Po të mos ishin ata dy ambasadorë...!

22 Korrik 2016, 19:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Unë kam mbështetur që ditën e parë projektin për reformën në drejtësi, por kam qenë dhe mosbesuesi më i madh, i bindur se ajo nuk do të miratohej. Në çdo shkrim timin për një vit e gjysëm kam mbështetur miratimin e saj, por thellë-thellë, kam qenë i bindur se Sali Berisha nuk do ta lejonte. Dhe nuk u zhgënjeva me Berishën. Duke pasur besim të thellë se ai do të bënte gjithçka që të refuzonte reformën, kam bërë “Kasandrën” sa herë bëhej fjalë për konsesusin e tij, biles dhe kur Lulzim Basha thirri fitore.

Por ai më në fund u dorëzua. Dhe këtu nuk ka asnjë meritë, as Edi Rama, as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Fatmir Xhafaj, por thjeshtë dhe vetëm dy ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Gjatë rrugëtimit të tyre për të arritur mbështetjen për reformën, nga dita e parë deri në minutat e neveritshme të 21 korrikut, kur u mbyllën në Kuvend për 5 orë, ata kanë marrë vendime shumë të vështira, shpesh herë antidiplomatike dhe janë përballur me akuza të rënda personale, familjare, seksuale dhe kriminale. Shtypi i Berishës e shpalli Donald Lu një ambasador të korruptuar, ndërsa numëronte dashnorë hipotetikë për zonjën Vlahutin.

Hapi i parë i dy ambasadorëve, ishte marrja përsipër e reformës në përmbajtje nga SHBA dhe BE. Në mes të muajit dhjetor të vitit të kaluar, ambasadori Lu mbajti fjalimin e parë në shqip për reformën, ku theksoi se SHBA dhe BE mbështet përmbajtjen e reformës dhe kërkon miratimin e saj.

Po të mos ishin ata dy ambasadorë, përmbajtja do njollosej dhe do quhej siç tentohej të quhej, si vepër e Fatmir Xhafës.

Më pas ai nisi betejën ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që po lobonin me paratë e tyre, kundër reformës, duke i izoluar ata dhe duke i kthyer në një pakicë antipopullore në vend.

Po të mos ishin ata dy ambasadorë, Prokuroria, e cila ngriti dhe shoqatë prokurorësh të re, qëllimisht për të kundërshtuar reformën, do kishte arrestuar gjysmën e anëtarëve të Komisionit, pa e mbaruar reformën.

Ambasadorët vunë veto për gjithë arkitekturën e procesit, duke e nisur reformën edhe pa pjesmarrjen e Partisë Demokratike dhe pëlqimin e saj. PD ju bashkua reformës në shtator të vitit të shkuar, kur kishte mbaruar faza e parë dhe e dytë e saj, dhe kur lënda thuajse ishte kryer.

Po të mos ishin ata dy ambasadorë, procesi nuk do kishte nisur kurrë pa qenë dhe opozita prezente, pasi të gjithë do kompleksoheshin prej refuzimit të saj.

Ambasadorët injoruan kërkesën e Partisë Demokratike për ta nxjerrë reformën nga procedura e Komisionit të Posaçëm dhe për ta bërë objekt të pazarit politik.

Po të mos ishin ata dy ambasadorë, tani do ishim ende duke dëgjuar Eduard Halimin nëpër tryeza, të pasëmurë, duke shpjeguar përse nuk duhej reforma.

Ambasadorët shmangën spekulimin e madh që PD donte të bënte duke lexuar “Venecian” sipas Berishës. Ata përkthyen, interpretuan dhe zbardhën në rrugë profesionale rekomandimet e Venecias dhe u qëndruan atyre deri në fund, duke injoruar spekulimet e PD. Përpjekja e Berishës për të përdorur gjoja dakordësinë me “Venecian” për të hedhur poshtë reformën, dështoi falë tyre.

Dy ambasadorët u përballën pastaj me pjesën më delikate të reformës, atë të presionit për ta futur në procedurë parlamentare.

Ata përgatitën vizita të niveleve të larta nga Bruskeli dhe Uashingtoni për t’i dhënë mbështetje reformës, duke sjellë në Tiranë, Xhon Kerrin dhe komisionerin Hahn, por opozita e pacipë e Tiranës, tentoi t’i injoronte duke kërkuar shtyrjen e reformës për vite më vonë.

Basha dështoi takimin me Ramën me këtë arsyetim dhe nisi betejën se si të shtyhej reforma.

Po të mos ishin ata dy ambasadorë, sot reforma do ishte tek gërma “b”, dhe nuk dihej për sa vite mbaronte.

Donald Lu dhe Romana Vlahutin diktuan nisjen e procedurës parlamentare, duke detyruar Komisionin e Posaçëm Parlamentar të niste procedurën e futjes në rend të ditës. Ata prodhuan një draft kushtetues të ri, për të dëshmuar vendosmërinë e tyre. Reforma u miratua në parim në Komision dhe hyri në procedurë. PD e bojkotoi procedurën dhe deklaroi se kjo i vë zjarrin shanseve për ta miratuar.

Po të mos ishin ata dy ambasadorë, ne sot do ngroheshim në zjarrin hipotetik që Paloka do ndizte me Kushtetutën dhe mandatet.

Këtu nisi dhe rezistenca më e madhe e opozitës. Ajo deklaroi se nuk do ta miratonte kurrë reformën dhe nëse do të gjendeshin deputetë që do ta tradhtonin PD, do digjte mandatet.

Po të mos ishin këta dy ambasadorë, ky presion taliban, që ngjan me gjestet e kamikazëve që hedhin veten në erë për nderin e shefit, do funksiononte dhe do trembte deputetët. Por nuk funksionoi falë tyre.

Të dy ambasadorët, flakë për flakë u bënë thirrje deputetëve të opozitës, të merrnin vendime personale, pasi reforma ishte interes shqiptar, por dhe interes perëndimor. Thirrja u përsërit edhe në Bruksel, edhe në Uashington.

Disa depetutë të PD pranuan të ulen në bisedime me ambasdorin Lu. Vlera e takimeve ishte se deputetët i kërkuan që SHBA të ndërmjetësonte për t’u lejuar balancimin politik (vendet e rezervuara) me qëllim që liderët e tyre të mos kishin më pretekste dhe të provohej a kishin apo jo vullnet pro reformës. Dhe ambasadori Lu ashtu bëri, duke ia sugjeruar këtë zonjës Nuland.

Po të mos ishin këta dy ambasadorë, ne do të shikonim dje një PD të mbyllur në një sallë të SHQUP rrethuar nga xhandarë të Berishës, që i ruanin mos dilnin jashtë. Falë vendimit të Eduard Selamit, ky mur frike ra ditë më parë dhe Berisha nuk ja doli dot të mbante kufirin e nevojshëm të votave me terror. U siguruan 95 vota, duke llogaritur dhe deputetë të opozitës dhe ai u dorëzua.

Përpjekja e fundit e ambasadorit Lu, duke dëgjuar dhe këshillat e deputetëve të PD pro reformës, ishte përpjekja madhore duke sjellë në Tiranë zonjën Viktoria Nuland me një projekt hibrid, që u hiqte argumentat Berishës e Bashës, lidhur me balancimin politik dhe vendet e rezervuara, dhe forconte “Vetingun”. Siç e dëshmojnë fotot e takimit, Basha u nxi pas takimit me Nuland, pasi i kishin rënë gjithë arsyet përse po e kundërshtonte refomrën dhe po i zbulohej qëllimi i vërtetë.

Po të mos ishin ata dy ambasadorë, ne nuk do kishim reformë, por një triumfator antireforme, që do thoshte “jetën e jap, por vendet e rezervuara si jap”.

Pas refuzimit dhe të propozimi të zonjës Nuland, dy ambasadorët nuk u dekurajuan. Ambasadorja Vlahutin pati meritën që mbajti Brukselin të informuar me një kthjelltësi dobiprurëse për ta, ndërsa ambasadori Lu, bëri atë që duhet të bëjë një vend mik i Shqipërisë, që ka bombarduar një fqinj tonë, në emër të padrejtësive ndaj kombit shqiptar.

Ai e konsideroi reformën në drejtësi interes kombëtar amerikan, dhe u dërgoi zyrtarisht njoftimin disa kryetarëve partish që hezitonin të votonin dhe shumë deputetëve, duke u kujtuar se SHBA kishte aktivizuar instrumentat e krizës për mbrojtjen e interesit amerikan në Shqipëri dhe se ai ishte autorizuar t’u jepte instruksionet për pasojat që do kishin. Edhe pse ka shumë trima pas beteje dhe oratorë pas Kuvendit, në finale palaçot që donin të mbanin peng reformën u dorëzuan pikërisht prej tyre. Basha dhe Berisha i çuan familjet jashtë dhe akoma nuk janë kthyer, se janë duke bërë shopping në Vjenë, pasi nuk u besohet se shpëtuan, ndërsa shumë deputetë dhe kryetarë partish, e pritën me dinjitet njoftimin e Ambasadës dhe i siguruan se do të jenë në anën e tyre.

Kjo histori, siç e shpjegonte dhe eurodeputetja Tanja Fajon, e ktheu historine e negociatave për reformën, në negociata politikanësh për të shpëtuar kokën, dhe ata shkuan me bisht në shalë drejt sallës së Parlamentit, pa marrë asnjë lëshim thelbësor për reformën dhe pa e dëmtuar dot askund rolin e ndërkombëtarëve në këtë histori.

Po të mos ishin këta dy ambasadorë, ata nuk do të gjunjëzoheshin kurrë, pasi arroganca e pasurisë dhe pushtetit, i ka bindur se janë zotërit që kanë në dorë gjithçka në këtë vend. Falë këtyre dy ambasadorëve, ata e kuptuan se vendi i tyre mund të jetë diku tjetër. Dhe ulën kokën e shkuan në sallë.

Faleminderit Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Kemi shumë pak shqiptarë të mirë si ju! Faleminderit dhe ju të tjerët!

53 komente në “Po të mos ishin ata dy ambasadorë…!”

  1. TJ says:

    Jete te gjate Z.Lu dhe Zonja Vlahutin!

    1. Sebbasstian says:

      Mbeshtet urimin tend me shpirt e zemer. E meritojne.

      1. Zheji says:

        Me mire lexoj Artur Zhejin sesa Bazen. Te pakten ai e mbeshtet publikisht Meten, kurse Baze edhe shan Berishen edhe lavderon Meten. Edhe tani qe Meta doli kunder Amerikes per te mbrojtur Berishen, prape Baze thote qe Meta kontriboi per konsesus. Berisha do e votonte reformen qe diten e pare ne qofte se Meta sdo i kishte dhene besen si dy malsore. Por Baze nuk e thote kete. Tur Zheji dhe Baze dhe Lorenc Vangjeli te gjithe lepijn Meten. Bushati nuk eshte treguar i ulet sa keta.

        1. Aleksander says:

          Jeni shume te lidhur me balten,me meterat e me muterat…psikologji ultrakatundareske qe e mban poshte ne llum, e peng ecjen perpara te kombit shqiptar(mos u lodh te kuptosh se eshte e kote per ata si ti).Mos u merzit se nuk je vetem ne batakun ku je,ke zhejerat e analet e “analistet” e katundit tone te madh (aktualisht ,e fale jush keshtu eshte)Shqiperi !-Beteja per Reformen ishte beteja midis QYTETARISE PERENDIMORE e katundarizmit turkoshak dumbabist mesjetar shqiptar.FATMIRESISHT per brezat e ardhshem te ketij kombi,fitoi QYTETARIA ndaj katundarllekut e babèzillekut.Fitoi USA e BE ndaj qenve te serbeve e grekeve.Fitoi Vlahutin e Lu ndaj berisheve basheve metèrve e mutèrve…per fatin tone te mire kesaj radhe !-.NUK KA TE CMUAR ajo qe kane bere per KOMBIN ,jo thjeshte per popullin e Shqiperise por per gjithe KOMBIN SHQIPTAR,keta dy heronj te rinj te ketij kombi.Ua kemi BORXH perjete dhe eshte shume e reduktuar ,shume pak t’u themi thjeshte faleminderit.BRAVO MERO shkrimin,Mirenjohje mirenjohje ,e mirenjohje miqve tane LU e Vlahutin…heronjve tane te rinj !

          1. Zheji says:

            Reforma u be prej ambasadoreve por u pebgua nga Meta. Baze zheji dhe vangjeli prapeseprape mbrojne meten. Kete kam shkruar. Aleksander a di te lexosh apo je i blere nga Meta edhe ti?

            1. Aleksander says:

              Zheji, rikthehu e lexo edhe njehere artikullin e shkruar nga Baze .As qe e permend meten apo mender… mutin .Eshte e qarte per te gjithe loja me dy e tre fytyra e metes, e menyrat folklorike katundareske me dhenie bese malesoresh e mesazhe katundarçe e terrci e verrci, e per kete s’ka as nevoje te permendet meta. Kjo eshte ajo psikologjia JUAJ ultrakatundareske e LLUMI qe te thashe me siper, dhe e dija qe s’do ta kuptoje(dhe prape s’do ta kuptosh).Bushati qe ti thua se s’eshte treguar i ulet shkroi me pare nje “doni mè per belulin”,pikerisht duke ju sevilosur e jarganjosur katundaro-malokut meta, ne nje menyre te turpshme sa s’ka.Titulli i shkrimit ishte : “Po te mos ishte meta” , kerkoje dhe lexoje sepse ndoshta fillon te kuptosh ndonje gje. .PRANDAJ dhe, ky shkrim i Meros eshte nje pergjigje per ti thene si andush karabush bushatit, ashtu edhe ju te tjereve qe nuk kuptoni nje MUT, qe PO TE MOS ISHIN AMBASADORET eshte çeshtja , dhe JO po te mos ishte meta siç thote bushati. Fillo e lexo me kujdes nga e para ç’ka shkruar Mero,ndryshe s’ke shprese per te kuptuar… !

    2. dasem ne varreza says:

      Po te ishin korrekte keto ambasdore (sa nje skuader futbolli) berisha do ishte kalbur ne burg prej 20 vjetesh.
      Por kjo nuk ndodh se shqiperia eshte nje republike e shpifur ambadoriale qe nga shkurt-marsi 1992 ,kur serbologu billrajerson na pruri shkijen e serbise ne pushtet
      Pse sali bisha ka dribluar dhe shkelur me kembe 11 ambasdore sikur te ishin rezerviste te tij ??
      1 -Chris Hill
      2 -William Ryerson
      3 -Joseph E. Lake
      4 -Marisa R. Lino
      5 -James Pardew
      6 -Joseph Limprecht
      7 -James F. Jeffrey
      8 -Marcie Berman Ries
      9 -John L. Withers II
      10-Alexander Arvizu
      11-Donald Lu

      . Gjatë karrierës së tij politike kriminale 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria

      -Në mars 1997,

      -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,

      – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

      – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

      – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

      – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit

      -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

      -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.

      – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

      Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.

      Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë si nje perbindesh triumfues

      . Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

      A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?

      Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe
      ………….
      Ja dhe nje lajm qe i “fut mish dhije ” fitores” se DL & RV
      Kryetari i Partise Demokratike Nulzim Basha zhvilloi sot nje bisede telefonike me Ndihmëssekretaren amerikane te Shtetit, Viktoria Nuland e cila shprehu përgëzimet e saj për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.
      Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij iu drejtua Nuland, Bashës.
      Ndihmessekretarja amerikane me tej theksoi se ky sukses nuk do të kishte qene i mundur pa lidershipin e treguar nga Basha.
      Sfida e ardhshme e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme do te kerkoje po keshtu nje angazhim dhe mbeshtetje te madhe te SHBA theksoi kryetari i opozites.
      Zonja Nuland e garantoi zotin Basha per mbeshtetjen e SHBA per zgjedhje te lira dhe te ndershme.
      ………………
      Ne Shqiperi ka vetem nje reforme…rrezimi i kultit te monstres berishe dhe lules tij se hodhen kamunizmin…bash-berisha jashte burgut tregon se jane pikerisht keto donalderet dhe vlahutinjat e Meros qe bejne gallate me reformen..absolutihst si dikur Arvizu qe me menget e perveshura ja futi jo vetem RAMES POR DHE SHQIPTAREVE NGA MBRAPA….per yllin e tij ne ngjitje qe per fat te keq zonja Nuland me shume e takon si neper filma roze..se sa si nje porno-politikan qe eshte tradhetar & kriminel…Eshte jo korrekte per Mero Bazen qe ka harruar lumenj dhe dete me artikuj qe na beri bash berishen super kriminele nen zgerdhimjen e ketyre xhambasdoreve.
      Ka ngelur te arrestojme merobazen si shpifes ose ti fusim prangat lul bash-kriminelit

    3. aqifi (po i verteti ama) says:

      Pordhe me rigon! Basha dhe Berisha e bene reformen sic deshen…

      1. bureto says:

        Do te jete shume keq, nese nja kater a pese nga te frikesuarit kryesore, (I pari berisha) te kene marre garanci se do t’ua shpetojne ‘lekuren’. Reforma do kete efektet e veta ne te ardhmen, edhe pse ngadale, por e sigurte. Por do te jete turp i madh per nderkombetaret nese ua kane dhene kete garanci, qe hienat e pushtetit dhe korrupsionit ne Shqiperi, te dalin pa u lagur. Le te jete frika ime e pabazuar, se te tjerat s’kane rendesi. Populli eshte i etur per drejtesi, me shume se per çdo gje tjeter.

    4. majlinda says:

      e meritojne te dy keta Ambasador aq te larte ne veprime, mendime, pune te palodheshme, dhe trima, U duken sikur u injoruan nga berisha dhe basha por JO ! Luftuan dhe arriten ate qe i gjithe populli shqiptar priste. Nje vleresim te larte per keta dy Ambasador qe punuan nate dite per ne, per Shqiperine. I falenderoj edhe une nga zemra, dhe jemi me USA dhe BE ne cdo kohe. Falenderime nga zemra shkojne edhe per MERON e madh qe gjate gjithe kesaj periudhe te gjate lufte per reformen, nuk mbeti dite pa shkruar, dhe pa i demaskuar keta sharlatane shqiptare qe nuk donin kete reforme, pra nuk donin nje shqiperi qe te hape negociatat per ne BE. I madh MERO, i ke dhene vlera te pa shembellta kesaj periudhe transitore sa askush tjeter.

  2. vjola says:

    Falenderim te madh per Z Lu dheZnj Vllahutin Duhet falenderuar edhe kryeministri se nuk u lekund per asnje cast (megjithese ka marre kritika shume qe i bente leshime Lulkes )

  3. Voica says:

    Po!!! Kemi shume pak shqiptare te mire sa ju…
    Dhe habitem me keta shqiptaret e tejre qe mendojne akoma se po te mos qe Meta…- po kaq tte trashe te jemi valle!!!???

  4. Skraparlliu dixhital says:

    Ka disa te huaj qe do te gedhenden ne historine e Shqiperise. Disa emra do te mbeten gjate ne kujtesen e popullit Shqiptar: Tanja Fajon, Donald Lu, Romana Vllahutin

  5. ajola says:

    Bo bo bo shqiptari me i madh i te gjithe kohrave Mero Baze apo Ymer Corapja fanderon Lune dhe Vllahutinin .
    Ngrihuni te gjithe ne kembe ta bejme Mero Zezen heroin e kombit bre shqiptare.Po mos te ishte i madhi Mero nuk do kishim rreforme por fale mbeshtetjes te tije edhe ambasadoret dolen faqe bardhe;Por projekti i fillimit o i madhi Mero ra mbi 90% si e mbeshtete ti kete perfundimtari na sqaro se ti e mbeshte qe ne fillim pra ate qe urrezue rruges TiraneVenecia Tirane

    1. erioni says:

      ajola te ka lali xhan po mos u hap shume se ishte 90% ndryshe ai i fillimit se ti as e ke lexuar te fillimit dhe perfaqsusit e tu nuk mernin fare pjese ne komision.po te mernin sdo pritej fundi per te ndryshuar.te ishte per pd sdo behej.tha sovranitet sdo u japim drejtesine me koncesion,po si perfundim vettingun e bejne te huajt dhe shqipeve u mbetet vetem ta miratojne.u hoq ekzekutivi i te huajve dhe u vu recomandimi,po ky rekomandimi eshte i vetmi qe perpilon listat kush eshte i paster e kush jo,pastaj votohet prap ne baze te listave,dhe per ti hedhur poshte duhet te kthehen permbys te gjithe bashk.keshtu qe dhe ju nga plani i fillimit te ai i fundit vajtet me ndryshim90%.kerkut 2/3,vende te rezervuara si perfundim gezuat vetem llotarine,po patet fat dofusni ndonje emer qe doni po sdo bllokoni dot procesin.te ka erioni xhan me objektive.e kuptoj qe eshte politik e politika seshte objektive,po po mos te qe per ata qe do na pushtonin per okupatoret ai vend sdo kishte reforme.doli vet meta dhe tha na kane ardh sms kercenuse.e pa ato sms sot do ishin te gjithe trima..na lini tu themi realisht faleminderit te dy ambasadorve.pastaj kredot tona politike ketu jemi e kokat do ham perhere

  6. Qerimi says:

    U jemi mirenjohes per cka bene! Uroj te mos nderpritet po ti shkohet deri ne fund. Ketyre duhet ndenjur mbi koke ne cdo kohe pasi natyra e tyre katunare dhe mediokre ka te zhvilluar intrigen dha pabesine. FaleminderiUSA dhe BE

  7. babo says:

    Shume e sakte Mero. Duket se keta ambasador te nderuar do i qepen dhe votimit te te gjitha ligjeve dhe institucioneve te reja qe do krijohen. Mesazhi qe dhane per zagaret eshte e qarte. DO ja u shkermoqim pretekset, perdridhuni por ne fund do i votoni dhe ato.

    Respekte dhe faleminderit qe blinduat reformen e pare me interes kombetar keto 25 vjet.

    1. armina says:

      per kete qe ka bo,jam gati t’ja jap njehere z.Lu

  8. faikonica says:

    He pra…!Jo Shqipnija e madhe,jo kombtarja,a thu se ishte kombtarja islandeze!Keshtu tregohet dashnija per komb(ed pse nuk asht I tyri)

  9. Lennard says:

    Shume korrekte analiza juaj Z.Mero,Po problemi eshte tek zbatimi konkret i Reformes.Ne duam te shohim te Pandeshkueshmit ne vendin qe meritojne.Te dorezojne pasurite e vena me grabitje ,ryshfete dhe menyra te tjera te paligjshme.ASHKOLLSUM Z.MERO .Ju dhe ne menyre te vecante Z.Spartak Ngjela keni qene Pararoja e mbajtjes gjalle te Shpreses dhe Besimit qe Shteti Shqiptar do te behet per te ardhmen e femijeve tane dhe per rritjen e mireqenies ne Shqiperi.Nje Faleminderit te Madhe per JU.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Hallall…

  11. GLOBALIZMI says:

    KY ESHTE PROBLEMI MERO, ME APO PA REFORME:

    Të tretesh në acid
    Nga Vincent W. J. van Gerven Oei, 20 korrik 2016 12:15 pm
    Ndërsa Shqipëria po plaket me shpejtësi, teksa brezi i ri po vazhdon eksodin masiv në kërkim të punësimit, sektori i saj publik ka rënë pre e shumëkombësheve të paskrupullta; dhe ndërsa shteti po rrudhet, Shqipëria po bëhet ngadalë një shembull i fatit që pret Anglinë pas-Brexitit dhe, në përgjithësi, shtet-kombet: i tretur në acidin që jashtëqitin trupat e pa zgjedhura ndër- dhe mbi-kombëtare, pa asnjë legjitimitet popullor.

    Pasi u çlirua nga regjimi më i rreptë socialist në Europë në vitin 1991, dhe pasi krijoi vrullshëm kapitalizmin më radikal në vitin 1997, duket gjëja më e natyrshme që Shqipëria të jetë përsëri vendi i parë që do të shpërbëjë edhe shtet-kombin. Ajo që do t’i mbetet është vetëm një ekip futbolli për në europian, i keqarmatosur, dhe pa stadiumin e tij

  12. Tina says:

    Mirenjohje te thelle Z Lu e Znj Vlahutin per mbeshtetetjen e madhe te reformes ne drejtesi.Pa ju nuk do te miratohej kurre nga keta lloj politikanesh shqipetar.Urime Urime.

  13. A.H says:

    Ky eshte problemi I Rames qe te ka degjuar ty e qe e ke bindur se Berisha nuk e voton reformen dhe Rama do ndertonte planin e vete politik qe ishte zgjedhjet e parakohshme dhe hyrja ne to me nje kapital politik si reforma. Etj . Se kaq budalla e dije ti berishen qe ai do te merrte kete kosto per PD?? Ti e njeh mire ate . Ti e di ae ai do ta fitonte edhe kete beteje me nje kundershtar qe nuk ja ka haberin nga politika si Rama. Berisha nuk kishte fare nevoje te mos votonte reformen sepse e beri reformen sic donte ai dhe PD mori dhe lavdine e votes dhe ate konsesusit. Une uroj qe te lexojne vertete militantet e PS dhe qe analizat rokoko te tuat ti mbajne ngrohte e te patrazuar , por kam pershtypjen qe ky wishfull thinking nuk i ben mire askujt. As Edit. Ka ardhur koha ti sherbesh seriozisht duke e shkundur pak

  14. aqif tahipi says:

    Ne te vertete o Mero ,te dy keta ambasadore nxorren ne pah se te gjithe politikanet tane qe ne shqiperi luajne me karten e te fortit te tribuse ,jane vecse legena qe rrine si te dhjere para me te forteve(usa + be). Ishte e pamundur qe katunaret e ballkanit te vinin ne dyshim seriozitetin dhe kredibilitetin e dy superfuqive.Gjeja me e rendesishme eshte qe te dy keto superfuqi kane filluar te degjojne hallet e njerezve te thjeshte te shqiperise , duke mos pasur me nevoje per interlokutore te vjeter ( partite politike ). Pas ketij votimi ,ne syte e publikut cdo politikan qe do luaje rol agresiv dhe shpifes do kthehet ne qesharak para publikut dhe votuesve pasi i beri te shurrojne ne breke nga frika luja dhe vlahutini.

  15. populli says:

    Mirenjohjee thele per ambasadoret Lu dhe Vlautin. Sot ata me dukeshin edhe me te bukur

  16. koburja says:

    Qelbesirave te PD-se u erdhi fundi…kerma Sali vetem kundermon ne SHQUP – duke helmuar Lulin e Vogel dhe te Coroditur Menderisht.

  17. alexa says:

    ……….perfect !

  18. Ilia says:

    Ju lumte Z. Mero! Jo me kot Tema eshte gszeta me e lexuar!

  19. rapatushi says:

    Si gjithmon i shkëlqyer Mero!

  20. Reforma says:

    Nje shkrim i denje dhe i sakte per punen e shkelqyer te dy ambasadoreve Donald Lu dhe Romana Vlahuti.
    Ju lumte Mero.

  21. Besoj says:

    Te lumte Mero per kete artikull kaq te sakte dhe tye denje per ambasadoret qe dhane ndihmesen e jashtezakonshme per Reformen ne Drejtesi.

  22. mirel says:

    Ja keshtu po ka lezet- Mero tja marre kenges labe per Reformen dhe turma tja mbaje.
    Koqe popull

  23. T5 says:

    Shume gjera jane permendur, shume te tjera mund te permendeshin, por nje gje nuk duhej dhe nuk duhet harruar: KRAH-i.

    Ne rast se nuk do ishte kercenimi (se ne fakt nuk ishte “presion” ishte i njejti kercenim qe SHBA i beri njehere e nje kohe Milloshevicit) i dy Ambasadoreve, KRAH-i do e kishte djegur 5 HERE Tiranen. Dhe jo vetem nje cope maket bunkeri por c`t`i dilte perpara,

    Paloka e Halimi do kishin djegur Reformen, por kur Monstra kercenonte me “armatosje te popullit” dhe me “pese grushte shteti te armatosura ne jave” nuk e kishte fjalen per Reformen.

  24. Niko says:

    O mero as me shkon mendja qe ti ishe me reformen qe ne fillim, por per fatkeqesine tende dhe te padronit tend ajo ndryshoj e gjitha rruges e pra pamvarsisht qe ty nuk te pelqen po ishte berisha dhe basha qe bene kete ndryshim.,e kuptoj qe ty te duhet te shkruash diqka se perndryshe e din ti rama eshte i pa meshirshem sidomos per gazetare si puna e jote qe jeni pa pike vlere te nenshtruar perjetsisht

  25. Emigranti SHBA. says:

    Faleminderit zonja Viktoria, Nuland, faleminderit ambasadori Lu, zonjusha Vlautin. Kembengulja tuaj per miratimin e rreformes, jashte deshires te Saliut, lulit dhe cakejeve te tyre deshtoi me turp. Slane gure e kusur, er ta penguar, me lloi lloi kleckash e pretendimesh, sa u hidhej poshte e deshtonin ne nje preteks, dilnin me nje tjeter. Kure pane se edhe brenda pd, po i tradhetonin, simbas tyre ushtruan presjone e shantazhe nga me te dryshmet, pore shqiptaro amerikani, patrioti Eduart Selami, jo vtem doli nga vatha, pore u beri thirje kolegeve ta votojne me cdo kusht rreformen ne drejtesi, dhe jo pake e mbeshteten. Ishte presjoni i nderkombetareve ndaj Sali Berishes dhe lulezim Bashes, si shkaketare per pengimin e miratimit dote mernin pergjegjesi ligjore, nga ana tjeter pane se kish filluar rrjedhja e votes, qe dote ishte vrasje per se gjalli dhe izolim total i PD, ne keto kushte Salushi dhe Lulushi.

  26. dialektika says:

    Bill Clinton ishte ai qe cliroi Kosoven ndersa Barak Obama eshte ai qe cliroi Shqiperine. Kjo reforme do te jete clirimi i vertete i popullit shqiptar. Drejtesia do beje qe cdo shqiptar do ta ndjeje veten tamam zot ne vendin e tij. Edi Rama duhet ti beje nje ftese presidentit amerikan Barak Obama , qe pas zgjedhjeve, te vije si mik i popullit shqiptar dhe te mbaje nje fjalim ne parlamentin tone per demokracine .

  27. Emigranti SHBA. says:

    Mirenjohje per jete, SHBA, BE, dhe ambasadoreve te nderuar, zotit Lu te SHBA, dhe zonjushes Vlautin, ambasadore e BE. qe mbase shume perpjekjesh i detyruan Sali Berishen dhe Lulezim Bashen , te pranonje propozimet e tyre dhe te heqin dore njehere e moire nga kleckat qe nxirnin cdo jave e dite, per te mosemiratuar rreformen . Tni qe rreforma u miratua me konsesus, kerkojne tja atribojne vehtes te tyre kete haritje, pore shqiptaret kudo qe jane e ane se cfare pengesash e kleckash nxirnin, derisa kerkonin te prishin mardhnjet e shba, me SHqiperine,. Rendesi ka qe ne fund, me hire , apo me pair, rreforma u miratua, per te miren e demokracise dhe te shqiptareve.

  28. pse says:

    Mirenjohje per te dy ambasadoret dhe nje mirenjohje edhe per ty Mero Baze!

  29. Mersin says:

    Zoti Mero jam me ju per rolin e ambasadoreve, por te shohim zbatimin, e poor si muove.

  30. LULUJA says:

    Te lumte mendja dhe dora o Mero Baze! Me fillon dhe mbaron dita ime me klikime dhe lexime, te TEMES, te se vertetes te aktualitetit sot! Faleminderit nga zemra per vertetesite! U befsh sa malet!

  31. Alf says:

    Shume i sakte Mero. Kjo eshte e verteta.

  32. vaso says:

    “PO TE MOS ISHIN ATA DY AMBASADORE”.Me siguri do ishin dy te tjere.E verteta eshte se LIDERI I DEMOKRACISE ishte lojtari kryesor.Edhe fjala e LIKES te djelen besoj luajti rol.Nuk ka asgje te keqe te mbrosh punen,fitoret dhe familjen tende dhe grupimit tend politik,si rrjedhim edhe te nje pjese te konsderueshme te popullsise.Urdhra marrin nenpunesit e thjeshte,dhe jo LIDERET.Tani na mbetet te shohim cdo fitoje populli ithjeshte.Nuk do kete me familjare te tromaksur qe vrapojne te paguajne ryshfete sa here femijet etyre bejne gabime apo krime?Do pranojne me duar kryq vendimet e drejtesise,sepse do kemi gjykates e prokurore te kaluar ne site nga USA dhe BE?Bravo per goditjen e korrupsionit.Na lumte.Shqiperise me parametra zero tashme ne korrupsion i hapet rruga per ne EUROPEN e korruptuar.Po me LISTE E ZEZE cfare do bejne?Cfare do fshijne?

  33. tomsojeri says:

    I nderuar Mero !Ky editorial esht shuplaka ndaj te shiturit Andi Bushati qe vrapoi te na “sqaronte” se kush ish ai qe “” po te mos ish” ne nje koh qe edhe klyshet e maceve e pan dhe e din se kush esht Ai qe “te mos ish” ! Me te tilla figura ,mbeturina te ktij sistemi te kalbur ,shum dyshoj se reforma ka “labirinthe”qe nxjer nga situata Berish monstren e & ! Ktu nuk behet fjal per nje berish por flasim per nje sistem te ter te ndertuar prej tij dhe ustallareve te UDB qe e kan mar ne mbrrojte qe ne ditet e para kur e hodhen me parashut !E kan mar ne mbreojtje ne mbeshtetje te plot me ter listen e ish ambasadoreve dhe eksponenteve qe dikush me lart na e kthot qart dhe kjala miqt e mi esht se, mos u dehem qe ne goten e par?? A haroni cfar force ka ky perbindesh ?? A haroni se si rierdhi ne fuqi mbas ter asaj97 te qe u mbyt ne gjak !A haroni si i kundervihet kujdo qe i del ne rug ,qofshin kta te brendshem edhe te jatem ,qofshin kta miq apo dashamires te medhej apo te vegjel ! Ka 25 vjet qe po noton ne mocalin e tradhetis me gjith partin qe i krijuan ,e ka 25 vjet qe thur e thur intriga e gjithmon esht ne krye e nuk heziton atje ne parlament te bej thirrje per luft civile ,pra kercenon ! Ku e gjen kte kurajo qe i kan friken qe nga Presidenti e ter lapangjozet qe jan ne krye te shqiptareve ! Po o Mero, merita esht e ambasadorit dhe e ksaj zonjes se madhe Vlahutin qe i ran “gernetes”ashtu sic e deshen kta ndyresira ! Vetem kercenimi i shkundi se keshtu jan mesuar se edhe perbindeshi keshtu i komandon ! Por ktu ka nje POR te madhe !!!! Kjo band e staxhonuar 25 vjecare e zhytur ne vjedhrje dhe krim deri ne gryk qe nese nuk denohen per cka i ben ktij populli e ktij kombi ,fjala REFORM,mbetet nje utopi,nje premtim nje “ja hodha lumit”e pordha shqiptaret ! Nese esht luajtur nje kompromis i ndyr mbas shpines se shqiptareve dhe gjith kjo gjurulldi esht “gjurulldi”tymnaj qe te qetesohemi deri sa te haroen bemat e bandes e pastaj te filloj “reforma” ,kjo do isht e turpi i madh, do ishte injorimi i plot i shqiptareve ! Bashkohem ktu me komentusin “bureto”dhe e shof me vend shqetsimin e tij dhe te gjith atyre qe mendojn si ai ! Ktu nuk behet fjal per nje e dy por per nje divizion te ter ,per nje shtet brenda shtetit i cili nuk dorzohet kollaj e do luftoj deri ne fund ti shpetoj ndeshkimit e mundesisht te qendroj perseri ne pushtet !Nuk di, se si kjo REFORM kaq e reklamuar do arij te cliroj shqiptaret!!! Kjo elit demaskoi vehten shum keq dhe jo vetem vehten, por edhe ne qe jemi aq te zot te pranojm e te udhehiqemi nga kta bandit,e kriminela ! Na kuptuan e ndaj moren inisiativen te na nxjerrin nga kjo balt e nga duart e ktyre kanibaleve ! Shikoni me cfar pafrtyrsie Andi Bushati na thot” sikur te mos ish” kryehajduti te cilin Zhelja tjeter e quan naiv !!!! Tani ne e kemi te qart kush jan “SIKURET” por mbetet te shohim pjesen e dyt te ksaj ndeshje te madhe me ata qe “A DO JET KUSH”‘ qe te pastroj kte llum mbi kok shqiptaresh ??? Jam shum skeptikn kur mendoj sa politika shqiptare dhe drejtesia e ktij shteti, esht mbushur me njerzit me te poshter ,e te pacip qe mundet te pjell barku i nje Kombi ! Le te presim e te mos gezohemi para kohe sepse ka 25 vjet qe na vrasin ,na vjedhin,na premtojn e na mashtrojn ! Uroj mos jetojm nje ender perseri !!!!!!

  34. Albann says:

    …vijat e kuqe u shkelen.
    Dy shoqe i afrohen nje shitesi ambulant. Nera i thote tjetres …e veme me bast qe mar nje akullore pa leke?….

    Vajza i afrohet shitesit te akulloreve e i thote…dua nje akullore po s kam leke.
    Shitesi…pa leke s te jap dot…
    VAJZA…s bejme do t konsensus…
    Shitesi…posi jo…bejme seks bashke e merr akulloren.
    Vajza …po akullorja s vlen aq…
    Shitesi…po ti a e do akulloren.
    Po thote vajza
    Shitesi …kjo kerkon sakrifica, pastaj konsensusi eshte leshim, ti ofron konsensus, bej nje leshim.
    Vajza po ja po te ndihmoj njady ore…
    Shitesi …e do akulloren apo jo…
    Vajza …ok ok bejme seks e me jep akulloren se s kam me kohe.
    Kjo eshte fitorja e Ramas dhe ambasadoreve. Lane Berishen tua fute vetem e vetem te thoshin e morem akulloren .LEPIJENI MIRE..
    Pyetja qe njerezit duhet ti bejne vetes eshte: A do shkoje ne burg Berisha brenda 5 viteve (duke perfshire zvaritjet e inplementimit te reformes) ?…Pegjigjia qe do i jepni vetes eshte ne thelb dhe rezultati i konsansusit .Kush eshte fituesi? Ambasadoret? Rama ? Apo Berisha?

  35. Po says:

    Ej o rilindoqorre po ajo v i j a kuqe e Piktorit krenaaristo- kanabist c’u bo, a xheba, e ka var n’qafe Pituristi api ju deledasher?! Hihihi, tfala aleances, o truthare te mavijos, ej si ja futen omel omel, amon o rujna zot mas sodit, gezoni me komanden: pushim te honen se kina bo Madheshtine bashke, uhuhu, e ka nga vapa i ziu apo nga malli?!….
    Edo, shko futja nji gare noti me Shpellarin, freskohu pakez, se qo pune kshu e ka, nuk o per pikturista, sado te ndjekesh mesimin e HitlerZiut: mashtrimi i madh te bie suksesin, pushtetin e modh; kshtu o po ka Cecua bicak ta plas tullumbacen, haj ngushellime, me mire do bohet ene per ty, e sigurte!, Tirona.

  36. Oketo says:

    Faleminderit ambasadoreve dhe gazetes Tema te Meros !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje