Përpjekja e PD për të poshtëruar LSI

12 Korrik 2016, 21:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Deputetët e Partisë Demokratike do të dëgjojnë sot në mbledhjen e grupit parlamentar përgjigjen zyrtare që do t’i japë PD propozimit amerikan për reformën në drejtësi. Alternativat janë ose “Po”, ose “Jo”. Pritshmëria është që Berisha të udhëzojë Bashën të kërkojë kohë për një propozim te ri dhe ta shtyjë reformën në vjeshtë, drejt pamundësisë për t’u realizuar, me shpresë se kjo do forcojë konfliktet brenda shumicës.

Propozimi amerikan i mbyll gojën Partisë Demokratike rreth kërkesës së saj bazale që kishte lidhje me vendet e rezervuara, dhe ka forcuar kontrollin paraprak të kandidaturave të Komisionit të Vetingut, çka në një farë mënyre forcon filtrin ndërkombëtar dhe balancon filtrin politik në përzgjedhje.

Por çfarë e pengon PD të jap sot një përgjigje të qartë?

Fillimisht PD e pengon vendimi i saj politik për të mos e miratuar reformën me çfarëdo lloj opsioni që u ofrohet. Në këtë pike, Berisha ka qenë i qartë qysh në fillim dhe po ashtu vetë PD, është e sinqertë në frikën që ka nga filtri ndërkombëtar i Komisionit të kontrollit të drejtësisë.

Por gjatë rrugës PD ka rritur pretendimet  e saj për të bërë politikë me reformën në drejtësi, duke shpresuar tek një çarje PS – LSI dhe tek një shans që mund t’i hapë reforma për koalicion me LSI.

Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë vendim-marrëse kyçe në skenën politike, dhe ajo është e lirë të bëjë aleancë politike me PD dhe PS, sipas interesave të saj politike. Askush nuk mund t’i tregojë LSI-së, se me kë mund të bëhet dhe pse mund të bëhet me PD apo PS, jo vetëm se i ka provuar të dyja, por se mbi të gjitha merr vendime në bazë të fuqisë së vet politike.

Por i vetmi skenar që e dëmton LSI, është kjo përpjekja e PD që kërkon të përdorë politikisht reformën për të ardhmen e saj politike. Si të thuash, ajo po kërkon një koalicion antireformë si ofertë politike për LSI. Kjo ofertë është poshtëruese për LSI dhe paragjykuese për të, duke e konsideruar atë si një parti në hall me drejtësinë dhe synon më shumë dobësimin e saj dhe futjen në rresht, se sa aleancën me të.

Partia Demokratike dhe LSI kanë të drejtë legjitime politike të bëjnë aleancë mes tyre për të ardhmen e vet dhe të vendit, por jo për të ardhmen e tyre në raport me drejtësinë. Ilir Meta ka dëshmuar se di të qeverisë dhe me Berishën, dhe me Ramën, dhe askush nuk mund t’i tregojë atij se çfarë duhet të bëjë. Por përpjekja për t’iu afruar atij si një njeri në hall nga drejtësia, është fyese dhe paragjykuese.

Llogaritë politike të kulisave që bëhen në Tiranë si për vota kundër reformës, dhe për vota kundër qeverisë, janë qesharake. Qeveria bie në momentin që prishet koalicioni PS – LSI dhe vendi shkon në zgjedhje. Pas kësaj partitë mund të ribëjnë koalicone të reja si të kenë dëshirë. LSI është ende një forcë në rritje dhe mund t’ia dalë si e vetme, ose dhe në koalicon me PS apo PD, të jetë në lojë. Loja e PD që ta joshë LSI si parti në hall, është tinzare dhe e padenjë dhe për vet PD, pasi ajo duhet të vijë në pushtet, kur të jetë gati  si një parti që do japë shpresa për ndryshim dhe jo si një parti që do shpëtojë nga telashet aleatët e vet.

Përpos kësaj, kam frikë se PD ka më pak deputetë pro reformës, por më shumë deputetë kundër një qasje të tillë politike ndaj LSI, çka do ta bëjë opozitën dy herë të dështuar në gjithë këtë lodhje të saj, për të përdorur reformën në drejtësi si një levë arkimedi, që mund ta sjellë në pushtet. Reforma nëse bëhet, është mirë për vendin, por nëse nuk bëhet, nuk është kurrfarë fitore për PD. Është thjeshtë një problem i ri që shqiptarët e kanë prej saj.

18 komente në “Përpjekja e PD për të poshtëruar LSI”

  1. Niko says:

    Kur ishte ps ne opozite ti lexoja te gjith editorialet sepse mendoja qe nje gazetar ne opozite me qeverite ka gjithmone te drejte, por se arrin deri ketu nje gazetar ne demokraci nuk me kishte shkuar mendja .si ka mundesi qe nje gazete kaq shum mashtron e spekullon sa qe edhe vete qeverise do ti vij turp nga keto shkrime qe shkruan o mero qe 3 vjet tani kur nuk ke material fillon e ben diversitet po te garantoj me aq sa e njoh un ramen po ta pyesesh qe ai i pelqejne shkrimet tuaja do te thot qe le nam,ti ma merr mendja nuk do jesh mir se ska mundesi. Edhe ma e bukura eshte se je ba ma i mos besueshem se disa komentuesa te gazetes tende qe te shkretet aq din e aq shkruajn se helbete ju mungon thesi i miellit prandaj

    1. Lu says:

      Niko, nese nuk ta mbush mendjen Mero, lexo Nikun me poshte. Deri aty do shkoje puna po nuk u votua reforma.

    2. Spartaku says:

      Niko! E ke gabim! Mero Bazen e simpatizojne te gjithe perveç teje dhe disave si ty.Ai eshte nje gazetare,qe shkruan shume mire dhe nje analiste i mençur dhe i holle ne mendime.Ai po shkruan te verteta,qe po pranohen nga shume komentuaes,dhe lavderohen.Prandaj te mos vij keq,pse ai nuk lavderon Sali Berishen.Sali Berisha eshte kriminel me domeken e zeze ne ball.Ti vete e ke pare sa urrehet nga populli Sali Berisha,i cili i ka nxire jeten shqipetareve.Prandaj une i dergoje urime zotit MERO BAZE,per keto shkrime kaq te sakta.

  2. fshati qipidhas kilometri 7 majtas says:

    PD eshte parti kriminelash as qe diskutohet , kurse LSI eshte parti e paster pa problem me drejtesine , pyesni ke te doni apo jo mero?

    fjala qe thuaj ti pd kerkon ta fus lsi ne telashe sikur ka problem me drejtesine eshte njelloj sikur thuaj jozefina eshte e virgjer por nga veshet ama,
    editorial pap sens pa llogjike pa pike respekti per lexuesit e TEMES
    ?

  3. Niku says:

    MSZH I RENDESISHEM!
    ”Reforma ne drejtesi do behet ose do behet” jane keto thenie te shpeshta ne parlamet te koduara te kryeministrit Edi RAMA!
    nga burime te sigurta vjen nje mesazh i qarte se nese nuk do te votohet reforma ne drejtesi te gjithe pergjegjesit e saj do te shpallen non grada, presona te padeshiruar per Sh.B.A dhe B.E gjithashtu dhe shum vende te tjra pro perendimore dhe menjehere vendi kalon ne zgjedhje te reja ku do dalin qarte rezultatet ne favor te nje Mazhorance e cila do te kaloje reformen ne drejtesi. mbas zgjedhjeve do behet e qarte e gjithe pasuria e deputeteve , Gjyqtareve dhe familjareve te tyre lidhjet me trafiqet e paligjshme bizneset e tyre te regjistruara me aksionere fiktve ne ndertime ,troje etj, nese nuk do te votohet do te dalin fakte tronditese qe populli i ka degjuar si legjenda por do behen faktike dhe do te quhet( wikilks-alb) dosja shqiptare sekrete, ose plani c”..neser pritet tju behet e qarte te gjithe deputeteve nga Nd/ sek
    e departamentit Amerikan Viktoria Nuland. e gjitha kjo eshte nje perpjekje e ligjshme e SH.B.A. dhe B.E per ti dhene kurajo dhe besim popullit shqiptar te munduar duke mos e lene ne meshre te fatit dhe te politikes se papergjegjshme . e drejta do te vonoje por do te fitoje dhe te gjithe do te therasim;.. long live U.S.A

    1. @ says:

      Po te ishte kaq e thjeshte sa thote Niku, do te kishim nje zgjidhje “deus ex machina”, e cila zakonisht nuk ndodh ne jeten reale. Sa per analizat e Meros dhe te tjereve, mund ti bihet me shkurt (per te mos humbur kohe) ne nje konkluzion te shkurter dhe te thjeshte: Te gjitha partite shqiptare, pa perjashtim, luften e tyre politike e bazojne tek pazaret, mashtrimi dhe biznesi ne kurriz te popullit. Ato nuk jane as te majte dhe as te djathte, nuk kane as parime, as ideale, as moral dhe as patriotizem. Gjithcka qe kane bere dhe kerkojne akoma eshte te xhvasin pasurite e popullit dhe te Shqiperise. Kjo duket qarte edhe ne lojen qe bejne me reformen ne drejtesi. Dhe nuk kane per te hequr dore deri sa dikush ti kape e ti fuse ne burg kryebanditet e partive e te tjeret dhe te sekuestroje pasurite e tyre te pa ligjshme. Kjo kerkon pak kohe dhe vetem te huajt mund ta bejne.

  4. Halli Meros says:

    Me artikull surrugato per te justifikuar e glorifikuar kokemadhin nuk ka.qe pd e lsi i tremben reformes e drejtesise sesht loje e PD por hall i perbashket i mirenjohur nderkombetarisht.

  5. doktori says:

    Reforma ne drejtesi do behet:Ne mos prej deputeteve do behet nga populli.Votimi pro saj do te jete shume i madh ,i pa parashikuar nga askush!As te majtet as te djathtet nuk e shmangin dot…Zari eshte hedhur!

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    Ju kujtohet veshi i dikujt qe kapi Edi Rama ne nje vend perendimor ?…
    Atehere Saliu kete “ceshtje” e beri problem parlamenti…
    Ilir Metes ia kane terhequr veshin FORT,SHUME FORT amerikanet…
    Dhe Iliri eshte i urte e i bute si nje dele…
    Me urtesi e dashuri…
    Mirepo Saliu e kujton akoma dash!!!…
    Dhe ashtu si dhelpra qe vraponte mbas koqeve te dashit,me shprese se do t’i binin ne ndonje kthese,ashtu shpreson edhe Saliziu…

    1. Beny says:

      Ska zgjidhje o reforma o zgjedhjet por PD nuk do kete me ze ne kuvend nuk do ti dhjesi me askush dhe reforma do te behet. Ahaha

  7. Cobo Rrapushi says:

    Mero: Nje Grafi e Lare mire,ku dallohet qarte nje Lepur i madh ne Barkun e PD-isteve.
    Kjo e legjitimone kundershtine e tyre dhe te tille do te jene deri sa te kene fryme.
    Lepuri do Bisturi qe ta nxjerresh e Cecua nuk ka Bicak.Atehere? Kur i dini te gjitha keto;
    Perse e detyroni Salihun te behet tjeter soj kur eshte allasoj?Pra le te quhet e mbyllur kjo Pune.21-shi e tmerrone te gjorin
    Ai te gjithe 21-shat i quane te Janarit.Edhe Ilirit mbase kete i kujton qe e mban ne Tiro!

  8. hataqi says:

    Nuk është larg mendsh qq edhe PD edhe PS po e shtyjnë LSI-në nga koalicioni qeverisës për t’I krijuar rrethanat që në emër të interesit madhor “kombëtar” ta kapërcejnë ylberin e të hyjnë bashkë në qeverisje sipas modelit kosovar të suspendimit të demokracisë. Kjo do të mund të shërbente si uverturë për Koalicionin e Madh që do të mandatohej me mandat të plotë tek pas zgjedhjeve që nuk kanë të vonuar.

  9. temujin says:

    Ilir Meta udhehiqet me shume nga instikti politik…Rama udhehiqet nga logjika konspiracionale (kalkulative)…instikti i thote Metes qe Basha nuk prodhon besim per fitore…kalkulimet i thone Rames qe i duhet Meta deri sa te votohet Reforma te pakten…instikti i thote Metes qe nuk duhet ti zere bese Rames…kalkulimet e Rames nuk kane shkuar akoma pertej reformes…Basha ngaterron aparatet e inteligjenses me organizatat politike…CIA nuk parashikoi dot renien e murit te Berlinit ne ate date qe ra…

  10. KEQARDHJE says:

    I NDERUAR BOTUESI I TEMES ZOTI MERO

    KAM TE PAKTEN 8 VJET QE NDJEK NGA AFER KETE GAZETE….POSACERISHT PER 21 JANARIN & GERDECIN DHE SHIKOJ QE E LENE NE MENYRE TE TURPESHME KETE KAUZE.

    KONKRETISHT RAPORTIN META-BASHA-RAMA PO NA I PARAQETI SI LIDHJE PAZARESH TE NDYRA DHE JO SI POLITIKE KONSTRUKTIVE
    NE FUND TE FUNDIT BASH-BERISHA JANE KRIMINELE
    PO AQ KRIMINALE ESHTE DHE TOLERIMI QE PO I BEN KESAJ BANDE KRIMINALE QOFTE NGA
    RAMA-META
    QOFTE NGA LU-VLAHUTINIA

    LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.
    Pra “king-makeri” Ilir meta akuzon berishen ne 2008 si agjent udb-bash dhe pas 10 muajve ben kualicjon me agjentin

    Shtetasi shqiptar Sali Bisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
    Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”.
    Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:
    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE.
    Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
    Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve.

    PRA JU LUTEM MOS CENSORUNI NJE KOMENT TE BERE DJE QE FLISTE DHE PER DATELINDJEN(ORGJI) E MONIKA KRYEMADHIT NE 12 PRILL 2013…KU KALOI NE ORGAZEM NIPI I GJENERALIT UDB…FLAMUR NOKA DHE AURELA ISUFI…NUSJA E LUL KRIMINELIT

  11. metamorfozameros says:

    ne fakt perpjekjet per te poshtruar Lsi Nga PD kane kohe qe kane nisur.Rrjeshtat e meposhtem nxjerrin “out the order” keto rrjeshta te artikullshkruesit qe i ka humbur memoria

    Berisha-Meta-Basha, takim demostrativ në publik

    Saturday, 14 January 2012

    Tiranë-
    Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulëzim Basha kanë pirë kafe në Hotel Rogner në mjedis publik, e cila duket si një shenjë mbështetje ndaj ish zëvendëskryeministrit, i cili gjykohet ditën e hënë për korrupsion aktiv dhe që prokuroria i ka kërkuar dy vjet burg.
    Ky është gjesti i dytë publik që Berisha bën në mbrojtje të Metës, duke përfshirë në këtë rast dhe një tjetër zyrtar që i ka shpëtuar nga duart drejtësisë me procedurë, Lulzim Basha.

    Më vonë në tavolinë është shfaqur dhe Blendi Fevziu (SALIU QEROS I THONE), i cili ka paralajmëruar publikisht mosdënimin e Ilir Metës ditën e hënë dhe shpëtimtari është Saliu që mendon se Meta do ja kthejë NDERIN kur të vijë koha….komentin ta vazhdoje lexuesi…

  12. loku says:

    Mero sygjerim e ke vlla?

  13. alphade says:

    Z. Niku ! Te gjithe ata qe do te dalin kunder Reformes nuk i plas fare se bota do t‘ i shpalle persona ”non grata” ,por halli i tyre i madh
    eshte te pasuria qe i kane vene me “aq mund e djerrse‘‘ pergjate 25 vjetesh grabitje e plackitje te djerrses dhe gjakut te shqiptareve .
    Berisha-Basha-Meta , etj.etj. aq i ben se shpallen persona te padesherueshem, vecse pasuria t‘u sigurohet se nuk do u konfiskohet .
    Vetingut ata i tremben si djalli nga temjani sepse ai do u nxjerre te gjithe hajduterite e vrasjet e masakrimin qe i kane bere ketij popu-
    lli martir .
    Berisha dhe Nano jane fatkeqesia me e madhe e popullit shqiptar ne te gjithe historine shekullore te kombit shqiptar .

  14. iliri says:

    Po mos e merni kaq keq redaktorialin e Meros!
    Do dhe aai noi lek e leku nuk fitohet vetem me pun te ndershme.
    Natyrisht qe ky eshte nje artikull i porositur e i paguar mire.
    Eshte me koherente me titullin ajo qe shprehen deputetet rebel te PD qe LSI po ben qef me kundershtimin ton se nuk ka nevoj te shfaqet hapur kunder.Po ja ben punen PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje