Sikleti i të thirrurit “Fitore” nga Lulzim Basha

23 Korrik 2016, 19:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një paradoks në sjelljen e Lulzim Bashës deri më 21 korrik në mbasdite, me sjelljen pas 21 korrikut, lidhur me reformën në drejtësi.

Deri më 21 korrik në mbasdite ai ishte në betejë me bashkësinë ndërkombëtare, në përpjekje për ta bllokuar reformën, por nuk ia doli dot. Kundërshtari i tiij politik, Edi Rama, kishte kohë që kishte ikur nga përballja me të, duke ia besuar negociatat bashkësisë ndërkombëtare.

Pa hyrë në një histori të gjatë të bllokimeve të reformës, po e nisim atë nga propozimi final i zonjës Nuland.

Propozimi i saj hibrid, hiqte çdo problem shqiptar të reformës, dhe çimentonte aty problemin e kontrollit ndërkombëtar.

Lulzim Basha nuk e pranoi. Sali Berisha foli në emër të tij duke u kapur tek sovraniteti i vendit.

Për këtë betejë thërret Lulzim Basha? Për “sovranitetin” e Berishës, kundër Viktoria Nuland? Po nëse thërret për këtë, i bie që zonja Nuland ka pranuar se është mundur nga Berisha e Basha dhe kokëulur i ka kërkuar ndjesë. Biles më keq akoma, me këtë deklaratë e nxjerr dhe zonjën Nuland “mazokiste”, e cila ka qejf të marrë në telefon atë që e ka mundur në këtë betejë dhe ta vlerësojë lart, pa kërkuar ndjesë që paska dashur të na vjedhë sovranitetin. Vetëm një politikan imbecil mund të thotë broçkulla të tilla. Biles nga deklarata e Bashës del se ajo e ka përgëzuar duke i thënë dhe “patriot”. Se i kujt vendi nuk e thotë, por e marrim se i thotë patriot shqiptar. Kjo nënkupton se Viktoria Nuland ka pranuar që ka qenë duke na marrë sovranitetin, por i ka dalë ky “bajlozi” para, që ka mbrojtur Shqipërinë, dhe ajo më në fund e ka kuptuar dhe i ka kërkuar falje Bashës duke e quajtur atë patriot, kurse veten e saj imperialiste.

Kjo është krekosja më turpëruese e një politikani që është emëruar kryetar opozite, i cili tenton t’i gënjejë të gjitha palët në këtë histori, edhe ata që i ka tradhtuar, dhe mire ka bërë “në betejën për sovranitetin”, dhe ata të cilëve u është bindur, dhe mirë ka bërë, në emër të pushtetit, dhe opinionin publik, të cilit i interesonte vetëm vota e tij pro reformës, dhe jo përjetimi i emocioneve që ai ka për votën. Kë donte të gënjente me këtë betejë fallco Lulzim Basha? Me siguri atë plakun që nuk gjen dot rehat për sovranitetin mbi miliardat që ka bërë ai dhe familja e tij duke abuzuar dhe që përgjon se kush po e tradhton. Sa për respektin ndaj zonjës Nuland, le të lexojë portalet e tij që e quanin reformën kapriçio të shefes së ambasadorit Lu, që po sakrifikonte Shqipërinë. Çudi e madhe si qenka dorëzuar gjithë ajo grua para Bashës.

Pas Nuland, beteja e radhës erdhi me komisonerin Hahn. Zoti Hahn i tregoi atij se duhet të votonte paketën “Nuland” dhe se pretendimi i tij se “të huajt kanë fuqi vendimmarrëse në drejtësi”, nuk qëndron, pasi ata kanë vetëm të drejta rekomanduese. Për këtë ai e shkruajti dhe tekstin në letër, që të mos abuzohej.

Pas kësaj, Basha thirri prapë fitore. Fitore për dicka që e kishte në ligj dhe që nuk ishte prekur asgjë. E vërteta është se Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vetëm fuqi rekomanduese në ligj qysh nga fillimi. Por problem është se rekomandimet e tyre, janë të pahedhshme poshtë. Lista e zezë e tyre, kërkon 5 nga 6 votat e Komisionit, çka është thuajse e pamundur. Dhe Basha është nga ata që e di mirë këtë. Atëhere për kë i duhej ajo brohorimë e pakuptueshme në mesditën e së mërkurës, sa na çuditi të gjithëve, a thua ishte rishkruar nga e para reforma në drejtësi?

Me siguri dikë donte të qetësonte. Sërisht atë plakun.

Por nuk e qetësoi dot, pasi në mbasdite ai nisi luftën nga e para.

I duhej që të prishte nga e para KLGj dhe KLP, përkatësisht Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë. Përfshiu në atë betejë dhe LSI, dhe thuajse prishi shpresat për ta votuar të nesërmen, edhe pse votat për një shumicë kushtetuese ishin gati.

Në mesnatë Ambasada amerikane bëri një deklaratë të rëndë kundër tij, ndoshta më e rënda në gjithë historinë e 25 viteve kundër një udhëheqësi të opozitës, përfshi dhe ato që janë thënë për Berishën në vitin 1997. Shtypi i Bashës e quajti Donald Lu një ambasador hajdut dhe të korruptuar nga Edi Rama. Edhe pse gjatë ditës ishin krekosur se Basha u lidh direkt me Brukselin, edhe Brukseli pasoi me një deklaratë të rëndë në mesnatë, duke e konsideruar këtë gjest një problem për integritetin personal dhe politik të Lulzim Bashës.

Të nesërmen, njerëzit e kancelares Merkel i treguan se nuk ka më asnjë derë të hapur nëse ai nuk e voton. Elmar Brook po ashtu i kishte treguar derën e EPP, ndërsa dy ambasadorët që po rraskapiteshin në tavolinë në orën 15:00 mbasdite, të datës 21 korrik, morën urdhër të ndërpresin negociatat dhe të mos i bëjnë asnjë lëshim. Ilir Meta ishte bashkuar me ata dhe Edi Ramën. Votat ishin gati. Formula e afruar prej tyre, në rast bllokimi aplikonte shortin, çka i trembte Bashën më shumë se sa projekti fillestar. Basha doli pa fitore nga takimi dhe nuk u kthye më në negociata. Vetëm diku nga darka u çoi fjalë se po pranonte versionin e tyre. Pra, thjesht u dorëzua dhe përsëri shtroj pyetjen: përse i duhej të thërriste fitore ndaj ndërkombëtarëve, kur ata nuk i hapën rrugë dhe ai u ngrit nga tavolina i pangopur me atë menu që i vunë përpara?

Me siguri që e ka sërisht për atë plakun. Ja kuptojmë hallin dhe nuk na shqetëson pse e gënjen atë, ose pse ai bën sikur po gënjehet. Vetëm të na e qartësojë dhe një here këtë punën e sovranitetit që ka mbrojtur. Jo për gjë, por është njeriu që na ka shitur detin dhe na paska shpëtuar sovranitetin e gjykatësve.

Të na tregojë cilët janë të mundurit, Nuland, Hahn, Brook, Lu, Vlahutin? Kush dhe për kë perëndimor po feston se ka mundur? Se të fituarit do t’i shohim kur të zbatohet reforma!

29 komente në “Sikleti i të thirrurit “Fitore” nga Lulzim Basha”

  1. Ermal Gjoni says:

    Per ç’fare sovraniteti paska folur Basha, A nuk ishte ai dhe qevria e drejutar nga PD qe shiten ujrat e Gjiut te Sarandes?.
    Shqiperia eshte udhehequr nga nje bande hajdutesh, kriminelesh dhe krimi me i madh per keta “patriote” qe na mbrokan Sovranitetin eshte dhurata qe i bene Greqise. Per kete njerez nuk duhet te kete meshire, duhet te marrin denimet me extreme qe te mos pereriten.
    Ermali, USA

    1. xheJ eN Bi says:

      Nje pyetje kam per stafin e gazetes .
      “Brilantin ” komentues SKYPION mos e çensuroni gje , qe ka humbur pa nam e nishan (jo presidenti) ?

      Skypion ,na mungon shume , tani do ishin te vlefshme “keshillat” e tua per “analistin tone” .
      Te ka ikur zeri,te eshte thare dora , te eshte prishur kompjuteri ç’ka ndodhur me ty ?

      Besoj edhe “analisti yne ” e ka te nevojshem komentin tend se i ritje vlerat se u peligj
      per ato qe ka shkruar deri me sot .Ka patur te drejte ,i ka pare gjerat me objekivitet ,paçka
      se ty te dukeshin si nje hakmarje kunder Berishes, po koha i dha te drejte analistit tone.

      Edhe mua me mungon shume , se kame kohe qe nuk komentoje ,vetem tek tuk me ndonje komentues
      qe shkete nga padituria , kurse ti e beje me vetedije se te ka shplare trut plaku qe
      u mundua te mbronte Luli.

  2. Bekim says:

    O mero baze qka mersh me ate pa butak ose pa kurrizor.

  3. Maro says:

    Mero e me qare, mos fola me. Te komplimentoj shume. Je burre I zgjuar.

    1. cfar mban kjo toke says:

      o trap po ke nje vit dhe vetem nje fjale ke mesuar., Shko ne vendin tend e kullot gomarin se atje ku je po te marin per goamar me shprhjen shterp qe po shkruan vazhdimisht si komentator gjoja activ por memec.

  4. aqif tahipi says:

    O Mero ,keto vetelevdata jane thjesht ushqim per militantet e shqupit ose me sakte per brezin e ri te tyre se demokratet e vjeter e treguan se nuk pjerdhin fort per “lidershipin ” lyli . Nuk na vjen e keqja nga pellitjet e vetekenaqesise fallco te lylit ,te gjithe e dime se ne 21 korrik u votua drafti nuland ,ne te cilin amerikanet dhe be ishin kujdesur tu linin nje marzh pothuajse zero politikaneve te djathte ,per te justifikuar voten e tyre pro, para elektoratit. Amerikanet u kujdesen te na tregonin se rolin e cubit te maleve sali lyli e luajne vetem para shqiptareve te varfer ,ndersa para amerikaneve jane thjesht sherbetore pa karakter. Sado te perpiqen kazanet bosh te propagandes se shqupit (qani ,qimi ,qili ,thuri ) ta paraqesin reformen si fitore te lylit ,kjo ne te vertete eshte humbje e sales dhe politikaneve qe mbijetonin nen hijen e tij. Me ne fund ,fale usa ,be dhe politikes se rames sistemi i drejtesise do filloje te clirohet nga plepat qe mbolli sala ,nga gjykates dhe prokurore qe ne 90 % ishin nga krahina e sales , gjykates dhe prokurore qe vinin nga shtresa qe votonin vetem per salen .Pra e majta cliroi drejtesine nga kthetrat e shqupit dhe kjo i terbon me keq nga cdo gje te gjithe shqupistet qe e dine se tani mbaroi amnistia politike per ta.

  5. democrat i terbuer says:

    Mero , mendoj se po vjen momenti qe pedeja nen udheheqjen largpamese te saliut ,lulit duhet te tregoje se e mbron sovranitetin kombetar.Pedeja nuk mund te pranoje te cenohet sovraniteti yne nga agjentet e fbi qe kane ardhur ne tirane.Gjykatesit dhe prokuroret ,hetuesit shqiptare jane me te aftet ne ballkan dhe europen juglindore. Ky qendrim i usa dhe be qe me ane te agjenteve te FBI ,deshiron te godase qeverisjen 2009 — 2013 eshte i njeanshem.Ata duhet te marrin leje ne prokurori nese vendosin paisje pergjimi.

  6. lusi says:

    Mero gjeji nje vend e dukshem ketij editorial dhe lere dy muaj ne dukje, sepse kronologji me te mire per kete ngjarje historike ska. Edhe po i ra ne mend Lulit me rrejt fort, te kete ku ta krahasoje me origjinalin e te frenohet pak.

  7. PLAKU says:

    Z Baze!
    Je lodhur shume me kete shkrim teper te zgjatur. Keta njerezit e kesaj gjoja, parte e kane patur moto 25 vjet lenien e dobicit ne dere, ne cdo fushate elektorale ne cdo ngjarje perfshi firmat piramidale Gerdec 21 janar centralet berthamore, rrote me rrote me Gjermanine, fitoret imagjinare ne cdo fushe ne Shqiperi qe krahasoheim edhe ne rang Planeta c’kerkon te argumentosh per keto zhgarravina njerezore. ..

  8. Hahn says:

    Eh mor. Mero, duke te njohur e di shume mire qe te tjera mendon e te tjera thua. Duhet te kesh qene nje nga strateget e ketij plani politik transparent te Rames. Ne qofte keshtu – e ke marre ne qafe,, Deshtoi pa perjashtim ne gjithcka qe projektoi. Ne gjithcka. Shpagim me te merituar nuk mund te kishte per planet e liga dhe diletante. Se ka deshtime ne prapaskene ku pak shihet e pak merret vesh..po ky deshtimi i planit te reformes, u zhvillua i teri ne syte tane ore pas ore . Ore pas ore shkelqente dhe Meta e per habi dhe Basha. Triumf ishte . Bashen nuk e duam. Meten aq me pak por trumfuan fort , duam sduam. Nuk ben Rama. Dhe ti e di me mire se kushdo tjeter.

  9. ALBAN DEGA says:

    TE FALENDEROJME TE PARIN E TE FUNDIT : SHBA – SHTETET E BEKUEME TE AMERIKES !

    Te gjithe te tjeret kane pasur detyre te paguar me gjakun e mundin e brezave te tere qe te mos e sillnin deri ne kete derexhe, deri ne kete pike turpi Shqiperine e Bukur !
    Ka gati nje pesevjecar e nderuar Bazhdari mendjefemer qe mikja e madhe e shqiptareve dhe kandidatja per Presidente e Amerikes Hillary Clinton nga altari i demokracise shqiptare, ku pardje u votua me 100 per qind Reforma e stervonuar ne Drejtesi leshoi kushtrimin me shqiptar se cdo shqiptar :
    DUAJENI VENDIN TUAJ TE BUKUR !
    Cili politiken shqiptar e degjoi kete mesazh madhor !?
    Cili politikan shqiptar e kuptoi kete mesazh hyjnor !
    Cili politikan shqiptar e zbatoi kete kushtrim legjendar e teper atdhetar!
    Cili politikan shqiptar ka te drejte sot te flase per konsensus patriotik !
    Konsensus patriotik me kerbacin demokratik te nenes boterore te demokracise boterore, SHBA-se !
    Ua prume ne maje te hundes!
    Ua nxorem gojen mbas veshit !
    E sosem edhe durimin 5000 vjecar
    te qyteterimit dhe kultures me te
    lashte te Botes!
    Ua nxorem nga hindet qumeshtin e nenes!
    I detyruam aleatet dhe miqte tane me te mire anerikane te perdorin kerbacin per te miratuar Reformen me jetike ne historine tone kombetare!
    E kemi pafytyresine qe te paraqesim si dekorata e flete lavderimi, si nderim nga Uashingtoni e Evropa edhe mesazhe kortezie diplomatike dhe pergezime me teper qe i cliruam nga ankthi dhe mosbesimi qe u shkaktuam me vonesat, pengesat, piruetat, poshtersite tona!
    Nje nder gjerat kryesore per te cilen do te nderoja Edvin Ramen eshte besimi i tij absolut tek SHBA- ja kur ua besoi teresisht vendimarrjen Uashingtonit dhe theksoi se do te nenshkruante pa kushte cdo vendim te tyre!
    E dyta dhe me e rendesishmja eshte akti i tij burreror qe publikisht dhe ne emer te nje milione votave plebishitare te shqiptareve dhe te 95 per qind te popullit Shqiptar proamerikan kerkoi ndjese, falje SHBA-se dhe BE-se per mishmashin dhe sagen frojdiste te politikes shqiptare!
    Faleminderit Edvin Rama! Na nderove!
    Cili politikan tjeter shqiptar e beri nje akt te tille sa atdhetar aq edhe qytetar, sa njerezor edhe burreror, sa fisnik edhe demokratik!
    Falenderimi i pare dhe i fundit u takon vetem Shteteve te Bekuara te Amerikes, Qeverise se saj, ambasadorit te nderuar Donald Lu, Ambasadores Vllahutin jo Hahnit qe per pak ktheu ne piken e vdekjes krejt Reformen! Nuk i ve faj. U dorezua para rrenave dhe intrigave bizantine te nje pjese te politikes shqiptare!

  10. BUJARI JU DEGJON says:

    Ja se si do te therrase “Fitore!” me ze te ngjirur Lulezime Basha,kur ta kuptoje mire:
    “FITORE!”…
    “FITore!”…
    “Fitor!”…
    “Fito!”…
    “Fit!”…
    “Fi!”…
    “FFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFF!” ? ? ?

  11. Mark ramy uk scotland irland says:

    Tregonin nje barcalete pas vrasjes se azem hajdarit.
    I shkon njeri sales dhe i thote.
    O sale kan vra fatos nanon. Sala u ci nebkembe dhe bertiti. Tosi e ka vra.
    Keshtu je bere dhe ti mero.

  12. faro says:

    Analist korrekt!
    Sa pak te tille kemi!!!

  13. eli-tiv says:

    …reformat i kryen qeveria qe ka mare mandatin….premtuan te bejne reforme..e U kry edhe ne kushtet e pamundesise…kur dihet qe pd eshte e inkriminuar vjedhje +vrasje..e eshte kunder saj ky proces
    ….falenderohet qeveria qe permbushi zotimin e saj…..Falenderim te madh SH.B.A+Europes per mbeshtetjen nga fillimi e deri ne vazhdim per kete reforme…
    …opozita po te ishte bashkepunuse …ka pozicionin e mbeshtetesit e kjo seshte pak…POR…ata bojkotuan nje pjese te mire ne pergatitjen e saj….ekspertet e saj si halimi e bylykbashi opo te tjere pa dyshuar ne aftesite e tyre profesionale nuk kishin rolin e udheheqesit te re formes..e ca mek ne formulimin e saj
    POR ne mbajetem frymen deri ne fund…se e dime qe pd asnjehre nuk perfaqesuar interesat e shqiptareve..edhe kur behet fjale per 95% te tyre…Te vjen per te qeshur e qare…Bota na falenderon bashen qe nuk i tha jo..reformes ne vendin e tij…..Sikur “komshnjte te na falenderojne qe pastrojme shtepine tone”..Eshte deshperuese qe ka “intelktuale” te ketij niveli naiv qe perfaqesojne opoziten…jane edhe ata shqiptare e na ze turpi…pa cka se jane natyralizur “berishiste”….qe e kondiserojne shqiperine e shqiptaret “placken e tyre”..pavaresine e saj si pavaresine per ta qelbur ate…

  14. Te gjithe bertasin fitore,me ke luftuan qe fituan,kush fitoi dhe kush humbi?
    Fituan ata qe shkatrruan ,vodhen dhe vrane gjate 26 vjeteve,fituan mashtrusat qe bene kete rrumpale per 26 vjet.
    Kjo eshte si te thuash u mblodhen te gjithe hajdutet dhe u angazhuan se nuk do vjedhin ,kryehajdutet vendosen te jene te ndershem dhe te kapin popullin qe vjedh ndonje gje te vogel per te mbijetuar.
    Dhe per cudi te gjithe hajdutet dhe mashtusit kriminel na dalin heronj.
    Te gjithe trushplaret e partive na nxjerin heroin e tyre:na del luljeta lidership ,flamurtar i reformes, qe pa te ,shqiptaret do i kishte mar lumi(me keq se sa jemi nuk kemi ku te shkojme) e ka falenderuar ky apo ai,saliqenkomunisti me ham hamet e tij na eshte vetshpallur hero kombetar si Skenderbeu(nga sigurimsat dhe komunistat qe deri dje ne thoshin se pas skenderbeut vinte enveri).
    Na del Tit Vasili ne konference per shtyp dhe na shpal hero ilirfloririn qe pa te nuk do kishte reforme dhe ne do kishim perfunduar ne det(kur te mer lumi).
    Dhe dalin trushplaret e 2 metroshit qe e bejne hero palloshin qe e shpetoi vendin nga katastrofa hajdute 26 vjecare dha tani e tutje ne do hame me luge floriri si iliri,do kemi dreqsi…….
    Pra te gjithe shqiptaret turkoshak jemi heronj,jemi baloza qe luftojme armikun imagjinar(sic beme 50 vjet ne soc) ne fitojme ne lufte me karkalecat.
    Pastaj pse te mos shpallet dhe hollandezi bythec hero ,kur jane bere edhe ballistet e lloj lloj pushti qe ka luftuar kunder ketij populli edhe ketij vendi.
    Lulka ne fund te fundit nuk ka bere shum ca miliona nga rruga e kombit ka xhvatur(si vjerri i tij nga vefa),ka shitur edhe detin grekeve(si puna mbretit) ka vrare me urdher te babait te ij ideollogjik salehkomunistit,
    Kush vodhi edhe vrau ne kete vend dhe nuk u shpall hero nga ky popull debil.
    3 milion duartokasin,3 milion shajne.

  15. dash says:

    Eshte e qarte kjo tragjikomedi tashme,flmnd.Mero Baze

  16. joel shkodra says:

    Ke disa pasaktesira gjuhesore, o Mero. Nuk te ve faj se nuk ke mbaruar per gjuhesi, por te pakten para se ta botosh jepja ndonje redaktori. Por zgjidhe mire redaktorin, se ne shkrimet e lajmet e tjera te gazetes ka shume me teper gabime. Duhet te shkoni te gjithe ne shkolle per gjuhen shqipe. Me sa duket ju ngaterrojne gjuhet e huaja (e kunderta e “Karnavaleve te Korçes”).
    Po te shkruaj vetem nja dy:
    Nuk thuhet “biles”, por “bile” ose “madje”.
    Por me e renda eshte: “i kujt vendi”. Peremeri pyetes: “kush” (i, e kujt; kujt; ke; prej kujt) nuk mund te perdoret ne asnje menyre si mbiemer (siç eshte perdorur ketu) dhe jo vetem kaq, por edhe si peremer perdoret vetem per njerezit. Ne kete rast duhej: “i cilit vend”.
    Nuk po e zgjas me teper sepse e di se nuk i jepni rendesi gabimeve gjuhesore (te cilat, ne kohen e diktatures, nuk kalonin ne shtyp). E di se po “rrah uje ne havan”, por nuk mund te rri pa jua vene ne dukje.
    Mos ki turp ta botosh kete komentin tim!

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me ne fund…. si “lepurusha” e votua !

  18. ladi says:

    O Hamdi Dega clidhje ke ti me Albanet

  19. ladi says:

    Mero mos je ti Hamdi Dega?

  20. Emigranti SHBA. says:

    Zoti Alban, pershendetje dhe urime, per shkrimet parotike, atdhetare, dashamirese, per memen tone SHQIPERI. Eshte e vertete qe pa ndihmen, kembennguljen, vendosmerine per ta cuar deri e fund mIratimin e rreformes ne drejtesi, nga ana e SHBA, 21 koriku, nuke do kishte sjelle fitoren e miratimit te rrformes ne drejtesi. Eshte e turpeshme per saliun dhe lulin qe per dy vjete ben cmse ta sabotonin, me cdo mjet e klecka rreformen dhe kure e pane se po vihej litari ne fyte, u detyruan me shale shterenguar, hengren turpin me buke,dhe mbase mesnate pranuan, varjantin e SHBA, pranuan konsesusin e kerkuar nga Rama dhe nderkombetaret. SHqiptaret kudo qe jane e kuptuan dhe e kane te qarte, perse Saliu dhe luli sdonin miratimin e rreformes. Pergjigjja eshte e qarte. Krahas shume gjyqetrave, prokuroreve te kooruptuar j jane ata qe duhet te gjukohen mbase kesaj rreforme per krimet, vjedhjet, abuzimet me pushtetin, per te mbrojtur veheten, familjaret e tyre, ministrat , e politikanet qe kane vjedhur e vene pasuri ne dem te ekonomise shqiptare dhe qyteareve te vendit tone

  21. ylli says:

    Ke filluar mos me botuar komentet kunder teje.Sa te kesh ate Pallosh Degen mos ki frike nga imperializmi berishian dhe revizionizmi bashian.Rrofte Mero Baze ,lavdi Pallosh Deges poshte Saliu ,poshte e me poshte Luli ,te veme ne jete mesimet e shokut Edvin…….nudizem ,palmizem ,qyfyreizem.Te pelcas armiku moj kala e Meros.Mos e boto…..uji fle,hasmi nuk fle.

  22. aphade says:

    Rendesi te madhe pati aprovimi i draftit te Reformes ne Drejtesi, por edhe me rendesi ka zbatimi imkesaj reforme.
    Tash qe po zbresin ” skifteret” ne Shqiperi ma shton besimin se Reforma ne Drejtesi do te nxjerre “tymin e zi”
    sistemit te korruptuar deri ne palce , i cili deri tani vepronte nen urdherat e delenxhiut te Vicidolit ,qe e kishte
    mberthyer kete sistem me “jeniceret ” e tij besnike , duke vene ne krye te shtetit nje ulok e sakat te bindur ndaj
    Vicidolasit . Me kete fitore ne fushen e drejtesise i hiqet betoni i bunkerizimit te klanit vicidolas dhe shkaterrimin
    nga themelet te nepotizmit berishian .

  23. Ben Dibrani says:

    Thirrja “Fitoreeee” e Lylit, i ngjan thirrjes “Fitoreeee” te Jar Kafexhiut te Filmi “Dyeli i Heshtur”. E hengri i pari pas asaj thirrje qyqari.

  24. artur says:

    Me Rilindjen tone
    lule po çel jeta
    te rroje Merua e Alban Dega,
    bashke me Ketin dhe te madhin Rama
    qe ju lulzuan jeten tu jua fut nga m’brapa.
    Filloj çensura tek Tema…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje