti se paske pare akoma filmin e ri te bollistanit “Rovi & Lalai”. Ose e ke pare por nuk do t’ja thuash publikut.

  9. bobi says:

    Mero po te shkoshe ne fier dhe te ndjekesh prokurorat ku e pin kafen do ta kuptoshe kush jane baronet e droges ne fiere. Prokuroret e fierit jane ne ate pune se baronet kan paguar nga 100 mije euro qe te behen prokurore ne fiere. Un shkojne njeher ne vite ne fiere dhe nga historite qe degjojne me ngjane se fieri eshte shtete me vete te gjithe gjykatesa prokurore jane ne pune se trafikanet i kane vendosur atije. Nje shoke shkolle me thoshte nuk ka drejtesi ketu une per te mare 50 kile ne lazarate duhet ta bejne nfjysmen e rruges ne kembe na malet kurse ky ketu punone me shtetin dhe mere nga nje tone rruga.

  10. sSemanjaku says:

    D.M.TH ,rilindja u mor me Riten,,,eh ku katandisem,,, asnjehere nuk jane ne rrugen e duhur,,,presin cfare do thot shqupi qe ti pergjigjen me gjysem zeri,,,punojne sikur jane akoma ne opozit dhe komanden e bene shpellari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje