Nëse Sadiku apo Hysaj, iknin me Kosovën?

16 Gusht 2016, 21:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Në Shqipëri ka disa gjëra që mbahen mend nga futbolli lokal. Mbahet mend sherri i tifozëve të Durrësit kundër atyre të Kavajës, sherri i tifozëve të Beratit kundër atyre të Kuçovës (Qyteti Stalin), sherri i Delvinës kundër Sarandës, etj. Ishte kultura e sherrit mes qytetit që ishte qendër rrethi, me qytetin tjetër. Ky rivalitet është i vetmi që mund të pranohet në debatin Shqipëri-Kosovë për futbollin, duke rënë paraprakisht dakord, që Kosova e ka futbollin më të mirë se Shqipëria.

Ndërsa debati që ka shpërthyer përse po kthehen në shtëpi të tyre futbollistët e Kosovës, nuk është debat që ka lidhje me futbollin, por me debatin mbi identitetin e ri të Kosovës.

Debati, po rrëshqet pa shumë elegancë, tek debati i vjetër politik mbi identitetin e ri të Kosovës dhe distancat e fshehta Tiranë-Prishtinë. Zjarrin kësaj rradhe ia ka vënë kolegu Andi Bushati, i cili në të vërtetë nuk ka kundërshtuar aq shumë kthimin e Milotit apo Albanit në Kosovë, por ka kritikuar ikjen e tyre të zemëruar nga Tirana, për arsye profesionale dhe mveshjen e saj me një lloj proteste që dëshmon ndasinë mes dy shoqërive.

Kaq është dashur që debati të ashpërsohet dhe palët të rreshtohen “pro” dhe “kundër” Milotit dhe të ikurve të tjerë nga ekipet kombëtare drejt Kosovës.

Politikisht Shqipëria ka pritur me lot në sy pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, dhe tani nuk mund të vajtojë për ikjen e lojtarëve të Kosovës në shtëpi të tyre, pasi duket se, ose jemi gëzuar kot atëhere, ose po qajmë kot tani. Identiteti i ri i shtetit të Kosovës, po formohet dita ditës nga talentet e shoqërisë së Kosovës nga sportistët, këngëtarët, regjisorët etj., dhe si i tillë është debat që po nxit një lloj konkurrence mes dy shteteve shqiptare në Ballkan. Shqipëria duhet të  heqë çdo mendësi paternalizmi për Kosovën dhe në rastin e futbollit, duhet dhe të pranojë epërsinë e Kosovës mbi të. Dhe këtu ky debat duhet të mbyllet. Ekipi ynë kombëtar është katandisur me 3 futbollistë nga Shqipëria dhe 8 nga Kosova dhe si i tillë, nuk është diçka që duhet të bëjë krenarë shqiptarët e Shqipërisë, të cilët janë 22 orë e 30 minuta në ditë kozmopolitë dhe 90 minuta nacionalistë, kur mbushin ekipin kombëtar me lojtarë nga Kosova.

Por brenda këtij debati ka dhe pak racizëm, që ka të bëjë, me një lloj antikosovarizmi që egziston në Shqipëri, një formë e racizmit shqiptar. Së fundmi e njëjta gjë po shfaqet dhe në Kosovë ndaj shqiptarëve të Shqipërisë. Të sjellurit si shoqëri superiore ndaj njëra tjetrës ato rrezikojnë të forcojnë këtë frymë ndasie, dhe po u ngjajmë disi atyre qyteteve provincialë të Shqipërisë, që përmenda më lart, ku një qytet ishte qendra, e qyteti dhe tjetri, qytet sekondar dhe kur bëheshin derbi, digjej qytetari.

Por debati real i yni në Tiranë, ose më mire të themi testi ynë real, duhet të ishte nëse Sadiku, apo Hysaj që janë sot yjet e Kombëtares dhe shqiptarë të Shqipërisë, mund të iknin me Kosovën. Pra debati do të ishte nëse kishte shqiptarë të Shqipërisë që donin të iknin me Kosovën, duke qenë të suksesshëm. Ky do të ishte akt patriotik, politik dhe emocional. Ky do të vlente të hapte debatin mbi sjelljen tonë politike, pra të shqiptarëve të Shqipërisë, ndaj identitetit të ri të Kosovës. Ky do të ishte rasti kur ne mund të zemëroheshim apo krenoheshim me atë që ndodhte. Mund të zemëroheshim si tifozë kuqezi dhe të krenoheshim si qënie politike. Por ajo nuk po ndodh! Dhe unë akoma nuk di nëse ia vlen të zemërohem apo të krenohem, me këtë që nuk po ndodh!

56 komente në “Nëse Sadiku apo Hysaj, iknin me Kosovën?”

  1. Claus says:

    Qeverisja e Meros i paska punet ne rregull, vetem muhabeti per Mehajn dhe Rashicen na mungon!
    Shaka ne kohe… gushti.

    1. eeeeej says:

      Mero ja fut kot!
      Ne rradhe te pare kombetarja jone ne shumice,eshte e formuar nga shqiptare te emigracionit qe as qe jetojne ketu,as ne Shqiperi e as ne Kosove!
      Ne rradhe te dyte niveli i futbollit ne Kosove eshte me i dobet se ne Shqiperi.Kampionati i superiores ne Kosove ka nivelin e Kat II-te ne Shqiperi!
      Ne rradhe te trete,kombetarja shqiptare,por edhe perfaqesuesja e Kosoves edhe per shume vite do formohen nga femijet e emigranteve.

      1. Berat says:

        Te lumt. Kta “Kosovaret (shacit)” sdin as shqip me fol.

  2. erion brace i verteti says:

    Nese duan te ikin le te ikin se nuk i duam!

  3. takuinas says:

    Secili te lozi per secilin ekip qe deshiron. Une do te bej tifozllek e do te gezohem per te dyja ekipet njesoj! Nuk ka kurrfare antikosovarizmi dhe as antishqiptarizmi, as ne Tirane e as ne Prishtine. Ka vetem disa maskarenj qe duan te behen interesante me disa teori bajate e te shtojne klikimet per shkrimet e tyre te ndyra. Nuk besoj se Bushati & CO kane me me lidhje me Shqiperine apo Kosoven. Mua me duket se raca e ketij lloji nuk ka me as gjak, as ndjenje e as mendje a shpirt shqiptari. Kjo specie e ka humbur me kohe shqiptarine e vet. Tregtare tymi qe doni ti zini syte e frymen njerezve. Tu vije turp!

    1. shqipëtari says:

      100 perqind dakort me ty.

  4. Stadiumi says:

    Nuk eshte se kemi filluar ndonje lufte kunder kosoves,por kete lufte po e perdorin kosovaret kunder Shqiperise dhe nuk jam aspak dakort pasi une e di qe ka vetem komb shqipetare dhe jo komb kosovar,por si gjithmon shqiptaret percajne vetvehten, pasi dhe ne Rio 2016 amerika me mbi 50 shtete perfaqesohet si amerike,britania bashkon gjitheketo shtete,vetem shqiptaret e fuqishem shkojne te ndare nga njeri tjetri.Nuk arrij te kuptoj dhe bejne mire qe te gjithe kosovaret qe se ndjejne veten shqipetare te ikin sa me pare.

    1. Abdullah Thaçi says:

      Më bëri përshtypje komenti juaj i nderuar. Ta din që trungu i kombit shqiptar ndodhet në Kosovë. Sjellja jonë duhet të jetë reciproke. Nëse mē do tē dua. Sikur shteti shqiptar do ti pranonte me të njëjtin tretman shqiptarët ku do ku janë jasht kufijve administrativ, do të duhej vepruar konkretisht, duke iu oruar pa dallim secilit pasportën dhe shtetësin shiptare!
      Deri sa kjo nuk ndodh, pse më duhet mua të ndihem i barabart me Ju dhe të nihem përgjegjës ndaj një atdheu që nuk më pranon për djalin e vet ?!
      Unë jam habit me faktin pse neve si shqiptar të Kosovës, nuk na jepet shtetësia shqiptare, pas që ne qenkemi kundër partisë socialiste ?! Apsurde. Nëse interesi kombtar kalkulohet me vota, atëher vaj halli për ne.

      Për tu dashtë duhet së paku dy përsona.

      1. labi 100% says:

        Po mir o dule (abdullah) nuk ua dhenka partia socialiste pasaportat sipas teje po idhulli juaj saleh-El berisha perse nuk ua dha.Apo nuk kish me nevoje si ne 14 shtator per ca si soji yt qe erdhen dhe e ben Tiranen zjarr ? Jeni nga Ata qe kafshoni doren qe ju ushqen ca tipa si puna jote prandaj harroje pasap ecila te duhet per punet e tua dhe Jo c’è te plasi per Shqiperine.

        1. Butrinti says:

          Të lumtë Labi100%.

      2. Celo Mezani says:

        Abdullah, je komplet “pozicion jashte loje”. As qe po e kupton fare ate qe kerkon. Nuk ka lidhje me partine socialiste apo demokratike kjo pune. Nuk te le as Bashkimi Europian as Kombet e Bashkuara dhe as NATO tu japesh shtetesine shqiptare banoreve te Kosoves. Kjo do beje menjehere qe Rusia te kerkoje ndarjen e Kosoves dhe veriun t’ja kaloje Serbise. Dhe po doli djalli nga shishja, nuk e fut dot me brenda ne shishe. Pas 15-20 vitesh kur te jete fut edhe Kosova ne BE do liberalizohet puna e pashaportave.

        Sa per argumentin qe interesi kombetar nuk kalkulohet me vota, je prape gabim. Nese nje parti politike ve votat e saj perpara interesit kombetar une do te isha totalisht kunder asaj partie. Por nese keqperdorimi i votave cenon interesin kombetar, atehere interesi kombetar duhet me u kalkulu me vota.

        Qe ta themi me troc. Pa vdekur, apo pa hyre ne burg Sali Berisha cdo bashkim politik, apo liberalizim i pashaportes ve ne rrezik te madh interesin kombetar. Une e kam votuar 2-3 Berishen shume kohe me pare, deri diten qe u binda qe eshte jo vetem nje maskara, nje dallkauk mesjetar, nje antishqiptar, por mbi te gjitha nje sherbetor i bindur i UDB-se, i sjell me zgjuarsi ne pushtet nga Serbia, per te sabotuar sa me shume Shqiperine zyrtare dhe Shqiperine Natyrale.

        E fundit fare. Trungu i kombit shqiptar nuk ndodhet ne Kosove. Ai ndodhet nga Mitrovica ne Cameri. Kurse kerthiza e kombit Shqiptar ka qene gjithmone zona midis lumenjve Mat dhe Shkumbin. Aty ka rrojt fisi Albaneve, Albanojeve. Aty u kriju shteti i pare i Shqiptareve: Principata e Arbrit. Aty ndodhet Kruja e Skenderbeut. Aty u themelua Mbreteria e Pare shqiptare me Princ Vidin dhe me tej Mbreteria e Zogut, dhe aty ndodhet Tirana, qyteti me i madh i banuar sot nga shqiptaret.

        1. Rexhep says:

          Zemra e Trojeve Shqipetare nuk eshte As Tirana e as Prishtina por Zemra e Trojeve Shqipetare Prizreni, (në KOSOVË)
          – Jo rasteshisht u mbajt Lidhja e madhe ne Prizren dhe u shpall Prizreni kryeqyteti i pare Shqipetar. Jo rastesisht u zgjodh kryeminister i pare i Shtetit shqipetar Prizrenasi Ymer Prizreni … Pastaj edhe Zoti gjeografikisht e ka vendosur ne qender te trojeve Shqipetare – Prizrenin,… Pastaj Shikoje harten e trojeve Shqipetare dhe do te bindesh Prizreni deri te Dibra, është në zemer te Hartes se trojeve Shqipetare… Tjeter çeshtje eshte qe Shqipetaret e nenens Shqiperi e Lanë Prizrenin si dhe mbi gjysmën e trojeve shqipetare NËN Serbi…

        2. u dhim tu qesh says:

          Me ket Vidin dhe Zogomarin e dhive muhabetin or kaqol!

        3. Normal Shqiptar says:

          Mos ja fut kot o zoteri, se edhe flamuri qe u ngrit edhe shteti i pare shqiptar kane ndodhur poshte Shkumbinit. Aty ku ti thua kerthiza, midis Shkumbinit e Matiteshte djepi i turqinise ne Shqiperi, hiq zonen e Mirdites qe nuk u perkul asnjehere dhe ruajti shqiptarizmen. Megjithate duke i meshuar vlerave perendimore shqiptare, punet do na ecin gjithmone e me mire.

        4. Normal Shqiptar says:

          Mos ja fut kot o zoteri, se edhe flamuri qe u ngrit edhe shteti i pare shqiptar kane ndodhur poshte Shkumbinit. Aty ku ti thua kerthiza, midis Shkumbinit e Matiteshte djepi i turqinise ne Shqiperi, hiq zonen e Mirdites qe nuk u perkul asnjehere dhe ruajti shqiptarizmen. Ajo kerthiza qe thoni ju, do baben akoma gje qe nuk eshte e mire per Shqiperine, se baba para 1 jave shkoi e ju shtri tek kembet rusit, dhe baba gjithmone na ka shit e na ka trajtuar si mall per pazar. Megjithate duke i meshuar vlerave perendimore shqiptare, punet do na ecin gjithmone e me mire.

      3. petrit cara says:

        Liria e Kosoves erdhi Nga djemet e vajzat e Kosoves te cilet pervec se luftuan dhe dhane jten per kosoven ,u ndihmuan nga Faktori nderkombetare US DHE BE , tani SHqiptare duhet te luftojne per bashkimin e madh. askush nuk ishte per luften as BE dhe as US ,por ajo i bindi se kombi shqiptare e meritonte Lirine . Qe te marresh Nje pasaporte Shqiptare duhet te punojme shume qe kosovaret te liberalizojne regjimin e hyrje dales ne europe si dhe te tejkalojne procesin negociues me Serbine ,pastaj asgje nuk te ndalon Z.Avdulla te marresh pasaporte . mos i fryni erave te tilla .

      4. ay qy says:

        Or ti Thaci (me emer arab)! Dhenia e shtetesise ne mase per shqiptaret jashte Republikes se Shqiperise nuk behet per arsye te thjeshta gjeopolitike,qe jane te lidhura me politikat nderkombetare te cilat drejtohen nga miqte tane! Arsyeja e dyte eshte po ashtu e thjeshte dhe e kuptueshem,interesat shqiptare ne rajon jane qe sheti i ri i Kosoves te fuqizohet sa me shume dhe me shpejt. Kjo behet midis shume veprimeve te tjera edhe me forcimin administrativ dhe institucional te ketij shteti. Shtet pa shtetas nuk ka!!! Me duket se kjo eshte e qarte.
        Nderkohe qe per shtetasit e Kosoves dhe Shqiperise anasjelltas,marreveshjet ndershteterore kane krijuar te gjitha lehtesirat e mundshme ne vendet perkatese,duke kufizuar vetem disa te drejta politike (psh e drejta e votimit). Me duket se keto jane mese te llogjikshme,derisa te krijohen kushtet gjeopolitike qe te behet levizja e rradhes ?

      5. Bardhi Tolabi says:

        Zoteri i nderuar,Abdulla Thaci,ti je nje vella i im.Me vjen keq qe e komenton keshtu dashurine per kombin dhe e ve ne kandar ate me nje pashaporte apo nenshtetesi.Patrioti i vertete,eshte ai qe e njeh dhe i qendron besnik Kombit te tij,nuk pyet dhe nuk eshte i varur me nje pashaporte.Ai e don gjakun e tij dhe e deklaron hapur perkatesine e tij,Kombit te cilit i perket.Ne rastin tuaj,ju duhet te thoni,jam Shqiptar prej Kosove,sic them une jam Shqiptar prej Korce.Duhet te marresh ca me shume vesh prej politikes,prej rregullave nderkombetare e mbasandaj te gjykosh.Ju jeni vellezerit tane te nje gjaku,por qe jetoni jashte shtetit ame,Shqiperise.Per shkak te kesaj situate,ju keni nje shtet,tani per tani,Republiken e Kosoves.Na pelqen apo jo,ky eshte nje fakt i njohur nderkombetarisht.Ne se ju do te keni nje pashaporte Shqiptare,nuk zgjidh asgje,pervecse te hyni ne zonen shengen pa vize.Per te tjerat,do te trajtoheni si qytetare te shtetit te Kosves,sepse ne dokumentin e pashaportes jane te gjith treguesit e tu,Kombesia,vendlindja,datelindja,gjinia,atesia e memesia etj.Ti,me mire thuaj se e dua nenshtetesine te leviz pa vize dhe jo se te preu te kesh nje pashaporte Shqiptare.Po te jap nje shembull:Majlinda Kelmendi,e ka nenshtetesine Shqiptare,deri dje garonte me Flamurin Shqiptar.Sot,me njohjen dhe pranimin e federatave Kosovare ne organizmat nderkombetare te sporteve,ajo garoi dhe nderoi ngjyrat e Kosoves.Dhe une,u gezova sikur kish fituar Shqiperia,sepse ajo eshte gjaku yne si dhe ti.Keshtu po levizin ne drejtim te Kosoves edhe ata futbolliste,te cilet deri dje kane perfaqesuar Shqiperine,pra kane patur nenshtetesine Shqiptare dhe tash do te luftojne dhe mbrojne ngjyrat e flamurit te Kosoves.Edhe pse une desha te qendronin ketej e te trajtoheshin si une,sepse ti kete kerkon,ata preferuan te mbrojne ngjyren e nje flamuri tjeter,qe nuk eshte ai i imi.Megjithekete,une nuk i ndeshkoj,perkundrazi,ju uroj gjithmone suksese.sepse jane gjaku im.Do ti uroja edhe sikur te jene nenshtetas te nje vendi tjeter,me popullsi jo Shqiptare,sic eshte Sahit Prizreni ne Australi,ne se ata deklarohen me origjine e gjak Shqiptari.Pra nuk eshte problemi i pashaportes ,i nenshtetesise ajo qe na ndan.Neve na ndan politika e mbrapesht nderkombetare dhe nderhyrjet e AGJENTURAVE TE HUAJA SERBE E GREKE QE KERKOJNE TE NA PERCAJNE.Edhu ju inderuar,keni nje doze dashakeqesie ndaj Shqiperise.Me sa shoh,e ke edhe pak prej pelqimit tend per nje force politke,e cila eshte aktualisht ne opozite ne Shqiperi.I hakerrehesh kesaj qeverie,sepse nuk te ka dhene nenshtetesine,por nuk ke thene asgje,perse nuk t’a dhane as para kesaj qeverie te majte.
        Prandaj zoteri i nderuar dhe vellai im,Abdulla Thaci,me mire do te ishte te degjonim mire,per kedo qe ka gjak Shqiptari e te mos ushqejme pakenaqesite qe na futen prej atyre qe nuk na duan.
        Te shpresojme se do vije nje dite,kur do te jemi ne nje shtet te vetem,prandaj te mos veprojme e flasim pa baze,sepse neser do na vije turp nga vetja,per ato qe kemi nxjere nga goja…

      6. €piriiii says:

        Abdulla….. . E ka te NDALUAR RREPTESISHT Shqiperia te pajisi me Pass gjith Shqiptaret sidomos Kosovaret. Nese nuk e Kupton atë ta SHPJEGON më se miri Momenti i Krijimit te Kosoves që thote; Shteti i Kosoves eshte nen UNIMIK dhe e ka te Ndaluar ti BashkNgjitet 1 shteti tjetet, qofte edhe Shqiperise. Ky eshte Ultimatumi i cili i eshte bërë i Qarte Politikanve Kosovar&Shqiptar Prishtines dhe Tiranes,

    2. #shqiptar says:

      Edhe te gjithe shqiptaret qe nuk e ndihen vetin shqiptar te ikin sa me pare ne greqi

    3. vito says:

      Shko mor thyej qafen ti. Shqiptaret jane te ndare ne Shqiperi e Kosove se keshtu vendosin fuqite e medha dhe jo se duam ne. Ti meqe na qenke kaq patriot shko e merr pushken e lufto SHBA-BE-Rusi dhe na bashko ne nje shtet. Ja ke fut kot edhe per Ameriken edhe per Britanine. Puerto Rico eshte territor amerikan dhe merr pjese ne olimpiade si Puerto Rico dhe jo si USA. Wellsi,Irlanda e Veriut, sapo moren pjese ne Euro 2016 nen emrin e tyre dhe jo si Britani. Urimet me te mira vellezerve tane nga Kosova dhe suksese ne te gjitha fushat e jetes. Ne shqiptaret e Shqiperise duhet te rrisim talentet tane ketu ne Shqiperi dhe jo te presim qe pasi ti formoje Zvicra,Gjermania,Austria,Belgjika ne te behemi patriote e tu kerkojme llogari se pse nuk luajne per Shqiperine.

      1. Nderim says:

        Zoti vito tenpershendes shum per nje koment real. Un jam kosovar po normalisht qe ndihem shqiptar. Me pelqe ajo qe the me beret se pasi lojtaret behen te famshum ne i kerkojm qoft kosova e qoft shqiperia. Qe te dyja vendet duhet to krijojn e jo Kkerkojn talenta ” ready” . Po nuk e mbjelle as nuk do ta korrish.

    4. Kosovar Kosovar says:

      Skem qa me u bashku me juve, me i marr medaljet ju a, qe s’keni mujt ne 10 olimpiadam ma ba sen hahaha.
      Ka komb kosovar e do te fuqizohet cdo dite e me shume!

      1. Falcon says:

        E ke fëlliqur me nivelin e Shqipes që përdor ‘kosovar kosovar’, shko e mëso Shqip njëherë pastaj dil prap në këtë forum e mundohu te jesh i/e balancuar

      2. labi 100% says:

        Gjarprin e ngrohu ne gji fhatari se po ngordhte dhe gjarpri kur u permend dhe morì mblodhi vetem e kafshoj dhe fshatari gjeti vdekjen.ja keshtu jane nje pjese e madhe juaja o kosovar. .

      3. korcar says:

        Ti kosovar kosovar duhet te jesh serb qe di pak shqip. Kete e tregon edhe niveli i shqipes qe ke shkruar ketu.

  5. nji uj selite te lutem says:

    O MERO pyet nje her per lojtaret te shkreten pastaj komento nga ekipi kombetar jan plot 8 lojtar te SHQIPRIS ne formacion ke ngaterruar numrin, lojtaret e kosoves le te largohen nuk ka as nje problem se do i hapet rruga talenteve SHQIPTAR dhe do ta shikoni qe rrezultatet do ti kemi prap shum te mira lojtaret e kosoves per çfar dhan per kombetaren ton i them rrespekte dhe i urojm nje karrier te bukur ne futboll,mendoj qe me mir do jet keshtu.

  6. Tani says:

    Po te isha futbollist I mire,megjithes ejam lindur dhe rritur ne Shqiperi(100% jugor per nga origjina) do te mendohesha nese do luaja me Shqiperine apo Kosoven.
    I dua te dyja njesoj dhe do luaja me ate ekip qe do kishte me shume nevoje per ndihmen time!

  7. Bardhi Tolabi says:

    Duhet te jemi me realiste,ne vleresimin e nje situate te dhene.Eshte e vertete qe jemi nje Komb,por po ashtu eshte realitet,egzistenca e ketij Kombi te ndare ne dy shtete.Per te shkuar ne vendin e duhur,gjerat kerkojne kohen e tyre.Shqiperia per mire apo per keq,eshte e njohur nderkombetarisht,ndersa Kosova,eshte ne hapat e saj te para si shtet i pamvarur,por akoma e pa njohur prej OKB-se.Si bashkekombas,ne te pjeses te shtetit ame,na duhet te jemi me te hapur,me bashkepunues midis vetes dhe vellezerve matane kufirit shteteror.Ne duhet te japim dicka nga vetja,vetem e vetem te afirmohen vellezrit tane,qe aktualisht banojne ne territorin e tyre etnik,por me nje emertim te ndryshem prej shtetit ame,,Shqiptar,Republika e Kosoves.Per ne ishte nje ngjarje historike,kualifikimi ne Kampionatin Europian te Futbollit,France 2016.Por nje pjesemarrje e tille e nje ekipi cfardo Kosovar,eshte me shume se vlera e pjesemarrjes tone ne France 2016.Me beri shume pershtypje,momenti i venies te medaljes te arte,Majlinda Kelmendit,prej Kyetarit te Komitetit Olimpik Nderkombetar.Le te me thote dikush,nese ne nje rast tjeter,ka pare qe dhenesi i medaljes,te qendroje e te zhvilloje kaq gjate, nje bisede si ne kete rast,me Majlinden.Vetem nje rast dhe Kosova filloi te beje histori,te njihet edhe nderkombetarisht.Ja kete bejne sportistet,per kete duhet te pranojme e mbeshtesim sa me shume rritjen dhe pjesemarrjen sa me cilesore te Kosoves ne arenen nderkombetare.
    Dhe mbas nje periudhe te tille,te perfaqesimit dinjitoz te saj,te njohjes reale te qenies te nje shteti te ri,do te kemi me shume njohje diplomatike,do te arrihet qe edhe ajo te zere vendin qe i takon ne OKB.Koha,keshtu do te punoje per Kosoven,per Kombin Shqiptar dhe ne te tille rrethana,bashkim ne nje shtet te vetem nuk do te jete problem.Problem do te jete,deshira e klases politike te te dy vnedeve,nese do e duan ose jo nje bashkim te tille,do punojne apo shtyjne per ne kalendat Greke kete bashkim.
    Ky eshte problemi dhe jo kalimi i sportisteve nga Shqiperia ne Kosove e anasjelltas.Levizja e tyre ne te dy drejtimet,nuk sjall asnje te keqe,por kontribon per rritjen e nivelit cilesor te sporteve dhe ngritjen ne nje nivel me te larte te pefaqesimit ne arenen nderkombetare te gjakut Shqiptar,kudo ku jeton por qe kontribon ne Shqiperi apo Kosove,per interes te Kombit Shqiptar.

    1. Kosovare says:

      Te lumte per kete pershkrim kaq te bukur! Qaj nga gezimi kur fiton Shqiperia e kur fiton Kosova! U gezofshim gjithmone ? te dy shtetet duhet te investojne se jemi larg nivelit te duhur e per sukses duhen para, perkushtimin e kemi ne te dy anet por perkrahja institucionale eshte e domosdoshme!

  8. FAKT says:

    Bravo te qofte,Mero !!!Analize e perkryer.Njerez si ti na duhen,i vetmi qe i shikon me gjakftohtesi gjerat.Me vjen keq per ata qe nuk e kane kere gjakftohtesi qe fatkeqesisht jane shume ,edhe dita dites ,po e ndajne dhe pone kthejne ne armike Kosoven edhe Shqiperine.

  9. Ire abc says:

    Bravo Mero!
    Turp te te vij…Dhe ti shume thelle i paske hyre!Po pse?A ka luksin kombi shqiptar te jete i ndare?Deri dje ne shkrimet e tua diskutohej se egzistenca e serbise apo greqise bente qe kombi jone te ishte i ndare…Po sot?Sit dhe ti behesh pale me filo serbet e filo greket qe na udheheqin.Se sa i do shqiptari futbollistat kosovar mjafton te hyshe ne nje eurolloto e te shofesh si ju gezon zemra kur ben gol shaqiri apo rashica apo si gezojne kur kualifikohet Shekendia e Tetoves…Nese shqiptaria ka mbetur ne dore te dukes dhe vokrrit sna paska ber gje as turku 500vjet.Turp meros bushatit dhe beratit qe gjeten rastin te genjehen dhe ata.Kombi shqiptar eshte nje dhe vetem nje,e vec keshtu mund te bashkohet.Nje pyetje kam?Sikur kombetarja shqiptare e futbollit te ishte financiarisht si ajo e Zvicres,a do ikte njeri per kosove?Po sikur ajo e kosoves te iahte financiarisht si ajo e Zvicres a do luante njeri per kombetaren shqiptare?Kam nje pyetje qe e jep pergjigjen e asaj se cfare je me afe sesi ndihesh:Nga sot,nje kosovar kujt do i thote kombetarja jone?Asaj shqiptare apo asaj kosovare?Nje gje mbajeni mend:Do vij dita qe do kete vec nje flamur e nje kombetare…

  10. Eqerem Bej Vlora says:

    Si dikur Republika Federale Gjermane dhe Republika Demokratike Gjermane.
    Si gjithnje jemi 50 vjet mbrapa botes……….
    Ne vitin 2066 do ribashkohemi ne nje kombetare.

  11. astrit says:

    Nuk ka pse te hapet debat shterpe per nje futbollist qofte ky Rashica sepse tek e fundit nuk e coi ky kombetaren tone ne europian. Nga ana tjeter, nuk ka pse rasti ne fjale te ndikoje per keq ne atmosferen e mardhenjeve midis dy shteteve shqipfolese. Te jemi te bindur se tifozeria kosovare nuk do te mungoje ne shkallet e stadiumeve tona kur ekipi yne kombetar te luaje ndeshjet per boterorin 2018.

  12. Po mbushem pozitivitet kur po lexoj komente pozitive prej shqiptareve te Shqiperise per Kosoven keto dite edhe pse jane komente te rralla , shpresoje qe kjo “perqarje” te jete eufuri tejkaluese. Perderisa nuk jemi Shqiperi Etnike nje shtet , pse ne si kosovar nuk kemi te drejt te kemi perfaquesen tone ? Tash qe e kemi dhe po vendosim te luajm per vendin tone , deri sa te behet Shqiperia Etnike , ju po na cilesoni tradhetare? Cfare logjike kane argumentet e juaja?

    Nga nje Kosovare tradhetare.

  13. brati says:

    Idiotizma ,peshku eshte i qelbur nga koka.Shih politiken servila e fuqive te medha,kush i ndalonte ata me pak presion qe perderisa kosova nuk njihej nga FIFA e UEFA,te benin nje lige,nje kampionat!!! Po per te pasur dy federata , dy presidenta , dy administrata, troc per tu fryre me leke,sakrifikonin interesat kombetare. Pse te mos e beni me marreveshje qe presidenti te ishte kosovar, a flasim per komb,kombetare, une jam nga jugu,por pse e njohka Duka futbollin me mire se sa Fadil Vokrri ,a ka shqipetar ta besoj kete .Pse ne qe jemi brenda kufijve te cunguar nga 1913-ta,jemi me shqiptar se ata te kosoves??? Pse per emrin shqipetar mos ne kemi luftuar me shume se kosovaret???Ata qe thone te kunderten atehere qenkan dakort me copetimin e 1913-tes!!! Troc jane renegate….mos me shume…Ata qe kane 2gr.shkolle ne serbi e dine (s’po flas per injorante),qe kosova eshte toke shqipetare e megjithate bejne c’eshte e mundur ,si ai i mbyturi qe kapet pas flokeve te tije,me idiotesira te argumentojne te kunderten…po ne …si historikishte luftojme njeri tjetrin…ndaj historia na ka denuar e na ka lene 1/3 e territorit

    1. Sokol says:

      Brati nuk kam fjal apo pergjigje per te dhen,te lumte…
      Nuk edon Shqiperin as nje Shqiptar siq e dojme ne te Kosoves,te gjitha stadion Qemal Stafa ekemi mbushur na.. Shiko ne Euro2016 te gjith nga Kosova kemi shku per Shqiperin..
      Ju per kunder duhet me u krenu me Kosoven siq krenohemi ne me Kosoven..

  14. Mersin says:

    Le te shkojne. Per momentin Kosoves i duhen me shume se Shqipetise.

  15. labi 100% says:

    Shqiptaret mund te shkonin ne kosov te bashkuar rreth flamurit te tyre si shkuan edhe ne 99 per te luftuar bashke kunder serbit dhe Jo rreth ndonje flamuri tjeter per te vrare kosovaret si è ben kosovaret ne L2B me xhafer deven ne krye qe masakruan sa e sa shqiptare prandaj more Mero un them se shkon gjithmon djali te nena dhe Jo anasjelltas.

  16. Ilias says:

    Une do te isha per Manaj ti bashkohej Kosoves do te ishte nje treshe fantastike jetegjate ne futboll jane djem te rinj dhe me talent keta me modulin e lojes se Debiazit nuk do te gjejne kure vend ne kombetaren tone. Une mendoj se ajeti avdiaj basha kukeli gjimshiti abrashi per momentin jane te domosdoshem per te mos u larguar ne kete menyre ne duhet te ndjekim talentet tona .nuk ka panik per largimet sepse keta nuk kane kontrbuar per ne. Dy ekipe kombetare shqiptare jane krenari e kombit. Une jetoj ne greqi kur luajn keta me cilindo ekip pervec shqiperise une jam tifoz i tyre

  17. Kosova eshte shqipetare says:

    Shqipetaret si ne Shqiperi si ne Kosove po tregojne se jane popull patologjike (skizofren paranoik). POR JEMI NJE MORE TE MJERE. Kapemi per loje. por lete zgjedh vet lojtari ku do te luaj, njesoj eshte, ku do qe te luaj. Fillojm per loj dhe perfundojme ne identitet. Kerkojm epersi mbi njeri tjetrin, ne vend se te kerkojme barazi me njeri tjetrin. Por baza e ketyre crregullime si duke eshte me e thelle qysh prej vitin 1912.

  18. Para Laci says:

    Problemi yne nuk eshte se nuk kemi talent. Problemi qendron te mentaliteti dhe konfidenca e ulet qe vazhdojme te kemi ne kte 25 vjecar te fundit. Ne tw gjith presim nga te tjeret. Presim europen te na beje reformen ne drejtesi. Presim njerzit nga diaspora te na japin nej kafe kur vijne ne shqiperi. Etj etj…
    Ne kohen e komunizmit sidomos Vllaznia, 17 nentori, partizani, dinamo, flamurtari kishin lojtare kaq te mire dhe te gjith ishin shqiptare te pa perzier. Te gjith ishin rritur dhe stervitur ne shqiperi. Pra, problemi yne atehere ishte politik dhe jo qe na mungonte talenti shqiptar. Sot problemi ybe eshte se shume nga ne jane dembele dhe nuk besojne ne vetvete. Nuk besojne se nje dite mund te behen lojtare kaq te mire sa qe mund te luajne per barcelonen apo real madrid.
    Ne akoma kemi mentalitetin e nje shteti te vogel.
    Nqs ka nje njeri qe ka filluar ta krisi apo ta cai kte mentalitet te vogel qe kemi, ai esjte De Biazzi.

    Lojtaret tane nuk kane konfidence te madhe ne vetvete dhe kishin nevoje qe te besonin tek dikush dhe ai ishte traineri yne qe i dha shancin lojtareve tane te ndiheshin te barabarte me francezet.
    Ngadale ngadale rritet konfidenca. Pra krisja e mentalitetit te vogel ka filluar.
    Ai mund te mos jete gjeni ne taktika por eshtr gjeni ne motivimin e skuadres. Ai udhehoqi shqiperine si nje perandor romak udhehiqte ushtrine. Ju hoqi friken lojtareve dhe ju hapi dyert e arenes, aty ku cdo sportist apo gladiator enderronte te ishte.

  19. driloni says:

    Shume e thjeshte. Do vijne te luajne djemte e Targajt prej Memaliaj te luajne, por pasi te shesin drogen dhe te ndrojne targat e makinave qe mbajne akoma nga vijne.

  20. Uje Rugove ju lutem says:

    Xhamadani vija-vija, mut Kosova e mut Shqipnia!!!

  21. katarakti says:

    Nuk jam dakort me Meron. Lufta duhej te behej qe te kishim nje komb dhe nje kombetare. Dhe a e dini pse o kokeshkulur?! T’i lejme menjane nacionalizmat dhe paternalizmat. Kur Shqiperia te bashkohej me Kosoven do te ishim me te forte dhe me te respektuar edhe nga bota. Se bashkimi ben fuqine. Te ndare ne dy copa, qe mezi mbahen ne kembe, – biem kollaj pré e kujtdo. Duke filluar nga fqinjet. Ne jemi te ndryshem me kosovaret, aq sa eshte i ndryshem gjirokastriti me dibranin, apo korçari me vlonjatin. Pra ndryshime dialektore dhe asgje me teper. Politikaneve tane u intereson te rrijne si gjelat siper plehut ne dy provinca shqiptare, por une mendoj se media, shoqeria civile dhe intelektualet e njohur dhe te vertete duhet te punojne per unifikimin e kombit. Dy shtete shqiptare, dy kombetare shqiptare eshte idiotesi. Kur te dyja bashke behen a s’behen as sa Athina sot!!!. Ka qene “Shalli” i pari, (Rugova), ai qe ka pase hedhur idene e Prishtines se barazlarguar nga Beogradi dhe Tirana. Ne kete menyre ai vinte shenjen e barazimit midis serbeve dhe shqiptareve te vendit ame. Ne kete rruge po ecin edhe nje fare Bunjaku dhe Vokrri nga Kosova. A ju kujtohet se sa krenare dhe te gezuar u ndjeme nga kombetarja jone gjithshqiptare, qe na nderoi edhe ne France?! A ju kujtohet tifozeria e zjarrte per ekipin tone gjithperfshires. A e bashkoi kjo kombetare kombin, apo e perçau?! Prandaj Mero ia ke futur kot me kete shkrimin tend “te ballancuar”. Duhet te punohet per bashkimin. Se eshte e mire per te gjithe shqiptaret per sot dhe per mot. Edhe per femijet e tu Mero. Shqiperia e shqiptareve, pa dallime feje, krahine dhe ideje.
    P.s. A eshikoni si bejne serbet per disa toka ne Kosove?! Po greket per Vorio Epirin?! Vetem shqiptaret jane kunder bashkimit te dy gjysmave te territorit te tyre! Ne fakt ne mezi po presim qe te falim edhe nje here tjeter Detin. Apo t’i falim Greqise Himaren. Ja sa te vijne zgjedhjet e 2017-tes dhe te rikthehet ne pushtet dhenderri i Serbise…

  22. GM says:

    Cili eshte nese ekzoston, apo cili do te jete identiteti i ri i Kosoves? Cilat jane dhe cilat do te jene karakteristikat e ketij identiteti, te kesaj pjese te Shqiperise etnike, e cila nga rrethanat gjeopolitike u be shteti me i ri ne Europe? A duhet qe qofte kendej apo andej kufirit administrativ te hapet nje debat i tille, vetem e vetem per te pasur nje fare reputacioni dhe influence personale apo profesionale te shtypit dhe gazetareve shqiptare? Ketyre pyetjeve nuk mund t’ju pergjigjet askush sot dhe shpresoj te mos mundet t’ju pergjigjet kurrekush ne vitet e shekujt qe vijne. Une jam shqiptar nga Mallkastra, por jam dhe aq shqiptar nga Peja, Kumanova e Margellici. Me shijon kafja njelloj si ne Tuz ashtu dhe ne Konispol, Me vlon zemra me te njejetin ritem ne cdo copez te atheut tim shperndare mes 6 shteteve te ndryshme ne Ballkanin e vogel. Askush prej nesh nuk ka pse te quaj tradhtar Milotin apo Herolindin, ata po kthehen ne SHTEPI dhe duan ta ndertojne ate edhe me te bukur. Shtepia e tyre eshte dhe jona, Himni i flamurit KUQ E ZI nuk eshte vetem yni, por i gjithe shqiptareve kudo qe jane. Cilindo debat, filozofi, mendesi e prapesi do ta shohim, degojme e durojme, por qe dikush te ngrihet dhe te thote per himnin e Gentit, Herolindit, Milotit, Adem Jasharit qe ja u kemi vjedhur rumuneve (biles duke e percmuar), une kete nuk mund ta pranoj. Kur te luaj Kosova kunder Finlandes do te jemi te gjithe atje, sepse jemi shqipe me dy krere, jemi njerez me dy zemra (ndaj dhe vdekja sado qe na ndjek pas nuk na e mori asnjehere frymen), jemi Shqiptare e Kosovare, Came e Arbereshe, jemi nje!

  23. Gezimi says:

    Pershendetje Mero
    Jam dakort me ju, se me shqiperi ka anti kosovarizem, biles shume te dukshem. Shqipetaret e Shqiperise na paskan menduar se kosovaret do te na sherbejne ne pafundesisht dje ne momentin qe ata vendosin, me te drejte te ngrene shtepine e ture ne nuk leme gje pa u thene.
    Dhe na dalin disa njerez qe na rrine tere diten e dites neper kafenete e bllokut duke bere llogje Kavaje dhe gjykojne ata djem te rinje kosovare, te cilet lane zemren dhe shpirtin ne fushen e lojes.
    O njerez pse gjykoni kaq keq? Pse i quani leta djem tradhetare? Po ke kane tradhetuar keta djem te shkelqyer, te cilet per here te pare, ne historine e futbollit shqipetare, na bene te ndjehemi krenare? Po perse more djema, jeni kaq mosmirenjohes? E dini se c’ka tjene Shekspiri: mosmirenjohja eshte kryefjala e te gjitha te keqiave. Prandaj kujdes more djem e vajza kur etiketoni te tjeret, pasi ne shumicen e rasteve ju kthehet ne bumerang.
    Gezohuni qe edhe kombetarja e Kosoves do te marre pjese neper gara n/kombetare. Eshte gje e mrekullueshme te shohesh ate pjese te kombit tone te gezoje te punoje te prosperitoje dhe ne fund te fundit te gezoje lirine e vet te mohuar ne shekuj. Urojeni djema, perkraheni ate sa me shume, sepse kane nevoje per ne. Perpara Kosova shqiperine dhe shqipetaret kudo ku jane i ke me vete. Edhe njehere urime

  24. aqif tahipi says:

    More shoke dhe zotnij te nderuem .Mire qe andin dhe krejt analistet shqiptare dhe kosovare po i shajme nga te gjitha anet (duke perfshire edhe lojtaret ) se keto fjale nuk para prishin shume pune ,por a ka ndonje koke te zgjuar te me shpjegoje se cfare do ndodhi me demarkacionin dhe asocacionin?? A ndikojne keto levizje per forcimin e elementit etnik shqiptar ( kosovar po deshet ) apo e dobesojne kete element ?? Mjaft harxhuat energji me replika te kota or anal iste te nderuar ,madje mjaft na cate pallen e @arit me idiotesira futbolli ,perpiquni pak te flisni per probleme reale si teresia territoriale ose e ardhmja e integrimit te kosoves.Apo mos neve kaq kemi mundesi te bejme ,te lehim vec per topin e futbollit ndersa per te tjerat ( tokat ,integrimin ) jane te tjere(kombe) qe vendosin ??? Ishalla mos qofte e vertete .

  25. Drenicak says:

    Une di qe ne te dy shoqrit tona behet propogand mbrenda familjes mbrenda shoqris sidomos ne mesin ton koqovar per kta di sepse kam kontakt me shume.
    Kjo ndasi ka fillu dikun fill pas ardhjes ne pushtet te PD sidomos nga ish komunistet jugisllav qe i etiketonin shqitart si rrebel si stalinista si lenina .
    Ne ket idiotizem ka kontribu gazeta Bujku qe eshte botu ne prishtin ng Ibrahim Rugova.
    Shqiptart nga shqipria e ndjejn veten me te zgjuar me te menqur ne raport ne ne kur debatojn e t’hillojn zanin si shpenkeqet dhe kur ngrisn zerin.
    Ai qe eshte shqiotar nuk e idh fatin e Kombit as me Alban Mehen e as me Rashicen.

    1. Dardani says:

      Fjalen Kosovar mos e shtrembero o drenicali se nqs je kunder mundesh edhe mos me ardhe nqs nuk te pelqen,,,,e sa I perket Rugoves deshte ti ose jo ai mbetet presidenti historik I Kosoves….te pershendes edhe pse paskemi kundershtime ne mes nesh po keshtu po me pelqen me shume,,,,hajt te rujt Perenia.

  26. Dardani says:

    Pse more vellezer dhe motra shani njeri tjetrin duke shpenzuar gjithe kete energji per te formuluar te shara qe vetem njerzve te keqinje jau ze mendja….po e shifni ju qe Shqiperia dhe Kosova jane shtete qe spo mund te ngrihen dot ne kembe nga Korrupsioni dhe Nepotizmi dhe te gjitha te kqijat,,,,ne ne vend se mu mare me gjera jetike meremi duke shajt njeri tjetrin,,,dhe kujt po I behet favor ne kete rast,,,,Serbise Greqise Maqedonise Malit te zi,,,,,deri kur duhet share njeri tjetrin me arsye e pa te…..Amerika ka vendos qe te kete 2 shtete shqiptare ne Ballkanin e trazuar,,,deshte ne ose jo ajo eshte vendosur nga fuqite e medha sepse ne ne Kosove me nder me thon nuk kishim bythe te luftojme serbin sepse Serbia kishte trasheguar armatimin e gjithe Jugosllavise ne ate kohe dhe nuk ishte pak,,,ishte enr 4 ose 5 ne Europe dhe ne me nje kallash te Policanit mendonit qe do bejme dicka kunder tankseve jooooooooooooooooooooooooooo,,,,mos te ishte Amerika ne sot prape ishin nen kemben e serbit,,,,,,dhe diqka dhe ne ne Kosove kemi spiune,,burra te poshter,,,njerez qe kane shite vendin,,,keto I dime te gjitha po hajde te bejme diqka te mire per vendet tona se nuk I kemi punt mire,,,,,sa per futbolliste meqe jemi ne demokraci dhe kemi te drejten e zgjedhjes ata quna mund te lozin ku te kane deshire keshtu qe mos shpenzoni oksigjen kot,,,,,Hajde Tung nga nje vella nga Peja.

  27. Pelasgian says:

    Percarja vazhdon . SI ne kohe te Romakve si ne kohe te Osmanve . Tani pritet kombetarja e Shkupianve .

    Pashaportat e kan te drejte me i marr se jan ETHNIC ALBANIANS IN KOSOVO po thuj qe s’ia leverdis bordellove te politikes se pastaj kan frike qe i fitojne zgjedhjet pergjithmon politikanet verior .

    Sa mire ja u bajn pashaportat mrena dites kur ju intereson ?

    Shqipkarise dhe Federates Shkerdhatave Fashist mire ti behet . Biles te ken me hik te gjithe kosovaret e ti lejn n’muuuuutt sepse cdo gje e kan marre gati nga Zvicra , Gjermania, Kosova , Italia .

  28. Prishtina says:

    Qetesonu o shqipe. Nuk ka kosovare ne Kosove qe nuk e ndien veten shqipetare.
    1) Kuptojeni o lara se fuqizimi dhe afirmimi i shtetit te Kosoves per te cilin kane derdhur gjak shume shqiptare nga te gjitha trojet eshte INTERES NACIONAL GJEOPOLITIK SHIQIPETARO -AMERIKAN!
    2) Shtet pa flamur nuk ka prandaj edhe Kosova duhet ta kete nje. Mos e konfuzoni kete flamur me flamurin kombetar shqipetar. FLAMURI I KOSOVES DUHET TE KUPTOHET SI FLAMUR I NJE BETEJE TE FITUAR – nga te gjithe shqipetaret!
    3) Nuk do te ishte keq sikur Shqiperia ta nderroj flamurin shteteror. Ne ate menyre flamuri kombetare mbetet flamur etnik shqipetare per krejt shqipetaret ne rajon e jo flamur i Shqiperise se sotme me kufijt e saj artificial!

    Dashni nga Prishtina dhe respekt per gjithe shqipet.

  29. Dardan says:

    Dikur isha shqiptar tash jom kosovar edhe pike.Hero i jem kombetar eshte Adem Jashari dhe jo Skenderbeu,futbollisti i pelqym per mu eshte Celina e jo Cana,flamuri jem osht flamuri me ylla e jo ai me shqiponje ,…E di se keni me ba shamje e keni me thane se nuk di me fol e me shkru shqip po se kam dert ate pune,per ju se thoni se Kosovaret nuk e din shqipen une besoj se ne flasim shume ma mire se ju,ne e flasim shqipen e moqme edhe gegnishtja osht dialekt shume i pasun.Edhe per mua ideali ma moti ishte ta kemi nje shtet te madh e te bashkum por une mendoj se pikerisht shqiptaret e Shqipnise kan kontribu per kete largim e dallim ne mes Kosoves dhe Shqipnise,ju kurre nuk na keni thane shqiptare po Kosovar.Deri kur mendoni se kosovari ka me mbete gome rezerve e Shqipnise se sa here ka nevoje Shqipnija me perdore.Beso se na lodhet tu e permend vitin 98-99 tu than ju kemi mbajt me buke lene pashe zoten ate pune se ni e mire se permendet i hup vlera (veç po du me ja u kujtu se me 1912 kur osht ba Shqipnija shtet pikerishte Kosova u sakrifiku per ate cope shtet e ju e permendni se pasket jep buke 2 muj dite po nashta edhe ma mire na kane prit boshnjaket e Malit t’zi) .Njerz se pari jom me Kosoven pastaj me Shqipnine te bahem burra t’mire e te pranojme realitetin me mos te bahem nacionalista t’lodht se tybe gjysa e juve se keni komentu as tatimet e shtetit si paguani e k’tu munohni me u kallxu patriota me bateria.

  30. I nderuari z. Kryeredaktor. Me falni per shqetesimin por edhe une jam i shqetesuar! Kam bere dy komente qe nuk m’i keni botuar, keni gjetur nje ruge jo fort te sinqerte per eliminimin e komenteve, duke zhdukur nga qarkullimi shkrimin relativ. Komenti i pare ishte per refimin e te ndjerit G.Pashko lidhur me çvarrimin e te jatit; komenti i dyte ishte per artikullin e znj. Xhunga “Shqiptaret kane vetem nje kombetare”. Sipas kritereve te shtypit ne keto komente nuk kishte ofendime dhe shprehje apo fjale te ndyta. Ju lutem me jepni nje pergjegje publike ose privat(pasi ju e keni e-mail tim)
    Kam besim ne seriozitetin tuaj personalisht dhe si redaksi( prandaj edhe e lexoj gazeten tuaj)!
    Suksese ne pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje