Kur në ndonjë auditor shpjegohen konceptet dhe arsyetimet ekstra juridike të të drejtave të njeriut, për të provuar se cilët nga të pranishmit i kanë studiuar vetitë themelore të këtyre të drejtave, shpesh herë u drejtohet pyetja që vumë në vend të titullit. Dhe gjithmonë vlerësohet e saktë përgjigjia: qeni. Vlerësohet e saktë se, siç provohet shpesh dhe lehtësisht, pasqyrës i lehin qentë, ngaqë nuk kanë ndërgjegjen dhe arsyen për të njohur veten, domethënë, ata që shfaqen përballë tyre. Ndryshe nga njerëzit, te të cilët vetitë e të qënit të lirë dhe të arsyeshëm nuk lidhet me ndonjë aftësi funksionale, por janë të lindura dhe mund të konsiderohen si elemente të veçantisë së tyre. Mirëpo, ndonjëherë shfaqen në shoqërinë tonë disa qëndrime të çuditshme, që vënë në pikëpyetje pohimin e ekzistencës së dallimeve thelbësore midis shtazëve dhe qenieve njerëzore.
Konkretisht, pasi dolën sheshit përpjekjet e opozitës për të bllokuar, vonuar apo deformuar reformën e thellë në sistemin e drejtësisë (për shembull, pretendimi i përfaqësuesve të saj për të ashtuquajturat “vende të rezervuara”, që nuk u përmendkërkan në asnjë rresht të Paragrafit 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecies, të cilit i referohej Partia Demokratike), atëhere del lideride facto i saj, Sali Berisha, duke tundur “bishtin” dhe ngritur zërin me një tjetër pretendim: për vetingun të mos kenë ndërkombëtarët të drejtë vendimmarrëse. Kjo u bë së fundi edhe moto e kundërshtimit të reformës nga Kryetari de jure i së njëjtës forcë politike, Lulzim Basha, pavarësisht se në takimin e tij në Tiranë me zyrtaren e lartë amerikane, Nuland (shoqëruar edhe nga një gjeneral me uniformë i Pentagonit), ajo i paraqiti një propozim hibrid për kompromis, që mund të kënaqte pretendimet e të dyja palëve, pa cënuar substancën e reformës. Pra, roli i të dërguarve ndërkombëtarë në këtë proces, që realisht do të qe i përkohshëm dhe procedural, kur vendimmarrës është Kuvendi i Shqipërisë, nuk mund të ndryshonte.
Por, përgjigjia e Bashës nuk ishte aspak pozitive. Duke lëkundur edhe ky “bishtin”, ashtu si Berisha, në “tabelën” e hedhur qafës ekspozoi një projekt të ri, ku parashikohej që ndërkombëtarët në procesin e vetingut të kenë veçse një qëndrim pasiv apo sehirxhi, jo të kenë të drejtë vendimmarrëse. Ky projekt, sigurisht që ka arsye të forta që të kundërshtohet, veç të tjerash, sepse nuk mbështetet (siç ngulmohet nga Basha) as te Opinioni Final i Komisionit të Venecies, përkatësisht te Paragrafi 61 i tij, në futnotën e të cilit thuhet shkoqur, se (citoj): “Komisioni i Venecas nuk ka diskutuar modele të tjera të mundshme që përfshijnë pjesëmarrjen e komunitetit ndërkombëtar në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KPK – së dhe DHSK – së, pasi ato nuk përbëjnë pjesë të tekstit origjinal të Projekt Amendamenteve të rishikuara”.
Kjo është pasqyra e gjendjes aktuale të një mega procesi të mundimshëm jo vetëm për autoritetet dhe ekspertët shqiptarët, por edhe për bashkëpunëtorët e tyre, homologët e aleatëve strategjikë të Shqipërisë. Sidoqoftë, këto mundime nuk duken aq të çuditshme, sa qëndrimet e ca e ca – ve përpara kësaj pasqyre. Për hir të së vërtetës, gjithkush që ka akses në dokumentet kuvendore të këtij viti, qoftë edhe vetëm në ato të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, do të njihej në vazhdimësi me kërkesën këmbëngulëse të opozitës, sipas së cilës, vetingu për anëtarët e organeve të reja të sistemit të drejtësisë të bëhet nga një komponent i fortë ndërkombëtar (shih: Opinionin e Grupit Parlamentar të PD, më 18.01.2016; Procesverbalin e mbledhjes së Komisionit të Posaçëm më 15.04.2016; Procesverbalin e mbledhjes së këtij Komisioni më 25.04,2016 etj.).
Mirëpo, për fat të keq nuk janë vetëm këta që i lehin pasqyrës. Duke drejtuar vëmendjen edhe te krahu tjetër, pra, te mazhoranca, nuk mund të mos jenë vënë re te një “mballomë” e saj tundje të forta të “bishtit”, çka i ka paralajmëruar edhe Sali Berisha në një seancë plenare të Parlamentit, kur i bëri vlerësim shumë pozitiv rolit të “tradhëtarit” të vet të 3 vjetëve e ca më parë, Ilir Meta, i cili më herët pati deklaruar (si i zbritur nga Olimpi për të zënë poltronin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë), se ai dhe grupi i vet parlamentar do ta miratonin reformën vetëm nëse arrihej konsensusi nga të dy krahët e politikës. Por në një kohë, kur ende nuk ishin shterur konfliktet për hartimin përfundimtar të Projektit kushtetues dhe kur kreu i mazhorancës, Kryeministri Rama ftonte opozitën dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Kuvendit për ta votuar mundësisht kryereformën që atë ditë, z. Meta deklaronte se ai me grupin e vet e kishte votuar atë që një ditë më parë! “. Le të mos kishte ndonjë gjë të re në deklaratat e përfaqësuesve opozitarë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, e rëndësishme ishte që z. Meta po bënte 2 vizita njëra pas tjetrës në SHBA ku duhej të përmirësonte imazhin e tij, pas takimeve të pasuksesshme të një tjetër vizite të zhvilluar atje pak muaj më herët (midis të cilëve edhe ai aspak zyrtar me Administratoren e Agjencisë Amerikane së Antidrogës – DEA) dhe që u finalizuan me bisedën shumë të sikletshme në studion e VOA me një gazetare të Seksionit Shqip të këtij Stacioni Radioteleviziv Publik.
Eh, kur të gjitha këto vizita nuk e ngritën ndonjë çikë stekën e vlerësimit të faktorit ndërkombëtarë për zotin. Meta, prej tij shumë shpejt u harrua “miratimi që dje” i Projektit kushtetues, iu fshi pluhuri fyellit të vjetër, që përsëriste farsën muzikore të çjerrë, se Reformën në Drejtësi do të miratohej vetëm me konsensusin e opozitës. Derisa, jo shumë javë më pas, në buzë u vu pipëza e një instrumenti tjetër, nga ku do të dëgjohej se 20 votat e LSI ishin destinuar për miratimin e reformës. Mirëpo, kur u duk që nga opozita do të rridhnin votat pro aprovimit të Projektit kushtetus, atëhere u nxuar përsëri fyelli i vjetër, me të cilin u njoftua, duke shfletuar edhe disa pentagrame të Partisë Demokratike, se forca “ekulibriste” e politikës shqiptare nuk do ta miratonte Reformën në Drejtësi pa konsensusin e gjerë të opozitës.
Sidoqoftë, e njohin apo nuk e njohin veten ca e ca përpara pasqyrës së gjendjes aktuale dhe perspektivës që ofron Reforma në Drejtësi, si një kyç për të hapur bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për të forcuar sigurinë e vendit, a do të miratohet apo jo reforma këtë të enjte dhe a do të japë frytet e veta marrëveshja e hershme Berisha – Meta për të rrëzuar qeverisjen aktuale, diçka tjetër po përvijohet në fatin e mëtejshëm të tillëve liderë politikë. Është diçka që të kujton një thënie të trashëguar nga urtësia popullore: “qenit kur po i vjen ngordhja, vete e pshur në derë të teqesë”. Pra, atje ku herë pas here çoku i binte në dhëmbë ndonjë kockë.
@ Artikullshkruesi
“”””””””””””””””””””””
Me këtë shkrim
Ja ke fut adashit sa krahu
Uroj që fjala jote
Të shkojë te Allahu
☆
☆
☆
DIHET QE DREJTESIA ESHTE E KAPUR NE MENYRE TE PANDERSHME {DIHET NGA KUSH), DHE SI GARANCI E FUNDIT PER TE SHPETUAR KOKEN E TYRE PO LEVIZIN DHE GURET E FUNDIT. KESHTU MASKA E METES RA DHE SI KOQJA E KANDARIT RRESHQITI HAPTAS NE DREJTIM TE DESTABILIZIMIT POLITIK NE FAVOR TE SABOTIMIT TE REFORMES NE DREJTESI. GJERAT PO LEVIZIN SHPEJT DHE SOVRANI , QE TASHME E KA PROVUAR NE KURRIZIN E VET GANGSTERIZMIN SHUME VJECAR DO TA THOTE SHPEJT FJALEN E VET. SE SHPETOJNE DOT LEKUREN. S”BEHET DREJTESI ME HAIDUTE.
@ gopisti nshrakut
Te gjitheve duhet tju vish hakut
Se po mbajte njerin krah
Dukesh tamam si ATA
Tung!
Qe edhe ti shoku je nje qen si keta qe ke permendur me lart , kjo nuk ka pike dyshimi . E vetmja diference mes jush eshte se ti nuk i leh pasqyres , por i tund bishtin e i lepin bythen padronit tend Edvin.