Lulzim Basha po përpiqet të shpikë një kauzë në ligjet që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Dhe ka gjetur Nenin 13, pika 3, ku flitet për kufizimet që duhet të kenë mediat dhe autoritetet publike për t’i bërë presion Prokurorisë Speciale. Ashtu siç është formuluar neni, thuhet që “Çdo lloj influence e papërshtatshme, e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”.
Kështu ka vërtetë një situatë spekulative dhe tingëllon si një mbrojtje e tepruar e këtij autoriteti, dhe mund të rregullohet fare lehtë. Me aq sa jam informuar nga Komisioni i Reformës, do të ketë saktësime lidhur me atë që quhet presion dhe një shmangie të referencës ndaj lirisë së shtypit, dhe për këtë nuk ka as betejë dhe as kundërshtarë. Mbi të gjitha, nuk është një nen që synon të cenojë lirinë e shtypit, por një nen që synon t’i japë një mbrojtje të tepruar nga publiku një institucioni hetimi delikat, siç është Prokuroria Speciale. Edhe sot që ne flasim, Prokuroria ka një lloj mbrojtjeje lidhur me sekretet e hetimit dhe presionin ndaj saj, dhe mund të dënohesh nëse dekonspiron hetimet apo sulmon prokurorët e gjyqtarët.
Vetë Lulzim Basha dhe Bujar Nishani kanë çuar në gjyq Erion Veliajn, pse ka folur kundër gjyqtarëve të Gjykatës Administrative një muaj më parë. Kjo nuk është cenim i lirisë së Erion Veliajt, por një përpjekje e Bashës dhe Nishanit për të mbrojtur një gjyqtar, që ata e konsiderojnë të tyre.
Nga ana tjetër, Berisha nuk ka lënë gjyqtar apo prokuror që ka pasur në dorë çështjen e djalit të tij, të vajzës apo të vetë atij, pa e sharë me libër shtëpie. Madje ka shkuar deri tek Kryeprokurorja, duke e quajtur “lavire” dhe Presidentin duke e quajtur “horr”.
Pra, nuk jemi në ndonjë situatë të re, por përballë një institucioni të ri, për të cilin po bëhet kujdes të ketë mbrojtje të fortë nga shtypi dhe politikanët që bëjnë presion mbi të. Duke qenë të sigurtë se gjithçka do bëhet sipas standardeve perëndimore, pasi është një ligj i propozuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA, nuk kemi ndonjë shqetësim konkret për cilësinë e tij.
Do të ishte shqetësuese që ligji të kthente kriminalizimin e shpifjes si vepër penale, apo të cënonte të drejtën tonë kushtetuese për lirinë e shtypit. Kjo gjë nuk ka ndodhur as në projekt dhe as në realitet.
Lulzim Basha po më kujton me këtë rast një kolegun tim, që bënte gjithnjë humor kur shikonte ndonjë shkrim kritik të Fevziut ndaj qeverisë. Sapo shikonte që Fevziu kishte kritikuar qeverinë në ndonjë shkrim ku titulli ishte gjithnjë pyetje, më çonte sms dhe thoshte: “Doktori paska vendosur ta ndreqë këtë punë”. Dhe Doktori e ndreqte vërtet brenda ditës, ose të nesërmen, dhe të pasnesërmen pinte kafe dhe falenderonte Fevziun për kontributin.
Tani dhe Basha pasi ka parë ligjin, pasi nuk ka qejf ta votojë atë, por pasi nuk bërtet dot më “fitore”, “fitore” për ligjin, do të bërtasë “fitore”, “fitore” për nenin 13 të një ligji, për të cilin nuk ka asnjë kundërshtar që të rregullohet si duhet, dhe po shpik një betejë paradhënie. Problemi është se po bën një betejë në emrin tonë, dhe ne s’kemi për t’ia ditur për nder. E vetmja gjë që mund t’ia dimë për nder me këtë rast, është të votojë ato shtatë ligje, siç i kërkon Perëndimi, pasi na bëjnë më të sigurtë si shoqëri dhe si media përballë pushteteve arbitrare. Pra Luli është në kohë për të parë hallin e tij tek kjo reformë. Hallin tonë e shohim vetë!
KAM BESIM ABSOLUT QE KJO REFORME ESHTE NJE KALE TROJE PER TE BERE K/M KRYKRIMINELIN LUL
SEPSE KETO PIKETA KRIMINALE TE KETIJ GJARPERI NUK KANE NEVOJE PER REFORME POR PER PRANGA
VETEM NQS COHET NGA VARRI ENVER HOXHA I QINTE NONEN KETYRE MONSTRAVE..DHE PASTAJ DO THONE VRAU INTELEKTUALET QE NE FAKT JANE TRANSEKSUALE POLITIKE
1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
CFARE DUHET ME BEJE ME TEPER KY KRIMINEL YLLI I ARVIZUSE
Interesante pjesa per shqiperine tek ky artikulli per Soros.
http://www.foxnews.com/politics/2016/08/17/money-talks-from-ferguson-to-unrest-overseas-new-reports-reveal-soros-influence.html
Bravo Mero. Llogjika e Lule Bythes nuk trembling as zogjte se bullet ( burrat) ke palltia jone I ka trellur I cmendulli Bin Rish .
Interesante pjesa per shqiperine tek ky artikulli per Soros
http://www.foxnews.com/politics/2016/08/17/money-talks-from-ferguson-to-unrest-overseas-new-reports-reveal-soros-influence.html
Mjere ata mjerane qe besojne keta mjerane………
Si perkthehet neni 13 nga PDishte ne Shqip? Ne qofte se nje entitet mediatik publik me dashje nderhyn ne hetimin e prokurorise (e provuar me gjyq) ne ate menyre qe kompromenton hetimin, atehere entiteti (lexo gazetari) denohet deri ne 3 vjet burg.” PD eshte kundra. Mund ta shpjegoje ndokush pse?
Shtypi dhe media ne shqiperi jane institucioni me i pavarur nga te gjithe .Biles per pavaresi ja rrasin ate mikun edhe shtypit ne shba ose britani.Te kuptohemi behet fjale per pavaresi ne te genjyer ose dezinformuar ose per ti sherbyer padroneve te tyre . Prandaj ju bejme thirrje euroatlantikeve ( BE +SHBA ) ,qe te mos tentojne ti kthejne ne institucione serioze mediat tek ne ( kryesisht nje pjese te tyre qe shquhen per bythelepirje pushtetaresh) ,te ndalojne p[erpjekjet per censure komuniste te shtypit tone te lire , te ngjashme me censuren qe praktikohet ne SHBA +BE .Ne asnje menyre censuruesit e SHBA + BE nuk mund te na privojne nga analiza ,opinione ,raportime ,denoncime qe na sherbejne te gajasemi dhe tallim @arin me shtypin “e Pavarur ” tek ne.
pershendetje prove
as enveri as rama sala nje dajak alla popull
Ore Deti Adriatik , sa dopio rraki kishe pire , para se te shkruanje ato 9 fjale “te arta” , e aq “kuptim plote” ne komentin tend ?
Analize e sakte dhe korekte e Mero Bazes.