S’ja ka takatin, sepse të gjitha rrugët e çojnë në burg

14 Korrik 2016, 21:00Blog TEMA

Nga Flogert Muça

“Nje propozim i ri per PD: Shkruajeni vete si te doni reformen, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojme pa levizur asnje presje!”

Ishte ky propozimi i orës së fundit nga ana e kryeministrit për të mundësuar miratimin e reformës në drejtësi në 21 korrik. Për t’i thënë ndoshta Berishës, Mediut apo qoftë edhe Metës se edhe sikur të doja ai, nuk ka asnjë shans ta kapë dot drejtësinë. Sepse SHBA dhe BE nuk erdhën në 23 qershor të 2013-ës për herë të parë në Tiranë dhe padiskutim që Edi Rama për ta është kryeministri i radhës i Shqipërisë. Sepse SHBA dhe BE nuk është Donald Lu dhe Romana Vlahutin, por këta të fundit janë përfaqësues të një misioni ndërkombëtar që bëjnë ç’ju thonë standartet e një unioni dhe nuk j’ua fut dot as Rama, as Berisha, as Meta e lerë pastaj Basha.

Por, Berisha e ka gjetur zgjidhjen me ta, që në fakt është dukshëm konflikti i hapur, pra luftë me të gjithë. Sepse tek e fundit ai nuk ka se çfarë humbet. Ai nëse miratohet reforma (reformë reale jo të bëjë skanimin e atyre që ka emëruar vetë, Berisha), Berishën e presin ose gjyqe deri në perëndim të jetës, ose hekurat në momentin e parë. Nëse ju del hapur kundër, fundja do të provojë fatin politik dhe manovrat që dhe po nuk e nxorrën fitues, zgjasin periudhën e burgut.

Nga ana tjetër Rama sot bën një propozim që gjithësesi Berishën e çon po në të njëjtin drejtim. Pra edhe kjo rrugë Berishën e çon në përplasje, sepse është si drita e diellit e qartë se ai nuk ka se si të pranojë reformë në drejtësi, ku e di më mirë se secili prej nesh, se të gjitha rrugët e një reformë reale Berishën e kapitullojnë. Në të gjitha kuptimet.

Ai sot është i pafuqishëm dhe pse askush nuk e ka mendjen tek ai. Ai mendon se të gjithë ja kanë me të futur atij, kur në fakt ai mund të jetë pas reformës thjeshtë një fenomen që do luftohet institucionalisht. Sëmundja e tij që mendon se të gjithë merren me fatin e tij sikur mediat e politika s’ka gjëra më të bukura për të bërë e shijuar, është ajo që po e gërryen. Një gjë ama ai e ka të qartë. Që përpos vëmendjes që e ka humbur tërësisht dhe perceptimit skandaloz që ka ndaj tij, ai e di fort mirë që reforma, kushdo që ta shkruajë, në rast se merr OK nga ndërkombëtarët, atë e shkrin. Në të gjitha kuptimet.

Dhe jo vetëm atë, por atë &co. Bashën poashtu! Këtë, nuk është se e ka synim ndokush ndaj ndokujt, sepse siç e thamë LU, dhe Vlahutin në njëfarë mënyre nuk janë njerëz, por misione dhe institucione. Ama institucionet e pavarura që do të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe do e shohin “legjendarin” si një ish-pushtetar, sot qytetar i thjeshtë i cili duhet të japë llogari për ç’ka bërë.

Ai nuk e do këtë. Ai nuk i shpëton dot nëse votohet reformë me OK nga ndërkombëtarët.

Nëse të tjerë mendojnë si ai, atëherë kanë të njëjtin hall dhe do të kenë të njëjtin fat.

18 komente në “S’ja ka takatin, sepse të gjitha rrugët e çojnë në burg”

  1. Rovigo says:

    KETA JANE NJEREZIT ME TE URRYER NE SHQIPRI.PER KERO MOSTR PO SAKRIFIKOHET NJE POPULL I TERE.

  2. vito says:

    Kjo qe thote Rama eshte tallje me popullin qe i ka dhene voten. Nuk mund te pranosh gjithcka qe pranojne nderkombetaret prano cka eshte e mire per kombin. Mos harroje Rama se neser perfaqsues te SHBA mund te jene njerez te influecuar fort nga Podesta, mos harroje qe neser perfaqsues te BE mund te jete Eugen Wolfarth dhe shoket e tij te blere me parate e krimit Berishian.

  3. Azio says:

    Shume e drejte.
    Tani ai dhe co.e tij jane zene ne cark.
    Perpiqen qe te dalin nga carku por me kot.
    Ate qe ata kane gatuar do ta hane vete.

    Shendet e bythe te forta para drejtesise.
    Me ne fund populli do te shpetoje nga keto plehra.

  4. babo says:

    Qelbesirat e korrupsionit me 21 korrik bashkojne votat kunder reformes ne drejtesi.

    Ne duhet te bashkojme votat kunder tyre ne zgjedhjet e parakohshme.

  5. Aleksander says:

    Thjeshte po i zgjat agonine vetes…ai dhe te tijte .Fundi u eshte shkruar…ME TURP por edhe me zgjatje t agonise hahaha nga vete ata (kjo eshte me e bukura).

  6. Tr says:

    Fuck! Referendum. …me mire. …ku do futet 95 % jane pro

  7. e di si eshte puna says:

    E keni pare gje Avni Rustemin!?

  8. TJ says:

    Kane nje hall me Meten! Mezi po presim qe keta hajdute dhe kriminele te shkojne atje ku e kane vendin! Por une kam frike se dote fitoje prape mafia!

  9. B.t says:

    Berisha e dergon Shqiperine edhe 100 here te tjera ne gremine.Nuk e ka fare problem dhe e sigurt qe do te luftoje REFOEMEN E KETIJ VENDI DHE TE GJITHA REFORMAT E TJERA TE KETIJ POPULLI.Eshte nje gjarper qe i eshte futur ne gji KETIJ populli. Ne vecanti nga gjarpri qe fshihet e te sulmon ne fshehtesi ,Berisha ka dale hapur .PD eshte mire te ndrshoje emrin ne PTB pra Partia e tekave te Berishes.

    1. zuss says:

      Ju s jeni m rregull o ju pelqe me bo teater.. tashi qi sala osht kokrra kurves ktu ska debat..po ky cuni rlindjes modhe ka 3 vjet qi o m qeveri e zgjedhjet i fitoj se do fuste salen n burg edhe s ma mer menja t kete debat..tashi ju tallni karin po pse prap sala e ka faji. N burg ta harrojn se i rrujn karin..e keni kujdes se tu e sulmu per dit po e boni hero..rilindja mven me fut salen n burg fut fukarenjt per drita..zgohuni o popull se jon me i ven..jasu rilindja

  10. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po perse jeni kaq te sigurt qe Berisha shkon ne burg, apo i hedhin hekurat? Apo se keshtu ua do by.tha?

  11. Lennard says:

    Jo mer Xhuxhumak , e do ligji i Perendise qe vrojton dhe nuk vonon per te lare hesapet.Po pak te duken gjemat qe ka bere AI dhe sivllezerit e tij.????.Spurdhjak i ndyre!!!

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Une thjesht shtrova nje pyetje. Pergjigja jote nuk ka asnje argument pervec qe zotrote permend ligjin e Perendise dhe gjemat qe ka bere Saliu.

      Ate te fundit nuk ta kisha borxh. Me logjiken tende edhe ti duhet te paguash per ate qelbesirllek qe nxjerr nga goja, pa ta pasur borxh njeri. Edhe une mund te te pergjigjesha, por po e le ne dore te Perendise.

  12. Partroti says:

    Sado, te undohet Rama per te bindur kafshet, eshte e veshtire. Keta mostra qe sduan rreformen dhe kaneriken e ndeshkimit, duhet ne si popull, tua japim pergjigjjen. Zgjedhje te para koshme dhe dota shikojne te semes, sa u vlen lekura. GJukatesi me i mire eshte populli. Ne e shikojme qe ka me shume se nje vite, qe flitet per demet qe i a sjelle vendit dhe popullit tone drejtesia e kooruptuar dhe emeruar nga sali berisha dhe per turpin e opozites vazhdohet me avazin e vjeter, me lloi lloi kleckash, pretendimesh, amendjesh e pengesash, vetem per ta penguar. Mjafte me lutje dhe perulje, zgjedhjet e parakoshme , jane zgjidhje.

  13. xxx says:

    salihu eshte klysh i amerikes dhe vatikanit,ama skeni qa i beni sen,edhe shum vite do te merreni me salihun,sepse edhe populli eshte i tille.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Vatikanit??? A e ke pi pa uje, apo ke tymos ni bar t’keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje