Majlinda Kelmendi i ka dhënë Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Rio, dhe ka ngjallur ndërkohë një debat idiot mbi identitetin kombëtar të saj dhe flamurin e Kosovës.
Si gjithmonë, keqkuptimi nis nga fakti se në Kosovë i marrin seriozisht budallenjtë e Shqipërisë dhe në Shqipëri marrin seriozisht inferiorietin e ndonjë shqiptari të Kosovës, ndaj Tiranës.
Por kjo që po ndodh me Majlinda Kelmendin është më shumë se teprim.
Rasti kur një sportiste e talentuar, që i ka venë vetes objektiv të jetë kampione bote dhe po bëhet, është një histori personale suksesi, nga ato që trondisin botën dhe nuk ka lidhje me shtetin apo kombin që i përket. Majlinda katër vite më parë ka garuar me flamurin e Shqipërisë pasi nuk e pranonin Kosovën dhe tani po garon me flamurin e Kosovës.
Por Majlinda nuk është rasti që është bërë sportiste nga Kosova apo Shqipëria. Nuk e ka bërë Kosova të njohur Majlindën. Është Majlinda që po bën të njohur Kosovën! Majlinda po e njeh Kosovën në botë, më shumë se sa kanë bërë vetë qeveritë e Kosovës prej vitit 1999 e deri më sot. Ajo ka zgjedhur të bëhet kampione, dhe jo të bëjë politikë me flamuj. Shoqëritë e zhvilluara pranohen si shtete atëhere kur kanë një sistem të pranueshëm vlerash, dhe Kosova po dëshmon se përmes brezit të ri të saj, po imponohet me vlera botërore. Sot Kosova është e njohur nga Rita Ora, nga kandidatët për Oskar në filmin “Shok”, nga futbollistët e talentuar, nga Majlinda Kelmendi dhe brezi i saj. Një shoqëri e tillë meriton të ketë shtetin e vet, dhe janë ata që e bëjnë shtetin, dhe jo shteti ata.
Ajo që të bën për të vjellë në këtë histori, është se shumë shqiptarë të Shqipërisë, janë duke luajtur në ekipet olimpike të shteteve të tjera ku kanë ikur emigrantë, nga Bullgaria e deri në SHBA, dhe askush nuk ua merr për të madhe. Dhe Pirro Dhimën që e patën sharë 20 e ca vite më parë kur fitoi medaljen e artë në emër të Greqisë, e kishin më shumë nga inati me grekët, se sa nga inati me Pirron, i cili u lind dhe rrit si kampion shqiptar.
Dhe kjo shoqëri e cila është liberale për sportistët e vet të shpërndarë “si zogjtë e korbit” nëpër botë, nuk ka asnjë të drejtë të jetë xheloze apo paternaliste ndaj një vlere si Majlinda Kelmendi, e cila nuk ia di për nder as shtetit shqiptar, as atij të Kosovës, për talentin dhe punën e saj. Ajo është një kampione dhe kampionët zgjedhin, nuk përzgjidhen. Ajo ka zgjedhur Kosovën, se i përket Kosovës dhe ne duhet t’i jemi mirënjohëse 1000 herë që e bën këtë.
Por nëse vijmë tek debati që Lojërat Olimpike duhen përdorur politikisht, atëhere unë jam për anën tjetër të medaljes. Nëse do të kishim sportistë të talentuar nga Shqipëria, do të ishte mirë t’i transferonim tek ekipi i Kosovës, që ta përdornim politikisht në favor të Kosovës. Për fatin tonë të keq nuk kemi, pasi nuk dimë të kemi dhe këtu mbaron debati. Kur nuk kemi fuqi t’u japim diçka, duhet të heshtim së paku, kur ata ia dalin vetë. Dhe ia dalin t’i tregojnë botës se ia ka vlejtur t’i njohë si shtet. Qoftë dhe prej Majlindës, Ritës, Shaqirit, Xhakës, filmave dhe muzikës së brezit të ri. Janë ata që po bëjnë Kosovën dhe ne që po qurravitemi.
Po c’te thuash o Mero vellai,c’te thuash?E pe kush parakalonte ne stadiumin e Rios ne delegacionin shqiptar?Tundte dhe flamurin.Elez Gjoza.Nje kryehajdut dhe kryemashtrues.Kishim nje ekip peshngritesish qe na e kish zili edhe Kina me Rusine.Gjoza e katandisi ne nje turp!Sic eshte edhe vete nje turp i madh.
Bezhani i LSI-se ne krye te KKSHI-t po ashtu nje turp tjeter.
Po lere o Mero vellai,lere!
Mero ,me e mira per ne shqiptaret do ishte permiresimi i kushteve te jeteses ne shqiperi dhe si rezultat do vinte edhe masivizimi i sporteve ne nivel amator.Majlinda eshte nje perjashtim unik ,derisa eshte kampione bote. Te gjithe keta kampione qe permende jane formuar ne vende te perendimit ku njerezit kane barkun te mbushur me kalori te zgjedhura dhe jeten te mbushur me aktivitete nga me te ndryshmet. Ketu tek ne behet fjale akoma per mbushje barku me buke.Pas kesaj mund te mendohet per shqiptare qe duan te mbushin kraharorin me medalje .
zt tahipi, majlina ka lindur ne peje, eshte shkolluar dhe edukuar ne peje dhe vazhdon te jetoj atje.
ajo nuk ka jetuar kurre ne perendim.
Majlinda Kurrë Nuk ka jetuar jasht KOSOVES ajo gjith jeten është pregaditutur në KOSOVË perkatsisht në Pejë falë trrajnerit të saj Driton Kuka i cili ka punuar me të për vitet të tëra .
Ky adht ni nder shkrimet mat mira ma reale qe kam lexu 2016 E pergzoj autorin
Ne ne Kosove na mungojne gazetaret dhe komentuesit politik prandaj Flm per artikullin.Dr Shahin Roka Gjakove
KOKSH duhet pergezuar per punen qe ka bere deri tani,per perfaqsimin ne Olimpiaden Rio2016.
Sigurisht qe ka dhe te meta,puna per nje pjesmarje dinjitoze ,fillon kur mbaron Olimpiada,per tu perballur me fituesit e medajeve,pse jo dhe ti fitojme.
KOKSH dhe qeveria shqiptare duhet te punojne pertej vitit zgjedhor,me njerez pasionate dhe te afte,per nje paraqitje dinjitoze.
Pike!
Shume e sakte ajo qe shkruan Mero.
Cdo shqiptare, kudo qe gjinden, vlere e quan vetem veten e tij. Kush lodhen pse Majlinda kerkon te behet shtetase shqiptare per te vazhduar karrieren sportive ne nivel te larte boteror. Kompetentet e natyralizimit talleshin me shqiptaret e Kosoves, ku keta te fundit kerkonin ose te behen lojtare te kombetares shqiptare ose te natyralizohen sikur Majlinda!!!!!
Kur shqiptaret e jashtit arrinin piedestalin e qellimeve te tyre dhe kur e fitonin afirmimin, shqiptaret gjeloze dhe shpirtngushte i urrenin, i ofendonin dhe i shanin se pse nuk jane ne Shqiperi, por ne Zvicer, Gjermani, Belgjike e gjetiu.
Shume pune nuk na bejne neve sepse mendojme si Narcisi.
Mero, nuk eshte ashtu.Kete po e thua nga gjelozia per shtetin e ri te Kosoves.Majlinda eshte rritur,shkolluar,stervitur nga xhudistet me fame boterore,vellezerit Kuka nga Peja,kurse Kosoven deri me tani e kane njohur 112 shtete,pa lobimin e Majlindes.Por,tani Majlinda eshte krenaria dardane dhe ajo me pamedyshje ndikon edhe ne lobimin per njohje te reja per shtetin e ri te Kosoves.Perse Mero nuk flet per skandalin ne ekipin shqiptar,ku garueses nuk i kishin siguruar dresin dhe ajo humb pjesmarrjen ne Olimpiaden e Rio-s 2016.Kjo eshte turpi i rradhes se mafias shqiptare ne pushtet,e jo opinionet tuaja per ceshtjet politike kosoveare dhe pjesmarrjen e sportistve te saj ne Rio 2016.Mirpo sadokudo ke bere mire qe je largu nje cik nga temat e perdishme bajate dhe monotone vetem per Opoziten shqiptare dhe asgje tjeter.
Një medalje nuk ia heq dot namin e shtetit xhihadist Kosovës, o Mero, po ti vazhdo e thuri lavde qeverisë e lëri shqiptarët të mendojnë si të duan.
Orr ti kritizer…. ti paguhesh nga kush….?!!…kush te jap ty te drejt ta quash Kosoven shtet xhihadist…..?!….ateher cfare te themi per Pogradecin dhe disa fshatra reth tij me plot xhihadist, po Tiranes qe ne diten e bajramit, tere ata njerez I udhehiqte nje mjekrrosh ne te falur….?! … pse llomotisni dhe vetem llomotisni, ju disa, qe edhe per ju paska folur Mero, apo e gjete masken tende te cjerre ne artikulln dhe the me vehte: Prit se po them dhe une dicka…?!….phi, kur edhe cifti jot flete shqip, mekat ndejt vete gjuhes…!!!!!
Vazhdo bjeri defit se i bie mire ,shtet xhihadist thote ……,neqoftese Kosova ka 100 xhihasdiste ,atehere Shqiperia ka 70 , u pa puna….Mero mund te kete gabime ne lidhje me paraqitjen qe i ben politikes shqiptare ose analizen ,por ketu ka hedhur disa fakte qe ja bejne muuuu ,eshte e dukshme dhe dita dites po kuptohet dhe po verehet qe Kosova eshte nje shtet me funksional se Shqiperia ne cfaredolloj fushe(hiq ketu problemet e njohjes dhe kontrollit territorial te veriut) dhe eshte vite drite me perpara se Shqiperia ne disa fusha, edhe Mero si njeri me dy fije mend dhe cdo njeri qe ka pak mend e kupton qe Kosova eshte ku e ku nga Shqiperia ,ti qe je pa mend nxerr direkt justifikimin ,qe gjoja eshte shtet xhihadistesh ,bjeri defit mik se sot ne bote nuk po degjojme per Kosoven qe ka 100 xhihadiste dhe per Shqiperine qe ka 70 ,por po degjojme per Belgjiken dhe Francen qe i kane te mbushura getot plot me terorriste shumica me prejardhje arabe kurse Kosova mund te kete 100 xhihadiste por nuk besoj se shqiptaret mund ti bejne dem shtetit te tyre ,kur eshte dhene aq gjak per te… boll folem per Kosoven e Rita Ores dhe per Kosoven e medaljeve Olimpike tani me thuaj cfare po degjon per Shqiperine e sportisteve pa veshje sportive ,me kane degjuar veshet se po thone qe vendi qe ka per pjese Kamzen ,Bathoren ,Golemi ,qe eshte Kolumbia e Evropes do behet Spanja e Re e turizmit boteror ….hahaha gallata te medha degjon shqiptari i Shqiperise ne jete ,kurse faktet i vulosin shqiptaret e Kosoves ,dhe faktet e vulosura ti ka treguar Mero ,pak me lart,dhe kete po ta thote nje Shqiptar i Shqiperise….,
Çfarë të themë: Kur injoranca ulëret, inteligjenca hesht… Të përshëndes me këngen e Rita Ores, Dua Lipes apo Era Istrefit…. Xhelozia ËSHTË sëmundje e pasheruar ?
Sa i paturp qe qenke aman. Po si mundet nje shqiptar te shkruaj nje gje te tille me thuaj? Si shumica e jone (shqiptaret e Shqiperise) qe nuk e ka vizituar kurre Kosoven shkruan e vjell vrere per shqiptaret e Kosoves. Shko nje here ne Kosove o i mjere para se te shkruash. Te siguroj qe jemi ne me xhihadist se ata, me te paemancipuar, me te mjere, me malok e gjithcka tjeter sepse flasim siq na don bytha pa fakte vetem nga inati. Majlinda, Graniti, xherdani, Rita, Dua, Bebe Rexha, Sisley Xhafa e shume shqiptar te tjere te Kosoves duhet te na bejne krenar edhe neve e jo ti urrejm nga inati
Bebe Rexha eshte nga Dibra, jo Kosova
Un them ti marim nji mendim mendjendriturit, opinjonistit, filozofit, te madhit prof, doc, ing z.Artur (zhuls) Zhejit.
Ai dhe vetem Ai na tregon rugen drejte lavdise qe ja q.. motren!
Bravo ,Mero!!!!!!Me e qarte nuk ka si behet. Sot i kujtojme shqipetareve te Kosoves flamurin qe padyshim ata e kane pike te dobet, por kur ka qene po ky shtet ne “45” i la ne meshire te Titos,kur ka qene ky shtet qe nuk pati ndonjehere fuqi ta rimerrte Kosoven dhe as ta ndihmonte ,madje duke i bere edhe keq ,cfare duhet te themi ????Mos na flisni per gjera qe i kemi bere si i thone llafit” bajat” si psh….jo i kemi mbajtur ne shtepi ,jo i kemi dhene arme ,historira qe vetem Don Kishotet e Tiranes i tregojne per mos te treguar apo fshehur dobesine e tyre dhe pafuqine per te bere dicka reale ose per te mbuluar demet qe i kane bere ne vite politikane te ketij vendi Kosoves dhe keshtu kenaqin egon duke lene nam ne mes te dites duke fol per depo armesh dhe tanket e Enverit pergjate kufirit. Per te mos e zgjatur thjesht eshte dicka qe duket theksuar…shqiptarit te shqiperise nuk i vjen keq qe ajo ngre ate flamur ,por i vjen keq qe po e ngre me Kosoven dhe jo me Shqiperine ,kjo per arsye se keto vite” Kosova i ka hapur shume buzet Shqiperise” ne pamundesi te pjesemarrjes se vet ne keto kompeticione ,dhe keshtu idiotet e Tiranes sic i quan ti ,kishin rene nen livadh dhe kane menduar se shqiptaret e Kosove jane “argat ” dhe me kete situate kane menduar te fshehin inferioritetin e tyre dhe mungesen e talentit ne Shqiperi duke marre sportista te Kosoves ,por kjo situate nuk eshte me ,dhe kete gje e kam kuptuar ne rrjetet sociale dhe e perforcova me shume kur pashe shkrimin tend,tani mund ta themi qarte ,inferioriteti i idioteve te Tiranes dhe Shqiperise kundrejt Kosoves doli ne pah.Mjafton te shikoje dhe disa te cmendur si Kastriot Myftaraj qe thoshte se Majlinda nuk eshte nga Kosova por eshte nga Shqiperia me pjejardhje.Shqiptarit te Shqiperise sot Mero,nuk i intereson cfare flamur ka Kosova cfaredolloje flamuri te kete,shqiptari i Shqiperise kur nuk mund te heqi paragjykimet qe ka prodhuar mosnjohja dhe ndarja shekullore per palen tjeter.Ajo qe me shqeteson eshte se po fillon te dali ne pah inferioriteti jone dhe kjo do te theksohet edhe me shume kur jemi realiste qe Kosova po rrit dhe ka rritur nje brez te shkelqyer dhe ne te arhmen inferioriteti jone ka per tu shtuar. Shqiptari i Shqiperise e trajton ate nga Kosova si shqiptar vetem kur i intereson dhe sigurisht kur nuk intereson e quan kosovar.Ne te ardhmen rrezikon vetrtete te krijohet nje” komb kosovar”duke pare qe Kosova perballe nuk ka nje alternative te sukseshme ,por nje vend si Shqiperia ,perballe nuk ka fitimtare si vete ajo,por ka qaramane ,nuk ka njerez me koken larte por ka inferiore dhe deri atehere ne per te mbuluar ziline tone ndaj tyre do perdorim kete historine e flamurit per ti ngacmuar por atehere do te jete vone neqoftese tani u vjen turp nga” flamuri me yje” atehere do ndihen krenar…dhe ziliqaret dhe idiotat e Tiranes sdo kene alternative tjeter vetem qe te zhyten perfundimisht ne llumin e ketij shteti me emrin Shqiperi qe realisht ne krahasim me Kosoven si shtet dhe shoqeri jane vite drite larg ,vetem nje budalla mund ta mohoje kete…..Tani ne fund se u zgjata jo shume por jashtezakonisht shume , mu kujtua ajo shprehja e shqiptareve te Kosoves” Nena Shqiperi” ,”Mema Shqiperi” hahaha nese kane ndonje gje me idiote se kjo ska per te patur ndonjehere ,Shqiperia ka qe nga 1912 qe me Isa Boletinin qe erdhi nga Kosova si garanci per siguri te qeverisjes se Ismail Qemalit dhe deri te kualifikimi qe i bene futbollistet e nga Kosova ,Shqiperise ne Europian qe i eshte beree Shqiperise ,”nene” dhe” babe “bashke…..
Sakte Merro, po ke harruar kengetaren Dua Lipa.
Juve, si autor Ztr M. Baze ju pergezoj per artikullin. Talentet Shqiptar/e prej kahdo qofshin, gjithashtu i pergezoj per sukseset e arrijtura dhe kontributin e tyre ne afirmimin e kombit ne mbare boten.
Se a e fitojne famen talentet me perkrahjen qe ju behet nga Qeverite e tyre (kjo veq dihet se mungon ne te dyje anet), apo me mundin dhe djersen personale, apo te perkrahesve te tyre individual ne vendet e tyre apo ne vende perendimore , nuk eshte me rendesi. Me rendesi eshte qe ata kane vullnetin e qelikte per sukses dhe pa marre parasysh skrificen, ata/o ia dalin.
Tani po dua te komunikoj pak me autoret e rreshtave ne pjesen “pergjigjuni” ne faqet e rrjeteve sociale. A thua shumica e ketyre autorve vetem duan qe emri ose pseudonimi i tyre te regjistrohet ne mediat sociale online, apo se me te vertete duan me thane dicka. Nese eshte e para, mos iu humbni kohen lexuesve, e nese e dyta, atehere keni kujdes qe lexuesit t’a kuptojne komentin tuaj.