Inferioriteti ndaj Kosovës, po shndërrohet në ofendim

18 Gusht 2016, 18:13Editorial TEMA

Nga Ben Andoni

Pas filmit “Shok”, që iu afrua Oskar-it si pakkush në histori nga filmat shqiptarë, e pas disa filmave të tjerë kosovarë të mbathur me çmime ndërkombëtare, duket se ka një zili të fshehur të Shqipërisë kulturore ndaj saj. Kjo s’vjen vetëm nga fondet që habitshmërisht shteti kosovar i gjeneron shumë më shumë se Shqipëria për kulturën dhe sportin, por edhe nga fleksibiliteti më bashkëkohor i Kosovës. Artistët e arteve pamore kosovare janë shumë më të suksesshëm në ekspozita ndërkombëtare dhe kështu mbeten edhe ata të aktrimit, rrymat alternative muzikore kosovare janë shumë më të përditësuara me muzikën bashkëkohore apo artistët e fushave të tjera, që janë të shpërndarë ngado në botë. Këtë sukses zyrtarët e Shqipërisë dhe shumë kolegë artistë e shprehin me kinse indiferencën, por edhe anatemat e ndryshme duke u përfolur gjuhën, varësinë e tyre të diktuar nga rrethana historike dhe ‘profesionalitetin’. Kulmi ka arritur në sport. Kosova e vogël, gati 10 vjet shtet synoi 2 medalje ari dhe arriti një në Rio 2016, ndërsa ka shpallur hapur interesat e saj për të marrë sërish medalje në Tokio 2020. Dhe, jo vetëm u përfaqësua me më shumë sportistë sesa Shqipëria, por e ka lënë dhjetëra vende poshtë për rezultatet përfundimtare të Rios. Kurse futbollistët e Kosovës ose me origjinë të saj, duan apo s’duan ata që janë të lindur në Shqipëri apo gjetkë, janë shumë më të aftë se futbollistët tanë. Jo thjesht prej konjukturës historike, ku shumë prej tyre janë stërvitur jashtë por edhe se futbolli në Kosovë trashëgon tradita të mira të ish-vendeve të Federatës, që kanë pasur një afeksion më të madh për sportet, kjo për shkak të një sërë kushtesh antropologjikë, shëndetësorë por edhe botkuptimorë. Dhe, mbi të gjitha, kosovarët janë shumë më të lidhur me Kosovën sesa me Shqipërinë. Fabula patetike e një kombëtare që kemi ngritur me pahir, kishte peshë vetëm kur Kosova ishte e izoluar dhe Shqipëria shihej si vendi ëndërrimtar amë. Kjo e shpjegon faktin e kuptueshëm dhe reagimet që shumë nga futbollistët kosovarë sikur të mos kishin detyrime ndaj vendeve që përfaqësojnë do t’i bashkoheshin masivisht Kosovës. Mu këtë fakt, shfrytëzoi Bunjaki, trajneri i përfaqësueses Kosovare që në thirrjen e tij nuk zgjodhi për apel poetët kombëtarë Fishtën, Poradecin, Asdrenin, Naimin, Kadarenë apo Agollin, por Podrimen që ka përcaktim të qartë për Kosovën.

Nga Shqipëria ka mbetur që të ruajë një paternalitet fals, edhe kur nuk ia kërkojnë, që të krenohemi se jemi shtet prej më shumë se 100-vitesh, se kemi një gjuhë standarte për të cilën është bërë një kongres dhe konferenca pafund dhe e respektojmë shumë më tepër se kosovarët, se kemi institucione dhe vetëdije më të lartë shtetërore. Kjo na bën që t’i shikojmë kosovarët gjithnjë si aneks dhe t’i nënvleftësojmë, derisa ata po na lënë pak e nga pak pas, në pozicionin tonë natyral në fund të zhvillimit ballkanik.

Vitet po tregojnë se kosovarët jo vetëm s’kanë më nevojë për Shqipërinë, por thjesht po e asistojnë atë, ndërsa e kanë shfrytëzuar prej pamundësisë së tyre , e që shumë shpejt do të lehtësohen edhe më tej me liberalizimin e vizave. Ka kohë që marrëdhënia jonë fut ujë: Në tregti gjen plot argumente dhe paçka fjalëve të bukura të dy vendet nuk është se kanë partner të parë njëri-tjetrin, librat kosovarë as nuk prekin në Shqipëri, ashtu si në fusha të tjera ku bashkëpunimi mungon krejtësisht, ndryshe nga çfarë thuhet.

Në të gjithë këtë qerthull, ka mbetur vetëm retorika patriotike dhe nga ana e Shqipërisë kompleksi që shteti i vogël dhjetëvjeçar, megjithë problemet e shumta të politikës së vet të hallakatur, po na lë pas. Të paktën në kulturë dhe sport. Këtë nuk është e vështirë ta shohësh, pasi e kupton nga anatemat tona në rrjetet sociale dhe mënyrën sesi akuzojmë të drejtën e njerëzve që të përfaqësojnë vendin e tyre. E ky mllef, po na bën që të mbytemi në zilinë tonë që nuk kemi kampionë të vërtetë si kosovarët, që luajnë në kategori shumë më sipër sesa lojtarët tanë; që bëjnë muzikën alternative më të mirë se tonën; që kanë filma më të sukesshëm; dhe që investojnë më shumë për kulturën dhe sportin për rininë. Kështu, ndaj na ka mbetur thjesht që t’i ofendojmë, sepse kaq dimë ta bëjmë shumë më mirë sesa ata. (Javanews)

49 komente në “Inferioriteti ndaj Kosovës, po shndërrohet në ofendim”

  1. fieraku4u says:

    O “BENO” MOS U NXITO ME ANALIZEN TENDE O RRUFJAN. SE NUK KA ASNJE NDJENJE INFERIORITETI NGA SHQIPTARET E SHQIPERISE, KUNDREJT ATYREVE TE KOSOVES.

    SHQIPERIA KA ATE QE KOSOVA NUK KA PER TA PASUR KURRE, KA DHE BREGDETIN DHE ZONAT MALORE. JEMI MIDIS DETI JONIAN DHE ATIJ ADRIATIK. KA PORTIN DETAR, KA NAFTE DHE KROME , DO TE THOJA QE ESHTE E KUNDERTA.

    SA PER SPORTET, DHE KJO GJE DO NDRYSHOJE SE SHPEJTI. PO FINANCOHET NE SPORT ME ARDHJEN E RAMES DHE REZULTATET DO TI SHIKOSH SE SHPEJTI.

    MOS HARRO, SE NE U21 SHQIPERI, KE LOJTARE SHQIPTARE NGA SHQIPERIA QE PO LUAJN JASHT. SI CEKICI, LACI, MANAJ, BARE, FILI, STRAKOSHA, E TE TJERE, KSHU NUK ESHTE SE DO NA DUHEN SHUME SHQIPTARET E KOSOVES.

    KA PLOT SHQIPTARE, DHE EMIGRANTE SHQIPTARE NGA SHQIPERIA, QE FEMIJET E TYRE PO LUAJN NEPER SKUADRA TE MIRA EVROPIANE.

    TE JESH I BINDUR SE ME SHUME JA KA HATRIN KOSOVA SHQIPERISE, SE SA SHQIPERIA KOSOVES.

    1. .€piriiii says:

      Ooooo Trap Gazetaruc, , Kosova vertet ka qënë nen sundimin Sërbb, por Realisht ka qene e lirë ne aspektin human, njerzor, ka emigracion 50…..60 vjecar ka nhohur Qyteteimin Europian Perëndimor shume me shume se Ne, por Cuditrisht mwndjen e ka ne Arabi te allahu dhe muhameti pedofil. Gazetaruc mos harro se EU dhe USA kane 20vjet qe po INVESTOJNE PARA DHE NJEREZ ne Kosove edhe perseri spo e bejne dot shtet te mirfillte. Shqiperia u Sakrifikua me Izolin 45 vjecar vetem për Kosoven, pir me ne fund ja doli ta zgjoje nga gjumi dhe ta orientoj drejt Kosoven, mos harroni Luftetaret e Pare u trajnuan ne kete Shqiperi Inferiore. Jam i sigurte se Shqiptaret e Shqiperise kane Shpirt shume her me luftarak dhe janee lartpamës se Kosovaret, nese nuk ju mbushet mendja, liheni 1 jave shtet te Pavarur Kosoven pa EU dhe USA dhe do ta shihni se Çfar Çorbe do gatuajnë

      1. Skypion says:

        Shkrimi i Ben Andonit eshte edhe me i rrezikshem se ai i Andi Bushatit.Dhe,ja perse.
        Nese Andi Bushati,mund ta kete shkruar shkrimin pa ndonje synim te caktuar,kot sa per te qene in ne portalin e tij,e mbase edhe per te provokuar per sa me shume klikime(perndryshe,nuk mund t’i jape shpjegim ketij nacionalizmi te cuditshem te kozmopolitit Andi) – Ben Andoni ,megjithese nuk mund te spekuloj aspak per qellime te mira apo te keqija qe ka pasur, e con edhe me tutje percarjen e nisur nga Andi Bushati.
        Nuk ka diskutim,tashme,qe shkrimi i Andi Bushatit,si kurre me pare,dhe per here te pare ne historine gazetareske te ketyre 25 viteve demokraci,hapi nje debat,qe askush nuk do te deshironte te hapej.
        Nje debat qe nxit percarje mes shqiptareve.
        Une jam mese i sigurte,se pak nga pak,me kalimin e kohes,dhe duke fituar largesine e kthejlltesine ,Andi Bushati do te pendohet per mendjelehtesine e tij.Nuk dua ta besoj,se eshte nisur nga ndonje qellim i mbrapshte.Perndryshe do te ishte shume gje e keqe.
        Sa per shkrimin e Ben Andonit,sic e thashe edhe ne fillim te komentit,eshte shume i mbrapshte per nga impakti qe ka ne mendjet dhe nenvetedijen e shqiptareve.
        Shkrimi i Ben Andonit,ne menyre perfide,shume perfide,percarjen mes shqiptareve e ben fakt te kryer.
        Them ne menyre perfide,sepse e ben duke levduar shqiptaret e Kosoves,Kosoven…!!!
        Them ne menyre perfide,sepse ai mban anen e shqiptareve te Kosoves,si te ishin nje entitet me vete.I dallueshem nga ai shqiptar i Shqiperise.
        Ata,thote Andoni,jane ku e ku me mire se ne,ne shume fusha,si ne sport dhe ne muzike alternative,madje edhe ne filma!
        Keshtu ,duke i levduar “ata”,ne menyre te terthorte,Ben Andoni,do te na provoje se mes Shqiperise dhe Kosove,shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves,ka dallime te medha.Sidomos kulturore.
        Dhe ne, thote Andoni, ne shqiptaret e Shqiperise nuk duhet t’i kemi zili e te flasim keq per kosovaret,pse ata na e kane kaluar ne shume aspekte kulturore dhe sportive…!!!
        Dinakeri me te peshtire,me te mbrapshte,me antikombetare,nuk kam hasur deri me sot ne shtypin shqiptar.
        Nuk ka hipokrizi me te bajatshme,sesa te mbash anen e atij,qe do ta mbash larg!
        Une kam nje arsye pse i them te gjitha keto.
        Ben Andoni ben pjese ne grupin e atyre gazetareve,opinionisteve,analisteve,publicisteve dhe intelektualeve shqiptare,te cilet e duan(!) shume Kosoven,i duan shume kosovaret … aq shume i duan sa,kur bie fjala per bashkimin e Shqiperise me Kosoven,jane absolutisht kunder…!!!
        Ben Andoni ben pjese ne grupin Anti-bashkim te publicistit Ardian Vehbiut – shpikesit te sloganit “vellezer vellezer,por thesin ne mes”,te gazetarit Mustafa Nano,te moderatorit Adi Krasta etj.
        Permenda vetem disa nga emrat me te njohur te opinionit publik,qe jane shprehur hapur kunder bashkimit Shqiperi-Kosove.
        O shqiptaret te mire,a e dini ju se cili eshte argumenti kryesore,kryeargumenti,qe keta intelektuale kane kunder bashkimit kombetar?!
        Jua them une.Ne fakt e kane thene vete.Me gojen e tyre.Disa here.Publikisht.
        Eshte “argumenti kulturor”…
        Keni pare ju?!!
        Kjo eshte fyerja me e madhe qe i behet intelektit njerezor.Se atij shqiptar,po se po.
        Argumenti kulturor,na qenkerka pengese per bashkimin kombetar!!
        Ne fakt edhe nje nxenes shkolle e di,qe argumentet kryesore per nje bashkim,jo vetem mes shqiptareve,por edhe mes kombesh te ndryshme,jane ato ekonomike,politike,ushtarake,gjeostrategjike.
        Po,pse ca intelektuale te Shqiperise,nxjerrin si argument kryesor ate kulturor,qe dmth,te dallimeve kulturore(!!)?!
        Sepse,nuk duan qe Shqiperia te bashkohet me Kosoven.Sepse,jane krahinore.
        Per t’i rene me shkurt, e per te folur me troc,keta krahinore, qe jo per habi jane te gjithe nga i njejti “fshat”, e shohin bashkimin me Kosoven,si nje prishje te pehazhit politik-social-kulturor.
        Nryshimi demografik ne “favor” te verioreve,te malokeve sic thone ne biseda te lira me njeri-tjetrin,do ta bente te mundur kete.
        Ja kjo eshte arsyeja,sepse keta rrufjane te opinionit publik,keta krahinore ,nuk duan bashkimin me Kosoven.
        Aq zbuluar e nxjerrin veten ne krahinorizmin e tyre,sa kur flasin per ndryshime kulturore mes Shqiperise dhe Kosoves,lene te nenkuptohet dominimin e “fshatit” te tyre,ne te gjitha aspektet,ndaj “fshatit” tjeter…porqe po i’u bashkua edhe Kosova, fshati tjeter do te behej aq i madh,sa ta prishte kete dominim…!
        Keta jane soji me i neveritshem i kozmopoliteve!
        Jane kozmopolite provinciale.Jane kozmopolite krahinore.Qe domethene,qe nuk jane fare as kozmopolite madje.Pavaresisht se bertasin gjithe diten e lume se jane te tille.
        Si mund te jete kozmopolit,nje krahinor?!!A del kush te ma thote?
        Keta duan bashkime popujsh gjithandej,ne BAllkan,ne Europe,ne bote,ne Univers .
        Vec bashkimin kombetar,vec bashkimin e Shqiperise me Kosoven,vec bashkimin mes shqiptareve nuk e duan…!!!
        Duke vene ne par “epersine” (cfare rrufjani) e kosovareve ndaj shqiptareve,Ben Andoni,ne fakt don ta beje fakt ndarjen kulturore mes shqiptareve,dhe ti beje jehone argumentit kryesor qe kane kundershtaret e bashkimit,ku ben pjese edhe ai vete.qe eshte argumenti kulturor…!
        Ky shkrim i Ben Andoni i sherben te gjithe atyre qe nuk duan bashkimin kombetar.

      2. REXHEP VLORA says:

        ISMAIL QEMALI KA THENË SE; SHQIPERINË E BËNE KOSOVARËT, PO TE MOS ISHIN KOSOVARET NUK DO T’KISHTE SHQIPERI… dhe a e dini pse ka thene keshtu, Sepse Kososovaret ishin Ata qe ia shpetuan Koken Ismil Qemailit nga EsatTopatanistat eTradhetar te Shqiperis…? Ja une ia u them Pse KOSOVARET E BENE SHQIPERINË; Kur Ismail Qemajli e shpalli Pavaresine e Shqiperis ne Vlorë, Shipecat me ne krye Esat pash Toptanin ia krijuan një situatë Ismail Qemalit aq te rrezikshme në Vlorë, sa atij i rrezikohej seriozisht edhe jeta, SEPSE dISA KERONIN QE SHQIPERIA (EDHE PSE E KISHTE SHPALLUR pAVARESIN) te qendronte nder gREKUN, E DISA KERKONIN TE QENDRONTE NDER TALJONIN APO EDHE NDE TURKUN…. Në atë periudhë atje mungonte Isa Boletini, (Kosovar) i cili kishte shkuar përkohësisht në Malësinë e Gjakovës (Tropojën e sotme) për shkak se në Vlorë ishte sëmurur nga malarja. Por Isa Boletini, duke parashikuar situata të vështira, i kishte porositur djemtë e nipat e tij, që i kishte lënë në Vlorë së bashku me disa trima të tij, që në çdo rrethanë që të krijohej, ata duhet të mbështesnin Ismail Qemalin dhe ta mbronin atë me jetën e tyre, dhe ne ato momente Kosovaret (me lejen e Ismail Qemailit, ) i kishin zbutur me stupca dajak Tradhetaret Esatpashtoptanas te Shqiperis… Tafil Boletini, nipi i Isa Boletinit i cili gjendej në atë kohë në Vlorë, shkruan në kujtimet e tij: “Sikur të mos kishin qenë ata 50 kosovarë në Vlorë në ato ditë, sigurisht do të bahesh grusht shteti kundër I.Qemalit për me e rrëxue Ismail Qemailin dhe me e ZHBË Shqiperinë. PRA FALE KOSOVAREVE EKZISTON SHQIPERIA SOT… E ÇKA PERFITOI KOSOVA NGA NENA SHQIPERI; … PERVEQ OKUPIM 100 VITE NDER SERBI…

    2. FAKT says:

      Edhe Zvicra ska det?Ka male Shqiperia?.E perse na duhen malet? Mbaj mend qe Ismail Qemali pas Traktatit te Londres ka thene qe na lane ne nje vend me pirgje guresh dhe na hoqen fushat ,pjeset me te mira ,pra Kosoven.Resurse minerale Shqiperia ? Se besoj te kete me shume se Kosova qe ka qene “miniera” e ish-Jugosllavise.Keta futbollistet qe permende jane nga ata “talentet” qe nuk kane asnje minute loje ,nuk besoj qe as ne stol te rezervave nuk jane.Autori ka si qellim ,qe ta bej publikun e Shqiperise te reflektoje por mesa shoh shume beta e kane hunsen lart ketu keshtu qe autori nuk ja arriti qellimit.Sa per ate qe kush ja ka hatrin kujt ,te kujtoj qe nuk u ankuan shqiptaret e Kosoves per lojtaret po ne u ankuam .Sa per sport dhe art nuk po flasim se dihet qe jo jane para mesh por jane me “vite drit” larg.Ne me paternalizem mendojme akoma se jemi “epiqendra por ne te vertete sjemi me ,iken kohet e Bac Ademit dhe pleqve te Kosoves qe besonin qe Shqiperia ishte parajsa ,sot ne Kosove shqiperia shikohet si nje antimodel jo si model

    3. REXHEP VLORA says:

      ISMAIL QEMALIT KA DEKLARUAR SE; SHQIPERINË E BËNE KOSOVARËT, PO TE MOS ISHIN KOSOVARET NUK DO T’KISHTE SHQIPERI, shqiperin do TA ZBËNIN EsatPashToptanist…… dhe a e dini pse? Ja une ia u them; – Kur Ismail Qemajli e shpalli Pavaresine e Shqiperis ne Vlorë, Shipecat me ne krye Esat pash Toptanin ia krijuan një situatë Ismail Qemalit aq te rrezikshme në Vlorë, sa atij i rrezikohej seriozisht edhe jeta. Në atë periudhë atje mungonte dhe Isa Boletini, i cili kishte shkuar përkohësisht në Malësinë e Gjakovës (Tropojën e sotme) për shkak se në Vlorë ishte sëmurur nga malarja. Por Isa Boletini, duke parashikuar situata të vështira, i kishte porositur djemtë e nipat e tij, që i kishte lënë në Vlorë së bashku me disa trima të tij, që në çdo rrethanë që të krijohej, ata duhet të mbështesnin Ismail Qemalin dhe ta mbronin atë me jetën e tyre. Tafil Boletini, nipi i Isa Boletinit i cili gjendej në atë kohë në Vlorë, shkruan në kujtimet e tij: “Sikur të mos kishin qenë ata 50 kosovarë në Vlorë në ato ditë, sigurisht do të bahesh grusht shteti kundër I.Qemalit për me e rrëxue Ismail Qemailin dhe me e ZHBË Shqiperinë.
      – PRA FALE KOSOVAREVE EKZISTON SHQIPERIA…
      – E ÇKA PERFITOI KOSOVA NGA NENA SHQIPERI??? … ASGJË !!! PERVEQ OKUPIM 100 VITE NDER SERBI…

  2. Celo Mezani says:

    O trap gazetar. Kush po i ofendon. Jemi te lumtur, krenar dhe i shijojme te gjitha sukseset e artit dhe sportit te Kosoves.
    Sikurse e thua dhe vete, ne disa drejtime ata jane me lart. Kjo vjen sepse jane ende me te infektuar (per mire) nga idealizmi qe vjen pas nje diktature apo shtypje te gjate, dhe jane edhe me “te uritur” per te vrapuar pas vlerave.

    Jane njelloj si shqiptaret e kesaj ane te kufirit shqip-shqip, ishin ne vitet 90′. Atehere muzika, poezia, romanet ishim me autentike dhe frymezuese.
    Atehere merrnim edhe cmime nderkombetare (psh filmi Parullat e Gjergj Xhuvanit, romanet e Fatos Kongolit, cmimi ne 1993 i Inva Mules, etj). Edhe miset kishim me lezet dhe gazetaret ishim me te paster dhe me te drejte.

    Pastaj mberriti mireqenia dhe egoizmi, me tej komercializmi dhe te gjitha keto u zbehen. Do i kaloj dhe Kosova keto faze dhe pas 15-20 vitesh do e kesh te veshtire te dallosh ndryshime thelbesore midis dy aneve te kufirit.

  3. tani, elbasani says:

    sa injorant shkrim ky. E cfare tani duhet te qajme neve se mori kosova nje medalje ari ne xhudo..Une as nuk e kam asnjehere kete lloj sporti..
    All I can say is: Who cares!!!!

    1. Isa Boletini says:

      Jo mor nuk duhet të qajmë por të motivohemi nga këto të arritura të Kosove dhe të bëjmë edhe ne ndonjë gjë të mirë për pjesën tjetër të vendit tonë!

  4. Maloku says:

    Na pelqen apo jo neve nga Shqiperia, ky gazetari thote disa te verteta. Arti dhe sporti ne Kosove jane shume me te avancuar me Kosove. Ne nga krahu i tjeter i kufirit duhet me marrim shembull dhe zemer. Kurse persa i perket idese qe “Kosova mund te beje fare mire pa Shqiperine” qe sjell dhe anasjelltas “Shqiperia mund te beje fare mire pa Kosoven” kjo eshte e vertete por do ishte nje gabim historik qe do leje gjithe Shqiptaret qe jetojne ne kete rajon me pak te sigurte dhe me te lehte per tu perçare sidomos atehere kur kriza tjeter e rradhes te vizitoje Ballkanin. Bashkimi i forcave Shqiptare behet nje realitet psikologjik nepermjet artit dhe sportit fillimisht, ekonomise dhe politikes ne vazhdim dhe levizjeve demografike ne afatgjate. Po ta nisim me hapin e pare gabim, gjasa ka qe edhe hapa te tjere do jene gabim njelloj.

  5. Antoni says:

    Fieraku4u,
    Orë zotëri ti thua qe Shqipëria ka det e bjeshkët PO NUK TË SHKON MENDJA QË ATO JANË TË MIJAT AQ SA TË TUAJAT po aq sa Kosova është e juaja, unë jam nga Kosova por kurrë nuk e ndiej veten kur jam në Shqipëri që nuk jam në vendin tim.

    1. fieraku4u says:

      “ANTONI”

      ATË NDARJE PO E BËJNE SHQIPTARËT E KOSOVĒS. KAM LEXUAR SHUMË SHKRIME DHE ANALIZA NGA GAZETAR DHE NJËRËZ NGA KOSOVA.

      QË KEMI SHTETIN TONË, FLAMURIN TONË, HIMNIN TONË, DHE PO I LARGOHEN SHUM TRADITËS SHQIPTARE, DHE PËRQAFOJN ISLAMIN RADIKAL FHE INDENTIFIKOHEN SHUMË ME TURQIN DHE ERDGANIN.

      KJO MUA MË SHQETËSON SI SHQIPTARË. KA SHQIPTARË KATOLIK, ORTODOKS, BEKTASHI. NUK MUND TI LEJOJM VETES HUMBJES E INDENTITETIT TË QËNIT SHQIPTARË.

      1. Toni KS says:

        @Fieraku, gazetari dhe analisti eshte argat me pagese. Nuk perfaqeson askend perveq ate qe e paguan. Ne nuk e shajme Shqiperine as atehere kur ju e shani vete, dhe kete eshte e cuditshme sa shume e beni kete.
        Ka nje arsye pse nuk lejohet nje referendum ne Kosove per bashkimin me Shqiperine. Fuqite e Medha e dine se rezultati do te jete mbi 90% PER BASHKIM. Prandaj kane futur ne Kushtetute nenin se nuk lejohet bashkimi me asnje shtet fqinje. Ai shteti fqinje eshte pikerisht Shqiperia. Mos mendon se analistet brekegrisut dine dicka me shume se ShBA dhe NATO?
        Per fund, e kisha potencuar mosnjohjen e frikshme te ceshtjeve shqiptare nga vete ne. Nese ne nuk e njohim veten, kombin tone ne teresine e tij, bile edhe me keq paragjykojme dhe etiketojme njeri-tjeterin, si do ti artikulojme interesat tona ne raport me partneret apo kundreshtaret tone?
        Sa i perkete Kombetares, qeshtja eshte e thjeshte. Kombetarja e Shqiperise eshte edhe e imja. Keta idiotet e Federatave te Fudbollit duhet te mbyllin gojen e mos te bejne percarje. Ai futbollist qe ka veshur fanellen e Shqiperise deri me sot duhet te vazhdoje ta beje kete. Bile Federata e Kosoves duhe te refuzoj te marr lojtar qe jane ne Kombetaren e Shqiperise. Kaq e thjeshte eshte. Sa do qe na emocionuan ne France, te jemi real as Shqiperia as Kosova nuk do behen kampion prandaj ky debat eshte non-sens i plote apo furtune ne nje gote uje.

        1. meritoni says:

          Toni-ks
          a ke tru o djal?po ku po mendon se Kosovari e don shqiperin me shume se Kosoven?vetem ndonje kosovare-Enverist i cili e ka trunin e peshkut,si ti.
          ku e ke krenarin?
          ku e ke patriotizmin?
          ku e ke dashurin per Kosoven?
          ty keto te mungojne,sepse te mugon kapaciteti intelektual per me pase mundesi me kuptu rendesin e shtetit,prandaj,ti je nje Enveriste me tru te sterkequn,pasi ti trunin nuk e shfrytzon ai te eshte sterkequr dhe je bo MOZAMAKEQ,je per gjynah.

  6. Vang says:

    E ke shum gabim z.Andoni. Po te flas ne emrin tim dhe te rrethit tim miqsor.,Nuk egziston asnje lloj xhelozie.Ne e shohim perparimin e Kosoves si te thuash per inat te atyre qe i kane pare shqiptaret e KOSOVES si te dores se dyte. Gezohemi sinqerisht per sukseset e tyre ne kinematografi e muzike sepse ne ato suksese perfshihet gjithe kombi.POR nuk na pelqen masa e ushtrimit te fese myslimane qe shume lehte mund te shkase ne nje fanatizem. Por ky ne vetvehte nuk eshte faji i popullit.Nuk i kemi pritur mire qendrimet ndaj figures se Skenderbeut,perkujdesjen ndaj gjuhes standarte shqipe e ndonj gjeje tjeter .Po per sukseset gezohemi dhe mburremi.REVOLTOHEM KUR NJE gazetar kosovar, EnverRobelli shprehet per hymnin Shqiptar se nuk ja vlen ta respektosh sepse qenka i vjedhur.Por Robelli harron se nje hymn nuk respektohet si i tille por per dashurine ndaj atdheut.Le te mos e zgjas me.

  7. england says:

    Keta jane gazetaret shqip-foles qe thjesht kerkojne nje percarje qe nuk ekziston,duan nje ndarje qe nuk do ndodhe kurre,keta monstra i shohin dy vendet shqip-folese te njejtit komb sikur te jene dy Korete e veriut dhe ajo e jugut!Shqiptaret kurre nuk kane pse te jene inferior midis njeri-tjetrit cfare rendesie ka se jeton ne Kosove apo ne Shqiperi,e rendesishme eshte se ne kemi nje gjuhe,nje zakon,dhe kultura apo sporti do shkoje perpara atje ku punohet me fort,por ky fakt nuk ka pse gazetarin ta shqetesoje,kjo eshte mendesi Serbi ti ndash trojet tona si me te afte,dhe me pak te afte,si inferiore dhe superiore,kjo mendesi eshte sa dinake dhe ti frysh nje zjarri qe nuk do ndizet kurre,rrace e poshter gazetarie.

  8. ejtani says:

    Gazetari ka te drejte. FASADA e mardhenieve shume te mira midis dy shteteve, duhet tia lere vendin realitetit. Atehere te dy palet do kuptojne se duhet bere shume me teperm

  9. Claus says:

    Ky gazetar flegmatik kerkon me nje horizont teper te ngushte te na sjelle ketu argumente dhe analiza mbi inferioritetin e shqiptareve te Shqiperise ndaj atyre te Kosoves!!!!!!
    Nuk ka as shenja inferioriteti dhe as xhelozie kundrejt kosovareve. Ne asnje rast, se ku i gjen ky flegmatik ca argumente boshe per te na ndricuar dhe hapur syte, vetem ky e di. Faktet jane komplet ndryshe.
    Kosovaret i ndan nga disa shekuj qe kane lene gjurmet e tyre tek ne dhe tek ata. Tek ata nuk ka qene kurre problemi i liberalizimit te vizave sepse ata kete e kane patur qe ne vitet `60 kur dilnin neper Europe me pasaportat e Titos, po aq di dhe aq thote.
    Gjenerata qe ka hyre ne Europe kane mbetur ne prapambetjet e tyre, disa futbolliste qe kane ate prejardhje nuk jane se i ka nxjerre trualli kosovar, por ai zviceran dhe gjerman. Nuk kane ku ti cojne ndryshe femijet e tyre vecse ne shoqatat futbollit. Aty e gjejne kenqesine, askund tjeter. Ne shkolle jo e jo.
    Dhe te coje cdo familje kosovari djemte e tyre ne shoqata futbolli, po, natyrisht qe do te dalin disa, ashtu sic dalin edhe shume afrikane qe merren nga Nigeria, Gana, Angola a ku ta di une. Po a eshte niveli kulturor ne nivelet e shqiptareve te Shqiperise?
    Ne asnje rast. Keta futbolliste disa vite mund ta ushtrojne futbollin, por pastaj u duhet nje zanat dhe kete nuk e kane sepse nuk e kane marre me pare.
    Edhe per artin ndodh i njejti fenomen. Mire qe nuk na ka nxjerre Bekim Fehmiun si aktor qe e ka nxjerre Kosova dhe shkolla kosovare!
    Arti kosovar eshte per faqe te zeze, se mund te gjesh ndonje Rita Ora a ndonje tjeter kjo nuk do te thote qe ka lene shqiptaret ne bisht.
    Edhe keta kane dale nga skenat europiane.
    Shqiperia ka nxjerre nje Xhenfize Keko e cila ka marre cmime ne festivalet e filmave, ka nxjerre Grupe polifonike dhe Ansamblin e Kengeve dhe Valleve neper Europe, ka organizuar kongrese dhe konferenca shkencore per gjuhen dhe albanologjine.
    Nese kemi patur nje art te realizmit socialist ne ate kohe, ata nuk kane patur art fare. Apo quhet art Nexhmije Pagarusha me artin e saj oriental?
    Me mire degjoja Luan zhegun se sa nje mustaqelli gjakove. Dhe besoj se keshtu mendin cdo shqiptar i Shqiperise.
    Shkurt dhe sakte, shqiptari ndryshon nga ai kosovar.

    I degjuat pergjimet e Thacit dhe Grabovcit per te pare se cfare rrezatonin?
    Ne mos gabohem ky ka qene ai autor qe ka shkruar per kete tematike me titull: “Thaci mos jepni doreheqjen por mesoni shqip”

    Ja linku: http://www.gazetatema.net/web/2016/08/05/thaci-co-mos-jepni-doreheqje-thjesht-mesoni-shqip/

    Atehere cfare inferioriteti do te kem une ndaj tyre?
    Shkurt me dukeni vetem shkrues i rendomte pa linja logjike dhe autentike. Jeni vetem formues togfjalesh duke nxjerre ne pah vetem konfuzionin tuaj mendor, i nderuar Ben.

  10. Sokol says:

    Shum qesharake me duken komentet. Po thuajse te gjitha vertetojne ate çfar pretendon gazetari.

    1. Epirioti II says:

      Po ti arrin dot ta kuptosh sa qesharak je me kete komentin tend?

  11. Thanas Mustaqi says:

    Duke paraqitur sukseset e Kosovës, hartim-shkruesi nga Tirana dëshiron që shqiptarët nga të dy anët e kufirit shtetëror të imponuar në vitin 1913, të kenë armiqësi mes vedi. Një hartim-shkrues nga Prishtina flet për identitet kosovar. Nuk e di nëse ka ndonjë konspiracion serb për të futur sherre mes dy Shqipërive, duke paguar shkrues, që vuajnë edhe nga deliri i madhështisë.

  12. Phoenix says:

    Late nam! Sa vlere ka qe dy vellezer te xhelozojne per njeri-tjetrin. Gazetari ka folur si gruaja e njerit prej vellezerve, si kunata dmth. Si shqiptar Shqiperie, them se e dua Kosoven dhe kosovaret, njesoj. Kosova ka qene ankthi yne. Ka qene Palestina jone. Ka qene vellai apo biri yne i humbur. Ne jemi te permalluar per te. Long live Kosovo&Albania!

  13. like says:

    Pergezime vellezerve kosovare!
    Le te leme serbet ti shikojne me superioritet. une per vete u heq kapelen. dhe le te sherbejne si burim admirimi dhe respekti per te gjithe ata qe aderojne per suksese te njgjashme.

    1. Isa Boletini says:

      Te lumte vella, ne nuk duhet shikuar njeri tjetrin me meri! Ne duhet tu gezohemi sukseseve te njeri tjetrit pavarsisht se nga cila ane e kufirit ndodhemi!

  14. Drini says:

    Kosovaret jane si kusheriri nga fshati ne Shqiperi. E kane shfrytezuar me llogjike dhe mprehtesi fshatari Shqiperine per te perfituar ne maksimum. Mbani mend qe ne 25 vitet e fundit ne cdo takim te nivelit te larte me nderkombetare cdo zyrtar shqiptar flet me shume se gjysmen e kohes per Kosoven. Cdo shtet flet dhe bisedon per marreveshje zhvillimi, ne bejme avokatine e Kosoves ne kohen kur Kosova ka institucionet e saj dhe gjithe boten e lire qe e perkrahu dhe i dha lirine. Edhe ky nacionalizmi i madh eshte qe te kene det. Katundare jemi te tere, por me katundaret e katundareve jane kosovaret. Ndersa per Art mos ja fusni kot se jane idiotesi keto qe thuhen. Kur te kete Kosova trupe opere, baleti, orkestra simfonike, opera te shkruara nga kompozitore kosovare por edhe regjisore filmash e ndonje prodhim qe t’i aftohet tek maja e thoit prodhimi te Kinostudios Shqiperia e Re atere flasim.

    1. tomi says:

      Paska qene mall i skaduar…

  15. Kushtrimi says:

    Jemi njëjti gjak. Talente ka në të dy anët. Dallimi është se në Shqipëri flitet shumë e punohet pak. Dhe në Kosovë e kundërta.

  16. Leshi says:

    SA je paguar per kete shkrim o flliqesire

  17. Dritan says:

    Vertetohet ajo qe tha gazetari,kjo vetetohet duke pare komentet.Njeri komentues arrin deri aty sa thote qe arti ne Kosove nuk i arrin as te maja e thoit Kinostudios Shqiperia e Re…….hahaha lejini keto mos na beni per te qeshur!

    1. Drini says:

      Fakt eshte qe ne dijme sh pak per Kosoven. Nuk dijme sa orkestra simfonike ka ne Kosove, sa trupa baleti, opere. Ke ka kompozitor muzike klasike dhe moderne dhe sa opera jane shkruar nga kompozitore Kosovare. Filmi Shok me regjisor dhe skenarist anglez eshte sukses i Anglise ashtu si dhe pavaresia e Kosoves. Kosova po ecen perpara aq shume siguri pas presidences se znj. Clinton presidenti i ardhshem i Amerikes do jete
      Kosovar si ministrja e arsimit te frances qe e nisi karrieren bareshe me dhente. Sot per sot mund te haemi me Kosoven vetem per nivelin e analfabetizmit funksional dhe papunesise. Tek e para jemi barazuar. Tek e dyta na e kalon akoma. Me llogjiken e Benit, i bie qe e gjithe shqiptaria duhet tja dije per nder represionit serb dhe varferise shekullire shqiptare se dha shkas dhe arsye per emigracionin masiv drejt perendimit ku njerezia ben para per te ardhur ti shpenzoje ato euro ne bregdetin e Shqiperise dhe per te mbajtur me buke familjet ne Kosove dhe katundaret e kavajes dhe bregut.

  18. kosovari dixhital says:

    A nuk do te ishte me mire: Sejcili ne pune te vet si dy komshij te mire?

  19. Realisti says:

    Eshte fakt qe Kosova po ben perpjekje me te medha me zene vendin e vete, ose me then me mire individet nga Kosova po bejne perpjekje me te medha, assesi institucionet e Kosoves por prape keto jane larg shum nga ato qe eshte dashur ti kemi. Kur po I shoh keto shtetet e rajonit si Serbia, Kroacia, Mali I zi duke garuar ne maja te Basketball, waterpolo, Volleyball e shum e shum, sporte tjera si me femra ashtu edhe me meshkuj po me vjen te qaj per shqiptare sidomos per Shqiperine qe nuk nxorri kurre gjenerate konkuruese qe 100 vite.

  20. Brbr says:

    Turruni gazetare e analiste se po cfryhet rasti Rashica, dhe sdo shese me. Shkruaj dhe neser nja tre rreshta te tjera, ku natyrisht nuk do thuash gje, sic nuk the asgje te ky apo artikulli parardhes. Frazen “mbathur me cmime” ama e kishe zgjedhur me kujdes, a thua cmimet jane si breket?

  21. Bledi says:

    Mesa po shikoj, kjo ndjenje inferioriteti eshte vetem ne koken tende. Edhe sikur te jete ashtu si thua ti, fundja kjo eshte aftesia e shtetit te Kosoves dhe e qytetareve te saj dhe shqiptaret nuk kane pse te kene zili apo inferioritet sepse keto kapacitete kemi. Mua personalisht as nuk ma ndjen fare nese Kosova eshte apo jo para nesh ne fusha te caktuara. I vetmi gabim i Shqiperise eshte qe ti beje tolerime Kosoves ne ceshtje biznesi. Fundja vertet jemi nje komb por jemi dy shtete te ndryshme ku secili duhet te siguroje ne menyren me te mire te mundshme cilesine e jetes se vet.

  22. Boss says:

    Ore, ky Benua do bëj ndonjë ditë vetvrasie, shum i rezikuar më duket.Prite kur ta gjejnë ndonje dite me atë shallin te varur ne ndonjë dege fiku.

  23. Albans says:

    Shkrim tendencioz qe bazohet tek komente ne Facebook. Jam nga Tirana dhe ndihem krenar per arritjet e Kosoves. Nuk ka asnje xhelozi, perkundrazi, gezohemi. Dhe nuk ka vend per krahasim, secili ka te mirat dhe te keqiat e veta. Suksese Kosoves dhe urojme ta shohim ne Boteror.

    1. Prishtinasi says:

      Jam nga Prishtina, besoj 100% në atë që thua ti. S’ka pse të jetë ndryshe.

  24. Nina says:

    Po ku na paska lene ne mbrapa Kosova? Ne lagien me shampanje dhe ne tallava? Po rita ora shopping bene se ato 2-3 kenge qe kishte per ti bere i beri. Shiko more zoteri krahaso Prishtinen me Tiranen, rinine mes 2 vendeve, sa lexohet, sa shikohen filma, sa kinema ka gjithsej Prishtina, sa prezence ka na panaire librash se ua siguroj une se jane 1 popull ku ka vetejm 1 pakice intelektuale dhe pjesa derrmuese jo vetem nuk punojne por as lexojne as shohin filma, as dine te flasin, as dine te mendojne se u ka bere lavazh te mendjes hoxha. Ne nuk jemi perfekt por ama figurat me te spikatura ne letersi e kinema ne i kemi gjeneruar dhe kjo nuk mund te mohohet.

  25. Drenicak says:

    Me qudisin disa komentus qe bejn dallimin ne mes shqiotarve!
    Kosova me deshiren me te madhe do ishte bashk me Shqiperin por pamundsia per te ber ket bashkim jemi te detyruar te kemi perfaqsusen ton ne sport .
    Nese shqiptart e Kosoves arijn ta largojn ndikimin turk nga troje tona vertet do kemi edhe sportista edhe artista me nam.
    Une fatmirsisht kam miq nga Hasi,Fieri, Elbasni,Mirdita dhe shof nje lloj xhelozie pa kurfar arsye tek ne .
    Jemi nje dhe duhet te bejm me shum.
    Dikush tha qe grupet e para luftarake ushtruan ne Shqiperi mire shume .
    Si ka mundsi qe aq pak luftetar nga shqioeria ju bashkuan luftes se UCK.
    Por shumicen e Kosovarve sot me fillu nje luft kunder grekut ham i bindur qe mbi 50% e luftetarve do ishin nga KS.

    1. €piriiiii says:

      Drenicak…… Ti po thua pse shume pak Shqipar Shqiprie ju bashkuan luftes. Ke te drejtë, por ta them une, Kosovaret silleshin rrozull Shqiprise neper kampe dhe qytete dhe ju fsheheshin Policisë Ushtarake te UÇK, evitonin Luften kur duhet te ishin te gjith ne Ballë te saj. Si ka mundësi qe 1 komb si ai Kosovar me 2.8milon banor kishte vetem 15…20mij forca. Kupton…. As 10%te popullsise kur ne Realitet duhet te ishin rreshtuar 1milon ushtare, sot na dalin rreth 100mij veteranë qe as e kan pa me sy luften. Ky eshte Mashtrimi më i Madh ne Kosovë. Ky eshte Realiteti i Hidhur i Kosovës edhe Shqiprisë, por Realisht mendoj se Shqiptaret janë shumë më shumë Patriot, Luftëtar, Naconaliste se Kosovaret por nuk e shprehin shumë publikisht ,sepse nuk eshte ne “Modë” ketu ne Shqipëri, u desh 1 Pallosh si Kreshnik Spahiu ta Shkatrronte perfundimisht me Levizjen Kuq&Zi te sponsorizuar nga Gyleni i Turqis për Interesat Turke dhe te S.Berishes. Shqiperia nuk eshte vetem kjo e viteve te fundit, eshte shumë më e thelle, daton me Ilirine, me mbretin Glauk, Gentin, Teuten,Pirron e Epirit,, duke vazhduar ne mesjete, me Gjergj Kastriotin, Lek Dukagjini, Mosiu i Dibres, etjetj dhe duke u hedhur ke koha e Rilindjes, ku Kosovaret ishin shumë te pakte. Kjo eshte Shqiperia edhe Realiteti i saj.

  26. Aureli says:

    Ju bashkuan plot luftetar nga shqiperia dhe ishin oficer organizator. Po ju takonte juve o kosovar te luftonit e jo te talleshit neper Gjermani e zvicer me Morka gjermane, ju i kishit motrat, nenat dhe femijet ne kosove. Ja kjo eshte pergjigja.

  27. Para Laci says:

    Pak kompeticion eshte i shendetshem si per te shqiperise ashtu edhe per te kosoves sepse te shtyn te arrish dhe fitosh gjera. Rendesi ka qe ky kompeticion ndermjet nesh te mbahet i bute apo miqesor por jo aq i forte sa te arrijme ne ate pike qe te urrejme njeri tjetrin.

    Ne kemi nevoje per pak me shume konfidence por per sa i perket vullnetit nuk i lejme gje mangut. Kemi edhe ne sportistet tane qe sterviten ne park dhe prap fitojne medalje.
    Vetem pak durim duhet.

  28. Para Laci says:

    Pak kompeticion eshte i shendetshem si per te shqiperise ashtu edhe per te kosoves sepse te shtyn te arrish dhe fitosh gjera. Rendesi ka qe ky kompeticion ndermjet nesh te mbahet i bute apo miqesor por jo aq i forte sa te arrijme ne ate pike qe te urrejme njeri tjetrin.

    Ne kemi nevoje per pak me shume konfidence por per sa i perket vullnetit nuk i lejme gje mangut. Kemi edhe ne sportistet tane qe sterviten ne park dhe prap fitojne medalje.

  29. kozmo says:

    TURP MORE BEN PALLA QE ME ANE TE KETIJ SHKRIMI IDIOT ,NHK KD PERCJELLUAR ASGJE ,VETEM NUVELIN TEND TE ULET , POR SI MHNDESH MORE HAJVANE , TE KRAHASOSH DHE TE NGRESH NE PJEDESTAL KOSOVARET INJORANT ND CDO FUSHE ??? KAQ SHUME E PASKE VLERSUAR ,MUZIKEN E TYRE TALLAVA ,ME GJUHDN E TYRE ASPAK SHQIPETARE ???
    SHQIPETARET KANE NXJERR AFTISTE ,KENGETARE ,SOPRANE ,TENOR ,SPORTIST, STUDENT QE NUK I KA BOTA , QYSH NE KOHEN E KOMUNIZMIT KANE SHKELQYER STUDENTET TANE . NDRYSHIMI MIDIS SHQIPERISE DHE KOSOVES ESHTE SE NE JEMI TE PRIRUR TE STUDIOJME ME SHUME , STUDENTET SHQIPETAR NE EUROPE JANE SHUME ME TE MIRE SE CDO STUDENT TJETER , DHKE FUTUR DHD GJUHET D HUAJA ,ATA NUM DJNE AKOMA SHQIP . ATA NUK KANE TRU PER SHKOLLE SHKOJ NE SPORT ,BOKS , KARATE ,ETC ETC . NJE TURP I MADH PER BEN PALLEN .

  30. Galaxius says:

    Galaxius
    Kjo qe thot Beni eshte shume e vertet. Aq sa ju po beni te njejten gje qe Beni e thote ne shkrim.
    Akoma keni inferiritet dhe beni te mencurin kur kosovaret kurr sna nenvlersojne.

  31. Vlora nga Prishtina says:

    TË KAM VËLLA E MË KE MOTËR

    Unë në Prishtinë e ti në Shkodër
    të kam vëlla e më ke motër,
    me Flamurin kuq e zi
    na bashkonë një Shqipëri!

    Unë në Prizeren e ti në Vlorë
    të dy bashkë bëjmë një kurorë,
    me kostumin nga Molla e Kuqe
    Çamërinë do ta bëjmë nuse!

    Unë Kosovë e ti Shqipëri
    një shqiponjë kuq e zi,
    njëri toskë e tjetri gegë
    jemi një lisë me dy degë!

    Unë në Prishtinë e ti në Tiranë
    dikur jeta na pati ndarë,
    por sërish kemi një votër
    të kam vëlla e më ke motër!

  32. f..k says:

    Kuje! Sa pak që dine te lexojne e kuptojne KOMENTUESIT e shkrimit të Ben Andonit. Vajmedet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje