Koha të zgjedhësh mes SHBA e BE, dhe Sali Berishës!

19 Korrik 2016, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Spiralja e dështuar e negociatave në të cilën Partia Demokratike kërkon të fusë propozimin final hibrid të SHBA për reformën në drejtësi, është një mënyrë për të fshehur “veton” që Sali Berisha ka vënë kundër reformës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Në negociatat e djeshme mes kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe kryetarit opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar firmën e Edi Ramës dhe Ilir Metës mbi dokumentin e tij, që përmes atij dokumenti të bënin të tre betejë kundër draftit të SHBA. Natyrisht një gjë e tillë nuk është pranuar, pasi është kundër interesit kombëtar të Shqipërisë, që liderët e vendit të krijojnë një “besëlidhje” antipernidimore, në vitin 2016.

Qysh nga fillimi i betejës për reformën në drejtësi, Partia Demokratike nuk ka tentuar të bëjë asnjë kompromis, por ka kërkuar vazhdimisht kompromise nga pala tjetër. Dhe kur i ka marrë të gjitha, ka shpikur më në fund dhe tezën e sovranitetit dhe luftën kundër mbikqyrjes perëndimore të procesit të Vetingut.

Së fundmi, pas presionit ekstrem të SHBA dhe kërcënimit për “instruksionet specifike nga Uashingtoni” për liderët politikë kundër reformës, duket se Basha në përpjekje për t’i shpëtuar goditjes, ka nxjerrë në bisedime konfidenciale me zyrtarët perëndimorë, emrin e Sali Berishës, si adresa e duhur me të cilin ata duhet të flasin për të zgjidhur situatën.

Pas Uashingtonit, edhe Brukseli pritet t’i bëjë të ditur nesër Bashës, rreziqet me të cilat do të përballet Partia Demokratike në raport me Bashkimin Europian dhe Partitë Popullore Europiane, nëse nuk voton reformën, dhe pasojat që do të ketë dhe Shqipëria në këtë aspekt.

Berisha nga ana e vet, edhe pse ka heshtur ne Facebook këtë javë, është autor i tezave të “sovranitetit”, që PD dhe Basha përpiqen të mbrohen në shtyp. Ai është partizan i tezës se “Shqipëria nuk është Sierra Leone” dhe se nuk do të lejojë “poshëtrimin e Shqipërisë” nga ndërkombëtarët me këtë reformë.

Nga ana tjetër, ai ka akuzuar Edi Ramën si njeri që i ka kundërvënë Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, duke konsideruar Shqipëri, vetëm familjen e tij, që është kundër reformës.

Dy ditë para votimit në Kuvend, reforma po mbahet qartësisht peng nga Sali Berisha, duke provuar tezën, se Partia Demorkatike ka tre vite që po shërben vetëm si një studio gjigande avokatie për Sali Berishën dhe familjen e tij. Ajo po sillet si një dyzinë shërbëtorësh në sarajet e Sali Berishës, dhe është në shërbim të halleve dhe maktheve të tij.

Prandaj më shumë se sa për reformën në drejtësi, brenda Partisë Demokratike është koha të formohet një bërthamë që duhet të ruajë dinjitetin e PD dhe të mos e kthejë PD në një fis të Sierra Leones, që sakrifikohen të gjithë për kokën e kryetarit të fisit.

Ky është konfrontimi më i madh historik që PD-së i ka ndodhur me SHBA, më i madh edhe se ai i vitit 1997, kur PD ishte në pushtet. Ndërsa në atë kohë PD futi Shqipërinë në luftë për kolltukun e Berishës, sot PD po fut kokën në gijotinë për të shpëtuar kokën e Berishës dhe familjes së tij. Është koha për të zgjedhur ëndrrën mbi të cilën u themelua PD, dhe që ishte Shqipëria europiane dhe SHBA, dhe ëndrrës së Berishës për ta kthyer PD në një fis primitiv, ku ai të vdesë si kryetar i fisit. Kohë më të mirë se sa të zgjedhësh mes SHBA e BE nga një anë, dhe Sali Berishës nga ana tjetër, nuk ka!

27 komente në “Koha të zgjedhësh mes SHBA e BE, dhe Sali Berishës!”

  1. MARTIN LUTTER KING (ALBANIAN VERSION) says:

    Titulli me i sakte do ishte:

    “””””SHBA DHE BE DUHET TE ZGJEDHIN MIDIS POPULLIT SHQIPTAR DHE BERISHES SE TYRE.”””

    NUK KANE NEVOJE PER REFORME KETO RRJESHTA ME POSHTE…BILES KAM MENDIM ABSOLUT SE BERISHA PO MBAN PENG ZYRTARE TE LARTE NE WASHINGTON DHE BRUKSEL PER PISLLIQET E TYRE CEREKSHEKULLORE
    1-puci shtetit 2 prill 1991
    2-lufta veri-jug 1997
    3-kater mije te vrare ne 1997
    4-urdheri per sulm kimik 1997
    5-remzi hoxha
    6-fshehja e kumbaros
    7-kosta trebicka
    8-fatmir xhindi
    9-oficeri shikut
    10 gjyqtari konomi
    11-viktimat e gerdecit
    12-protestuesit e 21 janarit
    13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    15-ktheu k/m ne spital fushor
    16-refuzoi dorzimin e gardisteve
    17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    18-perdhosi k/prokuroren di lavire
    19-ofendoi k/shikasin si pucist
    20-kercenoi ramen me egzekutim
    21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    23-u fshine filmimet
    24-u ndrruan tytat e armeve
    25-u dekorua burri shtetit
    26-u dekorua ylli ne ngjitje
    27-u menderosen ekpertizat e FBI
    28-u zevendesua presidenti
    29-u zevendesua k/prokurri
    30-u zevendesua k/bashkiaku
    31-u zevendesua k/shiku
    32-u terrorizuan gazetare
    33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    35-genocid fisit haklajve
    36-tritol te varezat e haklajve
    37-bulldozer te shtepia e haklajve
    38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
    39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
    40-vrasja e Aleks Kekes
    41-masakrimi Edi Rames
    42-masakrimi Zamir Dules
    43-masakrimi Bardhok Lales
    44-vrasja Florian Viles
    45-egzekutimi Anton Gjergjit
    46-egzekutimi Vaid.Lames
    47-perndjekja e Zef Brozit
    48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
    49-perndjekja e Shinasi Rames
    50-terrorizimi Eduart Sallamit
    51-terrorizimi Arben Dukes
    52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
    53-burgosjae e A.Frangajt
    54-burgosja e A.Ristanit
    55-vdekja misterioze P.Arbnorit
    56-vdekja misterioze Safet zhulalit
    57-vdekja misterioze Ali Spahia
    58-vdekja misterioze Besnik jacellit
    60-vdekja misterioze Gezim Dibra
    61-egzekutimi ahmet krasniqit
    62-egzekutimi ilir koloshevcit
    63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
    64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
    65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
    66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
    67-vdekja misterioze Tani Topit
    68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
    68-Eleminimi Gani Malushit
    69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    70-vrasja e 10 komisareve te policise
    71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    73-…1800 te vrare me kanun
    74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    75-fronezimi i janullatusit
    76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    78-furnizimi me nafte i milloshevicit
    79-vjedhjen e votimeve 96′
    80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    82-grushti i shtetit shtator 98′
    83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
    85-injorimi total i ceshtjes came
    86-shitja e detit jon
    87-implikimi me ligjin e plehrave
    88-vjedhje e votimeve ne 2009
    89-prishja klasave sportive
    90-prishja e rrjeteve kulluese
    91-tallja me shkollene plepave
    92-masakra e 21 janarit
    93-vjedhja e votimeve 2011
    94-perdhosja e luftes N.CL
    95-glorifikimi i satrapit zog
    96-deklarata qe kemi gjak turku.
    97-Shitja e resurseve strategjike
    98-lidhja me mafiozet e podestes
    99-parlameti i ri
    100-stadiumi i ri
    101-xhamia e re
    102-rruga e Arberit
    103-rrethrrotullimi ne unaze
    104-h/c skavices
    105-h/c devollit
    106-mullinjte e eres ne karaburun
    107-centrale atomike per tu bere superfuqi
    108-hekurudha tirane-pekin
    109-superfuqi arroresh
    110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
    112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
    113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
    114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
    115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
    116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
    117-mashtrimi kriminal me legalizimet
    118-deshtimi i censusit
    119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    120-shitja e hidrocentraleve
    121-shitja mafjoze e armatimeve
    122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
    125-shqiperia 1-euro
    126-denoncimi i Hysen Shoshorit
    127-enoncimi i Margarira Kostaqit
    128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
    133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
    134-borxhi stratosphere me Cezin
    135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    140-poshtrimi i Jon Withersit
    141-poshtrimi i Arvizuse
    142-loja me LHL
    143-komplloti Sokol Olldashit
    144-loja me lazaratin
    145-helmimi Ferdinant Ponit
    146-pagesa e vrasjes se Santos
    147-teatri qe po luan me Fullanin
    148-uzurpimi bsh
    149-uzurpimi i bankes Santos
    150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
    151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
    152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
    153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
    154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
    156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
    157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
    158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
    159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
    160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
    161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
    162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
    163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
    164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
    165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
    166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
    167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
    168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
    169-takimi sekret me milloshevin (1995)
    170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
    171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
    172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
    173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
    174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
    175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
    176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
    177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
    178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
    179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
    180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
    180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
    181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
    182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
    183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
    184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
    185-denimi Top Channel me 13 milion euro
    186-Trafik I madh armesh me Armenine
    187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
    188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
    189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
    190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
    191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
    192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
    193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
    194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
    195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
    196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
    197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
    198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
    199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
    200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
    201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
    202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
    203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
    204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
    205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
    206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
    207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
    208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
    209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
    210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
    211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
    212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
    213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
    214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
    215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
    216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
    217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
    218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
    219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
    220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
    221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
    222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
    223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
    224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
    225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
    227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
    228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
    229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
    230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
    231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
    232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
    233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
    234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
    235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
    236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
    237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
    238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
    239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
    240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
    241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
    242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
    243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
    244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
    245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
    245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
    246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
    247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
    249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
    250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
    251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
    252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
    253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
    254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
    255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
    ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi
    kur shikon sot kete popull qe eshte shpefyteruar,kete klase politike antishqiptare,keta ish te perndjekur politike akoma me gaveta neper duar,keta intelektuale te sklerozizuar,keto medium dhe gazetare tevet-censuruar,ate vend qe eshte kthyer ne nje kombinat gjigand prodhimi dhe tranziti droge me vlera kozmike,ku krimi ,droga,prostitucjoni,tradhetia , kurvelliku politik dhe hipokrizia unlimited e nderkombetare automatikisht “pa deshiren” tone e vene Enver Hoxhen Burrin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne nivel me gjergj kastriotin

    1. ☆Gopisti i NSHRAK--ut☆ says:


      Ta marrë vesh Evropa
      Ta marrë vesh mileti
      Ne nuk heqim dorë
      Nga sovraniteti!

      Ne nuk heqim dorë
      S’tutemi prej frikës
      As prej Europës
      As prej Amerikës.

      P.S.
      Sala dhëndër shkjau
      Visho kanadez
      Fazllič (no coment)
      Luli hollandez !!!

  2. katarakti says:

    A ka gabuar Edi Rama?!
    Tani u be e qarte per te gjithe se Ilir Meta ishte kunder reformes ne drejtesi. Dhe kishte te drejte. Ai nuk I zinte bese Edi Rames dhe kishte frike se ky I fundit pa ta shtinte ne dore drejtesine do te fillonte ndeshkimin e atyre qe kane vrare, kane vjedhur dhe kane shitur pasurite kombetare, deri edhe detin. Nderkohe qe Edi Rama ishte vene para nje presioni gjithmone ne rritje nga mbeshtetesit dhe zgjedhesit e tij, per te bere drejtesi per 21 Janarin, per Rrugen e Kombit, Gerdecin etj etj.Po a mund te behej drejtesi me gjykatesit e plepave, me Gjin Gjonet, dhe me gruan e Azem Hajdarit?! Ju kujtohet rasti Fullani?! Po kjo gjykatesja e fundit, burri i se ciles mori 50 mije euro per te bere “drejtesi”! Dhe Rama duket se I hyri detit me kembe. Pasi mori edhe mbeshtetjen e nderkombetareve, Rama mendoi se asgje nuk mund ta pengonte per te nisur reformen ne drejtesi. Qe vetem drejtesi nuk ka qene gjate ketyre 25 viteve. Por ai duhet ta dinte dhe ta kuptonte qe « aleati » i tij nuk kishte asnje interes qe te hapeshin « petet e lakrorit ». Siç e tha bukur Pellumb Kulla, – Rama dhe Meta kishin nje aleance pushtetore midis tyre, por aleancen e vertete kryetari i parlamentit e kishte me PD-ne. Meta nuk mund te harronte se ishte Berisha ai qe e mbrojti ndaj « kokepalareve » kur ai u shfaq si « Njeriu me Bllok ». Dhe pikerisht prej ketij « blloku » u shkaktua edhe 21 janari. Pra Meta dhe Berisha ishin ne unison te plote. Dhe ndersa i pari shfaqej hapur kunder reformes, i dyti punonte nen rrogoz. Derisa erdhi çasti final. Aty maskat u hodhen poshte. Ilir Meta me deklaratat e tij te dy diteve me pare per qeveri teknike duket se i tha Edi Rames : – Meqe na hodhe ne kurriz nderkombetaret, reformen ne drejtesi do ta kesh, por Nuk Do Ta Gezosh ». Pra nuk do te jesh me kryeminister. Pyetja qe shtrohet eshte : A duhej Rama ta shtynte edhe nje vit me Meten ne nje koalicion hiq e mos e keput, apo beri mire qe ndau shapin nga sheqeri ?!

    1. Ceni says:

      Rama me 71 qe i ka ( perfshi 3 nga te Ben Blushit) edhe sikur te largohet LSI e ka votbesimin e kunderta nuk behet dot sepse qe te zgjedhe PD-LSI nje kryeminister tjeter nuk ben dot 71 vota. Meta i ha kaken Rames dhe ben pregatitjet per te shkuar ne burg kur te paraqiten dosjet e korrupsionit nga Amerika…veri veshin ketyre fjaleve o katarakti.

    2. zusss says:

      O mero po boj i kerkes meqi klasa politike osht e zonme me reformen..edhe pse ka 24 ore qe pres dy rrjeshta nha ministria jashtme..dhe si thashe me siper jan te zone..ju gazetaret qe konsideroheni??? Klase intelektuale sic osht n gjithe boten..nuk keni 30 minuta kohe me shkrujt nji pergjigje . Pedofilitgrek te janulles armikutshqiptar per deklaratat e djeshme..se kuptoj nero..ca ju qarkullo neper damor gjak a uje .zhgenjim total..pun t mare temes e mos u lodhni shume

  3. Fshatari says:

    He me te lumte Mero trimi

  4. sherifi says:

    Une kame bindjen se Edi Rama do te fitoi,pamvaresisht pengesave te PD-se,Sali Berishes dhe Ilir Metes,do te fitoi se : e para ka 90% te shqiptareve qe e kerkoin kte reforme dhe ka dhe mbeshtetjen e pa kursyer dhe kembengulese te SHBA-se dhe Europes perendimore.

  5. David says:

    pd si fis i sierra leone, ha ha e forte kjo, kapo tribu…. salu beru zumba

  6. aqif tahipi says:

    O Mero po cu jep keshilla falas ketyre shqupsave or burre. Luli e kishte ne dore mundesine per tu bere lider i se djathtes dhe e shperdoroi shume keq . Eshte koha qe te pranojne draftin amerikan te nuland dhe ta kuptojne se ne boten e madhe ,nuk i pjerdh askush megjithese mund te hiqen si kryepleq te fshatit tone gjigand . Nese kane nje pike dinjitet duhet ta bejne ,ta kishin bere pa menduar.

  7. Shelgura says:

    Thone se edi rama nuk eshte politikan , emri politikan ne vendin tone te shume vuajtur ekane ata njeres qe dine te vjedhin din te genjejne ,prandaj rama nuk eshte politikan . Keta qe i dhane detin grekut jan politikan dhe mbrojne sovranitetin vendit.ilir meta s. Berisha l. Basha jan politikane. Si dalin ne ekrane televizive keta plera . Si marin guximin hiqen atdhetar . Atdheun ton te dashur e do ambasadori. I sh b a. Duhet ta falenderojm nga zemra kete shqipetar te mdrekullushm.

  8. democrat i terbuer says:

    Qysh tja bojm me qkto amerikont qi dun ti kontrollojn vet gjyqtart tan t nershem??? Osht mo mir ene mo e nercme qi kontrollin e pavarun ta boj ,jari ene xhini (xhoni).Qi ky osht konsesusi qi prano e djathta ene i cop e t mojtes( qi i rri pran pran t djothtes.)

    1. enter"" says:

      THuaj ndonje fjale, mos u bej kaq idiot

  9. Genti says:

    Po Sierra Leone eshte lule para Vucidolit te hunderrit o Mero. Ky eshte plere e sherbimit sekret Serb.

    1. Flo says:

      Plehre e sherbimit sekret serb mund te jete ndonje tjeter, se Sala eshte ne sherbim te hapur te Serbise.

  10. KILLHIM says:

    Me shume se krimi Bash Berishes.
    .me shume se hipokrizia e Don Luse & helmutit gjerman.(eshte sikterrisur)
    .me shume se tradhetia biblike e Edi Rames
    me shume se ndyresia e Ilir Metes
    eshte miopia e SHTYPIT SHQIPTAR + Mero Bazes qe e shikon te keqen vetem brenda vendit dhe jo nga faktoret e jashtem qe jane kryesore ne vende te vegjel si Shqiperia
    me fjale te tjera Mero po behet me amerikan se amerikanet….ose me ndryshe..si ka mundesi dy cunake cifuto-amerikane marrin kontrate 300 miljon dollare ne Pentagon ?!
    ose me ndryshe kush eshte ai bolemadh + e bolevogjel ne amerike qe fshihet sot dhe mbron berishen & mediun me cdo cmim dhe Mero e di…por ka turp ta thote..
    Lexo i nderuar Mero” The Iran–Contra affair 1985-1987 ” ku kishte situata te ngjashme ku jo vetem DIPLLOMACIA DHE CIA ishin implikuar rende por dhe presidenti Reagan kishte pjesen e tij te fajit…
    ________________
    Per hire te se vertetes Gerdeci hodhi ne ere besimin qe kishin shqiptaret te dipllomacia dhe te kjo admistrate amerikane..kjo ka shume rendesi zoti se ti si Enverhoxhofag nuk shikon qe populli rrugeve psheretin,,dhe thone qe ne kohen e xhaxhit ishim mire kur ishim keq..
    Kurse fatale per kombin shqiptar ishte se pas 2 prillit 1991 nuk kishim nje parti demokratike por nje parti antikomuniste qe arriti deri ne genocid karshi kundershtareve pothuaj te vdekur..pra u shendruan ne vampiroide dhe berishen kanibalin e tyre..
    Nuk shikoj kaq tragjik gerdecin ne aspektin shqiptar ne krahesim me ate amerikan…pra shkalla e fajit eshte 90 perqind e amerikaneve dhe 10 perqind e shqiptareve..
    Por ajo qe ben me faj admistraten amerikane,mediat shqiptare +Meron si dhe pordhacin e batutave Edi Rama eshte ky dokumenti i meposhtem..qe ne nje fare menyre eshte dhe shenjterimi Enver Hoxhes:

    Dhe ajo qe eshte me kryesorja:
    Pse nuk egzekutohet kryekrimineli berishe per kete KRIM KUNDER NJERZIMIT

    Urdhrat sekretë të marsit ’97!
    DOKUMENTET
    1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë
    Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 2 mars 1997, i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak, Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:
    “Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.
    Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
    Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari, URDHËROJ:
    Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:
    -Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.
    -Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.
    -Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.
    -Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.
    Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.
    Komandanti i Operacionit/
    Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”
    2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI
    ‘Sekret’
    URDHËR
    Nr. 82, datë 09.03.1997
    TEPËR URGJENT
    RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.
    Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).
    Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.
    09.03.1997
    KOMANDANTI I OPERACIONIT
    Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
    SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
    Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
    3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE
    Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.
    IDEJA E ORGANIZIMIT
    Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.
    OBJEKTIVAT E OPERACIONIT
    Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.
    -Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.
    -Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.
    -Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.
    -Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.
    -Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.
    -Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.
    -Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.
    -Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;
    -Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.
    -Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.
    -Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).
    -Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.
    -Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.
    FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION
    -Tre Brk (Tiranë-Kavajë)
    -Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)
    -Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)
    -Nje Br Xheniere
    -Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)
    -Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)
    -Një Repart Komando (Përmet)
    -Një Repart Logjistike
    -Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).
    Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.
    FAZAT E OPERACIONIT
    FAZA E PARË 1-10.3.1997
    -Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.
    -Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.
    -Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)
    FAZA E DYTË 10-30.3.1997
    -Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse
    -Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona
    (Komanda e Operacionit. Firmat)
    =======
    PRA PSE DUHET REFORMA E LULUSHIT ? PA I VENE PRANGA SALISATANAIT

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Ike Sali Kerrma ike.. O vrases burracakak me doren e tjetrit.. Shpresoj te jetosh pak me gjate dhe te shohesh me syte e tu si “Empire” yt fundoset .. Klysh UDB-je..

  12. Claus says:

    Padyshim aktiviteti intensiv i Donald Lu-se eshte teper i cuditshem. Nuk mund te nderhyje ne nje menyre aq te ashper nje ambasador ne punet e brendshme te nje sheti sovran. Nuk mund te gjesh asnje rast te tille ne bote bile, bile as ne Afganistan, Vietnam dhe Kamboxhia nuk kane nderhyre aq rrepte amerikanet packa se kishin ushtaret e tyre ne ato vende.
    Kam frike se kjo reforma ne drejtesi eshte guri i fundit i dominose qe nuk ka rene akoma ne duart e te huajve dhe po e kapen kete sistem te huajt dhe sidomos amerikanet atehere “te puth halla m`u ne balle”!!!
    Te kapesh drejtesine eshte sikur te kapesh sisteemin ekonomiko-politik te nje vendi. Kete e them se ka shume gjasa qe te vijne firma amerikane ode te huaja. te bejne kerdine ne cdo aspekt, si ate mjedisor, financiar, social dhe te dalin nga gjyqet dhe gjykatat e tyre qe mund t`i drejtojne v te “pafajshme” me vendime te “mbeshtetura ne ligj”.
    Keshtu jane kthyer ne koloni te firmave te medha disa shtete afrikane, ku firmat e medha naftenxjerrese bejne ligjin pa u hyre asgje ne kembe.
    Shihni se c`behet ne EU me marreveshjen TTIP e cila i hap rruget futjes se mallit me surrogato, te ilaceve me surrogato, te ushqimeve me surrogato ne EU duke hedhur ne kosh cdo ligj protektor duke arritur deri aty qe dhe gjyqet te mbahen nga gjykates private!!!!
    Po ja qe ndodhi Bexit dhe parlamentaret europiane nxorren mesime dhe e lane ate muhabet te ndyre.
    Le te shohe gjykatat e saj USA qe po vriten zezake cdo jave dhe nuk denohet njeri. Ka dhe shume raste te tjera qe nuk mund ti ze ne goje, por nje gje po ndodh ne Shqiperi: Edi Rama cdo gje me koncesion dhe padyshim do te jape edhe drejtesine.
    Drejtesia sido qe te jete nuk mund ti jepet te huajve se eshte shtylla e trete e nje shteti pervec ekzekutivit dhe legjislativit. Nese i teket Lu-se dhe USA le te marre dhe pushtetin legjislativ, pra te zgjedhim te huaj ne parlament duke bere dhe ligjet per shqiptaret, perse jo?
    Keshtu nuk mund te mbahet shteti dhe qeverisja. Eshte turp dhe kaluar turpit qe Edi Rama dhe tere grupi socialist e lejojne kete.
    Eshte denigrim i plote dhe shkelje dinjiteti, asgje me shume.
    Me sakte le ta aprovoje kere reforme Kongresi amerikan dhe shqiptaret te bien rahat.
    Fundja-fundit sipas logjikes se Rames miqte tane na e aprovojne dhe eshte rruga me e shkurter!
    Edhe Lu-ja bie rehat,edhe politikanet por edhe veshet e njerezve.
    Apo nuk eshte keshtu?

  13. Rambo says:

    Me ne fund sikur duket pakez drite nn tunel. Te rroje amerika se ndryshe asgje s’do behej. Pra ti falemi Amerikes dhe BE.

  14. ylli says:

    Ka ardhur koha e mashtrimit te madh !Kaq propagande vjellndjellese as Zeri i Popullit nuk do arrinte dot.Perfundimisht kaq debila majtiste as Marksi vete nuk i kishte enderruar.Socialiste proamerikane vetem Shqiperia mund te kete.E te mendosh qe bijte kane vite qe lepijne ate qe peshtyne baballaret per 45 vjet.Por gjithe kjo histeri proamerikane nuk ka te bej me Ameriken.E gjitha kjo ka te beje me pervesitetin shtazarak kunder Doktorit.Urrejtja eshte ves majtist por me nje perjashtim per socialistet shqiptar.Nga urrejtja kunder Doktorit keta u bene dashnore te Amerikes.Vendi me i urryer per majtistet.Me kujtohet Churchill qe thonte qe per qellimet e tyre komunistet martohen dhe me djallin.Nga gjithe genheshtrat qe u thuen ketyre monstrave te chatit ,vetem njeren nuk guxojne ta zbulojne……qe Doktori eshte i paprekshem.Nuk jau thone kete se po e zbuluan nuk votojne reforme edhe per 100 vjet.Edhe kush pa ,dashnoret e parrulles te Rames ,na jepni Fierin tju japim Europen.PD duhet ta votoje reformen.Ky vend pa SHBA nuk ka te ardhme.Por fatkeqsia eshte qe te gjithe monstrat majtiste ju erdhi ora e revanshit primitiv.Kur degjon Ramen ta shpalli 2017 vitin e spastrimit te madh ,te ze tmerri me driteshkurtesine dhe injorancen shqiotare.Jam kurioz ate gjykatesin qe denoi cunin e Luiza Xhuvanit vetem me 35 vjet burg per 5 te vrave ,do ta spastroj Rama ???? Po gjykatesin qe i dha bashkine e Tiranes ne 2003 kur konkuronte me sharlatanin Ngjela ,do ta spastroj Rama ???? Dele ,dele ,dele ,dele.Beeeeebeeeebeeee.Kolektivizimi i mendjes ,tipar dallues i pervesitetit urrejtes majtist.

  15. Niku says:

    Mszh i Rendesishem !

    Sipas burimeve teper te sigurta tashme eshte mare vendimi ekstrem nga diplomacia perendimore drejtuar te gjithe deputeteve te cilet nuk do ta votojne reformen ne drejtesi pasneser ne dat 21 korrik 20016..te gjithe deputeteve neser ne dreke do ju dergohet informacioni me pasojat e renda qe do te perballen nese nuk do ta votojne reformen ne drejtesi sipas marveshjes Hibrid te znj Viktoria Nuland. …”te gjithe deputeteve dhe familjareve te aferm do t,ju hiqet e drejta te udhetojne ne Sh.B.A dhe ne vendet e B.E,se gjithashtu dhe ne shume vende te tjra , kjo liste perfshin dhe shume sanksione te tjera dhe i fut deputetet qe nuk votojne njesoj me personat non grata ne listen e zeze te terorizmit, dhe krimit te organizuar. askush nuk do te kete te ardhme nga deputetet te cilet nuk do ta votojne reformen ne drejtesi. kjo eshte vija e kuqe qe ka hequr U.S.A dhe B.E-ja

  16. petraq says:

    mblidhuni o shqiptare.kudo qe jeni.hajdeni te festojme se ngordhi peshkaqeni.bashk me edi ramen te festojme dhe shqiperine ta ndertojme.te mos endemi me neper bote e te jetojme te gjithe toke.se shqiptari boll ka vuajtur.nuk jane pak por njezetepese vjet.reforma u be gracka ku shpirtrat e faqezijve u kapen si laraska.

  17. jovotues dembabadem says:

    Asgje nuk na the o merero!Cili eshte versioni ibrid?Cthote kushtetuta jone ne fuqi per sovranitetin?Po leri sofizmat o merero dhe meso ndonje gje nga jurispridenca pastaj hajde na bej ekspertin ac.

  18. Doneta says:

    Sali Kriminelit I erdhi fundi,shikojeni si eshte bere eshte mbledhur e mpakur si nje qen I rrahur,te njejtin fat do kete edhe Luli I tij.

  19. the truth says:

    Asgjë nuk ka për të ndodhur, drejtësia do të jetë po ajo, sepse asgjë nuk ka ndryshuar, përveç presionit të kryeministrit mbi drejtësinë për të marrë drejtimin e tyre!
    Gjithmonë ekziston momenti që në këtë vend të shfaqen njerëz të një dimensioni të madh me vizione dhe kurajo në luftën e qytetërimit, në luftën e fitimit të vlerave morale, pasurimit të shpirtit dhe përqasjes europiane.

    Atdheu ynë sot i ngjan një gërmadhe mendimi, pa vlera, pa ide dhe ideale. Kriza e vlerave morale, mungesa e standardeve dhe anarkia mbretërojnë në çdo qelizë të jetës, në tendencat, idetë dhe angazhimet tona shoqërore, e më keq në kuptimet tona mbi formën, esencën dhe performancën e institucioneve të shtetit.

    Kjo klasë politike dështoi për të ndërtuar institucione të pavarura dhe për të mbrojtur shoqërinë nga kriminalizimi. Fakti i dështimit të ligjit për “dekriminalizimin e institucioneve publike nëpërmjet ndalimit të ushtrimit, zgjedhjes a emërimit…”, si dhe ligjit tjetër për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kontrolluar krimin dhe veprat penale është asnjë arsye më shumë për të hequr shpresën për të ardhmen e këtij vendi. Si përfundim ky parlament, me këtë përbërje kriminale, nuk legjitimohet të bëjë reformën në drejtësi, ndaj dhe shigjetat nga Washington nuk e shpëtojnë drejtësinë!
    Thjesht po pregatitet ardhja ne pushtet Kriminelit Lul Basha ne 2017 me të njëjtën mënyrë që i dhuruan bashkinë e kryeqytetit në maj 2011 me mengepërveshurin Arvizu duke patur dhe rezervista si Dritero Agolli & Ilir Meta.
    Lajmi i orëve te fundit që Krimineli Lul Basha ka nisur festimet si “heroi i reformes” që bëri te mundur shpëtimin e Shqiperisë nga “banditi” Edi Rama,na bëjmë të besojme se dhe zonja Nuland nuk gaboi ne puthjet e saj ndaj këtij manekini me gjak te helmuar.
    Ngushellojmë zotin Mero për këtë editorial me te cilen Berisha do fshije menderen si me ekspertizat “profesionale te FBI apo me NY-TIME

  20. Majmuni says:

    Me çudisin ca katnare ketu qe thone ku ishte amerika ne ’97, ne ’98, ne 21 Janar e keshtu me radhe!!
    Mire ku ishte Amerika, po harruat ku ishim ne o qyqare!! Dhe ku jemi sot!!!
    Sot jemi anetare te Natos ne nje zone shume delikate per zhvillimet ne shahun e politikes nderkombetare. Sot jemi vendi ku do kaloje nje linje e rendesishme per furnizimin e Europes me gaz.
    Ç’fare kujtoni ju o te trashe qe do i mbylli syte EU dhe SHBA dhe ta lene Europen te varur nga nje tufe çobenesh te babzitur qe e shesin dhe e blejne vendin e tyre pa pike turpi dhe jo me sistemin e felliqur te padrejtesise qe kemi mbjellur dhe kultivuar per nje çerek shekulli!!

    Sot EU dhe Shba kane nevone per nje Shqiperi me normale nga trute e kokes dhe ky ne vetvete perben nje fat te madh per ne o te vdekur qe ecni!! Lereni menjane mebtalitetin prej kunate te hidhur “jo po kur kisha nevoje nuk ma beri nderin”..!! Ne jemi tre milione qyqare dhe do ishte mire te mbyllnim gojen dhe te bejme ç’fare thote Luja dhe Vllahutinja se keto jane raste te arta per historine e vendeve te vogla dhe te dhjera si i yni!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje