Spiunët e sigurimit dhe abuzuesit s'mund ta ndalin reformën. Fillimi i historisë sonë të drejtë, 21 korriku!

17 Korrik 2016, 11:38Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Na kanë në dorë hajdutët, dhe ne po presim që ata të na japin mundësinë e drejtësisë. Ky është absurdi që sundon kohën e sotme në Shqipëri. Por do ta bëjnë. Janë të mbërthyer nga forca amerikane që sot është me shqiptarët.

Asnjëherë nuk e kemi njohur historinë, prandaj kemi gabuar. Historia nuk është përrallë që tregohet për të kaluar kohën me fjalë boshe. Historia është shkencë e saktë.

Përkohësia është gabimi ideor i shqiptarëve që kanë drejtuar Shqipërinë. Prandaj e kemi pasur kundër qytetërimit perëndimor historinë tonë moderne.

Popujt e mëdhenj janë drejtuar nga njerëz të mëdhenj që kanë punuar për historinë dhe jo për përkohësinë. E përkohëshmja, është psikologjia e hajdutit.

Edhe sot kjo dallon të ndodhë. Historia jonë do të ishte diktatoriale ende, nëse nuk do të kishte fituar koncepti amerikan i drejtësisë shoqërore dhe demokracisë që rrëzoi komunizmin në rrafsh botëror. Teknologjia, shkenca, dija e saktë, mendimi racional, mirëqenia e lartë, drejtësia dhe forca amerikane rrëzuan komunizmin. Po të ishte për këta që nuk e duan sot reformën në drejtësi, që ajo të implementohet nga amerikanet në Shqipëri, ne do ishim ende nën zgjedhën e hoxhizmit mesjetar shqiptar.

Këta janë kundërshtuesit e Reformës: ata që “jepnin djalin për Enver Hoxhën”, që nuk e lanin dorën se ia kishte prekur Enver Hoxha; ata që thoshin “nuk e duam lirinë pa socializëm dhe marksizëm”; ata që ishin spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe kanë denoncuar për Partinë e Punës edhe vëllanë; ata që vetëm një gjë menduan tek drejtonin në shtetin postkomunist shqiptar: idenë fikse të abuzimit dhe shitjes së interesave të shqiptarëve.

Sot po e pengojnë historinë e zhvillimit shqiptar sipas qytetërimit modern, ata që u pasuruan në mënyrë të paligjshme dhe që vendosja e ligjit i ndëshkon për pasurimin e tyre të paligjshëm. Ka qenë dehja e tyre patologjike për të drejtuar në mënyrë animaleske Shqipërinë ajo që nuk u ka dalë akoma. Por do t’u dalë, se dallohet që janë të trembur. Këtu fillon besimi se fryma perendimore e drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit do të vendoset domosdoshmërisht në 21 korrik me forcën e politikës amerikane. Politika është forcë, kur zhvillimi pengohet nga keqbërësit.

Me qetësi duhet të presim fillimin e historisë sonë të drejtë që do të vendoset me 21 korrik.

7 komente në “Spiunët e sigurimit dhe abuzuesit s’mund ta ndalin reformën. Fillimi i historisë sonë të drejtë, 21 korriku!”

  1. niki says:

    Nuk e kuptoj ,ambasadorin amerikan , te pretendoje nga Basha dhe Berisha te votojne per reformen ,kur ato vete do te prekeshin duke shkuar perballe drejtesise.

    1. tironc jo denbabaden says:

      Avokat Ngjela, leri filozofite, se ka disa muaj qe perdite na reciton ato pese rrjeshta qe mban mend nga ato libra qe ke pas lexuar. A do na besh ca nga ato bejtet e tua, qe t’i frymezosh ata 200 mije shqitaret qe the se do te rrethojne parlamentin ne 21 korrik? Sepse Nulandi e tha qe s’merret me me ne morracaket…

  2. llymi says:

    Taku:Historia eshte Shkencerisht e sakte,pasi ka ndodhur
    Se me pare ajo zjene si ne nje Pazar. Para dhe Dhune……

  3. dardan says:

    Avokati eshte mpref shume se do miratohet reforma ne 21 Korrik. Po sikur te mos miratohet ça do bej Avokati? Do marre vize e do ik ne Amerike?

  4. Ibrahim Permeti says:

    Nuk pritet nga Sali Berisha te kete tolerance dhe kompromis, tashti ai e di qe koken e ka ne tepsi, Per te mare pushtetin ai shkateroi sovranin ne vitin 90-92, europa na mbjti me buke me operacionin italin “Pelikan”
    -per te fshehur zullumet qe kishte bere vuri flaken shqiperise ne vitin 97, e coi sovranin ne lufte civile u vrane mijra vete, europa ndihmoi ne te gjitha format, me operacionin “Alba”.
    -Po ky person me 21 janar, vrau direket sovranin.
    Sali Berisha, fjalen “sovran” e ka per leter higjenike.
    Spartak me partine tende, ngrihe popullin ne qytet e shqiperise, me moton ” e duam shqiperine me europen” mok ke frike do ti pergjigjen thirjes

    1. xheJ eN Bi says:

      Eshte e qarte qe Reforma ne Drejtesi nuk votohet nga opozita dhe nje pjese e deputetve te kualicionit te majte.
      Ne Kushtetute eshte e qarte se si behet Referndum per çeshtje ose projektligj te nje rendesie te veçante.
      Ja Neni 150 per referendumet.

      1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për
      shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të
      një rëndësie të veçantë.
      2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit
      të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në
      referendum.
      3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me
      ligj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje