Në 25 tetor do të publikohet Progres Raporti i Shqipërisë. Deri atëherë janë gjithsej 88 ditë kalendarike për të mësuar nëse do të ketë propozim nga Komisioni Europian për Çelje Negociatash Anëtarësimi të Shqipërisë në BE. Që miratimi i Reformës në Drejtësi javës së kaluar, do të ishte vendimtar për të hedhur hapin kryesor të procesit të anëtarësimit në BE, nuk ka dyshim.
Nuk ka dyshim as që miratimi i plotë i ligjeve që e bëjnë atë të zbatueshme, shënon fillimin e count down për të dalluar rezultatet e vërteta nga ato imagjinare në luftën kundër krimit e korrupsionit, respektimin e të drejtave të njëriut, apo afësinë e administratës publike shqiptare.
Dhe jo vetëm kaq. E dhimbshme por e pashmangshme do të jetë dhënia e llogarisë për çështje që mund të duken tërësisht ngjarje të politikës së brendshme, teksa institucionet dhe individët gjithmonë e më pak shanse do të kenë të vegjetojnë prej “rehatisë” se pushtetit. Ndërkohë qeveria duhet të nisë MENJEHERE hartimin e kuadrit politik, ligjor dhe institucional të negociateve.
Përpjekja, nëse nuk është e gjithanshme, e mirëplanifkuar, e mirëkoordinuar, me mbështetje të fortë dhe të vazhdueshme nga gjithë aktorët politikë e të tjerë të perfshirë në proces si dhe shoqëria civile, nuk do ta përmbushë dot këtë fazë.
Në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, në Komisionin e Integrimit, në takime me palën europiane, kam përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Aleancës së Shqipërisë Europiane të nisë: -identifikimin e prioriteteve kombëtare. -analizën mbi aftësinë e administratës për të përballuar procesin e vështirë të negociatave dhe – ngritjen e strukturave negociuese Qeveria e Aleancës së Shqipërisë Europiane duhet:
1. Të përcaktojë dhe shpallë vizionin strategjik mbi negociatat e anëtarësimit;
2. Të rishikojë bazën ligjore përkatëse për ngritjen e strukturave negociuese me mandat të fortë negociues, aftësi teknike dhe burime të mjaftueshme buxhetore për realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrimeve të anëtarësimit;
3. Të identifikojë negociatorët potencialë dhe anëtarët e grupeve të punës, duke përfshirë në to nëpunës civilë, jo politikisht të emëruar,me eksperiencë në proces dhe me aftësi shumë të mira negociuese.
4. Të përcaktojë një skemë trajnimi të vazhdueshëm të personave që do të përfshihen në negociata. Kroacia ka përfshirë 1900 persona gjatë negociatave, Mali i Zi aktualisht ka 1300 persona.
5. Të vlësojë shkallën e cilësinë e përafrimit deri sot, (10 vjet pas MSA) të legjislacionit shqiptar me atë Europian ( acquis). Dhe këto, jo pa debate publike.
Më vjen për të qarë e qeshur sa herë dëgjoj përbetime dashurie për të ardhmen europiane të shqiptarëve dhe shitje lëvizjesh politike si sakrifica madhore në emër të përmbushjes së ëndrrës europiane! Ka e do të ketë plot tregëtarë flamujsh në këtë rrugëtim, se gjithë cfarë lëngon brenda nesh nuk do të marrë fund si me magji kur të çelen negociatat, por deri me 25 Tetor janë vetëm 88 ditë.
Bravo te qoft Z.Bregu.Kete here po flet shkoqur si duhet si kryetare komis.e jo si PD-iste.Rama ka shume besim te ju.Se ju e meritoni te jeni nje demokrate e bertet qe e do kete vend e jo si SB,LB
Bregu me mire vone se kurre! Por nuk mendoj se do t’i shpetosh hakmarjes primitive te kriminelit me te madh, Sales!
Nuk na duhet kolonizimi evropiano fashist ku korporatat bejne ligjin.Varferia dhe terrorizmi po ben krrdine.Rruget janebushur me majmune afrikane dhe terrorist arab
Zonja Bregu ju vuri gjyslyket shume trimave ne Kuvend dhe doli hapur per voten pro reformes qe kerkonte edhe populli.
Nuk u degjua aspak kac islami i zi dhe shume trima pa pantallona qe llapin.Bravo Zonja Bregu je nje Grua e nderuar ne ate parlament kurve.
KESHTU DUHET TE FLISTE KRYETARI I PD DHE NESE DO E BENTE DO TE ISHTE SHPRESEDHENESE PER OPOZITEN.
GJITHSESI KETE ROL DUKET SE PO E MERR MAJLINDA
o shoqja bregu e drodhe moj bushter se ti ishe ajo qe ulerisje perkrah sales duke mbrojt 21 janarin
po hajd se dhe ti ne burg do hysh qe u kujtove te behesh miss ne prag te menopauzes
Z.Bregu respekte ! Nuk esht aq e leht qe ne ate “fole” ku u mboll erresira ,,percarja, hajnia ,korupsioni,krimi e deri tradhtia me e madhe e ter historis se ktij Kombi, qe po vuan pasojat ,te mbij nje lule e tju tregoj shqiptareve se ne kte tok ,lindin burrnesha, e tju kujtoj fjalen ton te urt qe thot se nga “gjembi del trandafili” !Ndofta po e teproj me kto krahasime platonike poe i meriton, sepse po u jep nje mesim banditeve me te shemtuar e te eger, qe nuk duan te dalin nga gropa ku jan futur ! Po perballesh me nje grup rrugacesh te ndyr, me ne krye bukuroshin qe buzqesh ,dhe paturpesia dhe aftesia per te qen aq i neveritshem ,aq i pabes ,e mashrtus ,kelysh i denj i monstres vrasese me te uryer per cdo shqiptar te vertet ! Uroj te qendrosh e fort ,te mos thyhesh e uroj qe dhe te tjera lule te ndjekin mesimin tend, se noten e madhe nuk ta jep tradhtia por populli !Nje popull i dhunuar ,i lodhur dhe i tradhtuar !…….RESPEKTE……..
ekshte nder i madh zonja Bregu kur merr komplimentet e Gazetes Tema dhe te lexuesve te saj.
Kjo eshte menyra e te berit opozite ! Me ide dhe propozime.Nese pozita nuk ua ve veshin,atehere keto kthehen ne kauze te opozites.Keshtu duhet te jete.Shembulli i Majlindes mban era Europe.Liri
Zonja deputete Majlinda Bregu ,mbaj mend kur juve dhe zoti Eduard Islami deklaruat voten pro reformes ne DREJTESI =PRO SHQIPERISE, JU LUMTE ,LAVDI JUVE !