Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Dibrës, më shumë se sa një test elektoral, do të jenë një test për aleancat e ardhshme politike në zgjedhjet e vitit 2017. Partia Demokratike i ka kushtuar një rëndësi të veçantë fushatës, duke çuar aty një deputet dhe ish-zyrtar të lartë të qeverisë “Berisha”, Sherefedin Shehu. Shehu është ndoshta profili më i lartë politik që PD ka ka kandiduar në zgjedhjet lokale, pas ndryshimit të ndarjes administrative.
Nga pikëpamja elektorale, Dibra ka qenë një bastion i PD, e cila ka fituar aty Bashkinë prej vitit 2003 dhe e ka humbur në vitin 2015 me një rezultat të ngushtë, falë koalicionit të gjerë të Partisë Socialiste .
Për këtë arsye, këto zgjedhje më shumë se sa test elektoral, do të jenë një test politik, për të kuptuar nëse koalicioni i vitit 2015 është ende gjallë apo jo.
Gjithë vëmendja është përqëndruar tek mënyra se si LSI do të funksionojë në këtë fushatë.
Pas zgjedhjeve të vitit 2015, LSI pati kontestime për sjelljen e Partisë Socialiste në Bashkinë e Pogradecit, Lezhës dhe Mallakastrës, ndërsa lavdëroi sjelljen e Partisë Socialiste në Berat dhe Gjirokastër.
Por prej një viti kanë rrjedhur shumë ujëra, dhe koalicioni nuk është më në ditët e tij të mira. Dhe kur flitet për Dibrën, shtohet dhe një lloj mërie që krerët lokalë të LSI në Dibër kanë pasur për kandidaturën e ndëshkuar, Shukri Xhelili.
Për të gjitha këto arsye, zgjedhjet janë shumë të rëndësishme si një test i funksionimit të koalicionit qeveritar.
Situata elektorale në Dibër është tradicionalisht në favor të PD, dhe me kandidimin e Sherefedin Shehut, bashkohen dhe dy klanet kryesore të PD në Dibër, që ishin në fakt të përçara në zgjedhjet e shkuara.
Kështu që mbetet të shikohet nëse Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, do të gjejnë dot një kandidat për të cilin të bien dakord që duhet ta mbështesin pa prapaskena dhe nëse ato do të funksionojnë si koalicion, apo jo.
Po ashtu, mbetet të shikohet fuqia elektorale e partisë së Shpëtim Idrizit, e cila ka marrë një rezultat inkurajues në zgjedhjet e fundit në këtë Bashki.
Por, kryetesti mbetet raporti PS-LSI. Ky raport duhet të jetë perfekt, që t’i japin shanse fitores së Bashkisë. Nuk është se fitorja apo humbja e Dibrës krijon ndonjë problem në hartën e epërsisë mes të majtës e të djathtës, që aktualisht është 45 me 16, por është një test i mirë, për të parë se si do të shkohet në zgjedhjet e vitit 2017. Dhe pse jo, si do shkohet edhe drejt vjeshtës politike, pas një muaji.
Ne zgjedhjet e 2017 shkohet me Ilir Meten ne burg. Drejtuesit e PD-se dhe PS-se duhet ta kuptojne qe Iliri nuk ju jep por u merr pushtet. Nje marreveshje mes dy forcave kryesore ne vend i jep fund historise Meta.
dibra me mire ti ngelet pd-se. per çfare duhet dibra? ç’interes mund te kete njerezimi per dibren?. lerjani sherefedinit ta gezoje e ta trashegoje. kur njerezia ve kapistallin ne sy, dhe nuk shikon ç’behet ne dynja, me mire mos i nga. leri me pd qe te kene shume akses ne zhvillimin e tyre. nuk eshte me te dhene, eshte me te thene. ata duan te jene bastioni sales e i mulit, po leri me ta. as mos u lodhni fare. keq me vjen per ata qe kuptojne e duan te ndryshojne rrjedhen, po per fatin e tyre te keq jane ne minorance. duket se dibra dhe nje pjese e veriut, fatkeqsisht kane lidhur kontrate te perhershme me sali berishen. te ndodhe si te ndodhe, po kontraten nuk e prishim. sa per testin qe mero i ben nje analize, ky nuk mund te quhet vertet test. sepse nuk ndodh ne kushtet normale te nje bashkie. rasti i shukriut per menyren si u be dhe si u trajtua , do kete efektin e kundert. them efektin pasi njerezia mendon ceket e pa pergjegjshmeri. madje mund te shkohet aq poshte sa mund ta njesojne ps me shukriun. per fatin e keq, nje pjese e popullates nuk e ka ngritjen qe te peshoje e arsyetoje me gjakftotesi. njerezit i kap emocioni i çastit, e per ta mund te behesh armik. prandaj edhe nuk jam i mendimit qe te isistohet ne marrjen e dibres. lerini njerezit ti gezohen dufit e gjuetise se shtrigave. kur te ulen e te shohin televizor se ç’ben veliaj ne tirane, e ç’ben ai tjetri ne vlore apo durres, elbasan apo berat, do ta kuptojne se nuk ishin breket e shukriut qe i lane pa sherbime e investime. do ta kuptojne se klithmat e shqupit per linçime njerezish, nuk sjellin trotuare, kopshte e parqe. lerjani pra sherefedinit. vete dibranet do dine si te reagojne.
dhelpra kur nuk arriti te kape rrushin tha: lereni se eshte i papjekur, kjo eshte fabula o ti i shqip
aaa ce pyt, rrush i madh atje ne diber. gjithe mileti dibran ka zbrit ne bathore.merreni se nuk i hyn ne pune askujt.
o keli , po nuk e kupton ironine e batutave? po ç’rrush thua mor kel. rrushi i pd eshte thartuar me kohe. po e perseris; eshte e kote te insistosh per te marre nje bashki. vete dibranet do dine ta bejne diferencen. ne mos tani qe jane zhgenjyer nga nje individ si shukriu, me vone do ta bejne vete korrigjimin. me pd asnje bashki nuk e pa piken e hajrit. per ta zhvillimi me i madh eshte te zene lulishtet me kioska. e ta bejne vendin si kandahari.
Pavarsisht asaj qe ndodhi me bashkiakun e par PS Duhet ta fitoi prap kete Bashki PS ESHTE SHPRESA PER SHQIPERIN
Pavarsisht asaj qe ndodhi me bashkiakun e par PS Duhet ta fitoi prap kete Bashki PS ESHTE SHPRESA PER SHQIPERIN PO PO
Pasi vodhi sa mundi parate publike kur ishte zv minister i financave permes tenderave dhe ndikimeve korruptive shero katunari qe mban era zhul dhe i palare ka vendosur te rrjepi edhe parat e bashkise se helbete deputetlliku nuk sjell leke kur je ne opozite. Akoma me te njejtat fytyra te neveritshme te korruptuara sa majtas djathtas do vazhdoje te qeveriset ai vend ?
Ndodhta ky Sherefi nuk i ka breket me brime si Shukriu, por celularin ne kazinone e Tajvanit e ka harruar nje here. Keshtu qe, nese dibranet do te zgjedhin kete Saliun prej Dibre per kryetar bashkie, me siguri ai do ta ndertoje edhe atje nje kazino.
nuk ka lidhje fare zgjedhjet ne diber, me koalicionin
e para:
zgjedhjet zhvillohen pas nje traume qe pesoi partia socialiste me breket e shykriut
e dyta,
keto zgjedhje zhvillohen kur vete partia socialiste eshte me e percare se kurre brenda vehtes
dhe e treta varferia, korrupsioni dhe krimi jane ne kulmin qe ka patur shqiperia ne keto 25 vite, pra merro mos u merr kot a duhet rama-meta apo jo, ata duhen kur eshte fjala per pushtet dhe nuk duhen kur nuk ndahen mire fitimet
Sinjal i qarte qe PS eshte dorezuar ne Diber.Ky shqip, sigurisht eshte dibran dhe funkonar i PS.I di mire gjerat atje.Me pelqen snqeriteti i tij.Po nje fitore e se djathtes nuk eshte edhe me pak rendesi.
ore manjiak. u mundova te jem i permbajtur me ty. po e shoh qe e paske te komlesuar jeten. problem i madh ky i yti. more petro, nuk do ta kisha per turp te isha dibran. as funksionar i ps. po ti mor lumadh vuan shume me sa duket. me vika keq , seriozisht. po te tregoj dike qe te shkundesh. ishte nje fare shaban qosja ne tirane. e dinte qe e ngacmonin. dhe kur ndonjeri e anashkalonte dhe sillej indiferent, ky boti shkonte krruhej vete. po me i spikatur se personazhi yt, s’me kishin zene syte qe pas 90es. s’ke ç’i ben, vesi fitohet me mund e djerse. pergezime dhe urime per partine e shpellareve.
nje artikull pambarimisht zhgenjyes..
kujt I kujtohet mars-prilli 2013 kur guri I peshores ( lexo koqja e kandarit) shkon takon saliserbin ne zyre dhe I thote qe po iki nga koalicjoni dhe u ndane me duar ne qafe..
pra LSI ndahet nga PD pa shkrepur asnje pushke..asnje kapsolle..bile asnje lloj kritike….prandaj duhet te pyesim:
Kush ishte ai Arvizu qe I dha urdher te linte saliserbin dhe te bashkohej perkohesihst me Ramen..per te bere komedine e 1 miljon shuplakat e 23 qershorit..
Kush do jete ai Donald lu I rradhes qe do ti jape urdher KOQES KANDARIT ilirmeta te kaloje perseri djathtas sipas formulave qe perdoren ne vendet koloniale apo republika bananesh..
NUK E KE VERE I NDERUAR MERO QE REFORMA E DEKRIMINALIZIMIT DHE AJO E DREJTESISE KA NXJERRE JASHTE LUFTIMIT DHJETRA DEPUTETE..KRYEBASHKIAKE DHE ZYRTARE TE PS..DHE ASNJE TE PD..
a nuk e kupton qe strategjia e 2017 e Donald lul bashes eshte:
EDI RAMA IK
LUL UDBASHI HAJDE…
””””””””””
KONKLUZION:
KURRE NUK KA PATUR KUALICJON PD-LSI..APO PS LSI..por ilir meta eshte nje koqe kandari per ta kaluar Donald lul basha nje here majtas dhe nje here djathtas…pra
votimet e dibres dhe me vone ato te 2017 nuk jane votime te shqiptareve por thjesht si nje skedine futbolli 1X2
dhe dihet kush eshet bossi I saj ne nje republike ambasdoriale si e jona…ku nje kriminel si lul berisha pasi ka vrare shqiptare te pafajshem po shurron jetimet & viktimat e tij me bolet e Donald luse dhe edi rames…
I ke marre ilacet??