Në ditët tona po vjen si një paradoks i madh përballja e qytetarit të thjeshtë shqiptar me forcën politike që e përfaqëson. Po i drejtohemi argumentit rreth shtresave, që identifikohen logjikisht më shumë me të Majtën. Në këtë logjikë, për vit e më shumë, dhe sidomos vjen e bëhet më e theksuar në kohën e zgjedhjeve, që një qytetar ta kuptojë se partia që i drejtohet për votën është ideologjikisht e Majtë apo e Djathtë. Tollovia e qëndrimeve ideologjike dhe tezave shpesh pa përmbajtje, që kanë bërë të dyja partitë në të 26ta vitet e fundit, ka treguar se politikanët më shumë predikojnë në një miks qëndrimesh mes dy drejtimeve dhe shpesh çuditshëm. Për t’u shënuar është se me sistemin e sotëm zgjedhor, kryetarët e dy partive kanë tagrin për të vendosur në rekrutimin e deputetëve të tyre, e me këtë rast dhe formësimin e ideologjisë së partive të tyre, që më së pari thjesht prej këtyre zgjedhjeve tregon se ata, vetë, nuk “dinë” se çfarë përfaqësojnë.
Shembulli më i qartë është PSja mbushur me të pasur dhe biznesmenë, por edhe me njerëz që janë larg interesit të shtresave të gjera të popullsisë. Dhe, mjafton të dëgjosh artikulimet e tyre për të mos kuptuar realisht se kë përfaqësojnë sot ata që de jure kanë marrë mandate si të Majtë! Në një element, mbase nuk mund ta fajësosh shumë Shqipërinë, pasi e Majta shqiptare është një nga hallkat më të dobëta të Familjes së të Majtës evropiane, që në shekullin XXI është duke u gjendur përballë mungesës së një ideje të qartë në qëndrimin kundër kapitalizmit dhe globalizimit. Kësaj i shtohet dhe kakofonia e zërave dhe opinionet e ngritura nga mediat sociale, të cilat kanë krijuar e do të krijojnë votues, që s’kanë asnjë lidhje me ideologjinë. E ashtuquajtura e Majta shqiptare, falë një qëndrimi pa sens në jo pak raste, e ka humbur krejt mbështetjen shpirtërore të klasave jo të pasura si logjikë, që nga ana tjetër votojnë thjesht individin e partisë sesa ideologjinë që i përfaqëson. Të themi është bërë një sport interesash të ngushta sesa ideologji mendimi dhe shprehje.
Që e Majta është larg interesit të thjeshtë të njerëzve, e kupton nga qëndrimi i saj sa i përket aspektit ekonomik. Shumë specialistë të ekonomisë flasim e pretendojnë në matricat e Shqipërisë në ekonominë e tregut, kur ndërkohë që prona private, themeli i saj ka ende një mal përpara që të formalizohet, të trashëgohet, të shitet e kështu me radhë. Shteti ynë social, që duhej të përfaqësonte PSja, e votuar masivisht, nuk mund të bëhet shtet social pa u bërë më parë shtet i së drejtës dhe ligjit. Një element, që për hir të së vërtetës sapo e dha një sinjal pozitiv në përfshirjen për të kaluar Reformën e Drejtësisë. Qeverisja e z.Rama, paçka mundësisë së papërsëritshme të përsëritjes së atij rezultati votimi pati mundësinë për reforma rrënjësore ekonomike afatgjata në të mirë të gjithë shqiptarëve, por deri më sot ka dështuar shpesh me rënien e të ardhurave buxhetore të parashikuara, por edhe me problemet e mëdha të shpenzimeve qeveritare.
Dhe, për më tepër, mungesën e politikave të Majta të qeverisë e kupton nga rëndësia që u jepet çështjeve që kërkon interesi publik. Kjo qeveri është krejt e shurdhër ndaj kauzave mjedisore, jo rrallë atyre të të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit të thjeshtë, mbrojtjes së hapësirës publike, shkollimit të të varfërve, politikave sociale ndaj moshave të treta, ekspansionit arrogant të kapitalit etj. E Majta, nga ana tjetër, duhej të identifikohej dhe të ndihte të drejtat dhe interesat e punëtorisë, një gjë që jo vetëm s’e ka bërë, por me politikën e vet s’ka lënë asnjë shteg për lëvizjen e sindikalizmit, që e rrënoi edhe agresioni dashakeq ideologjik i së Djathtës në Shqipëri. Dhe, sot, mbrojtja institucionale e punëtorit dhe njeriut të thjeshtë është gati si një nocion i pazbatueshëm. Të marrësh shembujt e punëtorëve të naftës, atyre të të tjerëve në fusha të ndryshme, ku shteti i sotëm më shumë ka punuar hapur kundër tyre, për të ndihur qarqe të pasurish.
E, nga ana tjetër, e Majta shqiptare me politikat e saj është edhe krejt larg zbatimit të reformave që do të ndihte përmirësimin e jetës së njeriut të thjeshtë, votuesin potencial të saj. Të kujtojmë shërbimin shëndetësor falas të proklamuar nga qeveria “Rama” dhe të kujtosh se peshën specifike sot e kanë mjekësia private, arsimimi, mungesa e politikave për rininë etj., e kupton se e Majta shqiptare është jo vetëm cinike, por deri përbuzëse me masat e saj, që e kanë zgjedhur. Në një farë mënyre, ajo është në trendin e sotëm të këtij zhvillimi kapitalist ku nuk prodhohen vetëm të papunë, por edhe njerëz që nuk gjejnë dot punë ose, më rëndë, që as nuk u afrohet fare punë. Me pak fjalë, nëse e Majta nuk arrin të identifikohet me shtresat në nevojë, të dëgjojë interesat e tyre, t’ua zbusë taksat dhe të mos bëjë akrobaci reformash, apo të lërë në burg njerëzit e varfër që nuk paguajnë dritat dhe të marrë me të mirë vetëm biznesmenët, nuk ka arsye të ekzistojë.
Ashtu si, në fakt, edhe nuk ekziston më realisht, përveçse de jure, për sloganet e një partie që pret zgjedhjet e tjera, thjesht për të sunduar në interes të një grupi të vogël njerëzish. Në një nga fjalimet e tij, kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri Rama tha se reformat që po ndërmerr qeveria e tij përcaktojnë fatin e një gjenerate të tërë! Fjalë të mëdha, por që duhet t’i kujtohet se ai s’është kryeministër epokash, ai është thjesht kryeministri i radhës, që me politikat e Majta të ideologjisë së partisë së tij, kinse të Majtë, duhet të ndihmojë njerëzit që të mos kenë frikë nga drejtimi i tij dhe t’i lërë të jetojnë në suazën e ideologjisë së tyre natyrore. Kaq, nëse ka më ende të Majtë shqiptare e nuk po i ngulin dhe gozhdët e fundit për ta degdisur në një rrugë nga e cila është vështirë për t’u kthyer./ Gazeta Shqiptare
Ben Andoni, e ke qare analizen. Por te ne ka nje peshtjellim mendor, qe nuk lejon te mendosh me veten tende dhe per veten tende. Ideale s’ka, modele s’ka, atehere nje shoqeri amorfe si nj varke timonthyer, qe e vertisin ererat nga te duan, pra majtas-djathtas pa busull, pa yll polar..
Pse te mos nderrohet sistemi zgjedhor ne mazhoritar te paster fare. Kandidatet balle per balle. Te pakten elektorati di kujt ti kerkoje llogari.
Teme interesante.
Marrja e pushtetit ne Shqiperi,nuk ka te beje aspak me ideologjine politike(sepse nuk ekziston),por me “aftesite”
demagogjike te individit.Ky individ i Partise,nuk pefaqeson asnje ideologji,por ndermjeteson me aftesite e tija
individuale,interesat e veta dhe te nje grupi.”Ideologet” e PS,LSI,PD si edhe Partive te vogla,jan ish komunistet.
“E majta” dhe “e djathta”shqiptare nuk ekziston,ashtu si edhe platforma dhe ideologet e tyre.Jo vetem kjo,por
edhe masa e zgjedhesve nuk eshte e ideologjizuar(sepse nuk ekziston),por e militantizuar,e prire vetem nga
interesi,perfitimi.Nese mund te thuhet,se demokratizimi i Partive eshte nje problem i mbrendeshem,
kodi zgjedhor eshte nje problem kombetare,duhet ndryshuar sa me shpejt.
Ketij trapit qe nxin cdo gje se te tille karakter ka,i ka ngelur ora te e majta e Leninit
O beno! e ke dhi kesaj rradhe, degjo debate politike ke RAI kjartesohu pastaj jep mendim. Le stili? ! shkollaresk, i pergjumur, O beno po akoma se ke kuptu qe po mos desh kr.ministri kjo reforme nuk behej? nuk e ke kuptu qe Edi u luftua qe diten e pare si min kulture qe te mos vinte kjo dite , nuk e kupton qe kjo eshte lufte kulturash e qyteterimesh? Ti me flet per te majte e te djathte? ne mars je duke jetuar! Je perpara nje ndryshimi historik; do behesh qytetar apo do mbetesh fshatar anadollak! Princ Vidi apo Haxhi Qamili? pak ashper por se te respektoj per qytetarine, kur them per qytetarine sepse kam me respekt per qytetarin se akademikun, Eshte me e veshtire te jesh njeri se sa intelektual,
Ngelem tu lexu per qytetari po vetem koncesione per shoket e Edit dhe varferi shofim. Ku o mer daj gjithe kjo qytetari qe s’po e shofim dot fare?!!!
Ne shqiperi nuk ka ideologji politike te majte apo te djathte sot. Te quhash PD-ne te dhjathte apo PS-ne te majte , dmth mos ja kesh haberin ketyre termave.
Zoti Andoni, ju po flisni sikur keni te beni me nje popull qe medemek paska nje vetedije te formesuar ideologjike dhe ajo qu ju nuk e cekni fare, e djahta, a ka egzistuar ndonjehere vertete.???? Kjo ishte thjesht saper ti ndenjur strikt rregullave te dialektikes!!!
Ne fillim te viteve 90 ajo qe ishte me e domosdoshmja dhe me llogjikja ishte formimi i shtetit ligjor dhe ndermarja e reformave per te shtruar bazen e formes se re te shtetberjes “Demokraci & Ekonomi e tregut te lire, etj”. Ne jemi akoma ne vitet 90 per sa i perket kesaj. Nuk mund te fajesosh te majten shqiptare qe po shfaq nje guxim te papare me nje kosto elektorale te sigurt duke ndermare reforma qe normalisht nuk mund ti japin shpejt efektet, perndryshe sdo ishin te qendrueshme. Rama, apo kushdo tjeter ska pse te synoje te jete Km i epokave, por te jete thjesht nje udheheqes qe mendon jo vetem per zgjedhjet e ardhshme…crendesi ka nese historia pastaj mund ti vere nje note te mire..,rendesi ka qe ne nje moment duhet te nisin ato qe duhet te kishin nisur 20 e kusur vite me pare dhe sa me shpejte, aq me mire!!!
SIKUR TU SHAJSHIN MOTRAT E NENAT NUK DO KECENIT SI KUR JU KRITIKOJNE RIKIONEN ED RAMA. BTHQ.
Pse ekziston ne europe e majta o Ben qe te ekzistoje ne Shqiperi!!!
Pse forcat e ekstremit te majte kane ngritje ne tere europen ( Spanje Itali Greqi France etj)
Pra pikerishte nga mungesa e nje alternative apo ideje te madhe qe socialdemokracia europiane nuk mundet te jap i per zgjidhjen e problemeve te medha qe perballohet kontineti europian
Ah, more Ben!
Sikur jo kaq sa ka punuar dhe punon Rama per ndertimin e shtetit, por 1% te kishte bere hajduti dhe krimineli Sali Shqiperia do ishte shtet me institucione dhe familja hajdute dhe kriminele qe vrau njerez ne bulevard dhe poqi femije te gjalle ne Gerdec do ishe atje ku e kane vendin.
Sa per te Majten, mos u bej fare merak se eshte e qarte dhe e njeh shume mire dhe e ka te qarte ideologjine.
Ndoshta jam gabim por mos je nga fisi i Jeno Andonit? Nqs po, me mire , mos fol me!
E vetmja gje qe ka bere Rama eshte te zgjase kontratat e koncesioneve qe kishte lene Sala. Nqs kjo eshte ndertim shteti hajde ikim te gjithe nga ky vend.
Nje shkrim per te kaluar radhen. Ne Shqiperi ne keto 25vite ka pasur vetem grupime interesi me moton; te behemi kapitaliste. Nje pjese e ka arritur qellimin. Tani te varferit te shtrengojne rripin.
Z Ben,
Mos u lodhni kot me keto analiza pa kuptim per te coroditure mendjen e publikut. Concepti i majte i djathte apo ne qender ka kuptim ne shume vende te Europes apo te botes ku partite qe kerkojne e drejtojne kane vlera morale e ideale e parime. Akoma nuk e keni ju analistet e Shqiperise(ose beni sikur nuk e keni kuptuar) qe partite qe u krijuan ne Shqiperi pas vitit 90 kishin si qellim vetem marrjen e pushtetit dhe pastaj abuzime dhe vjedhje per per tu pasuruar ne menyre te paligjshme. Si mund ti quajme keto parti te majta apo te djathta kur jane vecse banda/klane te organizuara me disa kapobanda(lexo ,Berisha,rama,Nano,Meta etj,etj) ? Si mund te pretendojme qe keto parti kane vlera morale,parime,idera etj etj kur mendojne vetem per tu pasuruar. Te gjithe borxhet qe kane dhene FMN dhe bankat e ndryshme boterore keta gangestere i kane shfryezuar per tu pasuruar. Dhe te mendosh nje dite qe popullit shqiptar bankat do t’ja kerkojne qe ti kthejne dhe me interesa te larta. Kur ata lene pushtetin as nuk duan t’ja dine per keto borxhe. Prandaj i nderuar autor eshte e kote te besh analiza matematike politike dhe shkencore per hajdutet e popullit. Per ata ka vetem nje problem te dalin para drejtesie e te gjykohen per gjemat qe i kane bere ketij populli. Ne te kundert faji eshte dhe i popullit shqipetar qe vazhdon akoma te votoje keto plehra te Historise. Ndersa ju analiste dhe gazetare lodheni kot per te analizuar nje histori hajdutesh(qe nuk ja vlen barra qirane) duke i ngatruar ata me te djathte, e majte ne qender e te tjera perralla si keto
Dy gjera ka bere rama.
Jep sa me shume leje ndertimi dhe mbush xhepat.
Jep sa me shume koncesione dhe mbush xhepat.
Kaq kupton dhe di rama. Njeri me instikt si kafsha.
Po mos e shani se na zemerohet blendi mane me ymer abazin.
a ka vdekur e majta thote ben antonis ??
eshte kriminale epopeja 25 vjecare e shtrigut berishe
eshte po aq criminal dhe qendrimi tejet impotent I PS per cerek shekulli
eshte e pafaleshme per dipllomacine euroatllantike qe kane toleruar krimet naziskine te berishajve duke u bere here pale me krimet etij ku me dokumentuar eshte GERDEC-GATE.
kjo ndodh se ne shqiperi nuk ka vdekur as e majta por ka vdekur media shqiptare qe eshte pjese e krimeve cerkshekullore
***
dhe ky artikull tregon kapitullimin e mERO bAZES….PSE
***
TE PAKTEN SOT DUHET TE KISHTE NJE ARTIKULL dhe formalisht KU TE DENONCONTE FILMIN “QENTE E LUFTES” qe ne nje fare menyre tregon poshtrimin kozmik qe po I behet atij populli nga segmente antishqiptare ne Beograd-athine-Washington-bruksel.
pra nuk ka vdekur as e majta as e djathta..por ka vdekur:
-media shqiptare
& besimi qe kane shqiptaret te dipllomacia eurotllantike qe I pritem si krishti ne 1990-1 dhe po e shohim vetem te kryqzuar si krishti…
nuk ka menyre me ideale qe shqiptaret te flasin nen dhembe…puna e luftes kunder enverit paska qene loja…ose me sakte
KU I CUAN QENTE E LUFTES 30-40 MILJARD DOLLARET E ARMATIMIT SHQIPTAR QE ISHTE GJENDJE NE 1991 ??
JEPE KOMENTIN NR 15 ..PSE E VONONI KAQ SHUME ??
E SHIKON QE KAM TE DREJTE QE THEM SE MEDIA SHQIPTARE KA VDEKUR ??
FILMI QENTE E LUFTES…DUHET TI SHTOHET DHE QENTE E NGORDHUR TE MEDIAVE