Kujt i takon një përmendore për reformën?

20 Korrik 2016, 19:05Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Unë nuk di të them se sa drejtësi do të prodhojë reforma në drejtësi, pasi gjithmonë kam besuar se faji nuk është i ligjeve, por i atyre që zbatojnë ligjet. Megjithatë shpresoj që ligjet e reja do të shkatërrojnë ca struktura të kalbura e të korruptuara deri në qelizë.

Shpresoja që ndërkombëtarët të kishin më shumë rol, sesa të “shikojnë nga përtej xhamit”, pasi asnjëherë nuk kam besuar që konsensusi mes partive tona prodhon zgjidhjet me te mira.

Më shumë se dakordësi, ai është pazar, mbi bazën e të cilit është zgjedhur si Presidenti, ashtu dhe Prokurori i Përgjithshëm, si anëtarët e Gjykatës së Lartë e deri tek Avokati i Popullit.

Megjithatë sërish, ky është një hap i madh.

Vetëm një gjë: Askush nga politikanët tanë nuk duhet të krenohet. Askush nuk duhet të rrahë gjoksin.

Edhe pasi ta votojnë, ata duhet të dalin kokëulur nga parlamenti sepse për të arritur deri këtu, ndërkombëtarët janë angazhuar si askund tjetër për një cështje të brendshme.

Pas konfliktit Izrael-Palestinë, dhe falimentimit të Greqisë, reforma e drejtësisë në Shqipëri i ka marrë Europës dhe SHBA-së më shumë energji diplomatike.

Kjo nuk është meritë e juaja, dhe askush nuk meriton një permendore për këtë.

Aq më shumë ai që krenohet se na bëri nder, që nuk e prishi fare.

Megjithatë një përmendore do ti takojë atij që do ta zbatojë reformën.

12 komente në “Kujt i takon një përmendore për reformën?”

  1. idhuj pa krena says:

    ka ikur me kohe koha e permendoreve ne politiken evropiane dhe ate amerikane. Mos i fryni kot politikanet shqiptare. Sakohe jane ne pushtet detyra e tyre eshte te bejne hapa perpara dhe pastaj te largohen (dhe ky do te jete ne fakt hapi me i madh) per t’ia lene radhen te tjereve per te ecur perpara. Idete e Shpetimtarit apo Rilindasit qe meriton permendore duhet te marre fund sa me shpejt, si shenje pjekurie jo vetem e klases politike por edhe e opinionit publik.

  2. Toni says:

    Edi Ramës. Bravo Edo

  3. nard ndoka filozof says:

    ggggg

  4. O tmerr na mbyten idjotet. Nuk keni asnje antene tamam qytetaresh po jeni te gjithe shkarrashkrues provinciale. Skllever e bije sklleverish lirine nuk e meritoni…Kjo eshte nje faqe ku debilat shkruajne me akord per te debilosur shqiptaret.

  5. tomorri says:

    Sigurisht merita me e madhe i takon miqeve tane Euroatlantike.Por nje merite te madhe ka edhe Kryeministri yne qe ne asnje moment nuk tentoje te nderhyje ne kete proces per ti patur ai privilegjet e Emerimeve ne drejtesi SEPSE krejt e kunderta do te ndodhte sikur PD te ishte ne pushtet sic ata kane ne keto 25 vite.

  6. TRAPI says:

    JSALISE HAHAHAHHA

  7. Mirenjohes says:

    Nuk ka rendesi nese ke jetuar ne shba, nese je rritur atje, nese ke kaluar femijerine atje, nese je shkolluar atje, sot e kupton se sa madheshtore jane, se cperfaqesojne per njerezimin

  8. nari says:

    O Mentor, meqenese kerkon te ngresh nje permendore ,per hir te se vertetes duhet thene se Sali Berisha nuk beri kurre nje reforme perendimore drejtesie, megjithese pati kohe me bollek (vetem per ta Shkaterruar Shqiperine) .
    Ilir Meta , nuk beri sepse donte te vidhte per vete.
    Fatos Nano mendoi se si te sofistikonte me tej vjedhjen dhe tani ben bisnes me parate e vjedhura.
    Dy te paret mendojne vetem si te mos aprovohet kjo Reforme dhe faktet ne drite te diellit per kete flasin.
    Edi Rama , nuk flas per permendore por ama eshte iniciatori i kasaj Reforme Drejtesie, pra njefare merite te pamohueshme e ka (bazuar gjithmone vetem ne fakte).

  9. tomsojeri says:

    Fjal me vend “mirnjohes ” !Ktu qendron ceshtja ! Gjith ky kundershtim e perdredhje nga gangsteret ne udheheqje e ter kjo lukuni hajnesh qe kan kapur shtetin dhe Shqiperin ,shum kam frik se reforma do mbetet nje formalitet ne leter te genjej shqiptaret !O Zot ishalla nuk esht keshtu …..

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    Kjo petmendore i takon Ilir Metes qe
    Nga i defaktorizuar u BE
    Faktori kryesor per mirati.in e reformes
    Artiti te beje neg.me ambasadoret me bashen
    Sipas jush mund te jete hajdut
    Por eshte i vetmi politikan i Zoti per momentin.

  11. Ledio says:

    Merita i takon boshtit Berisha-Basha-Beograd qe i treguan edhe nje here popullit se sa te thella i kane rrenjet ne politiken shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje