Një deputet i Kuvendit hedh një fjalë në publik, se është i gatshëm të takohet me ambasadorin amerikan. Lu-ja me veshë ngritur e thërret menjeherë në takim. Pas takimit deklarohet publikisht se mes tyre u fol per reformën në drejtësi dhe nuk u diskutua fare për votën e këtij deputeti(!) Po nëse nuk u diskutua vota e tij, për cfarë tjetër u llafosën me ambasadorin? Për Gjirin Persik apo për ISIS-in? Për cfarë ishte i gatshëm të shkonte në ambasdë një deputet i rëndomtë i Kuvendit, vec votës së tij? Ose për të kërkuar azil, a për të hedhur në erë ambasadën, se për reformën nuk ka ndonjë prirje të vecantë ky parlamentar, që të kthjellonte Lu-n e stërlodhur?
Këto lloj eufemizma politikë, për të fshehur të vërtetën, ose për ta zbukuruar e zbutur atë, të kujtojnë eufemizmat popullorë, që në të vërtetë kanë patur një qëllim të krijonin një imazh tjetër, si kolla e fëmijeve, që për ta zbutur i thonë kolla e mirë…
Nga ana tjetër dëgjojmë krerët e opozitës të flasin për të “huaj”, që duan të ndërhyjnë në punët tona të menderosura të brendshme. Po cilët janë këta të huaj që fusin hundët në halet tona? Amerikanët dhe evropianët, të cilët ka bashkuar kjo reforma jonë e famshme. Dhe meqënse keta qenkan dhe miqtë tanë të mëdhenj, nuk u përmenden emrat, po një eufemizëm poshtërues, që të kujton kohën e Enverit, ku të huajt ishin armiqtë tanë të mëdhenj. Po të paktën në atë kohë kishte më shumë burrëri dhe nuk fshiheshin emrat e tyre, si imperializmi amerikan dhe socialimperialistet evropianë. Burracakëria e opozitës, për të mos i dalë përballë atyre qe e kërkojnë me ngulm reformën dhe mbështesin projektin e saj, është njëlloj si struci, që fsheh kokën në rërë, për të mos e parë të tjerët. Shqip i thonë, të fshihesh pas gishtit tënd.
LSI-a nga ana e saj ka hedhur në tregun politik prej kohësh, konsensusin me opozitën, pa përcaktuar nga do të shkojnë votat e saj, nese opozita nuk bie në konssnsus. Një lloj eufemizmi tjetër ky, që fsheh të vërtetën e vullnetit të pranimit të të reformës. Domethënë unë dua, po, po nuk deshën ata, s’kam c’bëj unë.
Deputetët janë të tkurrur dhe në një trilemë të madhe. Nga të shkojnë; drejt orientimit euroatlantik, drejt ecjes me hap rreshtor nën komandën e shefave dhe marshallëve të rrjedhur të tyre, apo drejt bindjes për të dalë në një vendim të pavarur? Natyrish do dhe këllqe kjo punë, po me sa duket mungojnë këto, se asnjë deputet nuk flet hapur dhe qartazi për votën e tij ndaj reformës. Për të sharë e shpifur në Kuvend e gjetkë, deputeti konsiderohet i papërgjegjshëm dhe me imunitet, athërë pse nuk tregohen “të papërgjegjshëm” edhe për të hapur gojën për reformën? Dhe flasin me eufemizma, se jemi me amerikanët dhe evropianët, po duam edhe Venecien. Ne të vërtetë është lista e ardhshme e deputetëve që u del para syve dhe ua turbullon mendimet. Se mund të vlerësohen ndëkombëtarisht, por listën e kane në dorë kryetaret e partive dhe jo Lu-ja me Vlahutinin. Po ta kishin në dorë këta, dashuria për Ameriken dhe Evropën do të ishtë e madhe, më e madhe se ajo e dashnorëve venecianë të Shekspirit…
Më në fund mbërriti dhe zonja Nuland. Eufemizmat e saj, se “Amerika eshtë krenare që ju ka miq”, se “të dy palët kanë dëshirë të votojnë reformën. Nëse të dy palët paskëshin dëshirë të madhe ta miratojnë, pse ambasadori amerikan ka shkuar disa herë te SHQUP-i dhe vete Nuland ka te telefonuar vetë personalisht dyshen siameze të opozitës? Më shkurt, pse erdhi një vrap pele në Tiranë, kur dëshira nuk mungoka?
mero mos ja u publiko here tjeter diharrete ketyre injoranteve