Një kujtesë për “miqësitë” me Kokëdhimën

9 Korrik 2016, 20:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Koço Kokëdhima është kthyer në  një personazh të dashur për opozitën. Ky është një lajm i mirë. Prej vitit 2013, kur Edi Rama për dobësitë e tij të pashpjegueshme, e katapultoi atë në politikë, kam qenë një kritik i ashpër i tij. Kam qenë po ashtu denoncuesi i pare i kontratave që i hoqën atij mandatin e deputetit, apo disa ideve tërësisht regresive që ai tentoi t’i bënte funksionale në emër të së majtës në pushtet, siç ishte liberalizmi i drogës, krijimi i konsorciumeve mes biznesit dhe bashkive për kontrollin mbi tenderat etj.

Kokëdhima po ashtu bëri dëme të mëdha në strukturat e së majtës në Jug të Shqipërisë, duke tentuar të krijojë një strukturë të tij paralele me Partinë Socialiste, e fokusuar tek kontrolli mbi burimet njerëzore dhe tenderat, duke shkaktuar përçarje të mëdha. Në tre rrethet e Jugut, në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, tre kandidatët e tij për kryetar u rrëzuan nga socialistët, jo se nuk e meritonin, por vetëm se i mbështeste ai.

Falë mbështetjes që gëzonte nga raporti i tij konfidencial me Edi Ramën, ai arriti t’i imponohet Kongresit të fundit të Partisë Socialiste, duke shkelur statutin dhe duke u konsideruar delegat Kongresi, jo për shkak të mandatit të deputetit, por si i propozuar nga Vlora, çka e bën atë sot, të jetë sërisht anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ai po ashtu ishte prodhuesi i konflikteve më të mëdha me Lëvizjen Socialiste për Integrim për histori tërësisht biznesi.

Konsorciumi i tij në Xarrë të Sarandës, duke marrë tokat e ish- NB Vrinës, për llogari të një grupi rreth tij, e futën atë në konflikt me Dhimo Koten, një ish- kryetar komune dhe biznesmen, që po ashtu kultivon agrume në vreshtat e tij prej viteve ‘90. Pas kësaj, Kote u afrua më shumë me LSI dhe konflikti me Kokëdhimën kaloi në nivel politik.

Në zgjedhjet e vitit 2015, ai plasi hapur. Kokëdhima mbështeste çdo kandidat që ishte kundër LSI, pamvarësisht koalicionit. Kështu, në bashkinë e re të Vurgut, ndërsa koalicioni formalisht ishte me PBDNJ dhe PS e LSI duhet të mbështesnin kandidatin e Vangjel Dules, palët u ndanë. Kokëdhima mbështeti kandidatin e MEGA-s në Finiq, dhe konflikti shkoi aq hapur, sa Meta shkonte prezantonte kandatin e Dules, që ishte normalisht në koalicion me PS, ndërsa Kokëdhima në të njëjtën orë dilte në tribunë me rivalin e tij.

Konfliktet u zgjeruan dhe në Vlorë dhe Gjirokastër, por falë faktit që Kokëdhima nuk kishte mbështetje politike, nuk bëri dëme.

Pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi atij mandatin e deputetit, Kokëdhima u gjend papritur para një mungese autoriteti në bazë. Kokëdhima u ndje i befasuar, kur gjithë grupi socialist ngriti kartonat që ai të përballej me drejtësinë dhe Berisha u ndje keq, që i iku një nga qindra shkaqet që kishte bërë gati, për të mos votuar reformën.

Tani jemi në momentin më tragjikomik të Kokëdhimës. Ai ka ndërtuar një fabulë në kokën e tij, se si amerikanët kanë urdhëruar Edi Ramën, ta heqi nga deputet dhe se kështu do veprohet dhe pas reformës në drejtësi me të tjerë. I autosugjestionuar si çdo delirant, duke u vetëcaktuar si “viktima” e parë e drejtësisë amerikane në Shqipëri, ai është kthyer javët e fundit në një lloj heroi për Berishën dhe kundërshtarët e tjerë të reformës, duke vajtuar fatin e tij të keq, që ja ndollën dhe gatun vetë (dhe mirë bënë). Mban nga pas një grua që ka mandat deputeti, dhe e trajton mandatin e saj si pronë private, duke garantuar kundërshtarët e reformës, se kontrollon votën e saj.

Tani, unë nuk e di çfarë do bëjë kjo zonja me votën e saj, dhe as sa punë do prishë për fatin e reformës, por di të them se Kokëdhima është kthyer në shtratin e vet, atje ku duhet të ishte, mes të frikësuarve nga ligji, drejtësia dhe ndëshkueshmëria, dhe nga ku gabimisht Edi Rama e ngriti dhe e futi brenda në Partinë Socialiste. Nëse Kokëdhima ka fuqi të jetë tutor votash femrash, le ta bëjë dhe këtë, se një drejtësi që vjen nga votë tutorësh nuk i duhet kujt.

Është i vetmi rast kur duhet të gëzohen të gjitha palët, Berisha dhe kundërshtarët e reformës që ju shtua një si vetja, dhe socialistët që shpëtuan nga një i tillë.

E shikoj si tallen me të, këta ta opozitës, si i shkelin syrin njëri- tjetrit që “ja kanë marrë Ramës, Kokëdhimën”, se si bëjën plane tashmë bazuar mbi vizionin e Kokëdhimës. Nuk e kam zakon të citoj vetveten, po tre vjet më parë në vitin 2013, në një nga shkrimet e ashpra kundër fenomenit Kokëdhima, kam shkruar në fund se “Edi Rama nuk ka nevojë për armiq, derisa të ketë mik Koço Kokëdhimën”. Tani siç duket nuk e ka më, dhe thjesht dua t’ua kujtoj këtë gjë miqve të rinj të Kokëdhimës të ri. Ta gëzoni! Tani as ju nuk keni më nevojë për armiq. U del Koçua!

9 komente në “Një kujtesë për “miqësitë” me Kokëdhimën”

  1. ALBAN DEGA says:

    Fakte jo vetem mendime

    CFARE NUK DINE PER POLITIKANET TANE !?

    …. Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    GJYSMA E SE KEQES

    Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet sshqiptare!
    Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare..!?
    Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
    Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
    Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka
    PPPSH ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
    Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !

    TREGU NXJERR CDO GJE NE TREG

    Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
    Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
    Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
    Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
    Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!

    E PABESUESHMJA PARA 37 VJETESH…

    Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
    Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete ajo njoftonte se ish- KGB- Ja sovjetike kishte nepermjet Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar nje pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
    E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?

    FOTOT DHE FILMI QE NDRYSHUAN BOTEN

    A keni degjuar per fotografite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
    Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
    Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
    Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
    Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
    Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
    Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!

    PO SOT ?

    Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
    Sot ne hapesire numerojne rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete!
    Pjesa e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se
    Per publikun kjo. Po per institucionet sspeciale?
    Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
    Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
    Te gjithe pergjojne te gjithe!
    Secili pergjon secilin.
    Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
    Dine edhe cka dime ne per vetveten…
    Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
    … Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
    Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te Virgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te Drejtin dhe as te pakorrupturshemin….
    Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
    Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.

    JEMI KU JEMI SEPSE JEMI ATA QE JEMI!

    Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
    E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
    Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
    Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshkat!

    PLASI … JO PESHKU…. PJESHKAT!

    Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e Fatos Nanot, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
    Hajde p… jeshka me lesh!
    Hajde p… jeshka pa lesh!
    Paguan Paria e Tiranes, paguan PPPSH-ja me parate qe ua kane vjedhur, me gjakun qe ua kane derdhur, me lirine e demokracine qe ua kane tredhur, me litarin e impunitetit dhe korrupsionit qe ne qafe ua kane hedhur….!
    Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
    Edhe Nanen e Nanes e te Babes, Memedheun e Atdheun tone te bukur!
    E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!

    1. Edi says:

      Eshte vene e zeza mbi te bardhe ajo qe cdo shqiptar (dhe jo tifoz po!itik perfitues) mendon per situaten aktuale dhe ndihet i pafuqishem te veproje.Mendoj se klasa e re politike duhet te zgjidhet nga maturat\viti i pare fakultet,pasi kusuri qelbin..

  2. Qerimi says:

    Eshte nje shprehje andej nga eshte Kocua. Si ke shpirtin ke surane.

  3. Guvadari says:

    Ky K9co.prishi moqesine midis Edi Rames dhe Vangjel.Dules
    Ky na qenka nje rr….k…qe se ka shokun.Mire qe e kuptoje Rama.se ca.mostre eshte se.morri ne qafe gjithe PS-ne.

  4. skela says:

    dale se skeni pare gje akoma merua e njeh mire kete qen ashtu sic e njohim ne te gjimnazit ali demi vlore dhe ne universitet i ashtu sic ka fytyren

  5. Guvadari says:

    Njeriu me i urryer nga cdo shqiptar por sidomos nga juvoret.Nhaterroj gjithe dynjane vetem e vetem per interesat e tij.Gjirokastren ja LSI,Vloren e Sarande e delvine po LSI.Minoritetin grek u perpoq ta shtynte djathtas ky njeri qe nuk e di pse e mbante afer Edi Rama.

  6. ali demi says:

    eshte nje plehre…..

  7. demokrati says:

    Kokedhima, ish sekretari i rinise komuniste ne Fier nuk mund te votoje variantin amerikan te reformes ne drejtesi per nje arsye te thjeshte, ai nuk mund te “prese kokat” e gjuqtareve ne Tirane, Fier e Vlore te cilet e ben te pasur grabitesin Kokedhima, i cili u shnderrua nga nje djalosh me komplekse vizive dhe sandale turku kauçuku ne veren e vitit 199, nje administratot i dores se dyte ne pronat e BRPSH qe administroheshin nga kosovariHajdin Sejdia, ne nje imprenditor te çdo fushe qe punonjesit e naftes i paguante ne natyre si bujkrob. Kokedhima gdhihej e ngrysej ne gjykata, pasi rekrutoi drejtues gjykatash i katapultoi ne politike, dhe ata jan thjesht pengje te Kokeshimes. Kokedhima shqiptar eshtte bere thjesht pasi ana shqiptare i la dore te lire te pasurohej ne menyre perrallore, ne momentin e pare qe dote preken interesat ekonomikeky fare Kokedhime do te marre flamurin e corio epirit. A nuk i dha te njejten keshike dajkos se vet kur erdhi puna tek pensioni skllaverues i 300 evrove perte cilat do te vjellin gjak brezt e ardhshem te marresve? Shikoni ish deputetin e LSI , rrugaçin himariot qe kercenon me gjak per skerka ku edhe dhia nuk zbret dot, a nuk eshte fenomeni Kokedima nje fenomen qe duhet ti jepet fund si nje fenomen i lene ne dere si shprehje e atavizimit pragmatist te atyre qe dolen pa breke ne bith nga komunizimi dhe e gdhine pashallare me vendimet e gjyqtareve te korruptuar dhe letrat me brime qe moren vlera miliona dollareshe nga lotikat e Bufit te kenetave te Myzeqese. Kokedhima e di mire se çfishet ne vendimet e gjyqeve me te cilat eshte bere privatizimi i pronave te tij, prandaj nuk ka Qishe ku mund te falet Shukriu i Fierit.

  8. alphade says:

    Pershendetje z. Dega ! 30 e ca vjet me pare , Echeverria, ish-presidenti i Meksikes ka thene ate qe Ai kishte vete ne banke : modestisht
    12 miliard dollare ,USD , qe ne kohen e sotme do ia kishte kaluar edhe Carlos Slim apo Bill Gate …! Kaq kusha !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje