Kundërshtarët politikë të reformës në drejtësi në Shqipëri, janë gjendur sërish përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, lidhur me urgjencën e miratimit të shtatë ligjeve organikë që jetësojnë Reformën në Drejtësi.
Kundërshtimi i tyre dhe nevoja “për të marrë kohë” gjen arsyetim formal tek afati kushtetues, ndërsa këmbëngulja e Perëndimorëve për urgjencë, gjen arsye tek precedenti i mëparshëm i ndryshimit kushtetues për ligjin e “dekriminalizmit”, kur ligji u miratua vetëm një ditë pas ndryshimit kushtetues , pasi e kërkoi Partia Demokratike.
Por çfarë mungon në këtë histori të përsëritur?
Nga pikëpamja ligjore nuk ka asnjë pengesë formale, nëse do të kishte vullnet politik për ta bërë. Në rastin e ndryshimeve kushtetuese për ligjin e “dekriminalizimit”, meqë ishte propozuar nga Partia Demokratike, Partia Socialiste nuk i bëri asnjë rezistencë, dhe pranoi që Presidenti të jepte paraprakisht me dekret pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë, të ndryshimit kushtetues, sapo të miratohej, me qëllim që të vazhdohej të nesërmen me ligjin. Pra meqë PD e donte ligjin e “dekriminalizmit”, dhe meqë Presidenti nuk mendohej në atë kohë “në Shezlong”, siç u mendua për reformën, gjithçka u bë për 24 orë. Po qe se Partia Socialiste nuk do ta donte ligjin e “dekriminalizmit”, ajo padiskutim që mund ta bënte lojën e afateve kushtetuese dhe lojra të tjera konsensuale, edhe pse në fakt nuk qe ndonjë ngut i madh.
Në rastin konkret, përveçse duket qartë që PD nuk i do ligjet që implementojnë reformën, ka dhe një urgjencë reale nga Bashkimi Evropian, pasi nëse nuk miratohet ligji i “Vettingut”, digjen fondet që BE ka akorduar për reformën, bazuar tek kalendari normal i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.
Nëse në rastin e “dekriminalizimit”, Presidenti dha pëlqimin paraprakisht, si “grup i gatshëm” i PD që është, në rastin e reformës për drejtësi ai mezi e dha firmën, edhe pasi u miratua reforma, dhe gati sa nuk e mallkoi atë, duke e firmosur me mëngë zhapone në Dhërmi.
Precedenti i krijuar nga miratimi i ligjit të “dekriminalizimit”, një ditë pas ndryshimit kushtetues, mund të quhet si precedent i vullnetit politik mbi afatet kushtetuese, i cili nuk cenon thelbin e Kushtetutës, nëse palët bien dakord.
Kjo që po ndodh tani, thjeshtë zbulon mungesën e vullnetit politik për të miratuar 7 ligjet.
Vendi do të hyjë sërish në spiralen e negociatave të lodhshme, në frikërat dhe paranojat, se kundër kujt bëhen këto ligje dhe në fund do kemi një shpërthim duartrokitjesh në SHQUP, që do thërrasin “Fitore”, “Fitore” dhe ligji do miratohet. Por kjo nuk ka të bëjë as me Kushtetutën, as me afatet, por thjeshtë me pikëllimin, paranojën dhe makthin që po shoqëron gjithë këtë proces të miratimit me “kërbaç” të reformës në drejtësi në Shqipëri.Ka të bëjë me faktin, që nuk e duan atë.
Mero i dashur.Jo vetem SHQUP-i por edhe Ilir Kokelopa po ben rezistece per miratimin e ligjeve qe mundesojne Implementimin e Reformes ne Drejtesi..E ke degjuar c’fare thote kohet e fundit??Duhet te miratohen me konsensus PD-PS.Nuk i jep votat e LSI-se nese nuk ka konsensus PD-PS.Nuk ka nevoje per votat e PD-se sepse mjaftojne votat e mazhorances.Ligjet kerkojne 84 vota dhe mazhoranca ka 87 vota,por Iliri digjet per konsensusin.Ka hallin e Opozites.Prandaj Ambasadoret Lu dhe Vlahutin shkuan per vizite sot tek Ilir Meta.Ambasadoret,Presionin po e perqendrojne tek kokelopa.
Pas telefonates se zjarrte qe mori Luland Basha per trimerine e tij leqendare nga zonja Nuland dhe nga gjithe udheheqsit e e tjere I erdhi radha dhe Eliot Engelit te veje ne dukje “strategun kriminel lul udbashi”.
Lexova sot keto rrjeshta me poshte dhe jo vetem u habita por u lemerita…Me ben pershtypje nje komentues I cartun alban/hamdi dega qe ka bere 1000 komete delirante per reformen e te gjorit Lu dhe sot e ka kuptuar qe reforma ne drejtesi do perfundoje si ekspertiza e FBI dhe e kosta trebickes qe berisha fshiu bythen me to
Në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të demokratëve, ku Hilari Klinton pranoi nominimin për kandidate për presidente të SHBA-ve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me senatorë dhe kongresmenë mes të cilëve dhe me bashkëkryetarin e Komitetit për Europën, Eliot Engel.
Në njoftimin e zyrë së shtypit në PD thuhet se Engel ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të zotit Basha dhe PD për reformën në drejtësi. Zoti Engel e përgëzoi zotin Basha për lidershipin e treguar për të sjellë në fund një reformë bazuar nga standardet më të mira të rekomanduara dhe nga Komisioni i Venecias dhe miratimin me konsensus të saj.
“Konsensusi ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht”, theksoi Engel duke përgëzuar zotin Basha për qëndrimin e tij parimor dhe largpames.
konkluzion per gallate:
duket qe Donald lu eshte me Ramen (gjasme) por ato qe emrojne donaldin dhe vitore lulandin jane ne lul bashicin…
sorry..
Nuk lodhen “demokratet” se si e kane bere president Bamir Topin (me cfare vota), nuk lodhen “demokretet” se si kuvendi e ka bere ligjin e dekriminalizimt, me vullnetin dhe pajtimin e PS-se), gjithashtu ata nuk lodhen pse Shqiperia per shkak te “demokrateve” eshte degraduar sa i nevoitet shume kohe per tu kthyer ne gjendje normale.
Neser po keta monstrume do te thone qe nuk keni punuar per tu anetaresuar ne BE.
Kam bindjen se Sali Berisha po i qendron besnik Liges Arabe, ashtu sikur kam besim se ai do t’ia sjell ndermend Greqise nenshkrimin e marrveshjes ku Greqise i ipet deti Jon pa kurrfar kompenzimi. ashtu sikur t’ia kujtoje Serbise dhenjen e derivateve te naftes atehere kur bota i vuri embargo.
O njerez qe e lezoni gazeten Tema e qe mendoni shqip, ju them pa kurrfar dyshimi se Sali Berisha eshte njeri i shitur, prandaj ai cartet kur Shqiperia futet ne binarin e normales.
OPINIONE:
POLITIKA KURVE DHE KURVAT POLITIKE
TE TIRANES
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Politika eshte kurve, ka thene nje nder baballaret me te shquar te saj Churchilli. Por kurre e ne asnje rrethane ai nuk e nxori Mbreterine e Bashkuar ne semafor , sic veproi politika shqiptare e ketyre 25 vjeteve te fundit me Atdheun tone te bukur
Krim i shemtuar.
Lukunia e puritaneve hidhet ne sulm. Secili e te gjithe bejme moral.
Te gjithe bejme jo vetem prokurorin e gjykatesin, moralistin e te ndershmin sikur te ishte i vetmi rast i shemtuar e degjeneruar ne nje shtet ky degjnerimi eshte bere jo vetem mode por edhe menyre jetese, leve pasurimi, ballone shpetimi.
Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh qe per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
Cfare pergjegjesie mban Edi Rama per nje krybashkiak te degjeneruar si ky hamshori plak i Dibres!?
Cfare pergjegjesie mban Ilir Meta per ish- drejtoreshen analfabete te Arsimit te Lushnjes qe u kap me dopjo PP apo per Eskobarin e Sarandes?
Cfare pergjegjesie mban Sali Berisha per terakun Ylli Pango qe Gjykata prostitute po sa ai e nxori te virgjer!?
Cfare faji ka Lulezim Basha per deputete e kryetar bashkie te PD-se qe ua lypin pjeshken por edhe kuleten Klodianave apo Franave… Dopjo PP ose ne P… te sames!
As Rama, as Meta, as Berisha, as Basha nuk kane faj per ta… Ata nuk jane e nuk mund te behen Gardiane seksi e Roje krevatesh te cdo zyrtari te zgjedhur prej tyre….
Secili mban pergjegjesi morale dhe ligjore per veprimet e tij!
Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro …
Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa! PP- Ja – jo Partia e Punes, por partia e Pjeshkes dhe Parase ka mbreteruar e sundon Boten!
Zanati me vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje
Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund! Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj!
Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar….
Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
Te gjithe pergjojne te gjithe!
Secili pergjon secilin.
Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
… Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te virgjerin
Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.
Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
Nuk meritojme me shume….!
Kjo reforma do na thote gje per ato koncesionet qe morri Zamiri kete jave o Mero?!
Reforma ben qe Zamiri mos ti hyj politikes, se behet shenjester pastaj. Dhe ben qe ai apo kushdo biznesmen tjeter ta shtrengoj pak sumen ne raport me mardheniet me shtetin. Kete eshte e sigurt qe e ben.
Aman re Mreo mungon i vullnetit politik thua zotrote , po c’fare thua more keta nuk jane as politikan ne radhe te pare !!!!!?
Dhe ne radhe te dyte keta nuk jane as njerez . Keta me doken te tere si copa mishi me dy sy pa ndnjenja per njerzit qe i rrethojne .
O Mero ,mendoj se kercenimi qe shba i beri lulushit te shkrete (ose me sakte kryetarit te lylit ) e dha efektin gjate miratimit te neneve kushtetuese me 140 vota ,ose me mire me thane me procedure “zbythjeje konsensuale.” Ne votuesit e ps me mire te mos i pjerdhim fare deklaratat dhe konferencat qe do behen deri nga mesi ose fundi i gushtit ,per konsensus ,rezistence kushtetuese ,sovranitet edhe lloj lloj karlliqesh te tjera qe do jene perseritje e shfaqjeve qe ndoqem nga sovranistet deri ne 21 korrik. Me siguri qe do kete perseri nje “zbythje konsensuale ” 140 kartoneshe dhe nje lufte te lloj lloj opinionisti ,anal isti dhe propagandisti te rrotkarizuar deri ne palce per te shpallur fituesin e kesaj zbythjeje tjeter. show must go on !!
undefined
Gjithcka ka ndodhur ne kete vend ne keto25 vjet eshte rrjedhoje e politikes se cartur. E shnderruar ne nje nga mafiet poltike me te rrezikshme eshte veshtire te shkulet. Per mua shpresat jane te pakta.
C’ngjyre te kete valle “Shezlongu” i carit?!