Në kushtet kur Shqipëria po zien nga ethet: do të votohet apo jo reforma në drejtësi më 21 korrik, shquhet një kërkesë e kryetarit të PD-së, që zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhen organizuar jo nën drejtimin e qeverisë “Rama”, por të një qeverie teknike. Lulzim Basha thotë se kjo është një kërkesë e kahershme e tij, por që iu përforcua ditët e fundit nga një ide e përafërt që hodhi edhe bashkëkryetari i koalicionit qeverisës.
Personalisht këtë kërkesë të bërë nga Basha e konsideroj një ide disfatiste nga ana e tij. Përse e them këtë! Le të kthehemi pak prapa në kohë, pikërisht më datë 1 prill 2013. Kryeministër i Shqipërisë dhe kryetar i PD-së, Sali Berisha. Tetëdhjetë e katër ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, anëtari i koalicionit qeverisës, Ilir Meta, nga qyteti i Shkodrës, lidh marrëveshje të hapur bashkëpunimi para dhe pas zgjedhor me liderin e opozitës, Edi Rama. Qeveria “Berisha” i shtyu ditët e saj qoftë edhe me votat e kaçëve të zinj, por në asnjë rast nuk u artikulua nga Edi Rama kërkesa që Shqipërisë i duhej një qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve. Me largimin e Metës, Berisha ndërmori hapin tjetër, duke ndërruar me një procedurë jo ligjore anëtarin e KQZ-së, përfaqësues i LSI-së, me një përfaqësues të PR-së. Argumenti: “shumica në KQZ i takon qeverisë”, “zgjedhjet nuk mund t’i organizojë opozita”, e plot arsye të tjera si e si të justifikonte lëvizjen e bërë. Në shenjë proteste anëtarët e tjerë të KQZ-së, përfaqësues të opozitës, dhanë dorëheqjen. Edi Rama, ndonëse refuzoi të kryente zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë, për asnjë moment nuk e përdori atë si argument se qeveria po tentonte të manipulonte zgjedhjet. Bile ishte i gatshëm të futej në zgjedhje edhe sikur tri vendet bosh të opozitës në KQZ t’i zinin përfaqësues nga qeveria.
Pra, kemi dy momente: e para, që Rama ia njohu legjitimitetin Berishës për të organizuar zgjedhje, ndonëse qeverinë po e mbante më këmbë me vota të trafikuara dhe, e dyta, ia pranoi edhe manovrën që bëri me KQZ-në, pa e ngritur si një kauz me të cilën rrezikoheshin zgjedhjet. Vetëm për një çast ndërroni rolet në atë situatë dhe, a ka ndonjë njeri që beson se Berisha (apo Basha) do ishte treguar kaq tolerant në atë situatë?!
Rama nuk e kontestoi Berishën, sepse betejën e kishte pikërisht me atë, qëllimi ishte të mundej ai dhe jo një qeveri anonime me prapashtesën “teknike”. Rama donte ta mundte Berishën bashkë me Nokën, Boden, Imamin, Tafajn (të investuar fuqishëm në fushatë me dikasteret e tyre), katërshen e KQZ-së dhe me një tabor qeveritarësh e zyrtarësh të administratës. Këto janë fitore që të bëjnë nder, sepse e ke mundur kundërshtarin kryesor (i cili ka gjithë shtetin në dispozicion), në një luftë politike elektorale të zhvilluar Ballë për Ballë.
Le të kthehemi në realitetin e sotëm, njëmbëdhjetë muaj përpara zgjedhjeve të radhës. Siç edhe theksova më lart, Basha po kërkon me ngulm që Rama të largohet dhe një qeveri teknike të përgatisë zgjedhjet. Unë nuk mund ta parashikoj dot të ardhmen se si do të zhvillohen ngjarjet politike. Por sot di t’i them liderit të opozitës që është në nderin tënd dhe të formacionit politik që përfaqëson, ta sfidosh Ramën në pozitat e kryeministrit dhe po të jesh i zoti ta mundësh në atë detyrë, bashkë me Tahirin, Ahmetajn, Kodhelin, Nikollën, e të gjithë me radhë.
Kërkesa për qeveri teknike, tregon pasigurinë tënde dhe të partisë që drejton, frikën se nuk keni takat të vini në pushtet ndryshe. Ti Lulzim kujton se qenia në pushtet është e mundur po të kesh të sigurtë kolltukun kryeministror, të kesh në dorë policinë, KQZ-në dhe administratën. Në fakt, nuk të vë faj. Ke një histori me zgjedhjet vendore të vitit 2011, ku me marifete arrite të marrësh në tavolinë mandatin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Ishte e vetmja mënyrë që ju të “fitonit”, dhe ende pandeh se me “ristanizëm” vihet apo mbahet pushteti. Jo i nderuar lider i opozitës, ardhja në pushtet është frymë që buron nga populli i cili frymëzohet nga një lider i madh politik dhe shprehet me votë masive në kutitë e votimit. Kur diferenca e votave është me mijëra (dhe jo me 10), s’ka Zot në botë që e ndryshon rrjedhën. Ashtu siç nuk mundi edhe Ati yt shpirtëror më 23 qershor 2013, ndonëse njihet si kampion i manipulimit. Prandaj të them se ke mbetur i vogël, në ide dhe aksion politik, sepse kërkon të matesh dhe përballesh me gjëra të vogla, të cilat nuk i bëjnë nder një kryetari opozite që aspiron të bëhet kryeministër.
Luli u thote Demokrateve.Nese Rama me Tahirin organizon zgjedhjet ata do na i vjedhin votat.Kjo eshte menyra me e mire per te motivuar Demokratet te dalin ne fushate elektorale.Hahahahahahahahahahah
Ketro
Kush qenka ky gandi i shqiperise
Qe frymrzoka fukarenjte qe
mezi nxjerrin buken e perditshme?
Jeni ju b blepiresit qe merrnindonje rroge ne shtet.
Politikes ja Kane vene emrin kurve
Kurse prostituta eshte administrata publike te pakten ketu ne shqiperi po.
Uroj qe kjo reforme te miratohet.
Amerika eshte e madhe,po detyron kriminelet e parlamenti te votojne denimin e vet.
lulushe -meqenese e prishe sjelljen me SHBAne ,hapi ruge Selamit.Dhe ktheje familien ne Shqipni sepse nuk do levizesh dot ne Shba e as ne BE etj.etj .etj.kusure qe do kesh perpara(kujto paralajmetimin e z.LU).
lulushe -meqenese e prishe sjelljen me SHBAne ,hapi ruge Selamit.Dhe ktheje familien ne Shqipni sepse nuk do levizesh dot ne Shba e as ne BE etj.etj .etj.kusure qe do kesh perpara(kujto paralajmetimin e z.LU)
PS NUK VDES
Pavaresisht se autori ka te drejte, tendenca lepirese e tij per te lavderuar Ramen eshte ne nivele alarmante….
Fuck berish lul meta
Autori shume drejt e ka analizuar .Pd nuk jane njerez ne rradhe te pare.