“War Dogs” është filmi më i ri i Hollivudit, i cili prek një nga historitë më të dhimbshme që ka shkaktuar korrupsioni në historinë e Shqipërisë, përfshirjen e familjes së Kryeministrit në biznesin e armëve dhe vdekje njerëzish të pafajshëm, për shkak të zullumit për të fituar me çdo kusht.
Filmi ka në qendër trafikun e fishekëve kinezë drejt Afganistanit, të blerë dikur nga ushtria shqiptare prej Kinës. Një kompani amerikane kishte fituar tenderin për këtë punë në SHBA dhe gjatë rrugës, sekser i saj në Tiranë, u bë i biri i Kryeministrit, i etiketuar në libër dhe film si “sypeshkaqeni”.
Filmi nuk duhet parë për gjëra që nuk i dimë. Ne dimë më shumë se çfarë ka filmi, dhe nuk na ka ardhur aspak për të qeshur me atë që ka ndodhur. Por filmi duhet parë për të kuptuar diferencën mes një vendi perëndimor dhe kryekampioni të lirisë, si SHBA, dhe një vendi të nënshtruar nga mafia dhe korrupsioni si Shqipëria.
SHBA nuk humbi asgjë nga tregtia e armëve nga Shqipëria. Dy djem të papërgjegjshëm amerikanë, për pak fitime më shumë, i ranë shkurt në Shqipëri. Nxorën nga loja nënkontraktorin e tyre Kosta Trebicka, për shkak se ua kërkoi grupi i banditëve të djalit të Kryeministrit, e çuan për gjah dhe e vranë diku afër Gramshit, dhe vazhduan biznesin e tij.
Kur SHBA konstatoi se po shkeleshin ligjet e shtetit amerikan, ndërpreu kontratën, burgosi dy djemtë dhe tani ka bërë dhe film, për të mos e harruar këtë gjë.
Ky është vendi i lirisë, që nuk ka imunitet ndaj korrupsionit, por nuk ka asnjë shans ta tolerojë atë kur përballet me ligjin.
Tek ne ndodhi e kundërta. I biri i Kryeministrit, disa muaj para këtij biznesi, kishte nisur një biznes vdekjeprurës në Gërdec. Ai kishte ndihmuar Mihal Delijorgjin të rihapte zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes përmes Fatmir Mediut, për të marrë një kontratë fitimprurëse për demontim armësh të kalibrit të madh. Me arrogancën e njeriut të Familjes në pushtet, ai rrafshoi disa kapanone, mensa, e ambulanca në Divizionin e Gërdecit, ndërtoi një fabrikë me llamarina, futi aty brenda rreth 250 punëtorë dhe filluan në kushte mesjetare, të bëjnë një nga operacionet më të rrezikshme logjistike për demontim armësh në zemër të nyjes më të madhe të Shqipërisë, 5 km larg aeroportit dhe 16 km larg kryeqytetit.
Ndërkohë që ata po demontonin armët dhe po bënin planet e fitimit, vjen biznesi i dytë i tyre, kompania amerikane që kërkonte fishekë për Afganistan. Nënkontraktori i tyre Kosta Trebicka që do prodhonte kuti kartoni, ishte një pengesë nëpër këmbë në Aeroportin e Rinasit, pasi do të bëhej dëshmitar i biznesit tjetër të të birit të Kryeministrit. Ndaj banda mori vendim që dhe biznesin e Kostës, ta bënin ata në Gërdec. Dhe ashtu bënë. Kosta u dërgua për gjah, dhe ata i morën biznesin.
Papërgjegjshmëria, tahmarqarllëku dhe arroganca e pushtetit bënë të vetën. Gërdeci, biznesi i tyre i parë shpërtheu dhe la të vdekur 26 vetë, mes të cilëve dhe burrin e tezes së Shkëlzen Berishës, ndërsa kontrata e dytë u ndërpre, sapo amerikanët panë që kishte shkelje ligji.
Në shtetin shqiptar nisi një proces hetimi dhe ndëshkimi për vrasjen e 26 vetëve dhe përfshirjen e zyrtarëve shqiptarë në shkelje ligji.
Prokuroria nuk mori asnjë ditë dhe asnjë herë të pandehur Shkëlzen Berishën, edhe pse gjurmët e gjakut ishin të qarta dhe të çonin në shtëpinë e Sali Berishës. Ai diktonte ministrat si të bënin “Memo”-t dhe relacionet për vendimin, hynte e dilte 42 herë për një muaj në zyrën e Fatmir Mediut, i kishte deleguar shokut të ngushtë dhe ortakut në hije të bizneseve të veta, Selmanllarit përfaqësinë e firmës amerikane, dhe ishte personi i parë që kontaktoi Delijorgji, pas tragjedisë, pasi foli me gruan e tij. Por nuk u thirr as si dëshmitar, as si person në dijeni dhe jo më si “pronar real” i biznesit. Shkaku ishte se drejtësia u vendos përballë sulmeve të egra të Sali Berishës, i cili i shpalli luftë Kryeprokurores dhe Presidentit të vendit, u shpalli luftë gjyqtarëve që kishin në dorë çështjen duke i kërcënuar me hapje dosjesh, dhe arriti të shpëtojë pa u prekur nga kjo histori. Familja e tij, me një arkivol të shtuar nga kjo histori, erret e gdhihet mbi një krim, ku ka 26 viktima, mes të cilëve dhe baxhanaku i Sali Berishës, por në paturpësinë e tyre, ata shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe thonë “shpëtuam”.
Drejtësia shqiptare nuk bëri dot asgjë. Jo vetëm për Shkëlzenin, por as për Fatmir Mediun. Prokuroria kërkoi gjashtë vite burg për të, por Sali Berisha e mbrojti me imunitet dhe nuk lejoi të rihapej çështja, në shkëmbim të heshtjes së tij për Shkëlzen Berishën. Nuk e di sa i qetë do të jetë ky njeri derisa të vdesë, por me 26 të vdekur në ëndërr çdo natë, sado budalla të jesh, minimumi çmendesh.
Media shqiptare me disa përjashtime të vogla nuk bëri dot asgjë, përkundrazi i shërbeu shpesh mjegullnajës së atij krimi. Disa gazetarë që tentuan t’i shkonin të vërtetës në fund u linçuan publikisht nga Berisha. Letërsia dhe kinematografia shqiptare nuk ka bërë asgjë dhe nuk pritet të bëjë.
Kujtesa historike e shqiptarëve, është aq e rëndomtë, sa kuformat e grave të zhveshura dhe të djegura të Gërdecit, tani i imagjinon të veshura me brekët e shtrenjta që shet Armina, e dashura e Shkëlzenit, dhe nuk u duken keq.
Ky film duhet parë pikërisht për këtë arsye. Për t’u ndërgjegjësuar se si i falim krimet, si heshtim për to, si i falim kriminelët dhe si i rivlerësojmë ata, duke harruar gjakun dhe baltën ku janë varrosur viktimat e trye dhe duke u jargepsur pas faktit që i njëjti njeri që ka vrarë, ka dhe një të dashur që shet brekë të shtrenjta.
Mjafton kjo, për të treguar sa rëndë është Shqipëria dhe ku është diferenca jonë me Perëndimin. Ky film vlen vetëm për kaq. Dhe kaq është shumë. Është aq shumë, sa në çdo vend normal, autori i krimit, në mungesë të gjykimit, ose do kishte vrarë veten, ose do ta kishin vrarë. Këtu nuk ka as gjyq, as të ndëshkuar, as vetgjyqësi dhe as të turpëruar. Këtu ka vetëm të vrarë prej këtyre veseve. 26 vetë në këtë rast!
Epo një film komik për një tragjedi të tillë si ajo e gërdecit, zor se të bën të qeshësh.
More Mero po nese Kosta Trebicken e paskan vrare dhe Amerika eshte shtet i madh perse u dha dy 20 vjecareve nje kontrate 200 milione dollareshe dhe me pas eksperti FBI erdhi e tha qe vdekja e Trebickes ishte aksident ?
Edhe ketu tek ne u denuan njerezit per Gerdecin, por jo peshqit e medhenj. Edhe ne Amerike burgun per kontraten 200 milioneshe e bene keta pocaqite dhe jo peshqit e medhenj.
Mos u ngaterro me fjalet e tua se u eshte bere truri Gerdec ngaqe e keni dhjere ne cdo gje qe beni mendoni se do ju shpetoje Gerdeci, por e keni gabim. Ne 2009 Berisha nuk humbi prej Gerdecit por fitoi zgjedhjet. Ne 2013 Rama nuk fitoi prej Gerdecit. Keshtu si po qeverisni zgjedhjet e ardhshme do jene nje Gerdec per ju.
To qenke I pjerdhur nga trite ore bir. Shko kullos lopen.
Tani qe doli filmi spaska lidhje me Gerdecin, organizata Baze e PS na fton te kujtojme Gerdecin teksa shohim nje komedi. Pika qe su bie.
Peemtimi i edit ishte se do ti shkonte kesaj ceshtje deri ne fund duke rianalizuar shkresat qe kishte lene pushteti kriminal i saliut. Kane kaluar me shume se tre vjet dhe asgje nuk eshte bere pervec perkujtimeve te ndyra dhe bajate qe ben edi me familjaret cdo 21 janar.sa per delijorgjin ai vazhdon te ndertoje dhe ta pasurohet me pallate te reja tek ish nshraku …. Po keahtu para jo keq ka bere edhe fatmir medihoxha droga, pa harruar ketu familjen dhe djalin e berishes qe nga ai biznes vrases kane vjedhur miliona dillare. Ky eshte paradoksi yne dhe po nuk u dha drejtesi per kete ngjarje shqiperia do te vazhdoje te perpelitet.
O Gani o derëzi; po çfar të bëjë EDI RAMA kur Sakatnishani i mender Presidencës dhe i mender Këshillit të Lartë të Padrejtësisë, Dhalla i mender Prokurorisë, Zagarnjori i mender Gjykatës së Lartë dhe tërë gjingjonërat e gjykatave janë ushtarë kamikazë të Sali Kriminelit?
A e shef ti o mendjefyçkë se këta nuk po e pranojnë Reformën në Drejtësi?
Po i shkon deri ne fund Gani. Deri te breket e Armines..
Aty e kane kapur drejtesine, prej bishti
Ju po na thoni qe tek ky vend demokratik dy karagjoze amerikan fituan tenderin per te furnizuar me arme dhe municione ushtrine.Po kush i ha keto.Ju mendoni se pas tyre nuk qendron askush ne pentagon.Ky afar eshte i qelbur nga te dya anet. Per kopene e pushtetareve tane te koruptuar jam i bindur qe ka paze mbeshtetje nga pentagoni.Sali kafzha ka qene i sigurte qe nuk do ta gjente gje.Mjere ata humben jeten.5
Mero je bere si Kar-lo Bole-ino ne mbrojtje te Edushkes. Te ka mbetur te shkruash edhe nje “instant Book” si Kar-lo Bole-ino!!
Zeni duarpergjakur vertet nuk ishte as deshmitar ne sallen e gjyqit te Gerdecit, por as Patrik Henry III bashkepronar me Delijorgjin nuk ishte as deshmitar jo me i pandehur ne kete gjyq. Mjafton ky fakt, qe une te mos i besoj reformes per drejtesi (tregeti), qe sponsorizojne amerikanet, sepse kjo reforme ka ne thelb te saj shnderrimin e Shqiperise ne nje te Semure te Adriatikut (Bosforit), ku ne vend te kapitulacioneve te Turqise osmane do kemi prokuroet e gjyqtaret speciale me vetting amerikan. Pra si ne fermen e kafsheve te Oruellit: te gjitha kafshet do te jene te barabarta, por disa kafshe do te jene me te barabarta se te tjerat (Patrick Henry III me i barabarte se Delijorgji). Mero, kur permend Shkelzenin dhe Gerdecin pse harron te permendesh dhe Andisa Fahrije Balliun bashkepronare ne moshen 19 vjecare te kompanise, qe ndertoi Gerdecin?! Kur permend personazhet e Gerdecit, pse nuk permend edhe vizitat, te pakten te pakten ne dy raste, kur Gerdeci ende ruhej me ushtaqre jo me polici private, te nje makine me targa diplomatike: CD 23-113? Kujt ambasade i perket valle kjo veture?! C’lidhje kishin pasagjeret e kesaj veture me pasagjeret e vetures me targa: TR 0514 K, qe po ashtu vizitonte Gerdecin? Nuk besoj se diplomatet e huaj te pakten ne dy raste te dokumentuara ne librin e vendrojes Nr. 1 (dera e hyrjes e njesise se ish brigades se tankeve Vore), kishin shkuar ne Gerdec per qellime turistike apo jo o z. Mero?
E fundit, por jo me e pakta, meqenese militantet kuqalashe e shfajesojne Ed Ramen per mos berje drejtesi per Gerdecin me qenien President te Republikes te nje individi me emrin Jari pa (me) mustaqe, si e shpjegojne keta militante, qe Rama ne cilesine e Kryebashkiakut te Tiranes dje dhe Kryeministrit te Shqiperise sot i jep leje ndertimi Delijoprgjit edhe duke shkelur ca ligjin edhe duke shkelur kondicionet urbane?! Mire Majko mavria se nuk ka cfare t’i beje “baxhanakut” Helidon per punen e Delijorgjit (Kontrata tip barter per tanket, autoblindat dhe toipat e ushtrise shqiptare te shkembyera me vjetersirat e Gardes Qipriote), po ky i biri i dentistes nga Vunoi pse ngeli duke i kepire cizmet e Delijorgjit?!?!?!?!?!?
P.S. Mero mos e censuro komentin, sepse ne te nuk ka asnje fjale te piset apo fyese, keshtu qe etika eshte O.K.
Keto personazhe qe permende nuk i interesojne Meros.
Mero do qe shpitaret si tutkune qe jane te vendosin drejtesi te breket e Armines. Dhe jo te lojtaret e medhenj te krimit.
Modeli eshte i servirur direkt nga amerika me dy qurrashet qe benin kontrabande armesh.
Dhe ketej nga pala shqiptare fajtore eshte Armina qe kontrabandon breke te shtrenjta.
E kuptoni o popull qe nuk ia faj fare Ramiu?
O ja nxjerr bythen brekeve te Armines, o nuk zene rehat kockat e Gerdecit.
Ti qe shkruan nuk je Zija Baja. Tregohu burr dhe thuaj identitetin e vertete dhe jo te fshihesh pas te tjereve.
Gjeneral Zija Bahja dhe jo Baja shquhet per nje etike shume te larte komunikimi edhe me pastrueset e reparteve ku ka sherbyer dhe jo me kur vjen fjala ne mediat sociale. Ti qe hiqesh gjasme si Zija Baja ke bere nje gabim trashanik se me minimalja duhet te dish stilin e e te shkruarit nqs ke ndermend te imitosh apo besh sikur je ai person. Ti duhet te jesh ndonje vemje qe ke vetem qellim ti besh keq te tjereve duke marre neper goje miletin ose ndonje ushtar apo mercenar i paguar per te lehur kot e me kot ne media sociale nga hordhite e Saliut ose ndonje segment i felliqur i Rilindjes qe kerkon te hape mjegull vend e pa vend. Zoti Mero, ne respekt te figures se personit qe eshte permendur dhe i eshte vjedhur identiteti ju keni per detyre qe te filtroni me mire njerezit qe shkruajne ne mediumin tuaj. Respekte.
Ti qe shkruan me identitet te vjedhur duke u hequr si Z.Baja spaske fytyre te dalesh me emrin tend te vertete dhe vetem sa i ben dem te tjereve. Kur ditke gjith kto gjera bumrum pse ske vajtur ne prokurori. Apo ste linte Saliu apo Ramaushka se gjith diten ne telefon me Delijorgjin e kishe. Po as ti sdo kesh faj se do jesh ndonje ushtar vemje i dordoleceve te Edit dhe Mrikes apo minjve te piset te Saliut. Merru me punet tuaja o i pafytyre dhe leri te tjeret ne hesapin e tyre se sta ka njeri per borxh.
Perse duhet pare ky film?!!!
Qe te kuptojme se kush fshihet pas?!
Problemi eshte si thote Komentuesi DETARI.Nuk i hame perrallat me mbret.Korrupsioni per kete rast ka patur mbeshtetje qysh nga Pentagoni(behet fjale per njerez te vecante me pergjegjesi ).vrasja e Koste Trebickes u mbulua dhe nga nje ekspert amerikan.Pune e felliqur!!!Pra dhe Z.Mero e ka analizuar vetem ne aspektin e Familjes ish-kryeminitrore
Ky vendi kampion i lirise,America,dergoi eksperte te FBI dhe u “vertetua” se Kosta Trbebicka kishte vdekur ne nje aksident automobilistik.
Jo per gje jo, po meqe ishte fjala per ate vendin e lirise….
Te lumte goja Mero..
undefined
Sa e pashe filmin, nuk ka lidhje fareme Gerdecin, perkundrasi del qe shqiptare t ishin viktimat, nuk u paguan dhe u mashtruan nga Deviroli. Dy te rinj amerikane marin nje kontrate te lighshme me ministrine e mbrojtjes shqiptare per shitjen e fishekeve ne Afganistan. Del qe fisheket ishin kinez dhe Amerika kishte embargo ndaj Kines. Nje nga partneret(Deviroli)zbulon qe ndermjetsi me qeverine shqiptare po bente fitim me te madh se cpritej dhe ai(Deviroli)nuk ben pagesen.Athere mafje shqiptare vret personin (shoferin)qe nxzori sekretin dhe partneri tjeter detyrohet me force te lere shqiperine.Ky ishte filmi pak a shume.
Ksaj i thone e zeza ne te bardhe!
Dhe Ju beni qametin per ca pabuksa në Gërdec. Mendoni që falë atij “aksidenti” Karmina Ka dalë në gazetë dhe do bëhet e famshme në Itali dhe shpresojmë edhe në Hollivud. Kurse dashnori që e përbuznin si malok që është tani e nderojnë të gjithë “Bosat dhe intelektualët”kudo që shkon. Epo ja vlente një sakrificë kaq e vogël për një sukses kaq të madh. Vetëm nje sygjerim të vogël për karminën kisha. Të bënte ca dhurata dhe të bënte ndonjë ballo për të grumbulliar fonde për “viktimat e pafajshme të Gërdecit” kështu me një gur vriste dy zogj, i bënte konkurencë kryemalokes dhe tallte bythën me viktimat dhe popullin qelbësirë.
Te lumte z. Zija. Shqiperia ka mbet MEROMELONG!
P.s. edhe une si ty, shpresoj te mos çensurohet.
Me terhoqi vemendjen nje komentues me emrin jo te tijin, Zija Baja, duke lexuar rastesisht komentet deri ne fund. Aresyen pse ky person shkruan me emrin jo te vetin une e kuptoj, ka frike per sigurine e tij fizike. Por kjo nuk i jep asnje te drejte morale dhe ligjore qe te vetquhet me emrin tim. Nese kam per te komentuar, une nuk kam nevoje te delegoj njeri tjeter te flase ne emrin tim. Do te ishte e moralshme per te vetequajturin Zija Baja, te jepte kontributin e tij ne rrjetet sociale si ky i kesaj gazete ose me emrin e tij real , ose me nje emer te sajuar, sic bejne edhe shume komentues te tjere te nderuar, por kurresesi duke mashtruar opinionin me nje identitet te rreme, qe i perket nje personi real. Kjo jo vetem do ta nderonte ate por do ta bente me kontribues, per me teper qe duket se qenka shume i mire informuar per ca gjera qe ndoshta ai ka patur rastin ti mesoje dhe do kish bere mire ti denonconte me kohe…Se fundmi kjo tregon qe edhe stafi i gazetes Tema duhet ta shohe kete fenomen qe tregon dyfytyresi te hapur, kushdo qofte komentatori. Secili e krijon vete identitrtin dhe profilin e tij ne publik ne menyre te hapur, pa patur nevoje per yshtje dhe fryrje anonime si kjo qe ka bere komentatori anonim me emrin “Zija Baja’.
Une dhe familja ime kam vuajtur boll gjate ketyre 8 viteve nga mjegullnaja e qellimeshme e shtypit shqiptar pro qeveritar dhe nga padrejtesia korruptive e sistemit tone penal te politizuar dhe padrejtesia e sistemit gjygjesor. Prandaj edhe i jam shmangur debateve ne publik. Kush ka deshire te kontrubuoje, le te kontribuoje me emrin dhe bolet e tij dhe te mos “vjedhe” te miat…se nuk do te mundet. Me respekt, Zija Bahja
Me terhoqi vemendjen nje komentues me emrin jo te tijin, Zija Baja, duke lexuar rastesisht komentet deri ne fund. Aresyen pse ky person shkruan me emrin jo te vetin une e kuptoj, ka frike per sigurine e tij fizike. Por kjo nuk i jep asnje te drejte morale dhe ligjore qe te vetquhet me emrin tim. Nese kam per te komentuar, une nuk kam nevoje te delegoj njeri tjeter te flase ne emrin tim. Do te ishte e moralshme per te vetequajturin Zija Baja, te jepte kontributin e tij ne rrjetet sociale si ky i kesaj gazete ose me emrin e tij real , ose me nje emer te sajuar, sic bejne edhe shume komentues te tjere te nderuar, por kurresesi duke mashtruar opinionin me nje identitet te rreme, qe i perket nje personi real. Kjo jo vetem do ta nderonte ate por do ta bente me kontribues, per me teper qe duket se qenka shume i mire informuar per ca gjera qe ndoshta ai ka patur rastin ti mesoje dhe do kish bere mire ti denonconte me kohe…Se fundmi kjo tregon qe edhe stafi i gazetes Tema duhet ta shohe kete fenomen qe tregon dyfytyresi te hapur, kushdo qofte komentatori. Secili e krijon vete identitrtin dhe profilin e tij ne publik ne menyre te hapur, pa patur nevoje per yshtje dhe fryrje anonime si kjo qe ka bere komentatori anonim me emrin “Zija Baja’.
Une dhe familja ime kam vuajtur boll gjate ketyre 8 viteve nga mjegullnaja e qellimeshme e shtypit shqiptar pro qeveritar dhe nga padrejtesia korruptive e sistemit tone penal te politizuar dhe padrejtesia e sistemit gjygjesor. Prandaj edhe i jam shmangur debateve ne publik. Kush ka deshire te kontrubuoje, le te kontribuoje me emrin dhe bolet e tij dhe te mos “vjedhe” te miat…se nuk do te mundet. Me respekt, Zija Bahja
Shenim: nuk mund te pretendohet per etike kur flet ne emer te tjeter kujt pa delegim apo prokure. Ku e gjen etiken e vet i ashtuquajturi “Zija Baja”?
Ah sa mire ja bete gjeneral Zijai. Kshu e duan keta personazhe qe jane marre gjithe jeten me spiunlleqe dhe duke vjedhur identitetin e te tjereve. Turp te kene. Respekte per juve. Isuf K.
Mero natyrisht qe nuk i lexoj me artikujt e tu ,shiko ku u katandise nga 200 komente qe kishe njehere e nje kohe tani ka vetem 20 ,po iken plaku Mere me gjithe tespije dhe Tosum Ram.Nje tuf qenesh te leshuar nga Edi komentojne me ne gazeten tende.
sa te ket gazetar si puna jote pa piken e moralit vetem gerdec e kalu gerdecit do ket shqiperia !!!! ?????
Gjeneral Zija Bahja keni shume te drejte. I ashtuquajturi “Zija Baja” ka nje stil shkrimi dhe te shprehuri qe s’ju afrohet fare juve. Perhere ju kujtojme me rrespekt per vlerat fantastike dhe shpirtmiresine qe kishit me vartesit tuaj dhe trupat e njesive tuaja. Persa i perket Gerdecit, te rrini te qete se te gjithe e dine qe ju jeni nga ata gjenerale qe s’kishit lidhje fare me asgje, u bete kot se koti viktime e politikes se piset per te shpetuar peshqit e medhenj. Por jeta eshte e gjate dhe i miri dhe i drejti kurre nuk mbytet. Ju perqafojme fort Gjeneral Zijai. Me respekt, ish-vartesit tuaj.
X.O; A.B; M.D; L.E; S.Y
Gjeneral Bahja eshte marre gjithe jeten e tij me libra dh studime dhe kurrsesi smund ta kete shkruar ate koment me gjuhe aq jo-intelektuale. Jam i bindur qe ai person i ashtuquajtur ‘Z. Baja’ do jete ndonje palaco i sajuar i ish dallkaukeve te regjimit te Berishes ose ndonje dordolec i stafit skuth te rilindasve qe kerkojne te hedhin tym lart e poshte. Mos u merrni me njerezit e drejte dhe burrra me RR te forte dhe qe i kane bere nder Shqiperise brenda dhe jashte dhe po jeni burra merruni me plot probleme qe ka ai vend i shpifur nga jemi te gjithe.
Dhe dy fjale per Gerdecin. Ti Mero mire ben qe shkruan dhe nuk lodhesh se reshturi. Viktimat e Gerdecit jane ushtaraket e fajesuar nga gjykates si puna e Hados, Hajdari dhe Malaj. Kto gjykates u bene milionera dhe i ra telebingo kur gjykuan te pandehurit. Shume prej tyre ushtarakeve nuk u dorezuan dhe me mire pranuar te ruanin dinjitetin sesa te beheshin pis duke paguar keta gjygjtare te korruptuar. Kjo eshte e gjitha. Gjeneralet si Spahiu, Bahja, Lala diten te mbronin dinjitetin e tyre duke ja perplasur ne fytyre gjygjtareve dhe asaj klase te qelbur politike. Frikacaket si puna shefit te shtabit Hoxha u larguan me vrap dhe u strehuan pikerisht ne vendin ku u ngjiz Gerdeci. Kaq
Une jam nje nga ushtaraket e denuar per Gerdecin. U denova ne Apel pasi gjykatesi A.Malaj donte aq shume para sa un nuk kisha per ti dhene me thene te drejten. Pashe kete filmin qe na e mburren se sikur cfare kishte ne te. Asgje..nje vrime ne uje kishte. Per korrupsionin e gerdecit ne Shqiperi ka folur aq pak ky film saqe me shume i bere lemsh gjerat sesa i ka treguar. Nejse spo merrem me gjate me filmin sesa po them dy fjale per Gerdecin. Ne burg mendimet behen me te gjate dhe qortimi i vetes me i rende. Por perseri gjate gjithe asaj kohe qe isha brenda dhe kur dola jashte nuk arrij ti gjej vetes dhe kolegeve te mi nje faj per te cilin na akuzuan. Po faji yne ishte Nje. Qe s’ja perveshem ne balle ministrit Mediu dhe zagareve te tij urdherin qe na dhane por ne thjesht e zbatuam. Po dhe atehere nuk e dinim qe ai urdher ishte me hile nga Ministria e Mbrojtjes. Mediun po ta shof ne rruge e peshtyj ne surrat dhe i them haram besimi. Luan Hoxhen po ta takoj ndonjehere do ti them jazëk ajo poshtersi qe bere qe i tradhetove dhe shpife per te gjithe per te shpetuar lekuren tende atje ku je tani. Gjeneralet e tjere kane dhe ato gabimet e tyre, por sjane perlyer ne kete afere te piste, thjesht kane zbatuar urdherat si budallenj ose kuaj qerre pa dyshuar dhe pyetur detajet. Ska gje ndoshta vetem neve na takonte burgu. Dhe ndoshta per kete ata merituan ate qe moren. Me respekte B.D
Ah Gerdec Gerdeci. Po pse aq shume ju genjente mendja juve qe amerikanet do te flisnin per gerdecin. Nqs duhet te behet film per Gerdecin duhet ta bejne shqiptaret vete.
Dy fjale per filmin dhe Gerdecin. Se pari Mero ky film nuk kishte lidhje fare po aspak fare me Gerdecin. Vetem fjala Gerdec nuk gjendej ne ate film. Ky film kishte lidhje me kontraten e 100 milione fishekeve qe kompania amerikane AEY kishte fituar nga pentagoni dhe shumicen e kesaj kontrate kerkoi ta mbushte me municione te marra per nje lek ne shqiperi. Korrupsioni i vetem qe ishte ketu ishte c’paketimi i fishekeve nga kinez ne te panjohur dhe per kete s’u shpall asnje shqiptar fajtor se s’kane faj pervecse u shpallen dy cunaket amerikane fajtore ne amerike. Kjo eshte e gjitha Mero persa i perket filmit.
Persa i perket Gerdecit ajo ceshtje ska per tu hapur me o Mero se cfare ishte per te gjykuar u gjykua dhe kush e hengri e hengri me apo pa te drejte. Shikoni skandalet e tjera qe jane me te medha sesa Gerdeci, pa po te jete per Gerdecin germoni sa te doni por prap ne nje vend do jeni.
Si OPGJ qe eshte marre dhe me ceshtjen e Gerdecit me interesonte ky film per te pare se sa thelle kishte shkuar kinematografia amerikane. eshte pak te them qe mbeta i zhgenjyer. Asgje nga cfare realisht ka ndodhur ketu. Kshu qe per ata qe presin te shohin dicka nga ky film me mire mos ta shohin fare. Gerdeci eshte histori tjeter qe nuk ka lidhje fare me ate film.
Gerdeci eshte historia e nje tufe njerezish te paditur, te pangopur dhe diletante qe udhehiqnin tere strukturat e shtetit shqiptar nga nje ane dhe disa biznesmenve injorante pragmatist qe menduan te bejne pasurimin e jetes se tyre me Fatmir Mediun dhe Luan Hoxhen. Nga sa e njoh kete ngjarje, asgje nuk do te ndodhte nese keta njerez me ushtaret e tyre nga mbrapa do ti kushtonin me shume rendesi cuarjes deri ne fund te urdherit. Dhe historia do te ishte krejt ndryshe.
Mos u lodh Mero te gjesh se kush eshte fajtori i vertete i Gerdecit sepse realisht nuk ekziston pervec atyre qe u gjykuan dhe u denuan. Dhe ate qe u gjykuan dhe denuan shumica prej tyre u be koke turku sepse penalisht shume prej tyre skishin faj por dikush duhej te hynte brenda.
E them me bindje qe gjykimi i disa prej gjeneraleve dhe koloneleve ishte politik dhe u be per te shpetuar Mediun dhe Berishen. Ndersa Pinari, Delijorgji, Minxolli dhe Hoxha ishin fajtoret me te medhenj. Per ironi te gjithe jane liruar dhe ushtrojne aktivitet te plote. Shumica e te tjereve, te gjithe barren e fajit e moren ato dhe disa diten ta mbronin mire veten disa te tjere jo dhe rane viktime e gjithe rrjetit te gjykatave. Gerdeci u gjykua dhe u mbyll pergjithmone. Nuk hapet me as per Shkelzenin as per Mediun as per Berishen. Respekte M.