Më në fund, reforma në drejtësi u miratua në Kuvendin e Shqipërisë! Tani, nuk ka më asnjë rëndësi se kush fitoi dhe kush humbi, megjithëse të dy kryetarët e PD-së dhe PS-së nuk ia kursyen vetes që t’a bëjnë krejt pa lidhje këtë gjë. Si rrjedhojë, le të mos ankohet askush se përse Ambasada Amerikane në Tiranë përgëzoi për konsensusin e arritur ‘nën trysni të jashtëzakonshme”, kurse Departamenti amerikan i Shtetit foli për fitore të popullit shqiptar. Amerikanët parapëlqyen të mos flasin për meritën e ndonjë partie politike të veçantë dhe kishin të drejtë. Të detyruar nga mënyra sesi po zhvilloheshin ngjarjet në ditët vendimtare të miratimit të reformës në drejtësi, ata flisnin vetëm për interesat e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar. E detyruar edhe nga pohimi i hapur i demokratëve në seancën kuvendore të datës 25 korrik se ata ‘fituan … edhe kundrejt ambasadorëve që u larguan prej qëndrimeve të qeverive të tyre’, Ambasada amerikane u kundërpërgjigigj pa kaluar as njëzet e katër orë duke thënë shkoqur se të gjitha qëndrimet dhe trysnitë për reformën të Ambasadorit Lu janë mbajtur ‘me dijeninë e qeverisë amerikane’. Ajo çka duket sheshit se ka rëndësi për Shqipërinë dhe duhet të na gëzojë të gjithëve është se Sh.B.A. ka vendosur të mos humbë më kohë për shëndoshjen e demokracisë shqiptare duke u besuar politikanëve mosmirënjohës. Të gjitha të tjerat nuk kanë kurrfarë rëndësie.
Më në fund, është hapur rruga për të bërë drejtësi në këtë vend. Dhe a e dini se përse? Pikërisht për arësye se pjesë e procesit të përzgjedhjes së njerëzve të drejtësisë janë ekspertët e huaj, çka do të thotë, njerë të mirëvlerësuar të drejtësisë amerikane dhe europiane. Qofshin ata këshillues apo vendimmarrës, kjo nuk ka kurrfarë rëndësie bashkë me debatet qesharakë politikë përreth kësaj gjëje. Përderisa është hapur rruga që të vijnë informacione ndërkombëtarë me shkrim për korrupsionin e zyrtarëve dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar, kjo do të thotë se nuk ka ‘vrimë miu’ ku të futen ata që detyrat shtetërore i kanë vështruar deri tani si ‘shpellat e thesarëve të Ali Babait’ për të rrëmbyer ç’të mundnin për xhepat e tyre.
Ajo çka do të doja t’a them me shumë kënaqësi dhe me siguri është se miratimi me 140 vota i reformës në drejtësi është një veprim madhor, aq madhor sa madje jo të 140 deputetët e kanë kuptuar si të tillë. Edhe kjo e vërtetë tregon se frika nga trysnia e Sh.B.A. i ka bërë të korruptuarit dhe të kriminalizuarit e politikës t’i ‘lëshojnë gjunjët’ dhe të votojnë padashur me shpresën se votën do t’a shkëmbejnë me ndonjë ‘mbyllje të syve’ ndërkombëtare për ata. Le t’a harrojnë këtë njëherë e mirë. Bota e vërtetë demokratike nuk ka dy standarde.
Në këtë vend, do të bëhet drejtësi në mënyrë të pashmangëshme. Nuk do të ketë më deklarata politike sipas qejfit të politikanëve duke u ndjerë të sigurtë se drejtësia është e trembur dhe nuk vepron. Nuk do të ketë më deklarime politike se politikani X vodhi thesarin e shtetit dhe më vonë u shndërrua në ‘burrë shteti’ i denjë për koalicion. Nuk do të ketë më vizita mbrëmësore politike trysnore për drejtësinë te ata të cilët e gjithë Shqipëria dhe bota i kishte parë me fakte si vjedhës të rëndomtë. Boll më! Ka ardhur koha që pandershmëria e vendosur tinëzisht në piedestalin e këtij vendi të gjejë vendin që meriton, jashtë politikës.
Mbaroi epoka e trysnisë së politikës mbi drejtësinë! Madje, do të doja të theksoj, se sipas meje, fajin kryesor që drejtësia nuk ka qenë e pastër e ka pasur politika e korruptuar dhe e kriminalizuar. Të trembur nga politika, njerëzit e drejtësisë u vunë në rrethana të nevojës për mbijetesën e vet dhe të familjeve të tyre dhe e shkelën ndoshta edhe pa dashur drejtësinë. Në rrethana të tilla, kur drejtësia shkelet, është e natyrëshme që korrupsioni të përhapet edhe për interesa përfitimi të vetë njerëzve të drejtësisë.
Tani, në këto ditë pas miratimit nga Kuvendi të reformës, ajo çka të gjithë shqiptarët presin pa kurrfarë humbje kohe nga miratimi i reformës në drejtësi janë katër gjëra:
E para, të bëhen sa më parë ndryshimet e miratuara duke ngritur instiutucionet e rinj të drejtësisë. Përligjja e çfarëdo vonese është e pamundur përveçse si mashtrim.
E dyta, të fillojnë të vihen përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë shpërdoruar dhe po shpërdorojnë detyrat zyrtare duke u pasuruar me vjedhje shtetërore. Kjo është gjëja më e lehtë në botë. Mjafton të veprojnë si duhet institucionet e rinj të drejtësisë duke e detyruar edhe të ashtuquajturin ILDKP (Institucioni i Lartë i Deklarimit dhe kontrollit të Pasurive) të veprojë më në fund, jo për të vënë gjoba, por për të treguar publikisht faktet në të mirë të drejtësisë.
Mendësia se ‘kush nuk vjedh dot për vete nuk është i zoti as për shtetin’ do të fillojë të çrrënjoset më në fund! Shqipëria ka nevojë të ketë në elitën e saj njerëz të ndershëm dhe të përkushtuar! Detyrat shtetërore janë për t’u shërbyer njerëzve jo për të vjedhur për vete! Në fund të fundit, si e gjithë bota e vërtetë demokratike.
E treta, të fillojë të mmbyllet ai ‘pazar i ndyrë’ njëzetepesëvjeçar me gjyqet e qytetarëve shqiptarë ku ka fituar dhe fiton ai që ka sekserin më të fortë dhe ai që ka para më shumë. Shqiptarët duhet t’a ndjenë të mirën e reformës në drejtësi që këtë vit, madje që në pak muajt e ardhshëm. Unë vetë di histori të pafund të njerëzve që, për vite me radhë, nuk e kanë gjetur dot drejtësinë që u përket.
E katërta, Shqipëria është përpara zgjedhjeve të përgjithëshme, qofshin ato të parakohëshme apo në kohën e përcaktuar. Reforma në drejtësi duhet zbatuar me shpejtësinë më të madhe edhe sepse listat e kandidatëve për në Kuvendin e ardhshëm duhet të jenë të pastra, pa të korruptuar dhe të kriminalizuar. Çdo vonesë e zbatimit të reformës shkon në dobi të atyre të cilët jo nuk duhet të jenë, por as që duhet të mendojnë të jenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Zbatimi i shpejtë dhe i besueshëm i reformës së drejtësisë do të sjellë patjetër spastrimin e elitës politike të Shqipërisë.
Njëzet e pesë vitet e shkuar me drejtësi të trysnuar nga politika, me politikanë të pasuruar hajdutërisht, me njerëz që idealet demokratikë i kanë pasur vetëm si alibi për hipokrizinë e tyre kundrejt interesave të qytetarëve, përveç të tjerave kanë ndikuar jashtëzakonisht keq edhe në përfytyrimin e njerëzve për demokracinë duke i bërë ata që të kthejnë padashur kokën pas për t’a krahasuar atë me rregjimin e përmbysur komunist, çka përveçse është a pakuptimtë, të ngjall një ndjenjë të thellë keqardhjeje.
Prandaj nëse miratimi i reformës në drejtësi ia çeli fytyrën Shqipërisë duke ia ripërtërirë asaj shpresën për të ardhmen, zbatimi i saj i shpejtë do të bëjë që Shqipëria të rifitojë kohën e humbur dhe qytetarëve shqiptarë t’u rikthhehet besimi te demokracia shqiptare dhe institucionet e saj!
Une jam i “lindur” i majte , por e gjykoj shume pozitiv e me vlera kombetare arsyetimin dhe argumentat qe
sjell ketu , nje intelektual i djathte,sic eshte z.Starova , ndaj,i respektoj njerezit qe flasin me logjike te ftohte e
me argumente . Fmn. z . STAROVA .! Per te tille njerez ka nevoje E Djathta Shqiptare,qe i ka zene frymen nje bandit
komunist , i”konvertuar”ne demokrat liberal e ne sherbim te verber te Beogradit .
Do Zoti (dhe jo inshallah) dhe behet ashtu siç ke shkruar ti. Por e keqja ka hyre kaq thelle ne çdo qelize te jetes shqiptare, sa me duket e veshtire qe te arrihet te behet drejtesi ne Shqiperi.
edhe une peshoj komplet majtas …se djathtas eshte djalli ,por ,Starova foli shume paster .
Nuk me pelqeu pse nuk vuri ne dukje pershtypjen e tij personale se ;Vetem Edi Rama do te bente drejtesi ,dhe se po te mos ishte Edi si kryeminister ,emagjinoni se kur do ti vinte dita drejtesise !
Kush do ta inicionte ;????Pandeli Majko ? Ilir Meta ? Ben Blushi ?Fatosi nenes ?Apo kopeja e mender Saliut ?
pra ,vetem nji emer ;ED RAMA !
Si politikanet edhe qytetaret ,nuk jane forte vleresues te njeriut qe punon ,por anojne tek njeriu i keq ,njeriu kriminel ,dhe e gjithe kjo nuk e di perse !
Arjani thjesht verteton qe eshte intelektual “rrace”,bravo Arjan eshte i dyti shkrim ne pak kohe qe ve pika mbi i ,congratulation!!!
Eshte nje nga shkrimet me te goditura qe kam lexuar per reformen ne drejtesi pas miratimit te saj me 21 Korrik (apo 22? Edhe per kete do zihen politikanet tane qesharake).
Duke mos qene e veshtire per te prezumuar qe asnje person aktive ne politiken Shqiptare nuk eshte me duar te pastra, grupi famekeq i politikaneve Shqiptare do ndahet ne dy kategori kryesore pas reformes; ne ata qe pranuan te sakrifikojne vetveten per te miren e kombit, dhe ne ata qe jo vetem as nuk u munduan, por bene çdo perpjekje per ta ndalur ate. Deshperuese kjo e dij, por kjo eshte natyra njerezore.
Zoti Starova me vjn keq qe te them se je nje analist Naiv dhe jo I informuar nga faktet dhe te vertetat qe praktikes ditore te politikes shqiptare.Po me kujton Dhomen e dputeteve Italiane qe me 1980,s debatonin dhe merrnin venime kunder Mafies kur ne ate dhome 30% te deputeteve ishin mafioze qe asnjehere nuk u denuan qe edhe sot atje ne dhomen e ulet por edhe ate te larten vazhdojne punen deputetet mafioze>Po ne Parlamentin e shqiperise qe deri me sot ,te ditur apo te zbualuar me dokumenta jane 39 deputete tedenuar apo te kerkuar per gjykim?Po Edvin Rama me ate 20% e betonimit te Tiranes ku do te shkoj? Ku beson ti o Analist?? pa lere Ilir Floririn etj. shqiperia mut ka pas qene,mut eshte dhe mut do te jet perderisa Sperma Enveriste eshte ne Pushtet,me asgjesimin komplet te Spermes atehere fillon e zbatohet Reforma osete pakten jep shenja per drejtesi.
Dukesh i sterlodhur nga Jeta. Artikulli eshte 100% i goditur prej nje intelektuali profesional ti lepin perrallat me Enverin gogol qe ka 30+ vjet qe nuk jeton me.
Edhe shembullin qe more me Italine e ke shtremberuar. Reformat e viteve 80 te iniciuar nga disa gjyqtare dhe prokurore kurajoze ja thyen shpinen Mafias dhe shumica e bosve u arrestuan dhe u kthyen bashkpuntore drejtesie.
O Babi
E me kë merresh? Ketyre rronxhove si puna e Mentarit u ka mbetur ora ne vitin 1985 tek Enver Hoxha.
Arjan Starova eshte intelektual klasik me pikepamje te djathta, por duket qe nuk influencohet nga asnje parti. Del nje “klluf” dhe kerkon te analizoje Staroven. “U ngriten kembet t’i bien kokes”.
Ky rronxhoja flet per Enveriste, por nuk ndryshon prej tyre derisa shikon armiq te Partise tek te gjithe ata qe jane kunder PD.
Enveri e politizoi shoqerine shqipetare per interesa te caktuara. Edhe Saliu e kuptoi qe politizimi I shoqerise I sherbente dhe vazhdoi te njejten politike enveriste te armiqve te partise.
Ndarja e shoqërisë shqipetare ne dy kampe kundershtare eshte fatkeqesi, por ndodh si pasoje e ketyre rronxho-bonxhove si Mentari me shoke.
Keta nuk e kuptojne shtetin te ndare nga Partia.
Shteti dhe pushteti jane dy gjera te ndryshme por kujt i thua?
Por nuk eshte vetem ky. Jane edhe tere ata çakenjtë dhe hienat e LSi-se, te cilet blejne e shesin vota per ca karrige drejtorash. Pushtet-shteti eshte parajsa e tyre.
Reforma ne drejtesi eshte vetem fillimi I nje reforme totale edhe ne trute e shqipetareve. Reforma e truve eshte me e veshtira.
Po po drejtesi per te tere. Çfare u be u be, tani mjere kush vjedh. Amerika e ka gati shkopin magjik. Prisni prisni drejtesi.
Mund te kete te drejte Z Starova! Por a nuk eshte ky qe mbrojti Berishen per Gerdecin ,21 Janarin e tjere! Une nuk e di se cfare ka ndodhur por, nje gje eshte e sakte qe,politikanet tane jane ca genjeshtare dhe hajdute ! Servile te klasit te pare! Mos e beso po deshe!
Mentar ke shume te drejte. Komunistet jetojne akoma.
Vendosja e drejtesise ne Shqiperi do te jete clirimi i dyte i popullit shqiptar. Nese clirimi i pare ishte nga te huajt, clirimi i dyte do te jete nga shfrytezimi i shqiptareve nga shqiptaret.
Eshte i dyti shkrim i Arian Staroves qe mua me shkakton kenaqesi.E dini perse?Sepse ky eshte ne thelb intelektuali dhe politikani Arian Starova.Shpresoj qe bagazhi i tij,sidomos ne fushen e diplomacise,te shfrytezohet nga qeverite e ardheshme,ne te mire te Shqiperise e kombit shqiptar.
O zoti Starova ore pse je bere kaq naiv dhe ti dhe te duket sikur kushedi cfare do te behet. Asgje nuk do te ndodhe. Mund te me thuash deputeti cam Omer Mamo perseri deputet do jete edhe pse ka tre klase shkolle dhe tere jeten i ka rene defit dhe sazeve dhe sot miraton reformen ne drejtesi, po e dashura e tij perseri mesuese gjuhe leximi do te jete edhe pse nuk ka mbaruar te mesmen por ka mbaruar te larten? Etje, etj, etj. Keshtu qe rri rehat Arjan se nuk do te ndodh asgje. Arjan ha fasule dhe fli vetem.
test
Mesa kujtoj une enveri nuk ka qene edhe aq tolerant me hajdutet te korruptuarit te denuarit per vjedhje dhe mashtrim bile mund te them se e zgjdhte problemin ne menyre te pa kthyeshme me plumb ballit. Kurse sot ish kryeministri akuzon kyeministrin hajdut dhe asgje nuk ndodh as i pari denohet per shpifje as i dyti denohet per vjedhje
Flet ky qe e kthen fleten si shoket, aman o arjan se kto prrallza vec ca dele rilinoqorre mallengjejne,
Dhe nje sugjerim: boll mesazhe vetekomplimentuese se na bo me t’perzime, se o ne vape or taj!
Si kofini mbas te vjelit……thote populli. Mbas pilafit te gjithe te japin mendje. Ku ishte ky mendimtar para dy javesh? Tani prisni te dale me artikuj te tille edhe Korbi Spahiu me Tritolo Mejdiun. Ptu…..race pseudo politikanesh te poshter e te pafytyre. Do zoti qe kjo reforme ti zhduke nga faqja e dheut
Ata që kanë pasion shahun në mungesë të një partëneri,juajnë me veten. Vënë tabelën e shahut mbi tavalinë dhe një herë luajnë gurët e bardhe pastaj duke ndëruar vend luajnë gurët e zinj. Në fund kush fiton? Shahisti! Por jo gjithmon me të njëjtët gurë. Kush mendoni ju që ka fituar “lojën” e Reformës së Drejtësisë?
Presor timo !
A ta them une se kush doli i fituar ?
Prenga e shoket e tij.
Te falenderoj per kete koment.
Shume drejte analiza, e rendesishme eshte qe reforma te behet sa me shpejt qe te korruptuarit te largohen e te mos punojne edhe ne sistemin e drejtesise madje as avokate se do te nxijne e do te infektojne prap si seksere drejtesine.Psh nuk mun te qendroje avokat ne Elbasan Vaso Jano nji person i korruptuar si ne prokurori ashtu dhe si drejtues i hipotekes . Ai ka lene name me korrupsionin e tij i Babezitur sic po ben edhe sot nji pijanec e mshtrues klasik nji sekser i pabese.Nuk mund te qendroje as nji minurte sot gjyqtare te korruptuar e te ndshkuar per padrejtesite e perfitime te majme si Ilir Pashaj,Bujar Musta ,Zihni Shahu etj, qe tere populli ja ben me gisht kur i shikon ne qytet keta persona hipokrite e tepabese ne drejtesi.Kemi besim se reforma do ti pastroje
Rforma duhet sa me shpejt se babezia e disa gjyqtareve te korruptuar ne Elbasan duhet ndalur.Psh Ilir Pashaj, BujarMusta etj por edhe disa avokateve si Vaso Jano qe loz rolin e sekserit te ndyre e hipokrit. Kudo qe ka qene ka bere korrupsion si prokurore e si drejtor i hipotekes e tani si avokatMendoj qe ky palo avokat neser mund te infektoje perseri drejtesine me veset e ndyra qe ka si i babezitur e pa moral qe eshte >Nuk duhet te kene lishence avokati apo noteri njerzit e korruptuar qe kane punuar ne drejtesi kete kohe.
edrejte duhet pasrim radikal
edrejte duhet pasrim radikal
Zoti Arjan pershendetje dhe mireseardhet ne portalin e Temes.
E lexova me deshire artikullin tuaj dhe megjithese kishte kulture dhe profesinalizem nuk te ngroh realisht..Pse ?
Se pari reforma ne drejtesi po behet kur realisht shteti shqiptar eshte klinikisht i vdekur me nj e shoqeri civile inegzistente dhe me nje media 99 perqind jashte funksioni..sepse ne vend te kene frike politikanet dhe dipllomatet nga shtypi..eshte e kunderta.
Kam mendimin se reforma ne drejtesi do kete nje fund te turpshem nqs..e perseris neqofte se nuk fillohet me denimin e berishizmit si nje praktike thellesisht antishqiptare qe u maskua nen luften e “dekomunistifikimit” qe u ideua ne katakombet e beogradit.
Reforma ne drejtesi do kete nje fund te turpshem nqs euro-atllantiket sidomos admistrata amerikane nuk kerkojne te falur per mbeshtetjen e tyre per nje perbindeshi me emrin salibisha
***
Nuk mund te behet kjo reforme kur realisht jemi shendruar ne nje republike ambasadoriale ku ligjin qe nga marsi 1992 e kane bere te huajt dhe vazhdojne ta bejne dhe sot…
Shkurt:
Pa denimim e Berishizmit kjo reforme do te sherbeje si jelek antiplumbi PIKERISHT per salibishen dhe keto artkuj e Arjan Staroreveve do jene si efekti i atyre tingujve te violinisteve virtuoze para mbytjes se Titanikut.
I nderuar moderator (NE VAZHDIM TE NJE KOMENTI TE VONUAR/CENSURUAR
le ti leme fjalet e medha dhe keto hartime politike:
aksioma e pare eshte
reforma ne drejtesi eshte nje dhe vetem nje: pranga sali serberishes
por nese Donald Lute guxojne te bejne kete veprim atehere sali serbi nxjerr asin nga menget:
I pari e denoncohet nga berisha will rajerson per floririn e londres
I dyti denocohet f.wisner per 85 mijonshin e kaparit te albetrolit
e treta ambesdorja e MRais per rrugen e kombit.
ka dhe shume zyrtare europjane dhe amerikane qe salimonstra I ka zene bishtin dhe se krruajne me salibishen prandaj bejne kete ‘FORTUNE NE GOTE UJI
miku im Arian tregojuni bamires mos e mbani copyright te ashtuquajturen reforme jepuani amerikaneve dhe avropit ta ndertojne shtetin me keto rregulla dhe ata. mundesojuani lumturine dhe te tjereve.
From: Alban Dega
Date: MAY 29, 2016 at 9:30:21 AM EDT
Fakte jo vetem mendime
CFARE NUK DINE JO VETEM PER POLITIKANET TANE … !?
…. Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !!!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet shqiptare!?
Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare…!?
Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa!
PPPSH Ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !
TREGU NXJERR CDO GJE NE TREG!
Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!
E PABESUESHMJE PARA 37 VJETESH…
Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete ajo njoftonte se ish- KGB- Ja sovjetike kishte nepermjet Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar nje pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?
FOTOT DHE FILMI QE NDRYSHUAN BOTEN
A keni degjuar per fotografite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!
PO SOT !?
Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
Sot ne hapesire numerojne rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete.
Pjese e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se….
Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
Te gjithe pergjojne te gjithe!
Secili pergjon secilin.
Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
… Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te Virgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te Drejtin dhe te pakorrupturshemin….
Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.
JEMI KU JEMI SEPSE JEMI ATA QE JEMI!
Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshkat!
PLASI … JO PESHKU…. PJESHKAT!
Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e Fatos Nanot, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
Hajde p… jeshka me lesh!
Hajde p… jeshka pa lesh!
Paguan Paria e Tiranes….
Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!
SHENIM: SHKRUAR PER HERE TE PARE ME 29 MAJ 2016
A nuk ka ardhur koha per nderrim te ketyre politikaneve qe gjate ketyre 25 viteve nuk paten rezultate ne mireqenien minimale te ketij populli per te cilin nuk mund te flasesh per asnje rezultat pozitiv.
Prof. Arjani nuk eshte vone akoma qe shkencen tende politike te njohur ta vije ne funksion sa me shpejt dhe sidomos ne kete kohe te zbatimit te reformes. Drejtimi juaj politik ka nevoje per nje udheheqes si ju qe mendoni per kete vend, qe perplasni realitetin per cdo situate te pa kendeshme te ketyre 25 viteve.
Shkrimi juaj duhet te jete pelqyer nga auditori me i madh qe ju jepni leksione dhe qe quhet POPULL.
Si qytetar, intelektual dhe dashamires i juaji ju bej nje kerkese publike:-
Per te miren e Popullit dhe te vendit tend AFROU ! Mirenjohja popullore do tju vleresoje dhe do te jape vendin e merituar.
Xha-El
@ gregor
Mentari ka te drejte.
Mbase nuk ks titullin doktor por
Thote ate qe do te ndodhe me te vertete mbas reformes.
Aty nga vitet ’50 ne nje burg famekeq
Kishte shume intelektuale te burgosur,por kishte edhe fshatare te pasur qe kishin qene me ballin
Nder ta edhe nje nga progonati
Do ti bejme Enver hoxhes kerkesen
Te na permiresoje Kushtetuta Thane- avokatet qe ishin aty
Do firmosi te gjithe.
Un nuk FIRmos tha ballisti
PSE?
Se ATA do te na torturojne me keq.
Ku merr vesh ti ju kthyen ATA je marre me bageti.
E bene kerkesen e furmosen,e derguan
A do ta dish pergjigjen?
Erdhi urdheri i prere te gjithe qe Kane firmosur
Te futen ne punen me te rende e te lihen 3 dite pa buke pa uje
Fshatari vinte rrotull kanalit dy metro te thelle ku ishin intelektuale dhe Bente bee.
Ndonjehere Greg me fjale te thjeshte mund te thuash me kollaj ate qe intelektuale do dy faqe gaxete ta shtjelloje.
@ gregor
Mentari ka te drejte.
Mbase nuk ks titullin doktor por
Thote ate qe do te ndodhe me te vertete mbas reformes.
Aty nga vitet ’50 ne nje burg famekeq
Kishte shume intelektuale te burgosur,por kishte edhe fshatare te pasur qe kishin qen
e me ballin
Nder ta edhe nje nga progonati
Do ti bejme Enver hoxhes kerkesen
Te na permiresoje Kushtet Thane- avokatet qe ishin aty
Do firmosi te gjithe.
Un nuk FIRmos tha ballisti
PSE?
Se ATA do te na torturojne me keq.
Ku merr vesh ti ju kthyen ATA je marre me bageti.
E bene kerkesen e furmosen,e derguan
A do ta dish pergjigjen?
Erdhi urdheri i prere te gjithe qe Kane firmosur
Te futen ne punen me te rende e te lihen 3 dite pa buke pa uje
Fshatari vinte rrotull kanalit dy metro te thelle ku ishin intelektuale dhe Bente bee.
Ndonjehere Greg me fjale te thjeshte mund te thuash me kollaj ate qe intelektuale do dy faqe gaxete ta shtjelloje.