I gjendur zbritur në sheshbetejën e angazhimit patriotik, në një prej strofave të poezisë së shkruajtur pak ditë më parë, lidhur me katandisjen e Shqipërisë deri në këtë farë situate kaotizmi gjithëplanësh, teksa shigjetonte përfaqësues të kastave dekadashe politiko-qeverisëse, poeti i paepur luftarak Arben Duka shkruante:
“Dikur mbase kini qenë,/ dhe njerëz të mirë,/ po paraja dhe kolltuku,/ ju bëri të ndyrë…!” Dhe më tej vazhdonte: “Dikur ndryshe-fare ndryshe,/ ca kanë qenë vërtet’,/ po ua mori politika,/ nder e dinjitet…!”
Nëpërmjet tetëdhjetë vargjeve të qendisura në njëzetë strofa katër rreshtase, poeti Duka i ka stigmatizuar të gjithë e me gjithçka. Kundërshtarët politik, por edhe miqtë që, sikurse shprehet: “Janë ca që i kam dashur,/ për ta vija bast,/ sot te secili prej tyre,/ shoh një pederast..!
Janë tetëdhjetë vargje që të nxisin kujtesën dhe riprodhojnë sekuencat e dhimbëshme të jetës shqiptare në paskomunizëm. Rrënimin e këtij vendi të begatë në pasuri, pozicion gjeografik dhe gjithçka që i ka falur Zoti, por jo klasa politike. Politika barku i të cilës mbars çdo gjë, klasa politike e murtajizuar nga veset rrënuese të një shoqërie dhe kombi, klasa politike: “…nga e cila shumë pak burra nuk u prekën,/ nga gjithë kjo mortajë..!, sikundër shprehet me dhimbje, Arben Duka.
Klasa politike që vijon të mbetet e pandreqëshme në të keqen që po i shkakton këtij vendi e populli të mbetur mëfukarai i kontinentit europian, e që: “Sikur i gjithi të vdesë,/ tek këta derra të ndyrë,/ nuk ka asnjë shpresë…!”
Përse? Cilat janë arsyet që qendrimi ende në këmbë i kësaj klase politike armike e vendit dhe e popullit që përfaqëson nuk sjell dhe nuk duhet të sjellë shpresë dhe optimizëm?
“Janë zhytur në llagëm,/ si sot-asnjëherë,/ po të dalin nga llagëmi, do të qelben erë!/ Këta vetë i kanë shkruar,/ me tekst e muzikë,/ ndaj dhe të ndryshojnë avazin,/ kanë frikë-o sa frikë!?- kumton poeti Duka, i cili me të drejtë, sikurse pjesa dërmuese e shqiptarëve të ndershëm, shfaqet ende i paqartë për rrugën që duhet ndjekur, në mungesë të një klase politike të përgjegjëshme dhe të zhytur në anti-shtet.
Por, si duhet vepruar për të dalë nga kjo situatë, kur palët politike luajnë me njera-tjetrën si “macja me miun”, duke i shtyrë ditët midis debatit shterpë: “do votohet, apo nuk do votohet Reforma në Drejtësi”? Reforma aq e domosdoshme për ti ndryshuar kahun e lëvizjes Shqipërisë, nga kaosi drejt demokratizimit. Sepse bëhet fjalë për një Reformë, miratimi i të cilës jo vetëm do të përmbys “korporatën e drejtësisë”, që vetëm drejtësi nuk jep, por që është edhe një kusht i ditur nga kushdo për ti hapur rrugë futjes së vendit në Bashkimin Europian.
Ndonëse një sondazh i këtyre ditëve të fundit ka treguar se më shumë nga shtatëdhjetë përqind e shqiptarëve i besojnë udhëheqësisë së kësaj reforme nga ndërkombëtarët, fatin e miratimit të saj e kanë në dorë politikanët. Pjesa dërmuese e të cilëve janë pjesë stafesh fajësore,në katandisjen e vendit deri në këtë situatë mjerane. Një Berishë dhe një tog ushtarësh të tij kanë në dorë të vendosin fatin europian të shqiptarëve?!
Vota e tyre “pro” në 21 korrik është e “magjishme” pasi përveç të tjerave ka në dorë edhe të ardhmen europiane të shqiptarëve. Atë të ardhme që e përkthyer në gjuhë popullore do të thotë zgjerim i mëtejshëm i hapërsirës së lëvizjes dhe kohës nëntëdhjetë ditëshe të qëndrimit në vëndet e BE-së.
Zgjidhjen e këtij “rebusi” e kanë në dorë sërish ata që pretendojnë se na përfaqësojnë ne. Ata që rëndom deklarojnë se kartonin parlamentar e kanë për të ligjëruar dëshirat dhe aspiratat tona. Ata që 21 korrikun e kanë ditëprove për të na e vërtetuar këtë.
Mirëpo kush është solucioni që garanton votën maxhorative “pro” reformës së ndryshimeve kushtetues?
“Unë nuk kam ndonjë formulë,/ se si të shpëtojmë, /por as një minutë të vetme,/ më s’mund t’i durojmë!”- përgjigjet me vargje poeti Duka, i cili në mbyllje të vargëzimit ligjeron: “Dhe më tepër do të shtohet,/llumi e katrani,/ nëse në fushë të betejës,/nuk do dalë Sovrani!/ Të ngrihemi si uragan,/ të shpëtojmë vendin,/ në Njëzet e një Korrik,/ të rrethojmë Kuvendin!”
E sakte, pikes i ka rene. Duhet presion nga populli per keta hajdute te korruptuar qe na pine gjakun…
kush ta shpetoje e kush do te rrethoje kuvendin?
Ne kohen e Enverit thoshnim qe po u hap kloni do te ngelen vetem plepat.Kloni esht hapur e ne shqiperi u thane dhe plepat por per cudi u shtuan ata qe u rriten ne hijen e plepave.
Tashti e ka marre ferra uraten.Doktori futi semundjen ,piktori pikturon vdekje.
Ky popull nk sum te rethoj tregun cam jo parlamentin or tej .se po tkish sum sdo kish leju politikn tna vente nji ktu ku jena bo.