Kerkesat e vazhdueshme te opozites dhe pranimi i tyre pa kushte nga pozita, dmth, nga gjysmagjel i shumices, e ka vene kryetarin e PD-se dhe babain e tij shpirteror ne nje gjendje qesharake. Sepse ata shpiknin propozime te tilla, duke menduar qe mendermetheneshumica nuk do t’i pranonte, se ishin jashte cdo logjike dhe realiteti. Keshtu donin te dilnin te lare para nderkombetareve, iniciuesve te kesaj reforme.
“Ne e duam reformen, kemi bere dhe propozimin perkates, po PS-ja, me sakte, Edi Rama, nuk e pranoi”. Po, per fatin e tyre te keq, kreu i qeverise ishte dakord me kerkesen e pare te tyre, edhe me te dyten, te treten dhe radhazi, kjo edhe per hir te konsensusit, me sakte me detyrim e percaktim, si ne lojen e dames, nga aleati i koalicionit.
Bash per kete gatishmeri te Rames, kreret e opozites jane vene ne siklet te madh, aq sa u shenjestruan dhe nga nderkombetaret, te cilet ashpersuan gjuhen dhe zhveshen kostumet diplomatike. Preteks pas preteksi dhe me turfulllimin pse kryeministri i pranon te gjitha, dolen zbuluar, krejt si historia e dhendrit, personazh ne nje tregim te Cehovit.
Drejtuesi i nje institucioni ne Rusine e asaj kohe kishte tre vajza qe po u kalonte mosha dhe po i mbeteshin ne dere. Ai kishte nje vartes te ri e simpatik, qe e ftonte here pas here ne shtepi, me synimin se mos i ngecte vajzen e madhe. Nje dite i thote se kishin dale fjale se ai, nepunesi i tij, donte vajzen e madhe dhe hyrje-daljet ne ate shtepi dukeshin si te nje dhendri te ri. Djali mbeti i shtangur dhe nuk dinte si te dilte nga ky kurth dhe te kundershtonte martesen. Po dhe nuk mund te dilte hapur kunder drejtorit te tij.
U mendua ca dhe vendosi te sajoje per vete gjera te tilla, qe per te zotin e shtepise do ishin te papranueshme.
– Une nuk jam i denje per vajzen tuaj, se jam nje pijanec…
– S’eshte problem, te gjithe kthejme ndonje gote, – qesh shefi.
– Po une kam dhe dore, jam pak hajdut, -vijoi djali.
– Ne keto kohe, kush nuk vjedh, mire qe s’te kane kapur…
– Kam shpetuar se nderrova emrin, me nje dokument fallco…
– Me kete emer te rreme mund te vazhdosh tejetosh me vajzen time…Ne do te te therrasim me te dy emrat…
– Po une jam i cmendur, -gjeti nje preteks te ri ai. Iu kujtua ligji qe nuk lejonte martesen me nje te cmendur.
– E ku gjen njeri normal sot, pak te cmendur jemi te tjithe…
– Jo, jo, ndalohet me ligj, se une jam krejt i marre..
– Mire, -u dorezua kandidat vjehrri, – ma sill me shkrim nga mjeku.
U ngrit djali dhe e mbajti frymen te shtepia e nje miku te tij, mjek neurolog. E gjeti duke bere sherr me gruan e tij dhe hyri ne mes te kesaj grindjeje.
– Dua nje vertetim mjekesor, se jam i cmendur dhe nuk mund te amrtohem dot…
– C’thua mo, te cmendur jemi ne qe u martuam, jo ti qe s’do…
Fantastike kjo puna e dhenderit te Cehovit ashtu si e “dhenderit” Basha te reformes ne drejtesi
Brilante, por injoranca kriminale shpellare nuk i merr dot keto mesazhe. Jetojne ne ishullin kozmik qe vet e ngriten duke i nxjerre themelin ketij vendi.