Ditët e fundit në median kosovare po zbardhet një proces i tërë përgjimesh me kodifikimin “Pronto II”, që ka si protagonist shefin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në biseda me ish-kryetarin e kësaj partie, tashmë president i vendit, Hashim Thaçi dhe VIP-a të tjerë të PDK-së. Në përgjime kanë dalë shumë emërime fiktive, duke i anashkaluar hapur garimet demokratike në institucionet e Kosovës.
Njësoj si në Shqipëri të gjithë e dinë që emërimet nëpër bordet e ndryshme dhe sidomos në ndërmarrjet publike apo institucione bëhen nga politika dhe kjo është arsyeja e vetme që shpallja e konkurseve për vende pune konsiderohet si një mënyrë për të kopsitur aktin, që ka mbaruar prej kohësh më parë në zyra politikanësh. Veçse, njerëzit e PDK-së në Kosovë janë për të ardhur keq pasi konsiderohen në masë si njerëzit e luftës dhe mu këta e kanë kthyer në monopol këtë proces demokratik.
“Nuk është ditur që ka pasur ndikim kaq të madh nga njerëz të politikës”, ka thënë drejtori i organizatës “Çohu”, Artan Demhasaj. Por e trishtueshme është se ka një reagim shumë të vogël, përpos disa protestave me pjesëmarrje minore, reagimit të ambasadorit amerikan Delawie dhe një sinjali nga EULEX-i. Prokuroria e Kosovës si zor të bëjë gjë, pra, në Kosovë nuk bën më përshtypje. Njësoj si në Shqipëri, kur janë zbuluar afera të mëdha dhe janë mbyllur sakaq, sepse dihet shumë mirë që çështja do mbyllet. Politika vendos, pushtetet e tjera janë thjesht fiktive.
Cinizmi në Kosovë në këtë rast mbetet i dhimbshëm, kur protagonisti dhe shefi në hije i emërimeve Grabovci i tha medias se nuk është keq që të punësosh njerëz!!!! Sigurisht nuk është keq, e vetmja gjë e cila është kot, është pse po i bëni atëherë këto konkurset dhe pse nuk i bëni hapur allishverishet, kur ju i dini dhe i keni të gjitha në dorë. Kështu edhe njerëzit do jenë më të qetë. Është pak të thuash turp për Kosovën sepse turpi ka kohë që nuk bën më përshtypje në republikën e re, që u mendua në djep se do të ishte simbol demokracie në rajon.
Anipse nuk ka askush se çfarë të bëjë. Oktapodi i madh i korrupsionit ka kapur gjithçka. Këtë e shikon në median kosovare sesa pak vend zë i gjithë ky skandal.
Ndaj e vetmja gjë e kësaj “kundravajtje” të zakonshme që na shkon ndërmend, është t’i themi presidentit të vendit e njërit prej protagonistëve të përgjimeve shkëlqesisë së tij Thaçi, “ish”-bashkëpunëtorit të tij Grabovci dhe të gjithë trimave të Kosovës: Bëni ç’të doni por mësoni shqip! Të merr lemeria, kur dëgjon shqipen katastrofike të Grabovcit dhe Thaçit në përgjime e duhet të jetë tmerr të dëgjosh fonemat e tyre në receptor. Fjali pa sintaksë shqipe, leksik allosoj dhe simbolika kodoshësh në gojën e zyrtarëve që kanë takuar ajkën e diplomacisë botërore dhe që u prezantuan si kampionët e lirisë në Ballkan
Pra, me pak fjalë, bëni çfarë të doni, bëjani Kosovës si të doni (meqë ju votojnë), kështu si po ja bëni, por ruajeni shqipen, pasi është i vetmi element që na ka mbajtur në shekuj nga asimilimi. Shqipja është monument më i madh sesa gjithçka nga ato kinse bëmat hipotetike që i atribuojmë vetes ne shqiptarët./ Javanews
I like it
mi too
Turp dhe perforcim i asaj qe , si me poshte Koqevaret dhe Maqedonsit jane kushurinj te larget qe jemi ndare 500 vjet me pare dhe tani skemi asnje gje te perbashket.
Kosovarcja e Thacit eshte skandaloze per cdo njeri te edukuar dhe arsimuar kudo ne bote.
Eh , more Ben , ke plotesisht te drejte , po a gjen valle ndonje kosovar , qe te flase me te vertete shqip ? Asnje , perveç Rexhep Qoses (deri diku) . Dhe a di se pse ? Sepse kosovaret , njofin me mire serbishten , se sa shqipen (sidomos brezi i Hashim Thaçit , qe ka bere shkolle serbe) , keshtuqe , ata mendojne ne serbisht , perkthejne me mendje , serbishten ne shqip dhe e flasin me theks serb . Po te rendis disa fjale “kosovarçe”, per te pare se ku e vendosin theksin kosovaret : ata shqiptojne (shikoni theksin) kompiute’r (ne vend te kompiu’ter) , kame’ra (ne vend te ka’mera) , lide’r (ne vend te li’der) , ta’ni (ne vend te tani’) , per te mos permendur fjale te tjera , qe perdorin kosovaret , e qe nuk ekzistojne fare ne fjalorin shqip . Mikpritsin (pra , ate qe pret miqte) , si ne rastin kur Rama vizitoi Beogradin , gazetari i TOP-CHANEL ne Beograd , Vuçiçin (mikpritsin) e Rames , e quante “nikoqiri” . Fjala nikoqir , nuk ka te beje fare me mikpritsin , por eshte fjale greke dhe ka krejtesisht tjeter kuptim . Eshte e pa mundur qe , nje shqiptar i Shqiperise , te kuptoje plotesisht nje kosovar , kur ai flet . Dhe kjo nuk ndodh vetem me te vjetrit , por edhe me brezin e ri . Perfundimisht , vertet jemi vllezer me kosovaret , por ama , prej njerke ; per te mos folur pastaj , per shqiptaret e Maqedonise , qe as i afrohen gjuhes se vertete shqipe , flasin me mire turqisht dhe neqoftese kosovaret i kemi vllezer prej njerke , shqiptaret e Maqedonise , i kemi kusherinj fare te larget .
Ah more Korcar…me vjen te te shaj, por nuk mundem, ke plotesisht te drejte me ato qe thua, neve nga Kosova e flasim aq keq gjuhen “shqipe”, sa me vje neveri kur i degjoj ne tv apo thjeshte ne jeten e perditshme. Poashtu eshte shume e vertete qe ata kosovar qe e njohin serbishten, e flasin ate gjuhe me pasion, qe po ashtu te neverite, une besoj se problemi cendron ketu: ashtu e kane folur prinderit tane qe pergjithesisht kane qene te pa shkolle, por tash si ka mundesi qe gjeneratat e reja te mos permiresohen aspak, bile te them te drejten keta te rinjte e sotit e flasin edhe me keq se prinderit e tyre. Qa eshte e verteta, ne shkolle kemi mesue gjuhen letrare shqipe, ishim te detyruar te shkruanim drejt shqipen, por e flisnim keq, tash prej se jane hape kufijt me Shqiperine, ne vend qe te merrnim mesim dhe ta adaptonim gjuhen e drejte shqipe ne fjalorin e perditshem, jemi duke e “sakatuar” shume kete gjuhe, dhe per kete me vjen turp. Mund te themi se problemi me i madh eshte injoranca, por per fat te keq ke sa te duash student te zot qe e flasin keq shqipen. Une besoj qe e flasin keq gjuhen jo nga mosdija por si per inat te dikujt, kam pare ne tv-ne shqiptare disa vajza nga Peja qe benin plazhe diku ne Shqiperi dhe gjate intervistes flisnin aq bukur shqipen, por kur kthehen ne shpi, prape me te vjetren. Nga an tjeter, populli merr mesim edhe nga menyra e te folurit ne media, ne TV-te e Kosoves, e ke per cdo mbremje Halil Matoshin qe mundohet ne cdo menyre te krijoje nje gjuhe kosovarce dhe ate e bene duke e bastarduar shqipen pa kufij, pra ko shqipja e bastarduar, e ndyre me shprehje gomeresh…del te jet ne mode sot ne Kosove.
Sa iu perket gjuhes qe flasin shqiptaret ne Maqedoni, me duket se e ke gabim, kam pasur rastin te bisedoj me disa prej tyre, dhe me befasuan me gjuhen e tyre te paster shqipe, nese shikon lajmet apo bisedat televizive ne Maqedoni, do te shikosh qe flasin shume bukur shqipen, me nje theks pak me te bute nga ai ne Shqiperi e qe mua personalisht me pelqen shume ajo “ngjyre” e te folurit shqip.
Ne fund nje pyetje: me shpjego te lutem, cfare eshte DHALLA, kete fjale se kuptova kur isha ne nje dyqan ne Sarande…pershendes,
Ke shume shume te drejte.
Bravo Ben !
Po ky albanologu vazhdon te shkruaje nga Beogradi, apo atje e ka rezidencen e perhershme?
Kësaj i thonë të shkruash dicka sa për të mbushur faqen e për të marrë honorarin/rrogën!
Më së paku, përgjimet në Kosovë janë problem gjuhësor! Autori habitet pse ka reagime te vakta në media, por meqe shkrimin e bën vetem sa për të mbushur faqen, nuk e di se këto përgjime janë 5 vjet të vjetra dhe janë komentuar e stërkomentuar në mediat e Kosovës vite me radhë!
Si ne Kosovë ashtu edhe në Shqipëri HORRAT INJORANTET DHE NJERËZIT QË BËJNË ÇDO GJË PËR KARRIERËN JANË NË PUSHTET, ndërsa populli i rraskapitur ja fut gjumë.
Ka vite qe kemi një trend ku njerëzit me profesionalist dhe të shkolluar mir nuk i do asnjë parti afër nga frika se një kohë do ja rrezikoj karrigen.
Shans të mirë për karrierë kanë ata qe janë te dëgjueshem dhe kane diploma te blera.
Mos u thuaj të mësojnë shqip se e kanë siklet cdo formë angazhimi mendor. Belbëzojnë dhe gërryejnë për të arritur realizimin e pisllëqeve.
Postovanje gospodin Beni , qa pot vjen inati qe thaqi ka dit serbisht para teje e ka lind ne Jugosllavi AHHAHA a majku ti jebem selacku
Thaqi, apo Thaci?, smund te jete tjeter vecse nje Serb, ashtu si dhe ju . Pra, na keni bindur qe nuk ju bashkon asgje me Shqiptaret . Jeni o Turq o Serb qe keni trasheuar Shqipen e Skenderbeut.
Ben komplimente . Je gazetari qe flet hapur, më drejtpërdrejtë dhe më pastër në gjuhën shqipe, jo vetëm për këtë rast por edhe shumë vite përpara kur mbuloje art-kulturën. Më vjen mirë kur lexoj sot arikujt e tu, shoh evolimin e një gazetari progresiv që nje gjithçka të një njeriu qe nuk gabon të një kritiku realist dhe pa anime majtas-djathtas. Do ishe një shembull edhe për shumë gazetarë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni për elokuencën e pa gabueshme pa gafa dhe injorancë që i shohim shpesh ( si Tenorja Inva Mula) dhe pastërtinë e gjuhës shqipe. Jam i sigurtë që shumë të rinj të kanë pikë reference por duhet edhe më shumë që shqipja të flitet pastër dhe të mos pyesim cfarë tha se nuk kutojmë shqipen e Kosovës, shqipen e Maqedonisë dhe shqipen e Shipërisë.
Edhe një herë përgëzime dhe përshëndetje.
Suzana , meqenese e lexova me vonese komentin tend , po te pergjigjem gjithashtu me vonese , ne lidhje me fjalen shqipe “dhalle” , e cila gjendet edhe ne fjalorin e madh shqip-shqip . Dhalli , eshte produkti qe mbetet , pasi eshte tundur e perpunuar kosi dhe i eshte nxjerre gjalpi . Eshte nje nenprodukt i i qumeshtit , i shijshem dhe freskues , megjithate , nuk eshte produkt perfundimtar bulmeti , pasi , po t’a zjesh dhallin , perfitohet gjiza , qe eshte dhe kjo mjaft e mire , e me shije te athet , e rekomanduar per semundjet e melçise . Flas gjithmone , per dhallin qe prodhohet ne shtepi , se ai dhalle qe ke pare ti ne dyqanet e Sarandes , per arsye fitime , eshte , me shume uje , se sa dhalle . Kaq per kete . Persa i perket gjuhes jo korrekte shqip , qe flasin kosovaret , duhet te me besosh , se nuk kam asnje gje te fshehte kunder tyre , perkundrazi ; veçse , duke qene se kam lindur ne qytetin ku eshte hapur e para shkolle shqipe , me prek thelle ne shpirt , çdo moskorrektese e çdo shtremberim i gjuhes sone . Per kete , duhet te bashkepunojne institucionet tona arsimore (te se dy shteteve) , per te njesuar tekstet shkollore , te pakten deri ne klase e tete . Ka dhe shume e shume mundesi te tjera perafrimi gjuhesor , per te gjithe shqiptaret kudo ku jetojne , sidomos Akademite e Shkencave te Kosoves e Shqiperise , duhet te punojne per kete . Eshte bere ne vitin 1973 , Kongresi i Drejtshkrimit te gjuhes shqipe , me pjesemarrjen e perfaqesuesve nga te gjitha trevat shqipfolse , madje edhe nga shqiptaret arbereshe te Italise , ku u vendos unanimisht shkrimi korrekt i gjuhes shqipe , ky lloj drejtshkrimi qe perdorim sot dhe qe eshte me i drejti i mundshem , por mendoj qe , shqiptaret e kudondodhur , nga te gjitha trevat , pa dallim kufijsh , duhet te mbajne nje Kongres te Drejtfoljes te gjuhes shqipe . Te pershendes dhe jam i gatshem per çdo sqarim .
Falemnderit per sqarimin ,Korcar, me duket se ne Kosove quhet HIRRE,…une per veten time nuk pretendoj se njoh cdo fjale shqipe.
Sa iu perket “akademive” tona, nuk e dij per Shqiperi, por ata ne Kosove kane rene ne gjume dimeror, ca eshte me e keqja edhe te ashtuquajturit akademik te Kosoves e flasin shume keq shqipen per veten e tyre. Kam pershtypjen se populli shqiptar kudo ne Ballkan, bene ndonje gje te mire vetem ateher kur eshte i detyruar, pra nese i vehen gjoba, une mendoj coroditja e gjuhes shqipe duhet te ndeshkohet me Ligj, denim me para, sikur puna e arkave fiskale, sikur hedhja e mbeturinave ne rruge….ndryshe nuk bene.
Do te ishte mire qe sa me shume gazetar nga Shqiperia te punesoheshin ne Kosove, sidomos ne TV e Radio, besoj se do te ndihmonte shume.
pershendetje…
Nuk jam dakort per keto qe shkruan ky Ben Andoni. Une kam mbi 20 vjet qe rri me kosovare dhe nuk e kam problem te folurin e tyre. Per mua eshte çeshtje dialekti. SI shqipja e nje korçari dhe nje durrsaku, e nje shkodrani dhe nje gjirokastriti. Madje kam vene re se kosovaret jane me “puriste” se ne ne perdorimin e disa fajaleve shqipe. Ata psh thojne shitore ne vend te fjales turke dyqan; seter per xhakete, rryme per korrent etj etj. Ka nje pjese katundaresh qe nuk dine ta flasin shqipen, por anu ka edhe katundare ne Shqiperi qe te lemerisin kur i degjon sesi flasin?!
o vlla nuk osht gabimi jon qysh folum na p.sh stergjyshi jem ka shku shkoll Bullgarisht dhe Turqisht , gjyshi jem ka shku shkoll Serbisht edhe ata shkronja qirilic , babi jem ka msu shkoll shqip edhe une shqip , na teper e kena ruajt gjuhen shqipe , plus asaj me permend vrasjet , debimet , vet familjen tem prej viti 1887 deri ne vitin 1999 serbia 6 her e ka kthy epok t gurit