Sot kam pirë kafe me "Klement Balilin"!

10 Gusht 2016, 19:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sot në mëngjes piva kafe në Sarandë me njeriun që shetiste një ditë më parë me skaf, në videon që shpërndau Sali Berisha. Është pronari i një rrjeti hotelesh e apartamentesh tejet i njohur në Sarandë. I njohur dhe për krerë të PD dhe sidomos ata që kanë mbuluar Sarandën. E bukura është se nuk ka ndonjë ngjashmëri dhe me Klement Balilin nga pamja. Skafi i tij është i njohur dhe policia ka bërë verifikimet pas “videos” së Berishës dhe fotove të tij.

Pasi kishte parë foton e tij nëpër portale dhe më pas “videon”, biznesmeni  ishte bërë tym. Kishte lënë punën tek hoteli i tij dhe kishte shkuar tek plazhi ku kishte shetitur me skaf, që në fakt nuk është  “Santa Quaranta”, por një plazh rreth 1 km më tutje.

Aty kishte filluar të hetonte gjithë pushuesit. Për dreq kishte hasur në një çift nga Tropoja në rreshtin e parë të çadrave. Pa shumë takt i kishte akuzuar ata se i kanë bërë foto. Situata ishte tensionuar dhe sherri ishte shmangur pasi tropojanët kishin goditur me mbiemër Haklaj, dhe ai ishte bindur që ishin “hasëm” me Berishën. Kështu iu prish qetësia dhe çiftit nga Tropoja.

Pastaj e morën dhe ata me inat dhe kishin dalë të shikonin kush mund të kishte bërë foton. Si në një tregim kafkian, gjithë plazhi u pështjellua nga “fantazma e Klementit”, i cili nuk dihet ku është zhdukur. Situatën e bëri dhe më rrëmujë një nipi i tij, Rigelsi. Ky i fundit është kryetari i Bashkisë së Delvinës dhe sapo kishte dëgjuar për një foto të xhaxhait të tij, i kompleksuar nga detyra e kryetarit, del e thotë që mund të jetë e disa viteve më parë. Në fakt fotoja nuk është fare e Klement Balilit dhe kjo u kuptua qartë kur doli “videoja”.

Policia ka tani në dorë skafin e biznesmenit nga Saranda dhe gjithë provat që ai ka shetitur “pa vrarë njeri” në plazhin e Sarandës.

E gjitha kjo, vetëm se Sali Berisha ka nevojë çdo ditë për nga një gënjeshtër të cilën e ka si drogë për të mbyllur ditën.

I njëjti njeri dhe e njëjta parti, heshti një javë më parë, kur një biznesmen që është dhe “nun” i vajzës së Lulzim Bashës, të cilën e ka pagëzuar me emrin e kompanisë së vet që ka fituar tenderin e pastrimit të Tiranës, masakroi një turist rus dhe është duke u liruar nga burgu. Sali Berisha heshti dhe Lulzim Basha ka mobilizuar njerëzit e vet në drejtësi të mbyllë çështjen.

Ndërkohë, një biznesmen që ka së paku 4 hotele në Sarandë dhe disa bare e restorante, dhe që është tërësisht njeri i lirë, ka 24 orë që i është prishur gjaku, dhe mund të vazhdojë t’i prishet edhe nga ky shkrim, pasi është bërë viktimë e sulmeve dhe përgjimeve përse ka dalë me skafin e  tij në det, duke e “ngatërruar” me fantazmën e një personi në kërkim.

Qetësia  e humbur e tij është eksportuar tek plazhi ku ai ka shetitur, tek disa pushues aty, pastaj tek policia, tek media etj..

Produkti i gjithë kësaj trazire është vetëm një deklaratë për shtyp e Berishës. Për të bërë ai një deklaratë për shtyp, duhet të sajohen gjithë këto fakte, të shpiket një fantazëm që të shëtisë me varkë, pastaj të iki “në Dhërmi me Edi Ramën në drekë”, “të takojë Tony Blair-in e të shkëmbejnë drogë”, pastaj të “lajmërohet” Berisha  e ta denoncojë.

Është e kotë të themi që kjo histori duhet të marrë fund, pasi kjo histori do të marrë fund, kur të marrë fund Berisha fizikisht. Por kjo është një nga ato rastet kur ti e prek me dorë banalitetin e politikës së opozitës në Shqipëri. Ndaj desha ta njoftoj Berishën, jo me adresa anonime, siç jam tallur ndonjëherë dhe ai e ka publikuar në Facebook. Dua t’i them se sot në mëngjes kam pirë kafe buzë detit në Sarandë, tek një bar vetëm 5 metra larg ujit, midis disko “Mangos” dhe hotel “Visadit”, me atë që ai e quan Klement Balili. Nuk po ia përmend emrin mos ta telendis dhe unë më shumë, por gjithë ata që e njohin atë në Sarandë, skafin dhe hotelet e tij dhe barin që po përshkruaj, e dinë kush është. Atij ia ke prishur së paku dy ditë pushimet. Unë që e njoh, thjeshtë u argëtova me marrëzinë e radhës dhe po e nxis ta vazhdojë denoncimin. Ah, po shtoj që na ka parë dhe Gramoz Ruçi me Ylli Manjanin, se dhe ata aty e pinë kafen.

24 komente në “Sot kam pirë kafe me “Klement Balilin”!”

  1. "Shullazi" says:

    Berisha nuk mund te jetoj,pa menduar, se te gjithe e kane vemendjen tek ai !
    Mendja e tij mund te sajoj çfare do lloj aventure,mjafton qe ai te jete ne rreshtin e pare te mediave,duke terhequr zvarre politiken shqiptare !

    1. errmal says:

      O Sali PSIKOPATI,O Sali muti PD : Nuk të pjerdh më njeri ty,Lulin dhe Mediun se që të tre jeni Hajdut dhe vrasës.

      1. berishhaleja=shenjterimi i enverit nga donaldluleshet e rradhes says:

        nuk e kuptoj ku e gjen kete fuqi DIABOLIKE ne ish morracak..ish pabuks nga nje familje ekstremisht analfabete te shtype me kembe nj ekomb te tere per nje cerek shekulli.

        nga 23 qershori 2013 e deri me sot ne vend qe ti vinin prangat ketij PERVERSI DEMOKRATIK eshte ky qe po bien verdalle jo vetem mazhorancen powerfull..jo vetem dipllomacine nderkombetare por dhe mediat shqiptare dhe posacerisht gazeten Tema qe per cdo pordhe te BERISHALESE BEHEN ARTIKUJ DHE EDITORIALE SI KY I SOTMI.

        pra ku qendron fuqia e kesaj monstre..fare e thjeshte ..kjo fuqi e kesaj monstre eshte:

        1- te hipokrizia kriminale e faktorit jashtem
        2-te impotenca kozmike e kundershtareve (nano-meta rama)
        3-te felliqsia e shtypit shqiptar
        4 te mungesa e nje lobi atdhetar ne amerike per te bere nje oponence reale disa qendrimeve thellesisht antishqiptare nga lobi serb& grek te cilet akoma po bejne ligjin duke mbrojtur hapur berishen,,nga rajersoni..arvizuja dhe te ky i shkreti donald luja

        Te nderuar lexues:

        Nqs ka mjeshter me te madh ne djallezite e TIJ diabolike Ky eshte KRIMINELI Saleh Berisha.
        Fix ne 4 vjetorin e masakres 21 janarit ai duke shfrytezuar te gjithe hafijet DHE LIDHJET qe ka nga Shiku I Vishos dhe prokurorine e Llalles ndiqni cfare monstruozitetesh KU DHE AMBASADA GJERMANE u tregua e ndyre me ate “prokurorin” e atij landi gjerman qe na kujton ekspertizat e Kosta Trebickes
        Kapet nipi I “ DIKTATORI” SI PABLO ESKOBARI..por deri tani asnje prove konkrete por vetem telefonata e pergjuar e atij fare prokurori gjerman

        PJESA E PARE

        Nipi i diktatorit komunist Enver Hoxha kapet me 100 kg kokainë pjestar I një bande te rrezikëshme kriminale

        Një laborator gjigand prodhimi dhe përpunimi droge është zbuluar nga policia ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre dy kolumbianë. Burime zyrtare nga policia e Shtetit konformuan se janë arrestuar Gentian Gjonaj, Arian Dalipi, Ilir Hyseni, Klemend Dalipi nga Elbasani, Ermal Hoxha, Saimir Butka nga Tirana dhe Cesar Avila e Walther Moreno nga Kolumbia. Mes të arrestuarve është Ermal Hoxha, nipi i ish diktatorit komunist, Enver Hoxha. Ermal Hoxha, bashkeshorti i këngëtares së njohur Rezarta Shkurta, u arrestua sot pasdite në Tiranë, i konfirmuan agjencisë noa.al, burime nga Policia e Shtetit. Në automjetin e Saimir Butkës u gjetën 18 kg kokainë dhe 300 mijë euro. Ndërkaq persona të tjerë janë shoqëruar nga policia e Durrësit. Në laborator, i cili ndodhet në Xibrakë, fshat afër zonës së Labinot Fushë dhe Labinot Mal, rreth 15 kilometra larg qytetit Elbasan, janë gjetur e sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një sasi prej 100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë e pastër si dhe 4 tonë përzierës kokaine. Laboratori ishte adoptuar tek një ish stallë lopësh e kthyer prej vitesh në magazinë. Në këtë magazinë shitej edhe lëndë drusore, si kamuflim për praninë e njerëzve që gjendeshin aty. Mësohet se kokaina kishte si destinacion tregun e Europës dhe më konkretisht shtete si Gjermania, Belgjika dhe Holanda. Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si dhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Operacioni po vijon edhe në Tiranë e Durrës. Ky aksion është organizuar dhe realizuar nga forcat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Interpol. Në aksion kanë qenë të pranishëm edhe forca të policisë së Amerikës Latine, ndërsa hetimi po vijon prej 6 muajsh. Nxitjet e para për këtë hetim kanë ardhur nga Gjermania. Më tej ka nisur një procedim penal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pas përgjimeve telefonike është dalluar se bëhet fjalë për një grup të strukturuar. Dy shtetasit e huaj të arrestuar janë kapur në flagrancë brenda në laborator, ndërsa të tjerët në qytetet Tiranë, Elbasan e Durrës. Mësohet se dy kolumbianët ishin të specializuar për të përzier kokainën me qëllim përgatitjen e saj për shitje. Duke llogaritur se një gram kokainë e përzier në masën 60 për qind, sipas policisë në tregun e zi, shitet rreth 100 euro, vlera e kokainës së sekuestruar është jo më pak se 10 milionë euro. Operacioni vijon dhe mendohet se numri i bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve në këtë rrjet të trafikut të lëndës narkotike është shumë më i madh.

        PJESA E DYTE
        Zbulohen pronat multimilionshe te Ermal Hoxhës në Oslo dhe Neustad (doli se ishte tjeter person)

        Sipas të dhënave të një kompanie të huaj, Orbis Information, Ermal Hoxha nipi i ish-dikatorit, i arrestuar për dosjen e laboratorit të kokainës rezulton të jetë aksioner në tre restorante, dy prej të cilave, me seli në Neustad të Gjermanisë dhe restoranti i tretë në Norvegji.
        Referuar dokumentacioneve të siguruara nga kompania ndërkombëtare“ Orbis” Ermal Hoxha është regjisturar si bashkëaksioner në restorantin “Pizza Paradaies” në Neustadt të Gjermanisë, ku xhiroja vjetore rezulton të jetë 13 milionë dollarë. Kompania është themeluar në vitin 2012 me bashkëaksionerë Ermal Hoxhën dhe Vojsava Tagën dhe situacioni financiar i refereohet veprimeve bankare të fund dhjetorit 2014, pak ditë nga operacioni policor për arrestimin e rrjetit të prodhimit të kokainës, e njohur si dosja “Xibraka”, citon Tv Channel One në Shqipëri.
        Po në këtë qytet, Hoxha ka një tjetër restorant me emrin “Zur Bruecke”. Restoranti është hapur në 2008 dhe bashkëaksioner ka Mathias Glatte. Por në dokumentet e siguruara nga kompania “ Orbis”,Channel One zbuloi se Ermal Hoxha ka blerë 100 për qind të aksioneve në janar të 2014-ës. Në këtë restorant xhiro vjetore është 1 milionë dollarë.
        “TëinS Restourants”, ose restoranti binjak është biznesi i tretë me pronar Ermal Hoxhën me rezidencë në Moss të Norvegjisë.
        PJESA E TRETE
        Sali Berisha Parku i makinave të baronit të drogës Ermal Hoxha nipit te diktatorit Stalinist:
        TIRANE 21 JANAR 2015 (NJE VIT ME PARE) NDIQENI ME KUJDES CFARE MONTAZHI TE NDYRE KA BERE SHTRIGU BERISH
        Berisha postoi dje disa foto makinash luksoze, duke komentuar se bëhej fjalë për parkun e makinave të “baronit të drogës Ermal Hoxha”. “Parku i makinave të baronit të drogës Ermal Hoxha ka rreth 20 vetura luksi me çmim nga 60 – 170 mijë euro copa” thuhej në statusin e Berishës. Në njërën prej fotove të postuara prej tij ishte edhe ajo e sportistit Kastriot Kukaj, i vrarë në tetor të vitit 2013, në Pejë, ku kishte dalë rreth tre vite më parë me makinën e tij tip-Hammer. Fotoja është parë nga kosovarë të shumtë, të cilët kanë telefonuar menjëherë familjarët e të ndjerit. Kushëriri i parë i Kukajt, Mendrit Berisha u shpreh për gazetën “Shekulli” se botimi i fotos së të ndjerit nga Sali Berisha, duke e cilësuar si baron droge është i turpshëm. “Kastriot Kukaj është djali i hallës sime dhe prej tetorit të vitit 2013 nuk jeton më. Makinën, të cilën Berisha e ka hedhur në Facebook, është e djalit të hallës sime dhe së bashku e kemi sjellë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot e që ka hedhur ish-kryeministri i Shqipërisë është e jona. E kemi marrë në Amerikë. Kjo që Berisha ka bërë është e turpshme”- rrëfeu Mendrit Berisha.

        Mendrit një nga fotot që Sali Berisha ka hedhur në Facebook është kushëriri juaj. Cilaështë lidhja juaj me komentin e bërë nga ish-kryeministri?

        Jemi habitur dhe shqetësuar shumë nga ai status. Ajo makinë nuk ka asnjë lidhje me ato që shkruan Sali Berisha. Si mund të hedhë ai foton e një të ndjeri në “Facebook”, duke komentuar gjëra pa lidhje?! Në njërën nga fotot që Berisha ka hedhur është e Kastriot Kukaj dalë në makinën e tij tip Hummer. Këtë makinë unë dhe Kukaj e kemi sjellë disa vite më parë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot që ka hedhur Berisha është e jona, e kemi sjellë gjithashtu nga Amerika.

        Si mendoni, nga kanë dalë këto foto?

        Berisha i ka marrë këto foto nga profili në “Facebook” i një servisi makinash në Tiranë, ku ne kemi lyer disa makina. Ky servis i publikon fotot për t’i bërë reklamë punës së tij.

        Ku ndodhen tani këto makina?

        Makina tip-Hammer kabriolet, ku ka dalë në foto Kastrioti, e mbajmë si kujtim prej tij në garazh. Gjithashtu kemi edhe makinën tjetër që e ruajmë ende. Ato janë makina të blera me paratë që familja e Kastriotit si dhe vetë ai i kanë siguruar nga puna e tyre. Familja Kukaj është familje sportistësh, familje e nderuar dhe nuk ka lidhje me baronë drogash.

        Mendrit jeni ndjekës të profilit “Facebook” të Sali Berishës?

        Jo. Gjatë ditës së sotme (dje) më kanë telefonuar mbi 30 persona për të më treguar se Sali Berisha ka publikuar foto të Kastriotit. Kur pashë statusin u trondita. Kastrioti nuk jeton më dhe foto e një të ndjeri nuk mund të publikohet në ato rrethana. Kastrioti u vra 12 tetor të vitit 2013 në Pejë gjatë një atentati të ngritur një tjetër personi. Rastësisht djali i hallës sime ndodhej në të njëjtin lokal ku i krye atentati dhe u godit nga disa plumba, duke gjetur vdekjen. Kjo ngjarje ne si familje na ka shkaktuar shumë dhimbje. Mua personalisht më ka lënë me pasoja. Tashmë kur shikoj që fotot e Kastriotit publikohen me komente që nuk kanë lidhje me të na irritojnë pa masë.

        Reaguat për këtë status?

        Po, menjëherë shkrova një koment poshtë statusit të Berishës, por ai u fshi. Më pas telefonova në numrin e bërë publik në faqen e Facebook-ut të Berishës, por nuk u përgjigj askush. Doja të flisja vetë me Berishën.

        Çfarë do t’i komunikonit Berishës?

        Do t’i thosha se gjesti i tij është i turpshëm. Është turp i turpeve. Këtë gjest nuk do të bënte asnjë çun rrugësh dhe jo më një ish-kryeministër si Sali Berisha. E theksoj, të publikosh foton e një të ndjeri, për diçka që nuk ka të bëjë me të, është një turp i madh.

        Statusi i Berishës

        Parku i makinave të baronit të drogës Ermal Hoxha ka rreth 20 vetura luksi me çmim nga 60 – 170 mijë euro copa! Të dashur miq, avokati Asad, pas seancës gjyqësore të Ermal Hoxhës, organizatorit kryesor të grupit të kokaineës, bandës së “Partisë Hakmarrja për Drejtësi”, menaxherit të uzinës më të madhe në Ballkan jo të nitratit, por të kokainës, ju deklaroi shqiptarëve se klienti i tij ishte një i papunë, i pastrehë dhe për pak sa nuk i shkau goja të thoshte se ai kishte vetëm 3 mijë euro kursime (fiks sa miku për kokë i prindërve të tij, Edvin Kristaq Rama). Për të faktuar pretendimet publike të avokatit Asad, policia e partisë po bën gjithçka për të ndihmuar në zhdukjen e provave. Kështu, Policia e Partisë po fsheh parkun e baronit të varfër të drogës Ermal Hoxha në Durrës prej 20 autoveturave luksoze me çmim nga 60 – 170 mijë euro secila. Në fotot poshtë keni disa prej tyre që dëshmojnë se sa i varfër është në të vërtetë klienti i avokatit Asad! Partia Siçiliste është në këmbë për të nxjerrë Ermalin viktimë politike të Berishës, siç e quajti Zonja e Zezë në deklaratën e saj!! Sb

        Duro: Asnjë makinë e Ermalit, kam lyer edhe makinat e Berishës

        Pronari i servisit ku janë lyer të gjitha makinat, që Sali Berisha publikoi në profilin e tij në “Facebook”, si makina të nipit në Enver Hoxhës ka reaguar duke shpjeguar se asnjëra prej tyre nuk është e Ermal Hoxhës. Armand Duro tha dje për ‘Shekullin” se Berisha ka marrë disa foto makinash nga profili i këtij servisi në Facebook dhe i ka botuar ato. “Fotot e makinave që ka publikuar Berisha janë marrë nga profili i servisit tim. Berisha e ka quajtur parku i makinave të baronit të drogës servisin tim, gjë e cila më ka shqetësuar pa masë. Unë kam ngritur servisin tim me ndjersë para gjashtë vitesh pranë Unazës së Re në Tiranë. Duke punuar me djersë në këtë servis hanë bukë 10 familje. Asnjëra prej makinave që Berisha ka publikuar nuk është në pronësi të Ermalit. Në njërën foto është një makinë tip “Masserati”, e cila është në pronësi të një personi i cili merret me tregti ullinjsh. Një tjetër është e Vali Corleones nga Kosova. Mbase mund të kemë lyer ndonjëherë ndonjë makinë të Ermal Hoxhës nëse ai e ka sjellë në servisin tim nga dikush tjetër pasi vetë Ermalin nuk e kam parë asnjëherë në servis. Në njërën nga fotot e publikuara nga Berisha është një makinë Ferrari për të cilën e di që bashkëshortja e Ermalit, Rezarta Shkurta ia mori me qira dikujt që unë e njoh për të bërë një videoklip”- u shpreh Armando Duro, pronari i servisit. Ai theksoi se në servisin e tij ka lyer makina të shumë personazheve VIP. “Në servisin tim janë lyer edhe makinat e Berishës. Truprojat e tij kanë sjellë disa makina tek unë për t’i lyer. Gjithashtu kam lyer makinat e ish-ambasadorit amerikan Arvizu, të deputetëve, biznesmenëve. Para një muaji kam lyer makinën e ambasadorit gjerman. Unë nuk pyes askënd se ku i gjejnë lekët për t’i blerë këto makina. Në i bëjmë ato të bukura dhe ata na paguajnë dhe kjo është marrëdhënia jonë me pronarët e këtyre makinave. Berisha i ka marrë fotot nga “Facebook”-u i servisit tim ku unë publikoj foto makinash luksoze pasi i kam lyer, me qëllim që t’i bëj reklamë servisit. Nuk e kuptoj lidhjen e këtyre fotove me komentin e Berishës. Unë kam lyer edhe makinat e lazaratasve, por nuk i kam pyetur se ku si i kanë blerë makinat. Tek ne vijnë persona nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi”-u shpreh Armando, duke shtuar se punon me djersë dhe servisi i tij nuk mund të cilësohet se park baronësh të drogës.

        pra thjesht:
        mos burgosja e THRILERIT BERISHE eshte menyra me e keqe e dipllomacise euro-atllatike per te ringritur enver hoxhen pertej kufirit te legjendave….hallal e kishit dajakun e enverit si per keto palo-malsoret por dhe keto porno-ambasdoret

    2. errmal says:

      O Sali PSIKOPATI,O Sali muti PD : Nuk të pjerdh më njeri ty,Lulin dhe Mediun se që të tre jeni Hajdut dhe vrasës.

    3. errmal says:

      O Sali PSIKOPATI,O Sali muti PD : Nuk të pjerdh më njeri ty,Lulin dhe Mediun se që të tre jeni Hajdut dhe vrasës.

    4. Bushi says:

      Shullazi! ashtu eshte.Saliu shikon endrra me sy hapur.Nga semundja qe ka me depresionin,i shpifen halucinacione.Gjynah mos ja vini re te shkretit,se ai po mbaron menderisht.

  2. fshatari says:

    Eh mor Saliqen berisha qe na u bere peshqesh mor psikosemundje shpellash

  3. Dardania... says:

    Shkrim i bërë me b…ë,nga Me..re fizi…Ky njeri gazetar u bë më i tmerrshëm se vetë berisha…Po piu merua kafe me klementin…pra,gjithçka që thuhet rreth tij qenka Gënjeshtër me bisht…Merua na del njeriu më i pastër dhe më i drejtë në shqipëri..Shumë po ja bën qejfin vetes o Mero…Fillove të bëhesh më keq se doktorri..Ai të paktën i ka dhënë disa këshilla mjekësore dikujt dikur…dhe,ka lexuar mjaft libra…më në fund vrau dhe disa njerëz…dhe…Dhe u çmend…Po ti çfarë ke bërë o i Zi…?!..Ah poEdhe ti,shpif dhe vjell vrer ndaj çdo kujt që ty nuk të pëlqen…Thash e theme…tip Meroje….!

    1. logjika says:

      Po pse o Dardania te shqeteson se Mero ka pire kafe me “Klementin”? Mero eshte gazetar dhe informon qe ka pire kafe me “Klementin” Ka ndonje gje te keqe ketu? Po pse ore jeni bere te gjithe katran nga shpirti, kriminele nga mendja genjeshtar si Saliu nga veset…..

  4. ela says:

    Mir mo Mero shkruan shum mire,po me fal a ka shqiperia ndonje BURRE qe ta qeroj kete qelbesiren? nuk them se eshte opoizitar dhe duhet te zhduket,po me vjen cudi me zerin e mekur te PS qe nuk i pergjigjet njeri ketij,ky nuk ben politik, ky eshte si grua e keqe fshati kur lajne rrobat ne krua,qe shikon si lajne leveret grat e tjera kur vete e ka govaten plot me rroba te palara, mendoj qe ky Sali qelbesira me leket qe e ka rrjep kete popull ka pagu ata politikane te huaj,dhe nuk ka mundesi qe si i tille dhe e lene te flas si meqene k , , ,vetem nje gje jam e sigurt do e kete jeten shum te gjate se kur ska burra ta dergojne atje ku duhet,dhe zoti nuk e do se ngateron boten e pertejme,dhe ndeshet me ata qe ka vrare.ky vend perfundimisht eshte i mallkuar.djalli vertet paska qene ne malet e tropojes,gjynaf per ata tropojane qe vertet jane fisnik,se per trima nuk mund te them se deri sa Saliu vrau dhe preu ter Tropojen

  5. aqif tahipi says:

    Qivrym apo vrymqi ??? Kjo eshte ceshtja ta @ish a mos ta @ish vrymen . Perdite e me teper po me krijohet bindja se lideret e te djathtes shqiptare nuk kane aftesi te tjera vec genjeshtres ,mashtrimit te opinionit publik ,populizmit te shfrenuar .Ne Shqiperi , me sa duket ushtrimi me i veshtire demokratik ka per te qene rikrijimi i te djathtes reale .

  6. EMIGRANTI says:

    Kure do jete ajo dite qe dote ngordhi ky qen plak, qe ngateron nje popull te tere, qe leh si qen , e spushon dote, perdite, duke shpifur, genjyer shqiptaret. Kame lexuar me pare , qe ka mbi 10 padi penale, ne prokurori, pore llalla qe eshte bere gjize, ska hapur asnjeren prej tyre. SHpresojme qe mbase miratimit te rreformes, te filloi zbatimi i saje duke filluar nga ky moster qe sla politikan kundershtare, mashkull e femer, nene e babe, grua dhe moter , pa e pergojuar, me fjalet me rrugacerore. SHpresoi qe edhe Balili, ta padite kete moster te felliqur, qe na ka mezitur me keto shpifje e maskaralleqe qe nxjere per dite ne shtyp. Ju lutem redaksive te gazetave, te mose botojne marezite dhe ndyresirat e keti te mari.

  7. bobi says:

    Mero nuk te kuptova qe vertete ne sarande apo ja fute kote. Po pate qen dhe nuk ke gjetur foto te klemendit me saliune do te thote qe nuk ke qen ne sarande, klemendi ka qen sponorizuesi i pd ne sarande kete e di cdo sarandjote. Dhe saliu ne kohen kur bente fushate ne sarande ka takuare klemendin dhe kane foto bashke.

  8. teli says:

    Mero je gabim shume.Rri larg ca gjerave se nuk e meriton.Ti je njeri i mendjes.Per inat ta Sali Berishes mos i kalo ca vija te kuqe qe nuk shkojne me profilin tend si publicist.Se escobaret vene por nuk vijne…

  9. sala stalla says:

    Ky sala ka lindur i pjerdhur,por tani ka pjerdhe fare c’merreni me nje psikopat,lexoni ndonje gje qe te kete vlere,varjani ketij psikopati.

  10. luan saliko says:

    A mban pergjegjesi ligjore ky Sali berisha per shpifjet qe ben?

  11. LORA says:

    E kane zene konvulsionet e 11 gushtit;sia del dot Donald Lu-se dhe Romana Vllahutin-it e kapet si qen zgjeps ne nevoje halucinante per Klement Balilin.Ne fakt ky eshte me shume nje rast per gajasje,se per te prish gjakun
    Neser,neser avazi.

  12. MeroGopi says:

    Po ti pse nuk shkruan ndonjë rrjesht për atë çunak të mjerë në Sharrë nga biznesi vdekjeprurës i Erjon Velisë???!!!

  13. Z .mero base Kam nje propozim per ju.dua Te dije kush ishte pergjegjes per ngjarjet e vitit me Te zi ne historine e shqiperise populli qe kerkonte largimin etij apo berisha.kush do paguaj miliona dollar humble qe u shkaktuan.

  14. Petro says:

    4 hotele, bare dhe restorante=biznesmen… Reforma ne drejtesi s ka per t u bere kurre nga te kuq te konvertuar ne te gjitha ngjyrat e ylberit me urdher nga lart.

  15. keli says:

    nuk ke thene ndonje gje te re, po ne kohen e saliut me ke pije kafe ???????????????????

  16. pro.... says:

    ..Berisha eshte magneti ,qe sa here leviz ,leviz edhe spektri {!!},qe eshte formuar rreth tij..gjithmone me i dobet dhe me i pabesuar..,pasi njerezit jane zgjuar dhe hedhin hapin me kujdes.

  17. dudushi says:

    biznesmen ne Shqiperi:

    te pakten 4 hotele, bare dhe restorante te bera duke shitur qepe dhe domate.

    shkon dhe u hakerrehet njerezve qe bejne plazh ne qef te tyre (mire qe ra ne syleshe, po pse nuk ja bene turinjte pershesh ata tropojanet).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje