Të shkruash prej periferisë për tema kaq të mëdha, kaq serioze, siç është religjioni dhe qytetërimi, vazhdimisht më është dukur një akt kurajoz, me nuanca, nga pak, qesharake.
Kjo për shkak të neve që shkruajmë, por edhe për shkak të atyre që na lexojnë.
Sidoqoftë, për mirë a për keq, edhe ne shqiptarët e kemi hisen tonë për atë çfarë po ndodh në arenën ndërkombëtare. Qoftë me kuadro ushtarak në terren, por edhe me audiencë jashtëzakonisht të interesuar për të mësuar se çfarë po ndodh.
Mbrëmë në Nice ndodhi ajo çfarë pritej të ndodhte. Nuk pritej të ndodhte saktësisht aty, por patjetër diku në Perëndim. Lufta, sa e di unë, nuk ka përfunduar. E nëse nuk ka përfunduar, atëherë do të ndodhin akte të tilla.
Terroristët do të tregohen secilën herë më kreativë, se sa kanë qenë herën e fundit. Në të ardhmen nuk do të sulën me kamionë në një turmë tjetër, sepse do ta kanë më të vështirë. Do të shpikin diçka tjetër. Lemeritëse.
Nuk kam çfarë të shtoj në këtë drejtim. E nuk kam çfarë të shtoj as për pikëllimin. Janë thënë të gjitha në Facebook, në log të burrave. Prej të dyja kampeve.
Ajo çfarë më është dukur interesant këto dy ditë, por edhe muajt e fundit, është një lloj lufte e heshtur, në kampin e atyre që e dënojnë terrorizmin. Është një palë që këto krime i quan “akte terroriste”, duke mos e përmendur fare islamin; një palë tjetër që këto akte i quan “terrorizëm islamik” dhe grupi i tretë, ku jam edhe vetë, që këto krime i quan “terrorizëm në emër të islamit”.
Nëse nuk do ta elaboroja pak më tutje këtë çfarë e thash, sigurisht që nuk kam thënë asgjë.
Çfarë do të ishte terrorizmi islamik?
Nëse qendra e Islamit është Arabia Saudite, aktet që po kryhen viteve të fundit nëpër Perëndim, që prej 11 shtatorit 2001 e deri me mbrëmë, pa asnjë frikë do të mund të quheshin Terrorizëm i pastër islamik.
Në bazë të njohurive të mia më të mira, e që nuk janë të jashtëzakonshme por janë të mjaftueshme për të ardhur në një konstatim solid, nëse islamizmi shikohet prej farë na servon Shtëpia e Saudit, Arabia Saudite, atëherë është islamizëm i rrezikshëm, është islamizëm që prodhon terrorizëm.
Në atë truall, në atë shtet krijohen në mënyrë legale kuadro të përshtatshme për veprimtari terroriste, përmes shkollës Wahhabi. Dhe kjo nuk është gjë e re. Nuk është as e këtij shekulli. Daton që nga fundi i shekullit i të 18’të, kohë kjo kur kishte ndodhur edhe miqësia, ose aleanca e Muhhamad bin Saudit me Muhhamad Abd Al – wahhabi. Ky i fundit si propaguesi i islamit puritanist, ose tradicional, që shkonte krejtësisht ndesh me islamin që në atë kohë përfaqësohej nga Perandoria Osmane.
Pa dashur të zgjatëm me të dhëna që mund t’i lexoni edhe në Wikkipedia, por është interesant të thuhet se luftërat e para të wahhabive, dhe të Shtëpisë së Saudit, ishin me Perandorinë Otomane. Madje është interesant të thuhet se i pari që i kishte mposhtur këta ishte një shqiptar, valiu i Egjiptit të sotshëm, Muhhamed Alia.
Sigurisht që pesha e saudëve dhe wahhabive ishte margjinale deri në shekullin e kaluar, kur këta arritën që t’i pushtonin shumicën e vendeve të shenjta islame, duke e përfshirë edhe Mekën.
Duke qenë tash zotëruese të vendeve të shenjta, saudët, nuk ishin më vetëm përfaqësues të një fisi nomad. Nëpër duart e tyre duhej të kalonin të gjitha ata myslimanë që dëshironin ta përmbushnin obligimin e Haxhit, njërën prej shtyllave kryesore te islamit.
Sigurisht që një gjë e tillë u jepte atyre pushtet simbolik tek të gjitha ata myslimanë që shkonin atje. I pari i saudit ishte një lloj Kalifi i vetëshpallur, duke e zëvendësuar tash Sulltanin, marrë parasysh fundin e Perandorisë Osmane.
Sigurisht që ka edhe detaje të tjera shumë relevante, por ajo çfarë është e rëndësishme për shkrimin të thuhet është se: Arabia Saudite, familja e Saudit, nuk duhet të shikohet nga prizmi i sotëm.
Nuk ka asgjë të shenjtë në këtë familje, përpos faktit që në mënyrë shumë të suksesshme janë veshur me pushtet, në një vend mjaft të rëndësishëm, siç është vendi ku është varrosur Profeti.
Mirëpo kjo nuk ishte pak. Ata në këtë mënyrë filluan ta shesin, ta predikojnë këtë lloj të islamit, që atyre ua kishte shitur Wahhabi. Ky ishte një islam represiv: Që kërkonte nga besimtarët që të jetonin si në kohën e Profetit, siç na mësojnë hadithet – jo më pak se qindra mijëra, ku secili zgjedh prej tyre ato që i përmbushin më shumë; që fjala e Zotit është e painterpretueshme dhe e pandryshueshme, pa marrë parasysh cili shekull ishte.
Ishte e kundërta e asaj çfarë kishin bërë myslimanët hanefi në Perandorinë Otomane, ose çfarë kishin bërë ata edhe shumë më herët.
Por kjo politikë, wahhabi, kjo shkollë, kjo metodë e të menduarit, do të vazhdonte të ngelte në margjina të zhvillimeve botërore, sikur nën këmbët e tyre të mos dilte naftë mbi tokë.
Duke u shndërruar në një fuqi të madhe ekonomike, në një partner të rëndësishëm me Perëndimin, sauditët, ose Arabia Saudite, përgjatë 100 viteve të fundit, ka bërë lloj-lloj koncesionesh politike, por asnjëherë nuk ka hequr dorë nga shkolla religjioze wahhabi.
Sigurisht që ideja pse ata kanë qenë konsistent në ketë drejtim ka qenë krejtësisht personale. E vetmja mënyrë për të qëndruar gjatë në pushtet, si familje mbretërore, ka qenë duke i mbajtur qytetarët e saj krejtësisht të paedukuar, të pakulturuar, e pse jo edhe të paditur. Ata duhej të besonin e të mos mendonin. Dhe për të arritur një qëllim të tillë shkolla wahhabi ishte ilaçi më i mirë. Sipas kësaj shkollë, asgjë nuk ka nevojë që të zbulohet më, asgjë nuk ka nevojë të thuhet më. Të gjitha janë thënë, të gjitha janë zbuluar. Popullit i duhet vetëm të hajë bukë e të lutet. Kjo në fakt është thelbi i kësaj shkolle, e cila është marrë nga wahhabët prej shkollave tradicionale, të para shumë shekujve.
Saudëve asgjë nuk i ka ndihmuar më shumë se sa shkolla Wahhabi. Dhe një gjë e tillë nuk i ka penguar as Perëndimit. Ka lulëzuar tregtia. Kanë qarkulluar një-zot-e-din sa triliona dollarë. Pompat e naftës kanë punuar. Të kënaqur sauditët, të kënaqur Perëndimi. Meqë nafta ishte forca kryesore e zhvillimit ekonomik, të gjithë ishin të interesuar që në Gjirin Persik të qëndronin në pushtet të njëjtit njerëz, të mos kishte protesta opozitare, të mos rrezikoheshin aleancat e krijuara. Mirëpo në ndërkohë, nën radarin e të gjithëve, kuadrot e shkollave wahhabi kishin filluar të bëheshin burra. Mësimet e marra nga themeluesi i shkollës, nga Wahhabi, kishin filluar të japin fryte. Sigurisht që kulmi ishte me 11 shtator të vitit 2001.
Që të kthehem edhe njëherë te fillimi i këtij kapitulli: Nëse Arabia Saudite do të konsiderohej si qendra e botës për interpretim të islamit, atëherë pa dyshim që krejt çfarë po ndodh është terrorizëm islamik. Shkollat e tyre prodhojnë terroristë anekënd botës, posaçërisht në vendet e Afrikës Veriore, por edhe tek ne në Ballkan, ku ndikimi i tyre është jashtëzakonshëm. Është shumë më i madh se sa ndikimi i tyre në Turqi, ose në Azi. Për këtë arsye ky islam është terrorist. Por ky islam nuk është islam zyrtar. Ky është thjeshtë njëri prej tyre. Sepse aktualisht myslimanët nuk kanë Papë të tyre, që njihej si Kalif. Nuk kanë as Vatikan, siç kanë pasur dikur.
Terrorizëm në emër të islamit
Sipas meje, ky nuk është “terrorizëm islamik”. Ky është thjeshtë një terrorizëm në emër të islamit. Një terrorizëm që është kultivuar para syve të Perëndimit, nga partneri më i ngushtë i Perëndimit në atë rajon, nga Arabia Saudite. Nxënësit e shkollave saudite janë rritur e bërë burra. Ata tash janë shpërndarë nëpër botë, kryesisht në Lindje të Mesme, me emisar special në Evropë. Nuk po bëjnë asgjë më shumë e as më pak se sa interpretim me besnikëri të mësimeve të marra në vendlindjen e tyre, ose në shkollat e financuara nga Arabia Saudite.
Sigurisht që tash nuk është koha e duhur për të bërë pyetje të tilla, sepse gjaku ende nuk është tharë në rrugë, por megjithatë pyetja më e mirë është kjo: Si është e mundur që SHBA dhe Perëndimi ta mbështes për muri secilin diktator të botës, e ta shikojë përmes gishtave, ose të mos e shikojë fare, një shtëpi famëkeqe siç është ajo e Saudit?
Si është e mundur që më shumë raporte negative të bëhen kundër Erdoganit dhe Putinit – që gjithashtu i meritojnë – e asnjë fjalë të mos thuhet për Arabinë Saudite, në vendin ku çdo kush që e hap gojën për gjërat më bazike rrahet si kafshë, si në mesjetë, me kamzhik, mu në shesh? Si është e mundur që të tolerohet një sadist, siç është i pari i saudëve, që edhe më tutje sektor mjaft të dashur e ka atë të xhelatëve, që prejnë koka çdo ditë – mos të harrojmë, m’u në shesh, që ta sheh e gjithë bota, por të mos e raportojë askush?
Pra, askush nuk i ka krejt duart e pastra në gjithë këtë biznes. Perëndimi është kapur keq me naftën e arabëve, e këta të fundit i duan dollarët e Perëndimit, por janë të detyruar që t’i mbajnë hapur shkollat e tyre, sepse pa to nuk qëndrojnë dot në pushtet. Sigurisht që kohë pas kohe shohim sulme terroriste edhe në Arabi Saudite. Tash, secili prej nxënësve nuk i ka kuptuar njëlloj mësimet e marra aty. Dikush prej tyre e ekzagjeron, ose bën sikur e ekzagjeron.
Ideja është kjo: nuk mund të sulmohet ky lloj i terrorizmit, pa u sulmuar Arabia Saudite. Nuk ka fushatë ushtarake që do t’i kap të gjithë terroristët që shkollohen aty. Është shumë më e lehtë që të mbyllet shkolla, se sa të kapën nxënësit.
Mirëpo, Arabia Saudite, saudët, nuk janë personifikimi i islamit. Ata janë njëri segment, siç mund të jetë ndonjë segment ekstremist i ndonjë religjioni tjetër. Nëse themi se terrorizmi është islamik, atëherë po themi që mbi 1 miliard myslimanë janë rekrutë terroristë, por që do ta japin kontributin e tyre në një kohë të caktuar.
Kjo është e pavërtetë. Siç edhe po mund ta shihni, shumica dërmuese e sulmeve terroriste, shumica e terroristëve, janë ose arab, ose të shkolluar në Arabi. Më sa më kujtohet mua deri më tash asnjë turk i vetëm nuk ka kryer asnjë sulm të tillë. Si është e mundur? Si është e mundur që Indonezia, vendi më i madh mysliman në botë qëndron kaq e qetë? Pse në Kosovë u përfshimë kaq më zjarr në këto konflikte, tek pasi vendi ynë u vizitua nga organizatat humanitare arabe?
Si përfundim: Perëndimi, ironikisht, po sulmohet prej partnerëve të tij tregtarë. Toleranca që ka treguar për dekada të tëra ndaj një familje zhvatëse, asaj Saudi, po i hakmerret.
Express
Evropa duke i perjashtuar myslimanet po i hedh ata ne krahet e xhihadisteve.
Shume njerez duhet ta dine kujt i perkasin.
Analize e ceket dhe ne rradhe te pare jo Shqip. I sugjeroj autorit te mesoje te shkruaje Shqip, pastaj te lexoje shume libra, dhe pastaj te shkruaje analiza, aq me teper per nje teme te tille.
Evropa duke i perjashtuar myslimanet po i hedh ata ne krahet e xhihadisteve.
Shume njerez deshirojne ta dine kujt i perkasin.
si po i perjashton europa mysylmanet????
nga po i perjashton?????
ku ishin keta te perjashtuarit para 30 vjetesh???
a mjaftojne 30 vjet si pastrues banjosh per tu bere pronar i shtepise qe ka 2-3 mije vjet e ndertuar??????
Berat, KURANI eshte 100000000000000000 here me i dhunshem se Main Kampf.
U kry.
Qaq.
Mire mor,mire.Po si t’j bante bota pa nafte.Po na shqiptaret p.sh duhet te ecnim mbi gomer,apo ta blenim naften 2 apo 3 here m shtrenjte se sot
nuk jam i sigurt ne inteligjenca dhe aftesia jote mendore eshte e ketij niveli
apo je detyruar se kesaj lloj popullsie i drejtohesh.
insiston ne faktin dhe me te drejte qe sauditet jane fis barbar i pazhvilluar qe nuk kane lexuar kurre nje liber e gjithe te zezat e botes si lekura e tyre, edhe qe e kane fene si instrument qe kafshet mos te ankohen edhe faktin qe wahabite e te tjere islamike thone se nuk kane ca ju duhen njohurite librat dhe dijet e tjera se gjithe dijet e botes jane ne kuran.
vetem se nuk thua thelbin problemin real.
asnje nga keta plerat e majmunet qe flasin nuk eshte se po genjejne apo po manipulojne per gjera qe nuk jane te shkruara ne kuran.
pra nuk eshte problemi si e interpreton nje wahabi a ndonje kafshe tjeter e ketij lloji ,sjelljen qe duhet te kene islamiket me te krishteret kur ne kuran eshte e shkruar e zeze mbi te bardhe se te krishteret dhe te pafete e tjere duhet te vriten tju pritet koka. kur banditi terroristi qe themeloi kete fe nuk beri as me shume e as pak ne jeten e tij reale vetem vrau preu vodhi e perdhunoi.
pra per sa kohe do behet sikur harohet thelbi per aq kohe do shtyhet ne kohe dhe zgjidhja.
vetem per nje gje ke te drejte se kete lloj filozofie e kane perfaqesuar popullsite me te pazhvilluara ne bote dhe te lumt per kurajon qe e thua te verteten sic eshte qe ne keto popullsi perfshin dhe kosoven.
Islami eshte nje qe ne lindje te tij nga Profeti Muhamet Dhuna dhe pabarazia e ka shoqeruar ne shekuj Erresira islamike nuk mund tebshkejetojne me perendimin e degjeneruar.lufta per ti imponuar njera tjetres menyren e te jetuarit sjell konflikte qe kurre nuk do te pushojne
Nuk ka dyshim ,,ne kohen tone te kemi iluzionin se feja islame apo cilado fe tjeter eka ne thelb terrorizmin?.AI ,terrorizmi praktikohet aty ku e do politika ekonomike,interesi. Pra feja cilido variat te qe ,eshte nje MJET,ESHTE NJE MENYRE ,per te arritur qellimin.Jo vetem wehabizmi por edhe cfardo variant tjeter,, pushteti i ARABISE SAUDITE,DO TA PERDORTE PER TE RUAJTUR SUNDIMIN E SAJ.Edhe sikur te mbyllen te gjitha shkollat e wehabizmit ,qellimet politiko-ekonomike do gjenin nje tjeter variant si Mjet ,ne kete lufte.VENIA E FESE NE APARENCE,shkon shume thelle ne histori.Per te grabitur pasurite e vendeve te lindjes ,mendoni se sa kryqezata fetare perendimore u bene ne mesjete.Ngado qe ta kthejme ,terrorizmin e vuajne njerezit e thjeshte per hesap te atyre qe fitojne miliona.Prandaj edhe njerezi ,besimtaret duhet te ndergjegjesohen dhe te binden se propagandimi i fese nuk eshte vetem “”ushqim shpirteror”‘,por eshte edhe mpirje truri.Wehabizmi edhe te gjitha fete ate parrulle kane:”mos pyet ,mos mendo,mos ver ne diskutimm ato qe jane shkruar shekuj me pare sepse asgje nuk ndryshon””.Pra njeriu per fene eshte vetem nje objekt.””FEJA PERDORET SI ARTILERI E RENDE”’
JU TE RADAKSISE “TEMA”,DONI QE KOMENTET TE PRONONCOHEN NDAJ BESIMIT FETAR?.JU D.M.TH JENI REDAKSIA E INKUIZICIONIT MESJETAR???.NJE ATEIST ESHTE SHENJE RACIZMI PER JU?//NE SHKRIMIN TIM NUK KISHTE ASNJE FYERJE POR VETEM TE VERTETA ,
…njeri pa stabilitet qe perhap panik,se mend s’ka.
Jo terrorizem islamik por terrorizem ne emer te islamit, domethene jo hoxhe-ali po ali-hoxhe me ndere jo mute po kake.Nje gje eshte e sigurte te gjithe myslimanet jane terrorista njethundrake.
Po filloj, thjesht, nga gjerat me te qarta. Nuk pretendoj se i di te gjitha se jam, thjesht, njeri i kesaj kohe shume dinamike ku qarkullojne informata nga me kontradiktoret qe te mos kuptohen gjerat qarte. Shumica e njerezve ne bote e pranojne se egziston, mos flas per Zot , Jeshua, Alllah etj, se disa ndjehen inferior, por nje Krijues Super, Super Inteligjent i gjithesise i cili e krijoi jeten e gjalle, gje te cilen e pohojne edhe vet shkencetaret dhe njerezit me te te ditur e mendjet me te ndritura se jeta e gjalle nuk ka gjjasa te filloj vet. Kjo vlen per disa komentues qe duan te mohojne gjithcka. Ky Super Inteligjenti nuk mund te ngel i erret vetem brenda intuites, hamendjes apo filozofise te atyre qe i krijoi, por eshte ne nje forme komunikimi te qarte, jo me ata qe udhehiqen nga kureshtja, interesi,teket, pyetja pse, me te cilen nese pyesim ne pafundesi ,nuk mund te dalim askund sepse cdo gje relative ka fund, as nga pasioni, epshi, agresiviteti, egoja, animet njanshmeria, Ne, si shumica e njerezve, udhehiqemi nga ato cilesi te lartpermendura dhe duhet ta njohim Apsolutin per tu shmangur nga ekstremet. Merni informacione te filtruara mire dhe do te mesoni se jeta e gjalle nuk ka gjasa te filloj vet. Kerkoj falje nese e zgjata pak.
Me shtruesin e tekstit pajtohem deri diku apo thene pjeserisht. Nuk mund te analizoj tere tekstin se eshte pak i gjate dhe me le pershtypjen se te jep si shume hapesire per ambiguitet apo kuptime te shumta bazuar me shume ne stilin dhe tekniken e te shkruarit se sa ne ekpertize. Pajtohem se te gjithe duhen edhe te edukohen cdokund qe ndodhen ne bote. Tek nje pjese e tekstit autori i tekstit thot se islami wahhabist eshte represive, qe kerkon nga besimtaret te jetojne si ne kohen e Profetit, ashtu jo si pak hadithe te caktuara dhe te cekura, por si qindra mijera hadithe. Atehere domethenia e kesaj eshte se Profeti a.s ka qene wahhabist dhe se wahhabizmi eshte origjinali i asaj qe na mesoi Profeti a.s . Se fjala e Zotit ndryshon nuk eshte e vertet, por ka shkolla islame qe e interpretojne ate.
Teksti qe te kuptohet duhet te shruhet qarte. Nga ajo qe une e kuptoj del se wahhabistet me Arabine Saudite partnere te SHBa-ve i bene sulmet e 11 shtatorit. Mire u sulmua Avganistani me 2001, por cka lypen ne Iraq, ne vend qe te godasin Arabine Saudite, apo ishte nje goditje e gabuar dhe e pa justifikuar dhe kush fitoi e kush humbi nga kjo me se shumti. Une vet kam qene ne Iraq ku qarkullonte armatim i madh si brenda vendit, ashtu edhe nga Siria hynte armatim i me shumice. Lufta ne Iraq nuk u justifikua, dihen pasojat e saj si anarkia, destabilizim te vendit e rajonit, me gjindra mijera te vrare, zhvendosje masive, jete familjare te shkateruara koka pa kulme etj.etj. Per cdo keqkuptim dhe vetem nese ka keqkuptim ju kerkoj falje.