Në pak ditët e fundit, ai është faktorizuar, është anatemuar por ka marrë edhe disa vlerësime diplomatike. Në një farë mënyre ka atë provim, bashkë me PD-në, shi atë që duhet ta kalonte paçka kalkulimeve bizarre dhe kthesat në momentet e fundit, që e treguan drejtuesin e një partie pa shumë bazament dhe mbi të gjitha atë vetë pa logjikën e duhur për të udhëhequr një vullnet opozitar.
Në ditët e fundit “suksesin” e Bashës për reformën, e kanë amplifikuar shumë herë jashtë kontekstit të suksesit real të miratimit të draftit, e këtë, ai po mundohet t’ia vërë përballë një grupi të vogël njerëzish të PD-së, ata që në një farë mënyre e treguan hapur vullnetin pro, por edhe kundërshtimin ndaj Bashës, e me këtë rast edhe frymën reale në parti të post-Berishës.
Dhe, kjo po e kthen Bashën disi qesharak, pasi tani kur i duhej të rishikonte realisht staturën e vet me dhuratat që po i jep qeverisja e Ramës falë gabimeve të shumta, sidomos në ekonomi, por dhe në performanat e dikastereve të ndryshme, ai bashkë me njerëzit e vet të pakët fërkojnë duart për një realitet të ri qeverisës, pa as edhe një aksion opozitar.
Ndërkohë, në vend të bënte një lëvizje, duke dalë nga SHQUP-i dhe t’i drejtohej njerëzve, jo në mënyrë sporadike siç ka bërë deri më sot me pak skenografitë megalomane tip-Ramë, por me ide të qarta, pasi po gëzon një mini-ide faktorizmi, që ia dha lëvizja e Metës dhe konjuktura e fundit, ai dhe merret me anti-ShQUP-istët.
Kjo e bën Bashën, të mbetet konfuz, ndërkohë që po kthehet në bezdisës prej ankthit për qeveri teknike, siç e mëtojnë sot si aksion shumë nga njerëzit e tij. I gjithë ky peizazh e bën ende më të lodhshëm një njeri, që s’ka dhënë deri më tani asnjë garanci për drejtim. Shembulli i fundit është performanca e Bashkisë së Tiranës, më parë ajo e drejtimit katastrofik të dy Ministrive, por edhe koha jo e pakët gjatë të cilës ky njeri gati nuk po merret me asgjë, përveç aranxhimeve të momenteve të fundit, ku është dashur thjesht vullneti politik.
Realisht, votat e shumë të pakënaqurve brenda kampit socialist, por edhe atyre që po nuhasin që nuk do jenë në listat e ardhshme, mund të ndijnë në një mocion mosbesimi për qeverinë Rama, por asesi në mundësi për zgjedhjet e parakohshme. Pasi Shqipërisë e presin shumë e shumë sfida. Deri në fillimin e implementimit të draftit pret ende një rrugë e gjatë, ku PD-duhet futur dhe angazhuar realisht qoftë dhe me zyrtarët e saj, që po i anatemon Basha dhe që nuk po e kalkulon dot se janë njerëzit e rreshtit të parë, që po i tregojnë se ardhja e tij në pushtet do të jetë e vështirë.
Mesazhe të largëta, paçka bindjes së tij natyrore, ka marrë edhe prej Berishës, që duket i pakënaqur prej pirueteve të tij të vazhdueshme, por edhe mungesës së konsekuencës për ide, që duhet thënë se i kanë munguar. Jo më kot, Berisha mbetet faktori kryesor negociues të PD-sa. Tentativat e fundit të Bashës për t’u shkëputur nga Berisha tani nuk mjaftojnë sepse te PD ka kohë që mendojnë për zëvendësin e tij edhe pse ka ende kohë. Mu edhe ky fakt i fundit të bën të besosh se pengesa më e madhe e opozitës në këto mes-ditë vere, ku maxhoranca po i vë pengesa dhe stërkëmbça të njëpasnjëshme vetes, është vetë ai, Lulëzim Basha!/ Javanews
Ik more Serb I dreqit!Te njohim kush je.Sa te miratohet reforma pastaj do me besh kakerdhi ,do me besh!Plehre!
Ate gje bejn serbet.. Kur shikojn nje Shqiptar, e quajn serb qe ti nxijn faqen
futja pordhes o Ben , se edhe ti mungoje…
Ekonomia i ve sterkembshin te gjitheve. Ajo nuk funksionon. Keta duan pushtet jo per te qeverisur por per te vazhduar dhe dhene gjithcka me konension se edhe sikur te duan nuk mund te bejne gje tjeter me borxhin 76%. Por edhe koncensionet marrin shume me teper se c’japin. Tamam si bankat qe merr pese leke borxh dhe vazhdon gjithe jeten e
Gjithe familja te laje interesin mbi borxhin. Shto ketu dhe hisen qe duan pushtetaret. Le te shpresojme qe frika nga burgu do ua ule pak haracin e shtrenjte qe na kerkojne per te na qeverisur dhe ketu nuk flas per rrogat. Plehrat.
Po mire, ky zogu nga Beogradi shkruan…
Sa mire qe e ka mesuar dhe e shkruan shqipen…
Te dhjefsha mu ne analize