LSI, si e vetmja rrugë...për PD !

26 Korrik 2016, 18:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Krerët e Partisë Demokratike, po qartësojnë përditë e më shumë strategjinë e tyre për një shumicë në zgjedhjet e ardhshme, duke u fokusuar tek LSI, si e vetmja rrugë për t’i sjellë në pushtet. Fillimisht Basha, tashmë zyrtarisht dhe Berisha, janë përfshirë në një debat publik për të ekspozuar kulturën e bashkëpunimit të tyre me LSI dhe prespektivën e saj.

Nga mënyra se si po krekosen me këtë zbulim, duket sikur duan të mërzisin kundërshtarin e tyre në pushtet , Partinë Socialiste, por në të vërtet ka shumë gjasa që më shumë të kenë mërzitur elektoratin e vet.

Raportet mes PS dhe LSI nuk janë të mira, por ky nuk është një lajm i keq për asnjë prej tyre. Ajo është një bashkëjetesë interesash politike, brenda së majtës dhe një ditë, po për interesa mund të prishet.

Të dy palët kanë shkuar disa herë drejt vijës kuqe dhe janë kthyer sërisht, pasi kanë bërë llogaritë e tyre, jo llogaritë e PD. Disa herë kanë filluar të numurojnë me gishta dhe deputetë, dhe sërisht e kanë lënë në mes, kur kanë parë se nuk ka as vota për ta rrëzuar qeverinë dhe as vota për të mbajtur një qeveri të re.

Nga mënyra se PD e ka nisur këtë fushatë, duket se ajo ndjehet triumfatore për shkakun se ajo e do LSI më shumë se PS. Ky është një lajm i mirë për LSI, por jo dhe për PD.

Në historinë trevjeçare të koalicionit PS-LSI, ka pasur së paku tre kriza të forta, të cilat PD ka tentuar t’i provokojë duke goditur ose përqafuar Metën.

E para ka qenë kriza e raporteve të Tom Doshit me Ilir Metën dhe Edi Ramën. Në atë betejë PD u rreshtua krah Doshit, duke akuzuar Metën si vrasës dhe duke shpresuar se Rama do t’i dilte zot Doshit dhe kështu do krijohej çarja e madhe.

E vërteta është se kriza u mbyll shpejt dhe shkoi në gjykatë. Doshi u largua nga grupi socialist dhe Meta me Ramën vazhduan punën.

Investimi i dytë i madh i PD ishte beteja për cështjen DIA – CEZ, dhe raportet e Kastriot Ismailit me Ilir Metën. Por dhe këtu fabula u zhvendos nga fakti se çfarë kishte bërë pushteti i PD-LSI me DIA e CEZ, tek fakti se këtë raport e kishte përgatitur Rama kundër Metës. Kjo krizë la gjurmë të forta në koalicion dhe natyrisht rriti mosbesimin e Metës ndaj Ramës, por nuk është se prodhuan ndonjë histori të re.

Kriza e tretë e fortë ishte reforma për drejtësi, ku PD, ndryshoi qëndrim. Ajo nuk e qëlloi më me gurë Metën por iu hodh në qafë si shpëtimtarë. Ajo bashkoi qëndrimin e saj me LSI kundër PS, në parimin që një dorë që nuk kafshohet puthet. E vërteta është se, PS nuk lëvizi nga objektivi i saj për të miratuar reformën, dhe e miratoi. LSI po ashtu. E vetmja që ndryshoi qëndrim nga refuzues, në përulës, pas kërcënimeve të SHBA e BE, ishte PD. Ajo që nuk do të njihte kurrë reformën, shkoi me bisht në shalë e votoi dhe tani e ka kapur ekzaltimi që ta quajë këtë triumf të aleancës së saj me LSI.

Pra për tre vite në opozitë, duke hyrë viti i katërt, PD po vërtitet si satelit rrotull LSI, herë duke e qëlluar me gurë, e herë duke u përqafuar me të, me shpresën e vetme të ardhjes në pushtet përmes saj.

Që PD të vijë në pushtet përmes aleancës me LSI nuk ka asgjë të keqe, por kështu si sillet PD kam frikë se do zvogëlohet gjithnjë e më shumë, duke pritur “Ditën e Madhe”, pasi në vend që të fuqizojë veten, ajo fuqizon LSI-në. Me këtë ekzaltim që e ka marrë Berisha e Basha afrimin me LSI, ka shumë gjasa, që kur të vijë dita e zgjedhjeve, LSI të jetë parti e parë dhe PD e dyta në koalicionin e tyre, pasi gjithë ata që kanë dilema, a do vijë PD në pushtet, nuk kanë asnjë dilemë që LSi do jetë në pushtet dhe i bashkohen asaj.

Që me LSI, PD mund të vijë në pushtet ky nuk është ndonjë lajm i ri, lajm i ri është, që PD e mendon këtë si të vetmen rrugë që i ka mbetur. Dhe kjo është shumë dëshpëruese për elektoratin e tyre, pasi kjo është një rrugë që e dobëson PD. Dhe e keqja është se LSI-is, nuk i duhet një parti më e vogël se vetja për të ardhur në pushtet, se ndoshta nuk ia dalin dot.

14 komente në “LSI, si e vetmja rrugë…për PD !”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Midis PD-LSI eshte formuar ena komunikuese,me te njejten “sasi” lengu,shume me e pasigurte eshte pjesa e PD-s !
    Jo gjithmon shuma matematikore,eshte e sakte ne problemat sociale.
    Te tre partite e kualicionit,rezikohen te humbasin besimin tek populli,forca e re politike do jete me e preferuara,ne zgjedhjet e radhes,por gjithsesi kerkohet nje lider qe ka” vitingun” e paperzjere me tre forcat kryesore.
    Reforma ne drejtesi,nuk mund te realizohet,me nje klase politike te koruptuar,qe me dekumenta gjykate del e paster !

    1. Ilirmeta gur kandari...i xhambasadoreve says:

      Me duket se Mero Baze eshte i lumtur me kete porno-politike te treshes meta-rama-basha.Me sy te lire duket qe bossi berish krimineli i ka vene nen thunder keto 3 muskutjere.
      Nese bejme nje lexim te kujdeshem te trajektores Ilir Metes ne 1998-2005-2009-2011-2013 dhe se fundi tani hapur fare ne 2016 ai eshte nj gur kandari (lexo koqe kandari) qe komandohet me pult nga ata qe emrojne ambasadore lexuesh fermanesh te parrezikshem si Arvizu apo Lu…E KALONJNE KETE GURIN E PESHORES MAJTAS DJATHTAS sipas “deshires” demokratike
      Kujt i kujtohet prilli 2013: IMeta shkon te berisha ne zyre dhe i merr”leje” bossit te largohet perkohesisht pa shkrepur asnje kapsolle kunder saliut…..
      Pra kush idhe urdher ketij koqe kandari te detonoje Fatos nanon ne 2005….te fuqizoje berishen ne 2009…te sjelle ne pushtet PALLOSH-FAKIRIN edi rama dhe tani ne korrik 2016 shkon me nje avion..ne nje sedilje si PEDERA me ish dashnorin e tij…
      Kujt i kujtohet maji 2011 kur mengperveshuri arvizu me garipat e tij e coi ne 10 vota rezultatin…dhe pastaj me nje peshtyme e hodhi Ramen ?
      Dhe ne 2017 parashikohet qe dueli Basha-Rama do luhet me 1 vote dhe i shumedjersituri Donald Lu pasi ti fusi nje puthje te dyte kroates do ja jape Lylit si yll ne ngjitje

      Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES QE NUK KA RAME AS OBAME TA SHKULE NGA VENDI
      1-PRESIDENTI
      2-K/PROKURORI
      3-KRYETARI SHIKUT
      4-KLD
      5-KLSH
      6-70% E ADMISTRATES
      7-VOA E ELEZ BIBERISHES
      8-VATRA
      9- GJYKATAT SHQIPTARE
      10-DONALD LULUSHI
      11-HELMUTI ALEMANIES (I DEBUAR)
      12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
      13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
      14-KALI TROJES ILIR MUTA
      15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
      16- nje pasuri marramendese ne troje & pasuri te patundeshme
      Pra me thjeshte Shqiperia eshte e pushtuar nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES dhe eshte menxyre kombetare qe kemi nje kryeminister te tredhur ,hallatet e te cilit jane ne bodrume ambasadash

  2. Devolliu says:

    Sali Krimineli i ka dhënë “besën” Like Floririt se po të jetë në koalicion me PD-në, do ta bëjë Kryeministër. E atëhere mjer Shqipëria me këta hajdutë e kriminelë gjakatarë.

  3. Ajola says:

    O Mero si dreqin asnje fjale ne gazeten tende per 80000 dollaret e Rames ne SHBA kur shtypi amerikan sjelle fakte te reja? Po te shkruhej ne nje gazete te Afganistanit per Bashen apo Berishen do benje ne cdo numer nga 4 apo 5 shkrime e analiza;
    Se dyti perse Ramen nuk e ftuan ne konventen e PD Amerikane?Sot holle nje sqarim mashtrues se qendroji ne pune por nuk e le gjate perse nuk e komenton kete mos ftese?

    1. dasara nga pescara says:

      o ajola

      nqs do krahesojme gabimet e edi rames me krimet e lul bashes me mire mos e hap muhabetin.

      njihu me materialin e meposhtem dhe shikoni se basha ka vjedhur 1 miljon here me shume se edirama (po e pranojme se eshte e vertete qe ja ka futur obames ne xhep)

      Nga Matthew Brunwasser*

      Foreign Policy
      Nuk ndodh përditë që një ambasador amerikan të frymëzojë një personazh në një seri komike. Por pikërisht kjo i ndodhi Christopher Dellit, një ish ambasador në Kosovë, në vitin 2011 – dhe personazhi i tij nuk ishte aspak për t’u patur zili. Dell u satirizua si “Krye kodoshi” tek “Pimpsons”, një seri komike e realizuar nga artisti vendas Fisnik Ismaili, që përshkruante elitën politike vendase e cila komandonte demokracinë e Kosovës dhe ia shiste vendin ofertuesit më të lartë. Publikuar në Facebook, seria komike e paraqiste Dellin si monark, dhe në një prej karikaturave të saj, ai shfaqej duke treguar parate e Bechtelit, një korporatë amerikane ndërtimi dhe projektimi, që do i jepte në këmbim të ndihmës për biznesin, me qëllim që kompania të fitonte një kontratë 1 miliardë dollarëshe për ndërtimin e një rruge që nga shumëkush u pa atëherë si një ujdi e keqe për taksapaguesit kosovarë dhe taksapaguesit shqiptare ne pjesen Durres-Morine

      Një kabllogramë e vitit 2006 e Departamentit të Shtetit që u nxorr nga Ëikileaks citonte Ministrin shqiptar të Transporteve, Lulqim Basha, që i thoshte ambasadorit të SHBA në vend se Tom Ridge, ish sekretari i brendshëm i SHBA dhe atëherë këshilltar i Berishës, do të shihte propozimin e Bechtelit për qeverinë Berisha dhe do të ofronte rekomandime si të kapërcenin objeksionet e Bankës Botërore. Sipas kabllogramit, “Basha mendon se Ridge mund t’i kërkojë të vijë në Uashington për të promovuar projektin”.
      Në fund projekti vijoi përmes një procedure të veçantë të përshpejtuar, dhe pa kaluar shumë kohë, detajet e biznesit dolën në dritë. Arben Meçe, një inxhinier ndërtimi në Ministrinë e Punëve Publike në atë kohë tha se ishte i tronditur nga çmimet e materialeve që kishte vënë Bechtel, duke i përshkruar si disa herë më të lartë se ata të tregut. I shqetësuar, Meçe kontaktoi prokurorët dhe ofroi detaje për atë që e përshkroi si “korrupsion kozmik”.
      Basha dhe Andi Toma u akuzuan në 2008 me dy akuza për abuzim me detyrën dhe shkelje të procedurave në mënyrën se si zgjodhën konsulentin për procedurën e tenderit që i dha kontratën Bechtelit dhe në mënyrën si negociuan kontratën. Prokurorët argumentuan se dyshja i shkaktoi dëm shtetit duke pranuar çmime për njësi shumë më të lartë se ata të ofruar nga kompanitë e tjera dhe duke lejuar punën të fillonte pa një plan dhe pa kosto fikse të përcaktuara (ashtu si në Kosovë, edhe në Shqipëri projekti bazohej në një kontratë me çmim për njësi). “Ne nuk gjetëm askund prova që qeveria shqiptare të ketë thënë se çmimi i propozuar nga Bechteli ishte shumë i lartë”, deklaroi ish Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Në kohën e ngritjes së padisë, ajo llogariti se dëmi ndaj shtetit ishte 337 milionë dollarë.
      Pra Lulqim Basha ne cdo kohe mund te vihen prangat per 337 miljon dollare krahesoje me 80 mije dollaret e Rames qe jane sajesa te serberishisteve te washingtonit

      mos permendim armatimin e ushtrise shqiptare mbi 20 miljard dollare qe mafja e xen berishes jo vetem vodhi por dhe vrau familjarisht si ne gerdec…ku ambasada amerikane ne vend te kerkonte /sugjeronte prangat per xen berishen i dha viza gjeneral luan hoxhes se i kish then kelyshi i sales ..DO TE VRAS SI KOSTA TREBICKES

    2. Spartaku says:

      Ajola! Qenke fare miop.Amerika e dergoi vendimin e gjykates saj,se per 80 mij dollaret nuk ishin asgje dhe e pavertete,por e sajuar nga Saliu dhe Basha.Akoma te ure je? AJO PUNE U SQARUA,DHE DOLI XERO ME BISHTE.

      1. pogradeci says:

        ajola nuk tha a esh e vertet a sesh e vertet, por kur shkruan fox news, washington post, etj,,,, bo nje shkrim normal, jo se ta besh fajtor, po nejse Mero esh gazetar lesh..i, se e ka pergjesjesi Rama kete se vendos as gazeta as komentuesit

    3. V P says:

      Rama perfoqeson nje party socialiste dhe koventa ne Amerike behet nga nje

  4. frenk says:

    Njer dash plot shendet kulloste ne livadhin plot bar ( te pushtetit). Dhelpra qe kishte humbur te gjitha instiktet e te gjuajturit, kocke e lekure nga kequshqyerja, (qendrimi i gjate ne opozite) , ndaloi pas dashit dhe shikonte gjithe zili koqet e tij plot shendet, te cilat tundeshin gjate vozitjes se dashit ne livadh. U turr nje here t’ia mberthente ato , por kur dashi iu turr me briret tij, u terhoq e friksuar. Dashi vazhdoi te livadhiste, ndersa dhelpra shihte enderr sikur koqet e Dashit ( koqet e Ilir Metes) binin ne toke. Dhelpra turrej gjithe endje, por befas ne vend te topeve gjente briret . -Ah, sikur t’i bien ato koqe dashit! – lutej dhelpra ( Kryesia e PD-se). Dashi (LSI) livadhiste e forcohej, dhelpra (PD) mpakej e dobesohej.

  5. Aso says:

    PD nuk ka rruge tjeter per te ardhur ne pushtet pervec LSI, po deri ne zgjedhje do kete ngjarje me efekte qe s’mund te mendohen sot. Vec nje gje dihet, qe ne krahun e djatht reforma mund te nxjerr jasht loje lojtar te rendesishem. Nderkohe, PD s,mund te vije ne pushtet me ish ministra, pa kaluar permes nje reforme te brendeshme. Reforma ne drejtesi do kete me sigurimi pasoja politike dhe me kerkesa ndaj politikes, per ta pershtatur ate me kohen dhe kahen e levizjes se vendit. Reforma ka sqaruar CA tjera, qe Ed Rama eshte I mirepozicionuar. Megjate, mendoj se parashikimet e tanishme Jane te parakoheshme dhe Jo reale. Le te meremi me ceshtjet e dites, me 7 ligjet.

  6. arben muhameti says:

    Ne 2017 behen zgjedhjet e reja ne shqiperi dhe Edi Rama qe do te jete fituesi i padiskutushem ,me ose pa lsi,do te kemi ndryshime te medha .
    1- humbja e thelle e pd do bej qe Basha te largohet nga kryetar e ne vend te tij do te jete me shume gjasa Selami .2-kryetari i ri i pd do ti hapi rruge drejtesise qe te gjithe personat nga pd qe kane vjedhur e vrare te shkojne ne gjykate pa pasur mbeshtetjen e pd,duke filluar nga bash holandezi.Por deri atehere durim

  7. Trimi says:

    Mero mos fut xixa….leri politikanet te vendosin vet….di cbejne ata…. mos e beje si lopa….e le e le te mbushet kova me qumesht pastaj i jep nje dhe e derdh.

  8. Ajeti says:

    Po Rama more Mero a ka rruge tjeter per te mbajtur qeverine pa LSI? Asnje! Me vota te Idrizit, Qife peqinsit dhe Mesiles Kelit nuk mbahet dot Rama kryeminister. PS me shume se PD ka vetem nja 5 vota.

  9. kleptofagos says:

    Te konfirmosh se LSI do te jete fituese ne zgjedhjet e ardhshme, do te thote qe mafia nuk ka per tu shkulur nga trojet shqiptare.
    Prandaj reforma ne drejtesi eshte e pamjaftueshme per te penalizuar bandat qe e miratuan ate me “konsensus”.
    Shqiperia ka nevoje urgjente per protektorat nderkombetar. Rendi dhe Drejtesia duhet te drejtohen nga te huajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje