Zoti Basha, fundi juaj dhe i korrupsionit është afër

14 Korrik 2016, 09:31Blog TEMA

E kaluara nuk mund të bëhet e ardhme zoti Basha!

Deri dje thoshe që kjo që propozohet është kapje e drejtësisë nga Rama, dhe se ti kishe kontakte me faktorë relevant në SHBA.

Tani që emërimi i atyre që do të përzgjedhin në sistemin e drejtësisë do bëhet nga ndërkombëtarët respektivisht SHBA dhe Gjermania, na dole dhe the se ndërkombëtarët mund të jenë vëzhgues por jo vendimarrës, sepse ku do të kërkoj llogari qytetari shqiptar tek Kryeministri Finlandës apo te ai i Zvicrës.

Fillimisht s’ke pse flet me nervozizëm dhe mos fyej askënd.

Po kush je ti që fyen kryeministrin e Finldanës dhe Zvicrës?

Po ne ku ta gjejmë të jemi si ato vënde. Finlanda është kampion për mungesë korrupsioni ndërsa Zvicra është kampion në demokracinë direkte. Përtej kësaj tymnaje le ti shohim gjërat më qetë dhe më kthjellët.

Ata që do zgjidhen në sistemin e drejtësisë në të tre komisionet për të cilin Ju jeni kundër, do zgjidhen sipas ligjit dhe kushtetutës shqiptare dhe mbi bazë kriteresh dhe standarti ndërkombëtar që të meritojmë sistemin e drejtëisë si demokraci e ligjit në një vend të NATO-s.

Nëse nuk bëhet kjo, duhet të kuptojmë që PS jo, ndërkombëtarët Jo, atëhere mbetet që ata të zgjidhin nga Ju personalisht dhe ata që janë rreth teje, sepse si forcë politike jo të gjithë janë më ty zoti Basha…

Përfundimisht je i humbur! Një person me formimin minimal juridik nuk do fliste si ju.

Fundi juaj dhe i korrupsionit është afër…

Ju mbetët nga ana e të humburëve, bashkë me të gjithë llumin që ka uzurpuar sistemin e drejtësisë e…që kanë rrjepur popullin dhe që Ju kanë mbushur xhepat juve.

Nga Përparim Kabo

27 komente në “Zoti Basha, fundi juaj dhe i korrupsionit është afër”

  1. eda says:

    BRAVO Prof….Nje analize demaskuese e ftohte dhe e sakte. Ketyre u ka ardhur fundi vertet. Le te shporren se clirohen shqiptaret. Keta sjane demokrate (jo te gjithe kuptohet) por jane peng te marre nga pengmarresi Salih.

    1. arbereshi says:

      Nuk eshte per te thene ” bravo”. Kjo duhet te jete nje mendim i zakonshem nga te gjithe perpara ketij llumi maskarenjsh qe ndertuan kete anormale dhe shbene cdo gje me vlere qe kishim.

      1. erlind says:

        z.Kabo problemi i Shqiperise ka qene dhe mbetet mungesa e intelektualeve atdhetare e vizionare. Asnje njeri me kulturen tuaj nuk do mund te pranonte qe gjyqtaret shqiptare ti zgjidhnin te huajt. Ky eshte cenim i paster i sovranitetit ne kushte paqeje. Me kete nuk dua te them qe ne Shqiperise sistemi i drejtesise nuk ka deshtuar por thjesht qe zgjidhja nuk eshte kthimi i saj ne protektorat. Edhe sikur te heqim syzet e patriotizmit dhe te vendosim ato te pragmatizmit modeli qe te huaj qe nuk mbajne “pergjegjesi” kane krijuar ne Kosove eshte aresye mese e mjaftueshme per te mos lakmuar te njejten rruge. Per me teper kjo kushtetute qe kemi sot eshte dhurate nga po keta te huaj, madje edhe me dedikimin “Ketu fillon e ardhmja”.

        Profesor nuk besoj se kultura juaj eshte kaq e cunget per te mos kuptuar se cdo te thote ti japesh fuqi kushtetuese atyre qe nuk u kerkon dot llogari. Me keqardhje mendoj se qendrimi juaj eshte thjesht nje bythlepirje ala shqiptarce per ambasadoret e radhes.

  2. reforma says:

    Bravo Z. Kabo.
    Jeni gjithnje i drejtperdrejte, i vertete dhe kurajoz.
    Me sa kuptohet, me projektin e ri nderkombetaret nuk kane asnje te drejte te zgjedhin gjyqtare apo prokurore, por vetem t’i filtrojne dhe skarcojne paraprakisht ata qe s’plotesojnekriteret. Pastaj, politika mund te zgjedhe nga ta qe kalojne filtrimin. Keshtu qe, alibia qe nderkombetaret do te zgjedhin gjyqtaret bie sepse kjo zgjdhje do te behet nga komisioni ad-hock pozite opozite. Megjithese opozita ka vetem 35% te perfaqesimit ne parlament, ajo do te kete 50% te komisionit, pra eshte shume me e avantazhuar ne zgjedhjen e gjyqtareve dhe prokuroreve.

  3. dak ulqini says:

    Nje drejtim ka mar PD ate te falimentimit. Deri me sot nuk kan gjet nje fakt konkret per te gjykuar kete Qeveri. Nga atentate te imagjinuara, nga protestat tek kendi lojrave e deri tek akuza 80.000 $ te fotove. Jan kthyer ne klloun me mire palaco, cirk jan duke bere, duke humbur gjithnje e me shume ate pak dinjitet qe kan patur. E them kete se sa do e keqe mund te jete qeveria RAMA-Meta nuk mund te jet me keq se ju. Si mendoni me ate CV kriminale qe qeni nga 1991 e deri me sot populli do tju besoje. Nuk lat skandal pa shpikur vetem e vetem te krijoni incidente e te krijoni viktima qe te barazoj llogarite me Qeverine (vrases un e vrases ti) e ti mbylli gojen drejtesise. Keni mbaruar o te mjere e mjere kush ju voton

  4. Voica says:

    Po te ishte Bakojanis ne komisionin e vetingut, si perfaqesuese e BE-se, do ta mbronte sovranitetin e vendit me kaq zjarr ky Luli…?????
    Profesor, zerat si ty duhet te ishin prezent shume me perpara dhe me te shumte ( ne se ka te tille akoma ne kete vend ) ne lidhje me kete problem madhor per vendin. Sepse dihet qe ata qe do ta votojne kete reforme jane 90% dell-njerez…, medioker qe anojne nga minimumi i inteligjences.

  5. Dorina says:

    Jam nje anetare e PD qe ne vitin 2000, por menyra se si po vepron kryetari partise sime gati po ma neverit edhe PD. Ne demokratet e thjeshte e duam kete reforme sic thone SHBA dhe BE. Pse nuk e do kreu i PD apo me mire nje pjese e tyre? Mos te thone brockulla per sovranitetin. Kjo eshte tallje. ta thote hapur LUli yne: ka frike per veten dhe salen. Po a mundet te hiqet zvarre nje popull i tere per keta te dy? Absolutisht jo.

  6. Albi says:

    Ky humbes eshte i kapur dhe si gjithe te kapurit eshte ne panik . Nuk di se ç fare thote.
    Ora e tyra ka perfunduar koha punon per shqiptaret qe duan Shqiperine.

  7. nje mendim says:

    Formimi juridik i z.Basha ,eshte nje formim teresisht perendimor,. Ka perfunduar studimet juridike ne Hollande e eshte aktivizuar nga OKB ne institucione nderkombetare. Une nuk e di se ku e ka mare “formimin perendimor” ky zoteria Kabo, por dij se “avokati” komik Ngjela, qe ka po kete mendje me Kabon, ka formim juridik ne Fakultetin e drejtesise te Universitetit te Tiranes, qe pergatiste juriste qe te denonin armiqte e partise e te popullit “me formim perendimor” Si teper qesharak me duket pretendimi i z.Kabo, se Basha paskej “ofenduar” Zvicren e Finlanden, kur ka deklaruar se keto vende nuk mund te japin vendime ekzekutive ne Shqiperi. Eshte nje deklarate krejtesisht normale e realiste qe ka te beje me parimin demokratik te sovranitetit te shtetit. Ka ndodhur disa here ne historine moderne, qe nje gabim ne trajtimin dipllomatik, ka sjelle pasoja te renda deri tragjike ne vende te ndryshme. Mesa dijme Partia demokratike ka kembengulur qe ne fillim qe reforma e drejtesise ne Shqiperi, te behet nen monitorimin e SHBA e BE. Edhe Komisioni i Venecias, e kundershtoi vendim-marjen ekzekutive te faktorit nderkombetar per eformen e drejtesise ne Shqiperi, duke pranuar vetem monitorimin, si nje ndihme e domosdoshme per shtetin e brishte shqiptar. Jane dy gjera te ndryshme. Monitorim te reformave nga institucionet nderkombetare, e pranon cdo kushtetute e nje vendi sovran. Por nuk ka asnje kushtetute te nje vendi sovran me demokraci pluraliste, qe te pranoje vendimmarjen e ndonje shteti tjeter, se kush duhet te perzgjidhet me emra, per te drejtuar drejtesine. Eshte tjeter gje kur behet fjale per shtete qe ndodhen nen protektoratin nderkombetar. Por mesa dijme asnje force politike shqiptare nuk i eshte drejtuar OKB, per ta mare Shqiperine ne protektorat,, aq me teper soji i ish komunisteve.

    1. logjika says:

      Zoti apo zonja “nje mendim” ! Ketu nuk diskutohet fare formimi i njerit apo tjetrit. Ketu diskutohet qe eshte pergatitur nje reforme ne drejtesi nga experte nderkombtare dhe vendas per tu sherbyer shqiptareve ne konsolidimin e shtetit ligjor dhe drejtesise. Kerkuam perendimin dhe atje duam te shkojme. Perendimin e perfaqeson SHBA dhe Europa. Ata jane ngritur ne kembe dhe thone: te shkosh ne Europe, duhet te besh kete reforme. Ndryshe je i falimentuar. Ate qe thua ti se Basha ka qene ne shume aktivitete te OKB-se apo eshte pergatitur ne perendim nuk qendron jo se s’eshte e vertete ajo, por e dime se çfare ka ndodhur me Bashen, per te mos permendur filtrimin antikombtar qe ka kryer ne te gjitha keto komisione si dhe ngjarjet e me rrugen, 21 janarin, emrimin ne bashki pa voten e popullit, tradhetine ne faljen e territorit etj. Pa permendur bemjet e Saliut. Dhe e fundit: kur ky Basha yt eshte pergatit ne perendim, çfare ka mesuar nga perendimi kur ai po i flet me ze te larte? Ka mesuar ate qe ka bere dhe po ben? Prandaj mbaje koken mbi shpatulla dhe lere sovranitetin qe pretendon se nuk shkon fare. Sovraniteti eshte ne NATO dhe ne BE. Kur shumica e popullit do kete lloj sovraniteti, pse jeni te shqetesuar ju per ate qe nuk u takon? Apo keshtu do te mbroni ato qe keni perfituar mbi kurrizin e ketij vendi dhe ketij populli. Keto jane “argumenta” qe doni te mbroni diellin me shoshe, por kjo reforme po nuk u be sot, fatkeqesia bie mbi shqiptaret dhe jo mbi ju, mbi shqiptaret qe ju i paski dashur me shume se ç’duan ata veten! Nje hipokrizi dhe nje tradheti e pafalshme per ju. Dhe do te shikoni qe kjo do te ndodhe, reforma do te behet se s’ka kthim mbrapa, populli do tu demaskoje dhe do te merrni ate qe meritoni ne mos tani, pak me vone. Filtrimi i figurave te drejtesise nga nderkombtaret nuk eshte vendosje protektorati, por te jep gjellen te gateshme qe ti “i nje mendimi” me Bashen dhe Saliun, te zgjedhesh cilen te pelqen. Po ti do te hashe gjelle nga ajo qe ke gatuar vete ketu e 25 vjet dhe duke lene nje popull pa ngrene. Ndersa per ate sojin e komunisteve, pyet Saliun eshte apo nuk eshte me komunist. U bete bajat me keto shprehje ashtu si jeni gatuar dhe vete dhe doni te mbani nje vend nen tutelen bajraktare te poshtersive! Vazhdoni deri ku te arrini, se gure kokes do ti kini. Kur duruam Enverin 50 vjet, nuk kemi pse durojme me juve paçavuret e tij qe na masakruat keto 26 vjet duke e share gjoja ate.

    2. Luani says:

      Besoj qe jo vetem une por dhe shumica e Shqipetareve do pajtohej me ty sikur te kishim jo vetem njerez me formim juridik perendimor por edhe sistem juridik perendimor. Z.Basha me kete formim perendimore po i mbrone juristet e plepave me kurs 6 mujore dhe po deshiron t,ua len edhe ne te ardhmrn drejtesine po ketyre ne dore.Andaj ky argument i yti vlen po aq sa do vleje diploma e plepave ne Holande, Finlande apo Zvicer.

    3. xy says:

      Ti me emrin MENDIM ,duhet te jesh po kaq kriminel sa Bisha – Berisha – Basha per sa kohe kerkon tju besh avokatine. Kane vrare njerez ne mes te bulevardit me duar ne xhepa,Apo ti nuk ndjeve gje dhimbje kur te mjeret moren plumbat per te mos u ngritur kurre me,sebashku me dhimbjet familjare ??? I moren plumbat mga ai qe ti qe pa MENDIM thua se ka mbaruar ne Hollande Kriminele.Atje ku ka mbaruar shkollen ky kriminel nuk te vret njeri ne proteste.Kur flet per Profesor Perparim Kabon duhet te mendohesh mire (megjithese ,kriminelet nuk mendohen shume) o ti qe je pa MENDJE – MENDIMI,se ndryshe nuk mund te mbrosh kriminelet,ne mos qofsh Luli vete

  8. Racionali says:

    Bravo Profesor Kabo,njerez te tille i duhen Shqiperise

  9. Lennard says:

    Shume pak i keni thene I Nderuari Z:Kabo.Ai eshte nje letyre e pashembullt ne historine e vendit tone.Me nje kariere te dyshimte ,ne dem te shqiptareve dhe te interesave kombetare.Bemat e tij jane te shumta dhe te lena te pagjykuara. Ne ferr vafte megjithe zorzopet e tjere.

  10. zuss says:

    O perparim ke ngatrru adres o robo osht rilindja n qeveri ka 3 vjet po na merni per kara e dime qi ene opozita sjane burra t mire po mos ja qini nonen fare.e kur jane tjeret qeveri prap sala e ka fajin..futeni pra n burg apo skeni byth se kshu thate n fushate n burg e ka venin..ene i rrujtet karin vetem gam gam dini me bo..slat fukara pa fut mrena per korend.o skeni faj ju boni teater n parlament per sy e faqe

  11. Nje mendim ndryshe says:

    Ju keni 25 vjet qe monitoroheni dhe bete me te keqen e mundeshme ne dem te interesave te kombit perderisa rezultati eshe ky qe eshte ,nje drejtesi totalisht e paafte dhe e korruptuar . Vendimarja e nderkombetareve eshte teper e vonuar dhe jam plotesisht i bindur qe ata ndihen “fajtore” ndaj popullit shqiptar per kete klase politike qe ka pasur deri diku edhe perkrahjen e tyre per faktin se i ka konsideruar faktore .Ata lexuan vendimarrjen e popullit shpitar dhe per hir te se vertes me vonese por e kuptuan qe populli eshte me progresist se kjo klase politike qe kerkon te mbaje peng vendin per te mbrojtur perfitimet e veta duke mbajtur kete situate korruptive . Ne kete situate nderkombetaret jane shume te moderuar qe kerkojne kete lloj vendimarje ,qe ne fakt nuk eshte e tille por eshte nje site per te mos lejuar te korruptuarit te jene pjese e sistemit . Zgjedhja i perket perseri institucioeve shqiptare sita eshet e te huajve . Nese Berisha dhe Basha ne vend te sites duan porten per te shenuar ata vete kjo kohe ka perfnduar SEPSE DESHTUAT DHE POPULLI IU NDESHKOI ME VOTE . Kjo eshte shume e thjeshte per tu kuptuar por eshte e veshtire qe te pranohet nga ata qe jane pjese e zullumit.

    1. zuss says:

      Fiks fare sufo ska njel gjo tjeter me thon amin..ene lejini partite se jam gjith shok tallin karin me popllin kto bythqirat pa perjashtim

  12. Bythe sal says:

    Bravo. …..rrofte Edi Rama

  13. Nje qytetar says:

    Kot i drejtohesh ketij transxuali ! Lulka s´eshte gje tjeter vecse marionete ne duart e SRB.it ! Ketij dua t´i them cfare mendoj :
    Sali Berisha ! – Ti , je qenia me e ndyre qe ka dhjere toka shqiptare !
    Nuk krahasohet asnje bukeshkale ne Historine e Shqiperise me ty ; as Hamza Kastrioti , as Esat Toptani , as edhe spiunet me te urryer te nazi-fashizmit .
    Mund te mburresh or shpellar i pa bese , mund te mburresh se, bere vend ne Histori , por e bere si Hitler , Pinocet ; Pol Pot , e bere si nje keqberes te Shqiperise !
    Sepse ti , ndyresire , nuk je shqiptar ! E pohove vete ne parlament gjate nje deliri, nga ato qe kalon here pas here :
    Te paret e mij – the -, e rruanin koken e linin vec nje tufe flokesh ne maje , me qellim qe po te binin ne dore te armikut e t´ja prisnin koken ; te mos ja mbanin koken duke i futur gishtat ne flegrat e hundes , por ta mbanin nga tufa e flokeve ne cacke te saj !
    E pra , mor gjak-dhjere , Shqiptaret nuk e kane patur kete Zakon qethjeje !
    Kete e kane patur Mongolet , tartaret , me nje fjale barbaret e stepave aziatike qe u dynden ketyre tokave te bukura te Iliriades !
    E pohove vete prejardhjen tende kafsherore mor shtaze !

    1. zuss says:

      O qytetar boll e se lat nom ala me historin e e enver hoxhes krahasoni esat paash taptonin me enver hoxhen…po hik e lexoni i her ca ka nodh mos flisni me t ngjume..ju lavdroni tjeret e shani taptonin po hik studioni masanej flisni me menjen ejuj ko tjerve..hakt respekte me t mara ju shkofte

  14. Nje qytetar says:

    Kot i drejtohesh ketij transexuali ! Lulka s´eshte gje tjeter vecse marionete ne duart e SRB.it ! Ketij dua t´i them cfare mendoj :
    Sali Berisha ! – Ti , je qenia me e ndyre qe ka dhjere toka shqiptare !
    Nuk krahasohet asnje bukeshkale ne Historine e Shqiperise me ty ; as Hamza Kastrioti , as Esat Toptani , as edhe spiunet me te urryer te nazi-fashizmit .
    Mund te mburresh or shpellar i pa bese , mund te mburresh se, bere vend ne Histori , por e bere si Hitler , Pinocet ; Pol Pot , e bere si nje keqberes te Shqiperise !
    Sepse ti , ndyresire , nuk je shqiptar ! E pohove vete ne parlament gjate nje deliri, nga ato qe kalon here pas here :
    Te paret e mij – the -, e rruanin koken e linin vec nje tufe flokesh ne maje , me qellim qe po te binin ne dore te armikut e t´ja prisnin koken ; te mos ja mbanin koken duke i futur gishtat ne flegrat e hundes , por ta mbanin nga tufa e flokeve ne cacke te saj !
    E pra , mor gjak-dhjere , Shqiptaret nuk e kane patur kete Zakon qethjeje !
    Kete e kane patur Mongolet , tartaret , me nje fjale barbaret e stepave aziatike qe u dynden ketyre tokave te bukura te Iliriades !
    E pohove vete prejardhjen tende kafsherore mor shtaze !

  15. shqiptar i shqiperise. says:

    Inderuar Profesor Kabo! Tek Ju shoh te misheruar ne kuptimin me maksimal thenien se njeriun te lire nuk e ben paraja,por KULTURA .

  16. Gjergji says:

    Mehmet Elezi (antar i KQ te Partise se punes ) sot doli me pseudonimin “nje mendim”.
    Gabim e ke o Mehmut Elez, pseudonimi i pare Skypion ishte me i bukur”.

  17. zuss says:

    O qytetar boll e se lat nom ala me historin e e enver hoxhes krahasoni esat paash taptonin me enver hoxhen…po hik e lexoni i her ca ka nodh mos flisni me t ngjume..ju lavdroni tjeret e shani taptonin po hik studioni masanej flisni me menjen ejuj ko tjerve..hakt respekte me t mara ju shkofte

  18. Hazis Begu says:

    Z. Kabo me nxjerr mallin e udheheqesve te vjeter te PPSH te cilet kerkonin gjithmone armikun e klases e ne fakt armiku i klases e i te gjithe popullit ishin ata vete. Nuk ke guxim z. Kabo te thuash se ku eshte korrupsioni sot, se drejtesia duhet bere per gjithe klasen politike ne rradhe te pare e pastaj per drejtesine, kurre nuk do te kete drejtesi me kete klase politike te korruptuar, kur maja e kupoles se korrupsionit eshte vete qeveria dhe kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje