Nuk ka fallxhor që mund t’ia dilte ta parashikonte që Partia Demokratike në vitin 2016 do t’i kishte sytë nga Koço dhe Rexhepi. Pas një dreke me Ilir Metën në Hotel “Grand”, opozita shpërtheu në ekstazë, thua se fitoi zgjedhjet me Koçon dhe Rexhepin. Aq shumë u ekzaltua, sa në blogje të turreshin po t’u thoje ndonjë fjalë të keqe, sidomos për Koçon.
Në të vërtet dreka ishte një ngjarje reale, por jo për opozitën.
Ilir Meta me Meidanin besoj nuk ishin takuar që nga viti 2002, kur kanë bashkuar votat kundër Fatos Nanos, për të hequr Arben Rakipin nga Prokuror i Përgjithshëm. Prej asaj kohe Rexhepi ka parë punët e veta dhe hallet e djalit, për të cilin iu gjend pranë Berisha, duke e bërë një farë drejtori në Dogana. Meidani ka arsye të jetë i mërzitur me Edi Ramën, jo vetëm për punën e djalit, por dhe mënyrën se si Rama e përdor atë sa herë i duhet në Kongrese apo momente krizash.
Koço po ashtu ka arsye të jetë i mërzitur me Edi Ramën. Jo për ato që thotë për arsye parimore, por për faktin se Rama nuk e çoi dot deri në fund betejën për ta detyruar Partinë Socialiste të pranonte modelin e Koços. Nuk ia doli dot dhe e la Koçon vetëm përballë PS, dhe ai u fshi sikur nuk ekzistonte. E vetmja gjë çfarë i ka mbetur Koços, janë drejtorët që ka emëruar dhe fakti që bën ende si faktor i rëndësishëm për të majtën shqiptare.
Aktualisht Koço është një armik i Edi Ramës, por Edi Rama nuk është një armik i Kocos. Ai ndjehet keq që nuk e bind dot Koçon, që as zoti nuk e ndihmonte dot, para Gjykatës dhe para PS.
Edhe Ilir Meta ka hallet e tij. Përpjekja për të pasur një pakt me PD për reformën dhe për të imponuar konsesus me çdo kusht, është një betejë për të faktorizuar opozitën dhe për të poshtëruar partnerin në qeveri, përballë opozitës. Kjo ka rritur tensionet dhe ka prodhuar një krizë reale në koalicion. Por kjo është kriza mes Metës dhe Ramës dhe jo fitorja e PD kundër qeverisë.
Ilir Meta mund të shkojë në vitin 2017 me PD dhe është në të drejtën e tij, mund të rrijë po ashtu me PS, apo të dalë më vete. Ai do marrë vendimin e duhur për të, kur ta bindet për skenarin më të mirë.
Por ky gëzimi i opozitës që ai ka ngrënë drekë me Koçon e Rexhepin dhe pas kësaj ata mund të rrëzojnë qeverinë, është fundi i energjive opozitare. Kulmi i poshtërimit të opozitës, është, kur pas kësaj del kryetari i saj Lulzim Basha dhe thotë se nuk hyn në zgjedhje pa qeveri teknike. Pra ai nuk do të besojë se ëndrra e Koços dhe Rexhepit, ishte një ëndërr vere 24 orëshe, që mbaron shpejt.
Ilir Meta doli sot sërisht dhe sqaroi se nuk kishte shkuar tek “Grandi” për mesazh, por për masazh. Kjo e kthen Bashën në pikën zero, 24 orë më parë, kur sytë veshët, mendja dhe zemra e opozitës ishte tek dreka e Koços dhe Rexhepit. Nuk di, nga se u zhgënjye më shumë, nga masazhi i Metës, apo mesazhi i munguar i Koços , por di të them se asnjëherë opozita shqiptare, qoftë PD, qoftë PS, nuk ka qenë kaq e pashpresë, e paqartë, e pamend dhe e papërgjegjshme, sa opozita e Lulzim Bashës, që mbështet gjithë shpresat e opozitës tek Koço dhe Rexhepi. As PS që i ka të vetët dhe i ka përdorur kur i janë dashur, si ka pasur kurrë shpresë, por problem. Vetëm Lulzim Basha di të bëjë opozitë të tillë dhe të fillojë të vajtojë, që sot para një viti, se nuk hyn në zgjedhje, po nuk u bë siç do Koço. D.m.th qeveri teknike.
REXHEP MEJDANI AS PROTAGONIST AS ANALIST
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Petro Koci beri sot nje analize per rolin e Rexhep Mejdanit ne politiken shqiptare . Pajtohem plotesisht me percaktimin e tij se ai asnjehere nuk qe as nuk be protagonist ne politiken shqiptare.
Rexhep Mejdani pervec fizikes nuk la asnje gjurme ne politiken shqiptare. Ai qe nje president anemik, gati i cofte. E vetmja merite e tij eshte qe nuk la as fatkeqesi e katrahura njerezore e kombetare, as kusari e as gjak ne karriken qe e la mbrapa si patriarchies i tij !
Me thoni vetem nje akt te tij si President qe mbahet mend ne dobi te popullit e Shqiperise !
Zero… Kujtoni vetem grushitn e shtetit te 14 shtatorit 1998.
Aq me pak Rexhep Mejdani eshte analist … Ka shkruar shume por ka thene pak ose asgje!
Lume fjalesh pa fakte, pa zgjidhje, pa buke e pa persektive.
Stil burokratik i ngurte te shkruari tipik ala sovietik!
Vleresoj dhe nderoj Rexhep Mejdanin si akademik e fizikant, si shkencetar ashtu si Sali Berishen si kardiolog per sa ushtroi ate zanat. Megjithate asnjeri e as tjetri nuk kane bere ndonje shpikje ne fushat e tyre!
Jo si politikane!
Si mund te beje kryeministrin qofte edhe teknik Rexhep Mejdani!?
Mendoj se me mire do ta bente nena ime 80 vjece me kater klase shkolle fillore.
Qysh ne vitin 1971, ajo beri me nje fjale zemre nene analizen me filozofike te ish- diktatures enveriste duke e quajtur SOCIAFIKJA !
Jo vetem percaktor politik- filozofik, por nje fjale e re, nje shpikje unikale jo vetem ne gjuhen shqipe!
Paj zotin a e njeh njeri kete ketu siper? Kot per kuriozitet doja ta dija meqe shkruan shkrime te gjata. Emri nuk me thote asgje. Pseudonim eshte?
o tom
Hamdi (alban) Dega eshte tropojan,pjestar i bandes tropojes (seksioni i terrorit mediatik antikomunist) perkthyes i fidel kastros.
para 1991 ka qene nje sumferkues i enverit dhe pas 1992 u be bolelpires i elezbiberit
Nqs se ka bere bere me te vertete krim me te madh enverhoxha eshte se i nxorri keto hamdite zombite,salite,mehmutelezet,besnik mustafet azemhajkaretqe nen udheheqjen e elez serbibiberajt i fune flaken shqiperise.
Vetem per nje gje ka te drejte ky pekthyesi spanjishtes qe nena e tij ja ka marre frymen Enver Hoxhes..duke e perqafuar..nuk beson:..
.Here you go..
Dimensione biblike I jep Enver Hoxhes raporti I tij me Tropojen me Malsine e Gjakoves si kishte qejf ti thoshte ai.Eshte pikerisht kjo krahine qe ai I dha nje zhillim te jashtzakonshem ,qe me doren e tij I mbushi universitet me djem tropoja dhe qe e trajtonte Enver Hoxhen si perendi dhe fatkeqesisht pas 1992 banda e tropojes me kanibalet Biberaj ,Berishaj,Hajdaraj,Elezaj etj po I bluajne kockat sot.
Nje turp I tille per Tropojen ka ndodhur me vrasjen e Bajram Currit,ku hordhite e Ahmet Zogut,me ndihmen e serbeve eliminuan ne menyre mizore kete vigan te malsise.Biles per “marre” te tropojes erdhen fisniket e HASIT PATRIOT TE KRUMES qe e varrosen ne landin e tyre.
Le ti njohim lexuesit si e priste Tropoja Enver Hoxhen.
Edhe krishti me muhametin te vinin bashke nuk do priteshin me madheshtine e Enver Hoxhes.
Vetem 2 roje personale kishte LIDERI ENVER HOXHA,kurse kelyshi serb Sali Berisha kur vizitoi tropojen erdhi me 200 roje personale dhe shteterore dhe me 1000 roje (gjasme fansa) me autobuza nga Tirana
Le ti njohim lexuesit si e priste Tropoja Profetin Enver Hoxha.:
****
Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.
Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.
Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .
Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.
Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.
E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.
Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun
Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.
Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.
Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit
Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925
Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.
Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.
“Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.
Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.
****
Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje
Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.
Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.
Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.
Epilog:
Pra eshte pikerisht banda tropojes me Elezbiberin,Saliberishen,Mehmetelezin.Azem Hajdarin etj qe I kane borxh popullit te tropojes dhe gjithe shqiperise gjithe kete katastrofe te pabesueshme.Besoj se koha per denimin e kesaj bande ka ardhur.
Kush beri genocidin ndaj fisit Haklajve
Kush I shkaterroi varrezet e tyre si kanibale
Kush I vrau me fusha te minuara dhe paraushtarake
Kush I vrau dhe pleqte,grate dhe femijet etyre
Kush e dogji tropojen ?
Kush I vrau mbi 500 tropojane djem te rinj qe nuk jane vrare ae ne kohen e turkut,serbit dhe gjermanit por u vrane ne kohen e dushmanit Sali Elezbiberaj qe ju shofte fara me qen dhe me mace
S’ka rendesi fare Emeri, ka rendesi vleresimi I tij I sakte. Absolutisht I vertete. Bile une shtoj, se Rexhua, eshte nje snob I pashoq; ka mohuar koleget e vet me te shquar, fiziken e avancuar per te cilen u pergatit ne Paris per karieren politike nen tutelen e Ramisit. Bile eshte per tu cuditur, sesi Ramizi perkrahu fillimisht kete mumje te gjalle dhe ekptoi pak si vone qe e la dhe ia pasoj Nanos. Pse? Per te shperfillur rolin e Presidentit, e poshte se Presidenti I Enverit Haxhi Lleshi.
prape pa kapele ti?
Mejdani nuk eshte as Politikan – analist dhe as Analist -Politikan ,por nje karierist – qylist.Kot nuk thone, o zot me jep mend sa te lidh ushkurin e brekeve,kusurin ma jep fat.Kjo i ka ne rene ne xhep,Xhepit
O Mero ,nuk e kuptoj se pse i jep keshilla falas shqupisteve te brezit te ri.Ata duket sikur kane zbritur ne shqiperi pas humbjes se bashkise nga lyli ne 2015. Natyrisht qe do humbte pasi nuk ishte me ristoja ne KQZ per te manipuluar rezultatin fitues te rames qe e pa gjithe shqiperia live.Duken si ufo kur flasin per koncensionet ,kur para 2 javesh erdhi paralajmerimi nga OKB per koncensionin e skanimit te bere nga sala.Duken komplet aliene kur gjejne 10 rrenje hashash dhe harrojne kopshtin e hashashit per europen ne lazarat.Me sa duket ju mungojne ,idete dhe energjia transformuese qe duhet ta kishin meqe i perkasin nje brezi te ri politikanesh.Ata po bejne ne kopje te shemtuar te opozites qe beri rama ne 8 vjet.
Z. Baze, realisht sot vendi eshte me OPOZITE anemike. Eshte fatkeqsi por e eshte e vertete. E vetmja gje qe PD mbahet mend qe pas humbjes se cdo Bashkie ne zgjedhjet e 2015 eshte shuplakat e mara hapur nga BE dhe Ambasada Amerikane. Fatkeqsia eshte se edhe keto trumbetohen si “qendrese” perpara presionit, a thua sikur PD eshte partia e Maduros ne Venezuele.
Sikur zgjedhjet te beheshin sot , kjo parti ka vetem nje ide te deklaruar, taksen e sheshte – edhe kjo e kohes se Berishes, qe edhe sikur te jete me e mire se ajo progresive nuk ka per ta ndryshuar fatin e ekonomise shqiptare. Gje tjeter? Premtimi qe nuk do vjedhim kaq shume sa keta qe jane ne pushtet sot.
Ka qe me 2013 qe pret kur do zihen prej verteti Rama me Meten, aq sa Meta te marr dhe ndonje socialist me vete dhe te bej qeveri me PD-ne. Harruan sa u demtuan nga bashkpunimi i pare me LSI-ne, po nga i dyte do shperfyterohen fare si parti. Perfundimisht te pashprese.
ANEMIKE DO ISHTE LULE….
SHQIPERIA ESHTE PA OPOZITE FARE….
KJO QE KEMI ESHTE NJE MONSTER, PERBINDESH FARE NJE PERBINDESH ME DY KRENA!
KREU DE JURE AS MUND TE SHKOJ NE BANJO PA LEJEN E KOKES DE FACTO!
ESHTE NJE KOP… RRENJA E FJALES KOPIL, BASTARD PA DINE E PA IMANE, PA INTEGRITET E PA PERSONALITETE !
RRENC, MASHTRUES, BYTHELEPIRES, HORR, INTRIGANT,…. LEGEN NGA ATA TE MATERNITETIT KU PERZIHET LULJA E JETES DHE DASHURISE ME….
PO NE VJEN NE VJELLE JO NGA LEGENI I NATERNITETIT NGA LULUSHJA I SHQUPIT…,
PASI MERR LEJE PER TE SHKUAR NE BANJE, LYP PERSERI LEJE NGA KOKA VENDIMARRESE :
A TI HEQ PANTALLONAT APO TA BEJ NE BREKE…
ZOT SHPETOJE SHQIPERINE NGA KJO OPOZITR AE SIC E KA NISUR DO TE VDESE NE OPOZITE !
po mire, po a e mbani mend opoziten e Rames ne vitin e trete te qeverisjes se Berishes?
Jam nga Kosova dhe ndjehem shume krenar qe nuk jam sikur opozitat ne Kosove e Shqiperi.
Turp me te madh sesa t’ia shikosh gojen Kocos, kur deri dje, te njejtit njeri nuk lane gje te zeze pa e thene.
Vertet opozite inerte dhe pa asnje parim.
Serbet e festojne humbjen e vtit 1389, ngjashem edhe opozita shqiptare cdo humbje po e “shnderron” ne feste.
Per zotin Mejdani nuk e flas asnje fjale sepse ky njeri eshte i paprekshem.
Koco meqenese nuk mundi te bente cfare deshironte ne PS iku si i lig dhe gjithmone do te ngelet i tille.
Per opoziten shqiptare ne pergjithesi, gjithandej ku ka shqiptare, mund te them se jane te paafte te bejne opoziten dhe edhe me te paafte t’i fitojne zgjedhjet. Si te tille qe jane mua me shqetesojne sepse i gezohen deshtimeve kombetare te institucioneve te shantazhuara, bile nganjehere edhe te sabotuara. Ky realitet do t’i kushtoje shume kombit.
Luli eshte vegla me e dobet e Sali Berishes.
Sali Berisha eshte njeriu me i rrezikshem per shqiptaret.
Berisha eshte parashikues i madh! jo me kot dergoi PD ke shqupi parashikoi se aty fantazmat e ushtrise se Enverit do do ti vinin ne ndihme nje dite per ti shpallur lufte shba.se , dhe parashikoi qe partia duke thithur ajer ushtrie do kish unitet, por kete here nuk funksionoi, Fantazmat ia corientuan jo vetem partine por edhe mendjen kryetarit te ri sa u desh edhe nderhyrja e Fleckenstein per ti bere te qarte se kishin filluar te benin veprime qe asnje njeri normal nuk do ti kuptonte, Mire qe kemi Meron qe na e perkthen se do kishin budallepsur nje popull te tere, Problemi tani mbetet BE ! e e e ku eshte hileja! Zheji eshte largpames; Mero don ti afrohet PD qe Luli ta dergoje si perkthyes ne KE qe me ne fund edhe PD te kete nje perkthyes nga shqipja ne shqip pastaj Pollo ne gjermanisht
Eshte te interesante te observosh se sa mire Mero di te komentoje per Meten per te cilin nuk ben asnje koment praktikisht, por thote qe “Meta qenka ne te drejten e tij me shku me Bashen” kurse per Bashen do te thote 100 te zeza a thuaj se Basha nuk eshte ne te drejten e tij me shku me Meten.
Po aq interesante te observosh qe nqs Meta do te shkoje me Bashen sepse nuk fiton dot me vete nuk quhet politikan kot. Kurse per te njejten arsye Basha quhet kot. Fakti qe Basha ka nja 10% minimalja vota mbi Meten duket sikur nuk peshon gjekundi.
Jepi fort Mero!
O mero sinqerisht habitem si te duron doktorri ty!!!Por ke ndonje amerikan qe te mbron ty.po te them nje gje,qe kur shite zgjedhjet ne durres per deputet nuk ben me hajer ti.Ta dha shansin doktorri,por ti e humbe…je nje materialist i ndyre.ben reklama te bankave,per te mare kredi pa interes…je shitur gjithmone,prandaj nuk ben hajer…se nuk ke dinjitet.un jam nje i majte qe po flas.aq i padinjitet je,saqe mire qe shitesh,por behesh lolo me zjarr ne goje…turp mero turp.
Mero situata eshte e thjeshte.
Fuqia e LSI-se u rrit per shkak te marreveshjes se 1 Prillit 2013.
Meta e di shume mire qe po prishi marreveshjen do kete koseguenca te pallogaritshme. Keshtu qe do i shkoj marreveshjes deri ne fund ne nje fare menyre duke sfiduar dhe Ramen qe kerkon te perfitoj nga nje levizje e gabuar e Metes.
Pra mos prisni asnje ndryshim deri ne fund.
Meta do vazhdoj te jete ne kualicion me PS-ne edhe mandatin e ardhshem.
PD do firoj akoma me teper. Thjesht vazhdon te jete preja e Metes i cili do e shtrydh si limon.
RAMA besoj eshte pjekur tani dhe e kupton qe smund te bazohet te Idrizi.
Pra Rama dhe Meta e kane detyrim-percaktim bashkeqeverisjen edhe per nje mandat tjeter.
Je gabim mero: “ndarja” e Kocos nga Rama eshte sa per sy e faqe….te Opinionit Publik dhe per ti hedhur hi syve Opozites, ( Dalaveret poshte tavolines do ti bejne te dy, por medemek per te mbajtur distance. Sa per Meten qe “ben” sikur “zihet” me Ramen eshte po prape hile e Metes dhe Rames dhe njerezve rrotull tyre per te futur edhe njehere ne “Kurth” Opoziten” per votat per “Reformen” . per Medajnin ka mbetur pa gje…po ashtu edhe I Biri…
Nga ana tjeter, Opozita ne 2016 as qe e mendonte se mund te kthehej ne pushtet kaq shpejt. Luli po pergatiste argumentin per vjedhje zgjedhjesh qe te mbante karrigen edhe pas 2017. Ja qe po ndodh qe kthimi i saj ne pushtet te jete shume me i shpejte sec e kishim menduar te tere…
Per “tomin” qe eshte habitur prej A.Deges…
A.Dega eshte nga Tropoja. Dikur ka punuar ne te brendeshmet…Jeton ne Amerike…dhe shkruan gjate, sic e vure re edhe ti me nje fare habie.
z.Mero Baze,Ju pershendes per shkrimet editoriale.Personalisht i lexoj per te mesuar dicka me teper nga cka servirin lajmet.Ajo qe me inrereson
eshte fakti i thjeshte:Ndani ,Ju lutem,mendimin qytetar nga ai i injoranteve,mendimin per interesa personale nga ai i pergjithshmi.Nuk ma do mendja se Ju dhe kushdo qofte para apo pas jush ka nevoje per lek buke apo per pune.Eshte fatkeqsi kombetare qe Reformen per drejtesi ja veshin si udheheqje Fatmir Xhafes,apo konsesusi te drejtuar nga Ilir Meta.Ky ESHTE KULMI I HIPOKRIZISE DHE INJORANCES.Sali Berisha ne 1992
ishte njeriu me i ndershem i asaj kohe ,por rreth vetes erdhi llumi i Shqiperise,keshtu me radhe te gjithe kryeministrat.Ju personalisht merreni me kokat ne krye ,por kokat qe jane llumi jane ne hije,kete ju e dini me mire se une.
PD-ja si Parti eshte Kthyer ne nje Parti Antishqipetare, qe edhe ata Pak element SHqipetare qe ka dhe ka pasur ne radhet e saj i ELEMINON ME DENIGRIME PERSONALE OSE EDHE ME “VDEKJE AKSIDENTALE”-SI RASTI OLLDASHI.
1-LIS-i eshte nje Parti KURVE sikur se themi ne Fshataret, eshte ber si ajo Kurva e NDYRE E LAGJES QE SHKON SA ME NJERIN DHE TJETRIN E RENDESISHMJA ESHTE PAZARI ; QE TA SHESI BYTHEN SA ME SHTRENJTE DHE SA ME GJATE…Ilir Meta-Floriri nje Figure Kameleoni dhe Hajduti i paskrupull ne krye te kesaj Partie, ka mbledhur rreth vetes gjithe Juguret e pakenaqur sa nga PD-ja ashtu edhe PS-ja…dhe per te Qeverisur u jep ndonje “Kocke” per te Lepire te gjitheve..
2-PD-ja e Lulezim Bashes, qe ne te VERTETE udhehiqet nga Serbet dhe mbron Interesat SERBE ne Shqiperi,nuk themi SEKRET, Por Lul Basha bene c´do gje qe i thote SALI BERISHOVICI, dhe vajza e tije Argita qe ka me shume Pushtet te Basha, se sa Babai i saj Berisha..ARGITA Vetem nje telefon ti beje Lulezim Bashes, dhe ti “Kujtoj” se eshte “Halla” nga Serbia qe e merre ne telefon dhe Lulezim Basha DHITET I TERI NGA FRIKA.
3-PS-ja si Parti e Reformuar, nuk eshte STABILE dhe nuk eshte Kompakte, nuk ka akoma nje Lidershipp te Besushem te Populli ose te pakten nuk e ka Humbur Besimin e ketij te fundit ,Konfliketet e Brendshme..Loja e Berrylave… e bene me te dobet perballe Ilir Metes qe shfrytezon “Carjet” ne PS-per te “Thithur” Elementet e Zhgenjyer nga kjo Parti.
Le ti kthehemi Shkrim it te Meros:Dreka e Mesiperme..e Kocos dhe Mejdanit..Deklarimi i Bashes..ect…DUKEN DHE DUKET SE POLITIKA SHQIPETARE KA KATANDISUR SI MOS ME KEQ, si Llafazane Kafenesh…Mejhanesh,,Harbuter te Paturpshem qe jane Gati te bejne Gjithcak , qe te lidhin Koalicjone Marreveshje..vetem e Vetem per ti”Bere Gropen Rames”….atij apo kesaj…..PRA NUK KEMI TE BEJME ME BURRA, sikurese e tha edhe Zonja @Majlinda Bregu para pak ditesh por me Burra Putana, pa Karakter pa Principe Politike le me pastaj Kombetaret…nuk na mbetet Tjeter por vetem te THEMI:PACI FAQEN E ZEZE…Legena…..
undefined
Ti me emrin :RUKIA E SMOJLIT ke nje pene te mprefte dhe te bukur,komplimente ,dhe ato qe tregon Jane shume me interes,persa i perket MERO BAZES nuk kam ca te shtoj,eshte nje ushqim i perditshem per ne.Vetem nje gje:kot perpiqesh ti japesh keshilla PD se ,Po te kishin veshe te degjonin,do mesonin shume nga shkrimet e tua se si behet politika…
E majta shqiptare i ka votat per te qeverisur edhe nje mandat tjeter 4 vjecar.
Maxhoranca duhet te jete vazhdimisht ne sherbim te qytetarve,duhet te braktis rolin brilant te A.Prodanit,kur ai ulej ne karigen e pushtetit,te tille ka mjafte ne kete qeverisje !
LSI duhet te mos behet me paterice e te djathtes berishjane,Meta vazhdimisht ka filluar te forcoj rolin e tij perballe dy partive kryesore,por i duhen hapa te tjere per forcimin e panvarsise partiake dhe qeverisese.
Basha nuk duhet te ushqehet si femijet e kopshtit nga edukatorja,por te projektoj platformen e tij politike.Eshte nje nga politikanet e rinje,me te pabesushem nga populli.
O Alban Dega! Do me besh nje triko?