Në mesvitet tetëdhjetë të shekullit që iku, kur ekonomia shqiptare kish marrë rrokullimën, në mjediset e ngushta të gazetarëve po qarkullonte si nën zë e vesh më veshë edhe një episod me përmasa tragjikomike. Por edhe paralajmërues e jo pak kërcënues për të tjerët, sidomos te ata që shquheshin për frymën kritike nëpër shkrime. Ishte fjala për Hyskë Borobojkën e famshëm të revistës së famshme “Hosteni”. Një emër i dashur për lexuesit, sot e kësaj dite. Me një motorrcikletë të telikosur, Hyska (Gaqo Veshi), shkonte në cdo skaj të Atdheut, në dimër e verë, në shi e në përcëllimë.
Tregonin se iu kthye gati në “zakon” ajo thënia jo pak e njohur në titull të këtij opinioni. Dhe kjo shpalosej shpesh me humor të hidhur, sa herë nuk reagohej në praktikë nga institucionet shtetërore apo nga individë me spaleta pushteti në qendër e në rrethe. Dhe një ditë ajo ironi me nota proteste, mori dhenë e sterenë. Autorësinë ia veshën Hyskës dhe e nisën në një majë “Olimpi” të kryeqytetit. Se nuk mungojnë kurrë tinzarët e zuzarët me gjuhë nepërke. Dihet, carku i nenit 55 (agjitacion e propagandë) rrinte gjithmonë ngritur. Befas e thirrën atje lart : Paralajmërim i prerë ! Nëse do i shkiste prapë fjala nga dhëmballa, do e degdisnin me punë matanë Dajtit…Dhe kalvarit dihej si i shkonte filli. Aq më tepër kur luftoje për të tjerët, për hallexhinjtë në qytete e fshatra. Telashet, intrigat, letrat e zeza anonime (që sot mbysin internetin) dhe shkrepëtimat pas kritikave, ishin të pranishme në cdo hap. “Demkat” dhe pëshpëshet helmuese vërshonin pa mbarim. As tani në kushtet e pluralizmit dhe të “lirisë së shtypit”(?!)…
Së pari, ky rrëfim i pastër nuk përmban vetëm skepticizëm e aq më pak ekstremizëm të rëndomtë, sic mund ta pagëzojnë fët e fët hajdutët me pushtet shtetëror a partiak. Gjithashtu, nuk është pesimizëm me flamur të bardhë dhe as populizëm përvëlak. Ama, të ligut e hipokritit u vënë emrin që u takon, pa maska e bujashka. Janë në pragmuzgun e jetës. Kanë parë, dëgjuar e paguar mjaft kosto në kurriz. Miqtë e mi të vjetër e mendjehollë, neveriten e cmeriten kur tunden e shkunden në ekrane nga ai soi që e bënë trokë Shqipërinë. Kjo është e vërteta ulëritëse !
Së dyti, ata janë në të drejtën dhe dinjitetin e tyre kur nuk fluturojnë në krahët e euforisë militanteske, sic duan të fluturojnë politikisht ca liderë kalanderë. Aq më tepër banorët e qindra fshatrave që braktisën shtëpi e katandi nga Jugu në Veri, sepse pushtetet e tranzicionit i lanë në mëshirë të fatit dhe “përgjëroheshin” për ta vetëm kur trokiste vjelja e votave ! Larg e të braktisur dhunshëm nga Shëndetësia, Arsimi, Kultura, Rendi dhe…Drejtësia. Një ikje gati biblike e plagë kombëtare. Prandaj dyshojnë natyrshëm edhe te ai revolucioni i vonuar që do i krrejë “tymin e zi” Pallatit hijerëndë të Drejtësisë Shqiptare. Në thelb, nuk e quajnë dot as revolucion popullor e as revolucion borgjez, as revolucion proletar dhe as revolucion social. Boll besuan shumë e dyshuan fare pak gjatë një cerek shekulli “shkërdhatokraci”. Vetëm praktika e përditëshme bind ose jo edhe skeptikët më të mëdhenj. Dhe aspak vandakët sa një mal me ligje mbi ligje në letra e fjalime pa fund. Pa mbetur përgjithmonë si mosbesues të pandreqshëm apo thjesht idhtarë idealistë. Sepse ja ku arritëm : Shpresën e fundit, jo rastësisht ua varëm në qafë Ndërkombëtarëve !…
Së fundi, opozita e njerëzve të thjeshtë është opozita më e vërtetë e besimplote. Ata pyesin ciltër : Cili ligj ka munguar për të ndëshkuar zyrtarët e lartë me llogari të dyshimta bankare e pasuri përrallore ? Fjala vjen, kemi një Inspektoriat të Lartë Shtetëror për të kontrolluar këta grabitqarë të panginjur. Është një tabor me rrogëtarë që paguhen jo pak. Por sytë ua verbojnë vetëm cironkat në lumin e korrupsionit ! Dhe ngopen me arkivimin e deklaratave personale. Konkretisht, c’u bë me disa njoftime a denoncime për ca ambasadorë e zyrtarë të tjerë pasanikë ? Nuk bëzan askush. Në cilët sirtarë u kycën dhe nuk pipëtin asgjë para publikut ?…Frika nga ata që i kanë emëruar, nuk ka ushqyer vetëm selektivitetin. As rolin e tellallit të fshatit nuk e luajnë dot mirë. Aq më tepër kur ndonjë ish drejtues i Inspektoriatit është larguar andej me një barrë pasuri që ia kanë zili edhe më të korruptuarit (?!). Tjetër. Më thoni, sa gjyqtarë e prokurorë të ndershëm dialoguan ballë për ballë me publikun gjatë 18 muajve të fundit ? Profesionistët e pastër nuk i tremben ballafaqimit, por ata i tulat e shushat politika që ka në dorë edhe gurin edhe arrën. Pse jo, shpesh edhe fatin e secilit në gjykata e prokurori…
-O miku ynë, ti e di që ne nuk kemi mbaruar fakultete drejtësie. Por peshoren e vërtetë të saj e duam me shpirt, të saktë e të mos rëndojë vetëm fukarenjtë me xhepat bosh. Mos u sëkëlldis kot, shiko të paktën qelitë e burgjeve nga cilët popullohen dhe nuk ka nevojë për përrenj me fjalime e betime…Pas një cerek shekulli dështak e shtirak, ne këmbëngulim : Kjo klasë politike duhet shporrur. Vecse me një kusht : Të bllokohen sa më shpejt pasuritë e pista dhe llogaritë e majme bankare, që tallen e u nxjerrin gjuhën rrogave të borderove shtetërore ! Që politika pa moral të mos bëhet kurrë vetë vali e vetë kadi…Gjysmë të vërtetat nuk i strukin dot djajtë në pozitë e opozitë. Po nuk u llagareps piramida parlamentare, politike e qeveritare (me kulm e themel), Shqipëria jonë do të vuajë gjatë…
“Republika” e hajdutëve me pushtet (të djeshëm e të sotëm) ende nuk ka rënë. Shumica e shqiptarëve brenda e jashtë mëmëdheut, këtë lloj reforme pastrimi po presin. Kësaj Kushtetute të Re i falen. Këlëpërat(KLP), Këlëgjërat(KLGJ), Kedërat(KEM), Sëvërat(SV) dhe varganët me Komisione pa fund, nëse kullandrisen e bitisen edhe nga kartonat e deputetëve zengjinë e manekinë, bubullima përfundon një vërë në ujë. Duke kaluar “ me kallaj e sapun mbi gunë”…Le të shpresojmë. Vjeshta mbase do vijë pa gënjeshtra. Shkurt, që njerëzit të mos e përdorin më si refren zhgënjimi a dëshpërimi, titullin e këtij shkrimi…
Shkrim dinjitoz i nje gazetari dinjitoz, artikujt e te cilit kemi vite qe i lexojme. Te lumte z.Mertiri, karakter-shkemb perballe padrejtesive, shpirtdhembsur ndaj te keputurve, rebel ndaj maskarejve qe e ropen kete vend e kete popull. Ndaj bashkoj zerin tim me zerin tend te kthjellet, duke falenderuar dhe gazeten Tema qe sjell shkrime si ky. Edhe nje here mirenjohje dhe respekte autorit.
Pordha me rigon!
Ketu nevojitet vetem REVOLUCION (permbysje me cdo mjet e pushtetit te maskarenjve)!
Koment i sakte qe prek plage reale qe kullojne gjak ne kete Shqiperine tone. E dhimbshme dhe uleritese.Kjo republike me sisteme te korruptuar ne drejtesi, arsim, shendetsi, me zyrtare qe vjedhin pa u ngopur, si do te behet zoti gazetar Mertiri. Po nuk u rane keshtu si ti dhe si disa te tjere, me emra dhe mbiemra, qe nga kryeminister, kope ministrash, hajdute kudo qe jane, veshtire te kthehet besimi ne kete vend. Ngrehuni dhe bjeruni , korrrini dhe shtypini.. Pene te mprehte, z.Mertiri, se e shoh qe penen tende nuk e zeka ndryshku.
Te presesh qe kjo klase politike te demo je vetveten eshte budallallek.Revolucion.
Respekte z. Kristo. Me vjen mire qe je rikthyer se na mbyten keta gazetaret dhe analistet e “pavarur”. Ne kemi nevoje per gazetare qe thone te verteten lakuriqe dhe jo ate te blere me para apo me shkembime “nderesh”.
Rruga e emigrimit eshte e veshtire Kristo. Mire e thua. Njerzit perseri e kane mendjenn te ikin nga vendi. Mungesa e shpreses i detyron ata. Sepse varferia s’na ndahet, keqqeverisja, korrupsioni sheshit. Truri i kombit vazhdon te ike sepse shoqeria jone nuk bazohet ne meritat. Dhe kur thone per palo konkurse ato dirigjohen nga shefat dhe shefat dine ke nxjerrin fitues. Domethene konkurence e hapur e pandershme perderisa eshte ne duar te batakcinjve, qe perfitimet i kane per zemer. Dhe me trurin po ikin a kerkojne rruget dhe njerzit e thjeshte qe e kane sofren bosh, duke ua lene te tille dhe femijeve. Me shpresen e djegur marrin rruget e kurbetit. Te mjeret njerez, i mjeri vend
Une Filati nga Dukati, te uroj o gazetar, se na humbe kaqe kohe, s’e dinim crruge ke marre. Eh sa here neve thame, miku yne cu bere ti, me ne fund karar i dhame, do kesh vajt ne qeveri. Ndaj nuk ndihet malukati, pena e tij qe nuk te fal, keshtu thoshim nga Dukati, nuk te gjenim as me falle. Ja ka pare bereqetin, ne punon ne qeveri, do kete rene dhe ky ne qumesht, qe me tas a luge pi. Kur na dole prap me shkrime, u gezuam perseri, tek u bie te paudheve, sic u ke rene gjithmon ti. Qeverite duan lajka, ti ato i ben lanet, te pacim o miku yne, dhe me pene, dhe me shendet.
Respekt.Sakte si Jane.Nje drame e vertete ne te gjitha anet.Bravo zoteria,jo si hipokrizia e Ben Blushit qe kritikon pasi ka qene Brenda per 25 vjet ne kete pisllek
Kristo Mertiri eshte nje autor i tri koheve, duhet revolucion dhe revolucionin e bejne qytetaret, te mos pajtohen me te ligen, po te shporrin te ligen.Elita e Publicisteve Si Kristo Mertiri udherrefejne dhe frzmezojne qytetaret per te marre fatin e tyre ne dore si gjithe qytetaret e Botes
Perfekt.
Kjo klase politike duhet marre per prapanice e drejt ne shtate penxheret. Nuk e dime sa do ta bej kjo reforma ne drejtesi. Bashke me gjyqtare e prokurore, te japin llogari politikanet dhe tere rraca e tyre. Kur do vije ajo dite per keto qelbesira qe me infantilitetin e tyre por dhe me pangopsine shkaterruan Shqiperine. Populli ska besim tek ata dhe as beson ne ate qe u duhet bere atyre me llogarite bankare qe kane, asetet e paluajtshme, levizjet me pushime jashte vendit, se dhe sot nuk gjendet nje “common sens”.
Pritshmeria eshte e madhe,besushmeria eshte shume larg te qenit e besushme,analiza eshte shume e sakte.Ligji ne cfardo sistemi ka dy tregues,e para eshte se ligji kur sbatohet te ndeshkon simbas sanksioneve te parashikura ne nenet perkatse dhe e dyta eshte se kur ligji zbatohet njelloj per te gjithe,pervec dhunimit dhe te ndergjegjson.Pa ndeshkushmeria e atyre qe kane para dhe pushtet,eshte shembulli me i keq sot,qe e ka degradu sistemin e drejtesise ne kete gjendje qe eshte sot,prandaj po nuk filloi ndeshkimi i kesaj kategorie per krimet qe kane bere,zor se mund te behet drejtesi.