Zheji – Bala, një “Pokemon Go” gazetaresk midis kompleksit dhe lirisë

29 Korrik 2016, 17:47Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Para pak ditësh gazetari, analisti, ish-kandidati për deputet i LSI-së, adhurues i përsëritur i Bashës, Artur Zheji, pati një replikë të fortë me të riun gazetar (në moshë), Anri Bala. Shkoi deri aty situata, sa Zheji me penën e tij që e vetëquan të artë, e trajtonte Anrin si “njëfarë Anri” duke shpërfillur kështu gazetarët e rinj. A thua se Zheji mban ekskluzivitetin opinion-bërës në vend. A thua se Zheji ka lindur dhe është i vetmi  për të ndërtuar mendimin në popull. A thua se Zheji është Hermesi ( Nga antikiteti i Greqisë Hermesi ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave.) i lajmit në Tiranë. Para pak ditësh u konsiderua si “Hermes” në fakt, por në aspektin e tregitës dhe gjobave, por kjo është punë për të dhe ata që e demaskuan (me apo pa të vërtetë, se marr përsipër ta gjykoj). E hodhi në gjyq Anrin, se mbajtën më nervat. Do më hedhë dhe mua, ose do më injorojë duke ngrënë veten me dhëmbë mëngjeseve…  Anri sipas tij e paskërka kërcënuar. r me jetë dhe fyer në editorialin me titull “Artur, ruaj kokën dhe bythën kur të gremiset karroca!”.

Përtej “betejës” midis brezave, ku peshku i madh tenton të hajë të voglin, përtej lojës për të mbajtur territorin e pacënuar nga opinionistë të rinj që ta plasin të vërtetën turinjve pa mëshirë, ajo që vlen të analizohet është (dhe pse Zheji do thotë “Kush je ti që bën bilancin e punës time, le të na vlerësojë publiku) produkti që po nxjerr Zheji në “treg”. Sa ky “produkt” (analizat dhe editorialet) kanë thelb, vërtetësi dhe i shërbejnë publikut?

Mjafton të të dalë përpara në Facebook ndonjë shkrim i sponsorizuar i Zhejit dhe vë re menjëherë se aty është përplot me konspiracion. Si në një lojë pokeri, ku bllofi mund të të bëjë të pasur, aktrimi mund të nxjerrë të tjerët nga loja (unë s’luaj bixhoz). Shkrimet që duhet të kishin besueshmëri sepse i shkruan “ZHEJI”, i cili ka drejtuar gazeta e ka lodhur sytë tanë emisioneve vërdallë, janë kthyer në një gërmadhë të madhe me konspiracion, vrer dhe komplote imagjinare. Që natyrisht teksa sheh realitetin kupton se vetëm vërtetësi dhe analizë nuk ka në këtë histori.

Ky moment flet për një gjendje të rëndë opinion-bërje. A janë porosi apo janë vetëm haluçinacione? – Janë të 2-ja.

E në kohën kur Anri foli, foli ashpër dhe plot sinqeritet për atë që të gjithë ne shohim që katranoset Online, penëarti e çoi në gjyq. Njëlloj si një loj me Pokemona. Zhejit ju desh të ecte pak që të “qëllonte” Pokemonin e parë, i frikësuar se do i “mbaronin jetët”.

Kjo lloj analize politike që vetëm hedh shashka, krijon e shemb qeveri imagjinare, “arreston” gazetarët e rinj, është thirrja ulëritëse se në fakt kjo nuk është analizë, por frikë, kompleks, sëmundje. /Lexo.al

PS: Ndjesë Anrit për cilësimin “Pokemon”, ishte për efekt paralelizimi!

6 komente në “Zheji – Bala, një “Pokemon Go” gazetaresk midis kompleksit dhe lirisë”

  1. toni says:

    Nuk them se e njoh Anrin,por…..duke njohur Zhejin,them se ke plotesisht te drejte.Qelbesira si Zheji,kane uzurpuar shtypin ne sherbim te politikaneve te caktuar,duke mbrojtur pushtetine tyre,e duke i sjelle ketij vendi,po aq te keqija sa vete politikanet.Eshte koha te mbeshteten te rinjte,me te tjera koncepte,e tjeter bote,por jo si bota e Zhejit @co,qe po na e shpifin per dite e me shume duke na i shtuar hallet qe kemi.

  2. ***** says:

    Ajo cfare nuk te vret te ben me te forte.
    Me cekicin e gjyqtarit mund te frikesosh halabaket, rrugacet dhe kriminelet; por kurrsesi zerin e se drejtes.

  3. I.Hoti says:

    Zhelja i Zhejve…ka rrjellur e pjerdhur! I kane rene trute ne qafe…qenplakmatuf! Lereni ne endren e vet te vjeter….

  4. Kuksiani says:

    “Medet sa poshte bie madheria njerezore kur e sherbejne ca buburrece te ndyre” thote diku J.Suifft.

  5. Petro Arturi says:

    Kjo tufa si puna e Zhejit po ndjejne fundin e vet dhe bisha e plagosur eshte me e rezikshme.
    Aman Zheji se nuk po te kercenoj se mos ma merr per kercenim e me con ne gjyq.hahaha As qe me rruhet trapi nga njerez koti si ti.
    Ik o spiun e bir spiun, me shtepine cerdhe te sigurimit, bashke me shefin tend kokelopen e Skraparit Ilir Meten ikni zhdukuni ne qoshen tuaj, merni edhe Saliun me vete dhe mos harroni edhe Nanon, fytyra te poshtra, hajdute pasurish e njerez te kalbur ne shpirt.Monstra njerezore.hahahahaha

  6. Neo Liberal says:

    artur zheji (emri qellimisht me shkronja te vogla) ky bythqire arrogant, te shohim kur te triumfoje drejtesia per te cilen na perkrah dhe USA si do rendi si sahanlepires per tu riorientuar. or bq muti PS te dha post po ju doni salen qe ju thyen kurrizin si gramoz pashkos, prec zogajt, genc “kuq” pollos.
    urt ort bythqire se nuk e ke blere ti monopolin e gazetarise legen muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje