Kam mësuar se disa deputetë kanë paraqitur në Parlament një projektligj për lejimin e importit të mbeturinave. Kjo më duket sa e pabesueshme, aq edhe marrëzi!
Shqipëria e vogël ka kaq shumë plehra e mbeturina sa mund të furnizojë Europën dhe nuk ka më vend për plehrat e mbeturinat e të tjerëve. Mos vallë mafia ndërkombëtare e shqiptare e plehrave është vënë përsëri në lëvizje si në kohën e Nanos dhe Berishës?
Thuhet se do të lejohen vetëm mbetjet që përpunohen, por me ato mbetje mafia mund të sjellë gjithçka të paligjshme e të rrezikshme. Ёshtë edhe kjo një arësye më shumë për t’i thë në “JO” këtij projektligji dhe importit të çdo lloj mbeturinash e plehrash. Mund të pretendohet se do hapen vende pune për përpunimin e mbetjeve.
Në fakt po të lejohet importimi i mbetjeve e plehrave, qindra e mijëra vetë mund të humbasin punën dhe bizneset e tyre në turizëm, hoteleri, restorante, bujqësi, blektori, etj.
Të dashur qytetarë të vendit tonë të dashur: Ju lutem mos u mashtroni!
Shqiptarët brenda e jashtë Shqiperisë duhet të ngrihen në protesta paqesore për të mos lejuar kthimin e vendit tonë në një gropë të madhe për plehrat e botës.
Studentë, nxënës, të rinj të qytetit e fshatit, qytetarë të Shqipërisë dhe shoqata civile: Detyrojini deputetët tuaj të votojnë kundër këtij projektligji vrastar të shëndetit e jetës tuaj!
Importimi i mbetjeve e plehrave do të shkatërronte edhe bukuritë natyrore të vendit tonë të dashur, do të dëmtonte rëndë bujqësinë e blektorinë dhe do të mbante larg turistët, duke pakësuar kështu të ardhurat tuaja familjare.
Unë shpresoj që edhe Kryeministri Rama, i cili veproi drejt dhe sipas vullnetit të popullit, vite më parë lidhur me armët kimike, edhe këtë radhë do të bëjë të njëjtën gjë: Ai dhe qeveria e tij do të bëjnë atë që është më e mira për popullin dhe Shqipërinë duke i thonë “JO” importit të mbetjeve e plehrave.
Unë besoj e shpresoj që deputetët do votojnë kundër këtij projektligji sepse e duan Shqipërinë të pastër e të shëndetshme dhe jo të mbuluar nga plehrat dhe mbeturinat e vendeve të tjera.
*Ish-krytetar i Gjykatës së Kasacionit, nga Uashington DC, posaçërisht për “TemA”
Populli shqiptar mezi po c’monton pleherat qe na la mbas spiuni Ramiz Alia, keta mjeranet e politikes sone duan te importojne pleherat te tjera. Njerez pa shtylle kurrizore.
Bravo zef. Si gjithnji i pakompromentushem.
Edi rama e zhgenjeu pjesen intelifjente e te ndershme te shqiperise.
Ata qe propozojne apo votojne kete projektligj per importimin e plehrave, Jane deputete te lindur ne pleh, te rritur ne pleh, te pasuruar me plehra dhe duan te vazhdojne te jetojne ne ambjentin e tyre, Mjere shqiptaret e qe kane ne udheheqje PLEHRA te tille.
ja te presim njehere Tak Ngjelen dhe Keti Bazhdarin cfare do na thone..
Na sugjerojne ndonje lloj duartrokitje te re apo jo.
Propozimi kësaj here më duket se është i socialistit Eduard Shalësi dhe kam frikë se do ja mbushë mendjen Kryeministrit. Nga ana tjetër nuk po ndihet as shoqëria civile, sepse luhen interesa té forta mafioze . Prandaj e quaj me vend shkrimin e Zef Brozit dhe alarmin që ngre.
Zoti Brozi, thirrja juaj kunder importit te mbetjeve drejtuar qytetareve eshte nje mbeshtetje e forte per ne. Nuk dua ta besoj se KM yne z Rama do ta lejoje kete nisme te mbrapshte, pasi ishte vete ai qe fale argumentave dhe protestave qytetare, i hoqi nenet qe lejonin importin e plehrave ne Shqiperi.
Ne do ta vazhdojme betejen tone kunder importit te plehrave ne vendin tone
AKIP
eduartii rilindjes pro plahrave,kur eduardi para rilindjes kundershtonte berishen
bukur rilindje, hiqni plehrat qe i kemi
ne kazane pa kapak e qe;ben ngamengjezi deri ne24.00 kur i heqin
eduardi tani rron ne vile, mes pyllit
vjen me x5 ne parlament nuk i shikon dot kazanet,se kur punonte ne bashki
merej me pastrimin,ishte me master
Tashti e teprove Zef. Kjo nuk eshte fusha jote. Apo more vesh se me ligjin e ri nuk ke vend ne drejtesi e tashti do te merresh me plehra?
FORT I NDERUAR ZOTERI!SI GJITHMONE JEMI VIKTIMA E FUKURALLEKUT E PRPAMBETJESNE TE GJITHA FUSHAT.SATISTIKAT TREGOJNE SE SHENDETESIA KA MANDATA TE ZEZA . SA TE MOS MJAFTOJNE TE GJITHA KETO, POLITIKANETTANEPA PERJASHTIMKUR HYPIN NE FRON TE VETMEN GJE QE BEJNE NA VARROSIN TE GJALLE NUK DI SA TE PA CIPE JANE KETA DEBUTETE QE PROPOZOJNE TE TILLA KATASTOFAPER ATE VEND TE VOGEL QE KEMI.M NUK SHOHIN SE NA KANE SYRGJYNOSURSOT E 25 VJET NGA URIA !te dashur bashkekombes mos qenroni indiferene, eshte ceshtje madhore te mos marreshdot fryme nga ajeri ndotur ! ! !
@ nord .al
Po te pershendes me nje Vajtim nga jugu
Nusja qan vjerrin:O babe ike per lesh
Kori i grave qe e shoqerone:Lesh o babe lesh
Nusja: Se mban mend kur hanim pershesh
Kori: lesh o babe lesh.
Besoj se ti è merr vesh
Lesh o nord al lesh.
1) E pershendes dhe e mbeshtes zotni Z. Brozin dhe e pergezoj per angazhimin patriotik qe ka kunder kesaj inisjative ligjore mafioze qe ka ndermare e majta (tre plehra-deputete dhe nje tabor maskarenjsh qe majmen nga bisneset me plehrat, qe vijne kryesisht nga Italia).
2) Shqiperia duhet te angazhohet per te pakesuar dhe mire menaxhuar plehrat qe ajo vete krijon dhe absolutisht nuk duhet te importoje plehra apo derivate te tyre me origjine importin.
3) Per fat te keq edhe figura si zotni Sazan Guri, eshte kapur nga mafja politike e plehrave dhe kur ka dale si ekspert ne disa media jep argumente qe nuk i kontribuojne mbrojtjes se mjedisit, natyres dhe shendetit te Shqiperise. Sidomos spekulativ eshte sjegimi i tij mbi termin Plehra/Mbetje.
4) Kryeministri Rama dhe PS e kane shprehur 3 vjet me pare teper sakte politiken e vedit dhe popullit tone ndaj plehrave : (a) Kunder importit dhe (b) Permiresim ne menaxhimin e mbeturinave te vendit. Te mos harojme se Shqiperia importon shume teper Automjete, Makineri dhe Roba te vjetra, qe jane burime ndotjeje per shume kohe. A e dini, Shqiperia importon Druzjarri (peleta) dhe Mbetjeujratezeza (pleh per lule)??
1) E pershendes dhe e mbeshtes zotni Z. Brozin dhe e pergezoj per angazhimin patriotik qe ka kunder kesaj inisjative ligjore mafioze qe ka ndermare e majta (tre plehra-deputete dhe nje tabor maskarenjsh qe majmen nga bisneset me plehrat, qe vijne kryesisht nga Italia).
2) Shqiperia duhet te angazhohet per te pakesuar dhe mire menaxhuar plehrat qe ajo vete krijon dhe absolutisht nuk duhet te importoje plehra apo derivate te tyre me origjine importin.
3) Per fat te keq edhe figura si zotni Sazan Guri, eshte kapur nga mafja politike e plehrave dhe kur ka dale si ekspert ne disa media ai po jep argumente qe nuk i kontribuojne mbrojtjes se mjedisit, natyres dhe shendetit te Shqiperise. Sidomos spekulativ eshte spjegimi i tij mbi termin Plehra/Mbetje.
4) Kryeministri Rama dhe PS e kane shprehur 3 vjet me pare teper sakte politiken e vedit dhe popullit tone ndaj plehrave : (a) Kunder importit dhe (b) Permiresim ne menaxhimin e mbeturinave te vendit. Te mos harojme se Shqiperia importon shume teper Automjete, Makineri dhe Roba te vjetra, qe jane burime ndotjeje per shume kohe. A e dini, Shqiperia importon Druzjarri (peleta) dhe Mbetjeujratezeza (pleh per lule)??