Ruani kokën njerëz, jeni në një vend pa shtet!

3 Gusht 2016, 20:36Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Nje turist i huaj humbi jeten ne menyre makabre duke pushuar ne plazhet tona.

Nje mjet lundrues, skaf thote policia, i kaloi per siper dhe e copëtoi. Vetem 50 metra nga bregu.

Te tjera burime flasin per nje gomone. Nuk ka rendesi cfare dreqin ishte mjeti, por pronari i tij u zhduk bashke me te pas krimit.

Por nje pyetje kam une per policine kufitare dhe bashkine qe menaxhon plazhet: perse nje gomone apo skaf apo cdreqin tjeter, duhet te lundroje 50 larg bregut, aty ku lahen njerezit?

Kjo tragjedi e nje njeriu qe kishte ardhur nga Shen Pjeterburgu, te sherbeje si alarm per kete dreq shteti qe kurre nuk ve rregull. Edhe sivjet motorrat e ujit vazhdojne te vallezojne mes kokave te njerezve.

Dy pushuesve vjet ua hapen kafkat. Dhe sa here ka tragjedi te tilla, shteti bertet per ndalimin e ketyre mjeteve. Por jo, duhet vendosur perimetri I sigurise, duhen vendosur kordonet e Sigurise.

Ato qe jane ne plazhet e cdo fshati ne Mal te Zi, e ne greqi, te pakten. Nje kordon sigurie e nje rregull qe askush qe perdor mjete lundrimi te mos e kaloje.

Eshte e thjeshte shume per tu bere. Thjeshte duhet bere dhe kaq.. Por ketu se kuptoj pse vazhdojme te mos I veme keto gjera qe kushtojne shume pak.

Se kuptojj pse motorrat e ujit vazhojne lejohen te fluturojne mbi kokat e njeresve. Vazdojme te rrisim taksat e cmimet cdo vit dhe serish nuk ofrojme asnje grime sigurie. Fare! Dhe kjo eshte e tmerrshme. njerez ruani koken se jetoni ne nje vend ku shteti ben gjithecka vec per jeten e njerezve nuk kujdeset.

13 komente në “Ruani kokën njerëz, jeni në një vend pa shtet!”

  1. tt says:

    Motorra qe levizn ne breg te detit, qen pitbull qe levizin te lire me njerzve – u hollen llafe qe do pengoheshin po asgje.

    1. fatja says:

      epo, jemi shqiptare,kemi vajtur ne plazh te shesim ca PORDHE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Pop says:

    Me llafe srregullohen gjerat. Kush mban pergjegjesi qe.motorri te mbaj distance? Punonjesit e Bashkise apo policise te mbajne pergjegjesi penale per mos kryerjen e detyres.

  3. Lani says:

    E tmerrshme. Po pse a mbahet dot vrulli i mediokritetit ? Ne ata motora me ndonje perjashtim te vogel sheh te hypin vetem hirra dhe prostituta apo nga ata qe e kane marre ate rruge. E per fat te keeeeeq jane shumeeeeeee ketu ne Shqiperi.

  4. Tarrasi says:

    A ju kujtohen aksionet e Qeverise se re te Rames, tre vjet me pare , per rregull ne plazhet publike ?
    Per hapsira publike ne plazhe, baywatch, etj tej, Ja varen edhe Igli tares nje agjensi ne qafe…
    A keni pare te flitet me per to qe atehere??
    Asgjel iku vapa me gushtin e pare te Qeverise Rama apo Rome, se si e kka emrin …

  5. krist says:

    O Ed Rama! Lironi nga detyra kr. bashkise se Himares dhe bejeni ti paguaje demin familjes se te ndjerit! Njerez te paafte derra injorante qe ngrohen ne diell dhe kaperdisen! Si eshte e mundur qe ndodh rishtas! Na turperuan! O Erion! ndal pitbullet neper rruge! O Saimir! mos lejo motorre pa kaska! Kaq e veshtire qenka!

    1. loli says:

      tallesh ti?? po mire krytari i bashkise nuk paska vene kordonat (ne asnje vend te botes nuk ka kordona ne te gjithe vijen bregdetare,sepse merret roja bregdetare me gjoba po u sjkel largesia), po roja bregdetare, ku eshte? te shkarkoi saje qorrin pastaj kryetarin e zgjedhur me vote nga populli (qe per me teper nuk ja lejon ligji ta shkarkoi per kete gje)

  6. ret says:

    SHTOJCA B KËRKESAT PËR SIGURINË DHE HIGJIENËN PËR PLAZHET PUBLIKE
    1. Çdo zonë e caktuar sa më sipër duhet të kufizohet me distancën e lejuar nga bregu me anë të bovave lundruese dhe shenjave përkatëse të sigurisë dhe rrezikut:
    a) Bovat sinjalizuese për zonat e notuesve:
    Zonat për notim duhet të jenë të kufizuara me bova (ku përdorimi i varkave dhe mjeteve ujore me motor është i ndaluar);
    b) Sinjalizimin e zonave të përdorimit të mjeteve lundruese për argëtim:
    Zonat për përdorimin dhe ankorimin e mjeteve lundruese me motor, jashtë zonave të përcaktuara për notim, duhet të jenë të kufizuara, duke ofruar vende për ankorim (kalata), vendparkim në tokë dhe bova për përcaktimin e korridoreve për afrimin dhe parkimin në tokë të mjeteve ujore me motor (ku aktivitetet e notimit janë të ndaluara);
    c) Të vendosen flamuj me shkop (çdo ditë gjatë sezonit të verës, mbajtësi i lejes së përdorimit të plazhit apo ndonjë nga punonjësit e tij, duhet të vendosë një flamur në përputhje me kushtet e motit dhe të detit):
    i) Flamuri i gjelbër, autorizohet notimi;
    ii) Flamur i kuq, larja është e ndaluar;
    iii) Shkopi i flamurit duhet të jetë 3.5 metër i lartë, i dukshëm në të gjithë zonën.
    Shënim. Flamuri mund të ndryshohet gjatë ditës, nëse ndryshojnë kushtet e motit apo të detit.
    iv) Në plazhet e autorizuara, në shkopin e flamurit duhet të ketë edhe një poster me informacion mbi kushtet e plazhit “plazh i përshtatshëm për notim” në shqip dhe anglisht, me shkronja blu;
    v) Për plazhet e paautorizuara, posteri duhet të tregojë “plazh i pasigurt për notim”, në shqip dhe anglisht me shkronja të kuqe.
    2. Prania e flamujve dhe posterave për siguri dhe higjienë në vende të paautorizuara, është përgjegjësi e njësive të qeverisjes vendore;
    3. Orari i hapjes së plazheve të jetë nga ora 08:00 deri në perëndim të diellit, orar gjatë të cilit duhet të ofrohet shërbimi i vrojtuesve nga njësitë e qeverisjes vendore.
    4. Çdo zonë e deklaruar për plazh dhe aktivitete të tjera çlodhëse duhet të ketë:
    a) Kulla vrojtimi për çdo 200-250 metra plazh me lartësi 3 metra;
    b) Kulla e vrojtimit duhet të ketë vrojtues, të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe të trajnuar me kompetencat për të shpëtuar jetën dhe për ndihmën e parë;
    c) Vrojtuesit duhet të jenë me shërbim gjatë gjithë orarit që plazhi është i hapur;
    d) Kulla e vrojtimit duhet të jetë e pajisur me elementet që vijojnë:

  7. Arben S says:

    Z. Kryeminister. Para pak kohesh degjova se e kishit vene prioritet Turizmin. U gezova shume, pasi turizmi deri tani ka qene pertoke, duke na sjelle disa Kosovare qe hajne 1 shalqi 10 veta dhe qe i lene c`fare hane aty, si te jene derra.

    U gezova shume qe Turqia kishte renie te turizmit per shkak te problemeve teresisht politike. Mendova se me ne fund eshte momenti qe ky vend i varfer dhe injorant te zhvillohet dhe te kete nje turizme elitar. U gezova shume qe shikoja turiste nga Rusia, Polonia, Cekia, Hungaria a gjetke. Mu be zemra mal. Por… sot gjithcka u permbys sot. Edhe kjo pritej, pasi jo me larg se nje jave me pare ne Sarande e Himare, shikoja injorantet qe eksitoheshin duke xhiruar gomat ne mes te qytetit per ti terhequr vemendjen femrave te bukura, shikoja qen Pitbull qe leshoheshin rrugeve te qytetit qe trembnin kalimtaret, Police injorante qe shikonin dhe pershendesnin horrat rrugeve duke ngacmuar femrat, Apo njerin qe bertiste duke te kerkuar te parkoje pa fature tatimore per 3 mije leke ora ne nje vend te erret e te qelbur. E c`ka eshte me e tmerrshmja shikoja CUBAT qe vinin me motorra uji deri te bregu me shpejtesi sketerre dhe torturonin me zhurma pushuesit e shkrete.

    Z. Saimir, me thuaj si mund te te shpetojne keto gjera. Nuk me duhet as arritjet ne kapjen e droges, as futjet ne burg per njerezit qe nuk paguajne dritat (qe shume mire e ben), por me shume me duhet si njeri qe jetoj ne Europe dhe dua ti prezantoj vendin tim miqve te mij te huaj qe nje here, TE PAKTEN NJE HERE, te jem krenar per vendin tim dhe te mos turperohem me miqte e mij europian. Edhe sa do te vazhdojme te vuajme nga Injoranca…?

  8. tomi says:

    ti ja fut kot. Ne kryeministri na ka thene qe vetem ai ben shtet dhe po e ben. Ku di gje ti? nje cope gazetar je qe vetem genjen

  9. TJ says:

    Z.Kikia! Kam respekt per shkrimet tuaja! Por nje gje ! Shqiptaretjane ne Europe por jane shume larg saj! Nga mentaliteti ne jemi si popujt e lindjes se mesme qe ju duket vetja me te mire se Amerikanet apo Europianet dhe o burra ti vrasim! Edhe shqiptaret bejne ca para jashte sillen mire se “ligji eshte Ligj” dhe kur vine ne Shqiperi bejne si qente e zgjidhur nga zinxhiri! Nuk mundet qe vetem policija te beje “zap” keta te rinj qe dehen nga vendlindja ashtu sic dehen me alkool apo droge! Duhet nje pune e madhe! Edhe “Roma nuk u be per nje dite”!Por edhe politikanet ne vend te merren me hallet e popullit kane hall per koken e tyre! Edhe Gjyqtare e prokurore ,e dime te gjithe mire se si e bejne drejtesine! Problemi qe ngre eshte shume shqetsues! Por duhet te presim qe keta njerez me mendje te nxehta te edukohen! Politikanet te futen ne burg dhe drejtesia te jete drejtesi!

  10. Arjan says:

    Me se e sakte zoteri te pergezoj per kete shkrim Shqiptaret jane pa shtet.

  11. Jevi says:

    Z. gazetar pse flet kot.Nuk e ke mesuar akoma se gjeja me lire ne Shqiperi eshte jeta,eshte gjeja me pa vlere.Shiko sa vrasje,aksidente e dhune ka dhe shume here kriminelet ikin ne drejtim te pa ditur.Deri kur me?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje