Po t’u hedhësh një sy të vëmendshëm shënimeve elektronikë të lamishëm të lexuesve të shkrimeve të gazetave, ose të uebsajteve mbi reformën në drejtësi, fillimisht do të të mbeten në mendje plot dhimbje shumë gjëra. Që prej mënyrës së shkujdesur sesi shkruhet gjuha shqipe dhe fjalorit të pafre, sharës, fyes, urryes ndaj njeri tjetrit … deri te shfaqja e hapur e ndonjë malli të vjetër për diktaturën komuniste dhe antiamerikanizmin. Shajnë dhe urrejnë të gjithë kundër të gjithëve … sikur nuk janë pjestarë të një kombi.
Megjithatë, ndër ta gjen edhe perla të mendimit si në formë edhe në përmbajtje, të ardhura si nga e majta edhe nga e djathta. Në të vërtetë, gjithnjë kështu ka qenë … kultura është matur me miligram, kurse mungesa e saj me tonelata … Atje ku ka munguar kultura dhe dija janë shfaqur ndonjëherë ide të shkëlqyera, kurse atje ku ka mbizotëruar kultura dhe dija kanë vegjetuar edhe ide të prapambetura dhe të pavlera. Në të vërtetë, edhe mënyra joestetike e të shprehurit e këtyre shënimeve të lexuesve nuk ka kurrfarë rëndësie, sepse në fund të fundit ata janë shënime përçues, shprehës të interesave të njerëzve dhe në këtë kuptim, papërsosuria e tyre nuk i shtrembëron këta interesa, apo dëshira. Pikërisht këtu qëndron edhe vlera e tyre e cila shtohet shumë po të sjellim ndërmend sasinë panumërimisht të madhe të tyre.
Në formë të bukur apo të shëmtuar, këta shënime janë shprehës të një trysnie popullore në rritje ndaj Kuvendit dhe deputetëve për të votuar në mbështetje të reformës në drejtësi. Të mos harrojmë se kemi folur vetëm për shënimet elektronikë, sepse ata të bisedave të njerëzve janë shumë shumë herë më të panumërt dhe të dendur, sepse edhe në këto ditë tejet të nxehta kudo flitet dhe dëshirohet shumë vetëm për miratimin e reformës në drejtësi. Në përpjekje për të kuptuar të vërtetat që qëndrojnë pas këtij komunikimi anonim dhe popullor të rrjeteve elektronikë, ndjej se ka vend për më shumë optimizëm.
Intuita dhe zgjuarësia popullore e vërshuar në rrjetet elektronikë nuk po shfaqet vetëm si trysni mbi politikën dhe përfaqësuesit e saj në Kuvend. Ajo është formësuar edhe si një tërësi e ideve të qarta mbi nevojat madhore të Shqipërisë së sotme, madje e ideve më të qarta sesa të shumë politikanëve të sotëm. Shqiptarët janë fare të qartë dhe të bindur, para së gjithave, se propozimi i fundit i Sh.B.A.-BE-së nuk e prek aspak të shumëpërfolurin sovranitet të vendit. Shqiptarët janë të ndriçuar mirë në mendjen e tyre se miratimi i reformës në drejtësi do të hapë rrugën për spastrimin e politikës nga vjedhësit e pasurisë kombëtare. Shqiptarët nuk ngurrojnë aspak të shprehen se nëse reforma në drejtësi nuk miratohet, atëherë duhet ndërmarrë një lëvizje popullore për të bërë atë që nuk e duan politikanët vjedhës dhe të korruptuar dhe se kjo do të ishte çështje dinjiteti e vetë atyre si popull. Shqiptarët kanë një zhgënjim të thellë nga politikanët kryesorë të vendit të tyre. Shqiptarët i kuptojnë shumë mirë lojërat e politikës, hipokrizinë e shumë njerëzve të medias dhe i flakin tutje pa merak analizat e tyre servile. Shqiptarët e kanë kuptuar fare mire, më në fund, se mospërfillja ndaj shprehjes së përhapur sipas së cilës ‘kush nuk vjedh nuk është për të qeverisur’ i ka sjellë ata në gjendjen e pashpresë të tanishme. Shqiptarët, pra, e kanë kuptuar më në fund se ka ardhur koha që ata të zgjedhin në politikë njerëz që udhëhiqen nga idetë dhe morali, jo nga etja për t’u pasuruar nëpërmjet korrupsionit në qeverisje. Shprehja më e bukur e zgjuarësisë së shqiptarëve në këtë çast historik është thirrja që po përhapet në rrjetet elektronikë e cila u kërkon të gjithëve që të grumbulluar përpara Kuvendit më 21 korrik ora 10.00. Ky do të ishte referendumi më i bukur spontan popullor për t’u shënuar në historinë tonë të shumëvuajtur!
Përballë këtij vullneti dhe këtyre mendimeve të qartë të popullit vazhdon të luhet një ‘lojë’ e shëmtuar politike. Partia Demokratike është duke ‘tjerrur’ gjojaarësyetimet-sofizma mbi ruajtjen e sovranitetit të vendit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ‘luan’ me politikën e gabuar të Partisë Demokratike duke ia lënë asaj vazhdimisht ‘goditjen e topit’ të shoqëruar me fjalë-dashurie të epërme për reformën në drejtësi. Jam i sigurtë se frika nga reforma në drejtësi e pakicës që ka brenda saj Partia Socialiste është më e madhe sesa ajo e pakicës së trembur të Partisë Demokratike. Megjthatë, pamja e kësaj loje është e tillë që duket sikur vetëm Partia Demokratike po e pengon këtë reformë. ‘Buritë e propagandës’ së të dyja partive ndërkohë nuk rreshtin së zhurmuari për vullnetin e tyre të hekurt për miratimin e reformës në drejtësi. E habitëshme, por e vërtetë dhe paturpshme kundrejt qytetarëve shqiptarë që po ndjekin çdo minute të kësaj ‘loje’!
Edhe dalja e mesditës të së djelës e Zotit Meta në një konferencë për shtyp qesharake si një pjesë e shëmtuar e kësaj ‘loje’ nuk ishte gjë tjetër përveçse kushtëzim i miratimit të reformës dhe i sigurisë së vendit me heqjen e frikës për burgosjet e mundëshme që mund të sjellë kjo reformë. Më qartë se kaq nuk mund të dalin ata që i frikëson reforma, pamvarësisht se ka edhe prej atyre gazetashkruesve të palodhur që beletristikën e quajnë apo duan t’a shesin si ‘analizë’ duke ua servirur shqiptarëve Metën si burrë shteti. Meta të djelën kërkoi që reformën e miraton nëqoftëse ajo do të bëjë përjashtim për ca njerëz …. Por atëherë, përse t’a duan reformën shqiptarët?! Ai madje guxoi të thotë se nëse reforma miratohet pa konsensus vendit ‘destabilizohet’! Kështu flasin politikanët! Ku shkoi togfjalëshi i tij ‘me qetësi dhe dashuri’?! Apo përpara hallit të vet në djall shkofshin shqiptarët me fgjithë të ardhmen e tyre!
Megjithatë, le të hyjmë pak në këtë ‘lojë politike’ dhe t’a vështrojmë më nga afër duke menduar rreth arësyetimeve pengues që bëhen për rrezikun e cënimit të sovranitetit nga pjesmarrja e ekspertëve të huaj në procesin e përzgjedhjes fillestare të njerëzve të drejtësisë. A nuk ka bërë shumë herë dhe do të bëjë përsëri në të ardhmen Shqipëria marrëveshje ndërkombëtare?! A nuk do të mund të bëhet një marrëveshje ndërkombëtare për Operacionin e Monitorimit Ndërkombëtar (OMN) që lidhet me reformën në drejtësi?! A nuk i lejon Kushtetuta marrëveshje të tilla (siç i ka lejuar deri tani), mjafton që të jenë në përputhje me të?! Përse atëherë Partia Demokratike vazhdon me arësyetime jobindës mbi cënimin e sovranitetit?! A nuk e përligj nevojën për ekspertët ndërkombëtarë të drejtësisë fakti i madh shqetësues i një ‘nyjeje gordiane’ të Shqipërisë së sotme ku janë përzjerë keqas politika dhe drejtësia e korruptuar dhe e kriminalizuar?! Si mundet të vazhdohet të flitet për të ashtuquajturin ‘cënim i sovranitetit’ kur shumica e popullit e mbështet reformën?! A nuk është populli burimi i vetëm i çdo sovraniteti?! Megjithatë, gjërat janë të qarta dhe fjalët duken të tepërta.
Po vjen 21 korriku, dita e votimit të Kuvendit për reformën në drejtësi. Për deputetët e ndershëm dhe të përgjegjshëm kjo është një ditë shumë e rëndësishme, nëse nuk shtyhet, meqenëse nuk është e habitëshme që te ne të mund të ndodhin gjëra nga më të papriturat. Atë ditë, për të gjithë këta deputetë, nga njera anë do të jetë disiplina e paarësyeshme e partive, nga ana tjetër, do të jetë vetëdija e tyre për interesin e sovranit-popull dhe të demokracisë shqiptare. Ky do të mbetet ndoshta si një rast i papërsëritshëm në historinë e Shqipërisë. Unë uroj dhe shpresoj që të arrihet shumica e nevojshme e deputetëve mbështetës të reformës. Do të doja t’a theksoj se detyrimi për të votuar në mbështetje të reformës është detyrim përparësor që lidhet me interesin kombëtar përpara të cilit partitë janë gjithnjë dytësore.
Është koha të tregojmë se demokracia vepron! Është koha të tregojmë se Kuvendi mund të bëjë ndryshime rrënjësorë në dobi të të gjithë shqiptarëve! Është koha të ringjallim shpresën e vrarë te demokracia shqiptare! Është koha të rikthejmë shpresën te e ardhmja e Shqipërisë!
Po per cfar sovraniteti flasin keta plehera. Kur shkon te aplikosh per vize, ambasada perkatese te kerkon nje sere dokumentesh dhe kushtesh. Ne kemi kerkuar te na pranojne ne bashkesine europiane te cilet natyrisht kane paraqitur kerkesat e ture te cilat duhet ti plotesojme. Po kush te pranon ne europe me kete mendesi qe vendosi berisha keto vite me mendesine e kesaj administrate se kush te vjedhe me shume dhe i pari me policine, arsimin, mjekesine pa folur per drejtesine e Argites dhe ministrite nen kontrollin e Shkelzenit. Mire Berisha por keta ndjeksit ose ( pioneret dhe fatosat e SALEHUT) cfar bejne? po pse kujtojne keta se do ti ndjeki njeri nga mbrapa si ne 90-ten. Keta po na neveriten gjithnje e me shume, na kane BORXH shume gjera per te cilen shume shpejt do te flasin ose do ta dredhin duke hyre ne partine e Ilir Metes per te vashduar karjeren demokratike atje
zoti Arian
Duke se te mbajne nje intelektual “te vlersuar” na zhgenjeve me te hartim.
Shqiperia e ka humbur sovranitetin (plus ushtrine,sherbimin inteligjent ,dipllomacine dhe me vone ekonomine) qe ne shkurt -mars 1992 kur honorable Rajerson merr pjese ne votime ne nje vend sovran…..pra nga atehere deri sot jemi republike ambasadoriale me governor ate nenpunsin te rruga elbasanit.
si zv/ i jashtem i saliserbit nga 1992-1997 kur kane ndodhur “ndyresira horror” ne anti-politiken e jashtme edhe ti ke pjese ne varrosjen e shtetit shqiptar dhe mos na u bej “engjell”.
cdo lloj reforme pa prangosjen e saliserbit tend…eshte me shume se pushtim edhe pse nga miqte..
Zoti Starova une nuk jam votues i djathte ,por me vjen mire kur degjoj nje te djathte ” denbabaden” qe flet shume qete dhe per veshet e cdo shqiptari pavaresisht se per ke voton. Per fat te keq ish komunistet dhe ish sigurimset ,gerthasin dhe pellasin aq fort brenda shqupit sa zera dhe arsyetime si tuajat nuk arrijme ti degjojme.
Të lumtë ajo penë o Arian Starova! Asnjë fjalë nuk të bie në tokë. Vetëm një gjë do të thosha: Nëse Populli do të mblidhet para Kuvendit më 21 Korrik, gjë që është e domosdoshme, Sali Krimineli dhe Like Floriri nuk do t’i lenë deputetët “e tyre” lecka që të shkojnë në seancë duke thënë se “Edi Rama po bën grusht shteti duke rrethuar Parlamentin”. Poshtërsia e këtyre dy monstrave nuk njeh kufijo Arian, Ti i njeh më mirë.
“Bar do hame dhe te huajt nuk do ti leme te bej fusin hundet ne punet tona” Sa e vjeter eshte kjo shprehje . Me kete shprehje e shtyu 40 e ca vjet regjimi enverian. Te gjithe e dime sa I pranushem ishte ai lloj regjimi nga “te huajt”, Te gjithe e dime se c’i punoi ketij mileti ai regjim duke mbajtur larg te huajt. Keshtu bejne edhe tani ata qe duan ti marrin edhe piken e fundit te gjakut ketij populli , ti mbajne larg te huajt. Qe krime si GERDECI , 21JANARI(kujtoni kokpalaret qe gjeti midis protestuesve, ai qe sot shet ato pak mend qe ka ne koke dhe shte kryetar palamenti dhe kryetar L(E)S(HEL)l(E)) . Vrasja e Trebickes, Olldashit e deri R. Hoxha nga SHIK te mos I rendojne e ti lene rehat. Shikoni cilet tipa STIMULON me vende pune LSI., PAZARET PA IU DREDHUR QERPIKU. Aq sa “mbushet pusi me peshtyma”(te me fale kush e lexon, por e meritojne kete fjale, aq ngopen epshet e shfrenuara te krereve per PARA. Dalin dhe shesin ide!!!!!!!!
Ore kjo puna e Sovranitetit eshtr bere si kucedra. A eshte PD dhe cdo faktor tjeter politik pro integrimit te Shqiperise ne BE qe nenkupton delegimin e nje pjese te sovranitetit te vendit tek strukturat e Brukselit. Por reforma do te miratohet ne momentin e fundit, por me koncensionin e imunitetit te pjeses me kriminake te politikes.
Gjermanija,shteti me I fuqishem NE Europe dhe me nje inteligjence qe ndricon boten e ka deklaruar hapur dhe pa ekuivoke: do jete perkrah SHBA kurdohere dhe NE cdo rethane. Asnjehere nuk permendin sovranitetin Para interesave te popullit te tyre.
Zoti STAROVA ! Derisa e cilsoni edhe JU si lideri i nje partie te djathte,nje figure te njohur dipllomatike, SE REFORMEN E DESHIRONE SOVRANI, cohu e bej thirrje popullit qe me 21 KORRIK 2016 ne ore 11 :00 te jete prane parlamentit per te votuar kete reforme de drejtesi ,qe eshte reforme per popullin!
Arjani ka kuptuar thelbin e reformes,ajo eshte deyrim nga deputetet,per ta votuar,kerkese prej kohesh e mbar popullit shqiptar !
Kupola e deputeteve jane frymezuar nga “puçi turk”,po merren me llogaritjen e votave,thuaj se ky varjant nuk ka ekzistuar qe ne ditet e para te ketij kuvendi.
Pse po kerkohet puç paqsor ?
Mendoni se me qeveri teknike do vithni votat si ne 91,per te qeverisur kete popull “budalla”.
Ai qe e kupton i pari rendesine e aprovimit te reformes ne drejtesi,ka te arthme,mos u afroni te mbyturit.
Zotrinje deputet,ju ka zgjedhur dhe paguar populli,VOTONI ME 21 KORRIK,per miratimin e reformes ne drejtesi.
Nuk votoni per Ramen,por popullin shqiptar !
Te falenderoj per analizen e bere ne nje kohe teper te domosdoshme, qe shqiptaret te fillojne ta ndjejne veten shqiptare.Ka ardhur koha qe shqiptaret te fillonje te clirohen nga krimi ne politike,krimi ne gjygjsor,krimi ne administrat,krimi ne rruge,te clirohen nga sponsrat e krimit,te clirohen nga anti shqiptaret qe kane 25 vjet qe kane marre neper kembe kete kete vend,mbeshtes shoqerine civile qe me dt.21 populli te dale para parlamentit dhe te kerkoje qe te miratohet reforma simbas projektit te paraqitur Sh.B.A dhe B.E,mbeshtes dhe prononcimin tuaj per nje levizje masive qe ne qoftese reforma nuk kalon ne parlament,populli te vendose qe reformen ta coje referendum.Kam besim qe populli kesaj rradhe do te deshmoje se di te vendose per fatet e veta
Populli I madh dhe I vogel eshte gati 21 korrik per te ardhmen e femijeve. …..
Bravo Arian. Analize e sakte dhe brilante.
ana liza e artikullshkruesit eshte teper e paster dhe e sinqerte !
ka bere nji pasqyrim real ,por kur ne nji moment i hedh mutin te gjithe artikullit kur thote se edhe te majtet nuk qenkan te gatshem per te votuar reformen a dicka te tille !
Pse more njerez qe shkruani ne gazeta dhe jeni te njohur dhe shumekush edhe ju beson ne ato qe shkruani ?
Pse beni hipoteza kot se koti 1
Kush ,dhe kure ndonji deputet i majte ka shprehur indiferencen ne ndonji rast ?
Me patjeter jeni mesuar se kush punon mire ne Shqiperi….nuk ju rrihet pa i rrasur nji grusht balte surratit !!!!
Keni marre zakone shqupare …..
Te thuhet me force qe ; keta e duan vendin[reformen],dhe ata nuk e duan [vendin]e kane shitur shume here dhe nuk e duan as reformen !
GJERAT ESHTE MIRE TE THUHEN ASHTU SIC JANE !
Respekte Zoti Starova .Me bukur se e keni shprehur nuk ka.Eshte shkruar me shqiptarizem dhe dashuri per popullin e shumevuajtur,nga nje klase politikedelenxhileresh.E tregove veten qe je i fisme.
Rrofte Reforma ne Drejtesine Shqiptare, e bazuar ne Draftin Hibrid qe para qiti Zonja Nuland.
Rrofte Shqiperia, Rrofte SHBA, Rrofte BE!!!
Goni, nje socialist i vjeter
Nje shkrim tamam intelektual NE qoftese nuk votohet te kaloje referendum me moton te ham bar apo Jo
Bravo Arian. Analize e sakte dhe brilante. Ku ke number deri tani.
Meta Berisha Basha nuk llogarisin lojtarin kryesor qe eshte Sovrani popull. Atehere ne emer te kujt flasim keta birbo? Reformen ne drejtesi e kerkon populli dhe zhvillimi I vendit. Drejtesi eshte si ajri paster ne nje sistem demokratik.
TURP TI VIJE PARLAMENTAREVE QE NUK E VOTOJNE TE ARDHMEN E FEMIJEVE TE TYRE E TE MBARE SHQIPTAREVE. NESE ATO KANE LYER GISHTIN BASHKE ME SALI HAJDUTIN KRIMINELIN MONSTREN KANCERIN E SHQIPERISE, ATHERE NUK DO E VOTOJNE. E ZEZA MBI TE BARDHEN E SHKRUAN. I SHKRUHET NE BALLE TE GJITHE ATYRE, ME PRETEKSTIN E SOVRANITETIT NUK VOTOJNE. BREGU, E KOMPANY, QE E DINE SHUME MIRE KUSH JA VRAU SHOKUN, OLLDASHIN E GJORE, DHE PERSERI SHKOJNE MBRAPA SALI QENIT, DUKE TRADHETUAR IDEALET E POPULLIT QE ESHTE AQ I VUAJTUR, HARRAM QE JENI SHQIPTARE. TRADHETARE NE JETE TE JETEVE.
Bravo Arjan!
Te them te verteten, duke u nisur nga profili juaj politik , mendova te mos e lexoja shkrimin sepse jemi ngopur me sofizma e argumente te sajuara per te mbeshtetur gjera qe as vete shkruesit nuk u besojne. Mirpo me nje veshtrim te kryqezuar te komentit tuaj , vura re qartesi te thelle mendimi dhe e lexova ate me vemendje deri ne fund. Mund te them me bindje te plote se eshte nje nder shkrimet me brilante te koheve te fundit ne lidhje me temen qe po diskutohet, kurse per vete, ke dizenjur portretin e nje poltikani me profil te larte e integritet te spikatur intelektual.
Meta Berisha Basha nuk llogarisin lojtarin kryesor qe eshte Sovrani popull. Atehere ne emer te kujt flasim keta birbo? Reformen ne drejtesi e kerkon populli dhe zhvillimi I vendit. Drejtesi eshte si ajri paster ne nje sistem demokratik.
Nje drejtoje Arian mos kerkon te hedhesh balte mbi te majten kur ne asnje rast nuk eshte deklararuar kunder reformes.
….fakti qe zonja nuland thirri perfaqsuesit e pd e ps,per tu parashtruar planin hibrid e trembi keq meten,sepse e defaktorizoi,dhe i coi dem gjithe aureolen e “suksesit” qe u mundua te paraqese para publikut per turin e tij te stergjate se fundmi ne USA,kesaj aureole i sherbyen edhe disa artikuj ne median amerikane qe glorifikonin rolin e tij,injorimi qe i beri Nuland,dhe me pas Lu qe ftoi vetem dy lideret e PD e PS pa e permendur fare Meten,pervec defaktorizimit i shtoi atij friken se LSI mund te ishte kurbani i pare politik dhe penal i reforme logjjika eshte ps +pd i kane numrat,per reforme plus qeveri teknike,po deshi meta,prandaj Meta e humbi ate qetesine proverniale dhe u xhindos dhe turfulloi,i trembur se te gjithe ishin ne konspiracion kunder ti ne keto kushte pritet te shohim se cdo te ndodhe,po Meta humbi shume ne imazhin nderkombetar me ate qe foli dje
Une habitem perse shumice e deputeteve te PS ngrohin marriage ne kuvend dhe nuk thone nje fjale a koment ne keto momente kyce te historise se shqiperise.
Nuk jeni vetem per te ngritur kartonin por edhe per te hapur gojen. Bejeni kete te pakten kur hedhin balte padrejtesisht mbi ju. Bejeni te pakten kur ju akuzojne se gjoja ju nuk doni reformen e kerkojne tu futin ne nje thes me ata qe vertet nuk e duan reformen ne drejtesi.
Kur Berisha dhe Meta ju bejne pis me balte, punoni 10 fish ti tregoni popullit se kush baltos djallezisht e kush nuk e do reformen sepse ka vjedhur popullin dhe ka falur pjese te atdheut fqinjeve, ka vjedhur floririn dhe ekonomine. Tregojini popullit qe edhe tani qe behet reforma ne drejtesi Ministrat LSI po bejne kerdine me te vjedhur.
Hapen gojen zoterinj deputete sepse prandaj jeni zgjedhur. Nese nuk jeni te dobishme sot atehere kot qe jeni.
RESPEKTE,ZOTI STAROVA QOFSH I NDERUAR SI TY,DUHET BREGU,PATOZI,RULI,IMAMI PASH ZOTIN SE JENI QYTETAR ,ME ZHGENJEHU SHEHI,MOS DEGJO ANALISTE IDIOTE SI ZHEJI,KRYEIDIOTIN CANIN,ETJ
per here te pare ” TE LUMTE PENA”
Sa mire shkruhet kur nuk shikon interesin vetjak!Te lumte,Arian Starova!Me kete shkrim tregove qe je vertet njeri me vlera!
Arjan, te pergezoj per kete analize te thjeshte e fantastike, qe eshte per njerzit e thjeshte, te djarhte apo te majte.
Ashtu, i sakte e konciz, i qarte dhe pa ekuivoke e ndan qartazi shapin nga sheqeri.
Por kam nje mendim, qe ndoshta ju dhe komentuesve do t’u duket paksa i cuditshem.
Duke ndjekur ecurine e ngjarjeve, punen e palodhur dhe durimin pa kufij te SHBA-BE, me lindi e drejta te them hapur se SIKUR SHBA DHE EUROPA TE KISHIN SHPENZUAR 50% TE KETIJ STERMUNDIMI ME ENVER HOXHEN NE VITET 70-80 TE SHEKULLIT TE KALUAR, SHQIPERIA DO TE ISHTE QE ATEHERE PJESE E EUROPES DHE NUK DO TE MERRESHIM TANI ME LOJE KUNGULLESHKASH, DUKE IU KUNDERVENE HAPUR SHBA-BE.
Edhe njehere, ju uroj e pergezoj per analizen tuaj
Nje miku i juaj
Ky eshte zeri i demokrateve shqiptar, jo makinacionet e oerdeve qe nuk kane minimumin e pergjegjshmerise ne keto momente fatale per kombin, dhe as frazeologjite boshe te grideve.