Berisha dhe Basha janë të qartë dhe të sinqertë në atë që duan të bëjnë, por me sa duket për herë të parë po forcojnë një opozitë morale brenda PD. Ata janë të qartë se rruga e tyre drejt pushtetit kalon vetëm nga LSI dhe janë të sinqertë kur duan të bëjnë gjithçka që Ilir Meta ta pranojë propozimin e tyre. Por e gjithë kjo duket se ka rritur ndjeshëm zërat kritikë brenda partisë kundër tyre dhe po krijojnë një opozitë të re morale brenda PD.
Disa zëra që u ngritën për reformën në drejtësi brenda PD, u tentua të mbyten me shantazhe që vinin jo vetëm nga “obezët” mediatikë pranë gjithë pushteteve, por dhe nga vetë militantë të PD që nuk donin t’ia dinin aq shumë për reformën se sa për shkatërrimin e PD. Por tani këto zëra janë shtuar dhe forcuar me zëra të tjerë, të cilët po artikulohen mjaft qartë, se do të jenë një pengesë për çdo aleancë të mundëshme të PD me LSI. Së paku deri tani deputetë si Ruli, Bregu, Patozi, Cara, Selami dhe të tjerë janë të qartë kundër këtij pazari me LSI dhe ndryshe nga rasti i reformës, kanë me vete një shumicë të madhe mbështetësish brenda PD. “Flirtimi” i gjatë dhe i sinqertë, i Bashës dhe Berishës me LSI, ka tronditur realisht bazën e militantëve të PD dhe shumë të mërzitur dhe të dorëzuar prej tyre, e ndjejnë veten më të sigurtë me LSI, që mund të bëhet me PD, se sa me PD që mund të bëhet me LSI. Së paku me LSI kanë të sigurt pushtetin e radhës, kurse me PD nuk e di as vetë PD, çdo bëhet.
Kjo krisje e re që po pëson PD, nga “flirti” i Bashës e Berishës me LSI, dhe sidomos ngazëllimi I tyre nga “sinqeriteti” i Koços dhe Meidanit, është një nga plasaritjet më të rrezikshme që një parti merr zyrtarisht nga politika kaotike e lidershipit, i cili shikon si të vetmen rrugë drejt pushtetit, pazarin me një pjesë të pushtetit të sotëm.
Por mbi të gjitha kjo taktikë pa mend e Bashës, ka vënë në siklet dhe disa figura që iu bashkuan atij më 2013, të cilët u larguan nga PS për shkak të aleancës me Ilir Metën.
Kjo opozitë e re morale brenda PD, është dërrmuese për Bashën dhe rrethin e e tij deri në zgjedhje një vit më pas dhe ndërsa po e frenon atë të bëjë qeveri me LSI që sot, do ta dërmojë edhe më shumë pas një viti, saqë do ta detyrojë Bashën të ketë të vetmin shpëtim, aleancën me Metën, natyrisht duke i përjashtuar dhe armiqtë e tij në PD.
Ashtu sikundër Rama u detyrua të mos kandidonte në vitin 2013 Preç Zogajn, dhe të mos fuste Gjinushin e Milon në lista, për shkak të Metës, ashtu dhe PD do të detyrohet të pastrojë radhët e veta nga anti LSI–stët më 2017. Por e gjithë kjo vetëm nëse Meta do të pranojë të bëjë aleancë me ta. Nëse jo, Bashës do t’i mbetet në dorë dhe opozita që po formon me duart e veta brenda PD, dhe humbja dhe elektorati i shastisur, që mund të qetësohet vetëm nga vota për LSI. Askush tjetër nuk ka punuar kundër vetes si Basha deri më sot si kryetar partie në PD dhe askush tjetër nuk ka bërë kujdes, jo vetëm të humbasë, por të nxjerrë dhe burra të mirë kundërshtarët e vet në parti.
ate ç’ka une e deshiroj, eshte qe te njejten gje te beje edhe nje pjese e ps. perkundrazi, duhet qe me rishikimin e kodit zgjedhor, ps+pd te punojne fort per ta nxjerr ne para pension lesh e line. keta te shqupit personalisht me bejne alergji. po kur eshte puna per te shpetuar diçka, do preferoja te keqen me te vogel. nese shqiperia mbahet peng i amoralitetit politik, sinonimi i vertete i saj eshte lesh e li-ja. po nese ka vertete zera brenda pd qe nje martese te dyte me qetesi dhe dashurine e ilir metes e quajne nje divorc de facto, kjo eshte per tu inkurajuar. them keshtu pasi zhvillimet e brendshme ne shqup mund te krijojne fazen permbyllese te nje kalvari 25 vjeçar. pra shkrirjen e org anti kombetare nga defteret e ministrise se drejtesise. ne keto kushte, rama duhet vetem te amplifikoje kete beteje kunder kalit te trojes (LeSh elI).
Mero je shume i sakte ne analze, por mos u bej shume leksione atyre te PD-se, se korrigjohen me keto qe ti ju thua, eshte me mire te bejne gabime vete, dhe te shikojme si do ecin, Por duket qe PD nuk e ke per gje, nuk jane as per pune as per tu besuar, duan vetem pushtet qe ta shfrytezojne per financat e tyre, dhe per te bere kalos ne shqiperi, ata pervec shkaterrimit asgje nuk dine te bejne me mire, le te rrine ne opozite se mire jane,
Kjp pd e drejtuar formalisht nga basha nuk ka te drejten morale te kerkoje voten e shqiptareve pasi ajo drejtoi vendin per tete vite me radhe dhe e degradoi gjithcka saqe ne sot per fat te keq kemi nje qeveri super te korruptuar, qe shpenzon parate publike ne menyren me kriminale, qe ne tre vite nuk ka bere asgje nga premtimet e bera. Nje qeveri qe ka deshtuar ne cdo aspekt ne shendetesi, arsim, kulture, infrastrukture, politikat sociale dhe ato te punesimit, te bujqesise, te mjedisit e kudo. Kjo qeveri duhej larguar nje ore e me pare por kur hedh syte nga alternativa tjeter dhe sheh berishen dhe bashen atehere mund te thuhet se ne shqiperi mungon alternativa e beaueshme politike. Ose duhet qe oozita brenda pd te strukturohet dhe te dale me nje program te qartte ose me e mira do te ishte lindja e ndonje force te re politike por qe duket e veshtire sepse nuk te lene ujqit e vjeter. Ne keto kushte perspektiva duket e keqe per shqitaret
Sa shume llum. Idiotet e PD-se jane aq te verber sa nuk shohin qe Ilir Meta eshte rrenimi dhe jo shpetimi i tyre. Nje marreveshje PD-PS per te burgosur Meten hap fushen e betejes per dy partite e medha pa patur shushunjat LSI-ste neper kembe qe vjedhin pushtet nga PD e PS. Ne pranveren e vitit tjeter Basha duhet te ulet me Ramen-Lu-Vlahutin dhe te vendosin fundin e Ilirit dhe Monikes.
Lsi ben nje politike kanceroze qe nisi metastazen e saj ne zgjedhjet e 2009. Ngjan shume ne forme dhe veprim me politiken e viteve 1980 ne Greqi. Nuk ka nevoje të shpjegoj ku dhe sa u rrit kjo politike kanceroze ne Greqi dhe se cilat pasoja ka ajo politike sot ne vendin fqinj. Nuk do doja qe të ndiqnim të njejten rruge. Është shum I qarte mesimi nga fqinjet.
Ka vetem nje kure, Vota kunder saj.
-Me g.rulin,qe nguli panxhen e pare te korrupsionit krethemeles te shtetit te shqiptareve?
-Me majlinda prudentinon qe nderroi sojin (pasurim galopant) qe kur mbertheu karrigen e pushtetit,me 2005?
-Me patozin ,as mish e as peshk,qe nuk e tha nje gjysme fjale per masakrimin e kolegut te tij te “dashur” S.Olldashi?
Me caren qe fsheh me vullnetin e tij te dhjere vrasesit e Olldashit?
-Me E.Selamin,qe nuk guxoi nje here te vetme te beje nje beteje principiale per qendrueshmerine morale te PD?
Me keta e sheh ti Mero vellai opoziten morale ,ne ate bande solide kusaresh,kriminelesh dhe antishqiptaresh te perbetuar???????
Me ndje,po je ne nje mision te pamundshem.
Hapini syte dhe shikoni se metastazat e tumorit “LSI “po shperndahen ne menyre te studjuar ne te gjitha organet jetike te shtetit,po e asfikson step by step.Nderhyni se me vone do te jete teper vone.Tung
….mendoj se kalimi ne opozite ,duke u vetpastruar,do te jete me dinjitoze, se sa nje fitore ,qe sjell nje vetshkaterrim {si partia Repuplikane ne amerike}….pastaj.. politika te ne ,eshte si nje karaoke ,ku nuk ka me rendesi.. talenti.