Vape dhe hije ne Akademine e Shkencave

12 Korrik 2016, 11:19Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Ishim lajmeruar sot per mbledhje ne Akademine e Shkencave.

Nga te ftuarit isha paraqitur vetem une. Te tjeret si gjithmone i presin te perfaqesohen me zarfa:).

Tema e mbledhjes shume e rendesishme: ecuria e revistes Studia Albanica qe lengon prej vitesh si dikur revistat sovetike te Akademise.

Mbledhja u anullua. Une nuk mund te mblidhesha me veten time. As mbledhja e redaksise nuk u be.

Shefat u larguan qetesisht pa care koke per te pire kafe ne ndonje mejhane aty rrotull, sic behet zakonisht ne orarin zyrtar.

Vapa eshte acaruese ne Tirane.

Ajo ndjehet edhe ne hijen e plepave a rrepeve te Akademise te Shkencave.

Nderkaq gjithshka kalbezohet nen vape, frutat, perimet, edhe qumeshti prishet te tregu fshatar -puntor – inteligjence popullore.

Ne korridorin e Akademise, nga fotogafite e varura ne mure me shohin me qesendi ish- kryetaret.

Te vdekurit kane nje veshtrim talles madje. Shyqyr qe nuk kane goje te bertasin.

Na lini rehat o portrete!

Qytetaret vazhdojne te paguajne taksa per pune qe nuk behet, per revista qe as shiten as lexohen, per kerkim shkencor qe raportohet fiktivisht, kerkon por nuk gjen asgje, per emra institucionesh si dikur ku ne dyqanet shkruhej tabela “mish”, dhe brenda nuk kishte vecse rafte bosh.

Vapa vazhdon pa e prishur terezine…

Shqiperia vazhdonte sabotohet…

Nuk e di se perse mes vape me duket sikur endem brenda nje filmi: Koncert ne Vitin 1936.

Vetem buzeqeshja e ushtarit te gardes qe ruan oborrin mes akademise dhe parlamentit me qeteson disi.

Po sikur te cmendet dhe ai, pyes veten?

Rri se je mire!

6 komente në “Vape dhe hije ne Akademine e Shkencave”

  1. a.f. says:

    REKOMANDIM:

    Te gjithe “Akademiket”, “Shkencetaret” (te rinj e te vjeter) dhe aspirantet e shumte qe presin te kapin ndonje titull shkencor ne Shqiperi,
    jane te lutur te lexojne romanin e Z. Gjerak Karaiskaj, “FERMA E DIJES”. Jane te gjitha gjasat qe ta gjejne, kush me shume e kush me pak,
    vetveten ne personazhet butaforike, tragji-komike dhe regresive qe kane katandisur “shkencen” shqiptare ne kete derexhe.

    ps
    Eshte e lutur Shtepia Botuese e ketij romani qe te nxjerre neper librari kopjet qe ruan (kushedi se pse) ne depot e saj………..

  2. Kolegu says:

    Faj kane ata qe lene mbledhjet ne vape? Apo vapa vete? Apo akademiket qe nuk kane fuqi fizike dhe qe nuk i shtyn asnje lloj morivi perte shkuar ne mbledhje? Apo ne qe nuk iu kerkojme te punojne? Apo shqiptaret qe nuk punojne sa duhet qe te paguajne taksa qe te paguajme akademiket? Apo shteti qe nuk u gjen pune shqiptareve? Per keto na shkruaj profesor qe te mbajne qendrim pastaj.

  3. shvejk says:

    Ndoshta akademiket jane tmerruar kur kane marre vesh se do kalojne dy ore ne nje salle bashke me krye akademikun Fuga. Ky ta shpif me nj artikull prej 12 rrjeshtash , imagjinoje ta durosh dy ore.

    1. malo says:

      ha-ha-ha-aaaaaaaaaaaaaaa,ke te drejte ky eshte megaloman i pjerdhur

  4. Thanas Mustaqi says:

    Sipas akademikut Artan Fuga, revista Studia Albanica “lëngon prej vitesh si dikur revistat sovjetike të Akademisë”. S’është e qartë nëse Fugës i ka rënë dielli në kokë, por duhet ta dijë mirë se vetëm revista “Studime shoqërore” e ish-Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së, me drejtore Nexhmije Hoxha, që pranonte shkrime nga i diplomuari për shkenca marksiste-leniniste Artan Fuga (bir dhe dhëndër Blloku), ishte sovjetike.
    Akademia e Shkencave botonte revista josovjetike si “Studia albanica”; “Studime filologjike”; “Gjuha jonë”; “Studime historike”; buletine të shkencave natyrore, teknike, sizmike, hidrometeorologjike, gjeologjike etj., si dhe me dhjetëra tituj librash shkencorë me jehonë ndërkombëtare. Dhe po të ndërtohet një disiplinë e re, për historinë e shkencës në Shqipëri, do të zbulonim emra të mëdhenj, të cilët, dhe, nëse nuk kanë qenë akademikë, si zor të qasin në derë “me nder jush akademikë” të sotëm, që i emëron politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje